Who's Online
0 registered (), 161 Guests and 40 Spiders online.
Key: Admin, Global Mod, Mod
Newest Members
dardhani, gal, mafia_boy, Bella14, fredi22
7607 Registered Users
Shout Box

Top Posters
pinkparadise 18338
HELEN OF TROY 15909
Kordelja 15543
HOTGIRL 15352
Kondrapedali 15050
Forum Stats
7607 Members
78 Forums
24421 Topics
931538 Posts

Max Online: 371 @ October 24, 2007, 11:59 pm
August 19, 2010, 12:03 pm SNOBĖT DHE FOLITIKA by Albforumi

SNOBĖT DHE FOLITIKA Astrit Cani

Marrė nga”matrapapupa, RAFINERI E FJALES”  (matrapapupa.blogspot.com)

LANDA E DEBATIT

Nė njė intervistė verore, i famshi Albin Kurti, i pėrgjigjet pyetjes: a ekziston identiteti kosovar? Pyetja asht shum e mirė, dhe nuk asht e gazetarit qė ia shtron, por e polemistit Migjen Kelmendi, editorit tė librit Who is kosovar. Pėrgjigjja e Kurtit asht: ekziston identiteti kosovar, por vetėm si identitet krahinor. Mandej pėrmend dy zona tė Gjermanisė pėr me tregue se nuk ka ndryshim mes shqiptarėve tė Kosovės dhe atyne tė Shqipnisė. Pėr ēfarė ndryshimi flitet? Kjo nuk specifikohet. Ai pėrgjigjet edhe nė lidhje me gjuhėn standarde: thotė se standardi vendoset nga politika. Ai vetė druhet, mbase, se duke mohue standardin, mohon politikėn dhe duke mohue politikėn mohon politiken dhe publiken si tė tilla. Megjithatė, thotė se standardi asht i papėrsosun.

NĖ TEMĖ

Nuk mė takon mua me tregue pėrse identiteti kosovar asht ma shum se identitet krahinor, dhe ma pak se identitet kombėtar. Por mjafton me iu kujtue njė fakt qė sot e din tanė bota: identiteti kosovar asht identitet shtetnor, jo thjesht krahinor, siē mundohet (sic!) me e paraqitė serbėt p.sh. apo nacional-komunistat shqiptarė. Tashti mundem me thanė thjesht pėrse mė pėlqen identiteti kosovar. Identiteti kosovar paraqet disa zhvillime tė mėvetėsishme tė identitetit shqiptar. Disa prej kėtyne pėrbajnė pėr mue avantazhe domethanėse. Nė Kosovė kapitali nuk asht nė dorė tė komunistave. Botuesit ose personazhet publikė, analistėt, pedagogėt, nuk janė tė gjithė ish-ushtarakė, ish-komunistė, apo ish-shkrimtarucė nga Gjirokastra. Pėr pasojė, kosovarėt nuk thonė: nuk bahet ky vend, siē thonė shqiptarėt e Shqipnisė (lexo: Absurdi ka vdekur, J. Shanaj. Shekulli). E dyta, kosovarėt nuk dinė italisht. Tue mos ditė italisht, ata kopjojnė drejtpėrdrejt origjinalin amerikan apo anglez apo gjerman, pėrndryshe shqiptarėve tė kėtushėm qė kopjojnė kopjen italiane. Edhe prej kėsaj rinia kosovare asht ose tė paktėn mundet me qenė ma e vėrtetė Sė treti, mendėsia e shqiptarėve tė Kosovės, megjithėse e dalun prej lufte nuk asht militariste, e militarizueme si mendėsia e disa brezave nė Shqipni. Mija e mija ushtarakėt e Shqipnisė qė nuk luftuen kurrė, janė nji masė e madhe betoni mendor qė ne e kemi trashėgue, e ju, pėr fatin tuej tė mirė, jo. Juve ma shum keni prej atyne qė kanė luftue realisht. Tjetėr, tek ju, edhe shteti po i nėnshtrohet drejtėsisė, pse drejtėsia ka autoritet. Edhe pse ky autoritet asht i huej. Nė Shqipni nuk ka autoritet drejtėsia, por forca e dhuna. Pjesa poshtė mundet thjesht me folė. Tek ne, pushteti ekonomik asht nė tė njėjtat duer tash 70 vjet. Shqipnia komuniste e ka shkatėrrue borgjezinė shqiptare. Kurse borgjezia kosovare ka shansin me u shtresėzue nė mėnyrė ma tė shėndoshė.

PĖRSE PO LUFTOHET IDENTITETI KOSOVAR?

Ai identitet qė pompohet nga industria televizive dhe filmike e Tiranės, asht identitet fallco. Pra, snob. Snob nė origjinėn e vet latine d.m.th.: sine nobilitate, pa fisniki. Njė nga sipėrmarrjet ma bizantine tė komunizmit shqiptar ka qenė zhdukja e familjeve tė mėdha, e borgjezisė sė mirė dhe e gjithė fisnikėrisė shqiptare. Tue mos pasė klasė tė mesme, Shqipnia nuk ka kulturė tė vėrtetė, ka kulturė fallco. Me njė thjeshtim, mund tė themi se nsa shtresa e naltė ban politikėn dhe e ulėta ban punėn, shtresa e mesme borgjezia, asht ajo qė krijon dhe mban gjallė kulturėn dhe artin. D.m.th. zgjanon hapsinėn shpirtnore tė nji komuniteti, ndėrkohė qė vertikaliteti aristokratik nuk asht i jetueshėm prej shumėsisė. Juve e dini se tė ashtuquejtunit intelektualė tė sotėm, nuk janė pjesė e ndonjė borgjezie, por janė thjesht rrogėtarė tė elitės spektakolare. Emni i tyne i vėrtetė asht: opinionkeqbėrės. Shumica e kėtyne snobėve, janė nė tv ku tėvėrojnė, janė pedagogė e nėpunės, d.m.th. janė njerėzit e standardit dhe punojnė nė lavazhin e standardizimit total. Tashti, ju po na thoni se standardi asht i papėrsosun, si ēdo gja njerėzore kinse. Mutatis mutandi, kishe mujtė me thanė se edhe hoxhizmi ishte gja e papėrsosun. Tė dyja kėto mendime i kam ndigjue tė pohueme nga ish-komunista tė flaktė. Por standardi, sikundėr hoxhizmi, nuk asht gja njerėzore. Jo vetėm qė nuk asht i papėrsosun, por asht standardi ma i shėmtuem dhe ma jopėrfaqėsues nė Europė. Juve e dini i nderuem, se standardi i ngjan nji kartmonedhe fallco qė asht hedhė nė treg nė sasi aq tė madhe, sa tashti duhet ta brendėsojmė e ta marrim si tė mirėqenė. Por unė thom, se kjo karmonedhė fallco, qė mundohet me zanė tregun gjuhor, nuk asht e kėmbyeshme nė ar, ēka nė gjuhėn e kulturės, d.m.th.: nuk jep vepra. Standardi asht shurdhan: ai nuk ka organe pėr me e ndijue realitetin. Dhe shqipja nuk ka dy por katėr variante nė fondin e saj tė jashtėzakonshėm: arbėrishten, toskėrishten, gegnishten dhe standartishten. Cinik asht fakti se damin ma tė madh standardi ia ka ba bash tosknishtes: pasi i ka shitue organet e saj pėr jetėn e pėrditshme. Standardi asht nji tosknishte pa muzikė: por tue i heqė muzikėn nji gjuhe, i ke heqė shģ anėn shpirtnore. Identiteti kosovar luftohet pėr faj tė pafajsėsisė sė tij. Identiteti kosovar luftohet pėr shkak tė pavarėsisė sė tij. Identiteti kosovar luftohet nė kuadrin e luftimit tė identitetit gegė, si identiteti ma i fortė shqiptar.

KUSH KA FRIKĖ NGA SNOBĖT E RINJ?

Nė njė intervistė dimnore, Enzo Biagi, i nervozuar si rrallė ndonjėherė qysh prej luftės sė dytė botnore, e pyet Pasolinin: po juve Pasolini, ēfarė njerėzish ju pėlqejnė? Pasolini, i gjegjet: mua mė pėlqejnė tė thjeshtit, dhe tė thjeshtit janė ose njerėzit analfabetė ose ata pėrnjimend tė kulturuem… Kuptohet se tė thjeshtit nė kėtė rast janė edhe tė fismit. Bash mes kėtyne dy palėve janė snobėt: distanca qė ata kanė mes Unit dhe Mbi-unit asht e frikshme. Uni i tyne asht nji skilipec qė ban si ish-nxanės i mirė, kur Mbi-uni asht nji totalitarist-sadist. Snobėt e rinj nė Tiranė, janė tė gjithė nga familje ish-komuniste, por, achtung!, Marksi asht i fundmi i autorėve qė lexojnė, sikundėr nuk e kanė lexue as prindėt e tyne. Kėta snobė nuk kanė punue kurrė nė jetė tė tyne, por ankohen se kėtu (nė kėtė vend) tė tjerėt nuk gjejnė punė. Janė idiosinkratikė tė ndėrkryem dhe kritikojnė indiosinkracinė. E kanė tė stampueme nė bluzė: Qiellin me yje sipėr meje, ligjin moral brenda meje, por bahen me nga tre kantianė bashkė pėr me kapė tė njejtėn studente edhe ajo kantiane. Njė pjesė e kėtyne snobėve vdesin me lindė francezė. Nji pjesė janė kritikė tė spektaklit mbrenda spektaklit: janė pjesė e folitikės sė pafundme, rraskapitėse, haluēinative tė Tiranės. Mbahen pėr hedonistė, por pėrfshihen shpesh ndėr orgjina onaniste. Vetėquhen radikalė tė majtė, por janė asistentė e bashkautorė me Ēanin. Janė vipa qė lanēojnė vipa, por vijnė nga nji vend i humbun qė me u pėrkthye shqip domethanė Ujė i zi. Shkruejnė libra mbi masturbimin e dikurshėm, por masturbojnė sot shumė ma fort se atėherė, e pėr ma tepėr live nga ekranet e televizorit. Nė 67n i kanė vu kazmėn kishave e xhamive tė vjetra, por sot janė ba tė njoftun si arkeologė. Kanė shkrue poezi satirike kundėr dollarit, por sot paguhen me euro. Kanė ndoj rezervė me Kadarenė, por vdesin tė darkojnė me tė. Po hangrėn njė sillė me Kadarenė, e keni tė sigurt se do bajnė librin Njė sillė me Kadarenė. Marrin pare nga tė huejt me ba dokumentarė pėr Shkodrėn, dhe tė vijnė me objektiva nji metėr tė gjatė, pa ditė gja as pėr legjendėn e Rozafės. Nė Itali janė nė gjyq pėr tė drejtat e emigrantėve me U. Bossin, nė Shqipni themelojnė Lidhjen e veriut (Lega Nord). Nji pjesė janė vėrtč antiberlusconianė, por kanė njė gazetė qė e quejnė Gazeta (si cavalliere qė
Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://saktivista.com/?p=1380

85 Views · 0 Comments
August 19, 2010, 12:01 pm Repeating Beatles Let it be, let it be (Andi Kananaj) by Albforumi

Repeating Beatles

Let it be, let it be (Andi Kananaj)

Andi Kananaj

Leart Kola

Arbėr Zaimi

Cum principia negante non est disputandum, siē ka thėnė dhe Seneca. Ndėrkohė qė Benitez-i la Liverpulin, ende ka ankth nėse trajneri do tė skierojė (pėrkthyer nga portugalishtja, cituar nga tutte le notizie nerazurre) li undiēi di madrid ne themi: basta baloteli, basta soloni e kuante figuraēe. Ne nė fakt do kthehemi nė origjine, nė Liverpul, te qyteti i Bitėllsave, ku do tė kėndojmė njėzėri Let it be, let it be.

Ndėrkohė qė bota ziente nėn ritmin e kėngės bota zien – bota zien, Kaē Islami, i vetmi kontakt i joni nė politikė (qė faktikisht edhe ky ėshtė lapsus frojdian se nė fakt ngatėrrohet me Kaē Myftarin) kishte ditėlindjen. I urojmė ditėlindjen dy Kaēave, qė ne dyshojmė se janė i njėjti njeri, ashtu si socialistėt  dhe demokratėt qė janė e njėjta gjė, edhe pse me dy forma tė ndryshme.

Ideja e kėtij shkrimi lindi nga njė bisedė me mikun tonė tė ri, Alban G.uri (revolucionar katolikocentrist, i dhunshėm). Albani hodhi idenė (e pėrkthyer nga frėngjishtja) se Sala kur ka ndonjė k.arllik pėr tė thėnė angazhon nė konferencė shtypi gjithmonė deputetėt katolikė. Kjo ėshtė shuplakė pėr kėtė komunitet tė nderuar, pėrfaqėsuar nga Bujar Qamili dhe nga Primo Shllaku. Andi nuk do e lexojė kurrė Primo Shllakun, ashtu si Altin R.axhimi qė nuk do ta lexojė kurrė Kunderėn.

Sipas gugėllit sot ėshtė dita e zezė e nėntėdhjetėvjetorit tė sė drejtės sė femrave pėr tė votuar. Gjatė kėtyre nėntėdhjetė vjetėve kujtojmė qė ka patur dy luftėra botėrore, dy bomba bėrthamore, pa pėrmendur kėtu gjenocidin armen, kongon, ruandan, ish-jugosllavinė, madje dhe krijimin e gazetės Psikostil ku Rama deklaroi se do jem nė politikė vetėm pėr njė stinė tė jetės sime, se pastaj do merrem me art. Pak a shumė siē ka thėnė dhe Valter F.usha, sa tė jem i ri, do shkruaj, kur tė mos kem mė energji, do i dedikohem leximit (pėrkthyer nga origjinali nė portugalisht). Kėtė gjė sapo e ka thėnė dhe Diego Milito (cituar nga facebooku i vet, pėrkthyer nga origjinali nė spanjisht).

Fossi figo ( pėrkthyer nga origjinali nė sllavisht http://www.youtube.com/watch?v=F4E9eJ9jUfs )

Duke studiuar nė arkivat e bibliotekės sė propaganda fides studiuesi i madh i medias dhe i komunikimit, anoreksiku i vetėdeklaruar anoreksik, Andi Kananaj, qė i bėn skenaret Ēanit (dhe qė i heq bukėn nga goja Ledios) zbuloi disa tė dhėna interesante mbi identitetin e shqiptarėve, sidomos atė tė Pol Mekartnit, tė cilin e bėri libėr, qė e jep si bonus. Kananaj ėshtė ēun ish ushtaraku, mur betoni qė bllokon rrymėn e mendimit tė lirė tė trekėndėshit epistemologjik Laē, Zadrimė, Han i Hotit, Murriqan. Ky trekėndėsh i njohur me emrin benci asht benc te tjerat janė makina ( cituar nga Chomsky http://www.youtube.com/watch?v=9kOPngvavzQ pėrkthyer nga origjinali nė gjermanisht).

Kananaj meqė di vetėm italisht nė pėrgjithėsi pėrkthen materiale origjinale nga gjuhė tė tjera, si kėto qė janė pėrmendur mė lart. Provė pėr kėtė ėshtė fakti qė nė tė gjitha metrotė e europės ka blerė biletėn pa ndihmėn e askujt (cituar nga http://www.metmuseum.org/ ).

Repeating – Janinės ēi panė sitė (me vėrté ēi panė sitė???)

Mutatis Mutandis (siē ka pas mujt me thanė dhe rreklama e ilaēit tė rrobave Diksan), anoreksiku Kananaj nė 7 milion e gjysėm shqiptarė me identitet pak mė pak se shtetėror dhe pak mė shumė se kombėtar, qė kopjojnė kanale ēinkuen, se janė shtresė e mesme borgjeze inēestive, gjeti pikėrisht dy miqtė e vet sine nobilita, qė nė fakt po pinin kafe te 21 dhjetori (ditėlindja e Stalinit, cituar nga vikipedia, pėrkthyer nga origjinali gjeorgjisht). Ai hyri direkt e nė temė dhe shtroi lėndėn e vet tė diskutimit, i merakosur siē ishte pėr identitetin e zonės sė Sevasterit, diku nė labėrinė e sipėrme. Meqė nuk gjeti dot Albin Kurtin, kėtė pyetje ia drejtoi Leartit qė ėshtė nga Kukėsi. Pyetja e drejtuar polemistit tė famshėm tė Zonės sė Lirė ishte: Who is the Sevaster? A kalonte rruga Tepelenė Janinė nga Sevasteri? A do ti marri tokat And Kananaj nė Sevaster? A do tė arrijė ti harxhojė lekėt e veta nė Amsterdam me 35 euro dhoma (cituar tek easy to book). Biseda rrodhi natyrshėm, pati momentet e veta, ndėrkohė qė Redon Makashi kėndoi kėngėn dikur unė luaja me ndjenjat e saj, dhe Dritan Prifti bėri 1 milion e tetqindmijė dollarė dhe pse nuk kishte kulturė italiane se ka bėrė shkollė nė Harvard. Pėrfundimi llogjik ėshtė se Sevasterit i ėshtė vrarė muzikaliteti i gjuhės duke futur fjalė si shapka, papuēe dhe ēimēakiz. Nuk duhet shmangur ndėrhyrja shkatėrruese e gjuhės angleze me fjalė si AC MILAN, Il Giornale, facoletė dhe Aldo Bumqi. Pėr studiuesit shtrohet pyetja, a mund tė kėndohet mė kėnga Janinės ēi panė sitė? tani qė ka humbur muzikaliteti. Kėsaj pyetje nuk ia kthen dot pėrgjigjen poetuci nga sevasteri, kuazi nobel, i famshėm nė gjithė botėn (pėrkthyer nga origjinali nė norvegjisht). Kuptohet, nuk u pėrgjigj as Learti qė ėshtė nga Kollovozi dhe nuk shqetėsohet pėr pyetje qė skanė tė bėjnė me identitetin as shtetėror as kombėtar tė veriut, qė nė fakt ėshtė identitet artistik prej 30 centimetrash. Sipas opinionistit tė anshėm, Arbėr Zaimi, tragjedia qė i ka ndodhur identitetit lab tė Sevasterit duke i hequr muzikalitetin ėshtė tragjedia mė e madhe. Ku e ku mė tragjike se holokausti, apo shpikja e zbokthit antishampo.

Nga shoqėria snobiste, antidualiste, komuniste, nacionalshoviniste kosovare mbėrrin propozimi i zgjidhjes finale. Shoku Agon Hamza propozon qė pakoja e Ahtisarit tė zėvendėsohet me pakon e Althuserit (njė pėrzierje alkooli, tradhtie dhe vetėvrasjeje, me pak kanellė).

Pa dyshimet qė kemi mbi veten skepticizmi ynė do tė ishte letėr e vdekur, shqetėsim konvencional, doktrinė filozofike thotė Arbėr Zaimi nė fund tė fjalimit tė tij pasional e patetik njėherazi (pėrkthyer nga origjinali nė toskėrisht). Zaimi hedh idenė e Sevasterit Republikė ku tė izolohen tė gjithė ata qė janė vėrtet tė shqetėsuar me muzikalitetin e toskėrishtes (cituar nga Ēim Chomsky http://www.youtube.com/watch?v=fOIM1_xOSro ) Kjo republikė do tė ndahet nė dy republika tė tjera, Sevas dhe Ter, nė emėr tė dualizmit tė Dantes, Petrarkės, dhe Shpėtim Idrizit. Nė mes tė Sevasterit do tė ndėrtohet muri i Berlinit, pėr realizimin e sė cilit ėshtė kontraktuar tashmė firma e Rrahman Selmanllarit. Mu sipėr murit tė Berlinit tė Sevasterit do tė vendoset statuja monumentale e Reis Ēiēos me dorėn brenda palltos, si Stalini, si dhe disa statuja kuajsh (pėrkthyer nga origjinali nė gjermanisht).

Rocco Siffredi (trenta ēentimetri di dimensione artistika)

Kushtuar personazhit tė famshėm qė e ruajti gjuhėn e vet si tė papėrdorur, megjithėse ku se futi. Shumė gjuhė tentuan qė tia merrnin muzikalitetin, po ai dinte gjermanisht)

Sipas teknikėve ekspertė tė institutit tė gjuhėve tė huaja, e vetmja mėnyrė qė Sevasteri-Republikė tė ruajė gjuhėn e vet, ėshtė qė tė krijojė njė identitet pak mė shumė se fshat dhe pak mė pak se qytet, ku njerėzit nuk do lexojnė. Do tė jetė njė imanencė vertikale, ku njerėzit vetėm do p.allojnė. Imanenca mund tė jetė dhe horizontale, rėndėsi ka qė tė ruhet gjuha. Si president i propozuar i kėsaj republike le tė shpallet Mond Kademi, vėllai i Sudes qė ėshtė dhe nė facebook. Me rastin e kėtij shkrimi urojmė:

Bitėllsat pėr 50 vjetorin e koncertit tė parė.

Trockistėt pėr 70 vjetorin e vrasjes sė Trockit

K. Islamin thjesht pėr ditėlindjen

I shtrėngojmė nga larg dorėn Rocco Siffr
Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://saktivista.com/?p=1383

80 Views · 0 Comments
August 19, 2010, 12:00 pm Brekėt e kojshikes sime by Albforumi

Brekėt e kojshikes sime

Kam vetėm njė dritare nė dhomėn time

Kaq e thjeshtė ėshtė qasja ime ndaj botės

Mendje e thjeshtė

E vėrtetė e thjeshtė

Dashuri e thjeshtė

Harresė

E thjeshtė.

Kojshika ime ka njė palė brekė

Ose dy-tri palė tė njejta

Tė njejtat me topa tė kuq

Thahen nė ballkonin pėrballė ēdo tė dytėn ditė.

Edhe bota nė dukje ėshtė e thjeshtė

Por, ajo me tė vėrtetė ėshtė e thjeshtė

Ne duhet ti komplikojmė mėnyrat si e shohim atė.

Komplikimet pėr kojshiken time skanė fund

Ajo ka njė jetė tė bujshmė seksuale (pse pėrndryshe do ti lante brekėt ēdo tė dytėn ditė?)

Ose ėshtė absolutisht frigide (pse pėrndryshė do tė kishtė vetėm njė palė brekė?)

Apo vetėm don tė mė mbajė nė kėtė gjendje thjeshtėsie

Qė tė komplikojė qasjen time

Pamjen time

Tė komplikojė jetėn time

Me brekėt e saj

Mė topa

Tė kuq.

I kam parė kėto brekė mė shpesh se qė kam ėndėruar

Kam reflektuar nė to mė shumė se nė librat

Topat si forma tė thjeshta mė kanė tėrbuar

Se vet bota ka formėn e tyre

E gjithė kjo jetė nė njė palė brekė

Pasi tė jetė fėlliqur

Thahet nėn diell

E varur nė tel.

Po e kuqja?

Ajo mbeti nė brekėt revolucionare tė kojshikės sime

Ēka din ajo pėr 68-tėn

1917-tėn

Asaj thjesht i pėlqen Parisi

Po Komuna e Parisit?

Njerėzit, njerėzit (ata pėr tė cilėt jam duke folur kėtu)

Sot idealet i kanė praktike

Si brekėt

I blejnė

I lajnė, i thajnė

Dhe mė pas i ndėrrojnė pėr tė reja

Dhe mu si brekėt

I mbajnė te prapanica

Qofshin ato edhe krejt tė kuqe.

Por ata nuk e dijnė qė mu idealet

Kur janė tė vėrteta

Njė ditė mund tua shpėtojnė po atė prapanicė

Idealet e vėrteta nuk janė si brekėt

Jobesnike

Qė zhvishen pothuajėse vetė

Sa fillon fėrkimi trupor.

Mundohem tė mendoj asgjėnė

Dhe asesi nuk ia arij qėllimit

Tė bėhem njė me hiēin

Mė tė vėrtetėn e zbrazėt tė botės reale

Sepse dua tė shoh pėrtej brekėve nė ballkonin pėrballė

Kur ballkonin e kam referencė

Kur dritaren time e kam ndėrmjetės

Apo sytė

Apo vetėdijen.

Ēėshtja ekzistenciale e shkėputjes

Ėshtė pėr gjėrat e imėta

Ato qė na ngjallin ndjenja

Tė mėdhajat kanė njėfarrė distance

Ato duhet ti kuptojmė

Dhe menjėherė ti pėrjashtojmė

Nga koncepti i hapėsirės

Qė boshit ti bėjmė sa mė shumė

Vend dhe kohė.

Dua tia bėj disi

Pa drogė

Pa menduar

Pa filozofuar

Pa medituar

Pa brekė.

Artan Sadiku

Shpėrndaje.


Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://saktivista.com/?p=1387

113 Views · 0 Comments
August 19, 2010, 12:00 pm ANALOGJI E GABUAR by Albforumi


Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://xhaxhai.wordpress.com/?p=5295

84 Views · 0 Comments
August 19, 2010, 8:32 am Programoni Lojra me C++ dhe Dark GDK Pjesa 1 by Albforumi

Keni dėshiruar ndonjėherė tė krijoni lojrat tuaja? Jam i sigurt qė shumė inspirohen nga lojrat qė luajnė dhe duan t’i krijojnė vetė, por i mungojnė njohuritė e mira rreth njė gjuhe programimi. Me kėtė seri guidash do ju tregoj si tė programoni lojra duke nė C++ duke pėrdorur Dark GDK. Ndiqini hap pas hapi dhe nė fund do tė serisė do jeni tė gatshėm tė nisni lojrat tuaja.

Kjo ėshtė guida e parė qė po e shkruaj nė Feniksi.com. Kjo guidė do t’ju tregojė disa nga teknikat mė tė mira pėr krijimin e njė loje. Para se t’a lexoni, patjetėr ju duhet qė tė keni pak njohuri nė gjuhėn programuese C++, po ashtu tė dini se si krijohet njė model nė 3D dhe si animohet. Nė qoftė se i kuptoni kėto dy fusha, atėherė do t’a keni mė tė lehtė ta kuptoni kėtė guidė. Le tė nisim.

Sė pari ju duhet njė kompilues pėr gjuhėn programuese C++. Unė jam duke pėrdorur Visual C++ 2008 Express Edition SP1, tė cilin mund t’a shkarkoni falas dhe personalisht ja u rekomandoj. Pastaj ju duhet edhe njė program pėr modelimin e objekteve nė 3D si 3D Studio Max, Autodesk Maya, Blender 3D etj. Pėr kėtė guidė do tė pėrdorim 3D Studio Max. Pastaj, shkarkoni Dark GDK dhe DirectX SDK 2007, librari falas pėr programimin e lojrave. Nė kėtė guidė do tė pėrdorim Dark GDK per tė treguar teknikat pėr tė programuar njė lojė. Me Dark GDK edhe njė fillestar nė C++ mund tė programonte njė lojė, sepse Dark GDK posedon kodet e veta qė janė shumė tė thjeshta.

Pikė sė pari hapim Visual C++ 2008 Express Edition.

1 300x219 Programoni Lojra me C++ dhe Dark GDK   Pjesa 1

Pastaj shkojmė nė File > New > Project, ose vetėm mbajmė shtypur tastet nė tastierė Ctrl + Shift + N.

2 300x219 Programoni Lojra me C++ dhe Dark GDK   Pjesa 1

Nė qoftėse keni vepruar ashtu si nė fotografi, atėherė do ju shfaqet njė dritare e vogėl me emrin New Project. Ju duhet te klikoni tek Wizards, dhe pastaj klikoni tek Dark GDK – Game. Vendosini njė emėr projektit tuaj tė ri, dhe pastaj shtypni OK. Vetėm mbani mend se ku e keni krijuar direktorinė e projektit, se do tė na duhet pėr mė vonė.

3 300x219 Programoni Lojra me C++ dhe Dark GDK   Pjesa 1

Pasi qė keni shtypur butonin OK, projekti juaj i sapo krijuar do t’ju shfaqet nė anėn e majtė tė dritares sė Visual C++ 2008, ose mė saktėsisht nė “Solution Explorer”. Nė qoftė se keni pasur sukses me krijimin e projektit atėherė poshtė projektit tuaj do tė shfaqet edhe skedari me emrin “Main.cpp”, kėtė skedar klikojeni 2 herė dhe do tju shfaqet kodi i projektit tuaj.

Kodi duhet tė duket kėshtu:

4 300x219 Programoni Lojra me C++ dhe Dark GDK   Pjesa 1

Projektin tuaj mund t’a minimalizoni, dhe tani do tė na duhet njė model nė 3D. Ju mund tė krijoni modelin tuaj nė ē’farėdo lloj forme, por ju kisha kėshilluar tė krijoni njė model sa mė tė thjeshtė qė t’ju shpejtojė punėn. Ja njė shembull:

5 300x218 Programoni Lojra me C++ dhe Dark GDK   Pjesa 1

Pasi qė keni pėrfunduar me krijimin e modelit tuaj, atėherė ju mund t’a eksportoni modelin tuaj me prapashtesė “.3ds”. Sė pari duhet klikuar File > Export, dhe pastaj do t’ju shfaqet njė dritare e vogėl, qė do ju kėrkojė se ku doni ta ruani modelin tuaj dhe si do t’a emėrtoni atė. Modelin duhet t’a ruani nė direktorinė ku e keni krijuar projektin tuaj nė C++, aty ku ndodhet “Main.cpp”. Ju duhet tė veproni kėshtu si nė fotografi:

6 300x219 Programoni Lojra me C++ dhe Dark GDK   Pjesa 1

7 300x219 Programoni Lojra me C++ dhe Dark GDK   Pjesa 1

8 300x115 Programoni Lojra me C++ dhe Dark GDK   Pjesa 1

Tani mund ta maksimalizoni projektin tuaj nė C++, dhe mund tė shkruani kodin e parė, pėr ta futur modelin tuaj tė sapokrijuar nė projektin tuaj. Kur ta shkruani kodin, ju lutem mos bėni gabime sepse mund tė ju dalin disa gabime gjat kompilimit tė projektit. Pra, kodin qė tani do ta shkruajmė ėshtė i domosdoshėm pėr ta futur modelin tuaj tė parė nė projekt.

Kodi:

dbLoadObject ( "modeli.3ds", 1 );

9 300x238 Programoni Lojra me C++ dhe Dark GDK   Pjesa 1

Kodi “dbLoadObject ( “modeli.3ds”, 1 );” duhet vendosur nė mes tė kodeve “dbSyncRate ( 60 ); dhe while ( LoopGDK ( ) )” siē e shikuat mė parė nė fotografinė mė lartė.

Kodet:

dbSyncRate ( 60 ); //ne mund tė kontrollojmė maksimumin e frekuencave vizuale tė projektit tė krijuar; dbLoadObject ( "emri", 1 ); //ky kod pėrmban 2 parametra "emrin", "numri ID". Emrin duhet t'a ndryshoni nė emrin e modelit tuaj, kurse numri ID ėshtė njė vlerė identifikuese.

Projektin tuaj tė sapokrijuar mund ta kompiloni dhe ē’do gjė do tė jetė nė rregull, por modeli nuk do tė shihet shum mirė, sepse akoma nuk kemi vendosur kamerėn qė do t’a mbaj ndėr vėzhgim modelin. Pra kodi i kamerės duhet shkruar njė paragraf mė poshtė.

Kodi:

dbPositionCamera ( 0, 50, -80 );

10 300x257 Programoni Lojra me C++ dhe Dark GDK   Pjesa 1

Nė qoftė se keni vepruar saktėsisht siē kam shkruajtur unė, atėhere mund t’a kompiloni projektin tuaj duke klikuar nė Debug > Start Debugging, ose duke shtypur tastin F5 nė tastierė.

11 300x192 Programoni Lojra me C++ dhe Dark GDK   Pjesa 1

Projekti juaj duhet tė duket saktėsisht kėshtu, si nė fotografin mė poshtė.

12 300x237 Programoni Lojra me C++ dhe Dark GDK   Pjesa 1

Shpresoj t’ju kem dhėnė njė ide fillestare tė programimit tė lojrave me C++ dhe Dark DGK dhe t’ju kem bindur se ėshtė mė e thjeshtė nga ēfarė imagjinonit. Nė guidat nė vazhdim do tė shohim veprime mė komplekse pėr tė krijuar funksione tė reja nė lojėn tonė.

Programoni Lojra me C++ dhe Dark GDK – Pjesa 1 është një postim nga: Feniksi.Com - Thesari i Njohurive


Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.feniksi.com/?p=1630

84 Views · 0 Comments
Artikuj te ndryshem
» Tema Shoqėrore
» Arti
» Shkenca Natyrore
» Kultura Kombėtare & Boterore
» Aktualitet
» Tema te tjera
» Forume tė tjerė
» Sporti
» Biseda mbi Web-in
» Teknologjia dhe Informatika
» Chat ne Serverin Shqiptar AlbNetwork
» Programming Languages
» Rrjeti i Studenteve Shqiptare ne Bote
» Zonat e Argėtimit
Faqe partnere shqiptare
Lajme, Gazeta, Shtypi i Dites
Shqiperia
Kombi Im
Chat #shqiperia
Forumi i Politikes