Who's Online
1 registered (1 invisible) and 20 anonymous users online.
Newest Members
Erti_albo_tdot, ana111111, almend, ari poetry, HArD_dAnCe
6804 Registered Users
November
Su M Tu W Th F Sa
1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30
Shout Box

Top Posters
18734
pinkparadise
15196
Kondrapedali
13804
I
13655
TEDI
13076
USA
Forum Stats
6804 Members
70 Forums
17321 Topics
964923 Posts

Max Online: 371 @ 10/24/07 11:59 PM
Faqet e fundit
»Chat.al
»Arkiva Mediatike - Infoarkiv
»virtualbania
Page 1 of 2 12>
Topic Options
Rate This Topic
#975964 - 08/19/07 02:12 AM Cili politikan duhet larguar dhe pse?
PetritKola Offline
Brigadier
anetar


Registered: 08/10/07
Posts: 193
Filloj une me Sali Berishen.

Eshte nje vegel e Ramiz Alise dhe Sigurmit...

E ndersa pritej te pakten te tregonte karakter malesori i ka zgenjyer te gjithe edhe ne kete drejtim.

E coi vendin ne katastrof ne 1997-te... dhe po i jep te njejtin drejtim edhe sot.

Ka furnizuar makinen ushtarake serbe me nafte qe ajo te vazhdonte masakrat ne Ballkan.

Po zabton urdhrat qe ka marre nga greku per te hapur shkolla greke, beje gjuhen greke zyrtare, shpalli 500 mije minoritaregrek ne Shqiperi, shpalli Himaren greke...


Edited by PetritKola (08/19/07 02:16 AM)
_________________________
PPSH - PS = PD. Porosit e serbit dhe grekut pėr te gjunjezuar dhe poshteruar shqiptarėt janė realizuar me fanatizėm nga veglat e tyre shqiptare.

http://vertet.blogspot.com

Top
#976109 - 08/20/07 04:07 PM Re: Cili politikan duhet larguar dhe pse? [Re: PetritKola]
Guri Offline
anetar i AF


Registered: 11/05/02
Posts: 353
Loc: eu

gazeta 55


Prijėsit e rebelimit

(20.08.2007)

Janė shkruar me dhjetėra libra pėr vitin e vrarė 1997. Janė bėrė me mijėra faqe analiza e komente nga analistė, politikanė, gazetarė, nga ish-spiunė e ish-shefa sigurimi. Libra, artikuj dhe komente kanė shkruar pėr kėtė vit tė vrarė edhe grafomanė qė nuk kanė pasur as njė tė qindtėn e informacionit tė domosdoshėm pėr tė marrė pėrsipėr njė nisėm tė tillė, por janė nisur nga zelli i verbėr politik pėr tė shėrbyer nė njė njėrin krah tė politikės, apo nė tjetrin krah, me qėllimin e vetėm tė pėrfitimit nga kėto "analiza" dhe "komente" tė mbiquajtura libėr.


Kronikė pa koment, e periudhės Janar-Mars 1997

Parathėnie

Janė shkruar me dhjetėra libra pėr vitin e vrarė 1997. Janė bėrė me mijėra faqe analiza e komente nga analistė, politikanė, gazetarė, nga ish-spiunė e ish-shefa sigurimi. Libra, artikuj dhe komente kanė shkruar pėr kėtė vit tė vrarė edhe grafomanė qė nuk kanė pasur as njė tė qindtėn e informacionit tė domosdoshėm pėr tė marrė pėrsipėr njė nisėm tė tillė, por janė nisur nga zelli i verbėr politik pėr tė shėrbyer nė njė njėrin krah tė politikės, apo nė tjetrin krah, me qėllimin e vetėm tė pėrfitimit nga kėto "analiza" dhe "komente" tė mbiquajtura libėr.
Duke respektuar punėn e secilit prej tyre pėr bėrjen e kėtyre librave, them se nė nismėn time pėr tė shpalosur para lexuesve Vitin e vrarė ‘97 nuk do t’i referohem asnjė fakti apo tė dhėne tė botuar nė faqet e kėtyre librave. Kjo jo pėr faktin se kam bindje tė prerė se nė to nuk gjendet asgjė e vėrtetė, por pėr atė qė unė i kam vėnė vetes tjetėr qėllim. Nisma ime ėshtė paraqitja e ngjarjeve, fakteve, personazheve, viktimave dhe fitimtarėve tė kėtij vitit tė vrarė, pa asnjė lloj komenti.
Komentin dhe analizėn e kėtij viti tė vrarė, le ta bėjnė prokurorėt, gjyqtarėt, politikanėt, historianėt, analistėt apo kush tė dojė. Ndėrsa komentin e ngjarjeve tė kėtij viti tė vrarė po ia lė nė dorė lexuesit.
Autori

Nė vend tė njė prologu/Gjatė vitit 1996 Shqipėria arriti suksese tė padiskutueshme nė tė gjitha fushat. Integrimi i shpejtė i saj nė strukturat euro-atlantike, ngritja e shpejtė ekonomike dhe sukseset e policisė nė luftėn me krimin ua kishin hequr pėrfundimisht tė drejtėn morale tė majtėve pėr tė synuar marrjen e pushtetit me mjete demokratike. Ndaj edhe grupet paramilitare qė i kishin pėrgatitur pėr veprim qė nė zgjedhjet e majit ’96, i instruktuan mjaft mirė pėr tė vepruar mė me forcė, pėr tė kryer akte tė pastra terrori, vrasje, grabitje etj. Megjithėkėtė, forca e policisė dhe konsekuenca e krerėve tė shtetit tė asaj kohe pėr konsolidimin e institucioneve, funksionimin e shtetit ligjor dhe luftėn e pakompromis kundėr krimit bėnė qė kėto banda paramilitarėsh tė majtė shumica tė pėrfundojnė nė qeli e disa prej tyre tė largohen pėrkohėsisht nga vendi, pėr t’u rikthyer mė vonė me mjete dhe para tė dhuruara nga disa segmente antishqiptare tė njohura. Ndėrsa krerėt e opozitės sė majtė flirtonin pa mėdyshjen mė tė vogėl nė dėm tė ēėshtjes kombėtare shqiptare me organizata e klane mafioze vetėm e vetėm pėr hir tė rikthimit nė pushtet me ēdo ēmim.
Me paratė dhe eksponentėt mė kriminalė tė kėtyre klaneve antishqiptare u pėrgatit terreni i pararevolucionit tė armatosur tė pranverės 97 me mjaft kujdes. Propagandimi i fajdeve si suksesi mė i madh i ekonomisė shqiptare, infiltrimi nė strukturat mė tė rėndėsishme tė kėtyre firmave piramidale i ish-oficerėve tė sigurimit dhe ish-spiunėve dhe pasurimi i shpejtė i njė shtrese njerėzish ekstra tė majtė pėrmes grabitjeve tė shumave tė mėdha nga kėto firma piramidale qe hapi i parė. Kjo pėr tė vazhduar mė pas me sponsorizime nė dorė e nėn dorė tė shtypit e tė mediave ku propagandoheshin shifrat marramendėse tė fitimit nga kėto piramida me qėllim mashtrimin e njė mase sa mė tė madhe njerėzish. E gjithė kjo bėhej qė tė sigurohej prapavija, pra mbushja e shesheve me njerėz tė pakėnaqur nga grabitja e parave nga kėto firma, ku kėto tė fundit kishin besuar mrekullinė pasurimit tė menjėhershėm.
Nė fshehtėsi tė plotė ishte pėrgatitur edhe infrastruktura e dhunės dhe furnizimi me armė i grupeve tė majta paramilitare. Ky furnizim u bė pėrmes dy portave. Nga Jugu me det dhe tokė armėt dhe kontingjentet e krimit vinin prej Greqisė fqinjė, siē qe lirimi nga burgu i disa kriminelėve nė zė qė ishin dėnuar atje me burgim tė pėrjetshėm. Dhe nga veriu kryesisht pėrmes Hanit tė Hotit ku kryesisht hyjnė shumė armė automatike qė shkuan nė Vlorė, pa pėrjashtuar kėtu edhe disa eksponentė kriminalė qė ishin rekrutuar nga shėrbimet e fshehta serbe.
Po si u realizua skenari i kėtij revolucioni tė armatosur? Cilėt qenė aktorėt kryesorė nė skenė dhe nė prapaskenė? Kėto pyetje marrin pėrgjigje nė mėnyrė modeste nga shėnimet e mia jo tė plota tė mbajtura gjatė atyre ditėve kur antikrimi dhe krimi ishin nė dyluftim tė rreptė. Kur shteti dhe antishteti luftonin pėr jetė a vdekje, kur njeriu dhe antinjeriu kacafyteshin deri nė agoni. Kur shqiptari dhe antishqiptari luftonin nė kufi,nė qeveri e deri dhe nė parlament. Dhe pėr fatin e keq tė Shqipėrisė, tė shqiptarėve dhe tė demokracisė sė kėtij vendi triumfuan nė kėtė dyluftim fituan krimi, antishteti, antinjeriu dhe antishqiptari. Ky libėr pėrmban shėnimet e mia nga fillimi i janarit e deri nė fund tė Marsit 1997. Shėnime kėto tė paraqitura nė formė ditari nė mėnyrė tė pėrmbledhur dhe pa asnjė lloj komenti.
6 Janar 1997 - Ministri i Brendshėm, Halit Shamata, lėshon njė urdhėr ku kėrkon vėnien nė gatishmėri tė policisė dhe masa tė rrepta sigurie tė kontrollit tė bregdetit. Kjo pasi trafiku i klandestinėve dhe drogės nga njerėzit e Sabit Brokajt, Skėnder Gjinushit dhe Arben Malajt, ėshtė bėrė njė shqetėsim serioz pėr qeverinė dhe policinė italiane. Shefi i komisariatit tė Vlorės, Sokol Mulosmani, bllokon disa skafe ndalon mbi dhjetė vlonjatė qė strehonin klandestinėt qė prisnin tė niseshin drejt brigjeve italiane. Nė mbėshtetje tė kėtij urdhri komisari Mulosmani nis bashkėpunimin konkret me karabinierinė italiane duke shkėmbyer me to numrat e telefonave dhe fakseve. Kjo bėhet pėr shkėmbim informacioni sa mė direkt dhe tė shpejtė,me qėllim goditjen dhe parandalimin e aktivitetit tė paligjshėm qė kryhet nė tė dy anėt e kufirit. Po kėtė ditė hyri nė zbatim paketa antikrim qė u miratua nga parlamenti vetėm disa ditė para vitit tė ri. Kjo paketė parashikonte qė dėnimet pėr krime tė rėnda tė jenė pa marzhe duke iu hequr mundėsinė prokurorėve dhe gjyqtarėve tė korruptuar pėr tė liruar kriminelė nga burgjet pėrmes pėrfitimit tė ryshfeteve.
8 Janar 1997 - Njė fajdexhi nga Kuēova i quajtur Bujar Fata, shpall falimentimin e firmės sė tij tė quajtur "Malvasia" dhe zhduket me afro njė milionė dollarė nė ēantė duke lėnė pa shpresė rreth 40 mijė klientėt e tij. Flitet se paratė i kishte depozituar me interesa tė larta nė njė bankė tė Turqisė. Gjykata e Faktit Tiranė lė nė burg pa afat disa doganierė qė janė akuzuar pėr kontrabandė nė pikėn doganore tė Kakavijės. Nga burgjet greke vijnė informacione qė policia e kėtij vendi po keqtrajton tė burgosurit shqiptarė.
9 Janar 1997 - Ushtarakė tė lartė tė NATO-s takohen me ministrin e Mbrojtjes Safet Zhulali. Ndėrkohė ministri i Brendshėm del para gazetarėve nė njė konferencė shtypi ku bėn bilancin e punės sė vitit 1996 dhe shpall strategjinė e punės sė dikasterit qė drejton pėr luftėn kundėr krimit. Efektivi i policisė sė Kakavijės ndryshon 100 pėr qind. Qeveria mirėkupton studentėt nė kėrkesat e tyre ekonomike dhe merren masa pėr zgjidhjen e kėtyre kėrkesave. Nė Vlorė policia vret aksidentalisht njė grua. Kjo pasi makina me tė cilėn ajo po udhėtonte nuk i bindet urdhrit tė patrullės sė policisė pėr tė ndaluar dhe policėt i pandehėn pėr trafikantė dhe qėlluan mbi to.
10 Janar 1997 - Nė pikėn e kalimit tė kufirit Kakavijė policia greke kthen mbi 200 emigrantė shqiptarė. Policėt e shtetit fqinjė pretendojnė se nuk kanė dokumente tė rregullta,duke u kėrkuar edhe letėrnjoftimet e vogla. Emigrantėt e kthyer forcėrisht deklarojnė se kishin viza tė rregullta leje qėndrimi madje edhe certifikata tė rregullta me foto, dhe tė noterizuara e tė pėrkthyera.
11 Janar 1997 - Fluksi i kthimit me dhunė tė emigrantėve shqiptare nga Greqia shtohet nė mėnyrė tė ndjeshme. Nga tė gjitha pikat e kalimit tė kufirit me kėtė shtet fqinjė vijnė lajme pėr mijėra tė kthyer. Sipas njė burimi nga Kakavija numri i tė kthyerve e ka kaluar shifrėn e 3000 personave, pjesa dėrmuese e tė cilėve me dokumentacion tė rregullt dhe me viza tė lėshuara nga vetė Ambasada greke. Refugjatėt e kthyer me dhunė tregojnė pėr keqtrajtime dhe grabitje parash nga ana e policėve grekė.
12 Janar 1997 - Njė tėrmet 4.3 ballė i shkalės Rihter godet Shqipėrinė e Jugut. Dėmtohen rėndė mbi 70 shtėpi banimi. Qeveria greke deklaron se ka gati procedurat e ekstradimit nė Shqipėri tė shqiptarėve qė vuajnė dėnimin nė kėtė vend.
14 Janar 1997 - Njė skaf me 130 milionė dollarė ėshtė larguar me shpejtėsi nga brigjet e Vlorės. Kėtė lajm e emetuan disa media njėherėsh, duke ēuditur tėrė opinionin shqiptar, pasi shifra ishte me tė vėrtetė marramendėse. Mirėpo Ministria e brendshme doli me njė komunikatė pėr shtyp ku thuhej: "Lidhur me lajmin e largimit tė njė mjeti lundrues nė drejtim tė panjohur me rreth 130 milionė dollarė dhėnė nga disa media, Ministria e Brendshme bėn tė ditur se policia nuk disponon tė dhėna tė mjaftueshme pėr tė provuar vėrtetėsinė e informacionit mbi tė cilin mbėshtetet ky lajm. Megjithėse lajmi u emetua nga mediat me 14 Janar, burime jo tė konfirmuara flisnin sikur skafi me 130 milionė dollarėt ishte larguar nga brigjet e Vlorės mė 9 janar. Kėtė lajm e bėn tė besueshėm edhe fakti qė ai u emėtua edhe pėrmes valėve tė radios "Zėri i Amerikės". Ky lajm solli si tė thuash goditjen e parė nė tėrmetin e fajdeve. Nė njoftimin e saj Ministria e Brendshme garanton qytetarėt se ka qenė dhe mbetet e vendosur pėr tė goditur tė gjitha llojet e trafikut tė paligjshėm dhe autorėt e tyre, qė bien ndesh me sigurimin e jetės,pasurisė dhe veprimtarisė sė qytetarėve.
15 Janar 1997 - Firma huamarrėse "Sude" qė i pėrket njė gruaje 30-vjecare me ngjyrė, tė quajtur Maksude Kadėmi, shpall falimentimin. Nė orėn 16.20 tė kėsaj ditė ajo del nė ballkonin pallatit ku banonte dhe para disa qindra kreditorėve qė qėndronin aty duke thirrur "duam paratė tona", deklaron: "Loja ime ka mbaruar. Paratė e mia nuk kanė tė bėjnė me qeverinė. Kjo ėshtė njė skemė piramidale qė falimentoi. Ju nuk keni asnjė arsye qė paratė qė humbėt kėtu t’ia kėrkoni shtetit". Kreditorėt dhe disa tė tjerė qė nuk ishin tė tillė qėlluan me gurė mbi forcat e policisė qė qėndronin pranė pallatit tė fajdexheshės.
16 Janar 1997 - Qeveria Meksi nė njė mbledhje urgjente tė saj merr vendim pėr tė ngrirė nė Bankat shqiptare tė tė gjitha niveleve tė gjithė shumat nė lekė dhe valutė tė firmave mė tė mėdha huamarrėse. Me kėtė vendim u ngrinė 25.5 miliardė lekė tė fondacioneve "Populli", "Xhaferri" dhe firmės rentiere "Gjallica". Me vendim tė posaēėm qeveria bllokoi edhe tė gjitha transaksionet hipotekare. Qindra kreditorė tė "Gjallicės" u grumbulluan nė Vlorė duke demonstruar nė kėrkim tė parave tė tyre. Disa persona jo kreditorė tė futur nė mes tė turmės pasi hodhėn parulla politike kundėr qeverisė goditėn me mjete tė forta mbi forcat e policisė dhe pėr pasojė mbetėn tė plagosur dy policė.
Greqia ktheu qindra refugjatė shqiptarė.
17 Janar 1997 - Ministri i Financave, Ritvan Bode garanton kreditorėt se paratė e firmave dhe fondacioneve tė ngrira nė bankat shqiptare, janė tė sigurta dhe do tu kthehen kreditorėve. Gjykata lė nė burg pa afat katėr bashkėpunėtorėt mė tė ngushtė tė Sudes. Guvernatori i Bankės sė Shqipėrisė garanton se pėrveē parave qė janė ngrirė kreditorėt do tė marrin mė pas edhe pjesė nga pasuritė e kėtyre firmave qė do tė shiten si objekte, automjete etj. Nė sportelet e fondacioneve "Populli" dhe Xhaferri" mblidhen kreditorė dhe ish-sigurimsa qė nxisin pėr akte dhune.
18 Janar 1997 - Presidenti Sali Berisha nė fjalėn e mbajtur nė mbledhjen e Kėshillit Kombėtar tė PD-sė garanton familjet goditura nga skemat piramidale se do tė ndihmohen nga shteti nė shumė fusha dhe deklaron se ato qė kanė humbur shtėpitė nė kėto skema do tė trajtohen me pėrparėsi me kredi. Policia pėrcakton sheshet pėr mitingjet qė kėrkohen nga kreditorėt dhe PS-ja,dhe bėn thirrje pėr zbatim tė ligjeve dhe ruajtje tė qetėsisė, pasi ka shumė informacione se segmente tė inkriminuara tė sė majtės shqiptare po kėrkojnė tė manipulojnė zemėrimin e qytetarėve qė kanė humbur paratė nė skemat piramidale dhe po bėjnė thirrje pėr akte dhunė dhe prishje tė rendit kushtetues.
20 Janar 1997 - Militantėt e PS-sė, disa spiunė tė ish-sigurimit komunist, dhe disa qindra kreditorė bėjnė njė miting proteste. Ata arritėn tė dalin edhe nė Sheshin "Skėnderbej" ku mė pas harruan thirrjet tradicionale pėr paratė e humbura nė fajde dhe nisėn tė brohorasin nė kor pėr Fatos Nanon. Dy militantė tė PS-sė rreth tė 50-ve u lyen me bojė tė kuqe pėr tė pozuar dhe dhėnė deklarata para kamerave tė TV-ve tė huaja. Mė pas kjo lojė e kurdisur nė zyrat e PS-sė u kuptua shpejt dhe TVSH dha pamje filmike ku ata po lanin fytyrat me bojė tė kuqe. Njė ditė mė parė kishin deklaruar nė shtyp edhe Gjinushi edhe Meidani se nė mitingun e kėsaj dite do tė derdhet gjak. Dhe si pėr tė mos dėshtuar nė derdhjen e gjakut ato zgjodhėn rrugėn e derdhjes sė bojės sė kuqe mbi fytyrat e disa militantėve, vetėm e vetėm se si e si tė akuzojnė policinė pėr pėrdorim dhune. Edhe nė Fier u organizua njė miting proteste ku kėtu ndryshe nga ēfarė u kurdis nė Tiranė qenė protestuesit qė pėrdorėn dhunė kundėr forcave tė policisė.
21 Janar 1997 - Gjykata e Tiranės jep masa dėnimi me disa ditė burg pėr disa nga protestuesit e sė dielės qė pėrdorėn dhunė dhe pėr disa tė tjerė jep si masė dėnimi gjobė. Policia zbulon dhe kap 150 kg drogė, tė tipit marihuanė. Gjermanėt dorėzojnė masterplanin pėr ndėrtimin e terminalit tė Aeroportit tė Rinasit qė kap vlerėn e investimit fillestar prej 50 milionė DM. Qeveria ngre njė Komision tė Posaēėm pėr fajdet.
22 Janar 1997 - Policia mbėshtetur nė vendimin e prokurorisė arreston presidentėt e dy fondacioneve mė tė mėdha "Xhaferri" dhe "Populli", Rrapush Xhaferrin dhe Bashkim Drizėn. Nėn hetime vihen edhe rreth 50 arkėtarė tė kėtyre fondacioneve. Kėto firma piramidale kyēėn sportelet nė Korēė, Elbasan dhe Tiranė. Kreditorėt e Sudes ndjekin rrugėn ligjore duke bėrė paditė kundėr saj nė Gjykatėn e kryeqytetit.
23 Janar 1997 - Parlamenti mbyll me ligj tė veēantė aktivitetin e firmave piramidale mashtruese. Ligji parashikon dėnime tė rrepta pėr drejtuesit dhe bashkėpunėtorėt e kėtyre firmave si dhe konfiskim tė pasurisė tė kėtyre firmave piramidale. Policia nė tė gjithė rrethet kryen arrestimin e 118 personave bashkėpunėtorė nė kėto firma piramidale qė kishin pėrfituar pėrmes abuzimit. Vendoset masa e arrestit me burg pėr Bashkim Drizėn dhe Rrapush Xhaferrin.
24 Janar 1997 - Rreth 3000 protestues mes tė cilėve edhe shumė paramilitarė tė majtė qė nuk kishin asnjė lidhje me fajdet nisin njė protestė nė qendėr tė qytetit tė Lushnjės. Mė pas kėto eksponentė irritojnė dhe manipulojnė turmėn dhe nisin veprimet e dhunshme mbi policinė dhe objektet publike. Digjet godina e bashkisė dhe ajo e kėshillit tė rrethit si dhe njė makinė e policisė. Nė kėtė miting tė dhunshėm plagosen rėndė tre policė tė forcave speciale dhe 12 policė tė tjerė marrin plagė tė lehta. Nė Fier policia arreston njė shef tė policisė sė rendit dhe disa policė tė tjerė tė cilėt kishin grabitur paratė nga arkat e fondacionit "Xhaferri". Shefi i Komisariatit tė policisė sė kėtij rrethi shkarkohet nga detyra. Gjykata le nė burg Bashkim Drizėn dhe Rrapush Xhaferrin. Presidenti Sali Berisha takon drejtuesit e Kuvendit Popullor dhe ato tė Qeverisė, pėr tė gjetur rrugėt sa mė efikase pėr pėrshpejtimin e shpėrndarjes sė parave qė ishin ngrirė nė bankė nga kėto fondacione mashtruese. Nė darkė Berisha nė njė prononcim pėr TVSH u shpjegon shqiptarėve lidhur me kėto masa urgjente qė janė marrė nė dobi tė tyre.
25 Janar 1997 - Zėvendėskryeministri Tritan Shehu shkon nė Lushnjė. Njė grup protestuesish tė dhunshėm nuk e lejojnė atė tė takohet me njerėzit duke e mbajtur peng pėr disa orė nė dhomat e stadiumit tė qytetit ku kishte zbritur me helikopter. Nė darkė vonė ai kthehet nė Tiranė. Presidenti Sali Berisha zhvillon njė takim pune me pėrfaqėsues tė partive politike shqiptare ku diskuton rreth modaliteteve dhe rrugėzgjidhjeve tė mundshme pėr problemin e firmave piramidale. Pas kėtij takimi pjesėmarrėsit lėshuan nga njė apel pėr kėtė problem. Sabri Godo, kryetar i PR-sė nėnvizoi se paratė nuk gjenden duke djegur bashki, Hysen Selfo nėnkryetar i partisė Balli Kombėtar kėrkoi qė njerzit tė mos mashtrohen nga spiunėt dhe operatyivėt e ish-sigurimit komunist.Ndėrsa Vasil Melo kryetar i PBDNJ u shpreh se shteti ka predispozitė pėr zgjidhjen drejt tė problemit.Sekretari i Pėrgjithshėm i PS-sė rexhep Mejdani refuzon pjesėmarrjen nė kėtė takim.
Presidenti Berisha iu drejtua opinjonit publik me njė apel ku u kėrkonte kreditorėve qė tė mos bien pre tė propogandės sė segmneteve kriminale tė politkės qė bėjnė thirrje pėr gjak dhe akte dhune.
Nė Gramsh protestuesit e dhunshėm tė prirė nga krerėt e PS-sė djegin disa zyra tė bashkisė dhe kėshillit tė rrethit si dhe shkatėrrojnė njė fabrikė tė firmės "VEFA".Edhe nė Berat krerėt socilaistė sė bashku me disa banditė tė njohur arrijntė tė djegin zyrat e bashkisė dhe Kėshillit tė rrethit disa makina shtetėrore .Turmat e dhunshme tė drejtuara nga kėto segmnete kriminale tė politkės dogjėn edhe nė Belsh godinėn e bashkisė.Nė tė gjitha kėto akte u panė nė krye tė turmave drjetuesit lokalė tė PS.-sė si dhe banditė tė njohur tė cilėt pėr tiu shmangur goditjes sė policisė kanė vėnė pėrpara gra dhe fėmijė.



Nga Ndrekė Gjini

Top
#976113 - 08/20/07 04:48 PM Re: Cili politikan duhet larguar dhe pse? [Re: Guri]
MLK Offline
anetar aktiv


Registered: 01/20/05
Posts: 8577
Loc: EU
Kur fillon e shkruan qe te gjithe genjejne e une them te verteten....per mendimin tim zorr se e mar mundimin qe te filloj e lexoj nje artikull.
_________________________
L'homme est le seul animal qui prend sur son temps de sommeil pour se reproduire.

Top
#976130 - 08/20/07 10:07 PM Re: Cili politikan duhet larguar dhe pse? [Re: MLK]
PetritKola Offline
Brigadier
anetar


Registered: 08/10/07
Posts: 193
Une kisha deshire qe sa here permendet emri i Sali Berishes te shtohej vegla e Ramiz Alise, mjeshtri i firmave piramidale.

E verteta dhe konkluzioni i drejte del nga nje debat i sinqert.


Edited by PetritKola (08/20/07 10:10 PM)
_________________________
PPSH - PS = PD. Porosit e serbit dhe grekut pėr te gjunjezuar dhe poshteruar shqiptarėt janė realizuar me fanatizėm nga veglat e tyre shqiptare.

http://vertet.blogspot.com

Top
#976135 - 08/20/07 10:20 PM Re: Cili politikan duhet larguar dhe pse? [Re: PetritKola]
Lubardhi Offline
Elusive
anetar aktiv


Registered: 02/23/04
Posts: 4402
Loc: N41°19'13" E19°47'29"
Ai artikulli me siper... ... ishalla i beson vete autori ato qe ka shkruar!

Nese behet fjale per largim... votoj dhe une per Sali Berishen \:D
_________________________
My car is big enough

Lubo in Flickr - Balkan Lynx Compendium

Top
#976194 - 08/21/07 02:17 AM Re: Cili politikan duhet larguar dhe pse? [Re: Lubardhi]
aristokratja Offline
Sleeping Beauty
anetar i AF


Registered: 02/09/06
Posts: 922
Loc: Tirane
E jap dhe une voten per Saliun, e vetmja vote qe meriton eshte kjo.
Pse, do ishte budadhadhek me e thone, se e dine te gjithe.
_________________________
Dreams are made of... nothing

Top
#994330 - 03/13/08 11:35 PM Re: Cili politikan duhet larguar dhe pse? [Re: aristokratja]
Guri Offline
anetar i AF


Registered: 11/05/02
Posts: 353
Loc: eu

ec Sali perpara e nderto vendin.
le te kacafyten mafia me njeri tjetrin.

Top
#994331 - 03/13/08 11:50 PM Re: Cili politikan duhet larguar dhe pse? [Re: Guri]
kobe Offline
anetar


Registered: 07/18/07
Posts: 171
ne shqiperi ska dal ndonje politikan qe shkon me prostituta si governatori i njujrkut. Tgjith politikanet me rregull duken.
Top
#994332 - 03/14/08 12:01 AM Re: Cili politikan duhet larguar dhe pse? [Re: PetritKola]
Elektricisti Offline
Mr
anetar i AF


Registered: 01/02/06
Posts: 675
Loc: Angli
 Originally Posted By: PetritKola
Filloj une me Sali Berishen.

Eshte nje vegel e Ramiz Alise dhe Sigurmit...

E ndersa pritej te pakten te tregonte karakter malesori i ka zgenjyer te gjithe edhe ne kete drejtim.

E coi vendin ne katastrof ne 1997-te... dhe po i jep te njejtin drejtim edhe sot.

Ka furnizuar makinen ushtarake serbe me nafte qe ajo te vazhdonte masakrat ne Ballkan.

Po zabton urdhrat qe ka marre nga greku per te hapur shkolla greke, beje gjuhen greke zyrtare, shpalli 500 mije minoritaregrek ne Shqiperi, shpalli Himaren greke...



Askush nuk e di te verteten rreth atyre ngjarjeve e skenareve te vitit 1997.Vertete eshte thyer embargoja duke shitur nafte,por kane dashur amerikanet qe Berisha te thyente embargon.Te pakten ai nuk i ka shitur ndonje Shen Naum serbeve apo jo P Kola.Nuk ka vrare Avni Rustemer.Gjera te tilla kane bere komunistet dhe zogistet.Besoj se kam dhene shembuj te vertete e jo imagjinare.
_________________________
Tė penės e tė dyfekut ata trima kapedanė

Top
#994347 - 03/14/08 09:42 AM Re: Cili politikan duhet larguar dhe pse? [Re: Elektricisti]
99999 Offline
anetar i AF


Registered: 01/08/07
Posts: 328
Po ta fillojme te shajme Berishen, c`fare na ngelet tjeter. Berisha e ka futur Shqiperine ne rrugen e duhur drejt Evropes, jo drejt Rusise. Ai po perpiqet te beje reformat qe duhen ne Shqiperi por pa sukses. Shkaku eshte i lehte. Administrata ne Shqiperi eshte e vjeter, injorante dhe nuk ka asnje lloj imagjinate per ndryshimin e vendit. Qe tu zesh vendin zyrtareve ne Shqiperi duhet vetem lufte civile. Sepse ata po mbajne peng Shqiperine vetem per nje rroge te qelbur prej 400 mije lekesh. Dmth politikanet nuk kane c`fare te bejne kur populli nuk di te revoltohet. Nuk duhet filluar nga Berisha por duhet filluar nga zyrtaret e vegjel te paafte.
Top
#994348 - 03/14/08 10:43 AM Re: Cili politikan duhet larguar dhe pse? [Re: 99999]
CeljanFr_all Offline
www.edsh.org-ZOGIST
anetar i AF


Registered: 11/02/07
Posts: 390
Loc: Shqiperi
Urgjentisht MAFIOZI Tom Doshi!
Ky mafioz i cili dihet se si eshte pasuruar, ja nje CV-Fallco pasi sic dihet e ka falsifikuar sepse ka kryer vetem gjysmen e shkollimit te mesem, sot ky njeri eshte deputet ne parlamentin tone, pse cuditemi qe shqiperia eshte ne kete gjendje?

My name is Tom, Tom Doshi 007 and i fuck all the others in Albania, my nick is gangsta

Emer Mbiemer: TOM DOSHI


Deputet nė zonėn:
007


Si pėrfaqėsues i:
PDK




Edukimi:

Universiteti Shtetėror i Tetovės, dega Juridik – 2005.ahahahahahahahahahahaha


Veprimtaria profesionale:

Profesioni: Biznesmen.
1993-2005: Administrator i Pėrgjithshėm i firmės sė Ndėrtimit "Aldosch" sh.p.k. si edhe trafikant; 2000-2005: Drejtor i Pėrgjithshėm i industrisė Farmaceutike "Profarma" sh.a. dhe industrisė sė qumėshtit "Ajka".


Veprimtaria politike:

Deputet i PSSH-sė dhe zhvates i pasurise publike, specialiteti jane tenderat, ne kohen e lire merret me organizimin e trafikut, kuptohet jo ate te rruges.lol, si nje pushtetare-biznesmen tipik ne shqiperine e tranzicionit.

--------------------------------------------------------

Ky person me kete CV te pasur ka rrahur nje gazetare, shikoni poshte:

SHBA: Dhuna e deputetit ndaj gazetarit, e dėnueshme

Reagojnė edhe MJAFT, Berisha e Topalli. Pėrgjigjet Doshi: Si ndodhi incidenti


Kanė reaguar dje nė kor jo vetėm shoqėria civile, por edhe qeveria shqiptare dhe ambasada e SHBA-sė, ndaj dhunės qė deputeti Tom Doshi ndėrmori ndaj gazetarit, Besar Likmeta. Tė rinjtė e lėvizjes "Mjaft!", sė bashku me disa pėrfaqėsues tė medias, kanė protestuar dje nė mesditė pėrpara dyerve tė Kuvendit kundėr aktit tė dhunės sė ushtruar ndaj gazetarit Besar Likmeta, i agjencisė sė lajmeve BIRN, nga deputeti demokristian Tom Doshi. Sipas pėrfaqėsuesve tė "Mjaft!" ky akt dhune ėshtė ushtruar si pasojė e njė investigimi qė gazetari Likmeta kishte bėrė nė lidhje me diplomėn e deputetit tė PDK-sė, e cila i kishte rezultuar false. Por ndėrsa aktivistėt e lėvizjes MJAFT! protestonin jashtė Kuvendit kundėr dhunės, deputetėt brenda nė sallė ku po zhvillohej njė seance parlamentare po fyenin njėri-tjetrin, madje me kėrcėnime tė tipit "ta pres zverkun, maskara".
Nė kėtė protestė, pėrfaqėsuesit e "Mjaft!" kėrkuan nga Kuvendi jo vetėm qė tė dėnojė kėtė dhunė, por t‘i heqė mandatin deputetit Tom Doshi, pasi sipas tyre ai nuk mund tė pėrfaqėsojė mė vullnetin e votuesve shqiptarė. Nga ana tjetėr, Kryeministri Sali Berisha, i cili ndodhet pėr njė vizitė zyrtare jashtė vendit, ka kėrkuar fillimin e hetimeve pėr kėtė ngjarje. "Kryeministri ka mėsuar me shqetėsim lajmin e pėrdorimit tė dhunės ndaj gazetarit Besar Likmeta nga deputeti Tom Doshi, nė prani tė deputetit Arben Isaraj. Duke dėnuar kėtė akt dhune dhe ēdo akt tjetėr ndaj gazetarėve, Kryeministri i kėrkon autoriteteve pėrgjegjėse tė ndėrmarrin njė hetim tė thelluar dhe tė plotė ndaj kėtij akti tė papranueshėm". Paralel me Kryeministrinė ka reaguar edhe Ambasada e Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės nė Tiranė. Ambasadori i SHBA-sė, nė Shqipėri, Xhon Uidhers ka dėnuar aktin dhe ka bėrė tė ditur se dhuna ndaj gazetarėve ėshtė e patolerueshme. Ambasada bėri tė ditur se ėshtė nė pritje tė pėrfundimeve tė hetimeve nė lidhje me kėtė ēėshtje. Ambasadori i Shteteve tė Bashkuara nė Tiranė, Uidhers, ka dalė nė njė deklaratė tė posaēme pėr shtyp nė lidhje me kėtė ngjarje, duke e cilėsuar shumė tė rėndė, aq mė shumė kur nė vend kanė qenė edhe dy anėtarė tė Parlamentit Shqiptarė. Uidhers theksoi se raporti i Departamentit Amerikan tė Shtetit e ka dėnuar me forcė dhunėn ndaj fjalės sė lirė, e nė veēanti ndaj gazetarėve. Nė lidhje me kėtė ngjarje, reagoi edhe kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli. Me anė tė njė deklarate, Topalli bėri tė ditur se ėshtė i papranueshėm ēdo akt dhune, kudo dhe kurdo, aq mė tepėr akti i dhunės ndaj gazetarit. Po aq e dėnueshme dhe e papranueshme sa goditja ndaj gazetarit ėshtė edhe soditja nė kėtė akt tė shėmtuar. Kryetarja e Kuvendit, nė varėsi tė konkluzioneve tė zbardhjes sė ngjarjes do tė veprojė konform ligjit dhe Rregullores. Lėvizja "MJAFT!" njoftoi pėrmes njė komunikimi zyrtar tė gjitha pėrfaqėsitė diplomatike nė Shqipėri, se gazetari Besar Likmeta i agjencisė ndėrkombėtare BIRN ėshtė rrahur brutalisht nga deputi i PDK-sė Tom Doshi. Me anėn e njė letre tė dėrguar sot nė adresė tė tė gjithė Trupit Diplomatik tė akredituar nė Tiranė, MJAFT! informon se deputeti Doshi ka qėnė i shoqėruar nga deputeti i Partisė Socialiste Arben Isaraj, nė momentin kur ka dhunuar gazetarin Likmeta. Isaraj, njofton "MJAFT!" Trupin Diplomatik, jo vetėm qė nuk ka ndėrhyrė, por ka marrė pjesė paraprakisht nė debatin mes Doshit dhe Likmetės.

"Liria e shprehjes ėshtė njė ndėr tė drejtat themelore tė njeriut. Ne kėrkojmė qė tė mbėshtesni kėtė tė drejtė duke shprehur shqetėsimin Tuaj, pranė autoriteteve shtetėrore", thuhet nė letrėn zyrtare qė MJAFT! i dėrgoi dje Trupit Diplomatik tė akredituar nė Shqipėri.Ndėrkaq, nė njė deklaratė tė tij, Unioni i Gazetarėve thekson se Ky akt dhune dėshmon edhe njė herė tė vėrtetat e konstatuara dhe tė denoncuara kohė pas kohe prej Unionit tė Gazetarėve pėr mungesėn e lirisė sė rregullit dhe tė barazisė para ligjit, tė qytetarėve tė thjeshtė, tė profesionistėve dhe tė pėrfaqėsuesve me imunitet".
_________________________
LEXOJENI:

Martin Bernal - The Black Athena

http://www.parashikime.blogspot.com/

Top
#994438 - 03/15/08 10:31 AM Re: Cili politikan duhet larguar dhe pse? [Re: CeljanFr_all]
Elektricisti Offline
Mr
anetar i AF


Registered: 01/02/06
Posts: 675
Loc: Angli

Ky deputet maskara e ka vendin mbas hekurave.Vjen nje dite qe qeni e bene shurren ne xhami dhe si rezultat pret ngordhjen.Ky depulesh i nje partie te mbushur me hajdut e injorant eshte nje hic.Persa i perket deputetit nga qyteti im,edhe ky eshte nje maskara e i perkedhelur i regjimit qe theu qafen.Eshte i biri i Violeta Isarajt ish kryetare gjykates se Vlores ne vitet e errta te komunizmit.E cfare mund te presesh nga pjella te tilla bastarde, njerez?Besoj e keni pare ne parlament apo ne komisionete parlamentit qendrimin e tij prej hipokriti e zemerligu.Une vazhdoj te besoj se ata jane pjella te ingranazheve famekeqe te diktatures.Ata kurre nuk kane per te menduar ndonjehere per interesat e popullit dhe te kombit,por vetem e vetem per interesat e tyre te ngushta personale.Ai popull qe vazhdon te besoj e te votoje keta bastarde eshte qorr dhe ka per te vuajtur shume.Mire t'ju behet.Kapelja te vihet simbas kokes qe ke.


Edited by Elektricisti (03/15/08 02:08 PM)
_________________________
Tė penės e tė dyfekut ata trima kapedanė

Top
#994457 - 03/15/08 05:46 PM Re: Cili politikan duhet larguar dhe pse? [Re: Elektricisti]
D e n a Offline
anetar i ri


Registered: 03/15/08
Posts: 1
BW intervistoi Tomen dhe ky i fundit tha qe nuk e di perse e keni fjalen kur me pyesni per Besart Likmeten.



Deputeti Doshi thote qe te hene me 10 mars kur po hante (buke) me Nard & Jak Ndoka, Pashk Ujka, Ymer Tola dhe Paulin Sterkaj ngriti nje telefon ku i thuhej dicka per problemin e diplomes. Pas ndonje ore mori nje mesazh ne te cilin i kerkohej takim me ngulm nga i njejti person. Do takoheshin te Sheratoni rreth ores 10:30 ate mbremje. Ketu gazetari i kishte kerkuar €10,000 qe te mos botonte me rreth asaj qe kishte botuar tanime gjithcka mund te botonte -- diplomes se tij te rreme. E godet me canten ku fuste dokumentet, ne prezencen e deshmitarit okular (deputetit socialist) Arben Isaraj, duke e katandisur gazetarin sic duket me siper.

Likmeta u sulmua brutalisht nga Doshi kur po e intervistonte ne mbremjen e 10 Marsit ne sy te deputetit socialist, Arben Isaraj. Gjate hetimit rreth diplomave false ne Shqiperi Balkan Insight



kishte shtene ne dore dokumente qe tregojne qe Doshi kishte nje diplome te leshuar nga Universiteti i Tetoves pavaresisht se ai asnjehere nuk i perfundoi studimet e jurisprudences. Kur Doshi fshiu nga curriculum vitae te tij ne Internet diplomen e Tetoves, gazetari Likmeta kerkoi nje interviste me Doshin t'i jepte mundesine te jepte ndonje sqarim per ceshtjen. Universiteti i Tetoves kishte lajmeruar Ministrine e Arsimit te Shqiperise shume kohe me pare se gazetari Likmeta te intervistonte Doshin qe "diploma" e tij ishte false, por autoritetet shqiptare s'bene asgje per te ndjekur penalisht Doshin per mashtrimin e bere (paraqitja e dokumenteve false te ketij lloji eshte krim qe denohet ne Shqiperi me heqje lirie deri ne 3 vjet).

Doshi i tha Likmetes disa here gjate intervistes ne Sheraton qe ai po tregohej shume trim qe po hetonte lidhur me kete ceshtje. Isaraj e pyeti Likmeten nese jetonte ne Shqiperi dhe a e kishte idene se si zgjidhen punet ne kete vend. Papritur Doshi filloi t'a godiste Likmeten me nje mbajtese plastike dosjesh me buze te mprehta qe kishte me vete. Ja theu syzet dhe ja nxiu syrin perpara se Likmeta te mund te largohej. Deshmitaret okulare ne barin e Sheratonit: dy te huaj qe po punonin ne laptop, deputeti Isaraj dhe banakieri. Askush nuk ofroi ndihme. Likmeta i kerkoi atyre te beheshin deshmitare per te por banakieri i tha te largohej ose perndryshe do te lajmeronte personelin t'a nxirrnin me force nga bari.

KUSH ESHTE TOM DOSHI?



Tom Doshi ka fituar zgjedhjet e pėrgjithshme te korrikut 2005 ne zonėn 7 si pėrfaqėsues i Partisė Socialiste. Ne shtator 2006 Doshi braktis grupin parlamentar socialist pėr t'iu bashkuar atij te Partisė Demokristiane. Ishte kryetari i PD-sė, Sali Berisha, ai qė nuk pranoi tė kandidonte pėr ngjyrat e PD-sė. Nė kėtė kohe i vjen oferta nga PS qė tė kandidonte per te. Sipas deklarimit te pasurisė (pėr vitet 2003, 2004, 2005), publikuar ne raportin UnėVotoj, Tom Doshi ėshtė deputeti me i pasur i Kuvendit te Shqipėrisė me njė total pasurie prej 11 miliard lekesh te vjetra. Ndėrkohė qe gjate periudhės 2006-2007 pasuria e tij ėshtė rritur edhe me 870 milion leke te vjetra, duke u renditur kėshtu deputeti i dyte ne ndryshimin me te madh te pasurisė. Nuk ėshtė hera e pare qe Doshi pėrfshihet ne incidente te tilla. Jo me larg se shtatori i vitit te kaluar Doshi ka goditur, brenda ambienteve te Kuvendit te Shqipėrisė (ekzaktėsisht te kafja e Kuvendit) deputetin e PBDNJ-s Leonard Solis pėr shkaqe te paditura.

Top
#994580 - 03/17/08 09:55 PM Re: Cili politikan duhet larguar dhe pse? [Re: D e n a]
MLK Offline
anetar aktiv


Registered: 01/20/05
Posts: 8577
Loc: EU
Po mire nje gje nuk kuptoj, po kollarja ēi duhet qe e vesh ketij?
_________________________
L'homme est le seul animal qui prend sur son temps de sommeil pour se reproduire.

Top
#994668 - 03/19/08 01:53 AM Re: Cili politikan duhet larguar dhe pse? [Re: MLK]
99999 Offline
anetar i AF


Registered: 01/08/07
Posts: 328
Tom Dashi eshte thjesht nje marionete. Ai punon per dike tjeter. Cdo fe ka mafien e vet ne Shqiperi. Ai grup shoqeror apo fetar qe ka me shume leke do dominoj Shqiperine ne te ardhmen.
Top
#994763 - 03/20/08 07:13 PM Re: Cili politikan duhet larguar dhe pse? [Re: 99999]
bring me the axe Offline
anetar i ri


Registered: 03/20/08
Posts: 1
Ka zera qe Doshi eshte anetar i grupit qe bente trafikun e armeve ne Gerdec -- nuk po them qe ishte ai qe futi ndonje njeri te provokonte shperthimin ne Gerdec ne menyre qe te terhiqej vemendja nga turpi qe ai beri -- po a nuk te duket qe ja hodhi goxha mire?
Top
#995403 - 03/30/08 07:13 PM Re: Cili politikan duhet larguar dhe pse? [Re: bring me the axe]
From Holland Offline
anetar i ri


Registered: 03/23/08
Posts: 2
Nese ka nje politikan qe duhet larguar njehere e me pare ai eshte pikerisht ai qe drejton sot qeverine shqiptare....Bariu Sali Berisha.....
Top
#995405 - 03/30/08 07:48 PM Re: Cili politikan duhet larguar dhe pse? [Re: From Holland]
Epidamnus Offline
anetar i ri


Registered: 07/06/07
Posts: 4
Loc: Milano Itali
Cili politikan duhet larguar menjehere?
Per mendimin tim asnjeri. Duhen lene te gjithe te vazhdojne mandatin e tyre sepse i kemi zgjedhur vete ne. Kur kapen ne flagrance apo jane provat e pamohueshme per cfaredolloj krimi sado te vogel duhet te gjykohen dhe te denohen jo per korrupsion apo per cfare me sakte kane bere por per: TRADHETI TE LARTE NDAJ ATDHEUT perderisa jane aty sepse populli i ka vene dhe kane shkelur dinjitetin dhe vullnetin e popullit dhe ofenduar rende popullin te cilin perfaqesojne.
Denimi? Sekuestrim i tere pasurise dhe burg te perjetshem.
Te merret me korrupsion kryeministri eshte njelloj si te merren me korrupsion 3 milione persona. Nese do ti denonim te gjithe sikur me nga nje dite burg kryeministri duhet te beje 3milione dite burg. Llogaritni vete sa vite jane.
Kur ben nje faj cdokush paguan. Pse nje politikan duhet te mos denohet e te fshihet pas imunitetit?
...DHE RESPEKT PER TE GJITHE...

Top
#995443 - 03/31/08 11:09 AM Re: Cili politikan duhet larguar dhe pse? [Re: Epidamnus]
kondrapedal pa f Offline
anetar i ri


Registered: 03/28/08
Posts: 1
Loc: Albania
Ca pyetje boni or burra!.????
Jo cili po te gjuthe duhet te largohen. Ia kane zene frymen kesaj te shkrete Shqiperi e po ia pine gjakun si shushunjat.

Ndonjehere them qe si nuk e coi zoti ate shperthim ne parlament!
_________________________
Te degjuarit eshte nje politese qe nje njeri i zgjuar i ben shpesh nje budallai, por qe ky i fundit nuk ia kthen asnjehere

Top
#995444 - 03/31/08 02:10 PM Re: Cili politikan duhet larguar dhe pse? [Re: kondrapedal pa f]
Kondrapedali Offline
Vendosmėri



Registered: 05/14/04
Posts: 15196
Loc: atje ku ariu polar vret fokėn ...
Hej ēa ke me na bo lomsh tashti ti neve ...
_________________________
Vulgus vult decipi!


Top
Page 1 of 2 12>


Moderator:  Ujku81, personazh, S_6_T_6_N_6, ....., Dimir 
Hop to:
Advertisements
Vip dhe personalitete Shqiptare
Artikuj nga Shqiperia.com
Artikujt me te fundit:
Fadil Berisha: Te gjesh celesin e suksesit te fotografise!
Vlersimi qe bota e artit fotografik ka bere dhe ben per fotografin Fad ...
Ismeti njeh politikanėt e Shqipėrisė qė janė agjentė...
Zhdukja e Ismet Kryeziut ka alarmuar jo vetėm policinė, por edhe shėrb ...
Facebook: Burgu i 150 milionė vetėve
Nė fillim u shpikėn e-mail-et dhe menjėherė pas tyre ēatet, vėrtet mun ...
Dhjetė kafshėt mė tė pasura tė botės
Janė tė pasura e tė famshme, por e veēanta ėshtė se kanė katėr kėmbė.  ...
118 ditė pa zemėr, eksperienca e 14 vjeēares nga Carolina e Jugut
Kjo vajzė (qė shikoni nė foto) ka jetuar pėr rreth tre muaj falė njė m ...
Forumi i Politikes
Ilir Kokona: Rama mė ka kėrcėnuar
by LiPS
10/29/08 05:24 AM
Albania - Sport
»Debatik Curri: Ā“Goli ofsajd, gjyqtari e ktheu ndeshjen nĆ« komediĀ”
»Hidi: Ā“Nuk na lejuan te luanim normalishtĀ”
»Besart Berisha: Gjyqtari vrau ndeshjen
»Mediat: Gjykimi i gjeorgjianit skandaloz
»Ervin Skela: Arbitrimi pati shumĆ« gabime
»Shansi i humbur i Arie Haan
»Mario Cenolli: Ā“Han duhet guxonte me tĆ« rinjtë”
»ShqipĆ«ria e pathyer nĆ« Baku, Han krijon pikĆ«pyetjet e para
»Skela, kapiten e golin e 10-tĆ« pĆ«r ditĆ«lindje
»RF. Azebajxhan-Shqiperi 1-1

Generated in 0.034 seconds in which 0.003 seconds were spent on a total of 15 queries. Zlib compression disabled.