1 registered
(1 invisible)
and 25 anonymous users online.
|
|
6538 Members
69 Forums
17185 Topics
970814 Posts
Max Online: 371 @ 10/24/07 04:59 PM
|
|
|
#995332 - 03/29/08 09:48 AM
New York Times - Trafiku i Armeve ne Shqiperi
|
Mandi
Legacy Version
anetar i AF
Registered: 11/02/02
Posts: 2666
Loc: Offenburg
|
Artikulli "bombė" Faqja e parė dje e NYT Nju Jork Tajms publikon nje artikull te gjate rreth trafikut te armeve jashte standardit nga vendet e bllokut Lindor drejt Afganistanit, me fonde te qeverise amerikane. Vend qendror, fatkeqesisht, Shqiperia
Gazeta amerikane me peshė tė madhe nė arenėn ndėrkombėtare, New York Times, ka publikuar njė raport prej 13 faqesh mbi skemėn e furnizimit me armė tė ushtrisė afgane nga Shqipėria. Mė poshtė jepet raporti i plotė, mbi tė cilin kanė investiguar 7 gazetarė tė kėsaj gazete. Shpėrthimi i njė depoje armatimi nė Shqipėri, u bė shkas pėr tė hedhur dritė mbi problemet e municioneve dhe skemėn e furnizimit tė ushtrisė afgane. Qė prej vitit 2006, kur kryengritjet afgane u intensifikuan, qeveria afgane u bė e varur nga ushtria amerikane, dhe mbėshtetja u dha mė shumė nė luftėn kundėr Al Kaedės dhe talebanėve. Por pėr tė armatosur forcat afgane, tė cilat kanė qenė edhe udhėheqėset e kėsaj lufte, ushtria amerikane ka kėrkuar ndihmėn e njė kompanie tė udhėhequr nga njė 22-vjeēar. Me njė kontratė nga SHBA-tė, e vlefshme me 300 milionė dollarė, kompania AEY Inc, e cila operon e paregjistruar nė njė zyrė nė Miami Beach, u bė furnitori kryesor i ushtrisė afgane dhe forcave tė policisė.
Qė atėherė, kompania ka furnizuar municion qė ėshtė shumė i vjetėr, mbi 40 vjet, dhe i demontuar nėpėr arka. Municioni ėshtė vėzhguar nga vetė gazetarėt e New York Times, ndėrkohė qė ėshtė konfirmuar edhe nė intervistat me zyrtarė amerikanė dhe afganė.
Shumica e municioneve ka ardhur nga rezervat e vjetra tė bllokut komunist dhe ėshtė konsideruar e pasigurt dhe e pavlefshme nga Departamenti i Shtetit Amerikan dhe nga NATO-ja. Pėr ta asgjėsuar kėtė municion tė rrezikshėm pėr jetėn e njerėzve, janė vėnė nė dispozicion miliona dollarė. Nė blerjen e municioneve, kontraktori ka punuar gjithashtu me ndėrmjetės dhe njė kompani demontimi, qė nė listėn e rezervės federale rezulton si kompani ilegale e lidhur me trafikimin e armėve. Pėr mė tepėr, miliona nga kėto pushkė dhe armatime janė prodhuar nė Kinė, duke e qenė kėshtu tė ndaluara sipas ligjit amerikan. Presidenti i kompanisė, Efraim E. Diveroli, ėshtė regjistruar fshehtazi nė njė bisedė, qė tregon qartė korrupsionin nė blerjen e mė shumė se 100 milionė armatimeve nė Shqipėri. Kėtė javė, pas hetimeve mbi performancėn e kompanisė AEY nga The Times, ushtria mėnjanoi kompaninė nga ēdo lloj kontrate federale, dhe tha se Diveroli i kishte mashtruar, duke thėnė se armėt ishin hungareze dhe jo kineze. Z. Diveroli, i kapur me telefon nė njė intervistė, tha se ai nuk kishte dijeni pėr kėtė ngjarje. Problemet me municionin ishin evidente nė vende si Nawa, Afganistan, njė vend afėr kufirit me Pakistanin, ku njė zėvendėskolonel afgan bėri ekspertizėn e arkave me fishekė dhe armatime. Menjėherė pasi municioni kishte arritur atje, arkat shpėrthyen dhe municioni doli jashtė, duke zbuluar se ishte me tė vėrtetė municion i prodhuar nė Kinė nė vitin 1966.Ky ishte municioni qė ata na jepnin pėr tė luftuar, - tha koloneli Amanuddin, i cili si shumė tė tjerė afganė ka vetėm njė emėr. Ky municion na bėri tė shqetėsoheshim, pasi ishte shumė i vjetėr, dhe municioni pas shumė dekadave bėhet mė pak i fuqishėm dhe shumė mė pak i sigurt. AEY ėshtė njė kompani mbrojtjeje e panjohur mė parė, e cila ka lulėzuar qė prej vitit 2003, kur Pentagoni mori vendimin tė shpenzojė miliarda dollarė pėr tė trajnuar dhe dėrguar forca nė Afganistan dhe Irak. Ėshtė njė kompani e dalė nga errėsira dhe duket se ėshtė njė sukses i pashembullt i administratės sė Bushit dhe strategjisė sė tij sė luftės. Duke hetuar mbi tė kaluarėn e kompanisė AEY, nėpėrmjet intervistave tė bėra nė shumė vende tė botės, duke investiguar mbi shumė dokumente konfidencialė qeveritarė dhe duke ekzaminuar njė pjesė tė municionit, u bė e qartė se ushtria nėn presionin e lartė tė Pentagonit pėr tė furnizuar trupat afgane me municion, lejoi njė kompani tė pakonsoliduar tė futej nė botėn e errėt tė tregtisė ndėrkombėtare tė armėve. Kjo kompani arriti tė futej lehtėsisht nė kėtė treg me ndihmėn e Pentagonit, me njė kontratė tė shkruar nė mėnyrė shumė tė paqartė dhe me pak kufizime. Pas pezullimit tė punės, AEY ėshtė nėn investigim nga Departamenti i Mbrojtjes dhe nga Forcat e Imigrimit, rreth cilėsisė dhe origjinės sė municioneve qė ajo furnizonte, si dhe pėr korrupsion e tregti tė jashtėligjshme. Z. Diveroli nė njė intervistė tė shkurtėr telefonike, hodhi poshtė zėrat pėr mashtrime: Unė e di se kompania ime bėn ēdo gjė shumė mirė, - tha ai. Ai gjithashtu sugjeroi qė aktiviteti i tij tė mos bėhej objekt publik. AEY ėshtė duke punuar nėn njė projekt tė Departamentit tė Mbrojtjes. Unė nuk dua tė flas pėr detajet, - tha ai. Pyetjet nė drejtim tė tij, ai ia dha njė avokati, Hy Shapiro, i cili ktheu kėtė pėrgjigje me e-mail: Ndėrkohė qė AEY po punon me shumė intensitet pėr tė pėrmbushur detyrimet qė ka sipas kontratės me Ushtrinė Amerikane, drejtuesit nuk kanė kohė pėr tu ulur nė diskutime pėr detaje. Si pjesė e pezullimit tė punės nė kompaninė AEY, as a. Diveroli as kompania e tij nuk mund tė marrin mė pėrsipėr punė nga shteti federal, derisa tė zgjidhen lidhjet e saj me Ushtrinė e SHBA-ve. Por atij mund ti lejohet tė furnizojė municionin qė ka nė kontratė pėr Afganistanin, sipas njė ligji ndėrkombėtar tė ushtrisė. Nga ana tjetėr, ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i cili la detyrėn e tij si ministėr pas shpėrthimit tė depos, nuk pranon korrupsionin nė shitjen e armėve.
Njė kompani e vogėl amerikane ndėrton njė biznes global
Njė djalosh i ri, 25- vjeēar, David M. Packouz, ishte zėvendėspresident nė kompaninė AEY, dhe ėshtė licencuar si masazhit. Nė muajin janar, komandot amerikane nė Kabul, tė shqetėsuara nga municionet e pasigurta qė sillte pėr ta AEY, kanė kontaktuar Armys Rock Island Arsenal, nė Ilinois, dhe kėrkuan pėrfundimin e kontratės me AEY. Komandot qė shėrbenin nė Army Sustainment Command pasi u takuan me pėrfaqėsues tė AEY nė fund tė shkurtit, thanė se kishin kėrkuar tė ulnin sasinė e municioneve qė vinin pėr nė luftė, pėr shkak tė standardit qė ato kishin. Por menjėherė pas takimit, AEY dėrgon njė tjetėr anije me tė paktėn 1 milion fishekė nė Afganistan. Koloneli David G. Johnson, nga Departamenti i Sigurisė, tha se armatimi ishte jashtė standardit dhe shumė i papėrshtatshėm pėr luftim. Ne nuk jemi tė kėnaqur nga mėnyra sesi ai municion u soll kėtu, - tha kolonel Johnson. Shumė zyrtarė thanė se problemi mund tė ishte shmangur, nėse Ushtria Amerikane do tė kishte bėrė njė kontratė tė qartė pėr kontraktonin.
Dokumentet publikė tregojnė se kontratat e AEY-sė qė prej vitit 2004 kanė qenė tė vlefshme mė shumė se 1 e treta miliard dollarė. Z. Diveroli vendosi vlerė mė tė lartė; ai deklaroi se arrin tė fitojė mė shumė se 200 milionė dollarė nė kėtė biznes ēdo vit. Shumė oficerė tė lartė dhe zyrtarė tė qeverisė, tė cilėt duhet tė mbeten anonim pėr shkak tė investigimit, kanė bėrė tė qartė sesi z. Diveroli dhe njė grup njerėzish tė papjekur, tė cilėt nuk i kanė arritur as tė 20-at dhe pa mbaruar asnjė shėrbim ushtarak apo shkollė tė ngjashme, futen nė njė biznes tė tillė me pėrmasa qeveritare. Shumica prej nesh ngrenė pyetjen: Si kanė arritur tė futen nė kėtė biznes? - tha njė zyrtar nga Departamenti Amerikan i Shtetit.
Njė kompani ambicioze
Kryengritjet e rebelėve afganė alarmuan Pentagonin nė vitin 2006, dhe njėsia amerikane qė trajnon dhe mbėshtet forcat afgane kėrkoi njė sasi shumė tė madhe municioni tek Komanda e Logjistikės sė Ushtrisė. Porosia ishte pėr 53 tipa tė ndryshme municionesh: karabina, pistoleta, fishekė, granata dore, raketa, plumba shotganė, murtaja, tanke e shumė tė tjera. Si fillim, forcat afgane kanė pėrdorur armė tė prodhuara nė Bashkimin Sovjetik. Kjo do tė thoshte se shumica e municionit nga lista e paraqitur duhej tė blihej diku jashtė nėpėr botė. AEY ishte njė nga 10 kompanitė qė ka dhėnė ofertėn pėr tu futur nė kėtė biznes nė fund tė shtatorit 2006, dhe pikėrisht nė fund tė afatit kohor tė vendosur nga Departamenti i Shtetit Amerikan.
Michael Diveroli, i ati i Efraimit, ka themeluar kompaninė nė vitin 1999, kur Efraimi ishte vetėm 13 vjeē. Pėr disa vite, kompania punonte me aktivitet minimal dhe Michael Diveroli ishte i vetmi punonjės i kompanisė AEY. Nė vitin 2004, nė AEY u fut nė skenė Efraim Diverolin, qė nė atė kohė vetėm 18 vjeē, si oficer me 1pėr qind tė aksioneve. I riu Diveroli me njė eksperiencė tė vogėl pune nė municione, kishte punuar mė parė nė njė kompani nė Los Anxhelos, Botach Tactical, e cila merrej me furnizimin me armė tė ushtrisė, dhe qė ishte nėn pronėsinė e xhaxhait tė tij, Bar-Kochba Botach.
Z. Diveroli ndėrpreu intervistėn kur u pyet pėr Botach Tactical. Ndėrkohė, z. Botach, nė njė intervistė telefonike, tha se tė dy, si Michaeli dhe Efraim Diveroli, kishin punuar pak kohė pėr tė, por mė vonė, duke parė intensitetin e kontratave qeveritare pėr furnizimin me armė, me fillimin e luftės, ata themeluan kompaninė e tyre dhe u ndanė mė vete. Ata mė lanė dhe morėn te kompania e tyre edhe njė pjesė tė klientėve tė mi, - tha ai. Ata sigurisht qė thanė: Pse duhet tė punojmė pėr Botach? Kur mund ta bėjmė vetė kėtė punė. Kur Efraim Diveroli u bė pjesė e AEY-sė, filloi tė bėhej shumė agresiv pėr tė kapur kontratat e qeverisė amerikane. Ai fitoi 126 000 dollarė pėr furnizimin me municione dhe materiale tė Forcave Speciale; tė Departamentit tė Energjisė, tė Agjencisė pėr Mbrojtjen e Ambientit, pėr Administratėn e Sigurisė dhe Departamentin e Shtetit. Nė vitin 2005, kur z. Diveroli u bė president i AEY-sė, nė moshėn 19-vjeēare, kompania bėnte oferta nė tė gjitha agjencitė qeveritare pėr tė furnizuar me armė, helmeta, bomba, bateri pėr makinat X-ray pėr ndihmat amerikane nė Pakistan, Bolivi dhe kudo tjetėr. Koloneli i moshuar Amanuddin ka survejuar municionin kinez tė vjetėr 42-vjeēar qė furnizonte AEY nė Afganistan. Kjo kompani ka furnizuar gjithashtu ushtarėt amerikanė nė Irak, biznes i vlefshėm 5.7 milionė dollarė. Dy zyrtarė amerikanė tė pėrfshirė nė kontratėn e Bagdadit, thanė se AEY krijoi menjėherė njė reputacion tė keq. Ata nuk ishin tė besueshėm dhe sillnin municion shumė tė rrezikshėm, - tha njėri prej tyre, i cili kėrkoi qė emri i tij tė mbahej anonim, pasi nuk ishte i autorizuar tė fliste me reporterėt.
Nga ajo kohė, presionet kanė arritur deri tek jeta e Efraim Diverolit. Nė nėntor 2005, njė grua e re mori njė urdhėr pėr mbrojtjen e tij nė Dade Country Circuit Court. Gruaja nė fakt nuk u paraqit nė gjyq, dhe lidhjet e saj me Diverolin asnjėherė nuk ecėn. Por nė letrat e gjyqit, gruaja tha se pasi marrėdhėniet e saj me z. Diveroli u mbyllėn, ajo kishte marrė disa mesazhe kėrcėnuese. Sipas tė dhėnave, sjellja e tij ndaj kėsaj gruaje ishte shumė arrogante. Herėn e parė kur kanė pasur njė debat ballė pėr ballė, ai e ka shtyrė dhe hedhur nė dysheme dhe i ka kėrkuar tė mos ikė. Herė tė tjera, sipas saj, z. Diveroli erdhi nė shtėpinė e saj nėn efektin e pijes, dhe ka goditur dyer e dritare. Gruaja ka deklaruar nė gjykatė, se sjellja e tij e ka frikėsuar dhe se nuk duhej anashkaluar nga policia. Z. Diveroli foli me shumė bindje nė gjyqin e sigurisė. Unė jam presidenti dhe i vetmi punonjės zyrtar i biznesit tim, - shkroi ai nė gjyqin e datės 8 dhjetor 2005. Biznesi im ėshtė i njė rėndėsie tė madhe pėr vendin, pasi unė jam i licencuar nga Mbrojtja e SHBA-sė, pėr tė mbėshtetur luftėn kundėr terrorizmit nė Irak, dhe po bėj ēėshtė e mundur pėr tė furnizuar trupat me armatime dhe pajisje luftarake.
Vėshtirėsitė e z. Diveroli filluan kur AEY po pėrpiqej tė fitonte kontratėn mė tė madhe qeveritare tė bėrė ndonjėherė. Nė 26 nėntor 2006, policia e Miami Beach ėshtė thirrur nė godinėn e tij pėr tė zgjidhur njė keqkuptim midis tij dhe tė dashurės. Sipas raportit tė policisė, ai e ka kėrcėnuar atė e ka zhveshur dhe i ka kėrkuar tė dilte jashtė. Dėshmitarėt kanė thėnė nė polici, se z. Diveroli e ka zvarritur atė mė pas nga korridori nė apartamentin e tij. Policia e gjeti gruan duke qarė, por ajo para policisė tha se Diveroli nuk e kishte zvarritur, kėshtu qė ai nuk u dėnua pėr kėtė. Nė datėn 21 dhjetor 2006, policia ėshtė njoftuar prapė pėr tė shkuar nė shtėpinė e tij, pasi z. Diveroli dhe zėvendėspresidenti i AEY-s, David M. Packouz, ishin duke u grindur me rojėn e parkingut. Sipas policisė, sherri filloi, pasi roja refuzoi ti jepte z. Diveroli ēelėsat e tij dhe a. Diveroli hyri nė garazh pėr ti marrė ato me forcė. Njė dėshmitar tha se z. Diveroli dhe z. Packouz tė dy kanė qėlluar mbi rojėn. Policia kishte fotografuar burrin, mbi tė cilin dukeshin qartė shenja dhune nė kurriz dhe nė fytyrėn e tij. Kur policia kėrkoi z. Diveroli, ata panė se patenta e tij ishte me moshė 4 vjet mė tė madhe, dhe kjo me synimin pėr tė blerė alkool, pasi mosha e tij ishte minoren. Ditėlindja e tij ishte njė ditė mė parė.
Mua nuk mė duhet mė kjo patentė, - tha ai nė polici. Tani jam 21 vjeē. Z. Diveroli ėshtė akuzuar pėr prapėsira, krime, agresivitet dhe falsifikim dokumentesh. Akuzat e tij e vunė biznesin e tij nė rrezik. Z. Diveroli kishte njė licencė me SHBA-tė, e cila duhej pėr punėn e tij. Me njė akuzė pėr krim, licenca mund tė anulohej. (Z. Packouz gjithashtu ishte i mbushur me akuza, por mė vonė ato u hodhėn poshtė; ai refuzoi tė intervistohej pėr kėtė. Pėr tė shmangur ndonjė kundėrshti nė raportim, z. Diveroli u fut nė njė qendėr rehabilitimi nė maj 2007, gjė qė e shpėtoi atė nga gjyqi). Njė i afėrm pagoi z. Diverolin pėr 1000 dollarė si garanci, pasi kontrata e tij pėr furnizimin me armė tė Afganistanit pėr konkretizohej. Qė tė pranohej, sipas ligjit, kompania duhej tė ishte njė kontraktor i pėrgjegjshėm, dhe pėr kėtė duhej tė bėheshin ekzaminimet financiare, tė kishte kapacitete transporti, njė background tė pastėr nė pėrputhje me ligjin dhe tė ishte kompani serioze. Njė javė pasi i afėrmi pagoi garancinė, Banc of America Investment Services nė Miami lėshoi pėr z. Diveroli njė letėr ku vėrtetohej se kompania e tij kishte para cash tė mjaftueshme pėr tė blerė municione me sasi tė madhe. U tha se AEY kishte nė llogari 546 966 895 dollarė. AEY e fitoi kontratėn nė janar 2007. Tė pyetur pse zgjodhėn AEY, Komanda e Ushtrisė u pėrgjigj me shkrim se: Oferta e AEY ishte mė e mira pėr qeverinė.
Armatimet e bllokut Lindor
Si Ushtria Amerikane (Army), ashtu edhe AEY i kanė mbajtur sekret blerjet e municioneve. Ata e kanė quajtur njė ēėshtje konfidenciale dhe nuk kanė dhėnė asnjė informacion se ku blihej municioni, pėr ēfarė ēmimi dhe sasie. Por faktet e dhėna nga njė zyrtar hidhnin dyshime mbi performancėn e kompanisė, si kompani qė merrej me trafikimin e armėve nė Evropė. Raporti tregonte se AEY merrte armė nga rezervat e armėve nė bllokun lindor, pėrfshirė Shqipėrinė, Bullgarinė, Republikėn Ēeke, Hungarinė, Kazakistanin, Malin e Zi, Rumaninė dhe Sllovakinė. Armatimi ripaketohej nė mėnyrė qė tė mos dukej si i vjetėr. Disa ishin me cilėsi mė tė mirė, por kishte tė tjera qė ishin jashtė pėrdorimit. Kontrata qė kishte bėrė Ushtria Amerikane (Army) me AEY nuk kishte pėrcaktuar qartė dallimin midis llojeve tė municioneve. Kur SHBA ose NATO-ja blejnė municione pėr nevojat e tyre, pėrcaktojnė qartė edhe standardet qė duhet tė ketė municioni, pėrfshirė prodhimin, paketimin, ruajtjen, testimin dhe transportin. Standardet janė tė ndara sipas armatimeve, pasi ka municione qė prishen. Me kalimin e kohės, armatimet dhe eksplozivėt degradojnė dhe pjesa e jashtme merr ngjyrė tjetėr. Kushtet e mjedisit: lagėshtia, ndryshimi i temperaturės, lėkundjet etj., pėrshpejtojnė ndryshkjen, duke i bėrė municionet mė pak tė sigurta. Rregullat e NATO-s kėrkojnė qė municioni tė testohet vazhdimisht gjatė jetės sė tij dhe testi regjistrohet.
Pėr fishekėt e pushkėve, testimi fillon qė nė moshėn 10 -jeēare, sipas Peter Courney-Green, shef i municioneve nė Zyrėn e NATO-s. Bashkimi Sovjetik, i cili ka pėrcaktuar municionin qė ka blerė AEY, ka zhvilluar tė njėjtat testime, tė cilat janė akoma nė pėrdorim. Por kur Ushtria Amerikane (Army) shkroi kontratėn pėr Afganistanin, nuk mori parasysh as standardet e NATO-s as ato tė Rusisė. Nė kontratė ėshtė shkruar vetėm se municionet duhet tė jenė tė fortė dhe rezistentė nė tė gjitha njėsitė pa kualifikim. Se ēfarė do tė thotė kjo, nuk mund tė pėrcaktohet. Njė zyrat nė Komandėn Mbėshtetėse tė Ushtrisė (Army) tha se municionet ishin pėr armė tė huaja, dhe e rėndėsishme ishte qė fishekėt tė futeshin nė armė. Nuk ėshtė kėrkuar asnjė testim dhe nuk ka limit vjetėrsie, - tha Michael Hutchison, drejtori i komandos pėr blerjen. Pėrderisa municioni nuk ėshtė pėr inventarin e SHBA-ve, Ushtria (Army) nuk ka pse kėrkon standarde cilėsie apo paketimi pėr kėtė municion. Kur blihej ky municion, z. Hutchison tha se, Ushtria Amerikane kufizohej nga standardet qė vinte klienti, d.m.th njėsia e Ushtrisė nė Afganistan, dhe sipas tij, klienti nuk kishte vėnė as kritere vjetėrsie, as testime pėr municionin.
Me kėto standarde tė paqarta nė dorė, AEY e kishte rrugėn tė hapur. Stacioni i parė ishte Shqipėria, njė shtet i pakalueshėm gjatė kohėve sovjetike, qė tani kėrkon ti bashkohet NATO-s. Nė Shqipėri ka sasi tė mėdha stoku municionesh, tė prodhuara nga Kina nė vitin 1960-1970. Cilėsia e rezervave tė armatimeve ndryshon shumė, - tha William D. G Hunt, -njė oficer britanik tashmė i dalė nė pension, i cili ka pasur nė ngarkim tė gjithė armatimet e Ministrisė sė Mbrojtjes sė Shqipėrisė nga viti 1998 deri nė vitin 2002. Sipas tij, tė paktėn 90 pėr qind e rezervave nė Shqipėri janė mė shumė se 40-vjeēare. Nėse do tė kėrkohej njė raport, unė dyshoj se shumica e municionit do tė ishte jashtė standardit, - tha ai. Kjo firmė e vogėl amerikane, e cila u fut nė kėtė biznes global, nuk kaloi pa probleme pėr Shqipėrinė, kur depoja shpėrtheu nė afėrsi tė Tiranės, duke vrarė tė paktėn 23 persona, plagosur 300 tė tjerė dhe duke shkatėrruar qindra shtėpi. Para se kontraktorėt e Ushtrisė Amerikane filluan tė blejnė nga kėto depo, municionet shqiptare ishin nė listėn e asgjėsimit nga NATO dhe Perėndimi. Gjatė vitit2007, SHBA ka kontribuar me 2 milionė dollarė pėr tė asgjėsuar armėt e kalibrit tė vogėl dhe 2000 tonė municione shqiptare, sipas Departamentit Amerikan tė shtetit. Njė Program i NATO-s qė pėrfundoi nė fund tė vitit tė kaluar, kishte nė plan shkatėrrimin e armėve nė 16 vende lindore. Ajo ka dhėnė 10 milionė dollarė pėr tė shkatėrruar 8700 tonė municione tė vjetruara. SHBA-tė kontribuoi gjithashtu me 500 000 dollarė nė kėtė program. Midis armėve tė shkatėrruara ishin 104 milionė fishekė 7.62 milimetra, qė janė ekzaktėsisht municionet qė AEY bleu nga Shqipėria. Shqipėria ofroi shitjen e 10 milionė fishekėve tė prodhuar para vitit 1950. Pas testeve, njė pėrfaqėsues i AEY mori 1000 fishekė pėr ti asgjėsuar. Kjo sipas Ylli Pinarit, drejtor i Agjencisė sė Eksportit nė kohėn e shitjes. Sipas tė dhėnave, AEY bleu mė shumė se 100 milionė fishekė me urdhrin e Pentagonit. Municioni sipas listės sė paketimit daton nė vitin 1960. Kompania kontraktoi gjithashtu njė biznesmen lokal me emrin Kosta Trebicka, pėr tė hequr municionin nga arkat e vjetruara prej druri dhe duke i vendosur nė kuti metali hermetike- sipas standardit ushtarak tė paketimit qė mbron municionet nga lagėshtia dhe plasja, si dhe lehtėson transportin.
Linja ēeke
Meqė fishekėt nė Shqipėri pėrgatiteshin pėr tu transportuar nė Afganistan, z. Diveroli nisi tė kėrkojė armatime nga Republika Ēeke pėr tė pėrmbushur njė urdhėr tė Ministrisė sė Brendshme tė Irakut. Nė maj tė vitit 2007, sipas dy zyrtarėve amerikanė, qeveria ēeke kontaktoi me ambasadėn amerikane nė Pragė, me njė qėllim: AEY po blinte 9 milionė fishekė nėpėrmjet Petr Bernatik, njė shtetas ēek qė ishte akuzuar nga zyrtarėt ēekė pėr trafik tė paligjshėm armėsh. Akuzat kishin tė bėnin me ngarkesėn e granatave dhe raketave qė shkonin drejt Kongos, dhe ngarkesa ilegale armėsh drejt Sllovakisė, nė kundėrshtim me embargon ndėrkombėtare. Z. Bernatik i pati mohuar publikisht tė dyja akuzat. Por ata qenė tejet tė besuara pėr Uashingtonin, i cili e renditi nė vendet kryesore tė listės sė Kontrollit tė Mbrojtjes Tregtare. AEY nuk ėshtė implikuar kurrė nė tregun e zi. Por qeveria ēeke, e cila kishte liri veprimi rreth shitjeve, i kėrkoi ambasadės amerikane nėse donte qė tė pėrfshinte z. Bernatik nė punėt e AEY-sė, - thonė burimet nga zyrtarėt amerikanė, tė cilėt duan tė ngelen anonimė, pėr shkak se ata nuk janė tė autorizuar tė flasin rreth pėrmbajtjeve me karakter diplomatik. Shtetet e Bashkuara nuk u pėrpoqėn tė bllokonin transaksionet, sepse tregtia me Irakun ishte nė interesat amerikane dhe sepse akuzat ndaj z. Bernatik nuk u provuan kurrė. Nė datė 7 maj tė vitit 2007, qeveria ēeke dha njė licencė eksporti. Nė njė intervistė telefonike, Brenatik tha se organizoi shtatė fluturime pėr nė Irak nė emėr tė AEY-sė vitin e fundit. Ne kemi njė marrėdhėnie normale biznesi, - u shpreh ai.
Biznesi ndėrkombėtar i armėve operonte herė nė dritė e herė nė hije dhe ėshtė i pėrzier me korrupsion zyrtar. Qeveri janė pėrpjekur qė ta rregullojnė me kalimin e viteve, me sukses tė kufizuar. Diveroli po fillonte tė jepte urdhra tė mėdhenj nė ushtri, ai po futen nė njė botė tė hijezuar dhe nė njė intervistė tė shkurtėr, ai kishte bindjen se nė ēėshtjet me Shqipėrinė kishte korrupsion. Si ecin punėt nė Ministrinė e Mbrojtjes shqiptare? Kush ėshtė i pastėr? Kush ėshtė i pisėt? As qė dua tia di pėr kėto gjėra, - thotė ai.
Ndaj Diveroli nuk bėri marrėveshje direkte me zyrtarėt shqiptarė. Njė kompani ndėrmjetėse u regjistrua nė Qipro, Evdin Ltd, qė blinte municionin dhe ia shiste kompanisė sė Diverolit. Paketuesi amerikan i pėrfshirė nė kėtė marrėveshje, Trebicka, tha se ai dyshonte se qėllimi i Evdin ishte tė transferonte paratė tek zyrtarėt shqiptarė. Shitjet sipas Trebickės ishin mister: Shqipėria shiste municion tek Evdin pėr 22 USD pėr 1000 fishekė, ndėrsa Evdin ia shiste AEY tė Diverolit pėr shumė mė tepėr. Diferenca sipas Trebickės ndahej me zyrtaret shqiptare, me Pinarin, qe ishte kreu i agjencisė sė eksportit tė armėve dhe me ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Tani Berisha, Pinari e Mediu i kanė mohuar akuzat. Por Trebicka thotė se pasi ngriti shqetėsimin pėr Evdindhe Ministrinė e Mbrojtjes, kompania u detyrua tė pėrjashtohej nga kontrata. Nė 11 qershor 2007, Trebicka dhe Diveroli bėjnė njė bisedė telefonike pėr problemet e biznesit nė Shqipėri. Trebicka regjistroi kėtė bisedė dhe mė vonė ua kaloi hetuesve shqiptarė. Nė 11 qershor 2007, Trebicka dhe Diveroli biseduan nėpėrmjet telefonit problemet me tė bėrin biznes nė Shqipėri. Trebicka regjistroi bisedėn dhe mė pas ua dha kasetėn hetuesve amerikanė. Biseda tregoi qė kompania amerikane ishte e korruptuar nė marrėveshjet me Shqipėrinė dhe me Henri Thomet, njė trafikant zviceran qė qėndronte pas Evdin. Nė regjistrime, tė cilat Trebicka i ndau me NYT, Diveroli sugjeronte Henri Tomein si ndėrmjetės. Pinari ka nevojė pėr njė djalė si Henri nė mes, qė tė kujdeset pėr tė dhe djemtė e tij, tė cilėt nuk janė asnjė pjesė e biznesit tim. Unė sdua tia di pėr atė biznes. Unė dua tė di pėr biznese tė legjitimuara, - thotė Diveroli. Diveroli rekomandoi qė Trebicka tė firmoste kontratėn, duke i ēuar njė nga vajzat e tij pėr tė bėrė seks me Pinarin. Gjithashtu, pėrveē seksit, i rekomandoi edhe lekė.
Bėje tė lumtur Pinarin, mbase tė jep njė shans tjetėr. Nėse ai merr 20.000 dollarė prej teje....
Nė fund tė bisedės, Diveroli ankohet pėr bizneset me Shqipėrinė. Ka shkuar shumė larg kryeministri me djalin e tij. Unė nuk mund ta luftoj kėtė mafie. Ėshtė bėrė shumė e fuqishme. Kafshėt kanė dalė jashtė kontrollit, - pėrfundon ai. Nė e-mailet e kėmbyera, Thomen mohon rolin zyrtar tek Evdin. Pėrfshirja e Thomet nė marrėveshjen me Shqipėrinė ka qenė vetėm prezantimi i Diverolit tek partnerėt dhe zyrtarėt potencialė atje. Menaxheri i Pėrgjithshėm i Evdin, Bogdan Choopryna, thotė se akuzat e Diverolit nuk janė tė vėrteta.
Tani fakti se kush e ka pronėsinė e Evdinit mbetet publikisht e panjohur.
Evdin ėshtė regjistruar nė 26 shtator 2006, njė javė pas fitimit tė tenderit tė Diverolit pėr armėt nė Afganistan, sipas regjistrit zyrtar tė Qipros. Kompania thuhet se e ka zyrėn nė Larnaka, Qipro, dhe drejtor i saj ėshtė Pambos Fellas. Por rezultoi se Evdin nuk ka zyrė as staf atje. Ndėrsa Fellas qė ndodhej brenda tha se nuk ishte drejtor i Evdin, por njė drejtor i emėruar, roli i tė cilit ishte vetėm tė regjistronte kompaninė. Shenja tė tjera tė ēojnė pėrsėri nė Zvicėr. Pinari fillimisht u tha dy gazetarėve se kishte punuar me Evdin nėpėrmjet Thomet. Por pasi gazetari ia tha kėtė Thomet, Pinari e ndryshoi historinė, duke iu referuar Fellasit dhe zyrės sė Evdin nė Qipro. Diveroli gjithashtu tha se kompania qipriote drejtohet nga njė individ zviceran. Vete Thomet ėshtė akuzuar disa herė pėr trafik tė paligjshėm armėsh edhe nga grupi Amnesty International. Aktivitetet e tij gjithashtu kanė qenė shqetėsuese nė Uashington. Tani mbetet nėn hetim kompania amerikane e Diverolit dhe autoritetet po merren dhe me finalizimin e kontratės pėr municionet nė Afganistan tė nisura nga kompania AEY. Ngarkesa e fundit e urdhėruar nga AYE ėshtė firmosur mė 21 mars pėr 155 milionė dollarė municione.
Artikulli thotė se Rok Island Arsenal, autoriteti kontraktues pėr armėt nė Afganistan po heton ēėshtjen edhe me investigues qė kanė vizituar Shqipėrinė dhe Afganistanin.
Materialin e raportuan C. J Chivers nga Nawa, Afganistan, Rusia dhe Ukraina, Eric Shmitt nga Uashington dhe Miami Beach, Nicholas Wood nga Tirana. Nė raportim ka kontribuar dhe Alain Delaqueriere dhe Margot Williams nga Nju Jorki, James Glanz nga Bagdadi dhe Stefanos Evripidou nga Qiproja.
|
|
Top
|
|
|
|
#995400 - 03/30/08 09:58 AM
Re: New York Times - Trafiku i Armeve ne Shqiperi
[Re: Sami_Yan]
|
kobe
anetar
Registered: 07/17/07
Posts: 156
|
Ca tkeqe ka me shit armet e vjetra?
|
|
Top
|
|
|
|
#995792 - 04/07/08 01:07 PM
Re: New York Times - Trafiku i Armeve ne Shqiperi
[Re: Sami_Yan]
|
Dorela
anetar i ri
Registered: 03/07/08
Posts: 12
|
Akoma se keni kuptuar? shqipetareve per fat te keq nuk ju ngel shume per te zgjedhur,kjo tragjedia e Gerdecit nuk mendoj se ka te beje me Sali Berishen sikurse flitet,shpresoj qe populli yne te hap syt edhe mos te merret me me demostrata apo me politik,se kshu skemi per te ecc kurr perpara.
|
|
Top
|
|
|
|
Moderator: Ujku81, personazh, S_6_T_6_N_6, ....., Dimir
|
|