Who's Online
1 registered (1 invisible) and 20 anonymous users online.
Newest Members
Erti_albo_tdot, ana111111, almend, ari poetry, HArD_dAnCe
6804 Registered Users
November
Su M Tu W Th F Sa
1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30
Shout Box

Top Posters
18734
pinkparadise
15196
Kondrapedali
13804
I
13655
TEDI
13076
USA
Forum Stats
6804 Members
70 Forums
17321 Topics
964923 Posts

Max Online: 371 @ 10/24/07 11:59 PM
Faqet e fundit
»Chat.al
»Arkiva Mediatike - Infoarkiv
»virtualbania
Page 1 of 21 12345>Last »
Topic Options
Rate This Topic
#990059 - 01/06/08 01:54 PM Mbulesa (hixhabi) tek femrat (besimtare) muslimane
"Dr.Dituria" Offline
anetar


Registered: 01/03/08
Posts: 48
Loc: Gjermani
Mbulesa (hixhabi) tek femrat (besimtare) muslimane

Shkruan,Sabri selmani


All-llahu bėri mbulesen titull nderi duke thėnė:

"O ti Pejgamber, thuaju grave tua, bijave tua dhe grave tė besimtarėve le tė vėjnė shamitė (mbulojė) e veta mbi trupin e tyre, spese kjo ėshtė mė afėr qė ato tė njihen (se nuk janė rrugaēe) e tė mos ofendohen. All-llahu fal gabimet e kaluara, Ai ėshtė mėshirues. "

Mbulesa (hixhabi) ėshtė pasterti e zemres

E kur kėrkoni prej tyre (grave tė Pejgamberit) ndonjė send, atė kėrkonie pas perdės, kjo ėshtė mė e pastėr pėr zemrat tuaja dhe tė tyre."(ahzab 23)

Mbulese ėshtė respekt ndaj Zotit

"O bijtė e Ademit, Ne krijuam pėr ju petk qė ju mbulon vendturpėsinė dhe petk zbukurues. Po petku i devotshmėrisė, ai ėshtė mė i miri. Kėto janė
argumentet e All-llahut, ashtu qė ata tė pėrkujtojnė. "/araf 26/

Mbulesa ėshtė besim

Allahu nuk u eshte drejtuar me urdherin e Tij per mbulese jobesimtareve,por besimtareve.Ai thote:" Dhe thuaju besimtareve..." dhe thote 'dhe grave te besimtareve".

Mbulesa eshte per ata qe turperohen

"Ēdo fe ka moralin e vet, kurse morali i Islamit eshte turpi"(hadith)

"Turpi eshte prej minait (besimit), kurse imani te shpie ne xhenet" (hadith)

Hixhabi akt i bindjes

Hixhabi ėshtė njė akt i bindjes ndaj Allahut. "Kur All-llahu ka vendosur pėr njė ēėshtje, ose i dėrguari i Tij, nuk i takon (nuk i lejohet) asnjė besimtari dhe asnjė besimtareje qė nė atė ēėshtje tė tyre personale tė bėjnė ndonjė zgjidhje tjetėrfare. E kush e kundėrshton All-llahun dhe tė dėrguarin e Tij, ai ėshtė larguar shumė larg sė vėrtetės." (Kur'an, 33:36)

Po ashtu ne Kur'an Allahu thote:

"Thuaju edhe besimtareve tė ndalin shikimet e tyre, tė ruajnė pjesėt e turpshme tė trupit tė tyre.
Tė mos zbulojnė stolitė e tyre pėrveē atyre qė janė tė dukshme,
le tė venė shamitė mbi krahrorin e tyre dhe tė mos ua tregojnė bukuritė e tyre askujt pėrveē burrave tė vet, babajve tė vet ose babajve tė burrave tė vet, djemve tė vet ose djemve tė burrave tė vet, vėllezėrve tė vet ose djemve tė vėllezėrve tė vet, apo djemve tė motrave tė veta, ose grave tė tyre (qė u pėrmenden) dhe robreshave, tė cilat i kanė nė pronėsinė e tyre, ose shėrbetoreve meshkujt tė cilėt nuk ndiejnė nevojė pė femrat ose fėmijėt qe nuk janė tė pjekur (pėr gra).
Le tė mos kėrcasin me kėmbėt e tyre pėr tė mos zbuluar fshehtesinė nga stolitė e tyre.
Pendohuni tė gjithė te Allahu, o besimtarė, nė mėnyrė qė tė gjeni shpėtim."
(Kur'an, 24:31)
Hixhabi eshte Modesti

Allahu (swt) thote ne Kur'an: "O ti Pejgamber, thuaju grave tua, bijave tua dhe grave tė besimtarėve le tė vėjnė shamitė (mbulojė) e veta mbi trupin e tyre, pse kjo ėshtė mė afėr qė ato tė njihen (se nuk janė rrugaēe) e tė mos ofendohen. All-llahu fal gabimet e kaluara, Ai ėshtė mėshirues." (Kur'an, 33:59)
Thote Allahu (swt) ne Kur'an: "O bijtė e Ademit, Ne krijuam pėr ju petk qė ju mbulon vendturpėsinė dhe petk zbukues. Po petku i devotshmėrisė, ai ėshtė mė i miri. Kėto janė argumentet e All-llahut, ashtu qė ata tė pėrkujtojnė. (Kur'an, 7:26)
Hixhabi eshte Simbol i Islamit

Njė nga parimet themelore tė Islamit ėshtė se besimi ėshtė njė mesazh, deklaratė apo komunikim me anė tė gjuhės, njė besim nė zemėr, i cili manifestohet nė cdo pjesė tė trupit. Prandaj kur njė besimtare muslimane dėshmon pėr besimin e saj nė Allahun dhe tė Derguarin e Tij, me siguri do tė vendosė tė manifestojė besimin e saj edhe nė veshje pėr t'u dalluar nga jo-besimtarėt.

Rruga pėr tek Hixhabi

Hixhabi nuk ėshtė diēka arabe, pakistaneze, zezake, etj. Por ėshtė njė komand nga Allahu (swt), e sqarimet pėr te janė dhėnė nė Kur'an si dhe nė Sunetin e Profetit Muhammed (as) per t'i dhėnė gruas mbrojtje dhe siguri.
Rruga pėr tek Hixhabi pėrshkon keto 3 hapa:
Nijeti (apo qėllimi) ėshtė hapi i parė. Veshja e Hixhabit ėshtė pėrmbushje e njė prej urdhrave tė Allahut, prandaj mund tė klasifikohet si njė akt adhurimi. Hixhabi duhet tė vishet vetėm dhe vetėm qė tė jesh nė perputhje me urdhėrin e Allahut (swt) duke kėrkuar kėnaqesinė e Tij.

Dituria ėshtė hapi i dytė. Imam Bukhari, dijetar i madh pėr Hadithin, ka thėnė: "Dituria duhet t'i paraprijė ēdo veprimi apo thėnieje". Prandaj motra muslimane duhet tė kėrkojė dituri pėr ēėshtjen e Hixhabit nė Kur'an, Sunetin e Profetit dhe nė literaturen islame qė tė jetė sa mė e qartė dhe e sigurtė vetė.
Dashuria ėshtė hapi i tretė. Njė nga shenjat e besimit tė vėrtetė ėshtė ta bėsh adhurimin me dashuri. Dashuria pėr Hixhabin qė ka qenė tek brezat e parė tė grave muslimane duket sikur ėshtė dobėsuar pak nė zemrat e gruas muslimane sot. Kur Aliu e pyeti gruan e tij Fatimen, vajzen e Profetit, se "Cila ėshtė gjėja mė e dashur pėr njė grua besimtare?", ajo iu pergjigj "Tė mos shikoje e tė mos e shoh asnjė burrė tė huaj". Ēfarė ndodhi me kėtė dashuri pėr modestinė? Qė tė kthejmė dashurinė pėr Hixhabin nė zemrat e geave muslimane, gruaja muslimane, duhet tė largojė nga zemrat semundjen sipas tė cilės Hixhabi i bėn inferiore dhe i kufizon jeten. Hixhabi i gruas muslimane ėshtė e drejta e saj dhe nderi i saj qė ia ka dhėnė Allahu, Zot i tė gjithė botėrave. Eshtė drita e saj qė e dallon motren muslimane nga errėsira e jobesimtarėve.

Kiel,Gjermani


Edited by "Dr.Dituria" (01/06/08 01:57 PM)
_________________________
11111

Top
#990090 - 01/06/08 07:23 PM Re: Mbulesa (hixhabi) tek femrat (besimtare) muslimane [Re: "Dr.Dituria"]
Kondrapedali Offline
Vendosmėri



Registered: 05/14/04
Posts: 15196
Loc: atje ku ariu polar vret fokėn ...
"Ēdo fe ka moralin e vet, kurse morali i Islamit eshte turpi"(hadith)


Hajde moral tė fortė qė paska Islami hajde. Turpi nuk ėshtė moral por ėshtė shtypje. Njeriu nuk ka pse tė ketė turp. Vetėm njė fe njerėzore e ul njeriun nė atė shkallė sa tė ketė turp nga vetja. Ky lloj "morali" ka pėr qėllim shuarjen e individit, krenarisė, dėshirės, etj.

Shkrimi i mėsipėrm hedh edhe njėherė dritė mbi anomalitė e kėsaj bote.

Zot na ruaj nga fetė e nga fetarėt!
_________________________
Vulgus vult decipi!


Top
#990116 - 01/07/08 10:55 AM Re: Mbulesa (hixhabi) tek femrat (besimtare) muslimane [Re: Kondrapedali]
"Dr.Dituria" Offline
anetar


Registered: 01/03/08
Posts: 48
Loc: Gjermani
Shamia dhe diskriminimi


Tek shikon emisione dhe dokumentarė nė mediat shqiptare pėr historinė e Nėnė Terezės, parelelisht tė bie nė sy artikujt e shtypit tė shkruar nė lidhje me problemin e vajzės nga Durrėsi dhe heqjen e sė drejtės sė saj, duke i mohuar arsimimin pėr shkak tė veshjes fetare.Shenjtėrimi i Nėnė Terezės me njė shami nė kokė, bie ndesh me ē’shenjtėrimin e shamisė sė muslimanes shqiptare.Kjo nga frika se ndoshta shamia e saj do tė sjelli mė shumė bamirėsi dhe njohje ndėrkombėtare pėr rritjen e numrit e tė shenjtave shqiptare. Shamia e muslimanes ėshtė bėrė problemi i rradhės nė shoqėrinė shqiptare.Ndoshta problemet dhe politikat pėr arsimimin janė zgjidhur dhe tani nuk ka ngelur vetėm se njė ēėshtje qė padyshim bie nė kundėrshtim dhe me kushtetutėn shqiptare E drejta pėr besim dhe zbatimin e tij nė vende publike lejohet nė kushtetutė (Kreu i parė, Neni 24).Ndėrsa kodi penal saksionon se ndalimi i shprehjes sė lirisė sė besimit dėnohet dhe me burgim.Deklarimet e ndonje rektori paragjykues ndaj besimit tė njė vajze muslimane, se shkolla ėshtė laike nuk kanė kurrfarė argumentimi llogjik.Shkollat janė institucione arsimimi publike tė cilat janė ndėrtuar nga prindėrit tanė pėr tė mirėn e shoqėrisė.Ato rikonsturohen herė pas here me taksat qė shqiptarėt muslimanė apo jomuslimanė i paguajnė shtetin shqiptar.Fuksioni i shkollės ėshtė qė tė edukojė shoqėrinė dhe jo tė pėrjashtojė dhe tė pėrbuzė njė pjesė tė saj.Pikėrisht e drejta e ushtrimit tė besimit nė jetėn publike nuk e pėrjashton mundėsinė pėr tė drejtėn e praktimit tė bindjes fetare qoftė nė veshje ose nė ide.Cdo njeri lind i lirė dhe e pėrdor vullnetin e tij pėr ti bėrė mirė shoqėrisė duke i bėrė mirė vetes sė tij.Ministria e arsimit dhe rektorėt e saj, duhet tė jetė me e kujdesshme nė politikat e arsimit tė cilat duhet tė pėrfshijnė tė gjithė shoqėrinė pa pėrjashtime.Shpesh herė ne muslimanėve na vjen keq pėr viktimizimin e fėmijvė tė cilat mbahen peng dhe pa arsim nga fenomeni i gjakmarrjes dhe dėshirojmė qė shteti tė gjejė mynyra pėr edukimin e tyre.Mirėpo mesa duket viktima kėtė herė jemi ne dhe jo pėr shkaqe subjektive.Dyshimi jonė pėr hipokrizinė e reklamave tė propagandės se femrat nė vendet muslimane janė tė shtypura, shtohet nga ngjarjet e fundit ku vajzave muslimane nuk i jepet drejta pėr tu arsimuar sė bashku me njė politikė ku eksportohet demokracia, mirėpo sumvencionohet drejtėsia.Jemi mėsuar t’a shikojmė Shqipėrinė nė listat pranė vendeve tė korruptura, afėr Afganistanit mirėpo mesa duket do na duhet ta shikojmė dhe nė listat e heqjes sė drejtave tė grave pėr arsimim.Ndėrkombė tarėt morėn insiativėn pėr ti rikthyer tė ‘drejtat’ grave afgane ndoshta ndėrhyjnė ose do tė ndėrhyjnė dhe nė Shqipėri kjo sepse problemi i shamisė ėshtė i eksportuar nga vendet e iluminizmit. Mos mbajtja e shamisė nė shkolla me argumentimin se shteti ėshtė laik dhe ėshtė i ndarė nga feja ėshtė njė farsė.Imagjinoni sikur muslimanėt shqiptarė tė thonin se meqė shteti ėshtė laik ne sduhet ti paguajmė taksat qeverisė sepse taksat shkojnė pėr rektorėt pa futur kėtu ryshfetet dhe bakshishet nė fund tė sezoneve tė provimeve.E pra para se ideusit e politikės sė arsmimit tė merren me tė drejtat e muslimanėve dhe arsimimin e tyre, duhet ti edukojnė rininė pėr luftėn kundėr korrupsionit e cila ka kapur majat intelektit shqiptar duke filluar nga doktorėt, profesorėt, politikanėt etj.Tė merren me prostuticionin dhe hallkat e tij qė po pėrhapen nė shoqėrinė shqiptare (striptizmi, homoseksualiteti etj). Ndoshta paragjykimet dhe ksenofobia e tyre lidhet patjetėr me mentalitetin e shoqėrisė shqiptare tė kohės sė diktaturės ku mbizotėrontė ideologjia e luftės sė klasave.Tani lufta e klasave ėshtė kthyer nė luftė kundėr besimit dhe veshjes sė flamurit tė krenarisė nė kokat e muslimaneve. Ky flamur sfidon lakuriqėsinė e cila si njė copė mishi ua nxjerr gjuhėn jashtė seksomaniakėve me grada shkencore.Tė cilėt maninė e tyre e pėrdorin dhe pėr tė intriguar vajzat e sinqerta nė sezon provimesh.Zemrat mohuese dhe veset e shoqėrisė duhet tė jenė sfida e mijėvjecarit.

Xhemis Stafa
_________________________
11111

Top
#990147 - 01/07/08 06:26 PM Re: Mbulesa (hixhabi) tek femrat (besimtare) musli [Re: "Dr.Dituria"]
TheWanderer Offline
endacak
anetar i AF


Registered: 02/10/07
Posts: 435
Loc: Anes rruges...
Dr. Dituria, nuk e di me ke duhet debatuar, me ty apo me Xhemisin? Te mbrosh nje pikepamje nuk do te thote qe duhet te akuzosh pa kuraje dhe ne menyre te fshehte nje fe tjeter, per te cilen lihet te kuptohen se i behen leshime, ndersa myslymanizmit jo. Kushtetu e Shqiperise, thote qarte fare qe lejohet shprehja, JO ZBATIMI, sic pohohet ne kete artikull, i fese dhe bindjeve te cdo individi ne publik. Po ne kushtetuten e Shqiperise thuhet se shkolla eshte nje insitucion publik laik. Nuk duhet ngaterruar qellimshem fjala vend publik me institucion publik qe me kushtetute eshte institucion laik. Kushtetuta e Shqiperise i lejon cdo njeriu te ece ne rruge, te shkoje ne restorante apo kudo tjeter ne VENDE publike sic i pelqen, qofte dhe ne perputhje me fene e tij, por ne njejten kohe kushtetuta shpreh se institucionet shteterore si shkollat, qe i perkasin shtetit shqiptar, jane te karakterit laik. Prandaj Xhemi, ngaterron qellimisht dy nene te Kushtetutes shqiptare, duke kerkuar drejtesi dhe duke akuzuar disa seksomaniake (nuk ka pse te arrihet ne ofendime) qe po shkelin te drejtat kushtetuese te njeriut. Eshte e vertete qe shkolla eshte institucion qe edukon rinine. Por e edukon laikisht, pasi i tille eshte dhe karakteri i saj. Nese ekzistojne shkolla fetare private, rinia mund te veje atje qe te edukohet nga ana fetare.

Nuk jam dakord as me ate qe perpara se te merren me shkeljen e nje rregulli shteteror qeveria duhet te merret me korrupsionin dhe me prostitucionin (striptizmin dhe homoseksualizmin). Qe kur feja dashka t'i jape orientime nje qeverie laike? Qe kur homoseksualizmi apo striptizmi qenkan ne kundershtim me rregullat e shtetit shqiptar. Nese e shikoni problemin nga ana fetare, trajtojeni fetarisht, por mos citoni kushtetuten dhe mos keqinterpretoni shamine ne koken e nene Terezes.

Me duket normale qe shteti te nderhyje sa here qe nje praktike fetare bie ndesh me rregullat e tij. Me kujtohet nje rast qe e kam permendur dhe me pare ketu: Ne Irak nje vajze u vra me gure, pasi feja kete ndeshkim kerkonte. Duke u bazuar ne argumentimin e sjelle ne artikullin e mesiperm, nese nje gje e tille ndodh ne mes te Tiranes, shteti nuk duhet te nderhyje, pasi Kushtetuta u siguron njerzve shprehjen e fese se tyre ne menyre individuale ose kolektive.

P.S Verifiko mire Kushettuten para se ta citosh: Behet fjale per Kreun II, neni 24 dhe jo per Kreun I.


Edited by TheWanderer (01/07/08 06:27 PM)
_________________________
A smile is the lighting system of the face, the cooling system of the head and the heating system of the heart.

http://youtube.com/watch?v=l3YFmpSFJ40
I went out walking with a bible and a gun...
Yeah I left with nothing, nothing but the thought of you...
I went wandering...



Top
#990152 - 01/07/08 07:05 PM Re: Mbulesa (hixhabi) tek femrat (besimtare) musli [Re: TheWanderer]
OROSHI Offline
anetar aktiv


Registered: 06/02/04
Posts: 5762
Loc: Njaty ku ti s'mundesh me ardh.
[Edituar]

Edited by Mandi (01/07/08 07:20 PM)
Edit Reason: Permbaju temes

Top
#990171 - 01/08/08 10:59 AM Re: Mbulesa (hixhabi) tek femrat (besimtare) musli [Re: OROSHI]
"Dr.Dituria" Offline
anetar


Registered: 01/03/08
Posts: 48
Loc: Gjermani
Shamia nuk e pengon pavarėsinė e Kosovės

Ėshtė mase e ditur pėr ne dhe Bashkėsinė ndėrkombėtare se pengesė pėr pavarėsimin e Kosovės janė Beogradi dhe Moska. Para disa ditėsh Sekretari gjeneral i OKB-sė Ban Ki Moon i kishte dhėnė njė intervistė gazetės italiane "La Republica" i cili kishte thėnė se Ēeshtja e Kosovės ėshtė shndėrruar nė luftė globale mes SHBA-sė dhe Rusisė, mirėpo disa intelektual dhe gazetar kosovar mendojnė ndryshe. Ata konsiderojnė se njėra nga pengesat e pavarėsisė sė Kosovės na qenka praktimi dhe veshja e myslimaneve nė Kosovė Fjala ėshtė pėr tri nxėnėset nga rajoni i Drenicės te cilat edhe pse kanė dėshmuar me suksesin dhe mirėsjelljen e tyre te larte ato duhet tė largohen pasi na qenka problem pėr ecurinė dhe mbarėvajtjen e mėsimit dhe kjo do pengonte pavarėsimin e Kosovės. Mbulesa apo Hixhabi ėshtė urdhėr i dhėnė nė Kur'an edhe pse tė njėjtin petk e mbante edhe Nėnė Tereza qė tė tillėt sot ndjehen krenar me veprėn e saj.

Tė gjendur nė njė situate jo tė volitshme dhe duke u pėrballur me probleme tė brendshme partitė politike nė vend se ta luftojnė krimin dhe korrupsionin ata merren me ēėshtjen e shamisė. Tė mos i luftosh dhe ndeshkosh kriminelet dhe hajdutet do tė thotė tė u bashkohesh nė krim dhe korrupsion.

Nėse Ztr Ylber Hysa dhe partia e tij Ora synojnė qė Kosovės tė ja sjellin pavarėsinė dhe ta anėtarėsojnė nė instancat mė tė larta ndėrkombėtare ata duhet ti pėrshtaten parimeve qė ato i kėrkojnė dhe pėr tė qenė anėtare e OKB-sė Kosova duhet ti respektoj tė drejtat e ēdo individi. Ēdo qytetar i Kosovės do duhej tė gėzonte lirinė e shprehjes, mendimit. Kėto tė drejta dhe liri nė asnjė rast nuk do mund tė zbatoheshin kundėr parimeve tė Kombeve tė Bashkuara.

Ne si qytetarė tė Kosovės duam apo nuk duam do jemi tė detyruar ta pranojmė minoritetin serb si pjesė e shoqėrisė Kosovare . Ata do gėzojnė tė drejta nė lirinė e mendimit, shprehjes dhe fesė, kemi shembullin e 800 hektarė tok ė dhėnė kishave serbe ndėrsa muslimanet sot nuk kanė vendfalje dhe kėtė e bėjnė nė ambient te hapur edhe ne temperatura tė ulėta.

Sot pseudopatriotėt tė shtyre pėr ta pranuar realitetin e ri nuk marrin guximin tė ndeshen dhe kundėrshtojnė perėndimoret kur vihen nė pah tė drejtat e pakicave serbe nė Kosovė por ngurojnė tė prekin dhe cenojnė tė drejtat fetare Islame te bashkėkombėsve te tyre.

Neve na ėshtė thėnė te mos pėrzihemi nė ēėshtjet e brendshme tė ministrisė sė Arsimit dhe drejtoria e Arsimit nė Skenderaj merr vendime pa u konsultuar fare me Ministrinė e Arsimit edhe pse pėr kėtė veprim ata nuk kanė mbėshtetje ligjore ngase pėr kėtė nuk ekziston ligji por para se ta sjelle vendimin Drejtoria e Arsimit nė Skenderaj ata do duhej se bashku me Ministrinė e Arsimit ta elaborojnė por gjithnjė duke respektuar pikat qė vijojnė mė poshtė:


Deklarata pėr Eliminimin e tė gjitha formave tė intolerances dhe tė diskriminimit qė mbėshteten nė fenė ose binden qė ėshtė shpallur nga Asambleja e Pėrgjithshme e Kombeve tė Bashkuara me 25 nėntor 1981 ( Rezoluta 36/55)

Neni 1
1. Ēdo njeri ka tė drejtėn e lirisė sė mendimit, tė ndėrgjegjes dhe tė fesė. Kjo e drejtė parakupton pėr tė pasur njė fe ose ēdo besim qė e zgjedh vetė, si dhe lirinė pėr tė manifestuar fenė ose besimin, individualisht ose bashkėrisht , si nė publik ashtu edhe privatisht, pėrmes kultit dhe kryerjes se riteve, praktikave dhe mėsimdhėnies.

Neni 2
1. Askush nuk mund tė bėhet objekt diskriminimi nga njė Shtet, nga njė institucion, nga njė grup ose njė individ i ēfarėdoshėm pėr arsye tė fesė ose tė besimit tė tij.

DEKLARATA E PĖRGJITHSHME MBI TĖ DREJTAT E NJERIUT

Neni 18.

<>

Nėse synoni te jeni pjese e shoqėrisė evropiane do duhej tė keni parasysh se nesėr mund tė ndesheni me pakica tė kombėsive tė ndryshme ashtu siē mund tė kemi nė institucione arsimore nxėnės tė kombėsive te ndryshme nga India, Kina etj ashtu qe do ju duhej te ja respektoni religjion dhe praktikimin e turbanit Indian ose pėrndryshe do sanksionohemi nga Bashkėsia Evropiane.

Shumė shkolla amerikane dhe angleze sot praktikojnė mėsimin e ndarė ne gjini, sipas njė raporti tė bėrė nė shtator tė vitit 2006 nga Stateline nė SHBA-te ky sistem ėshtė nė rritje e sipėr sipas tyre kjo ndarje e gjinive ka ndikuar pozitivisht nė suksesin e nxėnėsve prandaj edhe mbulesa nė kėtė rast sinjalizon se ajo vijon shkollimin pėr tė pėrfituar dituri e jo tė jetė objekt i gjysmėzhveshjes tek profesorėt dhe bashkėmoshatarėt e saj siē jemi dėshmitar i tė sotshmės.


Kosovaret sa herė qe zėnė nė gojė demokracinė kujtojnė SHBA-te dhe Britaninė si modele tė demokracisė dhe miqėsisė por ata duhet ta din se me kėtė rast hixhabi tek institucionet e tyre nuk paraqet pengesė nė procesin mėsimor, edhe pse gazetari Nebi Qena kishte pėrmendur Anglinė si njė nga shtetet qė ndalon hixhabin e qė nuk ėshtė aspak e vėrtetė nėse vėrtetė ndodh njė gjė e tillė atėherė le ta sjell dėshminė, ndėrsa sa i pėrket Turqisė ajo nėn udhėheqjen e re gėzon pėrkrahje nga Bashkėsia Evropiane dhe mu kjo udhėheqje kėrkon mbajtjen e shamisė nė institucionet publike.

Tani kjo me kujtoi njė ngjarje ne vitin 2004 kur nė Oklahoma ( SHBA) iu ishte ndaluar njė vajze muslimane 11 vjeēare tė vijoj mėsimin si pasojė e shamisė. Ajo arriti tė vazhdoj mėsimin me vendimin e vet Departamentit tė Drejtėsisė se SHBA-sė. Si dhe raporti i mėpastajmė i Kenneth Roth drejtor ekzekutiv i Human Rights Watch kur thotė citoj "Hixhabi nuk ėshtė vetėm pasqyrim i besimit por edhe njė obligim ndaj vet besimit Islam"

Drejtorėt e gjimnazeve Muhamed Bajraktari dhe Bekim Latifi duhet ti preokupoj problemi me reformat qė ata duhet ti zbatojnė nė shkollat qė drejtojnė. Bashkėqytetaret dhe familjarėt e nxėnėsve nė pėrgjithėsi janė nė dijeni se nė institucionet arsimore sillen vagabond qė nė tė shumtėn e rasteve viktimė e kėsaj janė vet femrat.

Kėto probleme datojnė qe nga viti 1991 dhe ende vazhdojnė, profesorėt ende kanė probleme dhe telashe me vet nxėnėsit, shume nga ta janė rrahur e kėrcėnuar pėr arsye te ndryshme prandaj ėshtė nonsens tu merret e drejta e shkollimit kėtyre vajzave pėr njė pjesė mėndafshi, ajo qė kėto vajza posedojnė nė karakterin e tyre, edukata dhe zulmi pėr tė pėrfituar dije ėshtė mė me vlerė se ana sipėrfaqėsore, mos ua merrni kėto tė drejta , femra ne Islam vlerėsohet pėr diturinė,devotshmėrinė dhe kontributin e saj ne shoqėri e jo pėr pamjen e saj, sikur mendojmė se pavarėsimi i Kosovės dhe hyrja nė BE bėhet me anė tė lakuriqėsisė e jo modestisė

I sugjeroj Ylber Hysės dhe Nebi Qenės te merren me ēėshtje madhore dhe tė mos merren me gjėra qė nuk e pengojnė procesin e pavarėsisė, apo ndoshta keni frikė se mund tė bini viktimė si nė rastin e Milaim Zekės para pak ditėsh

Tė thuash sot se muslimanėt pengojnė pavarėsimin e Kosovės ėshtė i njėjtė si ti bashkėngjitėsh propagandės serbe kur sulmojnė shqiptarėt pėr nga besimi islam sa pėr ti bėrė lajka SHBA-se dhe Evropės por qė fatkeqėsisht ju keni rėnė pre e tyre.


I sugjeroj akademik Rexhep Ismajlit, Ylber Hysės dhe Nebi Qenės tė merren me dukuritė negative qė na kanė kapluar ta luftojnė krimin e organizuar, Korrupsionin, KEK-un, Infrastrukturėn, Mbindėrtimet ilegale qė ja kanė zėnė frymėn Prishtinės e tė kenė respekt dhe nder pėr kėto vajza sepse ato nuk po e prishin rendin dhe qetėsinė, ato vetėm po e kryejnė njė obligim parėsor ndaj Zotit. Nėse keni frikėn ndaj Zotit mendoni se njė ditė do pėrgjigjeni.


Malcolm X pat thėnė " E vėrteta ėshtė gjithmonė nė anėn e tė shtypurit" kjo tė jep pėrshtypje se sot nė Kosovė tė veprosh mirė dėnohesh dhe tė kundėrtėn shpėrblehesh rastet e fundit e vėrtetojnė kėtė.

Sot ne pėrballemi me gabime fondamentale nė shoqėrinė tonė nė tė cilėn jetojmė. Kemi nevojė tė jashtėzakonshme pėr kulturė tė modestisė, nė veshmbathje nė sjellje dhe nė fjalė, pėrndryshe statistikat e keqtrajtimeve dhe divorceve do tė keqėsohen gjithnjė e mė shumė dhe femrat do tė jenė ato tė vetmet qė do ta paguajnė ēmimin.

Njerėzit vlerėsohen pėr intelektin e tyre dhe jo pėr tiparet sipėrfaqėsore fizike, Nxėnėset nė kėtė gjimnaz e kanė dėshmuar intelektin e tyre me suksesin e treguar prandaj mos ua ndalni ketė.

Naim Berisha
_________________________
11111

Top
#990686 - 01/16/08 06:53 PM Re: Mbulesa (hixhabi) tek femrat (besimtare) musli [Re: "Dr.Dituria"]
Gysi Administrator Offline
anetar aktiv


Registered: 03/14/03
Posts: 1627
Loc: Tirane
Doktor, te lutem mos posto shkrime lart e poshte duke mbushur forumin me coppy/paste. Nese ke vertete nje gje qe deshiron ta diskutosh shtroje vete me fjalet e tua ose, mund te marresh dicka, nje shkrim, nje artikull edhe te vijosh ta diskutosh, por nuk ka kuptim ta konsiderosh forumin si shpallje ku vendos gjithcka qe gjen lart e poshte ne internet.
Nese ke dicka per te shprhur thuaje, por mos i mbush tema me shkrime te marra neper faqe te ndryshme interneti. Ketu jemi per te diskutuar dhe jo per te lexuar gjithcka qe arkivon ti nga interneti.

Nese do te vazhdosh te devijosh ne kete menyre qellimin per te cilin funksionon ky forum, do te te fshihen temat.
_________________________
Njih vetveten [url] www.vizion-islam.com [/url] [url] www.erasmusi.org [/url]

Top
#990697 - 01/16/08 09:06 PM Re: Mbulesa (hixhabi) tek femrat (besimtare) musli [Re: Gysi]
Kondrapedali Offline
Vendosmėri



Registered: 05/14/04
Posts: 15196
Loc: atje ku ariu polar vret fokėn ...
Ky Naimi qeka famoz fare (se Dr. Dituria po se po). Nė Angli e SHBA klasat kanė filluar tė ndahen nė klasa meshkujsh e femrash dhe kėtė ky tutkalli ja vesh fesė (se qeka e turpshme me msu bashk - konkluzion qė del duke lexu, dhe sigurisht duke qeshur, Naimin). Nė SHBA tė paktėn, klasa kanė filluar tė ndahen pasi nevojat e meshkujve dhe tė femrave janė tė ndryshme nė tė njėjtėn moshė. Gjithashtu, thithja e njohurive kryhet me proēese tė ndryshme nga djemtė e nga vajzat. Prandaj, duke u bazuar nė studimet sociologjike e psikologjike tė nxėnėsve, shumė shkolla (kryesisht private) nė SHBA kanė filluar tė eksperimentojnė klasat e ndara.

Sė dyti, shfaqja e fesė nė publik nuk ka tė bėjė me shfaqjen e fesė nė institucionet publike tė cilat nė shtetet perėndimore janė laike. Fjala laik, presupozon respektimin e tė gjithėve, pėrfshi edhe ateistėt, satanistėt, etj. Nė mėnyrė qė tė evitohen acarimet e pashmangshme, pasojė e natyrės njerėzore, institucionet shtetėrore publike janė laike. Pra nė to nuk pranohet shfaqja e simboleve fetare.

Nė Kanada, shoqatat islamike, u ngritėn dhe kėrkuan heqjen e kryqit nga salla e mbledhjeve tė Bashkisė nė njė qytezė tė vogėl pasi ky simbol fetar acaronte (dhe kėtu vėreni absurditetin) shikuesit e mbledhjeve tė kėshillit bashkiak. Dhe kryqi u hoq pasi nė tė vėrtetė ishte nė kundėrshtim me Kartėn e tė drejtave dhe lirive tė njeriut.

Nė njė rast tjetėr, lutjet katolike qė bėheshin pėrformė para mbledhjeve tė kėshillave bashkiakė nė shumė qytete kanadeze (nė provincėn e Kebekut) u modifikuan pėr tė mos patur asnjė element religjioz nė to pasi anėtarė jo-besimtarė (apo parimistė) tė kėtyre kėshillave i konsideronin si fyese ndaj besimit (apo mos-besimit) tė tyre.

Kėshtu pra, vllau Naim e shokėt e tij, bėjnė mirė tė respektojnė edhe ata tė drejtat e bashkėqytetarėve tė tyre tė cilėve as nuk i bie ndėrmend pėr fenė e qė kanė tė drejtėn tė mos acarohen nga shfaqje tė simboleve fetare nė institucione publike ku ata edhe mund tė punojnė.

Pėr sa i pėrket Nėnė Terezės, ėshtė gomarlliku mė i madh tė pėrmendet nė kėtė ēėshtje pasi ajo nuk pretendoi kurrė tė mėsonte nė njė shkollė publike laike e veshur me mbulesė. Ajo e mbante atė ashtu siē mund ta mbajė ēdo njeri (pėrfshi edhe ndonjė mashkull travestit) nė jetėn e tij private a publike por jashtė institucioneve publike.

Pra, vllau Naim e Dr. Dituria, shkoni bėni ēiēin dhe mendohuni mbi tė drejtat e tė tjerėve po ashtu siē mendoheni pėr tė drejtat tuaja apo tė vėllezėrve tuaj.
_________________________
Vulgus vult decipi!


Top
#992272 - 02/08/08 09:15 PM Re: Mbulesa (hixhabi) tek femrat (besimtare) musli [Re: Kondrapedali]
shkodrani_1980 Offline
anetar i AF


Registered: 09/24/04
Posts: 515
Loc: aty ku sta pret mendja
kondrapedal po me dukesh me tamam kondrapedal ti sic e ke thane dhe vete. mesa duket ti e pranoke qe gjerat i ben kondrapedal ti.
_________________________
http://vetvetja.faqet.com

Top
#992276 - 02/08/08 09:30 PM Re: Mbulesa (hixhabi) tek femrat (besimtare) musli [Re: shkodrani_1980]
Kondrapedali Offline
Vendosmėri



Registered: 05/14/04
Posts: 15196
Loc: atje ku ariu polar vret fokėn ...
Sigurisht. Nuk besoj se ėshtė kaq e vėshtirė tė kuptohet. Megjithatė, kjo nuk don me than qi un e kam gabim. Pėrkunrazi, munet qi me tregu se si kta miqt e shkrimit (apo dhe tjer qi e menojn si kta) mun ti sjellin dam Atdheut (llaf ky qi ban shum shqiptar me qesh). Prandej edhe Kondrapedali duhet qi m'i than njiher ktyne bihudeve m'u nalė para se m'u lshu tatpjet.

Shpresoj se m'ke kuptu.

_________________________
Vulgus vult decipi!


Top
#992590 - 02/12/08 08:34 PM Re: Mbulesa (hixhabi) tek femrat (besimtare) musli [Re: "Dr.Dituria"]
Eagle-II Offline
anetar


Registered: 01/27/05
Posts: 33
Loc: ne mars
 Originally Posted By: "Dr.Dituria"
Shamia nuk e pengon pavarėsinė e Kosovės

Ėshtė mase e ditur

...........
Jo pavarsine,por pengon zhvillimin dhe te ēon drejte "Afganistanizmit".
_________________________
ne mars do te shkojme te gjithe

Top
#992618 - 02/13/08 05:21 PM Re: Mbulesa (hixhabi) tek femrat (besimtare) musli [Re: Eagle-II]
Gysi Administrator Offline
anetar aktiv


Registered: 03/14/03
Posts: 1627
Loc: Tirane
Ti shqipe dukesh njeri qe nuk e pengon fare zhvillimin!
_________________________
Njih vetveten [url] www.vizion-islam.com [/url] [url] www.erasmusi.org [/url]

Top
#993648 - 03/03/08 03:15 PM Re: Mbulesa (hixhabi) tek femrat (besimtare) musli [Re: Gysi]
SARA; Offline
anetar


Registered: 02/28/08
Posts: 47
Loc: with the Gangsters Paradise
Zhvillimin kurrsesi nuk ta pengojne mbulesat ne koke por mbulesat ne mendje. A i ke pare ato vajza me shamia qe kane mbaruar universitetet e nuk gjejne nje vend pune per shkak te diskriminimeve absurde se ka njerez te cilet shohin vellon ne koke dhe menjehere i vene vizen kurrikulumit te tyre.Ky eshte nje presjon indirekt per te hequr dore nga karrierra dhe zhvillimi profesional i ketyre vajzave sikur nuk kane bijt e ketij populli po sikur na vijne nga afganistani.Keto njerezve qe per shkak te paragjykimeve absurde hamendesojne apriori paaftesine e ketyre vajzava,nderkohe qe ndonjera mund te kete mbaruar me 10 universitetin e tiranes dhe me arsye te shendosh vendos me pas te ve shamine per te zbatuar obligimin e saj fetar duke ushtruar nje te drejte themelore te njeriut.Dhe ja ku dalin lloj lloj poshtersirash dhe parajykime qe ja prejne krahet. Po ti sa mendon se eshte e forte nje vajze e cila perballet me presjonet familjare per te hequr shamine ,perballet me paragjykimet e shoqerise mbi shamine e cila ka kurajon te eci perpara e te arsimohet dhe ti me thua mua qe prej ketij personi vjen prapambetja???!!! Oh sa gabim e ke prapambetja vjen prej personazheve qe pengonje nje pjese te popullit te tyre te arsimohen neper universitete te ushtrojne profesjonin e tyre vettem se mbajne nje lecke me teper se te tjerat ne trrup.
Epo une nuk jam n'dakort shoqeria do te pasurohej te kishim me shume si keto vajza te guximshme.
brravo i qofte e merni shembull

me shnete

Top
#993649 - 03/03/08 03:18 PM Re: Mbulesa (hixhabi) tek femrat (besimtare) musli [Re: SARA;]
SARA; Offline
anetar


Registered: 02/28/08
Posts: 47
Loc: with the Gangsters Paradise
p.s e kisha per eagle , jo per ty gysi
Top
#993657 - 03/03/08 06:26 PM Re: Mbulesa (hixhabi) tek femrat (besimtare) musli [Re: SARA;]
Kondrapedali Offline
Vendosmėri



Registered: 05/14/04
Posts: 15196
Loc: atje ku ariu polar vret fokėn ...
Ti muloju mi goc se nuk t'nal kush. Po mos u muno me ardh me i shkoll me mu se ajo shamija jote m'ngacmo mu. Kshuqė shkollėn ta bojsh, po jo n'shkoll publike pse ajo o laike (un t'paktėn me at menie shkoj n'shkoll). Mund t'shkojsh ke kolegji turk, n'Medrese ose t'morsh nai burs studimi pėr noj ven islamik.

Gjonat jan tė sqarume qysh prej fillimit e s'ka pse xefesh ti ktu ke forumi.
_________________________
Vulgus vult decipi!


Top
#993659 - 03/03/08 07:14 PM Re: Mbulesa (hixhabi) tek femrat (besimtare) musli [Re: Kondrapedali]
Goce Fierake Offline
anetar


Registered: 03/03/08
Posts: 55
Loc: PA, USA
Une mendoj qe Kondrapedali is right. Besimin ndiqe kur nuk pengon te tjeret. Asnje nuk te ndalon dot te besosh cfare te duash, por nuk ke pse tu ngallesh friken njerezve kur ecen ne rruge. Une u be kohe qe nuk kam pare ndonje grua te mbuluar, se ketu nuk para ka shume, por e mbaj mend kur isha ne shqiperi qe sa here shikoja ndonje me rrengjethej mishi..
Top
#993664 - 03/03/08 10:02 PM Re: Mbulesa (hixhabi) tek femrat (besimtare) musli [Re: Goce Fierake]
Eagle-II Offline
anetar


Registered: 01/27/05
Posts: 33
Loc: ne mars
Disa e keni thure oborrin dhe mundoheni ta mbani deren mbyllun.
Une flas nga ajo qe shohe se si eshte situata ne per bote.
Aty ku dominon shamija, aty nuk ka perparim.Ose ma gjeni nje vend te tille, e mos te flasim per rrethanat e Kosoves ose Shqiperise dhe kushtet tona qe jemi ne fundin efundit te Evropes. Ju mund te flisni iluzione e te shihni endrra te bukura,por ka nje realitet, e kush ka sy e sheh. Sa per mue i veni nga 5 e jo nga nje,ama perparim nuk do te kete. "Delet nuk mbahen nė vathė,duhet tė kullosin."
_________________________
ne mars do te shkojme te gjithe

Top
#993668 - 03/03/08 10:26 PM Re: Mbulesa (hixhabi) tek femrat (besimtare) musli [Re: Eagle-II]
AMANI Offline
anetar


Registered: 11/08/02
Posts: 65
Goce Fierake, nese ty te pengon se cfare vesh dikush, edhe atij tjetrit mund ti pengoj se cfare nuk vesh dikush tjeter, ku do ta gjejme balancen ketu? Dhe te lutem pergjigju, perse ke frike nga ato qe e mbajne shamine? Me dukesh si femije i trembur qe kane frike nga zezaket pershembull, kur i shohin perhere te pare???!!!

Eagle, ngaqe jemi "fundi i fundit te Europes" prandaj merreni me tema te tilla dhe mezi i kaperceni.

Shikoni pertej shamise!
Shamija eshte e drejta ime!
Jam me fat qe sjetoj ne Shqiperi [ne aspektin e punes] dhe a do behet Shqiperia si .... Anglia pershembull, mbase.... nje dite...., perse jo?
_________________________
http://www.turntoislam.com

Top
#993673 - 03/03/08 11:47 PM Re: Mbulesa (hixhabi) tek femrat (besimtare) musli [Re: AMANI]
Goce Fierake Offline
anetar


Registered: 03/03/08
Posts: 55
Loc: PA, USA
Well Amani, mua nuk me pengon ca veshin ato. Vetem se besimi eshte dicka personale, mbaje ne mendjen ose zemren tende, wherever you want. veshja nuk e ben besimin. jemi ne 2008, dreqi e mori. Nuk ke pse vesh rroba te zeza nga koka tek kembet per te treguar se je besimtare e madhe.
Une jetoj ne Amerike dhe ne 4 vjet ketu mund te kem pare 2 ose tre gra te veshura ashtu..what does that tell ya?

Top
#993675 - 03/04/08 12:18 AM Re: Mbulesa (hixhabi) tek femrat (besimtare) musli [Re: Goce Fierake]
AMANI Offline
anetar


Registered: 11/08/02
Posts: 65
Duhet pranuar, qe shume muslimane kane bere nje pune te 'mire' vete duke i larguar njerzit nga rrethi i tyre, duke e ditur shume mire qe duhet te bejme komplet te kunderten.

Desha te thoja qe isha ne Tirane kur u festua Kurban Bajrami dhe kesaj rradhe me beri shume pershtypje se sa bukur ishin veshur te gjitha femrat dhe se sa shume njerez qe kishte [dyfish i vitit me pare]

Jo me kot thashe -shikoni pertej shamise. Jemi njesoj si bashkmoshataret tane, bejme gabime -nuk jemi perfekt, kemi dhe ne deshirat tona, ambiciet tona, jemi edhe ne shqiptare dhe shume krenar per kete, bashkqytetare te nje vendi, perse nuk duhet te kem dhe une te njejtat te drejta qe ke edhe ti pra?
_________________________
http://www.turntoislam.com

Top
Page 1 of 21 12345>Last »


Moderator:  Albforumi 
Hop to:
Advertisements
Vip dhe personalitete Shqiptare
Artikuj nga Shqiperia.com
Artikujt me te fundit:
Fadil Berisha: Te gjesh celesin e suksesit te fotografise!
Vlersimi qe bota e artit fotografik ka bere dhe ben per fotografin Fad ...
Ismeti njeh politikanėt e Shqipėrisė qė janė agjentė...
Zhdukja e Ismet Kryeziut ka alarmuar jo vetėm policinė, por edhe shėrb ...
Facebook: Burgu i 150 milionė vetėve
Nė fillim u shpikėn e-mail-et dhe menjėherė pas tyre ēatet, vėrtet mun ...
Dhjetė kafshėt mė tė pasura tė botės
Janė tė pasura e tė famshme, por e veēanta ėshtė se kanė katėr kėmbė.  ...
118 ditė pa zemėr, eksperienca e 14 vjeēares nga Carolina e Jugut
Kjo vajzė (qė shikoni nė foto) ka jetuar pėr rreth tre muaj falė njė m ...
Forumi i Politikes
Ilir Kokona: Rama mė ka kėrcėnuar
by LiPS
10/29/08 05:24 AM
Albania - Sport
»Debatik Curri: Ā“Goli ofsajd, gjyqtari e ktheu ndeshjen nĆ« komediĀ”
»Hidi: Ā“Nuk na lejuan te luanim normalishtĀ”
»Besart Berisha: Gjyqtari vrau ndeshjen
»Mediat: Gjykimi i gjeorgjianit skandaloz
»Ervin Skela: Arbitrimi pati shumĆ« gabime
»Shansi i humbur i Arie Haan
»Mario Cenolli: Ā“Han duhet guxonte me tĆ« rinjtë”
»ShqipĆ«ria e pathyer nĆ« Baku, Han krijon pikĆ«pyetjet e para
»Skela, kapiten e golin e 10-tĆ« pĆ«r ditĆ«lindje
»RF. Azebajxhan-Shqiperi 1-1

Generated in 0.038 seconds in which 0.008 seconds were spent on a total of 15 queries. Zlib compression disabled.