Ne Gerdec nje fshat i cili ndodhet rreth 2km nga qyteti i Vores dhe rreth 8km nga kryeqyteti ka ndodhur nje tragjedi e vertete. Ne oren 12:10 eshte degjuar nje shperthim i jashtezakonshem prej nje rreze rreth 48 km. Nje fabrike e cila merrej me cmontimin e predhave luftarake ka marre zjarr.! Shperthimi i pare ka ndodhur ne oren 12:10 dhe per te pakten 10 min. punonjes dhe banore te zones perreth kane filluar te largohen me shpejtsi nga zona. 10-12min. me pas eshte pare dhe degjuar nje shperthim i cili mund te jete i krahasueshem me shperthimin e nje bombe me hidrogjen. Ndertesa te tera jane zhveshur pothuajse plotesisht nga muret, goditje jo te vogla jane ndjere ne Aeroportin Nene-Tereza deri ne Tirane. Deri tani sipas burimeve qeveritare jane 5 te vdekur dhe mbi 200 te plagosur. Po punohet per evakuimin e plote te zones perreth dhe po kerkohen te mbijetuar nga forcat e ushtrise, policise etj..... Shtetet fqinje po ofrojne ndihma mjekesore dhe mjete per kerkimin e te mbijetuarve. [img][/img] Kosova ka ofruar rreth 400 qese me gjak, po keshtu dhe nga Greqia eshte nisur nje aerolplan mjekesor i cili do te vij se bashku me nje personel mjekesor dhe mjetet e nevojshme. Qindra qytetare jane drejtuar drejt qendrave te dhurimit te gjakut ne te gjithe qytetet e vendit, ju mund te kontribuoni duke dhururar gjak prane qendrave te emergjence te ngritura prane spitaleve... [img][/img]