6803 Members
70 Forums
17351 Topics
974259 Posts
Max Online: 371 @ 10/24/07 11:59 PM
|
|
|
#964560 - 06/18/07 04:21 AM
129 vjet Lidhja Shqiptare e Prizrenit
|
Sami_Yan
anetar aktiv
Registered: 12/20/05
Posts: 1724
Loc: Capri
|
U MBAJT SESIONI SHKENCOR PĖR LIDHJEN SHQIPTARE TĖ PRIZRENIT
Me rastin e 129 vjetorit tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit Kryesie e Bashkėsisė Islame tė Kosovės organizoi nė Prizren me 12 qershor 2007 nė sallėn e Vakėfit tė Prizrenit Tryezėn shkencore me titullMesazhet e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit nė raport me realitetin shqiptar sot. Nė kėtė sesion morėn pjesė hulumtues shkencor nga Kosova, Shqipėria dhe Maqedonia, janė paraqitur gjithsejtė 20 kumtesa ndėrsa u lexuan 17 kumtesa nė sesion. U mbajtėn 2 seanca, seanca e paradites tė cilin e udhėhoqi kryesia e punės nė pėrbėrje:dr.Gazmend Shpuza, ak.Jashar Rexhepagiqi dhe dr.Muhamed Mufaku dhe seanca e pas ditės tė cilėn e udhėhoqi kryesia e punės nė pėrbėrje:dr.Muhamed Piraku, dr.Jusuf Osmani dhe Mr.Qemajl Morina. Myftiu i Kosovės Mr.Naim efendi Tėrnava nė fjalėn e tij pėrshėndetėse pėrveē tjerash ceku pėr nder tė 129 vjetorit tė LSHP e organizuam kėtė tryezė pėr tė shėnuar pėrvjetorin e saj dhe pėr tė pėrkujtuar rolin dhe rėndėsinė e saj nė ngritjen e vetėdijes kombėtare dhe fetare tė popullit shqiptar. Kumtesėn e parė e paraqiti dr.Pajazit Nushi nga Prishtina me titullLidhja Shqiptare e Prizrenit pas 129 vjetėve ku pėrveē tjerash ceku edhe pas 129 vjetėve nga mbajtja e LSHP-it ēėshtja shqiptare hyri nė shekullin XXI si ēėshtje ende e pazgjidhur. Shqiptarėt e viseve jashtė Shqipėrisė janė dėnuar dhe persekutuar vazhdimisht pėr programin e LSHP-it. Shėnimi i 90 vjetorit tė LSHP-it bėri jehonė tė madhe dhe solli inspirim edhe pėr demonstratat e vitit 1968 nė Kosovės, ndėrsa shėnimi i 100 vjetorit tė LSHP-it u me manifestime tė shumta nė Tiranė dhe Prishtinė bėri jehonė edhe mė tė madhe dhe se vetėm pas 3 vitesh rinia studentore e Kosovės u ēua nė demonstrata masive me kėrkesėn pėr Kosovėn Republikė, dhe se akoma pas 129 vitesh vazhdon ideja e LSHP-it. Kumtesėn e dytė e prezantoi .dr.Gazmend Shpuza nga Tirana me titullPėrmasat historike tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit ku pėrveē tjerash cekudelegatėt u mblodhėn nė Prizren ku miratuan edhe programin apo dokumentin bazė tė LSHP-it. Themeluesit e saj qė tė gjithė nga Kosova janė zhveshur nga efekti historik, nė kundėrshtime me realitetin nė fjalė dhe me mjaft paragjykime pėrfaqėsuesit e saj kosovar edhe sot e kėsaj dite janė tė mėnjanuar dhe lėnė anash. Akademik Jashar Rexhepagiqi nga Prishtina nė kumtesėn e vet me titullVlerat pedagogjike tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit cekurėndėsinė e LSHP-it nė zhvillimin dhe pėrhapjen e gjuhės shqipe dhe shkollave shqipe nė trojet shqiptare. Hapja e shkollave shqipe, pėrpilimi i librave shkollor sikur abetarja, libėr lexime e pjesė tė ndryshme tė njohuri natyre zė fill pas LSHP-it. LSHP-it insistonte qė nėpunėsit duhet tė njohin gjuhėn shqipe, gjuhėn tė cilin shumica e popullatės vendase e flasin, nė shkolla tė mėsohej edhe gjuha shqipe dhe tė japin mėsim mėsuesit dhe pedagogėt mė tė rėndėsishėm tė asaj kohe.dr. Muhamed Mufaku nga Amani nė kumtesėn e tij me titull Figura e Ismajl Qemajlit nė shtypin egjiptian si simbol i lėvizjes kombėtare shqiptare 1878-1912 ceku pėrveē tjerash nė shtypin arab(egjiptian) vetėm pas formimit tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit u bė e njohur ēėshtja shqiptare dhe populli shqiptar dhe se figura mė e ēmuar nė formimin e shtetit shqiptar Ismaj Qemajl be Vlora i cili edhe e vizitoi dy herė Egjiptin. Nė seancėn e para ditės kumtesat e veta i paraqitėn edhe dr.Masar RizvanolliLidhja Shqiptare e Prizrenit dhe politika serbe ndaj saj, dr.VehbiXhemajliKontributi i tetovarėve nė Lidhjen e Prizrenit, Nehat Krasniqi Tė dhėna tė reja dhe dilema pėr haxhi Ymer Prizrenin, dr.Hysen MatoshiKarakteri antishqiptar i Republikės sė Mirditės, dr.Iljaz RexhaKėrkesa e popullit shqiptar pėr autonomi acaroi marrėdhanjet me portėn e lartė, si dhe akademik Enver Gjerqeku me kumtesėnSonetet kushtuar Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit. Nė seancėn e pasdites kumtesėn e parė e prezantoi dr.Muhamed Piraku nga Prishtina me titullRoli i Myderriz efendi Podgoricės nė afirmimin e ēėshtjes shqiptare nė periudhėn e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit. Pas kėtij kumtesėn e prezantoi Mexhid Yvejsi nga Gjakova me titullRoli i ulemave nė Lidhjen Shqiptare tė Prizrenit(1878- 1881) ku pėrveē tjerash theksoiLSHP- it e ēoj, e ngriti pėr herė tė parė ēėshtjen kombėtare shqiptare nė arenėn ndėrkombėtare. Ulematė shqiptare, jo vetėm qė nuk janė pėrfillur, por janė pėrbuzur, janė nėnēmuar, madje edhe janė akuzuar si turkoshak,turkofil, turkoman, sulltanistėedhe me emra tjerė edhe mė tė pistė. E vėrteta ėshtė se, ulematė shqiptare ishin mendja, zemra dhe shpirti i Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit. Ulematė shqiptarė filluan pėrgatitjet pėr themelimin e njė lėvizje politike-ushtarake, qė nė muajin mars tė vitit 1878. Kuvendi themelues, Kuvendi i pėrgjithshėm i LSHP-it u organizua prej ulemave. Tė gjitha komitetet e Lidhjes, apo degėt e saj, qė ishin themeluar nė tė gjitha qytetet shqiptare, ishin organizuar prej ulemave, prej Gjakovės deri nė Shkodėr, nga Prishtina deri nė Dibėr,qė u pėrhapėn me tė shpejtė edhe nė Shqipėrinė e jugut, gjer nė Janinė. Dega e Gjakovės pėrfaqėsohej prej kadiut Ahmet efendi Korenica, myftiut tė Gjakovės Ismail efendi Yvejsi, myderriz Hasan efendi Shlaku, dega e Shkodrės kryesohej nga myderriz Daut efendi Boriqi dhe i mbėshtetir nga myftiu i Shkodrės Jusuf efendi Tabaku, dega e Ulqinit nė kryesi kishte Hafiz Salih Hylja dhe hafiz Tamizin, dega e Pejės pėrfaqėsohej nga myderriz Haxhi Zeka, dega e Prizrenit kryesohej nga myderriz Ymer efendi Prizreni, dega e Mitrovicės nga myderriz Osman efendiu dhe myderriz Ali efendiu, dega e Prishtinės pėrfaqėsohej nga myftiu Zejnel Abedini, dega e Tetovės pėrfaqėsohej nga shejh Mustafa, dega e Dibrės kishte veprimtarė hoxhė Moglicėn dhe shejh Hysenin, dega e Shkupit veprimtar tė dalluar kishte myderriz Abdyl efendiu. Nė tė gjitha degėt e LSHP-it, nė tė katėr vilajete shqiptare, ulematė ishin shtylla kryesore, disa ishin, siē thuhet sot, mė tė moderuar, disa mė konservatorė, disa mė radikal, por secili prej tyre ishte i veēantė. Ulematė ishin ata qė i shkruan, hartuan, pėrpiluan Kararnamen(aktvendi met), Talimatin(urdhė resat), peticionet, memorandumet e kėshtu me rrallė. Me pak fjalė, ky ishte roli i ulemave nė LSHP-t, kėtė nuk duhet harruar, as nuk duhet lejuar tė tjerėt ta harrojnė, sepse e harrojmė vetveten. Olsi Jazexhiu nga Tirana nė kumtesėn e tij me titullLidhja Shqiptare e Prizrenit dhe politika panislamiste e sulltan Abdylhamidit tė II-tė pėrveē tjerash cekuLidhjen e Prizrenit tė cilėn nėpėr shkollat tona fėmijėt e mėsojnė si njė Lidhje sa anti-turke aq edhe kombėtare, historiani britanik Jakob Landau e klasifikon si njė organizatė tė nxitur nga vetė sulltan Abdylhamdi i II-tė, pėr tė mobilizuar myslimanėt e Ballkanit qė tė mbrohen nga pushtimi i fuqive tė krishtera. Mbi karakterin islamik tė Lidhjes sė Prizrenit shkruan edhe Noel Malkolmi i cili nė librinKosovo a short historikujton citimet e njė zyrtari britanik nė Kosovė mė 1878Lėvizja ėshtė mė shumė njė lėvizje fetare sesa shekullare, dhe udhėhiqet nga myftilerė, ulematė dhe kadijtė,...Jam i mendimit se tashmė ėshtė mė se e qartė se Porta e Lartė dhe Lidhja janė nė njė mendje, dhe po punojnė pėr tė arritur njė qėllim tė pėrbashkėt- mbrojtjen e provincės. Kėta dy paragrafė mė kanė bėrė qė pėrpara shumė vitesh tė kėrkoja dhe tė kuptoj pėrse nė librat tanė tė historisė, Lidhja e Prizrenit, ashtu si shumė pjesė tė tjera tė historisė sonė ėshtė trajtuar sipas mendėsisė sė shkollės sllavo-greke nė Ballkan e cila pre supozon se popujt e Ballkanit vuajtėn nėn tiraninė turke. Ndėrsa Kristo Frashėri e imagjinon Lidhjen e Prizrenit si njė organizatė antiislamike dhe laiko-kombėtare, Jakob Landau, Peter Barlt, Kirby Green, Peter Barlt, Xhafer Belegu, Eqrem bej Vlora dhe njė numėr i madh historianėsh botėrorė e shohin si njė organizatė islamike tė ndėrtuar nga myslimanėt e Gegėrisė dhe Bosnjės me mbėshtetjen e sulltan Abdulhamidit II-tė, pėr tė mbrojtur myslimanėt ballkanas pas Kongresit tė Berlinit. Pėrpjekjet nė librat e historisė nė Shqipėri qė manipulojnė historinė, duke shpikur konceptin e kombit laik nė ēdo ndodhi historike, sipas Noel Malkolmit janė njė rrėfim i varfėr i historisė. Xhafer Belegu nė librinLidhja e Prizrenit e veprimet e sajėthotė nė rrjedhėn e ngjarjeve kishte hyrė vetė sulltan Abdylhamiti II-tė, ai i kishte thirr nė Stamboll shejh Mustafa Tetovėn dhe Abdyl bej Frashėrin pėr ti udhėzuar pėr zhvillimin e lėvizjes, ndėrsa ju dha urdhėr komandantėve ushtarak qė tė mos e pengonin zhvillimin e Lidhjes. Kėtė fakt e pėrmend edhe Eqrem bej Vlora i cili thotė se qeveria qendrore nė Stamboll jo vetėm qė u tregua dashamire ndaj idesė, por mori pjesė aktive nė themelimin e Lidhjes nė Prizren, pasi ishte nė interesin e saj tė nxiste njė lėvizje kundėr kėrkesave sllave e pak mė vonė edhe kundėr atyre greke...qė tė tėrhiqte vėmendjen e Evropės. Lidhja e Prizrenit i zhvilloi takimet e saj nė datėn 10 qershor 1878 nė xhaminė e Bajraklisė dhe Medresenė e Mehmed Pashės pranė saj. Nė Prizren por edhe mbarė Kosovėn, krijimi dhe organizimi i Lidhjes u njoh me emrin e saj osman, Prizren Ittifaki. Pra, nėse duam tė kuptojmė identitetin dhe karakterin e organizatorė tė Lidhjes sė Prizrenit sipas konsullit Kirby Green dhe jo Kristo Frashėri, i bie qė Lėvizja shqiptare duhet parė si njė pėrpjekje e miletit islamik apo kombit osman i cili e shikonte fatin e tij tė njėjtė me atė myslimanėve tė tjerė tė Perandorisė dhe sulltanit kalif, dhe jo sipas skemavepolitikisht korrektqė ideologjia nacional-komuniste e Akademisė sė shkencave mundohet tė ndėrtojė mbi identitetin e pashallarėve, bejlerėve dhe ulemave islamik tė Gegėrisė qė formuan Lidhjen e Prizrenit nė fund shekullit XIX. Nexhat Ibrahimi nga Prizreni nė kumtesėn e vet me titullBackgroundi evropian antiosman-antiislam dhe Lidhja Shqiptare e Prizrenit mė 1878 pėrveē tjerash theksoi Gjysma e dytė e shekullit XIX, e sidomos para dhe pas Lidhjes sė Prizrenit, pėr shqiptarėt paraqet njė ndėr periudhat mė tė rėndėsishme gjatė dy shekujve tė fundit nė pikėpamje nacionale, religjioze, gjeostrategjike e tė tjera. Por, Kongresi i Berlinit nuk solli ndonjė dobi tė dukshme nė llogari tė trojeve shqiptare. Peter Bartl kėtė e thotė kėshtu: Nė Kongresin e Berlinit qenė marrė parasysh interesat e tė gjithė popujve tė Ballkanit me njė pėrjashtim tė vetėm tė shqiptarėve. Ai kėtė e arsyeton me faktin se shqiptarėt nuk gjetėn ndonjė protektor tė fortė nė mesin e fuqive tė mėdha pėr tė mbrojtur interesat e tyre, por edhe pėr arsye se shumica dėrmuese shqiptare i pėrkisnin fesė myslimane dhe ishin lojalė ndaj Perandorisė Osmane. Po ashtu, shqiptarėt shihnin te Perandorinė Osmane edhe garancionin e mbijetesės sė tyre fizike pėrballė synimeve shfarosėse tė popujve fqinjė kristianė. Kėtė e pohon edhe njė dokument i asaj kohe: Vetė Lidhja Shqiptare e Prizrenit ishte krijuar pėr tė kundėrshtuar politikėn shoviniste serbe, malazeze, greke dhe bullgare, e jo atė turke.[1] Me Lidhjen e Prizrenit abuzuan institucione dhe individė. Ajo vazhdon tė pėrshkruhet si njė veprim kryekėput shqiptar, i ndėrtuar dhe nxitur nga elementi anti-turk, i cili ishte nė konflikt tė hapur dhe tė egėr me osmanėt dhe identitetin islam tė shqiptarėve e jo me pushtuesit serbė nė veri dhe grekė nė jug Madje, nga shtypi boshnjak i kohės sė Lidhjes sė Prizrenit mėsojmė se propaganda greke nxiti konflikte tė rėnda te ortodoksėt e jugut etj. mė 1883, me qėllim tė aneksimit tė shumė trojeve shqiptare nė llogari tė grekėve. Nė grupin e atyre shkencėtarėve qė kanė ndjekur kursin antiosman kemi njė varg historianėsh tė njohur. Ali Hadri pėrmend se Lidhja ka pasur tri programe. Programi i parė dhe i dytė ishin bukur shumė nė frymėn panislamiste, ndėrsa programi i tretė ka qenė shumė mė pėrparimtar, duke e hedhur poshtė si anakronik dhe regresiv mendimin e shumicės sė popullsisė dhe tė shumicės sė delegatėve tė pranishėm. Qartė, mendimi i tij ėshtė i ngjyrosur me ideologjinė e kohės kur Ali Hadri jetoi dhe veproi. Kurse njohėsi i rrethanave shqiptare-boshnjake , dr. Haris Sillajxhiq mendon se fati pak a shumė i pėrbashkėt i kėtyre dy popujve nė tė kaluarėn e deri sot duhet tė hulumtohet pėr tė ndriēuar aspekte tė panjohura. Hulumtuesit nuk duhet ti tremb elementi islam i Lidhjes, sepse nė tė nuk ka asnjė tė keqe pėr ēėshtjen kombėtare. Pėrkundrazi, fetarja dhe kombėtarja mund tė bashkėveprojnė nė mėnyrė tė pėrkryer drejt sė ardhmes. Me kalimin e kohės, e nėn trysnitė nacionaliste si trend i kohės sė shekullit XIX, ndikimi i Lidhjes sė Prizrenit shkonte nė favor tė shekullares (kombėtares) kurse nė dėm tė hyjnores (fetares) dhe tė pėrkeqėsimit tė raporteve ndėrmjet shqiptarėve dhe turqve. Pikėrisht trajtimi i njėanshėm dhe i pjesėrishėm i kėsaj teme imponon domosdoshmėrinė pėr hulumtime mė tė hollėsishme dhe mė objektive nė tė ardhmen, qė tė mėsojmė njė histori pak mė reale, pėr tė ndėrtuar vetė njė histori autoktone tė kėtij populli dhe tė kėtyre trojeve, tė liruar nga prangat dhe kufizimet e ndryshme ideologjike. Parim Kosova nga Prizreni nė kumtesėn e tij me titullObjektet fetare islame nė shėrbim tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit pėrveē tjerash ceku nė objektet fetare islame si xhamitė, medresetė, teqetė, mejtepet janė mbajtur tubime, mbledhje, strehimore pėr refugjatė, shėrimi i tė plagosurve dhe ėshtė kryer mobilizimi i forcave pėr luftė pėr mbrojtjen e trojeve tona. Kompleksi i Lidhjes sė Prizrenit ėshtė njė per exellenc ku nė xhaminė e Bajraklisė u mbajt Kuvendi i Lidhjes, ndėrsa nė medresenė pranė saj kanė qenė tė vendosur dikasteret e qeverisė sė Lidhjes sė Prizrenit. Nė vitin 1968 ders-hanja apo mėsonjėtorja u shndėrrua nė muze, ndėrsa nė vitin 1978 me rastin e shėnimit tė 100 vjetorit tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit edhe objekti i Medresesė sė Gazi Mehmed Pashės iu bashkėngjitė kompleksit, ashtu qė nė katin e parė janė te vendosur kostumet e veshjeve kombėtare, ndėrsa nė katin e dytė galeria. Mė 28 mars 1999 forcat serbe e dogjėn dhe rrafshuan me tokė ders-hanen apo godinėn e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, dhe se pas ēlirimit tė Kosovės ajo menjėherė u rindėrtua ashtu si a qenė nė formėn e mėparshme tė saj. Sot me datė 12 qershor 2007 zbulimi i pllakės pėrkujtimore nė xhaminė e Bajraklisė ėshtė njė kontribut mė tepėr nė evokimin e Kuvendit tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit qė u mbajt para 129 vitesh nė kėtė xhami. Me kumtesat e veta prezantuan edhe dr. Jusuf Osmani Dokumentet arkivore pėr Lidhjen Shqiptare tė Prizrenit, Adrian MuhajAutonomia e territoreve shqiptare nė kontekstin ballkanik, dr.Riza SadikuLidhja shqiptare e Prizrenit nė shtypin e mėrgatės shqiptare dhe Mr.Qemajl MorinaFaktori fe nė kohėn e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit dhe sot. Pas pėrfundimit tė prezantimit tė kumtesave pasuan diskutimet, polemikat dhe replikat lidhur me temėn nė fjalė, nė tė cilin u shfaqėn dy qėndrime apo dy kėndvėshtrime tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, njėri qėndrim mbronte tezėn se Lidhja e Prizrenit ka pas karakter prokombėtar, profetar, proosman ndėrsa anti serb,antimalazez, antigrek dhe antibullgar, dhe se qėndrimi i dytė mbronin tezėn se Lidhja e Prizrenit ka pas karakter prokombėtar, pro laik, proshekullar ndėrsa antiosman, antisllav e antigrek. Nė pėrfundim tė kėsaj mund tė konkludojė se duhet bėrė rivlerėsimin nė pėrgjithėsi tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, duke mėnjanuar ndikimin e ideologjisė komuniste nė tekstet shkollor tė historisė dhe tė ndikimeve tė frymės sllavo-greke nė te, e duke marr parasysh pikėsėpari mbėshtetjen nė hulumtimet arkivore tė arkivave tė Londrės, Stambollit e Vjenės, kundruall atyre ekzistuese tė burimeve arkivore tė Beogradit, Moskės dhe Athinės.
_________________________
-O Mando, Ke fitu nje nr Eagle Mobile
|
|
Top
|
|
|
|
#964591 - 06/18/07 06:37 AM
Re: 129 vjet Lidhja Shqiptare e Prizrenit
[Re: Sami_Yan]
|
Mandi
Legacy Version
anetar aktiv
Registered: 11/02/02
Posts: 2792
Loc: Offenburg
|
Shenim Lexuesi: Ulema - Do te thote Dijetar (nese nuk gaboj, permendet shume me siper)
|
|
Top
|
|
|
|
#966811 - 06/26/07 06:38 AM
Re: 129 vjet Lidhja Shqiptare e Prizrenit
[Re: Sami_Yan]
|
Sami_Yan
anetar aktiv
Registered: 12/20/05
Posts: 1724
Loc: Capri
|
Ēfarė flitet pėr Lidhjen e Prizrenit? Nė vitin 1999 ndėrsa lexoja librin e Jakob Landaut: Politika e Pan-Islamit: ideologjia dhe organizimi mė bėri pėrshtypje fakti qė Lidhjen e Prizren tė cilėn nėpėr shkollat tona fėmitė e mėsojnė si njė Lidhje sa anti-turke aq edhe kombėtare, historiani britanik e klasifikonte si njė organizatė tė nxitur nga vetė sulltan Abdulhamidi II, pėr tė mobilizuar muslimanėt e Ballkanit qė tė mbrohen nga pushtimi i fuqive tė krishtera. Landau mendonte se Lidhja e Prizrenit u sponsorizua indirekt nga sulltani, dhe pėr kėtė nė kapitullin e Shoqėrive dhe Vėllazėrive tė ndėrtuara nga sulltani nė suazat e panislamizmit, thotė se: Njė organizatė (pan-islamike) edhe mė me jetėgjatė ishte Lidhja Shqiptare e Prizrenit, nė disa raste e njohur si Lidhja Shqiptare. Ajo u ndėrtua pas takimit tė fisnikėve vendas mė 10 qershor 1878, fillimisht pėr tė kėrkuar autonomi pėr Shqipėrinė. Megjithatė qėllimi parėsor i themeluesve tė saj ishte tė ndalonte copėtimin e Shqipėrisė nė Kongresin e Berlinit, kėshtu qė dy dokumentat bazė themelues tė Lidhjes, dėshmonin besnikėrinė ndaj Perandorisė dhe sulltanit, duke ju referuar edhe sheriatit. Nė vitin 1878 ndėrmjet Prizrenit dhe qeverisė nė Stamboll kishte komunikime intensive. Theksi ndaj identitetit musliman dhe osman ishte natyral pėr njė nga grupet mė muslimane tė perandorisė, i cili kėrkonte siguri nė njė kohė krize si kjo nga bashkėbesimtarėt e tjerė.1 Mbi karakterin islamik tė Lidhjes sė Prizrenit shkruan edhe Noel Malkolmi, i cili nė librin Kosovo a short history kujton citimet e njė zyrtari britanik nė Kosovė mė 1878 i cili thoshte se: Lėvizja ėshė mė shumė njė lėvizje fetare sesa shekullare, dhe udhėhiqet nga myftilerėt, ulematė dhe kadijtė
. Jam i mendimit se tashmė ėshtė mėse e qartė se Porta e Lartė dhe Lidhja janė nė njė mendje, dhe po punojnė pėr tė arritur njė qėllim tė pėrbashkėt mbrojtjen e provincės.2 Kėto dy paragrafė mė kanė bėrė qė pėpara shumė vitesh tė kėrkoja dhe kuptoj pėrse nė librat tanė tė historisė, Lidhja e Prizrenit, ashtu si shumė pjesė tė tjera tė historisė sonė ėshtė trajtuar sipas mendėsisė sė shkollės sllavo greke nė Ballkan e cila presupozon qė popujt e Ballkanit vuajtėn nėn tiraninė turke, dhe pėr mė tepėr shqiptarėve, historianėt tanė nacional-komunistė ju kanė fshirė rėndėsinė qė islami ka patur nė historinė e ngjizjes sė tyre kombėtare. Lidhjes sė Prizrenit apo siē emri i saj original ėshtė Prizren Ittifaki,3 i ėshtė ndryshuar edhe emri dhe njihet si Lidhja Shqiptare e Prizrenit. Nė librin Historia e Popullit Shqiptar, volumi II, botuar nga Akademia e Shkencave nė Tiranė mė 2002 nė Kreun V tė titulluar Lidhja Shqiptare e Prizrenit me autor Kristo Frashėrin, Lidhja portretizohet si njė organizatė laike dhe islamofobike. Edhe pse autori pranon qė nė kėtė lidhje kishte njė rrymė qė kėrkonte tė bėnte njė lidhje islamike, ku tė merrnin pjesė tė gjitha popullsitė myslimane tė Gadishullit Ballkanik, pavarėsisht nga kombėsia e tyre, nga e cila, logjikisht, do tė pėrjashtoheshin shqiptarėt e krishterė, si ortodoksė, edhe katolikė. dhe Veē kėsaj, sulltanistėt
nuk e pranonin as nė parim idenė e njė vilajeti shqiptar, sepse ky vilajet, sipas tyre, do ti ndante shqiptarėt myslimanė nga vėllezėrit myslimanė tė Gadishullit Ballkanik dhe tė Perandorisė Osmane4 fjala logjikisht qe kam nėnvizuar mė lartė apo edhe vėnia nga autori nė thonjėza i fjalės vėllezėr myslimanė tregon presupozimin e tij i cili mendon se nėse Lidhja e Prizrenit do tė ishte islamike, atėherė automatikisht do tė kishim diēka kundėr tė krishterėve dhe sipas historisė nacional-komuniste nė Shqipėri, tė jesh Islamik pėrbėn krim. Pėr gardėn e historishkruesėve tė Akademisė sė Shkencave nė Tiranė, shqiptari i imagjinuar i modernitetit ėshtė politikisht korrekt vetėm kur portretizohet si laik dhe ateist.5 Nė kėtė vazhdė mendimi, Kristo Frashėri kėmbėngul nė kapitullin e tij pėr Lidhjen e Prizrenit, se ajo herė pas here infiltrohej nga feudalėt turq tė cilėt donin tė gėnjejnė shqiptarėt me islamin. Megjithatė shqiptarėt vigjilentė tė Frashėrit nuk binin nė grackėn e feudalizmit islamik: Kėto qėndrime u kundėrshtuan nga atdhetarėt shqiptarė
qė nuk mund tė pajtoheshin me platformėn e qarqeve sulltaniste dhe nė mėnyrė tė veēantė me idenė konservatore tė njė lidhjeje islamike, e cila po tė krijohej do ta shuante emrin e Shqipėrisė. 6 Pėr tė trembur shqiptarėt me identitetin tonė kulturor islam dhe krijuar nė mendjen e lexuesit frikė ndaj mundėsisė sė qenies sė Lidhjes sė Prizrenit njė organizatė islamike, Kristo Frashėri shkruan: Funksionarėt e administratės dhe pėrkrahėsit e tyre sulltanistė ushtruan nė kėto mbledhje presion tė fuqishėm pėr ti detyruar pjesėmarrėsit qė ti nėnshkruanin protestat e tyre jo si banorė shqiptarė, por si nėnshtetas islamikė tė lidhur me Perandorinė Osmane.7 Por sipas Frashėrit, shqiptarėt dinin gjithnjė tė triumfojnė ndaj feudalėve prapanikė osman qė deshėn ti bėjnė islamikė. Ata kundėrshtuan rrufjanėt turq: Nė asnjė nga krahinat shqiptare, pjesėmarrėsit e mbledhjeve nuk pranuan ta cilėsonin veten e tyre si banorė islamikė. Nė tė gjitha aktet drejtuar Fuqive tė Mėdha banorėt myslimanė dhe tė krishterė, protestonin si shqiptarė, si pjesėtarė tė njė kombi tė vetėm. Madje, nė shumė raste, pjesėmarrėsit e mbledhjeve popullore hartuan peticione drejtuar Portės sė Lartė, me anėn e tė cilave kėrkonin reforma autonomiste pėr Shqipėrinė.8 Megjithatė faktet historike tė cilat rrėfehen mė nė detaj mė poshtė dėshmojnė tė kundėrtėn. Pikė sė pari pretendimi nga Kristo Frashėri se Nė tė gjitha aktet drejtuar Fuqive tė Mėdha banorėt myslimanė dhe tė krishterė, protestonin si shqiptarė nuk ėshtė i vėrtetė.9 Pse siē Xhafer Belegu kujton, katolikėt filoaustriakė tė veriut tė Shqipėrisė u deklaruan kundėr Lidhjes sė Prizrenit, kur ajo sulmoi agresorėt austriakė nė Bosnje. Nė shumicėn e akteve Lidhja i ėshtė drejtuar Fuqive tė Mėdha si njė Lidhje Myslymanėsh tė cilėt kėrkonin tė rojnė nėn pushtetin e sulltanit. Pėr mė tepėr Evangelos Kofos tregon se Lidhja e Prizrenit ėshtė kundėrshtuar edhe nga tė krishterėt ortodoksė tė Jugut tė Shqipėrisė, tė cilėt nuk pranonin as qė tė nėnshkruanin Peticione kundėr Shėn Stefanit pasi deshėn tė bashkohen me Greqinė: nė ditėt e Kongresit tė Berlinit, Maratos tregon se tė gjithė tė krishterėt (ortodoksė) tė sanxhakut tė Gjirokastrės duke pėrfshirė ata tė qyteteve tė Gjirokastrės, Delvinės, Tepelenės dhe Pėrmetit refuzuan tė nėnshkruajnė peticione (kundėr Shėn Stefanit). Tė njėjtin qėndrim kishin mbajtur edhe tė krishterėt e Sarandės, siē raportonte konsulli grek nė kėtė qytet.10 Tė njėjtėn gjė e dėshmon edhe Th. P. Delyani nga ministria e jashtme greke nė shkurt tė vitit 1879 kur pėrmend qė tė krishterėt nuk pranonin tė bashkėpunojnė me Lidhjen.11 Megjithatė, Kristo Frashėri vazhdon e thotė qė: Delegatėt qė morėn pjesė nė Kuvendin e Pėrgjithshėm
kėrkuan me kėmbėngulje qė Kuvendi, ashtu siē ishte parashikuar prej tyre, tė formonte njė Lidhje Shqiptare me karakter kombėtar. Ndryshe nga kėta, delegatėt, qė i takonin krahut sulltanist, u pėrpoqėn qė organizata qė do tė themelohej tė kishte njė karakter islamik e jo kombėtar shqiptar dhe tia nėnshtronin atė interesave tė Stambollit. 12 Dhe pėr tė konkluduar teorinė e tij konspirative me islamikė dhe me sulltanė thotė qė: Vendimi i Kuvendit tė Prizrenit pėr themelimin e Lidhjes ishte njė fitore e madhe e Lėvizjes Kombėtare Shqiptare, pasi me anėn e tij iu dha goditja e parė dhe e fuqishme pėrpjekjeve tė Stambollit pėr ta veshur Lidhjen me karakter islamik dhe u hodhėn themelet e njė organizate kombėtare shqiptare, e cila, qysh nė ditėn e parė tė saj, pati njė karakter atdhetar.13 Ndėrsa Kristo Frashėri e imagjinon Lidhjen e Prizrenit si njė organizatė antiislamike dhe laiko-kombėtare, Jakob Landau, Peter Barlt, Kirby Green14 dhe njė numėr i madh historianėsh botėrorė e shohin si njė organizatė islamike, tė ndėrtuar nga muslimanėt e Gegėnisė dhe Bosnjes me mbėshtetjen e sulltan Abdulhamitit II, pėr tė mbrojtur muslimanėt Ballkanas pas Kongresit tė Berlinit. Pėrpjekjet nė librat e historisė nė Shqipėri qė manipulojnė historinė, duke shpikur konceptin e kombit laik nė ēdo ndodhi historike, sipas Noel Malkolmit janė njė rrėfim i varfėr i historisė. Njė histori e vėrtetė nuk mund tė shkruhet duke supozuar qė shqiptarėt pėrveē ndonjė agjenti islamik tė sulltanit luftonin pėr tė ēliruar atdheun nga sundimi osman.15 Nga qė historia ėshtė mė e komplikuar sesa versioni i thjeshtė qė nacional-komunizmi ndėrtoi nė Shqipėri, mė poshtė po sjell njė pėrshkrim ndryshe tė krijimit tė Lidhjes, njerėzve qė e drejtuan dhe motivimet e tyre, duke u bazuar mbi faktet e disa historianėsh si Xhafer Belegu, Eqrem Bej Vlora, Peter Bartl etj dhe disa dokumentash arshivorė tė konsujve britanikė. _______________________________________________________________ 1 Jacob Landau (1990), Politics of Pan-Islam,Oxford University Press, fq. 48 49 2 Noel Malcolm, Kosovo a short history, Harper Collins, 1999, fq. 222 3 Emra tė tjerė tė lidhjes kanė qenė edhe Prizren Ittihadiyyesi, apo thjeshtė Ittihad 4 Historia e Popullit Shqiptar (2002), Vol II, Rilindja Kombetare vitet 30 te shek. XIX 1912, Akademia e Shkencave e Shqipėrisė, Toena, Tiranė, fq. 151 5 apo siē myslymanėt do ta vinin pa din e pa imam apo qafir 6 Historia e Popullit Shqiptar (2002), fq. 151 7 Ibid, fq. 153 8 Ibid 9 Shiko mė poshtė deklaratat e Shkupit, Prizrenit, Dibrės etj 10 Evangelos Kofos, Greek reaction to the Albanian League of Prizren, Balkan Studies, Vol 23, 1982, fq. 356 11 Letėr e M. Delyanit datė 9/21 shkurt 1879, The British Museum, London, Accounts and Papers (36). 1878-9, LXXVII, 77,336 337 12 Historia e Popullit Shqiptar (2002), fq. 155 13 Ibid, fq. 156 14 Nėse dikush do tė kuptoj Mitin e Lidhjes dhe historinė e saj tė vėrtetė, Letra e konsulli britanik nė Shkodėr Kirby Green drejtuar Kontit Granville nė The British Museum, London, Accounts and Papers (43). 1880, LXXXII, 82, 511 512 ėshtė shkrimi mė i mirė qė duhet tė konsultohet. 15 Noel Malcolm, fq. 217
_________________________
-O Mando, Ke fitu nje nr Eagle Mobile
|
|
Top
|
|
|
|
#966968 - 06/26/07 06:44 PM
Re: 129 vjet Lidhja Shqiptare e Prizrenit
[Re: Sami_Yan]
|
Lubardhi
Elusive
anetar aktiv
Registered: 02/23/04
Posts: 4402
Loc: N41°19'13" E19°47'29"
|
Dakort flasim me fakte!
Si ka mundesi qe Lidhja Shqiptare e Prizrenit na qenkerkish nje levizje pan-islamike e mbeshtetur nga sulltani kur kryetar i saj ka qene Abdyl Frasheri , me perkatesi fetare bektashiane, nje sekt i cili eshte perndjekur me shekuj nga Porta e Larte dhe nga myslimanet sunni?
Pastaj Lidhjen e kane mbeshtetur dhe atdhetare si Jani Vreto e Pashko Vasa... myslimane jane keta?
Mos lexo shume te http://www.zeriislam.com se nuk te ben mire per arsyetimin e logjikshem
|
|
Top
|
|
|
|
#967007 - 06/26/07 09:40 PM
Re: 129 vjet Lidhja Shqiptare e Prizrenit
[Re: Lubardhi]
|
EBM
anetar aktiv
Registered: 06/06/05
Posts: 10701
Loc: Tirane
|
Ne nje liber me kujtime te Eqerem Bej Vlores (beu injorant qe kemi mesuar ne shkolla fliste 9 gjuhe te huaja ), qe hidhte drite mbi shume fakte te asaj kohe qe nga Lidhja e Prizrenit, shpallja e Pavarsise e deri tek Revolucioni Demokratiko-Borgjez i vitit 1924 i Fan Nolit, figura e Abdyl Frasherit dilte si me e ndritura nder te gjithe rilindasit dhe atdhetaret e asaj kohe. Ju sugjeroj ta lexoni per te kthjelluar me mire idete! 
p.s. une kam lindur fiks ne diten e 100 vjetorit te Lidhjes se Prizrenit
|
|
Top
|
|
|
|
#967326 - 06/27/07 04:23 AM
Re: 129 vjet Lidhja Shqiptare e Prizrenit
[Re: Sami_Yan]
|
tushi
anetar aktiv
Registered: 11/13/03
Posts: 3324
Loc: ku te m'xan puna
|
Pėr tė trembur shqiptarėt me identitetin tonė kulturor islam dhe krijuar nė mendjen e lexuesit frikė ndaj mundėsisė sė qenies sė Lidhjes sė Prizrenit njė organizatė islamike, Kristo Frashėri shkruan: Funksionarėt e administratės dhe pėrkrahėsit e tyre sulltanistė ushtruan nė kėto mbledhje presion tė fuqishėm pėr ti detyruar pjesėmarrėsit qė ti nėnshkruanin protestat e tyre jo si banorė shqiptarė, por si nėnshtetas islamikė tė lidhur me Perandorinė Osmane.7 Por sipas Frashėrit, shqiptarėt dinin gjithnjė tė triumfojnė ndaj feudalėve prapanikė osman qė deshėn ti bėjnė islamikė. Ata kundėrshtuan rrufjanėt turq: Nė asnjė nga krahinat shqiptare, pjesėmarrėsit e mbledhjeve nuk pranuan ta cilėsonin veten e tyre si banorė islamikė. Nė tė gjitha aktet drejtuar Fuqive tė Mėdha banorėt myslimanė dhe tė krishterė, protestonin si shqiptarė, si pjesėtarė tė njė kombi tė vetėm. Madje, nė shumė raste, pjesėmarrėsit e mbledhjeve popullore hartuan peticione drejtuar Portės sė Lartė, me anėn e tė cilave kėrkonin reforma autonomiste pėr Shqipėrinė.8 Megjithatė faktet historike tė cilat rrėfehen mė nė detaj mė poshtė dėshmojnė tė kundėrtėn.
tane shkrimi jot asht pak a shume ne kete rryme por po shkepus vetem kete fragment
fjalet e tuja mor sis tam kane perdor edhe shovinistat serbe e greke per qellimet e tyne edhe pjeserisht kane pas rezultat 
nuk e kuptoj perveē gjuhes, q1 jam i sigurte se nuk ashte ajo q1 zotroni ma mire ēfare tjeter ju lidh me shqiptaret (ty e dy tre af-ista)
Kujdes gjuhen e perdorur ndaj antareve
Edited by regele (06/28/07 10:16 PM)
|
|
Top
|
|
|
|
#967744 - 06/28/07 12:35 AM
Re: 129 vjet Lidhja Shqiptare e Prizrenit
[Re: tushi]
|
.....
anetar aktiv
Registered: 07/07/04
Posts: 2875
|
Interesante tema, vetem se per interpretim historik te nje ngjarjeje te tille historike dhe aspak fetare, merret nje organizate fetare qe i ben nje trajtim shkencor problemit! Shpresoj qe organizata te tilla fetare te mos merren me shkencen dhe ne te ardhmen.
Lidhja e Prizrenit ishte nje lidhje pan-shqiptare pa dallim krahine, ideje apo feje dhe kishte per qellim shkeputjen e Shqiperise nga pushtuesi i qelbur turk!
|
|
Top
|
|
|
|
#967880 - 06/28/07 07:25 AM
Re: 129 vjet Lidhja Shqiptare e Prizrenit
[Re: Lubardhi]
|
Sami_Yan
anetar aktiv
Registered: 12/20/05
Posts: 1724
Loc: Capri
|
Dakort flasim me fakte! Si ka mundesi qe Lidhja Shqiptare e Prizrenit na qenkerkish nje levizje pan-islamike e mbeshtetur nga sulltani kur kryetar i saj ka qene Abdyl Frasheri , me perkatesi fetare bektashiane, nje sekt i cili eshte perndjekur me shekuj nga Porta e Larte dhe nga myslimanet sunni? Pastaj Lidhjen e kane mbeshtetur dhe atdhetare si Jani Vreto e Pashko Vasa... myslimane jane keta? Mos lexo shume te http://www.zeriislam.com se nuk te ben mire per arsyetimin e logjikshem Xhaferr Belegu nė librin Lidhja e Prizrenit e veprimet e sajė kujton qė pėrpara se ky takim tė zhvillohej, nė rjedhėn e ngjarjeve kishte hyrė vetė sulltan Abdylhamiti II.Ai kishte thirrur nė Stamboll Sheh Mustafa Tetovėn dhe Abdyl Be Frashėrin pėr ti udhėzuar pėr zhvillimin e lėvizjes. Ndėrsa nė aparencė sulltan Hamiti tregohej sikur donte tė pėrmbushte kėrkesat e fuqive tė mėdha, nėn rogoz nxiste muslimanėt qė tė mobilizohen dhe pėrballojnė agresionin. Belegu thotė qė sulltani i shkroi gjithashtu edhe kadiut tė Gjakovės Ahmet Efendi Koronicės, myderizit tė Prizrenit Ymer Efendiut dhe myftiut tė Dibrės Jonuz Efendiut, ndėrsa ju dha urdhėr komandantėve ushtarakė nė Shqipėri qė tė mos e pengonin zhvillimin e Lidhjes. ---------------------------------------------- Xhafer Belegu (1939), Lidhja e Prizrenit e veprimet e saje, 1878 1881, Tirane, fq. 17-18.
_________________________
-O Mando, Ke fitu nje nr Eagle Mobile
|
|
Top
|
|
|
|
#967882 - 06/28/07 07:30 AM
Re: 129 vjet Lidhja Shqiptare e Prizrenit
[Re: EBM]
|
Sami_Yan
anetar aktiv
Registered: 12/20/05
Posts: 1724
Loc: Capri
|
Ne nje liber me kujtime te Eqerem Bej Vlores (beu injorant qe kemi mesuar ne shkolla fliste 9 gjuhe te huaja  ), qe hidhte drite mbi shume fakte te asaj kohe qe nga Lidhja e Prizrenit, shpallja e Pavarsise e deri tek Revolucioni Demokratiko-Borgjez i vitit 1924 i Fan Nolit, figura e Abdyl Frasherit dilte si me e ndritura nder te gjithe rilindasit dhe atdhetaret e asaj kohe. Ju sugjeroj ta lexoni per te kthjelluar me mire idete!  p.s. une kam lindur fiks ne diten e 100 vjetorit te Lidhjes se Prizrenit
EBM ato qe i thash me siper Lubardhit i ka permend edhe Eqerem Bej Vlora, ku nder te tjera thoshte dhe qe qeveria qėndrore nė Stamboll jo vetėm qė u tregua dashamire ndaj idesė, por mori pjesė aktive nė themelimin e Lidhjes nė Prizren: pasi ishte nė interesin e saj tė nxiste njė lėvizje kundėr kėrkesave sllave e pak mė vonė edhe kundėr atyre greke
qė tė tėrhiqte vėmendjen e Evropės. --------------------------------------------------------- Eqrem bej Vlora, Kujtime Vėllimi i parė 1885-1912, Tiranė, 2001, fq. 159
_________________________
-O Mando, Ke fitu nje nr Eagle Mobile
|
|
Top
|
|
|
|
#967883 - 06/28/07 07:48 AM
Re: 129 vjet Lidhja Shqiptare e Prizrenit
[Re: tushi]
|
Sami_Yan
anetar aktiv
Registered: 12/20/05
Posts: 1724
Loc: Capri
|
Pėr tė trembur shqiptarėt me identitetin tonė kulturor islam dhe krijuar nė mendjen e lexuesit frikė ndaj mundėsisė sė qenies sė Lidhjes sė Prizrenit njė organizatė islamike, Kristo Frashėri shkruan: Funksionarėt e administratės dhe pėrkrahėsit e tyre sulltanistė ushtruan nė kėto mbledhje presion tė fuqishėm pėr ti detyruar pjesėmarrėsit qė ti nėnshkruanin protestat e tyre jo si banorė shqiptarė, por si nėnshtetas islamikė tė lidhur me Perandorinė Osmane.7 Por sipas Frashėrit, shqiptarėt dinin gjithnjė tė triumfojnė ndaj feudalėve prapanikė osman qė deshėn ti bėjnė islamikė. Ata kundėrshtuan rrufjanėt turq: Nė asnjė nga krahinat shqiptare, pjesėmarrėsit e mbledhjeve nuk pranuan ta cilėsonin veten e tyre si banorė islamikė. Nė tė gjitha aktet drejtuar Fuqive tė Mėdha banorėt myslimanė dhe tė krishterė, protestonin si shqiptarė, si pjesėtarė tė njė kombi tė vetėm. Madje, nė shumė raste, pjesėmarrėsit e mbledhjeve popullore hartuan peticione drejtuar Portės sė Lartė, me anėn e tė cilave kėrkonin reforma autonomiste pėr Shqipėrinė.8 Megjithatė faktet historike tė cilat rrėfehen mė nė detaj mė poshtė dėshmojnė tė kundėrtėn. tane shkrimi jot asht pak a shume ne kete rryme por po shkepus vetem kete fragment fjalet e tuja mor sis tam kane perdor edhe shovinistat serbe e greke per qellimet e tyne edhe pjeserisht kane pas rezultat  nuk e kuptoj perveē gjuhes, q1 jam i sigurte se nuk ashte ajo q1 zotroni ma mire ēfare tjeter ju lidh me shqiptaret (ty e dy tre af-ista) Salvatore della mia sorella
Me ty flas ndryshe un shoku.
Muslimanėt e Lidhjes sė Prizrenit qė nuk mund tė pranonin lėshimin e tokave tė tyre ndaj tė krishterėve, nuk kuptonin dot sesi Mehmet Ali Pasha ju kėrkonte atyre njė gjė qė shkon kundėr Sheriatit. Krerėt e Lidhjes, Mehmet Ali Pashėn e quanin Maxhari (Hungarezi) pasi ky kishte qenė i krishterė mė parė dhe nuk besonin qė ishte bėrė musliman pėrnjėmend si ata. Duke hapur fjalė nė popull qė Mehmet Ali Pasha ishte kaurr dhe pėr mė tepėr duke parė qė atė e mbronte njė divizion prej 80 katolikėsh mirditorė, gjakovarėt menduan se kanė tė bėjnė mė njė tė pafe tė kamufluar, me njė murted(tradhėtar) tė islamit dhe agjent tė 7 krajlive. Pėr ta diskredituar si tė krishterė kosovarėt i bėnė edhe disa poezi: More pash pasha i Maxharit Nuk i jam i mbretit, jam i kralit Fjal i coj patėr Marianit Me i mbledhun krent e Fandit Krent e Fandit me bajrak Se nė kresun ēdo me i ran Morė hoxhė faēezi Pa ferman si del nė ushtri Hem imam hem plak haxhi Besa Mria sbahet turki Ka lidh besėn me shtat krali Shtat Krali ka zan nė dorė Ēon asqerin nėpėr borė Nė pėr borė e nė pėr shi Nuk bahet Mria turki34 Apo kjo tjetra: Tė shtatė krajlat kuvendojnė Prizreni shka po thonė Ni murtat ne ēoj dovleti Shkoj nXhakovė te Abdulla begi Pėr dy djem ēi kish nga tveti Ēilloj pasha kryēali Kish pa gisht me shtat krali Lyp hudutin ēik nMalsi Ēitni futat shpi pėr shpi Shpi pėr shpi, mahall nmahallė Bini djem bajraktarė Hanm i Pashės del nė shkallė Kuku Zot pėr pashallarė Shna u kanė kall sarajet nė flakė Plot oborret mush me xhak Hanm i pashės sa mir po flet Njanin tel tj a rrehim babės Dovlet Ali Pashėn babė ēta ka xhet Sot dy javė tu ka ba synet Kshtu Shqipnia kish pas adet Ka ni pashė me myt pėr vjet
Siē edhe poezitė mė lartė tregojnė, muslimanėt kosovarė e shihnin Mehmet Ali Pashėn si njė tradhėtar tė islamit kur i thonė: More pash pasha i Maxharrit dhe ai i pėrgjigjet Nuk i jam i mbretit, jam i kralit / Fjal i coj patėr Marianit / Me i mbledhun krent e Fandit. Edhe nė poezinė e dytė po ashtu lexohet tradhėtia e Pashės dhe puna e tij pėr tė krishterėt kur poeti thotė: Tė shtatė krajlat kuvendojnė / Prizreni shka po thonė / Ni murtat ne ēoj dovleti. Pėr mė tepėr pėr tė shprehur bindjen e tyre qė Mehmet Aliu nuk mund tė bėhej dot muslimanė thonė: Hem imam hem plak haxhi / Besa Mria sbahet turki, apo edhe mė tej: Nė pėr borė e nė pėr shi/ Nuk bahet Mria turki apo edhe nė poezinė e dytė kur thonė: Ēilloj pasha kryēali. Ndėrsa imagjinata e kosovarėve qė Mehmet Ali Pashėn e sheh tė pabesė qė punon pėr mbretėritė e krishtera, lexohet nė kėto vargje: Ka lidh besėn me shtat krali / Shtat Krali ka zan nė dorė / Ēon asqerin nėpėr borė apo nė poezinė e dytė: Kish pa gisht me shtat krali Faktin qė shqiptarėt e shihnin Mehmet Ali Pashėn si tradhėtar, pasi ai kishte nėnshkruar Traktatin e Berlinit qė ju dha tokat e tyre Serbisė dhe Malit tė Zi, e pėrmend edhe A. H. Layard. Ky inat dhe mosbesim ndaj pashės kryēali shtyu muslimanėt gjakovarė qė nė 6 shtator 1878 tė vrasin Mehmet Ali Pashė Maxharin nė kullėn e Abdullah Pashė Drenit ku ishte strehuar sėbashku me ushtarėt e tij mirditorė. Kont Andrasy nė korespondencėn e tij me Kontin Deym kujton qė njerėzit kryesorė qė nxitėn nė vrasjen e Mehmet Ali Pashės Maxharit ishin krerėt e Lidhjes sė Prizrenit. Ahmet Efendiu, Iljaz Pashė Korenica, Hasan Pashė Tetova, Dervish Beu nga Luma, Nazif Pasha i Prishtinės, dhe mbi tė gjitha mytesarifi turk i Prizrenit, Qamil Beu. --------------------------------------------------- The British Museum, London, Accounts and Papers (38). 1878-9, LXXIX, 79, 219 220 ------------------------------------------------------
_________________________
-O Mando, Ke fitu nje nr Eagle Mobile
|
|
Top
|
|
|
|
#967884 - 06/28/07 08:05 AM
Re: 129 vjet Lidhja Shqiptare e Prizrenit
[Re: .....]
|
Sami_Yan
anetar aktiv
Registered: 12/20/05
Posts: 1724
Loc: Capri
|
Interesante tema, vetem se per interpretim historik te nje ngjarjeje te tille historike dhe aspak fetare, merret nje organizate fetare qe i ben nje trajtim shkencor problemit! Shpresoj qe organizata te tilla fetare te mos merren me shkencen dhe ne te ardhmen.
Lidhja e Prizrenit ishte nje lidhje pan-shqiptare pa dallim krahine, ideje apo feje dhe kishte per qellim shkeputjen e Shqiperise nga pushtuesi i qelbur turk!
O Regele, Un akoma po pres fakte nga ty. per ato qe thuaj, per qellimin e Lidhjes Shqiptare te Prizerenit. Pervec atyre qe kam shkruar me siper po nxjer edhe pikat qe ata kan vendosur eskluzivisht per te ta mbyllur ty gojen njeher e pergjithmon.
Lidhja zhvilloi takimet e saj nė datėn 10 qershor 1878 nė Xhaminė e Bajraklisė dhe nė medresenė e Mehmet Pashės nė Prizren. Nė Lidhje (Ittifak) erdhėn edhe delegatė nga Selaniku, Jenipazari dhe Sjenica.25 Nė Prizren por edhe mbarė Kosovėn, krijimi dhe organizimi i Lidhjes u njoh me emrin e saj osman, Prizren Ittifaki apo Prizren Ittihadi. Pas disa ditė bisedimesh mė nė fund nė 18 qershor 1878 Lidhja botoi vendimet e saj (Karar-Name) tė cilat ishin si vijon:
1. Lidhja jonė ėshtė forumar me qėllim qė tė mos njohė asnjė qeveri tjetėr pėrveē Perandorisė Osmane dhe tė mbrojė integritetin tokėsor me tė gjithė mjetet
2. Qėllimi ynė i lart ėshtė tė mbrojmė tė drejtėn e lartmadhėrisė sė tij sulltanit, sovranit tonė. Nė do quajmė armiq tė kombit (osman) dhe atdheut tė gjithė ata qė kundėrshtojnė dhe prishin qetėsinė, ata qė dobėsojnė qeverinė dhe bashkėpunėtorėt e tyre. Nė rast se turbulluesit nuk heqin dorė do i dėbojmė jashtė shtetit
3. Ata delegatė tė krahinave tė tjera qė duan tė hynė nė Lidhjen tonė do i pranojmė me gėzim dhe regjistrojmė si miq tė qeverisė dhe vendit
4. Nė bazė tė Sheriatit do tė mbrojmė jetėn, pasurinė dhe nderin edhe tė atyre qė nuk janė muhamedanė, por janė besnikė, tamam si pėr veten tonė. Ndėrsa kryengritėsit do ti dėnojmė sipas fajit.
5. Tė gjitha shpenzimet pėr luftėtarėt qė do tė mbledhin krahinat do tė rregullohen dhe perballohen nė bazė tė dispozitave qė do japim. Ndihmat qė do na vinė nga jashtė do ti pranojmė me kėnaqėsi.
6. Duke patur parasysh gjendjen e Ballkanit nuk do pranojmė nė asnjė mėnyrė fuqitė e huaja nė tokat tona. Ne nuk do tė njohim nė asnjė mėnyrė Bullgarinė dhe as duam tia dėgjojmė emrin; edhe Serbia nė rast se nuk na i dorėzon tokat me tė mirė qė na ka marrė, do tė dėrgojmė kundėr saj njė fuqi dhe tia marrim me pushkė. Edhe kundėr Malit tė Zi do veprojmė nė tė njėjtėn mėnyrė.
7. Bashkatdhetarėve besnikė tė qeverisė qė kanė hyrė nė Lidhjen tonė do ti japim dorėn dhe ndihmojmė sipas mundėsisė.
8. Nė rast se njė krahinė ka probleme pėr tė zbatuar vendimet, krahinat fqinje do ti shkojnė nė ndihmė
9. Kushdo qė del nga Lidhja jonė, Zot na ruaj! Kushdo qė spiunon, dhe vepron sipas qejfit dhe dėgjon urdhėrat e tė parėve do tė marrė dėnimin qė meriton.
10. Asnjė vendas i kujtdo krahine qė do me dalė nga Lidhja, i ēfarėdo feje qoftė nuk do lejohet tė shkojė as nė Serbi e as nė Mal tė Zi. Nė rast se shkon do njihet si spiun dhe dėnohet.
11. Kushdo qė ka vėnė nė dispozicion tė Lidhjes diēka dhe i shmanget detyrimit, sdėgjon urdhėrat, sillet brutalisht apo bėn ndonjė ēnderim do tė dėnohet sipas fajit.
12. Dėrgimi i fuqive, thirrja dhe pėrdorimi i tyre do tė bėhet sipas udhėzimeve tė pėrpiluara.
13. Pėr tė zbatuar kėto nene do ti jepet rėndėsi korespondencės.
14. Ėshtė rėnė dakort qė qeveria nuk do hyjė nė punėt e Lidhjes dhe as Lidhja nė punėt e saj; pėrndryshe ky do shihet si cėnim i tė drejtės.
15. Njė kopje i kėtij vendimi do i paraqitet ēdo krahine dhe qyteti.
16. Nė bazė tė besės sė lidhur nga burrat e patrembur tė Shqipėrisė sė Veriut, Jugut dhe Bosnjes, tė atyre qė kur kanė lindur nuk kanė njohur tjetėr zanat por pushkėn dhe qė pėr Din, Devlet dhe Vatan japin jetėn, kanė zgjedhur Prizrenin si kryeqytet tė Lidhjes. Sikur e themeluam kėtė Lidhje edhe nė tė ardhmen nuk do durojmė tiranė qė tė shtypin vendet tona. Bijtė tanė dhe bijtė e tyre do tė jenė besnikė tė Lidhjes dhe kush largohet nga ajo do tė konsiderohet sikur dikush qė braktis Islamin dhe do mallkohet dhe pėrbuzet nga ne. Ne obligohemi ti jemi besnik kėtij vendimi me firmat tona (47 firma). Siē lexohet nė pikėn 4 por edhe nė fund tė Karar Namesė, Lidhja ishte njė organizatė qė synonte tė mobilizojė muslimanėt ballkanas pėr vetėmbrojtje, implementojė Sheriatin nė tė gjithė territorin e saj dhe shtrihet nga Bosnja deri nė Jug tė Shqipėrisė. Edhe pse ishte konceptuar si njė Lidhje Pan-Islamike, ajo shquhet nga toleranca pėr tė krishterėt ku nė pikėn 4 Lidhja zotohet qė tė mbrojė edhe jomuhamedanėt.
Pas disa ditėsh, kur me Lidhjen u bashkuan edhe qyteteve tė tjera, ku vendosen mbrojtjen e atdheut ushtarakisht, ajo pėrpiloi disa vendime tė dyta qė janė si vijon: 1. Asnjė krahinė nuk do tė njohė ndonjė qeveri tjetėr pėrveē asaj tė Perandorisė Osmane. 2. Nėse Turqia nuk paraqitet dhe Kongresi i Berlinit nuk do tė njohė tė drejtat tona mbi vendet e pushtuara nga Serbia dhe Mali i Zi, atėherė ne do rrokim armėt pėr ti ri-pushtuar. 3. Nė qoftė se fuqitė tona do tė mundin tė ēlirojnė vendet e pushtuara, atėherė do tė zbatohen masat e duhura. 4. E gjithė fuqia jonė do tė pėrbėhet prej pesė ushtrishė: atyre tė Shkodrės, Shkupit, Kosovės, Jenipazarit dhe tė Herzegovinės. 5. Ajo e Shkodrės do sulmojė Malin e Zi: oficerėt dhe bajraktarėt do tė zgjidhen nga populli. 6. Nė Guci pėrveē vendėsve do tė dėrgohen edhe 2000 nga Gjakova dhe Berana dhe 1000 nga Peja. 7. Jenipazari pėrveē fuqisė qė do tė mbajė pėr mbrojtjen e vendit do tė dėrgojė edhe 1000 nė Kolashin. 8. Nė Bjelopolje mjafton fuqia vėndase. 9. Nė Prepolje, Kajnica, Tashlixhė dhe Foēė pėrveē fuqive tė tyre, do tė dėrgohen edhe 2000 tė tjerė. 10. Pėr tė ruajtur vijėn Gracko Trebinjė, pėrveē fuqisė sė Herzegovinės, do tė ketė 10000 burra nga Sarajeva dhe kėta sėbashku do tė formojnė ushtrinė e Herzegovinės. 11. Fuqia e Shkupit, Kosovės dhe Jenipazarit do tė sulmojė Serbinė sipas instruksioneve tona. 12. Nė qoftė se armiku i kėrcėnohet njėrės krahinė, komandanti i krahinės nė rrezik do tė lajmėroj komandantėt e tjerė qė tė marrin dijeni tė gjithė dhe sulmohet armiku. 13. Nė rast se nė luftėn tonė kundėr Malit tė Zi, Serbia qėndron asnjanėse atėherė fuqitė qė janė caktuar pėr atė, kalojnė kundėr Malit tė Zi. 14. Nė qoftė se si Mali i Zi ashtu edhe Serbia do tė luftojnė kundėr nesh atėherė kėto fuqi detyrohen tė luftojnė burrėrisht dhe me ngulm sipas besės qė kemi dhėnė. Kėto dy vendime u nėnshkruan nga pėrfaqėsuesit e Prizrenit, Gjakovės, Pejės, Gucisė, Jenipazarit, Sjenicės, Tashlixhės, Mitrovicės, Vuēiternit, Prishtinės, Gjilanit, Shkupit, Tetovės, Kėrēovės, Gostivarit, Dibrės sė Madhe dhe Dibrės sė Vogėl.28 Siē shihet nga vendimet e Lidhjes, kuptohet qė synimi i organizatorėve tė saj ishte mbrojtja e viseve tė populluara nga muslimanėt nė Ballkan. Qofshin ata boshnjakė ose shqiptarė. Pėrndryshe nga ēshkruan Kristo Frashėri, kur nė Korrik tė vitit 1878 trupat austriake nisėn pushtimin e Bosnje dhe Herzegovinės, Lidhja, sipas pikės 12 tė statusit tė Luftės, i shkoi Bosnjes nė ndihmė. Nė fakt ishin delegatėt e Bosnjės qė kėrkuan ndihmė ndaj pėrfaqėsisė sė Lidhjes nė Jenipazar: Ejup Beut, Muhamet Efendiut, Murat Beut, Ibrahim Efendiut dhe Estref Efendiut.
Shut up, Just suck!
Nese do te mbyllesh postimet e tua me te tilla parrulla, do te te editohet i gjithe shkrimi dhe mundi do te te ike kot! Bej kujdes!
Edited by regele (06/28/07 10:30 PM)
_________________________
-O Mando, Ke fitu nje nr Eagle Mobile
|
|
Top
|
|
|
|
#968297 - 06/29/07 05:23 AM
Re: 129 vjet Lidhja Shqiptare e Prizrenit
[Re: Sami_Yan]
|
tushi
anetar aktiv
Registered: 11/13/03
Posts: 3324
Loc: ku te m'xan puna
|
Salvatooooooo une ja futa krejt pa lidhje po vetem me tahmi si i thone por e paskam ēu deri ne rranje idene dmth 
meqi ti more ket Olsi Jasexhi q1 i vesh vedit ne faqen e vet online titujt e historianit e publicistit (ps nks nuk je vet ti jam i sigurte se je te pakten dashnor virtual i tij)
une po citoj vetem permbledhjen e studimit te tij
Pra nėsė duam tė kuptojmė identitetin dhe karakterin e organizatorė tė Lidhjes sė Prizrenit sipas konsullit Kirby Green dhe jo Kristo Frashėrit, i bie qė Lėvizja shqiptare duhet parė si njė pėrpjekje e miletit islamik apo e kombit osman i cili e shikonte fatin e tij tė njėjtė me atė tė muslimanėve tė tjerė tė Perandorisė dhe sulltanit Halif, dhe jo sipas skemave politikisht korrekt qė ideologjia nacional-komuniste e Akademisė sė Shkencave mundohet tė ndėrtojė mbi identitetin e pashallarėve, bejlerėve dhe ulemave islamikė tė Gegėnisė qė formuan Lidhjen e Prizrenit nė fundshekullin e XIX.
ti fosile Anadollit me nji fjale u heq shqiptareve identitetin kombetar e u vesh ate islamik kjo sepse preferon me i besu ma shume nji konsullit britanik se nji historianit shqiptar
ashtu siē preferon me i besu nji priftit sllav (q1 vetem urrejtja per njeni-tjetrin ju lidh bashke) kur thote se "mirditoret jane vlleh"
kur e thote Oroshi q1 nuk asht musliman se nji pjese e shqiptareve ne ate kohe nuk kishin identitet kombtar etiketohet si "antishqiptar" prej tejet ndersa kur e thu ti vete si i bjen me kene mor sis tam mės
problemi kryesor asht se fondamentalizmi islamik asht semundja ma e keqe q1 po perjeton planeti per momentin
por per fat te mire shqiptaret jane te prekun shume pak prej saj
edhe po ti shikosh me kujdes keto raste jane me te vertete qesharake njerez q1 kane studiu ne Arabi, Malajzi e ku po di une, e sot hane buke vetem ne Europen e krishtere e vjellin vner kunder saj
me sa duket doni me e marre kalane nga brenda"
|
|
Top
|
|
|
|
#968298 - 06/29/07 05:28 AM
Re: 129 vjet Lidhja Shqiptare e Prizrenit
[Re: tushi]
|
tushi
anetar aktiv
Registered: 11/13/03
Posts: 3324
Loc: ku te m'xan puna
|
ps se harrova po kjo Salvatorja apo Olsi ne nji shkrim te tij kunder Kadarese (me shpresen e madhe se ky i fundit po ja pjerdh ndopak muhabetin sa me i denju qofte edhe nji ofendim banal)
citon Kadaren te kete thane
Prirja e Shqipėrisė do tė ishte drejt fesė sė krishterė, ngaqė ajo lidhej me kulturėn, kujtimet e vjetra, dhe nostalgjinė e kohės paraturke. Me kalimin e viteve, feja e vonė islamike, e ardhur bashkė me otomanėt, do tė zbehej (sė pari nė Shqipėri e mė pas nė Kosovė), derisa tia linte vendin fesė sė krishterė, ose mė saktė kulturės sė krishterė. Kėshtu qė sė paku nga njė e keqe (ndalimi i fesė mė 1967) do tė vinte njė e mirė. Kombi shqiptar do tė bėnte njė korigjim tė madh historik, ēka do tė shpejtonte bashkimin e tij me kontinentin mėmė: Evropėn.
ma shume se gjiganti i letrave shqipe s'kam ēa shtoj as une
|
|
Top
|
|
|
|
Moderator: X-Ray, .....
|