7579 Members
78 Forums
24394 Topics
931456 Posts
Max Online: 371 @ October 24, 2007, 11:59 pm
|
|
|
#771811 - November 15, 2005, 9:16 am
Re: GJERMANI I FUNDIT???
[Re: amilanc]
|
anetar aktiv
Registered: January 8, 2003, 11:00 pm
Posts: 2581
Loc: Borington
|
kur dicka nuk eshte ne diskutim dhe nuk perben me problem per askend nuk ka nevoje per argumenta... me nje fjale per 29nentor e kane lene te gjithe si dite kur jane larguar gjermanet. Vetem se 29 nentori nuk do jete me feste kombetare...
|
|
Top
|
|
|
|
#771812 - November 15, 2005, 10:59 am
Re: GJERMANI I FUNDIT???
[Re: agreus]
|
anetar i AF
Registered: September 16, 2005, 12:00 am
Posts: 745
Loc: tirana
|
Perderisa eshte bere nje debat i madh ne sferen politike shqiptare, ne mediat vizive dhe te shkruara, ne sferen shoqerore shqiptare kjo date perben nje diskutim dhe nje problem. Perderisa partite politike kryesore shqiptare jane ndare dhe bejne debate te ashpra, deri ne berjen e mundshme te nje referendumi, perderisa ndrohen datat pa sens dhe ne menyre arbitrare, perderisa njerzit kane interes te madh per kete tem.......... te gjitha keto perbejne probleme. 29 Nentori eshte dhe duhet te mbetet nje feste kombetare se eshte nje nderim per ata qe ndihmuan ne clirimin e shqiperise, dhe eshte dita e largimit te pushtuesit te huaj gjerman nga shqiperia. Festohet ne te gjithe boten e qyteteruar.
|
|
Top
|
|
|
|
#771813 - November 15, 2005, 11:22 am
Re: GJERMANI I FUNDIT???
[Re: amilanc]
|
anetar aktiv
Registered: January 8, 2003, 11:00 pm
Posts: 2581
Loc: Borington
|
besoj se nuk ke kuptuar shume gjera, ashtu si dhe vete socialistet(keta ne fakt e kane kuptuar po kerkohet nje perfitim i vogel politik) 29 nuk do nderroje si date clirimi apo ikje e gjermaneve, vetem se nuk do jete feste kombetare...(nuk do jet dite pushimi) nese do te vazhdohet diskutimi nese 29 duhet te jete apo jo dite pushimi tjeter gje, per mua kush e ndjen le ta festoje ne shpi
p.s. debate te ashpra nuk kam pare kohet e fundit ne fakt, mbase ndonje ka pare per korentin dhe e ka ngaterruar
|
|
Top
|
|
|
|
#771816 - November 15, 2005, 7:23 pm
Re: GJERMANI I FUNDIT???
[Re: agreus]
|
Me ne fund!
anetar aktiv
Registered: November 3, 2002, 11:00 pm
Posts: 7323
Loc: Ketej
|
Tani pushtuesi i fundit qe iku nga Shqiperia nuk ka qene gjerman, por gjermanE. Ate e kishte kapur xha Metja dhe e mbante si roberesh ne cete deri sa i dha urdher Enveri ta leshonte me 29 nentor. Ky eshte fakt historik, dhe une e kam pare e degjuar vet ke Portokallia.  Ky debat tregon edhe nje here sesa toca jon politikanet tane.  Poplli i paguan qe te zgjidhin kunjat qe kon me njoni tjetrin. Kush votoj per Berishen duhet ta priste qe do bente te pakten nje dite pushim me pak ne vit. 
_________________________
«Une fois pris dans l'événement, les hommes ne s'en effraient plus. Seul l'inconnu épouvante les hommes.» Antoine de Saint-Exupéry
|
|
Top
|
|
|
|
#771817 - November 16, 2005, 9:28 am
Re: GJERMANI I FUNDIT???
[Re: LėRė]
|
anetar aktiv
Registered: January 8, 2003, 11:00 pm
Posts: 2581
Loc: Borington
|
Lr ti te pakten nuk ke votuar per te djathten as nuk je nga ata qe do kishin votuar po te ishe kendej, kshu nuk ke nga ta dish arsyen pse u votua per te djahten... psh vota ime per te djathten eshte dhe per kete ceshtje: qe 29 te mos jete feste kombetare, qe te mos perseritet ajo qe ndodhi vjet me kete date. Pra PD eshte ne rregull me mua dhe shume te tjere si puna ime.
|
|
Top
|
|
|
|
#771819 - November 16, 2005, 3:43 pm
Re: GJERMANI I FUNDIT???
[Re: amilanc]
|
Me ne fund!
anetar aktiv
Registered: November 3, 2002, 11:00 pm
Posts: 7323
Loc: Ketej
|
Ore agreus, une me te vertet po t'isha aty nuk do kisha votuar per te djathten, dhe nuk kom gjo kondra atyre qe votuan per te. Te pakten keshtu poplli e pa se cfare la dhe cfare gjeti. Jetojm n'demokraci ime!  Sa per gjermonin e fundit une po e theksoj ne i here qe ka qen gjermonE! Dhe po te mos i ishte lut Enveri xha Metes 'amon o xha Mete liroje ate zusken se kaloj 28 nentori dhe hala nuk e kena cliru Shqiperin', ateher data clirimit mund te kishte qen noji date tjeter. Jom shume dakort qe kjo ceshtje duhet te jete ceshtje kombetare per popllin tone trim, liri dashes, demokrat, te zgjuar dhe te nershem! Saliu osht presidenti qe na duhet me na cu nerin e kombit n'ven!
_________________________
«Une fois pris dans l'événement, les hommes ne s'en effraient plus. Seul l'inconnu épouvante les hommes.» Antoine de Saint-Exupéry
|
|
Top
|
|
|
|
#771821 - November 16, 2005, 4:07 pm
Re: GJERMANI I FUNDIT???
[Re: amilanc]
|
Me ne fund!
anetar aktiv
Registered: November 3, 2002, 11:00 pm
Posts: 7323
Loc: Ketej
|
Posto ne lidhje me temen!
Edited by regele (November 16, 2005, 4:18 pm)
_________________________
«Une fois pris dans l'événement, les hommes ne s'en effraient plus. Seul l'inconnu épouvante les hommes.» Antoine de Saint-Exupéry
|
|
Top
|
|
|
|
#771822 - November 20, 2005, 4:02 pm
Re: GJERMANI I FUNDIT???
[Re: agreus]
|
anetar i AF
Registered: August 8, 2004, 12:00 am
Posts: 358
Loc: NEPER BOT
|
a e dini se gjermani i fundit ishte kosovar
_________________________
vashdo se doja arriesh nje dite
|
|
Top
|
|
|
|
#771823 - November 22, 2005, 5:36 am
Re: GJERMANI I FUNDIT???
[Re: ipaemer]
|
anetar aktiv
Registered: March 14, 2003, 11:00 pm
Posts: 1380
Loc: Tirane
|
Data e clirimit nuk u ndrrua sepse iu tek Sales, por sepse sipas nje versioni te historianeve data e clririmit eshte data 28 Nentor. Fundja edhe te rrime dhe ta festojme me 29 se keshtu iu tek Enverit, ne menyre qe t'ia lepinte me mire menderen Titos, nuk eshte mire.
Ne fakt, te dyja palet kane dokumentat dhe argumentat e tyre, megjithate per mua Sala ka bere mire qe e ka nderruar. Sigurisht qe edhe politika hyn ne kete mes. Eshte normale. Ishte politika ajo qe e ndryshoi daten nje vit pas clirimit (kujtoj qe vete Enveri ka festuar ne 28 Nentor ne Shkoder festen e clirimit ne vitin 1945), dhe eshte normale qe te ishte politika ajo qe do ta ndryshonte ne 1992-shin. Ishte po ashtu politika ajo qe e riktheu ne 97, pas te "revolucionit dempokratik te vonuar", pikerisht ata qe ngrinin tre gishtat lart ne vlore, pinjollet e pandreqshem dhe nostalgjike te xhelateve te luftes se klasave te cilet normalisht dine ta respektojne menderlepirjen, te vetmin zanat te mbijeteses se tyre, dhe eshte normale qe te jete pikerisht politika ajo qe do ta heqe tashme 29 nentorin si feste zyrtare, per te rishplare edhe njehere menderosjen e historise nga kasapet e ketij vendi. Qe Enveri e ka perdorur 29 nentorin, pasi i duhej, kjo nuk ka dyshim. Dhe qe Sala e hoqi beri mjaft mire. Eshte mjaft e mjere zhurma qe ben Edi Rama, per "mbrojtjen" e 29 nentorit, duke e servirur si futje te duarve te politikes ne histori. Nuk e kuptoj, mos valle qenka e udhes qe shqiptaret te festojne sipas menyres me te cilen e shkroi Enveri historine? Nuk paska te drejte politika e tanishme te ndryshoje historine e bere nga politika komuniste?
Po keshtu eshte absurde pretendimi qe ngrihet shpesh qe nxjerr si argument faktin qe veteranet njohin 29 nentorin si date clirimi. Kjo eshte banale. E si mund te jene veteranet ata qe mund ta vendosin kete? Po pse cfare mund te pritet tjeter nga veteranet, te keputur nga pesha e viteve te zborit komunist si dhe nga pesha e dekorata dekoratave qe me teper se nderim u kane sherbyer per lavazh truri? E si te mos mjaftonte kjo, tani u duhet edhe lavazhi i Edit, qe e sperdredh kreherin si prestigjator mbi kokat e tyre te zbardhura. Perse nuk e kane thene nje gje te tille me 45-en veteranet? Normalisht partia e di.
|
|
Top
|
|
|
|
#771824 - November 22, 2005, 9:25 am
Re: GJERMANI I FUNDIT???
[Re: Gysi]
|
anetar i AF
Registered: September 16, 2005, 12:00 am
Posts: 745
Loc: tirana
|
Citim:
(kujtoj qe vete Enveri ka festuar ne 28 Nentor ne Shkoder festen e clirimit ne vitin 1945)Citim:
Kur do te thuash dicka mesoje njeher qe te mos e thuash gabim. Sipas perkrahesve te 28 Nentorit data e clirimit eshte ndryshuar perpara 28 Nentorit te 2005 dhe me 2005 data e clirimit eshte festuar me 29 nentor.data e famshme 7 ndryshoi gjithshka. kjo sipas perkrahesve te 28 se per mu eshte gjithmon 29. lete pyeten familjete e atyre shkodranve qe kan vdekur, te vrare nga pushtuesit gjerman oret e para te dates 29.
|
|
Top
|
|
|
|
#771828 - November 30, 2005, 2:25 am
Re: GJERMANI I FUNDIT???
[Re: amilanc]
|
UNINVITED GUEST
anetar aktiv
Registered: March 21, 2004, 11:00 pm
Posts: 6770
Loc: UnDergRoUnd
|
sipas disa shkrimeve te epokes, gazeta "tempo", qe botohej per shqiptaret e italise citonte ne ate periudhe se shqiperia eshte cliruar disa dite para 28-29 nentorit.
_________________________
CHARDONNAY KARAOKE i vetmi vend ku kendohet shqip. 100 kenget e shekullit (dy edicionet) dhe plot baza te tjera muzikore qe mund ti kendoni e bejne fundjaven tuaj me te bukur.
|
|
Top
|
|
|
|
#771830 - November 30, 2005, 6:27 pm
Re: GJERMANI I FUNDIT???
[Re: amilanc]
|
anetar i ri
Registered: November 30, 2005, 4:59 pm
Posts: 2
Loc: Tirane
|
Keto dite te gjithe kemi qene deshmitare te nje debati te ashper rreth dates se ēlirimit te shqiperise, me 28 apo 29 nentor.
Te nderuar miq, problemi nuk eshte se kur u largua gjermani i fundit nga Shqiperia. Pyetja qe duhet t'i bejme vetes eshte nese me te vertete jemi ēliruar apo jo, pamvaresisht nga data.
Para 29 nentorit 1944, shqiptaret mundeshin te:
1. udhetonin lirisht neper Europe; 2. kishin pronen e tyre private; 3. ushtronin lirshem besimin e vet fetar; 4. arsimoheshin ne Itali, France e ne vende te tjera; 5. shprehnin lirshem mendimin kunder qeverive te veta.
Te gjitha keto te nderuar miq, shqiptaret i humben me ardhjen ne pushtet te komunisteve me ne krye Hoxhen. Mirepo rregjimi Hoxhist dhe Partia e Punes (sot Socialiste) vazhdojne te deklarojne se shqiperia u "ēlirua"!!!
Data 28 apo 29 te nderuar bashkekombas, per ne nuk ka rendesi. E rendesishme eshte qe me 28 apo 29 nentor ne te gjithe humben lirine dhe mbi te gjitha u neperkemb gjaku i deshmoreve te cilet sigurisht qe nuk e dhane jeten per te sjelle Enver Hoxhen ne pushtet per 45 vjet. Po ta dinin kete, nuk do t'ua kursenin plumbat as Emverit e as emisareve Jugosllave qe e shoqeronin.
Me aq sa di une, nuk ka komb ne bote qe te festoje daten e humbjes se lirise se vet.
Te vetmin aspekt pozitiv qe i ashtuquajtur "ēlirim" i shqiperise mund te kete eshte fitorja simbolike kunder nazizmit te cilit ne ate kohe po i vinte fundi kudo neper europe e jo vetem ne shqiperi ku thjeshte nuk paten me interes me per te qendruar. Po te donin gjermanet kishin qendruar ne shqiperi sa ti donte qejfi por per fat iken. U gezuan shqiptaret qe u ēliruan por ēfare ndodhi me pas? Te gjithe intelektualet te arsimuar ne perendim (te cilet mund ta kishin ēuar vendin drejt zhvillimit te duhur) u vrane e u persekutuan. Kush kishte toka e shtepi, ju sekuestruan. Shqiptaret u izoluan aq shume sa edhe sot pas 13 vitesh demokraci ende nuk po integrohemi ne Evrope.
Se fundmi, para se ta mbyll, nese shqiperia ka date ēlirimi ajo nuk eshte as 28 dhe as 29 nentori por 8 dhjetori 1991 kur e gjithe shqiperia me ne krye studentet e intelektualet u ēua kunder fares se keqe te komunizmit, kunder krimineleve ne pushtet, kunder lidershipit me injorant ne historine e vet. Pikerisht, 8 dhjetori eshte me te vertete Nate e Bardhe e jo 29 nentori qe PS dhe partizat e tjera te majta mjerisht perpiqen t'i japin rendesine e pamerituar.
Faleminderit
|
|
Top
|
|
|
|
#771831 - November 30, 2005, 11:05 pm
Re: GJERMANI I FUNDIT???
[Re: klodian_d]
|
anetar
Registered: November 3, 2005, 9:11 pm
Posts: 44
|
Cfare lirie kishe ti para 29 nentorit? Liri KOLABORACIONISTI! si Zar i shovinisteve!
LANC ishte lufte popullore, per liri, pavaresisht sesi vajten punet me pas!
Partizanet(=luftetaret e dinjitetit kombetar dhe te lirise) perfaqesonin perparimin, modernizimin e vendit. I cili ne "lirine tende te para 29 nentorit" ishte ende mesjete dhe mbeturine osmane.
Shteti shqiptar u formua dhe u konsolidua si shtet modern vetem pas 29 nentorit 1944! Nuk te dridhej zeri te thoshe se je Shqiptar. Jo si tani (pas 8 dhjetorit 1991) ku shteti nuk ka asnje dinjitet. Nuk mbron as te drejtat e qytetareve te vete ne bote.
Nuk ka pse lidhet lufta per liri, me diktaturen!
Ne ate rast Ballistet dhe legalistet do t'i quanim si armiq, gje qe do te ishte jo plotesisht e sakte, pasi nder ta mund te kete pasur NDONJE atdhetar te vertete, sic ka pasur SHUME partizane Atdhetare Jokomuniste!
Po te ishim rradhitur me "koalicionin fashist" shqiperia e mbetur do te ishte pale humbese. Dhe si e tille ndoshta nuk do te egzistonte as si shtet. Asaj i thua Liri ti?!
|
|
Top
|
|
|
|
#771832 - December 1, 2005, 1:16 am
Re: GJERMANI I FUNDIT???
[Re: klodian_d]
|
anetar aktiv
Registered: November 4, 2002, 11:00 pm
Posts: 4704
Loc: KOPSHTI 31...
|
Citim:
1. udhetonin lirisht neper Europe; 2. kishin pronen e tyre private; 3. ushtronin lirshem besimin e vet fetar; 4. arsimoheshin ne Itali, France e ne vende te tjera; 5. shprehnin lirshem mendimin kunder qeverive te veta.
1) per europen nuk kishim nevoje sepse kishim shqiperine sa gjithe europa. ndoshta fakti qe shume shqipetar udhetojne sot neper evrope,lajne manjot,pjatat,hapin kanalet e mutrat e europes+ sharjet dhe ofendimet..a te pelqejne nai cik.. 2)prona ishte gabim i qeverrisjes dhe i politikes staliniste..ata rob qe kishin prona nga ikishin ato pronat?kush ja u la pronat?duket qe historine shqipetare nuk e paske kuptu hic.500 vjet nen roberi.nuk nau lejua gjuha,dhe as besimi yn ortodoks-katolik te ushtrohej.si u perhap feja e myslymanizmit?duke blere tradhetaret e kombit me prona,dhe duke i bere pronar...dhe nuk ishte prone industriale apo e civilizuar,ishin argatet dhe roberit e tyre.sklleverit ishin popull...dhe mos harro nji gje qe nr i femijeve qe vdisnin per arsye shendetesore dhe ekonomike para 44 ka qene teper i larte.dhe eshte fakt ske ci thu..kjo vinte nga nje jete mizerje qe bente populli yne..
3)besimi fetar ne shqiperi na kishte percare ne momente kur duhej nji bashkim i plote kombi..greket,turqit,serbet..ne 1913 nuk na copetuan sepse nuk ishim fis i bukur,po per te tilla arsye...vend i myslyman ne mes te katolicizmit...a po don dhe shembuj?? ti ke shkodren e sot e kesaj dite qe myslymanet nuk perzihen me katoliket...alergjia e njani-tjetrit..shyqyr qe fanatizmin e kemi vetem te grate dhe jo shume ne fe sepse do ishim nje vend terrorist plot me kamikaze..ti more ti do na ishe bere martir i kulles se majte asaj qe u godit me vone dhe ra me shpejt..dhe kjo gje nuk na duhet...enver hoxha eleminoi keto gjera..
4)arsimimi me difekte dhe me problemet e veta.. 1945 ke 72%analfabet...gjysherit e tu,te mit,dhe te gjithe forumit nuk dinin se si shkruhej emri i tyre..a po don fakte dhe per kto?? duket qe nuk paske prejardhje nga fshatrat e shqipnis se nuk dike as edhe nji gjo..A do mo? po drite qe kishin vetem dy qytete..sa e sa femije ne vitet 50 u quajten NDRICIM & DRITA...me mijera,vetem e vetem se gjysherit e tu as nuk e kishin enderruar...
5)KUR LIND FEMIJA DHE TRE HERE NE DITE INFERMJERJA TE VJEN NE SHTEPI TE TE KONTROLLOJ NESEJE I SAKTE APO JO..SHERBIMET SPITALORE FALAS..MUND TE VDISJE VETEM NGA NDONJE SEMUNDJE QOFTE LARGU,POR JO NGA GRIPI DHE TEMPERATURA..FEMIJET NE SHKOLLE FALAS..HUMANIZEM EDHE PSE ME LIMITE EKONOMIKE NUK KISHTE KUFIJ...JETA E NJERIUT ISHTE E SHTRENJT.. KUR NJEREZ TE THONE MIREMENGJES CDO MENGJES.DHE KUR KALAMOJT DRIDHEN ME THONE NJI FJALE TE NDYRE(SIC PO NDODH SOT) SIDA NUK U NJIHTE SE CFARE NGJYRE KISHTE..RINIA QEF BENTE SA I DOTE QEFI....A DO AKOMA PROVA?kur gruaja mundte khehej nga puna vetem edhe ne 12 te nates dhe asnjeri nuk guxonte ta shifte dhe jo me ti fliste a ti fuste duart...sepse shkote drejt e ne litar,,dhe femrat tona te shiten ne itali me 3000 euro per koke per prostitucion...me fal lali por duhet me i ngrit nji dolli
tesh nqs as edhe nji nga keto eksperienca nuk ke jetuar,atehere me fal dhe ke te drejte te mendosh cte duash ai sistemi ishte i gabuar,ama plot vlera...
ika tashi se kena mledhje 
_________________________
PUTRAKU MORRACAKU
|
|
Top
|
|
|
|
#771833 - December 1, 2005, 1:21 am
Re: GJERMANI I FUNDIT???
[Re: Sergei]
|
UNINVITED GUEST
anetar aktiv
Registered: March 21, 2004, 11:00 pm
Posts: 6770
Loc: UnDergRoUnd
|
fillimisht ishim nen sundimin turk, pas pavaresise u vume nen sundimin e superfuqive, pas vitit 39 nen sundimin italian e me pas ate gjerman. gjate regjimit komunist ishim te sunduar fillimisht nga jugosllavet, me pas nga ruset, per te perfunduar tek kinezet. nderkohe qe sot kujt ti doje [ndaluar] mund te sundoje mbi ne mjafton qe te kete deshiren. Zoterinj parafoles! ju siguroj se nuk kemi qene ndonjehere me te pushtuar nga cjemi sot, dhe kjo jo per fajin e socialisteve apo demokrateve, por per shkak te karakterit tone kombetar i cili ka ne thelb nenshtrimin. ky fatkeqsisht eshte realiteti yne i dhimbshem.
_________________________
CHARDONNAY KARAOKE i vetmi vend ku kendohet shqip. 100 kenget e shekullit (dy edicionet) dhe plot baza te tjera muzikore qe mund ti kendoni e bejne fundjaven tuaj me te bukur.
|
|
Top
|
|
|
|
|
|