Who's Online
0 registered and 41 anonymous users online.
Newest Members
ari poetry, HArD_dAnCe, WebShqip, KOD, Xhena
6802 Registered Users
November
Su M Tu W Th F Sa
1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30
Shout Box

Top Posters
18734
pinkparadise
15195
Kondrapedali
13804
I
13655
TEDI
13076
USA
Forum Stats
6802 Members
70 Forums
17351 Topics
974258 Posts

Max Online: 371 @ 10/24/07 11:59 PM
Faqet e fundit
»Chat.al
»Arkiva Mediatike - Infoarkiv
»virtualbania
Page 1 of 2 12>
Topic Options
Rate This Topic
#951122 - 04/13/07 01:54 AM Ngrohja Globale !!!
Nisii Offline
anetar aktiv


Registered: 11/06/06
Posts: 3902
Loc: otnorot
Ngrohja globale-nje kercenim real per tere njerezimin....


Ngrohja globale njihet edhe si efekti serė pėr shkak se gazet qė grumbullohen mbi tokė e kthejnė planetin tė ngjashėm me njė serė. Duke e kllapuar nxehtėsinė pranė sipėrfaqes sė tokės, efekti serė po ngroh planetin dhe po kėrcėnon mjedisin.


Frika aktuale, lidhet me faktin se ngrohja globale po ndodh me njė shpejtėsi tė paparė. Modelet kompjuterike po parashikojnė se deri nė fund tė shekullit XXI temperaturat do tė rriten me disa gradė (tre gradė). Ndėrkohė shkencėtarėt po pėrpiqen tė zbulojnė se sa shpejt po rriten temperaturat, dhe ēfarė do tė ndodhė si rezultat i kėsaj rritjeje. Nėse temperaturat do tė rriten me tė vėrtetė shumė, rezultati mė i dukshėm do tė jetė se disa pjesė tė akujve polar do tė shkrihen duke shkaktuar ngritjen e nivelit te detit botėror, e cila do tė ishte katastrofike pėr disa shtete.

Ishuj tė tėrė do tė zhdukeshin dhe miliona banorė tė tyre do tė duhet tė zhvendosen diku tjetėr.Pėrmbytjet do tė ndodhin pėrgjate brigjeve tė deteve nė tė gjithė botėn, duke zhvendosur akoma mė shumė njerėz dhe duke shkaktuar dėmtime tė tė mbjellave. Ngrohja globale do tė sjellė ndryshim tė ciklit tė qarkullimit global ujor si dhe nuk pėrjashtohen ndryshime tė menjėhershme tė klimės, qė do tė demostrohen me shfaqje tė shpeshta tė fenomeneve ekstreme tė motit: ciklone, shira tė fuqishme, pėrmbytje, thatėsira. Ngrohja globale, nėse nuk do tė kontrollohet do tė shkaktojė probleme katastrofike me pasoja shėndetsore, mjedisore, ekonomike, dhe politike. Kostua e kėtyre pasojave do tė jetė shumė mė e madhe se sa kostua e parandalimit tė tyre. Ndryshimi klimatik nuk ėshtė njė kėrcėnim i largėt por njė kėrcėnim aktual pėr mjedisin, sigurinė dhe prosperitetin tonė. Nė kėto kushte arritja e stabilitetit tė klimės duhet tė fillojė duke planifikuar nė mėnyrė urgjente njė ekonomi globale me karbon tė ulėt, pasi nėse nuk e realizojmė kėtė, kostua e pasojave do tė jetė shumė herė mė e madhe dhe mė e papėrballueshme. Aplikimi i disa politikave mjedisore synon pakėsimin e ngrohjes globale.Pėrdorimi i instrumentave ekonomikė siē janė rritja e ēmimit tė lėndėve djegėse fosile,taksimi i emetimeve, si dhe inkurajimi i njerėzve pėr tė ndėrmarrė veprime nė miqėsi me mjedisin krahas politikave pėr reduktimin e madhėsisė sė familjes si dhe pėrfshirjes sė edukimit mjedisor janė disa nga mėnyrat pėr parandalimin e problemeve qė ēojnė nė ngrohjen globale.Pa njė pėrpjekje tė pėrbashkėt tė qeverive, organizmave ndėrkombėtare dhe publikut lufta ndaj ngrohjes globale dhe pasojave tė saj do tė jetė e humbur. Ngrohja globale ėshtė njė rrezik real pėr realizimin e objektivave tė mijėvjeēarit siē janė reduktimi i varfėrisė, mbrojtja e mjedisit etj, ndaj pėrfshirja e saj nė strategjinė kombėtare tė zhvillimit ėshtė nevojė imediate dhe e pashmangshme pėr tė arritur atė qė tashmė synohet botėrisht, zhvillimin e qėndrueshėm. Stina e vjeshtės ka ardhur, e bashkė me tė priten shira tė rrėmbyer e tė papritura tė shumta me pasoja tė rėnda pėr vendin tonė. Por sa ėshtė vendi ynė i pregatitur pėr ndryshimet klimatike dhe pasojat e tij? Ēfarė masash janė marrė pėr parandalimin e tyre? Sa i informuar ėshtė publiku? Sa njerėz do tė preken nga pėrmbytjet dhe erozioni ? Sa do tė jetė dėmi ekonomik, shėndetsor, mjedisor? A ka qeveria ndonjė studim tė tillė apo pret tė mėsojė bilancet e dėmeve nga mediat dhe si gjithmonė tė dėrgojė ndonjė qeveritar pėr tė ngushėlluar fatkeqėt e rradhės.

Shekulli .

Top
#951123 - 04/15/07 10:42 PM Re: Ngrohja Globale !!! [Re: Nisii]
Smallville Offline
anetar


Registered: 11/15/04
Posts: 161
Loc: Waiting for you
E besoj , ishalla bohet te shofim pak mesjete p

Caliente_ imagjino ne te dy tashi pa kompjuter ne mes te arabise amerika toka e premtuar tashme do jet fundosur ne fund te oqeanit oo sa qef
_________________________
Blinded by the Light

Top
#951124 - 04/18/07 01:11 AM Re: Ngrohja Globale !!! [Re: Smallville]
Lubardhi Offline
Elusive
anetar aktiv


Registered: 02/23/04
Posts: 4402
Loc: N41°19'13" E19°47'29"
Nese shkrihet Arktiku nuk besoj te kemi shume probleme; shume shume do zhduken New York, Tokio, Los Angeles, Bombay, Calcuta, Shanghai, Sydney, Montreal, Durresi ( ), Barcelona, Londra, Kairo, Rio de Janeiro ... Venezia eshte ne zhdukje e siper

Halli eshte po u shkri ne Antarktida ku dreqin do shkojme ...

Un them te blejme ca toka ne Tibet
_________________________
My car is big enough

Lubo in Flickr - Balkan Lynx Compendium

Top
#952216 - 04/25/07 12:07 AM Re: Ngrohja Globale !!! [Re: Lubardhi]
Lubardhi Offline
Elusive
anetar aktiv


Registered: 02/23/04
Posts: 4402
Loc: N41°19'13" E19°47'29"
GRADET QE LUAJNE ME FATIN E NJEREZIMIT

Ky shkrim eshte marre nga Gazeta Koha Jone dhe eshte nga me prekesit persa i perket ngrohjes globale ...

Ne ato grade, luhet me fatin e tere njerezimit. Per gjashte grade Celcius me shume, Toka do te perfshihet nga katastrofa. Ne vend te ujit te kripur te detit, do vloje acid sulfurik, ndersa era e rende si e nje veze te prishur e gazit helmues, do te perfshije gjithe ambjentin. Por le te ndalemi ketu me pasojat qe mberrijne nga ngrohja globale. Te shohim me mire se si temperaturat qe do te rriten me nga nje grade, do te sjellin transformime te papara ne te gjithe boten. Qe nga rritja globale me nje grade Celcius, e cila do ta kthente detin Mesdhe ne nje vend te merzitshem dhe jo te kendshem per pushime. Kur Norvegjia apo Suedia do te ishin vendet me te preferuara, duke harruar pushimet ne Egjipt apo Tunizi ...

Ne Angli, ne Qendren Hadley Centre per Kerkime dhe Kujdes mbi Klimen, 120 shkencetare po punojne per te ravijezuar te ardhmen e anijes kozmike "Toke" dhe ekuipazhit te saj njerezor. Laboratori i tyre eshte nje superkompjuter. I perkthyer ne softuare nje model mekanizmash te sistemit areo diellor oqeanik, klimatologet lancojne programin dhe jane duke pare sesi nga viti ne vit, evoluon atmosfera duke nisur qe nga situata aktuale. Per fat te keq, mjaftojne pak dekada dhe shkaterrimi eshte para teje, mbi kompjuter. Katastrofa, vetem katastrofa. Globale, te pakapshme. Nderkaq, modele per te stimuluar te ardhmen e Tokes, ka me dhjetera. Me te rafinuarit, i kane elaburuar ne Laboratorin Livermore te Kalifornise, ne institutin Maks Planck te Gjermanise dhe pikerisht edhe ne Qendren Hadly. Por nese degjon thashethemet e korridoreve, tamam Hadly posedon modelin me te mire. Ne nentor te vitit 2002, nje raport i tij i leshuar per Natyren, na beri te hynte frika per skenaret e zinj qe paraqiste. Dikush tregonte nje kujdes te madh. Vete kerkuesit nuk duan qe te alarmojne shume opinionin publik, edhe sepse mbi disa aspekte debati shkencor mbetet i hapur.

Perkundrazi Mark Lynas, 34 vjec, militant ambjentalist, nuk ben llogari. I njohur per leshimin e nje torte ne fytyre Bjorn Lomborg ("ekolog estetik" i cili lidh rrezikshmerine nga efekti sere), mbi ndryshimin klimaterik, nuk i le fare hapesire optimizmit dhe tani krijon nje komplikim akoma edhe me te madh permes librit te tij "Gjashte Grade"). Ne ato gjashte grade (njeqind grade, domethene ato te shkalles Celcius), luhet me fatin e njerezimit. Modelet e evolucionit klimatik jane komplekse sa duhet te mbajne llogarite e ketyre numrave variabel: perberja e ajrit, temperatura e deteve, korrentet atmosferike dhe ato oqeanike, aktivitet njerezor. Secili komponent, ka nje feedback, domethene cdo kthim mbrapsht i tij: pershembull nese temperatura rritet, rrit epruvimin dhe krijohen me shume re, por keto reflektojne driten e Diellit me shume se detet dhe oqeanet, per te cilat temperatura kthehet ne zbritje. Fakt deciziv ky qe shpjegon se disa fenomene nuk jane lineare: per shkaqe te vogla, mund te korrespondojne rrjedhoja te medha, tamam si nje gllenjke qe arrin te permbyse nje vazo. Nje efekt jolinear, shkon me shpejtesi jashte kontrrollit. Jemi duke djegur fosilet ne nje kohe nje milion here me shpejt se ajo kohe qe u desh per t'u formesuar. Dehidratimi karbonik, i pergjegjshem per thuaj gjysmen e efektit sere, domethene e kaluar ne nje vit nga 290 deri ne 380 pjese per milione. Ridyfishimi eshte tashme ne dukje, do te shfaqet brenda ketij shekulli. Cfare i ndodh Tokes duke i dyfishuar anihidrimin karbonik ne atmosfere? Ka nje limit, ai i te te ashtuquajturit "efekti sere ne zhdukje". Pertej tij, fenomeni pershpejton dhe behet i pasherbyeshem. Modelet e stimulacionit mbajne nje gershetim ne pasiguri: Rritja e temperaturave, globale, te parashikuara me nje dyfishim te anhidridit karbonik, shkon nga nje minimum prej 1.4 grade ne nje maksimum prej 6.4 gradesh, me nje konkordim te fshehte rreth 2 3 grade Celcius. Per te dhene nje ide mbi rrjedhojat, "solucioni i vetem" eshte te studiosh te kaluaren krijuese te Tokes, kur temperaturat kaq te larta verifikoheshin, duke lene si gjurme fosilet. Pikerisht, ne "Gjashte Gradet", Mark Lynas dizenjon skenaret derivate nga nxehja e Tokes.
_________________________
My car is big enough

Lubo in Flickr - Balkan Lynx Compendium

Top
#966548 - 06/25/07 07:14 PM Re: Ngrohja Globale !!! [Re: Nisii]
USA Offline
AMERICA
anetar aktiv


Registered: 11/03/02
Posts: 13076
Loc: Burg aktualisht
Rreziku nga ngrohja globale

Vetem 6 hapa larg Apokalipsit!

Cdo rritje me 1 grade Celcius e temperatures globale, do sjelle shkaterrimin e shpejte te planetit. Deshifrimi i se ardhmes ne Toke: Nje ferr dantesk!

Pasojat konkrete te rritjes se temperaturave

+ 1 grade C:

Malet do nisnin te shperbeheshin nga mungesa e ujit

Do zhdukeshun 720 mije km2 te siperfaqeve te akullta

Qqeanet do perpinin bukuri te tilla si ishjut Maldive

Do rritej frekuenca e uraganeve si Katrina apo te tjere

Pemet e medha shekullore, ato me te lartat, do zhdukeshin

+ 2 grade C:

Destabilizim i shendetit psiko fizik te njerezimit

Do niste shperthimi i koleres apo epidemive te tjera

Mesdheu, s'do ishte me nje vend i pelqyeshem turistik

Pushimet do preferoheshin me shume ne Norvegji, Suedi

Do te rritej me gjysme metri niveli i te gjithe deteve

+ 3 grade C:

Per miliarda persona do niste lufta per ekzistencen

Hjustoni, Nju-Jorku, Holanda dhe Meksika, do zhdukeshin

Afrika dhe Australia, do ktheheshin ne vende te pabanueshme

Temperatura e ndryshme e detit, do rriste ciklin e karbonit

Viktimat e nxehtesise do te ishin me miliona njerez ne bote

Ne ato grade, luhet me fatin e tere njerezimit. Per gjashte grade Celcius me shume, Toka do te perfshihet nga katastrofa. Ne vend te ujit te kripur te detit, do vloje acid sulfurik, ndersa era e rende si e nje veze te prishur e gazit helmues, do te perfshije gjithe ambjentin. Por le te ndalemi ketu me pasojat qe mberrijne nga ngrohja globale. Te shohim me mire se si temperaturat qe do te rriten me nga nje grade, do te sjellin transformime te papara ne te gjithe boten. Qe nga rritja globale me nje grade Celcius, e cila do ta kthente detin Mesdhe ne nje vend te merzitshem dhe jo te kendshem per pushime. Kur Norvegjia apo Suedia do te ishin vendet me te preferuara, duke harruar pushimet ne Egjipt apo Tunizi ...

Ne Angli, ne Qendren Hadley Centre per Kerkime dhe Kujdes mbi Klimen, 120 shkencetare po punojne per te ravijezuar te ardhmen e anijes kozmike "Toke" dhe ekuipazhit te saj njerezor. Laboratori i tyre eshte nje superkompjuter. I perkthyer ne softuare nje model mekanizmash te sistemit areo diellor oqeanik, klimatologet lancojne programin dhe jane duke pare sesi nga viti ne vit, evoluon atmosfera duke nisur qe nga situata aktuale. Per fat te keq, mjaftojne pak dekada dhe shkaterrimi eshte para teje, mbi kompjuter. Katastrofa, vetem katastrofa. Globale, te pakapshme. Nderkaq, modele per te stimuluar te ardhmen e Tokes, ka me dhjetera. Me te rafinuarit, i kane elaburuar ne Laboratorin Livermore te Kalifornise, ne institutin Maks Planck te Gjermanise dhe pikerisht edhe ne Qendren Hadly. Por nese degjon thashethemet e korridoreve, tamam Hadly posedon modelin me te mire. Ne nentor te vitit 2002, nje raport i tij i leshuar per Natyren, na beri te hynte frika per skenaret e zinj qe paraqiste. Dikush tregonte nje kujdes te madh. Vete kerkuesit nuk duan qe te alarmojne shume opinionin publik, edhe sepse mbi disa aspekte debati shkencor mbetet i hapur.

Perkundrazi Mark Lynas, 34 vjec, militant ambjentalist, nuk ben llogari. I njohur per leshimin e nje torte ne fytyre Bjorn Lomborg ("ekolog estetik" i cili lidh rrezikshmerine nga efekti sere), mbi ndryshimin klimaterik, nuk i le fare hapesire optimizmit dhe tani krijon nje komplikim akoma edhe me te madh permes librit te tij "Gjashte Grade"). Ne ato gjashte grade (njeqind grade, domethene ato te shkalles Celcius), luhet me fatin e njerezimit. Modelet e evolucionit klimatik jane komplekse sa duhet te mbajne llogarite e ketyre numrave variabel: perberja e ajrit, temperatura e deteve, korrentet atmosferike dhe ato oqeanike, aktivitet njerezor. Secili komponent, ka nje feedback, domethene cdo kthim mbrapsht i tij: pershembull nese temperatura rritet, rrit epruvimin dhe krijohen me shume re, por keto reflektojne driten e Diellit me shume se detet dhe oqeanet, per te cilat temperatura kthehet ne zbritje. Fakt deciziv ky qe shpjegon se disa fenomene nuk jane lineare: per shkaqe te vogla, mund te korrespondojne rrjedhoja te medha, tamam si nje gllenjke qe arrin te permbyse nje vazo. Nje efekt jolinear, shkon me shpejtesi jashte kontrrollit. Jemi duke djegur fosilet ne nje kohe nje milion here me shpejt se ajo kohe qe u desh per t'u formesuar. Dehidratimi karbonik, i pergjegjshem per thuaj gjysmen e efektit sere, domethene e kaluar ne nje vit nga 290 deri ne 380 pjese per milione. Ridyfishimi eshte tashme ne dukje, do te shfaqet brenda ketij shekulli. Cfare i ndodh Tokes duke i dyfishuar anihidrimin karbonik ne atmosfere? Ka nje limit, ai i te te ashtuquajturit "efekti sere ne zhdukje". Pertej tij, fenomeni pershpejton dhe behet i pasherbyeshem. Modelet e stimulacionit mbajne nje gershetim ne pasiguri: Rritja e temperaturave, globale, te parashikuara me nje dyfishim te anhidridit karbonik, shkon nga nje minimum prej 1.4 grade ne nje maksimum prej 6.4 gradesh, me nje konkordim te fshehte rreth 2 3 grade Celcius. Per te dhene nje ide mbi rrjedhojat, "solucioni i vetem" eshte te studiosh te kaluaren krijuese te Tokes, kur temperaturat kaq te larta verifikoheshin, duke lene si gjurme fosilet. Pikerisht, ne "Gjashte Gradet", Mark Lynas dizenjon skenaret derivate nga nxehja e Tokes.

1. Duke filluar qe nga ngrohja minimale. Nje grade Celcius. Mund te permbajme ngrohjen globale brenda ketij kufiri vetem duke bllokuar menjehere te gjitha emisionet me gaz sere, nje gje krejtesisht e pamundur kjo. Gjashte mije vjet me pare, bota kishte nje temperature te nje grade superiore krahasuar me ate aktuale. Dhe keshtu, eshte mjaft e thjeshte te kuptojme se cfare na pret. Zona te gjera si ato qe gjenden ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe lindja e Montanes, do te rikthehen te jene sterile dhe do te pesojne periudha te tera me stuhi rere. Duke humbur ngrohjen, drejt vitit 2100, nje planet i trete do te ishte i privuar nga uji i pijshem. Kjo do te sillte formimin e liqeneve te reja dhe kenetave te pafund, te cilat do te permbytnin rruget, do t'i shkaterronin ato, apo hekurudhat dhe vepra te tjera rrugore. Nga ana tjeter, edhe malet qe e humbin kete element te tyrin, do te nisnin te shperbeheshin. E kemi pare kete gje ne Dolomite dhe ne Luginen e Aostes. Kthimi i akullit polar dhe i akujve nga pranga te dikurshme per malet ne liqene dhe lumenj, nenkupton nje mbinxehje te madhe per token, pasi akulli reflekton 80 perqind te rrezatimit diellor, ndersa detet dhe oqeanet e thithin ate, deri ne 95 perqind. Mund te llogarisim, per rritjen e temperaturave me nje grade Celcius, zhdukjen e 720 mije kilometrave katrore te siperfaqeve te akullta. Niveli i oqeaneve qe sot rritet vetem me disa milimetra per cdo vit, do te ngjitej me shume duke perpire me vete edhe bukuri te tilla turistike si ishujt Maldive, ndersa do te rriste frekuencen e uraganeve si Katrina, te cilet ne veren e vitit 2005, permbyten Nju Orleansin. Bari dhe bimet, ne nje cikel te shkurter, ka mundesi shume te madhe qe te emigronin drejt klimave me te adoptueshme, por pemet e medha shekullore, me kohen e riprodhimit, me te lartat, do te zhdukeshin. Ne kete rast, duhet reaguar me cdo kusht.

2. Rritja me 2 grade Celcius. Kjo te perbeje edhe skenarin e dyte per boten. Ndryshimi klimaterik do te fillonte te ndikonte ne shendetin e shendetit psiko fizik te njerezimit. Stresi sa vinte dhe do te behej edhe me shume irritues, fillesa e mungeses se ujit do te bente qe te niste njerezimi serish me shperthimin e koleres apo te epidemive te tjera te njohura kohe me pare. Kur ajri perfshin 41 gradet Celcius, sistemi termorregullues i organizmit tone, hyn ne krize, pulsimet e zemres nisin dhe pershpejtojne dhe ne tru arrin gjithmone e me pak oksigjen. Keto gjera, te tolerueshme per popullaten me te re, jane te padurueshme per moshat me te thyera. Keshtu, vera teper e nxehte, torride, ne vitin 2003, shkaktoi dhjete mije te vdekur ne France, tre mije ne Itali, 35 mije ne brendesi te Bashkimit Evropian dhe mbi 12 miliarde euro deme ne fushen e bujqesise. Me dy grade me teper, deti Mesdhe, do te pushonte te ishte nje vend i pelqyeshem turistik. Pushimet do te preferonim t'i benim me mire ne Evropen e Veriut. Temperatura ne Groenlande do te ngjitej dy here me shume krahasuar me pjesen tjeter te planetit dhe ne 140 vjet, ishulli i madh kontinent do te humbiste mbulesen e tij te akullit, duke bere keshtu qe te rritej me gjysme metri niveli i detit. Do te ishte fundi ky per Venecian, apo per Bangladeshin dhe shume ishuj te Oqeanise. Vende si Pakistani, te adoptuar me armet nukleare, do te aktivizonin tentativen per te fituar me lufte, territore te tjera. Sipas Lynas, ky kuader ka 93 perqind te mundesise te realizohet nese nuk ulim 60 perqind te emisioneve te gazit sere brenda dhjete viteve te ardhshme. Ne fakt, nje objektiv realisht i paarritshem.

3. Skenari i trete, rritja prej tre gradesh. Nje klime e tille, ekzistonte ne Toke, tre milion vjet me pare. Dime qe ne epoken e Arktikut, nuk kishte akuj dhe niveli i detit ishte me i larte se 25 metra. Per miliarda persona do te niste nje lufte e vertete per ekzistencen e tyre. Hjustoni do te ishte zhdukur ne vitin 2045, nje fat te ngjashem do te kishte edhe Nju jorku apo Holanda dhe Meksika. Afrika dhe Australia, do te ktheheshin ne vende te pabanueshme. Temperatura e ndryshme e detit, do te rriste ciklin e karbonit. Koloni te tera bakteresh te cilat jetojne te padukshme, do te leshonin edhe me tej karbon ne ajer, duke shtuar 250 pjese te anidridit karbonik per miliona. Viktimat e nxehtesise do te ishin me miliona.

4. Skenari i katert, rritja me 4 grade. Stuhia me ere te furishme do te shkaterronte kontinentet, kolapsi i mbetjeve te fundit te pyjeve te Amazones, do te shkaktonte nje pershpejtim te katastrofave klimaterike. Detet do te ngjiteshin me 50 metra ne krahasim me nivelin aktual. Ne vendet tona te zakonshme, vera do te zgjaste nga marsi ne nentor me 45 grade nxehtesi. Destabiliteti social dhe mosqeverisja, do te ktheheshin ne konstantet e situates nderkombetare. Problemi me i rendesishem qe do te lindte, do te ishte ai i Kines. Ky vend i madh, do te shkonte drejt rrokullisjes me pjesen tjeter te botes, nga njera ane per rrotullimin permbytjen e bujqesise, nga ana tjeter per ceshtjen e energjise: me tendencen aktuale ne vitin 2030, niveli i jeteses se kinezeve, do te arrinte ate te amerikaneve dhe vetem Kina do te arrinte te perthithe dt te tjerat e rezervave boterore, me nje konsum prej 100 milione fuci nafte ne dite, aq sa arrin aktualisht 125 perqind prodhimi boteror i naftes. Nje situate e pazevendesueshme, aq sa edhe vete India do te superonte popullaten kineze dhe do te kishte nje ceshtje burimesh shume te fuqishme.

5. Skenari i peste. Dicka e tille ndodhi ne Toke afersisht 55 milione vjet me pare. Kjo ndodhi kur jetesa kryesore behej ne Arktik. Planeti Toke do te shfaqej i tmerruar: pole te liruara nga akujt, pyje te transformuar ne shkretetira, Alpet do u ngjanin Atlanteve marokene. Siberia dhe Kanadaja do te kishin nje klime te jetueshme, por do te perjetonin pushtime respektivisht nga kinezet dhe nga qytetaret e Shteteve te Bashkuara te Amerikes. Ne kete temperature, do te liroheshin depozitat e pafundme te metanit sot te ngurtesuara ne fundet e oqeaneve fale kushteve te tanishme te presionit te temperaturave. Metani, nje gaz sere 23 here me efi[ent se anhidridi karbonik: e thjeshte te imagjinosh rrjedhojat. Por te gjitha sforcimet duhej te konsistojne pikerisht ne ndaljen e nje fenomeni te tille. Kolapsi ambjental, do te bente te shperthenin konflikte sociale, ekonomike, religjoze: nje medioevo i ri, me komunitete te cilat mbijetonin ne enklavat e manastireve dhe strukturat feudale. Ambjenti i Italise, ne nje rast te tille, do i ngjante atij te Sudanit.

6. Skenari i gjashte. Rritje prej gjashte gradesh: nje gje e ngjashme me ferrin dantesk. Ne kete ambjent do te jetonin dinosauret e periudhes se krijimit, gati 140 milione vjet me pare. Apo ndoshta krijesat e Permianos, kur u zhduk gati 95 perqind e qenieve te gjalla. Nga oqeanet do te vertitej acid sulfurik, gaz helmues i barabarte me ate te aromes se nje veze te prishur. Metani do te arrinte te ndertonte 5 perqind te atmosferes, dhe do te prekte "piken e injeksionit", me paraqitjen e nje rreziku te incidenteve globale. Le te ndalemi ketu, mjafton me kaq. Duhet te besojme Mark Lynas e le te themi se kali i tij i betejes, domethene mekanizmat feedback jolineare ne sjelljen e klimes, ne fakt, do te terheqe gjithmone e me teper, vemendjen e shkencetareve. Te preokupohesh dhe te pergatitesh per nderhyrje, nuk perben ndonje dem. Te qendrosh pa levizur, po. Pjeses qe mbetet, leme qe modelet e stimulimit te vijojne. Ka ende pune per te bere nga Hadley Centre, ne Laboratorin Livermore dhe ne Max Planck Institut.

Raporte qe te fusin friken: Bota drejt shkaterrimit!

Raportime nga me te ndryshmet muajt e fundit nga shkencetare dhe apo nga universitete prestigjoze te cilat kryejne studime mbi dukurine e ngrohjes globale, shpesh duken edhe te frikshme mbi shifrat qe japin apo mbi parashikimin se ku po shkon bota. Shqetesimi tashme eshte bere nderkontinental dhe njerezimi do te bente mire qe ta merrte pak me seriozisht ate. Keshtu, sipas studimit te shkencetareve daneze nga universiteti i Aarhusit, akulli i Groenlandes eshte duke u shkrire qe 100 vite me pare dhe se ky fenomen tashme nuk mund te merret me si nje gje e re. Hulumtuesit nga ky universitet, i studiuan akujt ne ishullin Disko ne Grenlanden Perendimore ne Atlantik. Akujt e studiuar ishin nga fundi i shekullit 19 deri me sot. Gjeologu Jacob Clement Yde, i cili i beri studimet me Niels Tvis Knudsen, deklaroi se ky studim, qe i mbulon 247 nga 350 akullnaja ne Disko, eshte studimi me i terthorte mbi levizjen e akullnajave te Grenlandes. Ai shton se eshte studiuar 95 perqind e siperfaqes se mbuluar me akull ne disko dhe cdo gje tregon se rezultatet jane te sakta per akullin pergjate bregdetit. Nderkaq, shkencetaret ne fjale, zbuluan se rritja prej disa grade Celcius mes viteve 1920 dhe 1930 dhe pastaj rritja nga viti 1995 e temperaturave, e kane pershpejtuar shkrirjen e akullit ne kete zone te ftohte te Tokes. Hulumtuesit besojne se ngritja e temperatures eshte shkaktuar jo vetem nga proceset natyrore, por edhe nga aktiviteti i njeriut mbi ambjentin. Te mos harrojme se shekulli i 19 te shenon fillimin e industrializimit ne bote dhe si rezultat, fillimin e veprimeve qe leshojne dioksidin e karbonit ne atmosfere.

Debati mbi ndryshimin e klimes, ndez gjakrat ne bote

Mbrojtja e klimes, ka qene ne qender te vemendjes diskutuar edhe ne Samitin e Bashkimit Evropian i cili eshte zhvilluar ne Bruksel se fundmi mes kryetareve te shteteve dhe qeverive te BE se. Ngrohja globale po nxeh dhe gjakrat. Qe duhet bere dicka per mbrojtjen e klimes, per kete jane ne unanimitet te 27 kryetaret e shteteve dhe te qeverive te BE se. Por lidhur me masat e vecanta ne samitin e Brukselit, eshte diskutuar ashper. Qellimi prioritar i masave qe do te merren eshte kufizimi me mesatarisht 2 grade i rritjes se temperatures globale. Sipas perllogarive te Komisionit te BE se per kete duhet qe deri ne vitin 2050 ne mbare boten emisionet e dioksidit te karbonit duhet te ulen me 50 perqind ne nivelin e vitit 1990. Ne fokus, eshte kryesisht clirimi i dioksidit te karbonit prej automjeteve. Deri ne vitin 2012 ky duhet te ulet mesatarisht nga 186 ne 120 gram per kilometer. Shoqatat e mjedisit kerkojne ne kete kontekst per prodhuesit e automobileve vlera me limite te detyrueshme. Por industria e fuqishme gjermane e automobileve reziston kunder kesaj. Nje mjet tjeter per te ulur emisionet e gazrave qe krijojne efektin sere ne atmosfere eshte perdorimi me me intensitet i energjive te rigjenerueshme. Nderkohe kuota e perdorimit te ketyre energjive ne konsumin e pergjithshem te energjise ne BE eshte rreth 6.5 perqind. Gjermania me nje kuote prej 5.3 perqind madje eshte nen mesataren. Kancelarja Angela Merkel deshiron tani qe te angazhohet fort, per rritjen me 20% te energjive te rigjenerueshme. Por lidhur me kete norme te detyrueshme qe synohet ka mosmarreveshje te medha brenda BE se. Kryesisht Franca, qe nje pjese te madhe te energjise e perfton prej centraleve berthamore, eshte shprehur kunder ketij propozimi. Nuk ka kuptim, qe ne kete drejtim te shpresosh vetem tek energjite e rigjenerueshme, ka deklaruar ne Bruksel ministrja franceze per ceshtjet e Evropes, Katerine Kolona. Sipas saj, energjia atomike mund te luaje nje rol me te fuqishem ne luften kunder ndryshimit te klimes. Edhe Cekia dhe Sllovakia deklaruan, se do te angazhohen per me shume centrale berthamore. Te dyja keto vende gjithashtu i refuzojne normat e perbashketa te detyrueshme per energjite e rigjenerueshme.
_________________________
ALTIN *1A*



Top
#966614 - 06/25/07 10:06 PM Re: Ngrohja Globale !!! [Re: USA]
0000000000000000 Offline
www.edsh.org-ZOGIST
anetar i AF


Registered: 03/07/07
Posts: 812
me te vertete shume ngrohte edhe ne fier\:D
_________________________
http://www.edsh.org-E Djathta Shqiptare

Top
#968469 - 06/30/07 01:04 AM Re: Ngrohja Globale !!! [Re: 0000000000000000]
Gurax Administrator Offline
anetar aktiv


Registered: 11/02/02
Posts: 3197
Duhet prish TEC-i e duhet zevendesuar qe tashti me ndonje central berthamor \:D se me kete vapen pisk e kemi punen te tere.

\:D
_________________________
Before we are wise. After we are wise. In between we are otherwise.

Top
#968482 - 06/30/07 01:57 AM Re: Ngrohja Globale !!! [Re: Gurax]
USA Offline
AMERICA
anetar aktiv


Registered: 11/03/02
Posts: 13076
Loc: Burg aktualisht
 Originally Posted By: Gurax
Duhet prish TEC-i e duhet zevendesuar qe tashti me ndonje central berthamor \:D se me kete vapen pisk e kemi punen te tere.

\:D


Kjo qe ke thene ska vlere per temen jo chit-chat shko tek temat e tjera.
_________________________
ALTIN *1A*



Top
#968816 - 07/01/07 03:08 AM Re: Ngrohja Globale !!! [Re: USA]
Lubardhi Offline
Elusive
anetar aktiv


Registered: 02/23/04
Posts: 4402
Loc: N41°19'13" E19°47'29"
Tino mos akuzo per chit-chat ti vogelush se eshte si te peshtysh mbi pjaten qe ha ;\)
_________________________
My car is big enough

Lubo in Flickr - Balkan Lynx Compendium

Top
#968837 - 07/01/07 03:51 AM Re: Ngrohja Globale !!! [Re: Lubardhi]
USA Offline
AMERICA
anetar aktiv


Registered: 11/03/02
Posts: 13076
Loc: Burg aktualisht
 Originally Posted By: Lubardhi
Tino mos akuzo per chit-chat ti vogelush se eshte si te peshtysh mbi pjaten qe ha ;\)


he servili vogel po rri se i zgjidhim vete muhabetet tona ne ;\)
_________________________
ALTIN *1A*



Top
#968860 - 07/01/07 07:08 AM Re: Ngrohja Globale !!! [Re: USA]
Lubardhi Offline
Elusive
anetar aktiv


Registered: 02/23/04
Posts: 4402
Loc: N41°19'13" E19°47'29"
Po te isha servil do te ta kisha fshire shkrimin me kohe more bukurosh i fjetur, po here tjeter dalloji njerezit, se jo te gjithe te flasin per keq! Tani si moderator zone te kerkoj mos nxisesh replika e debate jashte teme, pasi e di qe i ke vene synim vetes te kapesh vendin e parė me postime dhe fshirjet e mia nuk besoj se do te te ndihmojne.
_________________________
My car is big enough

Lubo in Flickr - Balkan Lynx Compendium

Top
#968910 - 07/01/07 02:42 PM Re: Ngrohja Globale !!! [Re: Nisii]
Sami_Yan Offline
anetar aktiv


Registered: 12/20/05
Posts: 1724
Loc: Capri
 Originally Posted By: Caliente.
Ngrohja globale-nje kercenim real per tere njerezimin....


Ngrohja globale njihet edhe si efekti serė pėr shkak se gazet qė grumbullohen mbi tokė e kthejnė planetin tė ngjashėm me njė serė. Duke e kllapuar nxehtėsinė pranė sipėrfaqes sė tokės, efekti serė po ngroh planetin dhe po kėrcėnon mjedisin.


Frika aktuale, lidhet me faktin se ngrohja globale po ndodh me njė shpejtėsi tė paparė. Modelet kompjuterike po parashikojnė se deri nė fund tė shekullit XXI temperaturat do tė rriten me disa gradė (tre gradė). Ndėrkohė shkencėtarėt po pėrpiqen tė zbulojnė se sa shpejt po rriten temperaturat, dhe ēfarė do tė ndodhė si rezultat i kėsaj rritjeje. Nėse temperaturat do tė rriten me tė vėrtetė shumė, rezultati mė i dukshėm do tė jetė se disa pjesė tė akujve polar do tė shkrihen duke shkaktuar ngritjen e nivelit te detit botėror, e cila do tė ishte katastrofike pėr disa shtete.

Ishuj tė tėrė do tė zhdukeshin dhe miliona banorė tė tyre do tė duhet tė zhvendosen diku tjetėr.Pėrmbytjet do tė ndodhin pėrgjate brigjeve tė deteve nė tė gjithė botėn, duke zhvendosur akoma mė shumė njerėz dhe duke shkaktuar dėmtime tė tė mbjellave. Ngrohja globale do tė sjellė ndryshim tė ciklit tė qarkullimit global ujor si dhe nuk pėrjashtohen ndryshime tė menjėhershme tė klimės, qė do tė demostrohen me shfaqje tė shpeshta tė fenomeneve ekstreme tė motit: ciklone, shira tė fuqishme, pėrmbytje, thatėsira. Ngrohja globale, nėse nuk do tė kontrollohet do tė shkaktojė probleme katastrofike me pasoja shėndetsore, mjedisore, ekonomike, dhe politike. Kostua e kėtyre pasojave do tė jetė shumė mė e madhe se sa kostua e parandalimit tė tyre. Ndryshimi klimatik nuk ėshtė njė kėrcėnim i largėt por njė kėrcėnim aktual pėr mjedisin, sigurinė dhe prosperitetin tonė. Nė kėto kushte arritja e stabilitetit tė klimės duhet tė fillojė duke planifikuar nė mėnyrė urgjente njė ekonomi globale me karbon tė ulėt, pasi nėse nuk e realizojmė kėtė, kostua e pasojave do tė jetė shumė herė mė e madhe dhe mė e papėrballueshme. Aplikimi i disa politikave mjedisore synon pakėsimin e ngrohjes globale.Pėrdorimi i instrumentave ekonomikė siē janė rritja e ēmimit tė lėndėve djegėse fosile,taksimi i emetimeve, si dhe inkurajimi i njerėzve pėr tė ndėrmarrė veprime nė miqėsi me mjedisin krahas politikave pėr reduktimin e madhėsisė sė familjes si dhe pėrfshirjes sė edukimit mjedisor janė disa nga mėnyrat pėr parandalimin e problemeve qė ēojnė nė ngrohjen globale.Pa njė pėrpjekje tė pėrbashkėt tė qeverive, organizmave ndėrkombėtare dhe publikut lufta ndaj ngrohjes globale dhe pasojave tė saj do tė jetė e humbur. Ngrohja globale ėshtė njė rrezik real pėr realizimin e objektivave tė mijėvjeēarit siē janė reduktimi i varfėrisė, mbrojtja e mjedisit etj, ndaj pėrfshirja e saj nė strategjinė kombėtare tė zhvillimit ėshtė nevojė imediate dhe e pashmangshme pėr tė arritur atė qė tashmė synohet botėrisht, zhvillimin e qėndrueshėm. Stina e vjeshtės ka ardhur, e bashkė me tė priten shira tė rrėmbyer e tė papritura tė shumta me pasoja tė rėnda pėr vendin tonė. Por sa ėshtė vendi ynė i pregatitur pėr ndryshimet klimatike dhe pasojat e tij? Ēfarė masash janė marrė pėr parandalimin e tyre? Sa i informuar ėshtė publiku? Sa njerėz do tė preken nga pėrmbytjet dhe erozioni ? Sa do tė jetė dėmi ekonomik, shėndetsor, mjedisor? A ka qeveria ndonjė studim tė tillė apo pret tė mėsojė bilancet e dėmeve nga mediat dhe si gjithmonė tė dėrgojė ndonjė qeveritar pėr tė ngushėlluar fatkeqėt e rradhės.

Shekulli .

Le te vdesin te gjith, mjafton ne te dy te jemi mire.
mos u merzit se kam kondicioner un. \:\)
_________________________
-O Mando, Ke fitu nje nr Eagle Mobile

Top
#969098 - 07/02/07 02:00 PM Re: Ngrohja Globale !!! [Re: Sami_Yan]
atman Offline
anetar aktiv


Registered: 01/13/03
Posts: 1221
Loc: Korēa
Ngritja e temperatures globale, do te shkaktoje shkrirjen e akujve ne zonat polare. Si pasoje do te vije nje periudhe e re akullnajore.
E mepareshmja ka marre fund dhjetemije vjet me pare.
_________________________
qenia virtuale

Top
#969772 - 07/05/07 06:19 AM Re: Ngrohja Globale !!! [Re: Gurax]
Mozaik_i_qelqte Offline
anetar aktiv


Registered: 06/15/04
Posts: 3348
Loc: Te 1% moooo
 Originally Posted By: Gurax
Duhet prish TEC-i e duhet zevendesuar qe tashti me ndonje central berthamor \:D se me kete vapen pisk e kemi punen te tere.

\:D



Me prishjen e TEC-it jam dakord, por berthamori nuk eshte zgjidhja. E vetmja menyre eshte investimi ne fushen e energjive alternative (diellore, gjeotermike, te eres etj).
_________________________
Kena lind per cef ne , kena lind per cef....

Top
#970032 - 07/07/07 12:45 AM Re: Ngrohja Globale !!! [Re: Mozaik_i_qelqte]
Gurax Administrator Offline
anetar aktiv


Registered: 11/02/02
Posts: 3197
Ai postim ishte edhe ne kuader te shakase disi', por eshte e vertete qe energjia me e paster e mundshme eshte pikerisht ajo qe ti e permende si energji alternative. E keqja nga e cila tremben sot per sot per implementimin e ketyre burimeve energjitike, me sa di une, eshte studimi paraprak shume i sakte se ku dhe si do te implementohet aktualisht zgjidhja. Per kete s'ka fonde sepse ne afatshkurter, energjia konvencionale me baze djegien dhe naften, e mbulon shume shpejt investimin fillestar. Ndersa teknologjia per vjeljen e energjive alternative ekziston, tekniksht nuk ka pengesa per kete, madje me zgjidhje nga me te cuditshmet, si psh impiante ne shkretetire qe mbledhin vesen e ajrit gjate nates duke perftuar uje te pijshem, si dhe energji termike gjate procesit te kondensimit me parimin e frigoriferit ne piken A ngrohte (energji kondensimi) dhe ne piken B ftohte (nata ne shkretetire eshte shume e ftohte) e me pas gjate dites energji pafund diellore.
_________________________
Before we are wise. After we are wise. In between we are otherwise.

Top
#970064 - 07/07/07 03:08 AM Re: Ngrohja Globale !!! [Re: Gurax]
Kondrapedali Offline
Vendosmėri



Registered: 05/14/04
Posts: 15195
Loc: atje ku ariu polar vret fokėn ...
Problemi akoma mė i madh ėshtė ndikimi i kompanive naftėtare tė cilat luftojnė kundėr energjive alternative pasi nuk kanė tė njėjtat fitime si nafta, atomikja apo gazi.

Gjithashtu problem mė vete janė edhe pėrmasat e burimeve tė energjive alternative.
_________________________
Vulgus vult decipi!


Top
#970072 - 07/07/07 03:38 AM Re: Ngrohja Globale !!! [Re: Kondrapedali]
Maxper Offline
anetar i AF


Registered: 08/13/04
Posts: 313
Loc: Bugjejovice
Kondre ky problem qe shtron ti nuk eshte edhe me i madh ne lidhje me ngrohjen globale flas, them se e ka ne dore natyra kete pune, ne thjesht duhet te gjejme menyren se si ta perballojme.
_________________________
Chuck Norris doesn't use a watch, he decides what time it is.

Top
#970079 - 07/07/07 03:53 AM Re: Ngrohja Globale !!! [Re: Maxper]
notorious_on Offline
anetar i AF


Registered: 02/17/07
Posts: 882
ajo qė tha Kondra ėsht vendimtare pėr ndryshimin e klimės

thojn Shkenctarėt... e ja besoj

ētė boj natyra e shkret...? ja se mori flak njė pyll, su bo belaja

por problemi ėsht se priten me dashje pyje gjigand sa ēėshte Shqipėria vit pėr vit
qė po ta kapėsh holl-holl muhabetin ndikon keq nė natyr

pėr mos me fol pėr naftėn, tymrat e helme nga mė tė ndyrat qė natyra si ka njoft por i ka dhurat nga njėriu
_________________________
[color:"blue"]p r e d a t o r[/color]

Top
#970144 - 07/07/07 07:55 PM Re: Ngrohja Globale !!! [Re: notorious_on]
Nisii Offline
anetar aktiv


Registered: 11/06/06
Posts: 3902
Loc: otnorot
Ne te vertete nuk e di si behet ne vende te tjera por ketu ku jetoj un pershembull sa here qe presin peme , i zevendesojne me mbjellje te reja \:\) .. ne menyre qe te zevendesojne per cdo humbje .. pra eshte me ligj .
Por smund te jepet garanci se cfare behet ne vende te tjera...

Top
#972448 - 07/22/07 06:41 AM Re: Ngrohja Globale !!! [Re: Nisii]
spider Offline
anetar i ri


Registered: 07/20/07
Posts: 24
pa shenja pesimizmi por realizmi, do shtoja se ska shume qe ndoqa nje dokumentar per kete teme dhe mbi te gjitha cfare me preku me teper ishte se edhe ne qofte se ndalojme "menjehere" ndotjen e atmosferes nga industrite e te gjitha te tjerat, ngrohja globale do vazhdoje gjithsesi, (so we'r soooooo f*cked)
Top
Page 1 of 2 12>


Moderator:  paperina 
Hop to:
Advertisements
Vip dhe personalitete Shqiptare
Artikuj nga Shqiperia.com
Artikujt me te fundit:
PD-PS, 112 vota pėr Kodin, Meta del nga greva e urisė
Drejtuesit e tre forcave politike, LSI, PDK e PS91, i dhanė fund mbrėm ...
Telenovela e TVSH: Dhimbja e Dashurisė
Tė shtunėn nė darkė, nė TVSH ka njė mbėrthim tė pazakontė pėrpara ekra ...
Moska, dorė tė lirė te sekretet e Perėndimit
Pėr vite tė tėra, njė qeveritar estonian ka gjetur mėnyrėn pėr tė pasu ...
Teherani censuron 5 milion website
TEHERAN- Pesė milion sajte interneti janė censuruar nė Iran. Lajmin e  ...
Dėshpėrimisht para ekranit tė televizorit
Tė ngulėsh sytė me orė tė tėra nė ekranit e televizorit, nuk do tė tho ...
Forumi i Politikes
Ilir Kokona: Rama mė ka kėrcėnuar
by LiPS
10/29/08 05:24 AM
Albania - Sport
»Shansi i humbur i Arie Haan
»Mario Cenolli: Ā“Han duhet guxonte me tĆ« rinjtë”
»ShqipĆ«ria e pathyer nĆ« Baku, Han krijon pikĆ«pyetjet e para
»Skela, kapiten e golin e 10-tĆ« pĆ«r ditĆ«lindje
»RF. Azebajxhan-Shqiperi 1-1
»47 ndeshjet miqĆ«sore tĆ« ShqipĆ«risĆ«
»Azerbajxhan-ShqipĆ«ri, 20 ndeshjet e fundit te ekipeve
»U-21, ShqipĆ«ria shkatĆ«rron 3-0 MaqedoninĆ«
»Han nĆ« kĆ«rkim tĆ« sulmuesit gol
»Historia e tre fitoreve me Azerbajxhanin

Generated in 0.073 seconds in which 0.039 seconds were spent on a total of 15 queries. Zlib compression disabled.