3 registered
(The_AnSwEr, Shea, 1 invisible)
and 17 anonymous users online.
|
|
6804 Members
70 Forums
17321 Topics
964923 Posts
Max Online: 371 @ 10/24/07 11:59 PM
|
|
|
#988285 - 12/06/07 06:32 PM
Duhej vrare me gure...
|
TheWanderer
endacak
anetar i AF
Registered: 02/10/07
Posts: 435
Loc: Anes rruges...
|
Titulli i temes eshte marre nga fjalet e nje qytetari shqiptar pak vite me pare, kur nje baba vrau te bijen, meqe ajo kishte ikur ne diskoteke pa lejen e tij. Perseri sot, ndodh nje vrasje e tille. Deri ku ka arritur shoqeria shqiptare? Si i gjykon te tilla veprime?
Tre vėllezėr masakrojnė motrėn me tė dashurin: Vramė pėr nder
Krimi trondit Lurėn. 20-vjeēarja dhe fqinji i saj vriten pas refuzimit tė lidhjes. Kapet njė prej tyre, pranon vrasjen
Tre vėllezėr vrasin motrėn dhe tė dashurin e saj. E konsiderojnė mė tė ndershme vrasjen, se sa njė lidhje dashurie tė motrės sė re. Krimi i rėndė u krye dje, mė 5 dhjetor tė motit tė shtatė tė mijėvjeēarit tė tretė, nga Selman, Urim dhe Ylli Buci, tre burra malesh, nga ata qė martohen me mblesėri dhe interesohen mė shumė pėr familjen e gruas, se sa pėr vetė gruan me tė cilėn do tė ndajnė jetėn. Njė krim i pashpjegueshėm pėr shumicėn e shqiptarėve, por qė fatkeqėsisht vazhdon tė justifikohet nga njė numėr jo i vogėl i bashkėshtetasve tanė. Nė komunitetet e mbyllura mes maleve, ata njerėz qė i rrinė anash rrjedhės sė kohės, kanė ende pushkėn shpėtimtare tė nderit dhe dashurinė, armike tė tij.
Nazife Buci, e cila ende nuk i kishte arritur tė njėzetat, kishte guxuar tė dashuronte fqinjin e saj, Granitin bashkėmoshatar, me tė cilin kishte luajtur deri para pak vitesh nė sheshin e vogėl pėrpara shtėpive tė tė dyve, nė qendėr tė fshatit Lurė tė Dibrės. Familjet shkonin mirė dhe dy tė rinjtė mendonin tė bėheshin sebepi i njė miqėsie qė do tė shkonte pėrtej asaj qė lidh fqinjėt. Por ishin ende tė rinj, e tė pafuqishėm pėr tė ngritur familje, ndaj kishin vendosur tė dashuroheshin "vjedhurazi" deri sa tu trokiste ora.
Nė fakt, ora trokiti krejt e zezė dje paradite. Familja e vajzės arriti ta zbulonte lidhjen dhe tre vėllezėrit e mėdhenj vendosėn tė pėrdorin pushkėt pėr ta mbyllur kėtė mesele. I gjetėn tė dy, Nazifen dhe Granitin, diku prapa shtėpive dhe i ekzekutuan nė vend, me kallashnikovėt qė kishin ruajtur qė nga viti 1997 pėr tė mbrojtur pronat dhe nderin e familjes.
Kur u njoftua policia, vrasėsit kishin kohė qė kishin marrė rrugėn e arratisė, sepse nė Lurė nuk ka as telefon fiks e as valė pėr celularė. Nė mesditė, dhjetėra policė morėn rrugėn pėr fshatin e thellė, qė njihet nga tė gjithė pėr shtatė liqenet qė ka pranė. U deshėn pak minuta qė gjithēka tė bėhej e qartė pėr policinė. Tre vėllezėr vranė motrėn, Nafize Buci, 19 vjeē dhe tė dashurin e saj Granit Gjoshi, nė tė njėjtėn moshė. Arsyeja: Nderi.
Dikush nė fshat u tregoi policėve se pas krimit, tė tre vėllezėrit morėn rrugėn e vetme qė tė nxjerr nga fshati, hipur nė njė furgon. Pas furgonit u nis edhe njė "Fuoristrada". Rruga tė nxjerr nė Rrėshen dhe policėt llogaritėn se vrasėsit nuk mund tė kishin shkuar mė larg se aq. Menjėherė u vendosėn postblloqe nė tė gjitha akset rrugore qė tė ēojnė e tė nxjerrin nga Rrėsheni. Fotot e tre vėllezėrve u shpėrndanė nė tė gjitha komisariatet e Veriut. Nga Tirana u nis me urgjencė Tonin Vocaj, drejtori i Krimeve tė Hapura nė Drejtorinė e Pėrgjithshme tė Policisė sė Shtetit. Por deri nė mbrėmje vonė vrasėsit nuk u kapėn. Aty nga ora 17:00, njė nga tė afėrmit e vrasėsve komunikoi me policinė. Tha se kishte folur nė telefon me tre vėllezėrit e arratisur dhe parashtroi kushtet qė ata ofronin pėr tu dorėzuar. Kėrkonin qė pėr krimin tė arrestohej vetėm njėri. Policia nuk pranoi paktin dhe kėrkimi vazhdoi pėrsėri maleve e pyjeve. Nė orėn 21:00, nėndrejtori i Policisė sė Dibrės konfirmon kapjen e njėrit prej tre vėllezėrve. "Kemi arrestuar Urim Bocin, 32 vjeē. Kishte edhe armėn e krimit me vete, njė kallashnikov dhe ka pranuar se e ka vrarė ai motrėn dhe tė dashurin e saj", mėsohet tė ketė raportuar me telefon nga Lura nėndrejtori. Pas kėtij arrestimi, njė pjesė e forcave policore kanė nisur udhėtimin e kthimit drejt Dibrės, pėr tė ēuar nė qeli Urimin, qė tashmė i ka lehtėsuar disi vėllezėrit e tjerė, duke pranuar se vetėm ai e ka shkrepur armėn.
_________________________
A smile is the lighting system of the face, the cooling system of the head and the heating system of the heart. http://youtube.com/watch?v=l3YFmpSFJ40I went out walking with a bible and a gun... Yeah I left with nothing, nothing but the thought of you... I went wandering...
|
|
Top
|
|
|
|
#988287 - 12/06/07 07:11 PM
Re: Duhej vrare me gure...
[Re: TheWanderer]
|
mAsTeRmInD
sTrEet WiSe
anetar aktiv
Registered: 06/30/05
Posts: 2262
Loc: ♡
|
Keta njerez duhen shuar si fis. Asgje me shume per kafshe te tilla. Ahhhhhhhhhh qe s'eshte gjalle ai Enver Hoxha...
_________________________
Rrapaēup rrapaēup, mos e ha djathin pa buk'!Fotot e mia nė flickr
|
|
Top
|
|
|
|
#988297 - 12/06/07 08:57 PM
Re: Duhej vrare me gure...
[Re: TheWanderer]
|
mAsTeRmInD
sTrEet WiSe
anetar aktiv
Registered: 06/30/05
Posts: 2262
Loc: ♡
|
Ate thashe dhe une. Duhet eleminuar fizikisht cdo mbartes i ketij mentaliteti. Nderin do ua ruajme ne ndonje cope leter qe duhet t'iu niset perpara djegies ne turren e druve!
_________________________
Rrapaēup rrapaēup, mos e ha djathin pa buk'!Fotot e mia nė flickr
|
|
Top
|
|
|
|
#988299 - 12/06/07 09:15 PM
Re: Duhej vrare me gure...
[Re: mAsTeRmInD]
|
Mandi
Legacy Version
anetar aktiv
Registered: 11/02/02
Posts: 2793
Loc: Offenburg
|
Dmth i bie qe te vrasim 70% te njerezimit qe nuk ka mentalitetin tone?
Po ca jane keto thirrje barbare per vrasje mer. Mentaliteti dhe normat sociale nuk jane dicka qe ndryshohen per nje ore, ose qe ndeshkohen me Vrasje. Ata vellezer jane fajtor per vrasje dhe denohen sipas ligjeve te shtetit. Shoqeria te ndergjegjesohet qe seksi paramartese nuk eshte me krim ndaj virtytit.
|
|
Top
|
|
|
|
#988301 - 12/06/07 09:58 PM
Re: Duhej vrare me gure...
[Re: Sceptic]
|
Gysi
anetar aktiv
Registered: 03/14/03
Posts: 1627
Loc: Tirane
|
Cila shoqeri duhet te ndergjegjesohet?
Duhet te kuptojme qe shoqeria shqiptare, te pakten sot, nuk eshte homogjene, ndaj dhe nuk mund te merret si nje e tere, unike dhe e njetrajtshme. Indinjata ndaj krimit eshte e natyrshme, por jo domosdoshmerisht edhe shperthimet agresive kulturevrasese. Duhet te kuptojme qe jetojme ne nje shoqeri mjaft te copezuar ku bashkejeton edhe nje kod penal i cili e konsideron krim edhe denimin me vdekje kur vrasesi e meriton plumbin ne lule te ballit edhe nje kanun i cili i deformuar nga vetegjyqesia primitive e njerezve pa arsye nxjerr denime familjare me vdekje duke detyruar ngujimin e familjeve te tera qe jetojne nen autoshtetrrethim. Problemi eshte kur te dyja keto kultura kaq te ndryshme dhe pse jo dhe kaq larg njera-tjetres, detyrohen te bashkejetojne kaq ngushte dhe te ndajne detyrimisht jeten e perditshme. Pikerisht, eshte diversiteti ai qe e shton dhe e erreson arsyen e fanatikut duke e ekstremizuar qendrimin e tij. Ne kete menyre ashpersimi i gjuhes ndaj botekuptimeve te ndryshme nuk i sherben aspak zgjidhjes se problemeve, por perkundrazi, i sherben acarimit te tyre. Jam i bindur qe duke degjuar reagime te tilla (te cilat eshte normale te jene bere edhe ne media), bashkefshatare te tjere ne Lure, te behen edhe me teper mbeshtetes te aktit te tre vellezerve. Kjo sepse polarizimi pjell ekstremizem edhe aty ku nuk ka e lere me aty ku ai eshte shtrire kembekryq.
Fenomene te tilla duhet te na bejne te reflektojme per realitetin shoqeror qe na rrethon dhe jo per te nxjerre fleterrufete e rradhes kundra mendjeve te erreta qe nuk arrijne te kuptojne realitetet e reja neper te cilat kalon shoqeria shqiptare.
|
|
Top
|
|
|
|
#988348 - 12/07/07 04:06 PM
Re: Duhej vrare me gure...
[Re: pretty...]
|
TheWanderer
endacak
anetar i AF
Registered: 02/10/07
Posts: 435
Loc: Anes rruges...
|
Gysi, gjykimi yt eshte deri diku i drejte, pavarsisht termave sociale te perdorur. Nese injoranti arrin ne ekstremitet dhe propozon vrasjen me gure te nje qenieje njerezore, nese vellezerit arrijne te vrasin motren e tyre pasi dashuroi nje djale, kjo nuk behet patjeter per shkak te krahut tjeter qe jeton ne shoqeri. Ti thua qe jane dy krahe: Ai i ligjit dhe ai i kanunit. Ti thua qe diversiteti ia erreson gjykimin fanatikut dhe e con ate ne ektremizem. Shume e drejte. Por ti gabon kur ben thirrje per tolerance. Nuk eshte faji i ligjit qe arrihet ne ekstremizem. Ligji eshte nje dhe eshte i njejte per te gjithe. pavarsisht se injoranti kerkon ndeshkim duke vrare me gure ose vellezerit apo baballaret vrasin motrat apo bijat e tyre. Qe te shmangim nje injorant qe ben thirrje per vrasje me gure, valle duhet ta tolerojme, sepse ka arritur keshtu per shkak te diversitetit shoqeror ku jeton? Nese vellezerit vrasin motren, kjo e ka nje justifikim, pai ne Shqiperi ka diversitet mendimi, feje, ekoonomie etj? Jo i nderuar. Ligji nuk duhet te toleroje asnje dhe bashke me keta vellezerit, ne burg duhet te perfunojne dhe funderrina te tilla te shoqerise qe propozojne vrasje apo denime te qenieve te pafajshme njerezore sic ishte kjo vajza. Ne bote ka shume vende qe jane me shume te diversifikuara se Shqiperia, por deklarata apo vendime te tilla per vetedenim, perfundojne shume me ndryshe dhe nuk ka asnje punonjes social, perfaqesues feje apo ideolog qe te kerkoje tolerimin e vetegjyqesise, per aq me teper kur ka pasoje vdekjen e nje personi.
_________________________
A smile is the lighting system of the face, the cooling system of the head and the heating system of the heart. http://youtube.com/watch?v=l3YFmpSFJ40I went out walking with a bible and a gun... Yeah I left with nothing, nothing but the thought of you... I went wandering...
|
|
Top
|
|
|
|
#988349 - 12/07/07 04:35 PM
Re: Duhej vrare me gure...
[Re: mAsTeRmInD]
|
Kondrapedali
Vendosmėri
Registered: 05/14/04
Posts: 15196
Loc: atje ku ariu polar vret fokėn ...
|
Ate thashe dhe une. Duhet eleminuar fizikisht cdo mbartes i ketij mentaliteti. Nderin do ua ruajme ne ndonje cope leter qe duhet t'iu niset perpara djegies ne turren e druve!
Ky mentalitet nuk ndryshon nė asgjė me mentalitetin e atyre tre robve.
Mė fal Mosto por edhe ata ishin intolerantė ndaj njė mėnyre jetese e cila ishte nė kundėrshtim me atė qė ata ishin mėsuar tė konsideronin si tė drejtė pa patur tė drejtė e pa qenė gabim.
_________________________
Vulgus vult decipi!
|
|
Top
|
|
|
|
#988395 - 12/08/07 03:27 PM
Re: Duhej vrare me gure...
[Re: aristokratja]
|
TheWanderer
endacak
anetar i AF
Registered: 02/10/07
Posts: 435
Loc: Anes rruges...
|
Vajza e vrarė nė Lurė, orėt nė agoni duke kėrkuar ndihmė
Bashkėfshatarėt i dėgjonin rėnkimet, por nuk e preknin
Nazife Buci, vajza 20-vjeēare, vrarė nga tre vėllezėrit e saj, luftoi plot 4 orė me vdekjen, por nuk mundi tė shpėtojė nga thonjtė e saj tė pamėshirshėm. Plagėt qė mori nga plumbat e kallashnikovit tė lėshuar nė trupin e saj nga tre vėllezėrit, ishin tepėr tė rėnda dhe nė mungesė edhe tė dhėnies sė ndihmės sė nevojshme mjekėsore, ajo ka dhėnė shpirt krejt e vetme, pa u prekur me dorė prej askujt. Ndėrsa i dashuri i saj, Granit Gjoēi, 19 vjeē, ka vdekur nė vend nga plumbat e marrė dhe kufoma ėshtė marrė e dėrguar nė shtėpi nga familja dhe tė afėrmit e tij. Nazife Buci, pėrkundrazi, nuk ka gjetur vdekjen e menjėhershme, duke u rezistuar plagėve tė marra pėr 4 orė rresht. Edhe pse ngjarja e tmerrshme ka ndodhur nė qendėr tė fshatit, pėrpara njė lokali, askush nuk ėshtė afruar, qoftė edhe pėr tė dėgjuar njė fjalė tė vetme prej saj, apo pėr ti dhėnė njė pikė ujė pėr tė njomur buzėt e thara nga dhimbjet e padurueshme tė plagėve tė marra. Vetėm pas 4 orėsh, tregojnė dėshmitarėt okularė nė vendngjarje, ajo ka dhėnė shpirt, pasi nuk janė dėgjuar mė rėnkimet dhe ofshamat e saj. Kėshtu, Nazife Buci ka pėrballuar krejt e vetme 4 orėt e fundit tė jetės sė saj fare tė shkurtėr, vetėm prej 20 vitesh, duke luftuar me plagėt e marra dhe tė ftohtin kallkan tė maleve tė Lurės.
Burime nga Drejtoria e Policisė Dibėr saktėsuan pėr "Shqip" se kanė qenė forcat e kėsaj policie qė kanė dėrguar pranė familjes sė saj trupin e pajetė dhe tė ngrirė nga tė ftohtit, tė 20 vjeēares, qė u vra nga vėllezėrit e saj. Edhe e ėma e viktimės nuk ėshtė parė pranė vajzės nė ato katėr orė tragjike tė fundit tė jetės sė saj, kur luftonte me vdekjen.
Trupi i pajetė i vajzės ėshtė marrė vetėm kur ka rėnė mbrėmja, sepse, sipas mendėsisė sė zonės, njė vajzė qė turpėron familjen nuk bėn tė respektohet as e vdekur. Burrat e fisit Buci nuk morėn pjesė nė varrim tė nesėrmen, jo vetėm nga frika e hakmarrjes, por edhe nga turpi.
Kėshtu, ekzekutimi mizor nga tre vėllezėrit nuk ishte kulmi i kafshėrisė sė kėsaj historie. Njėsoj pa ndjenja u treguan tė gjithė nė Lurėn mes malesh, pėrfshirė nėnėn e Nazifes.
_________________________
A smile is the lighting system of the face, the cooling system of the head and the heating system of the heart. http://youtube.com/watch?v=l3YFmpSFJ40I went out walking with a bible and a gun... Yeah I left with nothing, nothing but the thought of you... I went wandering...
|
|
Top
|
|
|
|
#988422 - 12/08/07 08:01 PM
Re: Duhej vrare me gure...
[Re: TheWanderer]
|
Gysi
anetar aktiv
Registered: 03/14/03
Posts: 1627
Loc: Tirane
|
Ore, ketu nuk po flasim a duhet apo jo te toleroje ligji. Ligji eshte ligj dhe duhet zbatuar. Pertej ligjit, i cili nuk ka se si te toleroje ne asnje rast, une e kam fjalen per komunikim kulturor. Diversiteti, sic u shpreh Wandererer nuk pjell domosdoshmerisht ekstremizem dhe agresivitet. Por ekstremizmi eshte pjelle e polaritetit qe karakterizon kete diversitet. Ne kete menyre, reagimi juaj (jo ndaj vrasesve, por ndaj nje shoqerie te tere ku gjallerojne mentalitete te tilla qe shpesh here shperthejne ne krime brenda familjes si keto ketu), per mua con ne polaritet. Nderhyrja ime ka te beje pikerisht me ruajtjen e nje koshience per te mosnxitur polaritet ndaj orientimeve te tjera kulturore me tonat, pasi keshtu vetem se i ekstremizojme pasuesit e ketyre kulturave.
Nga ana tjeter, me duket se po e kapim problemi pak ne menyre te paqarte. Kam pershtypjen qe informacioni qe na vjen ne per ngjarjen nuk eshte objektiv, pasi veshtire se mund te shpjegohet reagimi unison i te gjithe banoreve te zones, ne solidaritet me vrasesit. Une mund te besoj shume gjera, por nuk mund te besoj qe te gjithe banoret e nje zone, te nje fshati, jane kriminele. Ne kete menyre edhe thirrjet per gijotine apo per bugim ne periudha kohore vitesh e llogaritur me tre shifra nuk me duken te ardhura nga ndonje racionalitet i perdorur me maturi. Eshte kollaj te denosh disa njerez, por cfare do te arrish? Thjesht do ti besh heronj, do ti besh shembuj te flijimit per hir te disa idealeve, virtyteve, ndereve qe neve nuk i kuptojme.
|
|
Top
|
|
|
|
#988453 - 12/08/07 11:07 PM
Re: Duhej vrare me gure...
[Re: Gysi]
|
I-NEV
anetar
Registered: 11/10/07
Posts: 83
Loc: ibk
|
nuk gjej fjale te shpreh trishtimin, qe me kapi duke lexuar kete histori Te vrasi vellai... vellai qe duhet te gjendet pran, per cdo fatkeqsi qe te bie ne jete...
|
|
Top
|
|
|
|
#988456 - 12/08/07 11:30 PM
Re: Duhej vrare me gure...
[Re: I-NEV]
|
Dick Darlington Delarge
anetar aktiv
Registered: 11/03/02
Posts: 2710
|
|
|
Top
|
|
|
|
#988463 - 12/09/07 01:18 AM
Re: Duhej vrare me gure...
[Re: Gysi]
|
TheWanderer
endacak
anetar i AF
Registered: 02/10/07
Posts: 435
Loc: Anes rruges...
|
Nderhyrja ime ka te beje pikerisht me ruajtjen e nje koshience per te mosnxitur polaritet ndaj orientimeve te tjera kulturore me tonat, pasi keshtu vetem se i ekstremizojme pasuesit e ketyre kulturave.
Vrasja i pjesetareve te familjes apo kujtdo qenieje tjeter njerzore nuk eshte kulture apo orientim kulturor. Nese e ke fjalen per botekuptime dhe interpretime te gabuara fetare, eshte tjeter problem.
Eshte kollaj te denosh disa njerez, por cfare do te arrish? Thjesht do ti besh heronj, do ti besh shembuj te flijimit per hir te disa idealeve, virtyteve, ndereve qe neve nuk i kuptojme. Cfare nuk kupton ti Gys? Idealin, virtytin dhe nderin e ketyre krimineleve? Keta nuk kane ideale, virtyte apo ndere... Apo mos kjo vajza duhej vene ne qender te fshatit e duhej vrare me gure?
Heronjte nuk jane kriminele dhe nuk vrasin pjesetaret e familjes. Nese keto jashteqitje shoqerore te shekullit XXI do te quhen heronj pasi te denohen, atehere kemi nje problem psiqik mbare shoqeror, te cilit, ta them me bindje, une nuk i perkas. Shpresoj te mos bejme te gjithe burgaxhinjte heronj, nisur nga ky gjykim.
_________________________
A smile is the lighting system of the face, the cooling system of the head and the heating system of the heart. http://youtube.com/watch?v=l3YFmpSFJ40I went out walking with a bible and a gun... Yeah I left with nothing, nothing but the thought of you... I went wandering...
|
|
Top
|
|
|
|
Moderator: personazh, Gysi, Isi, I, FloBo
|
|