0 registered
and 31 anonymous users online.
|
|
6802 Members
70 Forums
17351 Topics
974257 Posts
Max Online: 371 @ 10/24/07 11:59 PM
|
|
|
#963250 - 06/13/07 12:13 AM
Plazh XXI
|
.....
anetar aktiv
Registered: 07/07/04
Posts: 2875
|
Kjo teme eshte vazhdim i temes Plazh Topless, por ketu mund te diskutohet me gjere moda e rrobave te banjos, kremrat qe duhen perdorur per ruajtjen e lekures, pijet e preferuara buze detit, aventurat dhe imagjinatat qe lindin mbi reren e ngrohte etj...
Ndonje topless kete vit?
|
|
Top
|
|
|
|
#967725 - 06/27/07 11:03 PM
Re: Plazh XXI
[Re: LiPS]
|
mishu
anetar aktiv
Registered: 11/04/02
Posts: 1335
|
Ja ca rregulla te pergjithshme (si e fiksuar qe jam ) :
Ne varesi te fototipit te lekures duhet te zgjidhni dhe kremin mbrojtes ( crema solare). Per bardhoshet ditet e para keshillohet nje krem me filter jo me pak se 20-25, per ata qe s'jane as ezmere as bardhoshe mjafton nje krem me filter 8-10, ndersa per ezmeret me filter 4-6. Ne ditet ne vazhdim (pasi ka kaluar rreziku i djegjes) mund te perdorni krem me filter me te ulet. Vaji i cili nuk ka asnje filter mbrojtes, keshillohet vetem per ezmeret e mundesisht pasi jane bere disa dite pushimi sepse rreziku per tu rrjepur me vone (edhe nqs ju duket sikur s'jeni djegur) eshte shume i madh.
Lyhuni me krem rreth 30 min para daljes ne diell (gjithsesi lexoni edhe konfeksionin mbrapa), dhe cdo here pasi jeni lare ne det.
Perdorni krem mbrojtes per fytyren, sepse pervec rrezikut te rrjepjes eshte edhe rreziku i te mbushurit me njolla te vogla kafe te cilat eshte shume veshtire te hiqen me.
Evitoni daljen ne diell ne oret 12.00-16.00
Nje truk i vogel qe te evitoni rrjepjen eshte qe qas perfundimit te dites se plazhit, kur ktheheni ne shtepi e pasi te keni bere dushin perdorni kremin pas diellit ( crema doposole). Ne pamundesi, mund te perdorni serisht kremin mbrojtes, gjithmone pas dushit e vashdimisht sepse ju ben qe te kthehet me shpejt skuqja ne nxirje e mbi te gjitha qe te mos rripeni fare.
Ah, floket e mira eshte ti mbani te mbledhura qe te mos demtohen nga dielli e nga kripa e ujit. Nqs s'rrini dot me floke te mbledhura atehere perdorni vaj mbrojtes per floket (bezdi e madhe kjo per varet nga nervat qe ka secili/a )
PS. Lips, ai scrub-i s'me duket ide e mire mua...sepse kur rripesh, lekura e re eshte delikate...dhe po ti futesh dhe nje scrub atehere e lendon keqaz.
PPS. Hajt pushime te mbara njerez
_________________________
Specie ne zhdukje!
|
|
Top
|
|
|
|
#967783 - 06/28/07 03:02 AM
Re: Plazh XXI
[Re: mishu]
|
.....
anetar aktiv
Registered: 07/07/04
Posts: 2875
|
Nga po i beni pushimet?
|
|
Top
|
|
|
|
#967847 - 06/28/07 05:05 AM
Re: Plazh XXI
[Re: mishu]
|
LiPS
La vida estį loca
anetar aktiv
Registered: 01/22/04
Posts: 9585
Loc: Ne Jete
|
PS. Lips, ai scrub-i s'me duket ide e mire mua...sepse kur rripesh, lekura e re eshte delikate...dhe po ti futesh dhe nje scrub atehere e lendon keqaz. PPS. Hajt pushime te mbara njerez
Scrubi perkundrazi te ndihmon te largosh gjithe lekuren e vdekur nga trupi dhe te lesh te rigjenerohet lekura.Se di per cfare scrubi e ke llafin ti po idea eshte qe kokrrizat e tij jane delikate dhe aspak acaruese per lekuren.Mjafton ta besh ne lekure te lagur dhe gjithcka eshte ok,madje madje te shkelqen edhe lekuren edhe kembet ti hidraton.
_________________________
Jesus to a child...
|
|
Top
|
|
|
|
#967905 - 06/28/07 12:19 PM
Re: Plazh XXI
[Re: LiPS]
|
Nisii
anetar aktiv
Registered: 11/06/06
Posts: 3902
Loc: otnorot
|
Une skam shkuar ne plazh akoma ... ne vaske per momentin ...
|
|
Top
|
|
|
|
#973086 - 07/27/07 12:14 AM
Re: Plazh XXI
[Re: Sami_Yan]
|
.....
anetar aktiv
Registered: 07/07/04
Posts: 2875
|
Policia detyron tė vishet vajzėn nga Maqedonia, qė po bėnte banjė pa reēipeta
Sensacioni i ditėve tė verės nuk ka vonuar tė vijė. Nė njė nga plazhet mė publikė tė qytetit tė Sarandės, i preferuar edhe nga fėmijėt pėr shkak tė thellėsisė mė tė kufizuar, janė shfaqur sėrish vajzat nė topless. Njė vajzė e re, duke pasur tė dashurin e saj nė krah, e ka ēuar zhveshjen nė publik deri nė heqjen e pjesės sė sipėrme tė kostumit tė saj tė plazhit. Megjithėse ka qenė e vetme nė mėnyrėn e saj tė zhveshjes, vajza e re nuk ėshtė shqetėsuar, edhe se ka parė qė e ndiqnin qindra sy kureshtarė. Pas disa orėsh ekspozimi nė sytė e tė gjithėve dhe nė diell, njė telefonatė nė numrin 129 ka bėrė qė nė Plazhin e Ri, nė vendin ku ishte shtrirė dhe merrte rreze pa u shqetėsuar ēifti i ri, tė mbėrrijė patrulla e policisė. Megjithė vėshtirėsinė e komunikimit nė gjuhė tė huaj, policėt e shėrbimit ia kanė dalė tė bėjnė tė ditur pėr ēiftin se nuk ishte vendi i lejuar pėr tė bėrė plazh nudo ose gjysmė nudo, sikurse ishte vajza, qė kishte tėrhequr mbi vete sytė kureshtarė. Tek ata qė e vėzhgonin pamjen e saj, ajo kishte ngjallur ndjenjė turpi, sikur tė ishin ata qė ishin zhveshur. Resmi Qoku, njė nga policėt e patrullės sė shėrbimit, tha pėr "Shqip" se ishte njė ēift tė huajsh nga Shkupi i Maqedonisė, tė cilėt u mirėkuptuan pas komunikimit me uniformat blu. Sipas Qokut, ata kanė kėrkuar ndjesė pėr veprimin e pamenduar, qė binte ndesh me njė rregull shqiptar dhe janė treguar reagues. Pas kėsaj vajza e re ka kompletuar nė trupin e saj kostumin e plazhit dhe bashkė me tė dashurin kanė vazhduar marrjen e rrezeve.
Dje ėshtė pėrsėritur episodi i verės sė kaluar, kur njė grup vajzash suedeze qėndruan pėr pak minuta pa pjesėn e sipėrme tė kostumit tė banjės nė rėrėn e plazhit publik "Rinia" tė qytetit tė Sarandės.
Nė atė kohė, lajmi i suedezeve gjysmė tė zhveshura bėri xhiron e botės. Tė gjitha agjencitė ndėrkombėtare tė lajmeve, pėrfshirė agjencinė "Reuters" i kushtuan vėmendje lajmit tė ēuditshėm nga Shqipėria. Ēudia nuk ishte nė faktin se disa turiste nordike u zhveshėn nė njė plazh, por nė faktin qė zhveshja e tyre bėri qė tė ndėrhynte edhe policia. Faqja zyrtare e grupit "Mediaset" nė Itali, TGCOM, shkruante mė 28 korrik tė vitit tė shkuar se "... ēudia qėndron nė faktin qė suedezet kanė shkuar pėr plazh nė Shqipėri".
Episodi i suedezeve u pasua vetėm dy javė mė pas, me zhveshjen e njė grupi vajzash nga Maqedonia, por kėsaj radhe lajmi nuk pati bujėn e tė parit, ndėrkohė qė autoritetet lokale nė Sarandė filluan tė vrisnin mendjen pėr tė gjetur njė zgjidhje tė mesme mes dėshirės sė turistėve perėndimorė pėr tė qenė tė lirė dhe respektimit tė rregullave tė shoqėrisė shqiptare.
Duke reaguar ndaj asaj qė ndodhi, bashkia e Sarandės u kujdes qė nė vende tė dukshme pranė plazheve brenda nė qytet tė vendoste afishet "Public beach no nudists" (Plazh publik, jo nudistė), pėrmes tė cilave u bėhej e ditur turistėve tė huaj se nė plazhe publikė ndalohet larja lakuriq. U vendosėn disa tė tilla vetėm atje ku ndodhi shmangja nga rregulli, nė plazhin "Rinia" (ish-centrali). Por me ardhjen e sezonit tė ri askush nuk u kujtua ti paraprijė pėrsėritjes sė dukurisė "topless" dhe ja ku ėshtė pėrsėritur ai. Janė zhdukur tabelat informuese e ndaluese nga plazhet e Sarandės dhe topless janė rishfaqur.
Njė vit mė parė nė bashki thanė se qenė duke studiuar mundėsinė qė tė pėrcaktoheshin njė apo dy sektorė tė veēuar nga plazhet publikė, ku tė mundėsohej larja nudo pėr ata qė dėshirojnė, vendas apo tė huaj qofshin. Mendimi ishte pėr ti dhėnė njė destinacion tė tillė Plazhit tė Pasqyrave, i gjendur pėrgjatė bregdetit Sarandė-Ksamil. Por kjo ėshtė harruar, pasi fenomeni ėshtė konsideruar i kapėrcyer. Dje bashkiakėt janė rivėnė para tė njėjtės sfidė si njė vit mė parė, para sė cilės janė dorėzuar.
Marre, nga gazeta Shqip
|
|
Top
|
|
|
|
#977106 - 08/29/07 03:49 AM
Re: Plazh XXI
[Re: LUgAti]
|
DoIores
anetar aktiv
Registered: 11/03/02
Posts: 8479
|
Ne Shqiperi s ja vlen per plazhe Topless sepse ambienti eshte shume i piste te vjen te vishesh me shtresa shtresa te mbrohesh nga pislliku.....
|
|
Top
|
|
|
|
Moderator: Gurax, DuWSaKu
|
|