0 registered
and 18 anonymous users online.
|
|
6804 Members
70 Forums
17321 Topics
964923 Posts
Max Online: 371 @ 10/24/07 11:59 PM
|
|
|
#972808 - 07/25/07 05:40 AM
Irak: Sunni vs Shia
|
Odea
anetar i AF
Registered: 04/03/03
Posts: 907
Loc: atje ku qielli eshte blu...
|
Hello njerez,
Sot duke kerkuar disa video, gjeta dy dokumentare mbi luften ne Irak. Nuk jam interesuar ndonjehere mbi luften atje pasi e kam te veshtire te degjoj historite e dhimbshme se me verte me prekin. Mgjth, kur pashe dokumentaret, jam ngelur e shokuar sepse nga mediat Amerikane duket sikur Amerikanet e kane me shume fajin. Por, duket sikur vete Iraket jane bere pak a shume si shqiptaret ne 97-ten kur gati filloi lufta civile per grabitjen e pushtetit nga dy partite me te medha. Ne rastin e Irakut, dy partite me te medha jane ato fetare, Shia dhe Sunni.
Sot, ne kre, eshte Shia pasi shumica e ministrave jane te kesaj feve dhe dokumentari The Death Squads tregon se si ministri ne krye ka formuar skuadra te vdekjes (se di si ta perkthej) duke punesuar policat si vrasesa te muslimaneve Sunni.
E cuditshme nga ana tjeter eshte po ashtu fakti qe ne dokumentar keshilltaret Amerikane, kur iu ankuan bosave te tyre Amerikane, jo vetem qe u pushuan nga puna, por ata mbeshtetin tiranin e ri Shia. Kjo me thote qe Amerika me verte ka disa koka qe i bejne te gjitha ligjet dhe njerezit e pafajshmem jane mijera ushtaret qe nisen per atje dite per dite. Gjeta dhe nje video tjeter ku nje ushtar amerikan flet se si kur arriti ne Baghdat, te gjitha premtimet qe i kishte bere ushtria ishin genjeshtra dhe qe oficeret iu thoshin qe te ishin brutale me njerezit aty, te iu shtinin sa me shume frike sepse ata nuk kishin shku atje per ata.
Gjate gjithe kesaj kohe, po mendoja se cfare mund te behet per te permiresuar kete situate. Ku eshte UN dhe cilat jane gjerat qe ata mund te bejne? Une per vete sia kam fare idene...
Jepni mendimet tuaja...
_________________________
Last night I dreamt I ate a ten-pound marshmallow and when I woke up, the pillow was gone. Khawuleza mama....Hurry mama, dont let them catch you... http://www.youtube.com/watch?v=ure2RdTZm8c
|
|
Top
|
|
|
|
#972947 - 07/26/07 04:20 AM
Re: Irak: Sunni vs Shia
[Re: Timi]
|
Odea
anetar i AF
Registered: 04/03/03
Posts: 907
Loc: atje ku qielli eshte blu...
|
Ne fakt, po te kishe pare dokumentarin e pare do e kishe kuptuar qe ketu kemi te bejme me nje genocid te fshehur i instiguar nga pala ne fuqi, ajo e Shia. Dokumentari tregonte se si policet Shia sapo shohin nje Sunni, e vrasin menjehere, pa pytje pa asigjo. Nje rast tjeter ishte ajo i nje gruaje qe erdhi ne urgjence dhe sapo moren vesh qe ishte gruaja e nje Sunni, e vrane ne urgjence. Keto jane dy nga mijera raste. Kjo do te thote qe nuk kemi te bejme me me uzurpimin e vendit nga Amerikanet dhe luften midis dy shteteve. Kemi arritur ne nje lufte civile te ashper e cila po anon me shume andej nga genocidi se sa gjithcka tjeter. Per kete arsye une vendosa ne titull luften midis Sunni dhe Shia ne kete vend.
Dua te di se kush e ka idene se cfare mund te behet. Dmth, si e ka zakon UN te veproje kur shef qe po behet genocid ne vend? Cilat jane aksionet qe mund te marrin? Keto gjera kisha ne mendje por me sa shof...spo e ca shume njeri. Le qe, siu ve faj se as une spara vij nga kjo zone. Nejse...shpresojme te kete ndonje te ndricuar...
_________________________
Last night I dreamt I ate a ten-pound marshmallow and when I woke up, the pillow was gone. Khawuleza mama....Hurry mama, dont let them catch you... http://www.youtube.com/watch?v=ure2RdTZm8c
|
|
Top
|
|
|
|
#972959 - 07/26/07 07:09 AM
Re: Irak: Sunni vs Shia
[Re: Odea]
|
Sami_Yan
anetar aktiv
Registered: 12/20/05
Posts: 1724
Loc: Capri
|
varet nga cili aspekt e shikon situaten. Sunnitet te cileve u perkas edhe un, ne besimin e tyre e kane te mos vrasin asnje musliman tjeter, qofte shia apo cfardo. Ndersa shiitet ne besimin e tyre e kane se shkojne ne parajse po te vrasin 1 synni. Dallimi midis sunnive dhe shiiteve eshte tek besimi qe ata kane. Shiitet jan pasardhes te persianeve. Ne kohen kur drejtuesi i 4 i muslimaneve Aliu, qe ishte edhe djal xhaxhai i profetit. Kur djali i Aliut, Huseini ishte ne trojet persiane, ku ishin ne lufte me kostandinopojen. Persianet i dhane llafin se do i ndihmonin ne lufte muslimanet. Ne te vertet ndodhi e kunderta, keta tradhetuan birin e Aliut Husein ne sheshin e qerbelase ku ai u vra aty dhe mori shume shpata mbi trup. Pak vite me vone ushtria muslimane mbizoteroi ne ato vende, ne komplet lindjen e mesme, dhe ne afrike, edhe nga detet qe lidhin algjerine me spanjen dhe me ishujt e Italise. ne te gjitha keto vende mbizoteronte islami dhe te gjith ishin musliman. Madje edhe ne qipro shume shoke te Muhamedit jetuan aty. Dhe si pasoje e mbizoterimit te Islamit ne bote, persianet qe ishin treguar tradhetare, per te shlyer detyrimin e tyre kundra tradhetise te djalit te Aliut, apo ndryshe te nipit te profetit, E ngriten Aliun duke besuar se ai ishte profet dhe ne kete menyre menduan se e shlyen detyrimin e tyre ndaj tij, dhe keshtu lindi feja e re e shiizmit. Ata e ngatruan Fene me traditen, madje kur kujtojne luften qe ata kan tradhetuar muslimanet, dalin te gjith ne shesh dhe me disa thika presin trupat e tyre, se keshtu mendojne se shlyejn denimin. Dhe sot sa here qe ne perendim u tregohet islami te tjereve neper emisione gjithmon japin idiotlliqet qe bejne persianet. Ata nder idiotlliqe te tjera presin vetet e tyre, plus martohen dhe me vajza te vogla. Dhe kamikaz ne te vertet ata jane. Madje edhe neper filmat vizatimor te tyre jan shume pjese ku nje shiit i mire vret veten me bombe duke vrare dhe armikun. Dmth brezi i ri edukohet me kete lloj fryme. Edhe video qe ne kemi pare tek tema "gruaja ne islam pastrim detyrimesh" ku nje vajze 17 vjecare vritet me gur nga populli, nuk eshte gje tjeter vecse veper e shiiteve kundra sunnive. Vajza ishte me familje shiite dhe donte te martohej me nje djal sunni, kur ua tha kete gje familjes se saj, ata ishin te paret qe donin ta vrisnin. vajza vajti 1 nate ne polici, por policet nuk e pranuan ta mbronin dhe ja dorzuan familjes. dhe si pasoje ajo u masakrua me gure ne mes te qytetit. Shiitet e kan per nder te vrasin 1 sunni, ndersa Sunnitet nuk e bejne 1 gje te tille. Dhe c'do shkatrim muslimaneve sunni aty u ka ardhur vetem prej shiiteve. Historikisht. Edhe kur perandoria osmane kishte probleme me perendimin, ishin gjithmon shiitet qe i sulmonin nga mbrapa. Shiitet kan shtet te tyre iranin, jan dhe te perhapur me perqindje shume te vogel ne vendet per rreth. TAni duket se do marin nen kontroll edhe irakun. Edhe ne kohen e sadamit lufta iran-irak nuk ishte gje tjeter vecse lufte mes shiiteve dhe sunnive. Pak a shume kjo eshte si histori mes ketyre 2 feve. Per te gjitha keto percarje Profeti Muhamed kishte paralajmeruar se do te ndodhnin me vone. Kishte paralajmeruar dhe djalin e xhajes se tij Aliun per kete gje qe do te ndodhte. Sikur amerika te kishte bere luft kundra iranit sdo me ngelte fort hatri. Por ajo gjeti 2 vende te keputura irakun dhe afganistanin. Ne irak nuk u gjenden kurre bombat berthamore, ndersa irani dhe korea e veriut e deklarojne se kane te tilla dhe nuk i sulmon njeri. Ata jan rreziku i vertete i rajonit.
Sa per pyetjen se cfare mund te behet, mendimi im eshte qe te zgjidhin mes tyre ceshtjen, apo te ndajn shtetin ne dy pjese e secili te ket shtetin e vet e gjera te tilla. Por edhe per kete rast kemi thenie te profetit Muhamed se cfare do ndodhi me vone. Ne ate kohe bagdati ka qen nje qytet i stermadh ne krahasim me fshatrat e tjere qe sot jan bere qytete. Bagdati ka pasur bibloteken me te madhe te asaj kohe ne ate rajon. Ka pasur universitete etj etj. Dhe thena e profetit per bagdatin eshte se do vije koha ku ne bagdati do behet shkrumb e hi. Dhe un mendoj se kjo do ndodhe ne ate vend, SHKRUMB E HI asgje tjeter.
_________________________
-O Mando, Ke fitu nje nr Eagle Mobile
|
|
Top
|
|
|
|
#973057 - 07/26/07 10:14 PM
Re: Irak: Sunni vs Shia
[Re: Sami_Yan]
|
.....
anetar aktiv
Registered: 07/07/04
Posts: 2875
|
Duke e pare situaten nga nje tjeter aspekt, shiatet e justifikojne urrejtjen e tyre nda sunni-ve me disa argumenta: 1. Ne Irak, per vite te tera, kur Sadam Huseini ishte ne fuqi, shiatet, megjithese shumice (rreth 85% e popullsise se ketij vendi) u trajtuan si qytetare te dores se dyte! Sadam Huseini ka hyre ne historine e shiateve si njeriu qe vrau mijera imame shiat. Sic duket historia po rrotullohet ne krahun e kundert tani dhe besoj se behet fjale per nje urrjetje shume vjecare e nxitur ne rradhe te pare nga rregjimi qe ekzistonte me pare ne Irak; 2. Gjithmone shiatet jane akuzuar nga sunni-t si terroriste, kamikaze etj. gje te cilen shiatet nuk e pranojne dhe argumentojne me keto faktet: - Udheheqesi i Al-Kaedas eshte Sunn-i dhe jo shiat; - sulmet terroriste te kryera ndaj Sh.B.A-se, Madridit dhe Londres kane patur per autore qytetare nga vende te ndryshme si Irani apo Iraku dhe te gjithe i kane perkitur fese Sunni. - Shiatet pretendojne se jane tolerante duke pranuar ne krye ne vendit, perseri nje president Sunni (qe i perket pakices kurde); Duke sjelle keto 3 fakte ata nuk pranojne te akuzohen se jane me te dhunshem se sunn-it dhe konsiderojne luften e tyre ndaj sunni-ve si hakmarrje ndaj atyre qe hoqen ndaj rregjimit te Sadamit. 4. Shiatet kane jetuar ne paqe me kurdet (qe jane te ndryshem nga turqit) pavarsisht se kurdet i perkasin te dyja feve (sunni dhe shiat). SHiatet nuk kane sulmuar ndonjehere kurdet sunni dhe anasjelltas. 5. Shiatet fillimin e luftes civile ne Irak e shohin tek antetatet vrasese te nisura nga Al Qaeda kundra amerikaneve qe hoqen Sadamin dhe keto antetate ishin te drejtuara ndaj amerikane dhe shiateve, te cilet si anti-sadamiste dhe anti-Al Qaeda u trajtuan nga Al Qaeda si pro-amerikane dhe anti-sunni.
Per te sqaruar pak situaten po ju sjell nje fakt, qe per propagande shtremberohet qellimshem. Ajo vajza 17 vjecare e vrare me gure nuk i perkishte besimit shiat e as atij sunni, por besimit Yezidi, i cili eshte nje besim i ndryshem nga Islami dhe Krishterimi. Ata besojne ne nje Zot tjeter. Vajza qe quhej Dua Khalil Aswad i perkiste pakices kurde dhe pasi u dashurua me nje djale sunni ajo u denua nga pjestaret e fese se saj me vdekje me gure! Mesa kam kuptuar une, shiatet nuk kane patur dore ne keto histori dhe trajtohen qellimisht si vrases te kesaj krijese te pafajshme.
P.S Si shenje hakmarrje sunni-t vrane rreth 23 puntore qe i perkisnin fese Yezidi.
|
|
Top
|
|
|
|
#973089 - 07/27/07 01:25 AM
Re: Irak: Sunni vs Shia
[Re: .....]
|
Odea
anetar i AF
Registered: 04/03/03
Posts: 907
Loc: atje ku qielli eshte blu...
|
Ok, te dyja palet thone dicka ndryshe. Kjo me ben te dyshon the sources of information. Jam e sigurte qe qe te dyja palet jane fajtore neper kohera apo budalliqe te tjera. Mgjth, kjo nuk justifikon faktin qe kemi te bejme me nje eradikim te pameshirshem te qenieve njerezore ne vendin e Irakut. Nuk ka rendesi a jane Shiiat apo Sunni, njerezit po vriten si miza dhe pa kuptim fare. Nje gje shume interesante eshte fakti qe Amerika shef, kupton dhe nuk ben asgje. Pse? Ku perfitojne ata qe ne shtet te jete nje Shiia i cili po ben masakra? Ku e kane perfitimin Amerikanet qe kapen Irakun kur Iraku nuk ka asgje tashme, as gas dhe asnje natural resource te cilen Amerika mund ta perdori. Apo ka gjetur nje menyre tjeter per te bere pare, ajo qe permendi Bey e cila ishte qe si duket Amerika e ka bere prone te veten Irakun dhe tani do fillojne ofertat per ta shitur. Hmmm, shume te zgjut. Nje gje tjeter me ben pershtypje. Si ka mundesi qe e gjithe bota e kupton se cfare po bejne Amerikanet dhe kur vjen puna, nuk bejne asgje? Si ka mundesi qe Europa po influencohet kaq shume nga politika e Bushit, nje politike idiote dhe teper barbare kur Europa gjithmone eshte pare si djepi i dijes dhe drejtesise (drejtesi kshu ne siperfaqe po hec mo lol)? Ku eshte UN ne gjithe kete rremuje? Amerika nuk eshte me superfuqi dhe prape se prape, bota rri e heshtur sikur te kete frike.
Une dua te di se ca dreqin bojne keta te UN....apo jane aty thjesht sa me mor pare e me bo te bukurin...pfff, am quite angry!
_________________________
Last night I dreamt I ate a ten-pound marshmallow and when I woke up, the pillow was gone. Khawuleza mama....Hurry mama, dont let them catch you... http://www.youtube.com/watch?v=ure2RdTZm8c
|
|
Top
|
|
|
|
#973213 - 07/27/07 08:45 PM
Re: Irak: Sunni vs Shia
[Re: Sami_Yan]
|
.....
anetar aktiv
Registered: 07/07/04
Posts: 2875
|
I nderuar, me largpamesine dhe maturine tende ke dhene prova mese te mjaftueshme qe te na bindesh te gjitheve qe je me i dituri dhe me i pergatituri, (madje dhe me i edukuari) prandaj mos mu drejto mua dhe mos e zer nickun tim me goje :). Postimi im ishte nje pikeveshtrim tjeter i problemit qe po diskutohet ketu dhe nuk eshte se ato gjera i nxjerr une nga mendja, prandaj mos mu drejto me mua! Tregohu i matur sic je ne te vertete. Pasi diskutova perseri me nje inxhinier kimist irakian te kompanise ku punoj u sqarova per keto probleme:
1. Sadami ka vrare mijra imame shiate ne Irak! Madje fene shiate e ka trajtuar me perbuzje duke u dhene me shume te drejta sunnive qe jane vetem 15% e popullsise. Une nuk e di ne ka mbajtur Sadami qendrim fetar apo jo, por mund te dale dhe Enveri neser e te thote, qe i mbylli kishat, por jo se kishte gje me fene. 2. Udheheqesi i Al-Qaeda-s, pervec se ne mendjen e kalamaqve ekziston dhe ne realitet, pasi behet fjale per Osama Bin Laden dhe ky realitet ilustrohet here pas here neper lajmet e perditshme te Al-Jazeera-s; Osama Bin laden eshte sunni dhe po ashtu te gjithe ata qe kane vene bomba neper bote! Asnje prej tyre nuk ka qene shiat; 3. Personalisht nuk e di sa tolerante jane shiatet ne Irak (dhe nuk me intereson shume ta di). Di qe ata nuk e kane te shkruar gjekundi qe po te vrasin sunni do te vene ne parajse dhe si rrjedhoje nuk kam ndonje fakt qe te besoje te kunderten; 4. Per Yezidi nuk di te them nese jane dege e shiat apo jo, thjesht solla nje fakt real, ne kundershtim me nje postim me lart ku thuhej se shiatet vrane nje vajze me gure. E vrane Yezidet dhe per kete fe lexova me shume ketu: http://altreligion.about.com/library/faqs/bl_yezidism.htm 5. Duke qene se nuk lidhje te forta me boten arabe, une lexoj gazeta (qe sigurisht genjejne dhe manipulojne ) per disa lajme shokuese. Per vrasjen e asaj vajze thuhet se ne kete akt moren pjese 8-9 burra, ndersa sunni vrane 23 puntore! Nese ata 8-9 ishin ne kete grup, i bie qe 14-15 te tjere te kene qene te pafajshem. http://www.dailymail.co.uk/pages/live/ar...in_page_id=1811 Personalisht nuk me interson shume se kush jane sunni dhe kush jane shiatet dhe nuk postoj qe te kundershtoj nje mendim apo tjeter. Thjesht, ne nje debat, qe te jete konstruktiv duhet te jene disa mendime te kunderta dhe te faktuara. Menyra se si vazhdon debati, cfare akuzash apo xhevahiresh nxirren nga goja jane cilesi e cdo postuesi, per te cilat nuk eshte e nevojshme asnje lloj justifikimi! Prandaj, or Cuf, shiko punen tende!
|
|
Top
|
|
|
|
#973269 - 07/27/07 10:18 PM
Re: Irak: Sunni vs Shia
[Re: Sami_Yan]
|
.....
anetar aktiv
Registered: 07/07/04
Posts: 2875
|
Perpara se te editohem per dalje jashte teme, i nderuar bey (besoj se e meriton plotesisht kete titull, per absolutisht cdo gje qe i sjell ti shoqerise me prezencen tende), mendoj se te gjithe kemi te drejte te shprehim nje mendim apo nje pikepamje, e cila jo gjithmone mund te jete e drejte apo e sakte! Sic duket, une jam ne anen e atyre qe gabojne shpesh, por ja, te kemi ty qe na korrigjon (po me duket se po flas me Sali Protopapen ).
Besoj, se nuk te mbetet qejfi qe pikepamjet e tua t'i komentojme ndonjehere apo te sjellim ndonje te dhene nga burime te ndryshme nga ato qe sjell ti. Fundja, si e thua dhe ti bej, ti je argumenti vete, legjende e gjalle, prandaj na fal injorancen per boten arabe. Une nuk mora aspak persiper te flas per komunitetin apo te te shpjegoj Kuranin (sic behet tek teologjia me Biblen ) apo sic me tregon ti mua se cfare ben prifti, thjesht lexoj disa gjera te tjera te ndryshme nga ato qe lexon ti.
Bej, Cuf apo cfare do ta besh emrin, mos dysho: Nuk jemi shoke. Superioritetin dhe njohurite mund t'i ndash me ata te nivelit tend, qe mesa shoh po shtohen me shumice ketu ne AF, prandaj na e bej hallall neve te gjitheve qe te shqetsojme!
Po e mbyll tani, se besoj se ketu ne forum, kane filluar te marrin per te marre, qe zgjatem kaq shume me nje problem
|
|
Top
|
|
|
|
#973644 - 07/30/07 02:58 AM
Re: Irak: Sunni vs Shia
[Re: Sami_Yan]
|
Odea
anetar i AF
Registered: 04/03/03
Posts: 907
Loc: atje ku qielli eshte blu...
|
Ore, cuna, rrini urte se do iu rraf. Njerezit jane tu u vra andej, ju me griceni per budalliqe kur duket qarte qe qe te dyja palet japin dicka te vlefshme. E para punes Bey, Osama ekziston realisht dhe nuk ka te beje aspak fakti se sa fajetor mund te jete per aktet terroriste ndaj Amerikes. Puna eshte qe ai ekziston ne te vertete dhe a eshte armik apo shok me Bushin, kjo eshte argument me vete. Nga ana tjeter, e kuptoj fare mire deshiren per te shpjeguar se nga vijne urrejtjet midis Sunni dhe Shiia por ky nuk eshte thelbi i temes. Thelbi i temes qendron tek fakti qe a kemi te bejme me nje genocid apo apartheid ne kete vend dhe nqs po, cilat jane masat qe bota e zhvilluar duhet te ndermarri?
Eshte cnjerezore te thuash qe o kane te drejte ti vrasin Sunnit keta Shiiatet se ua paska bo per borxh Sadami. Sadami nuk perfaqeson shumicen e njerezve dhe per me teper, ate te Sunni. Eshte e padrejte qe te lesh tmerre te ketij lloji te zhvillohen pasi nuk eshte faji i femijeve te sotem per fajet e baballareve te tyre dekada me perpara. Kshu qe, do dali nonji qe ti lere icik menjane faktet fetare e te merremi me ato ligjet internacionale qe do na viheshin ne pune tashi?
_________________________
Last night I dreamt I ate a ten-pound marshmallow and when I woke up, the pillow was gone. Khawuleza mama....Hurry mama, dont let them catch you... http://www.youtube.com/watch?v=ure2RdTZm8c
|
|
Top
|
|
|
|
#973669 - 07/30/07 03:26 PM
Re: Irak: Sunni vs Shia
[Re: .....]
|
0000000000000000
www.edsh.org-ZOGIST
anetar i AF
Registered: 03/07/07
Posts: 812
|
shumica e tyre(irakieneve) jane njerez te paqyteteruar dhe vetem me ane te frikes jane qetesuar dhe mbajtur gjate shekujve ata ti lesh te lire pa polici behet si ne xhungel ska te bej me fene,fjala qe i karakterizon eshte "kafshe" ata vrasin njeri-tjetrin te udhehequr nga instikti dhe jo llogjka. regele enveri nuk kishte probleme me fete por me fene ne pergjithesi
|
|
Top
|
|
|
|
#973742 - 07/30/07 11:29 PM
Re: Irak: Sunni vs Shia
[Re: 0000000000000000]
|
Odea
anetar i AF
Registered: 04/03/03
Posts: 907
Loc: atje ku qielli eshte blu...
|
Celjan, ca ia fut kot o burre i dheut se Iraku eshte djepi i civilizimit. Mos te duket gje vetja me i mire se ta? Edhe ne shqipot, lame nom kur iku komunizmi dhe akoma po leme name. Mos ul poshte komplet nje popull se ke pa dy raste ne tv apo se po shef se si nje parti po vret popullin. Plus, ske si te flasesh per nje popull qe sia ke haberin, per njerez qe si ke taku noihere ne jeten tate. Ketu te shkolla ime ka plot Irakiene dhe duhet ta pranoj qe jane nga me te zotet, me te edukuarit dhe nje nga minoritetet studentore qe mesojne me shume. Por kjo eshte irelevante, nuk ka rendesi ne kete pikegjykim.
_________________________
Last night I dreamt I ate a ten-pound marshmallow and when I woke up, the pillow was gone. Khawuleza mama....Hurry mama, dont let them catch you... http://www.youtube.com/watch?v=ure2RdTZm8c
|
|
Top
|
|
|
|
#973757 - 07/31/07 01:46 AM
Re: Irak: Sunni vs Shia
[Re: Odea]
|
0000000000000000
www.edsh.org-ZOGIST
anetar i AF
Registered: 03/07/07
Posts: 812
|
padyshim qe ka perjashtime per ata qe jane rritur jashte ose ne nje mjedis rrethues ndryshe nga ai ekzistues ne irak une thashe se ai popull eshte masakruar nder shekuj dhe jane kthyer ne ate qe reflektojne sot dhune,gjak dhe vrasje
|
|
Top
|
|
|
|
#973805 - 07/31/07 02:14 PM
Re: Irak: Sunni vs Shia
[Re: Sami_Yan]
|
0000000000000000
www.edsh.org-ZOGIST
anetar i AF
Registered: 03/07/07
Posts: 812
|
Le te jene cfare te duan ata reflektojne sot dhune,gjak,vrasje dhe prapambetje kulturore mua ata sme kujtojne historine shume te lashte nejse eshte nje mendim edhe ky i joti,po emrin salva pse e ndryshove te shkonte me shume
|
|
Top
|
|
|
|
#973807 - 07/31/07 02:19 PM
Re: Irak: Sunni vs Shia
[Re: .....]
|
0000000000000000
www.edsh.org-ZOGIST
anetar i AF
Registered: 03/07/07
Posts: 812
|
Per te sqaruar pak situaten po ju sjell nje fakt, qe per propagande shtremberohet qellimshem. Ajo vajza 17 vjecare e vrare me gure nuk i perkishte besimit shiat e as atij sunni, por besimit Yezidi, i cili eshte nje besim i ndryshem nga Islami dhe Krishterimi. Ata besojne ne nje Zot tjeter. Vajza qe quhej Dua Khalil Aswad i perkiste pakices kurde dhe pasi u dashurua me nje djale sunni ajo u denua nga pjestaret e fese se saj me vdekje me gure! Mesa kam kuptuar une, shiatet nuk kane patur dore ne keto histori dhe trajtohen qellimisht si vrases te kesaj krijese te pafajshme.
cfare eshte kjo feja Yezidi regele se nuk e kam degjuar ke ndonje info se duket interesante
|
|
Top
|
|
|
|
Moderator: Isi, Kondrapedali
|
|