0 registered
and 18 anonymous users online.
|
|
6804 Members
70 Forums
17321 Topics
964923 Posts
Max Online: 371 @ 10/24/07 11:59 PM
|
|
|
#975064 - 08/14/07 01:03 AM
Fanariotet dhe grekerit.
|
PetritKola
Brigadier
anetar
Registered: 08/10/07
Posts: 193
|
Ashtu sic e di une fanariotet nuk jane greke por te ardhur. Se bashku me turqit dhe ruset harriten te percajne dhe sundojne grekerit e vertet. Grekerve ata i kane marre cdo gje... edhe idenditetin ja kane zhdukur.
Kollokotroni kur morri vesh lojen i quajti qenerit fanariot. Ata e futen ne burge dhe e helmuan sic me bene me shumicen e heronjeve te 18821. Apo sic bene se fundi me Aristidh Kolen.
Nje fanariot i poshter ndodhet edhe ne Shqiperi, Janullatosi. Ai ka zaptuar kishen e Fan Nolit.
Cafre dini ju per fanariotet? Cili munde te jete perkufizimi i tyre. Cila eshte prejardhja e tyre racore?
_________________________
PPSH - PS = PD. Porosit e serbit dhe grekut pėr te gjunjezuar dhe poshteruar shqiptarėt janė realizuar me fanatizėm nga veglat e tyre shqiptare. http://vertet.blogspot.com
|
|
Top
|
|
|
|
#975109 - 08/14/07 05:05 AM
Re: Fanariotet dhe grekerit.
[Re: kuklla..]
|
PetritKola
Brigadier
anetar
Registered: 08/10/07
Posts: 193
|
Fanariotet jane permendur edhe ne shkrimet shqiptare... sidomos kur behej fjale per gjuhen shqipe qe ishte e mallkuar si nga turqit dhe fanariotet. Fanariotet kane helmuar edhe plote prifterinje shqiptar qe deshin te institucionalizonin gjuhen shqipe.
_________________________
PPSH - PS = PD. Porosit e serbit dhe grekut pėr te gjunjezuar dhe poshteruar shqiptarėt janė realizuar me fanatizėm nga veglat e tyre shqiptare. http://vertet.blogspot.com
|
|
Top
|
|
|
|
#975250 - 08/14/07 07:58 PM
Re: Fanariotet dhe grekerit.
[Re: Petra]
|
PetritKola
Brigadier
anetar
Registered: 08/10/07
Posts: 193
|
Sinqerisht Mjeshtri cuditet qe nuk keni degjuar gje per sa behet fjale.
Lexojeni!
Del pastaj njė trim i bukur nga Zagoria Ilia Dilo Sheperi e i qendis Portės sė Lartė njė memorandum historik
E shkroi profesor Diloja me dorėn e tij tė bardhė nė njė greqishte tė kulluar qė ta kuptonin mirė, fanariotėt dhe Patriarkana, adresuar nė emėr tė patrikut Joakin. E u kujton tė gjithėve se ai (autori) dhe orthodhoksėt shqiptarė i pėrkasin racės sė bukur iliriane
(i pėrfytyroj tė bardhė me sy tė kaltėr e flokėverdhė si e thotė kėnga: "Treqind leber leshraverdhė, nė grykė tė Kuēe u derdhė..").., i pėrkasin fesė sė tyre kristiane qė nga fillesat; se myslimanėt shqiptarė nuk janė turq e katolikėt nuk janė latinė
e tė gjithė ne kemi njė rrėnjė tė pėrbashkėt, njė histori, tė cilėn do ta vazhdojmė sa tė ekzistojmė mbi faqe tė dheut
http://www.albnet.gr/book/zagoria/memorandum.htm
Edited by PetritKola (08/14/07 08:16 PM)
_________________________
PPSH - PS = PD. Porosit e serbit dhe grekut pėr te gjunjezuar dhe poshteruar shqiptarėt janė realizuar me fanatizėm nga veglat e tyre shqiptare. http://vertet.blogspot.com
|
|
Top
|
|
|
|
#975315 - 08/15/07 02:23 AM
Re: Fanariotet dhe grekerit.
[Re: kuklla..]
|
PetritKola
Brigadier
anetar
Registered: 08/10/07
Posts: 193
|
Nuk eshte forum... megjithate lexoni:
Pėrpjekjet pėr Kishėn Shqiptare tė Stambollit
Shqiptarėt nuk shkonin nė kishė nga frika e mallkimeve. Patriarkana i mbante shqiptarėt nėn kontroll dhe punonte pėr greqizimin e tyre.
Patriarkana i mbante shqiptarėt nėn kontroll dhe punonte pėr greqizimin e tyre. Njė pjesė e mirė e ortodoksėve shqiptarė nė Turqi kishin ardhur kėtu tė pamartuar. Nė mungesė tė vajzave shqiptare, ata ishin martuar me vajza greke. Nė kėto rrethe influenca e Patriarkanės ishte e fuqishme dhe shumė nga kėta elementė pengonin pėrpjekjet e patriotėve shqiptarė pėr krijimin e kishės shqiptare.
Patriarkana e Fanarit kishte Sinodin, qė pėrbėhej prej 12 dhespotėve. Shqiptarėt nuk kishin asnjė pėrfaqėsues nė tė. Pėr tė lehtėsuar konvertimin e shqiptarėve nė shtetas grekė, qeveria greke mori njė vendim tė posaēem. Ajo udhėzoi konsullatėn greke nė Turqi qė t`u jepte shtetėsinė greke edhe atyre personave, tė cilėt nuk kishin jetuar fare nė Greqi, gjė qė mė parė kishte qenė krejtėsisht e palejueshme. Ky vendim fshihte qėllime tė largėta politike. Politika greke pėrfitoi edhe nga statusi jo i qartė dhe i pafavorshėm i emigracionit ortodoks shqiptar nė Turqi. Nė bazė tė legjislacionit turk, qeveria turke nuk u jepte shtetėsinė turke shqiptarėve ortodoksė. Kjo ishte njėra nga arsyet qė, shumė shqiptarė kishin marrė shtetėsinė greke. Nga martesat e disa shqiptarėve ortodoksė me gra, qė kishin shtetėsinė greke, kishin ndodhur shumė konflikte pronėsie. Gratė me shtetėsi greke ishin ndarė nga burrat dhe u kishin marrė pasurinė e tyre, duke i lėnė pa asgjė. Pėr tė gjetur njė rrugėdalje, shqiptarėt po shtyheshin tė merrnin shtetėsinė greke, sepse vetėm me shtetėsi shqiptare atyre nuk u njihej e drejta e trashėgimit apo zotėrimit tė pasurisė. Nė emigracionin ortodoks shqiptar ishin krijuar kushte qė tė depėrtonte influenca greke dhe fėmijėt e tyre frekuentonin shkollat greke.
Greqia po punonte nė emigracionin ortodoks shqiptar ndėrsa qeveria turke, sipas diplomatėve shqiptarė nė Turqi, ishte sjellė shumė ashpėr kundrejt tij. Nė kėto qėndrime kishte ndikuar tensioni dhe ndjenjat armiqėsore ndaj Greqisė. Nė kohėn e ngjarjeve nė Qipro nė vitet 1954-1955, gjatė incidenteve qė ndodhėn nė Stamboll me emigrantėt grekė, u goditėn edhe shqiptarėt ortodoksė, tė cilėt pėsuan dėme tė mėdha. Nė kėto rrethana, vetėm hapja e kishės ortodokse autoqefale shqiptare nė Turqi do ta pėrmirėsonte situatėn dhe do t`i hiqte zbulimit grek mundėsinė e veprimit me anė tė Patriarkanės greke.
Pėr tė plotėsuar ndjenjat dhe dėshirat e gjithė emigracionit shqiptar ortodoks nė Turqi, njė grup shqiptarėsh ortodoksė nė dhjetor tė vitit 1958, i kėrkuan qeverisė turke lejen qė tė krijonin njė komunitet fetar tė ndarė nga Patriarkana e Fanarit. Mundėsitė pėr krijimin e kėtij komuniteti ekzistonin, pėr arsye se nė Turqi kishin patur kishat e tyre edhe emigrantė tė kombėsive tė tjera, si rusėt, grekėt, bullgarėt etj. Sipas tė dhėnave, qė kishte ambasada shqiptare, nė Turqi dhe kryesisht nė Stamboll gjendeshin 15000 shqiptarė ortodoksė. Ky numėr ishte aq i rėndėsishėm, saqė po tė krijohej kisha shqiptare do tė rrezikonte ekzistencėn e Patriarkut grek nė Stamboll. Sipas njė marrėveshje midis Turqisė dhe Greqisė, ai qėndronte atje nė bazė tė njė numri tė caktuar besimtarėsh ortodoksė. Ky numėr plotėsohej pikėrisht me shqiptarėt ortodoksė, tė cilėt nga kisha greke konsideroheshin qėllimisht si grekė. Mirėpo, qeveria turke nuk e pėrfilli kėtė kėrkesė nė kėtė kohė, duke nxjerrė disa pretekse tė ndryshme.
Situata ndryshoi nė vitin 1960. Pas acarimit tė krizės sė Qipros, autoritetet turke, nė kuadrin e masave pėr tė izoluar dhe ngushtuar rrezen e aktivitetit tė Patriarkanės, dhanė sinjale se do t`i pėrkrahnin ortodoksėt shqiptarė me qėllim qė t`i shkėpusnin ata nga Patriarkana. Turqit dėshironin largimin e Patrikut grek nga Stambolli. Funksionarė tė lartė tė Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Sigurimit Turk u kėrkuan ortodoksėve shqiptarė qė tė mobilizoheshin pėr formimin e Komitetit Ortodoks Shqiptar, duke i kėshilluar qė tė mos e lejonin legatėn e Shqipėrisė tė pėrzihej nė kėtė ēėshtje dhe tė zhvillonte propagandėn e saj nė koloni. Legata e Shqipėrisė, nga ana e saj, dha udhėzime qė tė shfrytėzohej, pikėrisht kjo rrethanė, pėr tė hapur kishėn shqiptare. Gjithashtu, pėr hapjen e kishės ortodokse shqiptare ishin tė interesuar edhe shqiptarėt myslimanė tė Turqisė, tė cilėt premtuan se do tė ndihmonin materialisht. Por pėrfaqėsuesit e kolonisė shqiptare tė Stambollit mendonin se pėr hapjen e kishės shqiptare duhej marrė mė parė pėlqimi i Patrikut tė Stambollit. Pa kėtė miratim, shqiptarėt nuk guxonin tė shkonin nė kishė, sepse u trembeshin mallkimeve tė tij. Megjithkėtė, nė fillim tė vitit 1962 ata nisėn tė mblidhnin firmat e nevojshme dhe tė kėrkonin lejen nga autoritetet turke. Legata shqiptare e mbėshteti kėtė iniciativė dhe i nxiti drejtuesit e kolonisė tė nxitonin pėr tė marrė lejen e ēeljes sė kishės nga autoritetet turke, nė kėtė situatė tė favorshme tė marrėdhėnieve tė tendosura turko-greke. Hapja e kishės gjykohej si njė sukses, i cili do tė sillte pastaj hapjen e njė shkolle ose kolegji shqiptar. Por MPJ nuk e lejoi legatėn nė Stamboll qė tė ndėrhynte drejtpėrdrejt tek autoritetet turke pėr ta mbėshtetur kėtė iniciativė.
Nė pranverė tė vitit 1962 u arritėn disa suksese fillestare. Vatikani dha pėlqimin pėr t`u dorėzuar shqiptarėve njė kishė unite, e cila atėherė ishte e mbyllur. Patriku i Stambollit, Athenagorasi, premtoi se do tė bėnte bekimin e kėsaj kishe. Por nėn dhe, ai, nėpėrmjet agjentėve grekė, vijoi pėrpjekjet pėr sabotimin e krijimit tė kishės shqiptare. Ai thirri nė Stamboll Marko Lipen, i cili ndodhej nė SHBA, pėr ta vėnė nė krye tė kishės sė re, por me sa duket ky nuk pranoi. Kėshtu, nė verė tė vitit 1962 Athenagora u shtėrngua tė jepte lejen pėr ēeljen e kishės shqiptare. Edhe autoritetet turke e dhanė aprovimin, por paralajmėruan shqiptarėt se, po tė kėrkonin qė tė hapnin ndonjė shkollė ose kurs nė gjuhėn shqipe, ndaj iniciatorėve do tė merreshin masa.
Me intensitetin, qė po ecnin pėrpjekjet pėr hapjen e kishės shqiptare, dukej se ēdo gjė do tė pėrfundonte si mė mirė. Por nė nėntor tė vitit 1962 ndodhi njė kthesė e papritur. Policia e Stambollit urdhėroi shpėrndarjen e Kėshillit tė Komunitetit Ortodoks, i cili kishte marrė iniciativėn pėr hapjen e kishės shqiptare. Shkaku i kėtij ndryshimi ishte ndėrhyrja energjike e qeverisė greke. Kėtė gjė ua thanė iniciatorėve autoritetet turke. Pėrfaqėsuesi i Kėshillit protestoi ndaj kėtij vendimi dhe deklaroi edhe njė herė se, kėshilli i komunitetit ortodoks shqiptar ishte formuar qė tė luftonte pėrpjekjet greke pėr greqizimin e ortodoksėve shqiptarė. Shefi i sigurimit tė Stambollit shfaqi keqardhjen dhe i shpjegoi atij se ndaj qeverisė turke kishte patur protesta nga ministri i Jashtėm grek, kur ai kishte vizituar herėn e fundit Turqinė dhe se, Turqia nuk donte t`i acaronte mė tej marrėdhėniet me Greqinė, pėr arsye se ishin aleatė nė NATO. Ai i kėshilloi shqiptarėt qė tė gjenin forma tė tjera tė qėndresės pėr tė penguar veprimtarinė greke dhe premtoi se sigurimi turk nuk do t`i pengonte.
Beqir Meta, Shqipėria dhe Greqia (1949-1990)
METROPOL 23-02-2005
|
|
Top
|
|
|
|
#975318 - 08/15/07 02:48 AM
Re: Fanariotet dhe grekerit.
[Re: PetritKola]
|
PetritKola
Brigadier
anetar
Registered: 08/10/07
Posts: 193
|
Ja dhe nga libri i francezit... lexoni fanar, fanariot...
Shkak pėr apostazinė e shqiptarėve At Zhan-Klod FAVEIRIAL (nga kapitulli 86)
Edhe pėrpara kohės kur patriarku grek arriti tė suprimojė metropolinė e Ohrit, aty ka patur apostazi mes tė krishterėve qė vareshin nga kjo metropoli. Por ato kishin qėnė individuale. Mė nė fund, ato u bėnė mė tė shumta, po nė atė masė sa mė tepėr qė Fanariotėt, nėpėrmjet intrigave tė tyre, e bėnin tė paefektshėm proteksionin qė sulltani iu njihte kryetarėve tė krishterė mbi besimtarėt qė ishin nėn pėrkatėsinė e tyre....
Mė sė fundi, intrigat e Fanarit bėnė qė tė nxirren iradetė perandorake, tė cilat shkrinin primatitė e Pejės dhe tė Ohrit, dhe zėvendėsonin me peshkopė tė huaj tė gjithė peshkopėt vendas . Por, pas kėsaj, jo vetėm populli u lemeris prej peshkopėve tė huaj se nuk dinin as gjuhėn e as zakonet e vendit, por se me ata u bashkuan tagrambledhėsit dhe spahinjtė, tė cilėve patriarku grek nuk pranonte tu jepte shumat e larta tė parave. Populli atėhere nuk kishte mundėsi ose, pak a shumė, nuk donte tė paguante njė taksė tė dyfishtė: atė tė qeverisė civile dhe atė tė patriarkatit bizantin. Apostazia u rrit nė masė. Nė kėtė kohė shihet se tridhjetegjashtė fshatrat qė pėrbėnin ipeshkvinė e Pogonianit, tė varur nga Berati, ndėrruan fenė ditėn e Pashkėve. Nė Meglenė, nė Nasilicė dhe gjetkė, ndodhi e njėjta gjė.
Ja, pėr shembull, ēfarė ndodhi nė Meglenė. Tė mbėshtetur nga ipeshkvi i tyre, banorėt e Nentės (Notini i lashtė) nuk donin ti nėnshtroheshin patriarkut fanariot dhe i thonė: Ne jemi Romanė dhe nuk duam tė bėhemi Grekė
. I njoftuar pėr kundėrshtimin e tyre, patriarku Samuel i akuzoi ata pėr rebelim pranė Portės sė Lartė dhe kėrkoi ushtarė pėr ti detyruar tė binden, apo mė mirė tė ulnin kokėn, nėn zgjedhėn e Fanarit....
Dhe atėhere, duke parapėlqyer muslimanizmin mė tepėr se kristianizmin grek, ipeshkvi ditėn e Pashkėve zbriti nga froni ipeshkvnor, shkeli me kėmbė Ungjillin, mori nė dorė Kuranin, u shpall turk, dhe ftoi edhe tė krishterėt e tjerė tė bėnin tė njėjtėn gjė. Xhakoni i tij dhe banorėt e Nentės ndoqėn shembullin e tij. Por kthimi i fesė nė shumė lokalitete fqinje ishte i mėvonshėm....
_________________________
PPSH - PS = PD. Porosit e serbit dhe grekut pėr te gjunjezuar dhe poshteruar shqiptarėt janė realizuar me fanatizėm nga veglat e tyre shqiptare. http://vertet.blogspot.com
|
|
Top
|
|
|
|
#975385 - 08/15/07 07:03 AM
Re: Fanariotet dhe grekerit.
[Re: kuklla..]
|
PetritKola
Brigadier
anetar
Registered: 08/10/07
Posts: 193
|
Kuklla, Asnje keqkuptim. Petro Nini Luarasi, Negovanin, At Melani ... jane vrare nga fanariotet sepse deshin te institucionalizonin shqipen. I deshin meshat ne Shqip.
E ke pare filmin "Udha e shkronjave"?
_________________________
PPSH - PS = PD. Porosit e serbit dhe grekut pėr te gjunjezuar dhe poshteruar shqiptarėt janė realizuar me fanatizėm nga veglat e tyre shqiptare. http://vertet.blogspot.com
|
|
Top
|
|
|
|
#975733 - 08/17/07 08:37 AM
Re: Fanariotet dhe grekerit.
[Re: kuklla..]
|
PetritKola
Brigadier
anetar
Registered: 08/10/07
Posts: 193
|
Pewr filmin ke te drejte, nuk eshte perdorur por fanariotet se bashku me turqit i jepnin urdherat. Ata ishin aleate ne ate drejtim.
_________________________
PPSH - PS = PD. Porosit e serbit dhe grekut pėr te gjunjezuar dhe poshteruar shqiptarėt janė realizuar me fanatizėm nga veglat e tyre shqiptare. http://vertet.blogspot.com
|
|
Top
|
|
|
|
#975739 - 08/17/07 03:42 PM
Re: Fanariotet dhe grekerit.
[Re: PetritKola]
|
0000000000000000
www.edsh.org-ZOGIST
anetar i AF
Registered: 03/07/07
Posts: 812
|
shpresoj te mos jene edhe me konkurencen ne kompanite celulare kjo aleanc gr-tr.lol
|
|
Top
|
|
|
|
#975811 - 08/17/07 08:37 PM
Re: Fanariotet dhe grekerit.
[Re: 0000000000000000]
|
PetritKola
Brigadier
anetar
Registered: 08/10/07
Posts: 193
|
Te dyja paleve nuk i intereson idenditeti shqiptar.
_________________________
PPSH - PS = PD. Porosit e serbit dhe grekut pėr te gjunjezuar dhe poshteruar shqiptarėt janė realizuar me fanatizėm nga veglat e tyre shqiptare. http://vertet.blogspot.com
|
|
Top
|
|
|
|
#975835 - 08/17/07 11:57 PM
Re: Fanariotet dhe grekerit.
[Re: PetritKola]
|
jimmy84
mėndje mė vete
anetar aktiv
Registered: 12/11/03
Posts: 1206
Loc: rrugėve tė atdheut
|
Per ata qe e degjojne per here te pare emrin Fanariot, shpjegimi eshte i thjeshte. Fanariote quhet Patriakana e Stambollit (dmth para se te shperngulej ne Izrael). Quhen Fanariote per shkak se Patriakana gjendej ne lagjen "Fanar" te Stambollit. Dhe per ata qe kane lexuar ARISTIDH KOLEN fare mire kane lexuar emrat "Patrikane" apo "Kisha Ortodokse". Sinonime te njera tjetres. Mirepo meqe Kisha Ortodokse e donte shume ARISTIDHIN e dergoi prane "gjirit te Perendise" qe te binte rehat (Aristidhi dhe Kisha bashke).
_________________________
Nuk eshte IDEJA, ajo qe me mungon, por NJERIU. iVi. Ngjyrat e verbojne syrin. Nga "Tao". http://www.impulstudio.com
|
|
Top
|
|
|
|
#975865 - 08/18/07 04:07 AM
Re: Fanariotet dhe grekerit.
[Re: jimmy84]
|
PetritKola
Brigadier
anetar
Registered: 08/10/07
Posts: 193
|
Jimmy,
Per deri sa krishterimi nuk eshte grek si mendoni, fanariotet nga pikpamja racore, etnike... e idenditetit a ishin ata grek?
_________________________
PPSH - PS = PD. Porosit e serbit dhe grekut pėr te gjunjezuar dhe poshteruar shqiptarėt janė realizuar me fanatizėm nga veglat e tyre shqiptare. http://vertet.blogspot.com
|
|
Top
|
|
|
|
Moderator: Kondrapedali
|
|