4 registered
(klejla, albano_dj, 2 invisible)
and 55 anonymous users online.
|
|
6528 Members
69 Forums
17181 Topics
970664 Posts
Max Online: 371 @ 10/24/07 04:59 PM
|
|
|
#992724 - 02/14/08 05:18 PM
17 Shkurt 2008, isha edhe une aty!
|
CeljanFr_all
www.edsh.org-ZOGIST
anetar i AF
Registered: 11/02/07
Posts: 386
Loc: Shqiperi
|
Momenti erdhi! Cdo Shqiptar kudo ne bote kete date do ta mbaj mend perhere si nje dite historike, mbase dita me e madhe e shqiperise(asaj etnike) qe nga 12 nentori, dite ku do te shpallet endrra, shpresa dhe loti i atyre qe u sakrifikuan,PAVARESIA e kosoves, e Kosoves sone, e Kosoves Shqiptare. Krijmi i Republikes se Kosoves e cila i hap rruge unifikimit, mbase jo te kufijve tane apo te shqiptareve ne nje shtet sic do te donim te gjithe, nje republike shqiptare dhe jo me republika e shqiperise apo e kosoves, por i hap rruge bashkimit te njerezve qe tashme nuk do te ndjejne friken e asnje ushtrie, politikani ekstremist apo nacionalizmit te pushtuesve.
Dhuna, gjaku, largimet, gjenocidi serb dhe lufta moren fund, vdiqen sebashku me Jugosllavine dhe Millosheviqin. Kjo dite shenon largimin nga erresira dhe afrimin me perendimin, ndryshe bashkimin tone. JO ME!
Fituam po fituam, te dielen do te jeme atje per te respektuar ata te cilet nuk do te jene aty, ata qe na sollen fitoren, na sollen lirine ne shkembim te gjithckaje, FALEMINDERIT, une do te jeme aty per tju deshmuar te gjithe europes dhe fqinjeve tane se ne fituam, se drejtesia fitoj, do te jeme aty per tju treguar nje dite niperve te mi se isha edhe une aty!
Mbase ato qe po them dikujt mund ti duken si propagande nacionaliste, une jam nje shqiptar dhe merrini si ti doni. Shpresoj qe cdo shqiptar te shkoj ne Prishtine per te festuar ate dite duke u bere pjese e historise, eshte momenti jone, eshte shekulli jone ne ballkan!
|
|
Top
|
|
|
|
#992782 - 02/16/08 03:15 AM
Re: 17 Shkurt 2008, isha edhe une aty!
[Re: CeljanFr_all]
|
Mandi
Legacy Version
anetar i AF
Registered: 11/02/02
Posts: 2666
Loc: Offenburg
|
Cilat shtete do ta njohin te parat Pavaresine e Kosoves?
Deri tani di qe jane shprehur pozitive: Shqiperia Kroacia Japonia Maqedonia (dje)
|
|
Top
|
|
|
|
#992834 - 02/17/08 06:21 AM
Re: Get used to newlook Kosovo, Sarkozy tells children
[Re: GJYSHI]
|
BAB_LYMI
TirOns
anetar i AF
Registered: 04/08/05
Posts: 2336
Loc: TeK ZemrA Saj
|

Nje dite ndryshe kjo e sotmja per te gjithe Shqiptaret kudo qe ndodhen neper bote , sidomos per ata qe jetojne ne Kosove , nje dite ku do te shpallet nje nga ngjarjet me te medha te kombit Shqiptar, PAVARESIA E KOSOVES, kjo fjale magjike , per te cilen per gati nje shekull, ( 96 vjet) eshte derdhur gjak, eshte enderruar per te qene si te gjithe te lire, te kene identitetin e tyre, shtetin e tyre , e pra gjysma e kombit SHqiptar merr fryme lirisht ne diten e sotme , nje atmosfere feste qe nuk duhet ta humbisni per te mos qene prezent sot ne Kosove , ne Prishtine aty ku do jete qendra e festimeve per diten e shenuar, jam emocionuar shume mbreme teksa e kam percjell deri ne 4 te nates neper Tv evenimentin e madh , me kane prekur kosovaret qe kane emigruar teksa ktheheshin per te festuar kete dite te shenuar , kete dite qe aq shume e kishin pritur, nje dite ndryshe , nje afmosfere ndryshe , nje Kosove e Lire, me ka prekur karvani i makinave nga Shqiperia qe niseshin per ne Kosove per te festuar sebashku, me flamuj kuq e zi , me flamuj amerikane, te bashkimit europian qe duhet tu jemi mirenjohes , qe na mbeshteten , na perkrahen , na sollen deri ne kete dite aq te pritur, as i ftohti i madh nuk e ndal dot gezimin e nje kombi te vuajtur , nuk i ndal dot lotet e gezimit, qe po me dalin dhe mua tek sa shkruaj keto rrjeshta, me con shume larg kjo dite , me con ne 1912 e larget dite e cila po perseritet serish sot 28 Nentor dhe 17 Mars dote mebeten ditet e pavarsise te dy shteteve te te njejtin KOMB.
Homazhe dhe respekte te gjithe atyre qe nuk jane sot te gjalle, (200.000 eshte numri te vrareve nga genocidi serb)nuk jane sot per te pare qe ideali i tyre, gjaku i tyre me ne fund u pagua , nuk eshte I.Rugova figura mitike e Kosoves qe nisi rrugen e gjate te kalvarit per te arrritur pavarsine , nuk eshte Adem Jashari , komandanti legjendar emri i te cilit nuk do harrohet, gjaku i te cilit se bashku me te gjithe te renet per kete Dite , do te njihet si gjaku i PAVARSISE.
Flm AMerikes. Europes per te gjithe ndihmesen qe po japin e kane dhene.
Populli Kosoves duhet te tregohet i matur , per te mos shkaktuar incidente , per ti treguar botes se e meritojne Pavarsine,dine te qeverisin , dine te bashjetojne dhe me ate komb qe i ka shtypur per shekuj me rradhe ( serbet)
KOsova do te jete shteti i 193-te ne bote. 10788 kilometer katror eshte siperfaqja e Kosoves. 2.175.000 banore eshte popullsia e Kosoves. 250.000 banore ka Prishtina Kryeqyteti i Kosoves. 15.000 eshte numri te vrareve ne luften e 1998-99.
_________________________
Dite rrogash , data shtate S'po vjen babi u be nate Babi ja ka shtu rakise Nuk mendon per njerzit e shpise
|
|
Top
|
|
|
|
#992863 - 02/18/08 04:22 AM
Re: Get used to newlook Kosovo, Sarkozy tells children
[Re: Zemrushi]
|
jimmy84
anetar i AF
Registered: 12/11/03
Posts: 1063
Loc: rrugėve tė atdheut
|
Do te doja qe t`ju uroja shqiptareve te Kosoves "Gezuar Pavaresine!" po meqe kam dy dite qe e ndjej veten kosovar keshtu qe po them vetem "BAC, U KRY! Fli i qete se ne mbare Kosoven nuk degjohet me zeri i Sllobos po vetem zeri yt BACE! Dhe jo vetem ne Kosove po deri ne Kremlin BACE!"
Une nuk pata fatin te isha ne kryeqytetin e kombit shqiptar mbreme, fatkeqesisht e festova ne Tirane. Vertet qe 17 shkurtin une s`do ta harroj kurre, por momenti me i mrekullueshem dje ka qene kur vellai i Adem Jasharit ne kullen e tij tha: "Ketu e kemi edhe Ademin edhe Hanen. Cohuni!" dhe u ngriten femijet qe mbanin emrat Adem dhe Hana.
Nejse po i leme ndjenjat sa per tani. Pavaresia e Kosoves nuk eshte thjesht akt patriotik por edhe politik. Dhe sic thote Doxha i Venedikut tek filmi "Skenderbeu": "Ndjenjat e poetit nuk vlejne ne ceshtjet e shtetit". Kosova fitoi betejen por jo luften. Sigurisht qe kjo ishte beteja vendimtare dhe fundi i "luftes" dihet tani por puna eshte sa do zgjase kjo "lufte"? Dhe Kosova ka disa "beteja" te medha perpara. Pike se pari qe veriu i Kosoves te kete kryeqytet Prishtinen dhe jo Beogradin. Pike se dyti qe te futet ne OKB dhe e treta qe te mos ngelet ne ate gjendje qe e ka lene Serbia por ne mos Zvicer te pakten te arrije standaarte normale si psh Sllovenia. Kjo do jete goxha sfide e veshtire.
Per sa i perket njohjes nga shtetet situata nuk eshte "vaj" por nuk eshte as "uthull": SHBA, dhe brenda vitit gjithe BE-ja nuk jane pak. Dhe te mos harrojme vendet e Konferences Islamike qe as qe diskutohet qe do e njohin shume shpejt.Te mos harrojme edhe shumicen e vendeve te Amerikes Latine, Qendrore, Azise dhe Afrikes qe jane satelite te Amerikes ose BE-se. Kurse vendet "skeptike" si Kina apo Indonezia dalengadale do binden se nuk besoj te rrije duarkryq Europa me Ameriken. Kurse persa i perket Rusise, besoj se ka kohe ketu e 5 vjet qe do zgjase "EULEX". Ndersa Serbia ka dy rruge: Ose te lere Kosoven dhe te "shkoje" me Europen, ose te humbe Kosoven dhe te "perdhunohet" nga Europa.
_________________________
Nuk ėshtė turp tė lindėsh injorant, por tė vdesėsh i tillė....kjo s`durohet. ERIH MARIA REMARK
Njeri mos i beso shprehjes "Njih vetveten". Sapo ta njohėsh do marrėsh arratinė. MARK TUEIN
|
|
Top
|
|
|
|
#992924 - 02/18/08 12:26 PM
Re: Get used to newlook Kosovo, Sarkozy tells children
[Re: Dardan Krishti]
|
SiHana
anetar i AF
Registered: 12/09/05
Posts: 403
|
Gezuar Pavarsia Kosove, Gezuar Shqiperi, hapi tjeter BASHKIMI KOMBETAR
_________________________
Nxitja nė pėrēarje ėshtė mė e rėndė se mbytja
|
|
Top
|
|
|
|
#992928 - 02/18/08 01:00 PM
Re: Get used to newlook Kosovo, Sarkozy tells children
[Re: Dardan Krishti]
|
Gysi
anetar i AF
Registered: 03/14/03
Posts: 1627
Loc: Tirane
|
Sapo jam kthyer nga Prishtina dhe ishte vertete e mrekullueshme te ishe deshmitar i lindjes se Kosoves se pavarur. Eshte vertete nje dite e madhe, ndoshta me e madhja ne historine e Shqiperise pas asaj qe beri Islmail Qemali ne Vlore. Te ishe ne Prishtine, si dhe ne te gjithe Kosoven keto dite do te thote te prekje historine. Gjithsesi, une mendoj se nuk ka kurrfare vendi per skepticizem. Shqiptaret kane tashme fatin ne dore dhe duhet ta shfrytezojne. Kosova fitoi pavaresine, hodhi hapin e pare me te redesishem, e tashme i duhet te hedhe shume hapa te tjere drejt zhvillimit si dhe drejt bashkimit me Shqiperine. Persa i perket flamurit te sotem, une mendoj se nuk ka vend per racizem, lidhur me perfshirjen e etnive te tjera ne te. Flamuri i vertete i Kosovareve eshte ai i cili valevitej gjate ketyre diteve kudo ne Shqiperi dhe Kosove. Ai, qe ngriti dje Hashim THaci, me mjaft zgjuarsi prej Kosovareve quhet "flamur shteteror", nderkohe qe flamuri i vertete i popullit kosovar, "flamuri kombetar", eshte ai qe e kemi valevitur bashkarisht gjate te gjithe historise, qe kur ky vend ka pasur dhe ka njohur flamur.
Perpjekjet e serbeve, duken qartesisht qe jane agonike. Por mbi te gjitha, nuk mendoj se eshte real percaktimi si mbatharake i Kosovareve qe u be me lart. Perkundrazi, Kosovaret kane rrokur armet dhe kane luftuar, ndonese me nje ushtri krejtesisht amatore dhe te keqarmatosur perballe asaj serbe. Nuk ka kurrefare dyshimi per trimerine e tyre ne kete drejtim. Por akoma dhe me te papranueshme jane racizmat te cilat kerkojne pabarazi ndermjet etnive ne Kosove. Per mua kjo eshte e papranueshme. Eshte elementare per nje shtet modern ne shek XXI, te respektoje pakicat si dhe te njohe per te barabarte kedo qe eshte shtetas i tij, pavaresisht nga prejardhja etnike e tij. Racizma te tilla me duket se e demtojne tmerresisht Kosoven si dhe te gjithe ceshtjen shqiptare ne pergjithesi, dhe duhet ti largojme, ti flakim tutje nga fjalori yne.
Edited by Gysi (02/18/08 01:04 PM)
|
|
Top
|
|
|
|
#992929 - 02/18/08 01:10 PM
Re: Get used to newlook Kosovo, Sarkozy tells children
[Re: SiHana]
|
SiHana
anetar i AF
Registered: 12/09/05
Posts: 403
|
Franca Afganistani USA Britania e madhe Italia Shqiperia Turqia kane njohur tashme zyrtarisht pavarsine e Republikes se Kosoves
derisa Po i kane thene edhe shume shtete tjera te cilat shume shpejt do njohin pavarsine e Kosoven
Danimarka, Finlanda, Polonia, Suedia, Hungaria,...
Edited by SiHana (02/18/08 01:13 PM)
_________________________
Nxitja nė pėrēarje ėshtė mė e rėndė se mbytja
|
|
Top
|
|
|
|
#992950 - 02/18/08 02:37 PM
Re: Get used to newlook Kosovo, Sarkozy tells children
[Re: Kondrapedali]
|
Mandi
Legacy Version
anetar i AF
Registered: 11/02/02
Posts: 2666
Loc: Offenburg
|
Turp eshte ne fakt! Kur Rusia fliste per anullim te Pavaresise, dhe per abuzim te te drejtes se Serbeve, Shqiperia duhet te dilte dhe te thoshte qe Kosova ka qene historikisht nje dhunim i te drejtes se Shqiptareve nga Serbia dhe me se fundi po vihej pak drejtesi ne vend! Edhe deklarata e Qeverise Shqiptare ishte si deklarate e nje shteti ne fund te botes.
|
|
Top
|
|
|
|
#992953 - 02/18/08 02:51 PM
Re: Get used to newlook Kosovo, Sarkozy tells chil
[Re: Kondrapedali]
|
Ray
anetar i AF
Registered: 12/02/03
Posts: 515
Loc: here matane detit ,here ktej d...
|
|
|
Top
|
|
|
|
#992955 - 02/18/08 03:33 PM
Re: Get used to newlook Kosovo, Sarkozy tells chil
[Re: Ray]
|
SiHana
anetar i AF
Registered: 12/09/05
Posts: 403
|
Mandi dhe Kontra
Shqiperia e ka njohur Republiken e Kosoves qysh me 2 korrik te vitit 1990 dhe ka mbeshtetur ate gjate gjithe rrugetimit te saj per kte dite te madhe nuk ka kursyer asgje as gjakun i cili u derdhe nga shume e shume bije te saj, andaj ska nevoj te ndihemi te nervozuar apo te merzitur per kte gje, fati eshte ne anen tone ta gezojme ate
ne kto momente ndihem njeriu me krenar per vendin tim Shqiperi, per Kosoven time te pavarur
Zoti te bekofte KOMBI IM, cofsh cdo here kshtu i bashkuar sikurse qe je tani
me respekt Shqiptarja - kosovare
Edited by SiHana (02/18/08 03:44 PM)
_________________________
Nxitja nė pėrēarje ėshtė mė e rėndė se mbytja
|
|
Top
|
|
|
|
Moderator: S_6_T_6_N_6
|
|