6528 Members
69 Forums
17179 Topics
970659 Posts
Max Online: 371 @ 10/24/07 04:59 PM
|
|
|
#992781 - 02/16/08 03:12 AM
Pavaresia e Kosoves - 17 Shkurt 2008
|
Mandi
Legacy Version
anetar i AF
Registered: 11/02/02
Posts: 2666
Loc: Offenburg
|

17 Shkurt 2008, isha edhe une aty! Momenti erdhi! Cdo Shqiptar kudo ne bote kete date do ta mbaj mend perhere si nje dite historike, mbase dita me e madhe e shqiperise(asaj etnike) qe nga 12 nentori, dite ku do te shpallet endrra, shpresa dhe loti i atyre qe u sakrifikuan,PAVARESIA e kosoves, e Kosoves sone, e Kosoves Shqiptare. Krijmi i Republikes se Kosoves e cila i hap rruge unifikimit, mbase jo te kufijve tane apo te shqiptareve ne nje shtet sic do te donim te gjithe, nje republike shqiptare dhe jo me republika e shqiperise apo e kosoves, por i hap rruge bashkimit te njerezve qe tashme nuk do te ndjejne friken e asnje ushtrie, politikani ekstremist apo nacionalizmit te pushtuesve.
Dhuna, gjaku, largimet, gjenocidi serb dhe lufta moren fund, vdiqen sebashku me Jugosllavine dhe Millosheviqin. Kjo dite shenon largimin nga erresira dhe afrimin me perendimin, ndryshe bashkimin tone.
Me shume diskutime ...
|
|
Top
|
|
|
|
Moderator: S_6_T_6_N_6
|
|