Who's Online
0 registered and 18 anonymous users online.
Newest Members
Erti_albo_tdot, ana111111, almend, ari poetry, HArD_dAnCe
6804 Registered Users
November
Su M Tu W Th F Sa
1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30
Shout Box

Top Posters
18734
pinkparadise
15196
Kondrapedali
13804
I
13655
TEDI
13076
USA
Forum Stats
6804 Members
70 Forums
17321 Topics
964923 Posts

Max Online: 371 @ 10/24/07 11:59 PM
Faqet e fundit
»Chat.al
»Arkiva Mediatike - Infoarkiv
»virtualbania
Page 1 of 2 12>
Topic Options
Rate This Topic
#997115 - 05/23/08 11:29 AM Vdes Themeluesi i TopChannel/TopMedia
Mandi Administrator Offline
Legacy Version
anetar aktiv


Registered: 11/02/02
Posts: 2793
Loc: Offenburg
Shuhet Dritan Hoxha president i Top-Media.
Themeluesi i Top-Medias, kontribues ne liberalizimin dhe hapjes e shoqerise Shqiptare mbas viteve 1990.
Dritan Hoxha humbi jeten ne nje aksident me makine,afer studiove Top-Channel.

Top
#997130 - 05/23/08 05:25 PM Re: Vdes Themeluesi i TopChannel/TopMedia [Re: Mandi]
BAB_LYMI Offline
TirOns-Pa-ToKe
anetar aktiv


Registered: 04/09/05
Posts: 2378
Loc: TeK ZemrA Saj

Ktu mund te shikoni me pamje si eshte bere ferrari i tij.
http://blog.gazetaetiranes.com.al/tv/2008/05/23/ferrari-i-aksidentuar-i-dritan-hoxhes/


Edited by BAB_LYMI (05/23/08 05:27 PM)
_________________________
Ata qe pijne kane nje problem
Kur kane gezim pijne per te festuar
Kur kane hidherim pijne per te hequr mendjen
Kur s'ndodh asgje pijne qe te ndodhe dicka.



Top
#997133 - 05/23/08 05:53 PM Re: Vdes Themeluesi i TopChannel/TopMedia [Re: BAB_LYMI]
Apocalypto Offline
anetar aktiv


Registered: 02/11/03
Posts: 6520
Ngushellime familjes se tij.
Per nje gje jam konfuze ...Ishte vetem ai qe vdiq ne ate makine???

Top
#997134 - 05/23/08 06:09 PM Re: Vdes Themeluesi i TopChannel/TopMedia [Re: Apocalypto]
BAB_LYMI Offline
TirOns-Pa-ToKe
anetar aktiv


Registered: 04/09/05
Posts: 2378
Loc: TeK ZemrA Saj
Jo dhe nje femer qe u be cop cop \:\(
_________________________
Ata qe pijne kane nje problem
Kur kane gezim pijne per te festuar
Kur kane hidherim pijne per te hequr mendjen
Kur s'ndodh asgje pijne qe te ndodhe dicka.



Top
#997142 - 05/23/08 09:47 PM Re: Vdes Themeluesi i TopChannel/TopMedia [Re: BAB_LYMI]
I Administrator Offline
anetar aktiv


Registered: 07/09/04
Posts: 13804
Loc: ->
Ngushellimet e mia me te sinqerta!
_________________________
 Code:
 www.albstudent.com 


Top
#997147 - 05/24/08 12:48 AM Re: Vdes Themeluesi i TopChannel/TopMedia [Re: BAB_LYMI]
FloBo Offline
Zone private
anetar aktiv


Registered: 09/08/03
Posts: 4486
Loc: Tiranistan
 Originally Posted By: BAB_LYMI
Jo dhe nje femer qe u be cop cop \:\(

qe "cuditerisht" nuk u permend ne asnje lajm!
Ngushellime familjes te ksaj femres, kushdo te kete qene.
_________________________
Thank u derri mac!

Top
#997180 - 05/26/08 04:03 PM Re: Vdes Themeluesi i TopChannel/TopMedia [Re: FloBo]
Dimir Offline
anetar i AF


Registered: 02/05/03
Posts: 527
Loc: Tirane, Albania
Kush e vrau Tanin e Topit?

Ora 02 e mengjesit 23 Maj 2008.
Me nje shpejtesi te jashtezakonshme ku kilometrazhi i Ferrarit kishte stopuar ne 260 km/ore pas nje aksidenti i cili ka qene fatal per Tanin dhe miken e tij Entelen.
Kush ishte Tani??

Si te gjithe pas vdekjes vlerat e tij shfaqen dukshem si nga miqte dhe armiqte! Ishte enderrimtar, por jo vetem kaq. Ai kishte filluar qe enderrat e tij ti realizonte po aq magjishem sa i enderronte.

Mediat shkruajne qe ishte energjik, punetore, i vendosur, largpames, imagjinues dhe nje sipermarres mjaft i sukseshem.
Aksioneri kryesor i disa mediave, Top-Channel, Top Albania, Radio Gold, Gazeta Shqip etj..

Po kush e vrau Tanin e Topit?


Eshte nje pyetje qe me mundon..........
Eshte nje pyetje qe e bejne te gjithe.
Kush e vrau?????????????????

Dikush thote: qe ate e vrane enderrat e tij te medha!
Dikush thote qe e vrau dashuria e madhe per ferrarin!
Dikush thote qe e vrane miqte “armiq”.
Dikush thote qe e vrau politika, per ti ndalur vrullin.
Dikush thote qe vrau hasmi.
Dikush thote klasa politike qe e ngriti ate.
Dikush ...... mund ti shtoj thashetheme te tjera....
Dikush tjeter thote qe ate e vrau ajo cfare ai kishte ngritur, ajo qe ai ngriti ishte shume me e madhe se Tani.

Ai vdiq ne nje Ferrari me te dashuren e tij Entelen. Te gjithe koleget e Enteles punonjesit e Top-Channel e dinin shume mire dashurine qe ai kishte per ate. Ai nuk e fshihte kete.

Ndersa koleget e Enteles dhe punonjesit e Tanit e fshine me shpejtesi kete pjese e cila duket se eshte me e rendesishmja ne te gjithe historine e tij.

Tani do te donte qe kjo ngjarje te transmetohej me te gjithe detajet e saj, pa fshire as kilometrazhin e Ferrarit, as gjendjen e tij shendetesore dhe as Entelen e tij te dashur.

Tani vdiq dhe perfundimisht e vrane punonjesit e tij, te afermit e tij, media dhe politika hipokrite shqiptare. Te gjithe fshehin dicka te cilen fantazma e Tanit do te kerkoj te transmetohet ashtu sic ndodhi.

Vdekja e tij ishte nje lajme tragjik i cili u shpernda ne disa kontinente brenda nje kohe te shkurter, por e verteta e vdekjes se tij do te mbetet nje mister, sepse mediat ne shqiperi jane media te korruptuara, sepses shteti ne shqiperi dhe e gjithe shoqeria jane te korruptuara. Fatkeqesisht!
[i][/i]


Edited by Dimir (05/26/08 04:13 PM)
_________________________
.

Hello Cafe.......Qyteti Studenti

Top
#997209 - 05/28/08 03:25 PM Re: Vdes Themeluesi i TopChannel/TopMedia [Re: Dimir]
J@mes_Douglas Offline
The World Is Yours
anetar i ri


Registered: 11/29/02
Posts: 23
Loc: In Hell
Duhet te kanalizojme mendimet tona ne thelbin e kesaj ngjarje dhe ti qendrojme larg virusit te tmerrshem te thashethemeve, qe rendomte prek shqiptaret e te gjitha moshave.

Eshte pak te thuash qe ky njeri ishte i vetmi qe guxoi te investonte miliona ne vitet me te veshtira per Shqiperine dhe shqiptaret. Ai arriti ne pak vite te ngrinte nje media e cila ishte shembull per mediat brenda dhe jashte vendit.

Ishte ky njeri qe i beri te mundur shqiptareve jashte atdheut qe nepermjet TCH te hiqnin sado pak mallin per vendin e tyre, te informoheshin dhe degjonin ne shqip.

Moraliteti apo imoraliteti i jetes private te ketij njeriu nuk ka pse te permendet dhe te paragjykohet nga askush, sepse ishte jeta e tij.

Nga ana tjeter cdo i vdekur meriton t'i permendet emri, por ne rastin e kesaj ngjarje nuk mund dhe nuk duhet te fajesohet TANI. Ai gjendesh midis te vdekurve.

Ngushellime familjes se Dritan Hoxha dhe Entela Hysko.


Edited by J@mes_Douglas (05/28/08 03:27 PM)
_________________________
¤ Buzėqesh edhe pse buzėqeshja juaj ėshtė e trishtueshme sepse mė e trishtueshme se njė buzėqeshje e trishtueshme ėshtė trishtimi kur s'buzėqesh kurrė ¤

Top
#997214 - 05/29/08 04:12 AM Re: Vdes Themeluesi i TopChannel/TopMedia [Re: J@mes_Douglas]
Kondrapedali Offline
Vendosmėri



Registered: 05/14/04
Posts: 15196
Loc: atje ku ariu polar vret fokėn ...
 Originally Posted By: J@mes_Douglas
...

Nga ana tjeter cdo i vdekur meriton t'i permendet emri, por ne rastin e kesaj ngjarje nuk mund dhe nuk duhet te fajesohet TANI. Ai gjendesh midis te vdekurve.



Nuk mund dhe nuk duhet tė fajėsohet Tani? Pse kshu, kishte imunitet gazetari ai? Po tė tjerėt qė mori mė qafė duke filluar me Entelėn, fėmijėt, gruan, nėnėn? Apo si gjith shqiptarėt edhe ai mendoi "akoma nuk ka plasur bomba atomike pasi tė vdes unė"?

Tani ėshtė fajtor pėr tragjeditė qė ka shkaktuar dhe kjo jo vetėm nė aksidentin ku gjeti vdekjen.
_________________________
Vulgus vult decipi!


Top
#997268 - 05/31/08 02:23 AM Re: Vdes Themeluesi i TopChannel/TopMedia [Re: Kondrapedali]
kobe Offline
anetar


Registered: 07/18/07
Posts: 171
shyqy qe ska pas njerri ne ate ore duke ecur. Me ate shpejtsi qe ka qene mund the kishte pasoja dhe me te medha.
Top
#997272 - 05/31/08 06:18 AM Re: Vdes Themeluesi i TopChannel/TopMedia [Re: kobe]
atman Offline
anetar aktiv


Registered: 01/13/03
Posts: 1221
Loc: Korēa
Sa aksidente rrugore ndodhin ne dite ne Shiperi? Perse ky po trajtohet sikur te kemi te bejme me nje krim nga ana e te vrarit?

- Si eshte e mundur qe ne "ate ore" ecte me shpejtesi 260 km/ore?
- Si mund te vertettohet kjo gje?
- Spidometri(kilometrazhi) nuk mund ta tregoje kurre dhe ketu fshihet marifeti ose zbulohet injoranca e hetuesise dhe e policise shqiptare e cila thote se shigjeta kishte mbetur te 260 - ta. Ka ndonje prej jush qe di ē'eshte makina dhe me tej qe di ē'eshte spidometri e treguesit e tjere te makines? Sikur te kishte do t'i kishte shkuar ndermend se te gjitha instrumentat tregues te makines jane ndertuar ndryshe. JANE TE LIRE. Kjo do te thote se ata, ose shigjetat e tyre dhe veēanerisht ajo e kilometrazhit dhe e xhirove te motorit jane te lira ne levizje, dmth varen nga ndezja e motorit dhe veprimi tend - kur i jep gaz makines, shigjeta e xhirove te motorit rritet e njekohesisht rritet edhe shigjeta tjeter ajo qe tregon shpejtesine, por, sapo heq kemben dhe nuk ben asnje nga keto veprime - shigjeta e xhirove kthehet ne "minimo" dhe ajo e shpejtesise ulet e vjen afer nivelit 10 - 20 km/ore, varet si eshte rregulluar minimo. Kjo do te thote se kur shuhet motori per Lēdo arsye, te gjithe treguesit te kthehen ne ZERO. Atehere si eshte e mundur qe kishte mbetur ne 260 kur motori pas perplasjes ishte shuajtur?
Vetem akrepat e ores mbeten ne kohen e nje perplasjeje ose tronditjeje te fuqishme, sepse ata jane te programuar te ecin me nje ritem te caktuar. Levizja e tyre nuk eshte e lire.
Atehere, behet pyetja: Perse policia shqiptare mashtron?
Cfare fshihet pas aksidentit?
Per te mos llogaritur edhe sa metro i duhen nje makine si ferrari te mbrrije te shpejtesia 260 km/ore. Ne 4-5 sekonda, nje "testa rossa" kap 100/km ore, mirepo ne te njejten kohe keto sekonda mbulojne nje gjatesi te caktuar metrosh e cila ne rruget e Tiranes gjendet vetem ne kushtet ideale te bulevardit kryesor - dmth pa asnje makine tjeter ose kembesor. Pra, praktikisht eshte e pamundur.
_________________________
qenia virtuale

Top
#997276 - 05/31/08 10:33 AM Re: Vdes Themeluesi i TopChannel/TopMedia [Re: atman]
DAHLIA Offline
Reaksionare
anetar aktiv


Registered: 12/19/05
Posts: 9819
Loc: Under the bridge
Atman...teoria jote mbi shpejtesine e makines dhe spidometrin nuk shkojne gjekund me pamjen e makines pas aksidentit...nje gje eshte e sigurte ai s'ka qene duke ecur si karroce...edhe me 100 ne ore te kishte qene...kur perplasesh, goditja eshte e rende...
_________________________
do me good






Top
#997277 - 05/31/08 12:02 PM Re: Vdes Themeluesi i TopChannel/TopMedia [Re: DAHLIA]
atman Offline
anetar aktiv


Registered: 01/13/03
Posts: 1221
Loc: Korēa
Makina ndahet ne dy pjese edhe me nje shpejtesi 100km/ore nese kjo shpejtesi ne mungese te frenacve nuk reduktohet. Edhe pse, po te ishe perqendruar paksa ne ate ēfare shkruaj, do te kishe kuptuar shume e shume me teper, e dashur. Policia nxorri perfudnim se ishte me 260 km/ore dhe kete perfundim e nxorri duke pare spidometrin. Teknikisht, realisht, materialisht, si e do te ta them, se nuk ngrine shigjetat e makines kur shuhet motori, bien posht, kthehen ne "baze", nuk jane te detyruara sikurse jane akrepat e ores te cilat respektojne veten nepermjet ketij detyrimi - dmth matjen e ores me nje ritem te percaktuar rigorozisht. Thene kete, atehere, askush s'mund te percaktoje me saktesi shpejtesine. Ndaj eshte mashtrim ajo qe thuhet.

Atehere, kujt i leverdis kjo gje?
Ah, duhet te te kujtoj se telajoja, dmth karroceria e ferrarit eshte prej alumini.

Por une pyes: si eshte e mundur qe nuk kuptoni asnjehere, ose e kini te veshtire te kuptoni se ēfare ngrihet ne ate qe shkruhet?
_________________________
qenia virtuale

Top
#997278 - 05/31/08 12:23 PM Re: Vdes Themeluesi i TopChannel/TopMedia [Re: atman]
atman Offline
anetar aktiv


Registered: 01/13/03
Posts: 1221
Loc: Korēa
Per kujtese, sistemi i frenimit i ferrarit eshte shume i sofistikuar. Pllakat ose disqet jane nje aliazh (lidhje) i qeramikes. Neper autostradat italiane, ferrari dhe makina te tjera te kategorise, jane te lejuara te shkojne me shpejtesi 350 km/ore. A mendon se do te lejohej kjo gje sikur te mos kishte garanci ne frenim?
Pikerisht, nisur nga kjo them se frenat e ferrarit te Dritanit kane qene manipuluar. (ky ishte edhe qellimi im)Une po te isha si familjaret e tij do ta ēoja makinen ne Maranello per verifikim.

Ka edhe nje mundesi tjeter, qe mua me perforcon mendimin kunder peticionit te famshem politik qe synon te godase shtypin dhe asgje tjeter.
- Po sikur te kete qene vajza shkak, dmth te kete zene timonin befas e ta kete kthyer per te shkaktuar nje vrasje e vetvrasje?
1992 kam njohur nje njeri i cili nje jave me pas do te vdiste i mbytur ne liqenin e Pogradecit. Ky kishte nje benz qe ne ate kohe dhe sot, ishte luksoz, jo nga ata qe shikon me shumice ne xhiro. Elektronik, benz jashte serie qe na bente te gjitheve ta shikonim me zili. I martuar dhe me te dashur. E kam njohur rastesisht ne tavoline duke pire me kusherinj te mij. Aty tha se e dashura po i bente presion per ta lene gruan e femijet dhe per te marre ate. Natyrisht qe nuk e kishte kete mendim. Nje jave me pas ishte ne Pogradec me te dashuren. Kishte marre nje varke per te rene sa me pak ne sy dhe ishte futur ne thellesi. Nga deshmitaret thuhet se kishin pare vajzen te futej e me pas ai. Nuk dolen mbi siperfaqe veē te mbytur.
Ketu, me siper lexova se te gjithe e dinin se duheshin. A nuk mund te mendojme se ajo vajze ishte lodhur nga statusi i saj, dmth te qenet "dashnore" e perjeteshme dhe gjithmone me friken se nje dite, nje tjeter, me e bukur mund t'i zinte vendin? Nje ndryshim te mundshem ne favor te sajin nuk e pati dhe kurdisi nje vrasje e vetvrasje? Kush mund ta hedhe posht nje version te tille?
_________________________
qenia virtuale

Top
#997281 - 05/31/08 05:56 PM Re: Vdes Themeluesi i TopChannel/TopMedia [Re: atman]
DAHLIA Offline
Reaksionare
anetar aktiv


Registered: 12/19/05
Posts: 9819
Loc: Under the bridge
 Originally Posted By: atman


Por une pyes: si eshte e mundur qe nuk kuptoni asnjehere, ose e kini te veshtire te kuptoni se ēfare ngrihet ne ate qe shkruhet?



Duhet te jem ndonje gje e trashe me siguri...po te pakten nuk jam paranojake si puna jote...tjetri ka vdek...e kupton ? KA VDEKUR... me fal...TE DY KANE VDEKUR...asgje s'ka rendesi, ti e mendon se ata kane vdekur pa e kuptuar? Ata kane vdekur me plane per te nesermen...nuk eshte se ishin te semure a te vjeter ne moshe...dhe ok...do vdisnin...pse duhet te dyshojme per menyren e vdekjes?!!
ndoshta ashtu e kishin te shkruar...ndoshta ashtu ishte e thene qe Tani duhej te vdiste i ri...qe ajo vajza...s'do behej asnjehere gruaja e askujt edhe pse mud te ishte shume e mire edhe pse mund ta meritonte te jetonte diten me Tanin dhe jo naten...kjo eshte jeta private e secilit qe asnjeri s'ka te drejte te futet brenda...pse duhet te mendojme qe ajo femer ishe xheloze? dhe ēa? ishte xheloze dhe kishte hap libra e kishte mesu mekanike per te prish frenat e ferrarit?!!!
Ooooooo njerez... O paranoja...o shqiptare me kompleks te thelle paranojizmi.... mblidhni mendjen dhe mendon para se te shkruni kot me kot...
_________________________
do me good






Top
#997287 - 06/02/08 10:20 PM Re: Vdes Themeluesi i TopChannel/TopMedia [Re: DAHLIA]
atman Offline
anetar aktiv


Registered: 01/13/03
Posts: 1221
Loc: Korēa
Nuk je jashte temes, je jashte mendjes. Kjo eshte teper e veshtire per tu diagnostikuar.
Besoj se gjithe te tjeret e kane kuptuar se ēfare shkruaj dhe se ku synojne pyetjet e mija.
Dritani kishte armiq. Cilin, nuk eshte e veshtire per t'u kuptuar, por ty te eshte errur mendja dhe duket nga perēartja qe ke hedhur me siper.
Keta njerez nuk jane alergjike, ata e urrejne ate force te pavarur nga politika, ate pushtet, qe ta jep shtypi, i cili nuk mund te kontrollohet.
Synimi i Berishes duke ngritur stuhine per nje fakt qe ne vetvete nuk ka rendesi sa ajo e te tjereve, psh sa ajo e kater studenteve te vdekur ne rruge ne nje aksident po ate dite, eshte te godas ne parim shtypin, ta skllaveroje ate.
Perdorimi i fjales censure ne drejtim te shtypit, sikur ky, shtypi e ka pervetesuar censuren dhe bere atribut te vetin eshte gabim. Censuren e ushtrion gjithmone pushteti ndaj te gjitha sferave perfshi shtypin, jo e anasjellta. Kjo do te thote se une ne gazeten time do te shkruaj ate qe e gjykoj UNE te rendesishme dhe jo TI. Nga momenti kur TI kerkon te me detyrosh, mbaron liria e shtypit.
Keshtuqe, nese Dritanin e kane vrare, krimi duhet kerkuar ne sferat politike. Dhe dyshimi vjen vetiu kur policia ben deklarata qe nuk qendrojne nga ana teknike. Eshte si te thuash qe gomari i ngordhur qe gjetem ne rruge, ra nga pema ku po kulloste.
E dyta - dhe kjo eshte prova e lajthitjes tende e dashur Dahlia, sepse per sabotimin e frenave me siper besoj se u sqarua.
Nese ka nje prove qe frenat ishin manipuluar, askush dhe ne asnje rradhe te shkrimit tim nuk akuzohet vajza. (ke fjetur zbuluar me sa duket ose fle nete te tera zbuluar sepse i shikon permbys gjerat)

- Varianti per vajzen qe mund te jete shkaktare e "aksidentit" as ti dhe askush ne bote nuk mund ta hedhe posht. Por shkaktare jo siē e kupton truri tend ku mungojne 20 gram te materies gri, gje qe do te thote miliarda neurone mangut, por duke i kapur timonin ne ēastin e gjykuar si me i pershtateshmi. Nese ajo ishte merzitur, mbetej e vetmja rruge per te dale nga ajo gjendje jo aq e favoreshme per nje vajze- e vetmja rruge sepse kishte te bente me nje njeri te fuqishem i cili per hakmarrje, jo vetem mund ta flakte, por edhe t'ia nxinte jeten. Fakte te tilla ka me mijera.

Keshtu, here tjeter mundohu te lexosh mire e mire ato qe shkruaj une, me e pakta qe do te mesosh, eshte te mos fyesh kur nuk te fyejne. Me e shumta eshte se do te mesosh abc - ne e arsyetimit, sepse nje siper te dyjave qe nenkupton te rritesh bagazhin tend kulturor, kjo, rezulton e pamundur per ty.
_________________________
qenia virtuale

Top
#997288 - 06/02/08 10:50 PM Re: Vdes Themeluesi i TopChannel/TopMedia [Re: atman]
GJYSHI Offline
Azgan
anetar aktiv


Registered: 12/28/04
Posts: 1361
Loc: Edhe une nga Wustaa jam
Nje gje me ben pershtypje atman
Ti thua qe ne Itali Ferrari lejohet te <<thyeje rregullin e qarkullimit rrugor>> dhe te eci me shpejtesi deri ne 350 km ne ore
Mua me duket absurde sepse asnjeri nuk do ta lejonte kete gje, ndoshta jam gabim duhet te lexoj kodin rrugor italian
Disqet e qeramikes duhet te arrijne nje fare temperature qe te jene 100% eficente dhe me rruget shqiptare mos te duket cudi qe frenat e Ferrarit nuk kane mbajtur fare
_________________________
Nese tregon te verteten nuk ke nevoje te mbash mend gjithcka

Top
#997289 - 06/02/08 11:04 PM Re: Vdes Themeluesi i TopChannel/TopMedia [Re: atman]
AMANI Offline
anetar


Registered: 11/08/02
Posts: 65
E kush flet per fyerje?! Ty Atman, nuk guxon te te kundershtoj njeri ne mendim, dhe s'ka njeri ne bote te te mbaje pastaj. Dhe s'jam e vetmja qe ta them, keshtu qe thellou njecik ne kete gje, nese ja do te miren vetes. Nese ne ty gjendet 1% talent i falur nga Zoti [per te lidhur dy llafe], ti me 99% e lufton ate me huqet qe ke.
_________________________
http://www.turntoislam.com

Top
#997290 - 06/02/08 11:16 PM Re: Vdes Themeluesi i TopChannel/TopMedia [Re: atman]
FloBo Offline
Zone private
anetar aktiv


Registered: 09/08/03
Posts: 4486
Loc: Tiranistan
 Originally Posted By: atman

Keta njerez nuk jane alergjike, ata e urrejne ate force te pavarur nga politika, ate pushtet, qe ta jep shtypi, i cili nuk mund te kontrollohet.

Censuren e ushtrion gjithmone pushteti ndaj te gjitha sferave perfshi shtypin, jo e anasjellta. Kjo do te thote se une ne gazeten time do te shkruaj ate qe e gjykoj UNE te rendesishme dhe jo TI. Nga momenti kur TI kerkon te me detyrosh, mbaron liria e shtypit.

Ataman po bie ne kontradikte me veten..
Ne fjaline e pare ktu siper flet per pushtetin e shtypit (pushteti i katert) dhe ktu ke te drejte, pastaj thua qe censuren e ushtron vetem pushteti?!
E para ndaji pushtetet ne menyre qe te kuptohemi (politik, mediatik, ekonomik etj..) pastaj, ashtu sic the dhe ti, media ka pushtet, dhe keshtu mund te ushtroje censure. Ku? Ne LAJMET, INFORMACIONET sigurisht, ku tjeter..
Per lirine e shtypit nuk mund te flasesh aq kollaj, por per kete do flasim 1 here tjeter.
_________________________
Thank u derri mac!

Top
#997300 - 06/04/08 08:10 AM Re: Vdes Themeluesi i TopChannel/TopMedia [Re: FloBo]
atman Offline
anetar aktiv


Registered: 01/13/03
Posts: 1221
Loc: Korēa
Po gjysh, (paskam nje jete te tere pa e shqiptuar kete fjale dhe do te deshiroja ta kisha shqiptuar shume e shume me teper)nejse, mund te verifikosh ne kodin rrugor italian.
Ferrari dhe makinat e kategorise se tij, lamborghini etj, e kane te lejuar te ecin deri ne 350km ore, jo ta thyejne, u lejohet(ne autostrade kuptohet). Dhe, me sa di une, kam pare nje emision te tere, gati nje ore ne Skaj per prodhimin e ferrarit(pjeset e tij behen me dore, jo ne seri) frenot behen me nje perzierje qeramike. Nuk di sa kohe duhet per te qene efikase, por nuk qendron nga ana logjike ajo qe thua ti, e cila e lidh kete me nje temperature te nevojeshme. Keshtu i bie qe te besh pak nxemje e me pas te nisesh ne destinacion. Me tingellon jo edhe aq bindese. Ne kete "Nderkohe" ne ēdo rast je i kercenuar nga nje aksident sepse disqet nuk kane arritur temperaturen optimale qe makina t'i pergjigjet nevojes, te frenoje dhe kete nxemje nuk mund ta besh gjekundi, perveēse ne qytet. Kjo vlen per te gjitha rruget.
Dhe kur nuk ke korse, atehere vetiu iken me ngadale. Nuk qendron 260 -ta, por mjafton 110 -ta per ta ndare ēdo makine me dysh. Pastaj, jam kurioz te di, (ndonje nga ēunat qe ndodhet ne Tirane, mund te shkoje per verifikim), pra , a ka lene gjurme frenimi makina? Sepse sa me shpejt te ecesh, aq me te forta jane gjurmet. Kjo, ndodh vetem ne rast se Dritani ka reaguar, kur ka vene re se po del nga rruga, veprimi eshte instiktiv, i mshon pedalit. Ne te kundert, kur mbrrin deri te pema dhe makina i leshohet asaj papritur, si demi kunder cohes se kuqe qe i tund matadori dhe gjen pas saj nje trung te forte, atehere s'ka asnje shenje ne rruge.
- Shenja eshte e dobet nese frenot nuk kane funksionuar, por jo per temperature, por per sabotim.
_________________________
qenia virtuale

Top
Page 1 of 2 12>


Moderator:  I, Isi 
Hop to:
Advertisements
Vip dhe personalitete Shqiptare
Artikuj nga Shqiperia.com
Artikujt me te fundit:
Fadil Berisha: Te gjesh celesin e suksesit te fotografise!
Vlersimi qe bota e artit fotografik ka bere dhe ben per fotografin Fad ...
Ismeti njeh politikanėt e Shqipėrisė qė janė agjentė...
Zhdukja e Ismet Kryeziut ka alarmuar jo vetėm policinė, por edhe shėrb ...
Facebook: Burgu i 150 milionė vetėve
Nė fillim u shpikėn e-mail-et dhe menjėherė pas tyre ēatet, vėrtet mun ...
Dhjetė kafshėt mė tė pasura tė botės
Janė tė pasura e tė famshme, por e veēanta ėshtė se kanė katėr kėmbė.  ...
118 ditė pa zemėr, eksperienca e 14 vjeēares nga Carolina e Jugut
Kjo vajzė (qė shikoni nė foto) ka jetuar pėr rreth tre muaj falė njė m ...
Forumi i Politikes
Ilir Kokona: Rama mė ka kėrcėnuar
by LiPS
10/29/08 05:24 AM
Albania - Sport
»Debatik Curri: Ā“Goli ofsajd, gjyqtari e ktheu ndeshjen nĆ« komediĀ”
»Hidi: Ā“Nuk na lejuan te luanim normalishtĀ”
»Besart Berisha: Gjyqtari vrau ndeshjen
»Mediat: Gjykimi i gjeorgjianit skandaloz
»Ervin Skela: Arbitrimi pati shumĆ« gabime
»Shansi i humbur i Arie Haan
»Mario Cenolli: Ā“Han duhet guxonte me tĆ« rinjtë”
»ShqipĆ«ria e pathyer nĆ« Baku, Han krijon pikĆ«pyetjet e para
»Skela, kapiten e golin e 10-tĆ« pĆ«r ditĆ«lindje
»RF. Azebajxhan-Shqiperi 1-1

Generated in 0.036 seconds in which 0.003 seconds were spent on a total of 15 queries. Zlib compression disabled.