0 registered
and 39 anonymous users online.
|
|
6802 Members
70 Forums
17321 Topics
964911 Posts
Max Online: 371 @ 10/24/07 11:59 PM
|
|
|
#933830 - 01/23/07 06:41 PM
Gjuetia e Rishtarėve
|
Lubardhi
Elusive
anetar aktiv
Registered: 02/23/04
Posts: 4402
Loc: N41°19'13" E19°47'29"
|
Kohėt e fundit, fraza apo thėnie te tipit Albforumi ka marrė pėr lesh apo Albforumi ėshtė bastarduar se shkruajnė lloj-soj njerėzish janė bėrė tė rėndomta nga antėtarėt e vjetėr (mė saktė do ishte aktivė) tė forumit. Faji apo merita pėr kėtė i atribuohet kryesisht anėtarėve tė rinj, ose rishtarėve, tė cilėt ndodh shpesh tė shkruajnė vend e pa vend ose tė mos i pėrshtaten rregullave (tė shkrojtura apo tė pashkrojtura) tė forumit. Duke mos mohuar faktin se kjo ėshtė e vėrtetė, besoj se problemi realisht nuk qėndron tek anėtarėt e rinj, sesa qėndron tek ekspertėt e forumit. Ēfarė ndodh?... Ndodh qė njė anėtar i ri (qoftė nga padituria apo nga mungesa e eksperiencės) tė shkruajė diēka qė nė sytė e tė tjerėve mund tė duket qesharake apo mė keq, idioteske nė njė temė tė caktuar (Vallė mėkat, blasfemi apo krim ēnjerėzor ėshtė ky??? ). Dhe menjėherė pas kėsaj, ja ku tė dalin njė dyzinė sheikėsh forumoekspertė qė i turren rishtarit duke e tallur sa para mbrapa e sa poshtė lart, nė bazė tė teorisė grupi kundėr individit dhe e bėjnė tė gjorin/ėn pėr 2 lekė. Tani, hajde e kuptoje burimin e kėsaj ekstaze grupi apo ēmendurie kolektive!!! Sigurisht qė ėshtė mjaft e lehtė tė fėlliqėsh apo degjenerosh njė tė sapoardhur, mjafton tė bėsh fjalė me shokun/shoqen e MSN dhe uala tek fillon menjėherė talltrapizmi kolektiv me pseudobatuta diskriminuese. Jam shumė i sigurt se edhe shumė nga ju (e kam fjalėn pėr ekspertėt) qė nuk keni patur njė shok apo shoqe qė ju ka sjellė nė forum i keni ndier shpatullat e ftohta kur keni filluar tė shkruani. Entuziazmi fillestar ėshtė mbytur shpejt porsa keni filluar tė shkruani diēka apo tė hidhni njė mendim tuajin nė njė temė tė caktuar, pasi menjėherė do dali Grupi Hajtsefolimkeforumi dhe do fillojė tė tė vėrė nė lojė duke kthyer nė qesharake gjithė ato ēka ti shkruan. Kėto qė thashė nuk besoj se ka njėri hipokrizinė ti mohojė pasi, pėrveē eksperiencės personale, mund tju pėrmend njė tufė anėtarėsh tė rinj qė janė trajtuar si mos mė keq nga Zonjat/Zotėrinjtė hijerėndė tė forumit (nuk po i them nick-et pasi dikush edhe mund tė lėndohet). Rezultati... Rezultati ėshtė se rishtarėt e gjendur nėn njė presion katėrcepėsh dhe pėr tė mbrojtur sadopak dinjitetin e tyre, degradojnė duke sharė ekspertėt me terma ***************************** ndėrsa tė ashtuquajturit ekspertė qeshin e gajasen sikur tia kishin arritur njė qėllimi tė paracaktuar. Fundosja e njėrit shpie nė ngritjen e shumė tė tjerėve... (!!!) Bukuria e Forumit nuk qėndron se X apo Y shkruajė **** dhe tė gjithė sė bashku tja mbėshtesim njėri-tjetrit (nė tė gjitha kuptimet), por qėndron se aty mund tė lexosh mendime nga mė tė larmishmet dhe tipa nga mė tė ndryshimt. Forumi ėshtė njė pėrmbledhje horizontesh, mendimesh, ekzemplarėsh, karakteresh, idiotėsirash, filozofirash, pėrsiatjesh, trapllėqesh, etj. tė ruajtura secila sipas veēorive tė veta dhe jo tė diktuara nga ndonjė urdhėr suprem apo grup ligjvėnėsish konformistė. Nėse dikush shkruan diēka jashtė konformizmit kolektiv, qoftė nė mėnyrė idioteske e qoftė shumė tė zgjuar, nuk ka pse tė kryqėzohet nga Romakėt e Forumit. Injorimi apo mospėrfillja do ishin dy rrugė shumė mė tė drejta.
Si pėrfundim jam dakort dhe mendoj realisht se forumi ka rėnė mjaft si nė nivel argėtimi ashtu dhe intelekti, por fajin pėr kėtė mos ia vishni tė tjerėve...
Edited by Mandi (01/24/07 02:13 PM)
|
|
Top
|
|
|
|
#933834 - 01/25/07 12:37 AM
Re: Gjuetia e Rishtarėve
[Re: LiPS]
|
oFf
anetar aktiv
Registered: 01/20/06
Posts: 4827
|
na hoqet frymzimin me kto ankesa ju...
personalisht un s'shikoj as ''klane'' ktu... e as kto antaret e rinj problematik
nejse, se sma paska as qefi te zgjatem...
|
|
Top
|
|
|
|
#933835 - 01/25/07 03:21 AM
Re: Gjuetia e Rishtarėve
[Re: oFf]
|
Shea
all weather
anetar aktiv
Registered: 12/23/06
Posts: 1007
Loc: New York
|
Klane- term shume i rende.
Si seftedene ne kete forum, c'fare kam vene re eshte pjesmarrja e anetareve me teper ne 'Temat e lira', 'Diskutim' e 'Thashetheme'. Kjo ka bere qe te formohen , le te themi 'grupe' anetaresh qe i 'mbajne ison njeri tjetrit'. E kjo gje ne sy te te tjereve duket si 'klan i vogel'. Duhet marre parasysh qe keta anetare kane kohe qe shpenzojne bashke ketu, dhe ne njeren apo tjetren menyre e dine menyren se si llogjikon njeri apo tjetri dhe e ben me te lehte komunikimin me ta.
'Ne' te rinjte (edhe pse une e 'vjeter', por spo e them nick e meparshem) duket sikur duam te vendosim firmen tone ne forum qofte me postime te teperte, qofte me lajka ndaj anetareve te 2002-shit apo qofte edhe me heshtjen si psh une. lol Gje te keqe hic nuk ka.
Problemi qe ka vene ne dukje Lubardhi, me teper se me klanet ka te beje me permbajtjen e tematikave ne forum. E une them, njeriu e ben vehten vete interesant dhe jo te prese nga tjeret.
Gjithesesi, I don't get banned right? Jam brenda temes, se jo per gje 'but i hate bans'.

Oh...se harrova. C'do te thote 'Rishtareve'?
Edited by Shea (01/25/07 03:25 AM)
_________________________
How do you do? Have yourself, a pleasant afternoon. Well, fuck you too, Good night's the one I choose, for you!
|
|
Top
|
|
|
|
#933836 - 01/25/07 03:45 AM
Re: Gjuetia e Rishtarėve
[Re: Shea]
|
.....
anetar aktiv
Registered: 07/07/04
Posts: 2875
|
Shprehjen qe AF ka marre per lesh e kam degjuar dhe une ne disa rrethe me private apo si quhet ketu, ne klane Personalsht mendoj, se jeta e cdonjerit prej nesh eshte shume me e gjere dhe me e pasur se sa disa postime ne dite (jo qindra sigurisht) qe bejme ne AF! Nese dikush e ka me per zemer pjesemarrjen ne grupe apo miqesi me te ngushta virtuale apo reale, nuk ka sgje te keqe! Mund te perqafohen, puthen e te ...shtrengojen doren nese duan me njeri-ttjetrin! Nese nuk na pelqen, vazhdojme me tej! Tema ka boll dhe mendoj se vleren AF nuk ia japin postimet e panumerta te ketyre klaneve apo grupeve. Vleren ia japin ata antare qe postojne dhe llogjikosin larg merive, jargavitjeve apo furcave te zakonshme qe ndoshta hasen ne tema specifike te AF-se! Une marr pjese shpesh here pjese ne tema te tilla, por nuk e kam ndjere qe ato i bejne dem pjesemarrjes time ne AF apo fames dhe cilesise se AF-se! Une mendoj se klane te tille jane te nevojshme per t'u treguar pikerisht klanisteve (dhe atyre qe nuk e kuptojne fenomenin) se bota nuk rrotullohet rreth tyre, qe ata nuk mund te demtojne aspak nje forum si ky ku marrim pjese! Ata jane te nevojshem qe te gjithe te tjeret te zbaviten me ta dhe me cilesine e postimeve te tyre!
Nese dikush e ndjen qe forumi po iken per lesh (personalisht nuk mendoj se ka ndonje ndryshim mes asaj qe gjeta ne 2004 dhe asaj qe eshte tani - pavarsisht se 2002 ka qene viti i boom-it ) eshte i ftuar te postoj ne tema te tjera dhe tķa ngreje me te vertete vlerat ketij forumi! Cdo antar qe e ndjen se ka vlere, nuk ka nevoje per pergezimet plot jarge te ndonje grupi te caktuar. Nuk ka nevoje as per perkrahjen e veteraneve te '41 (sorry 2002 duhej thene) per te qene vetvetja! Nuk ka nevoje per mbeshtetjen askujt per te treguar se ka nje mendim te tijin, te pavarur dhe plot vlera. Thjesht postoni dhe ata qe i japin jete ketij forumi do t'ju vleresojne!
Qe te jem i qarte fare tani : Nuk kam asgje me antaret e vjeter, asgje me te rinjte dhe asgje kundra klaneve, grupeve apo miqesive virtuale! Jam kundra atyre qe preken nga fenomene te tilla qe hasen kudo! Vlerat qendrijne mbi te gjitah keto "probleme"!
|
|
Top
|
|
|
|
#933838 - 01/26/07 09:11 PM
Re: Gjuetia e Rishtarėve
[Re: Lubardhi]
|
Poster
anetar aktiv
Registered: 11/22/05
Posts: 2329
|
Lubo , tani e lexova kete shkrimin tend dhe sinqerisht u cudita nga gjithe ky tempizem me sfond populisto-puritanist qe artikulohej me nota ironie te bere keq... E di, me duket sikur pas gjithe asaj shfaqjeje babaxhane dashamiresie ndaj plebejve mentale, mu duk sikur pashe nje deshire instiktuale te fshehur per piedestalizim individual, por duke perdorur metoden me te keqe te protagonizimit.... antagonizmin... Si bashke-foles te se njejtes gjuhe, do te te keshilloja qe ta riparoje ne menyre imediate kete gjysem-kompleks egoist, pasi e para rrezikon dhe ti vete te rreshtohesh ne llogoren e atyre patriceve shtypes dhe ambicioze per protagonizem... dhe e dyta nuk duhet te jete kjo menyra sesi nje anetar i stafit (ne mos gaboj ti je moderator..??? ) kerkon te diskretitoje ata qe REALISHT jane AF....
Megjithate nuk dua ta trajtoj me gjate ne prizem personal, por do te doja te shprehja dhe une mendimin tim si njeri prej atyre qe ti, per arsye etike, nuk ja permende nick-un...
E para qe te te sqaroj dilemen qe lindi ne koken tende ne lidhje me "....Ndodh qė njė anėtar i ri tė shkruajė diēka qė nė sytė e tė tjerėve mund tė duket qesharake apo mė keq, idioteske nė njė temė tė caktuar (Vallė mėkat, blasfemi apo krim ēnjerėzor ėshtė ky???).... " Te siguroj Lubo qe te shkruash idiotlliqe ne nje forum nuk eshte as krim, as blasfemi as mekat, prandaj dhe asnjerin nga ata qe shkruajne idiotesira ketu, ne as nuk i fusim ne burg, as i djegim ne turren e druve dhe aq me pak nuk i dergojme ne ferr... Dikush qe shkruan apo flet idiotesira, dhe ne jeten e perditshme, merr ate qe meriton.... espulsim... Nuk e di se cilat jane pritshmerite e tua ndaj forumit, por nese jane vertet ato qe lexova me poshte.... me fal po e ke kuptuar gabim vlla... Nese ti kerkon qe forumi te jete nje mejhane karagjozesh, ku per hir te te drejtave universale te njeriut per tu shprehur aty ku ai deshiron dhe ashtu sic mendon, ti te gjithperfshish brenda si rrobaqepsen qe mezi arrin te ndertoje nje fjali ne ligjerate te drejte apo dhe skizofrenin sadist qe vjen dhe shpalos para te gjitheve tere galerine personale te komplekseve... atehere ne kete pike duket se jemi vite-drite larg bashke......E keqja me e madhe eshte fakti qe une edhe tani qe kam rreth 15 min qe vras mendjen, nuk arrij te gjeneroj nje arsye te qenesishme se cfare shikon ti si vlere (apo si humbje ne rastin e espulsimit verbal) tek njerez qe efektivisht nuk mbartin asnje vlere te dobishme qe mund ti hyje vertet ne pune komunitetit forumor....?? Jo per gje por ne kete pike, nese e kthejme forumin ne nje vend ku mund te hyje e te dali i bardhi e i ziu, handikapati dhe gagaci mental, nuk do te arrija te gjeja dallimin midis AF dhe Klubit te Bardh Jevgut ne Brrake ku ti mund te gjesh gjithe llojet e kombinimeve kromozomike qe paraqet tabloja humane... Por nese ti ndjek me vemendje ato qe shhkruajne bashke-komunitaret e tu, gjeja qe perbuzin me teper tek socialiteti real, jane pikerisht keta elemente teresisht idiote dhe detyrimisht te papranueshem. Sepse pikerisht jane ata qe detyrojne gjithesecilin te mbushi veten me doza ironie dhe te filloje te tallet me steriotipe te tille. Lexo cfare shkruajne shume prej tyre dhe do ta kuptosh... Nese kerkojme vertet te kemi nje forum me vlera dhe qe te jete atraktiv ne syte e njerzve qe vertet kane vlera nga ato qe i duhen nje forumi (vlerat intelektuale) atehere duhet, madje eshte domosdoshmerisht e detyrueshme qe ne te jemi SELEKTIVE ne ato qe lejojme te perfshihen brenda gjese... Vetem nese veprojme keshtu ne do te mund te parandalojme degjenerimin... Dhe selektivizmi ne te tilla raste lind vetvetiu... Ne nje forum, ashtu si dhe ne nje grup shoqeror ne jeten reale, anetaret e grupit krijojne filtra qe filtrojne cdo element te ri qe kerkon te hyje brenda grupit..Kjo eshte shume e natyrshme dhe ndodh kudo(edhe ne grupin tend te shokeve jam i sigurte qe po). Po ta vesh re eshte kaq instiktuale, saqe me plote gojen mund ta quash nje menyre humane e selektivitetit zoologjik qe ndodh ne rastin e tufes se luaneve apo elefanteve... Filtrat qe krijohen, e filtrojne elementin e ri shume natyrshem dhe me shume ashpersi... Nese ne jeten reale ti diku njef dike qe te duket jo ne parametrat qe filtri yt lejon per te bere dike "SHOK" ti e espulson instiktivisht... S'i hap telefonin, gjen justifikime per te shmangur takimet etj... Ndersa ne forum e vetmja menyre per te espulsuar dike qe "nuk e kalon" filtrin e vetmja gje qe mund te besh eshte ta detyrosh te largohet... Por ne rastin e forumit, telefoni s'ben pune... Dhe instiktivisht gishtat te shkojne te metoda e espulsimit diskretitues pasi eshte e vetmja forme efikase ne qarkullim.... Dhe askush nuk mund te paragjykoje askend per mjetin qe ka zgjedhur per te arritur qellimin, kur ky i vetmi eshte nje dhe vetem nje... Dhe une kur jam futur per here te pare kam kaluar neper keto filtra... Ia dola, ashtu si dhe shume te tjere, dhe sot marr pjese si antar me te drejta te plota ne tufen forumiste... Selektiviteti natyral eshte shume i ashper ne nje shoqeri normale dhe akoma me i ashper te njerezit me nivel intelektual te larte, pasi ketu hyn ne loje "egoizmi selektiv" qe nuk lejon askend me mangesi intelektuale te rreshtohet ne krah duke marre atribute dhe te drejta te barabarta....
Ndersa persa i perket ketyre klaneve... Nuk shikoj te ndodhe asgje me shume sesa ajo qe ndodhe ne jeten reale ku njerezit kane "tr pelqyerit" dhe "te papelqyerit" e tyre... Megjithate ne kete pike nuk di shume dhe nuk mund te flas. Dua te them thjeshte qe ju ftoj te gjitheve ta shohim si nje loje tek e cila minimumi "barazimin ne cdo rast e kemi ne xhep" ... Hajt ta shohim si nje loje..."La vita e altrove"...
|
|
Top
|
|
|
|
#933839 - 01/26/07 09:39 PM
Re: Gjuetia e Rishtarėve
[Re: Poster]
|
Lubardhi
Elusive
anetar aktiv
Registered: 02/23/04
Posts: 4402
Loc: N41°19'13" E19°47'29"
|
Poster, pike se pari, si anetar i stafit kam vetem nje dite keshtuqe mos me bart me pergjegjesi te teperta para kohe 
Shkrimin e bera ne nje vale zemerate, qe me kap shpesh kur shoh se si euforia e grupit kanalizohet drejt diskreditimit te x apo y individi. Une madje nuk perjashtoj te kem qene vete pjese ndonjehere e nje sjelljeje te tille! Nuk mbeshteta anetaren per idiotlleqet e saja apo e vura ne rolin e viktimes se pafajshme. Perkundrazi, mund te them me plot gojen se anetarja ishte tejet e bezdisshme, madje e padurueshme. Gjithsesi ky eshte nje problem i saji, dhe zgjidhja nuk vjen duke e share apo tallur (sidomos kur nuk i kupton ).
Citim:
Nese ti kerkon qe forumi te jete nje mejhane karagjozesh, ku per hir te te drejtave universale te njeriut per tu shprehur aty ku ai deshiron dhe ashtu sic mendon, ti te gjithperfshish brenda si rrobaqepsen qe mezi arrin te ndertoje nje fjali ne ligjerate te drejte apo dhe skizofrenin sadist qe vjen dhe shpalos para te gjitheve tere galerine personale te komplekseve... atehere ne kete pike duket se jemi vite-drite larg bashke......
Natyrisht qe kerkoj CILESINE ne forum!!! Por cilesine nuk e prish nje anetar kalimtar qe keput brockulla per pak kohe derisa INJORIMI te beje punen e vet dhe ta perfshije tek ajo 12 mijeshe anetaresh qe kane postuar sa gishtat e njeres dore. Cilesia prishet kur "anetare me te drejta te plota" si ti apo une (mos e merr personale) degradojne duke tallur apo dhe me keq, ofenduar, ne nivel rruge e tregu.
Nejse, jam i vetedijshem qe shkrimi mund te keqkuptohet nga shume veta, pasi gjithsekush (perfshire mua) kemi bere sjellje te ngjashme dhe me pare. Nuk doja te beja moral, thjesht te gjeja nje rrugezgjidhje fitimprurese per te gjithe.
|
|
Top
|
|
|
|
#933840 - 01/27/07 04:21 AM
Re: Gjuetia e Rishtarėve
[Re: Poster]
|
mishu
anetar aktiv
Registered: 11/04/02
Posts: 1335
|
Poster, e lexova me shume vemendje shkrimin tend, madje duke picerruar syte here pas here per te vizualizuar teresisht fjale apo fjali te tera te ngarkuara me terma impresionues ...dhe arrita ne perfundimin qe ky shkrimi yt ishte teper selektiv, madje as per mua qe mendoj se kam nje nivel te larte intelektual .
Gjithsesi, ideja eshte qe te mos shihet forumi (e as te trajtohet rrjedhimisht) si nje imazh ne miniature i jetes reale. Ti kishe marre shembuj te shumte nga jeta reale(rrethet shoqerore,shoqerine njerezore si ekosistem social ne teresi) me te cilet justifikoje sjellje te individeve ne forum ne zgjedhjet e tyre forumor-selektive.Por nuk mund te perdoresh te njejtat filtra te jetes reale edhe ne forum.Do ishte e tepert dhe jo e shendetshme.Sepse per sa kohe ai anetari i bezdisshem,handikapat,idiot,skizofren,gagac mental (epitete te tuat keto...dhe teper piktoreske do shtoja ) gjendet para kompjuterit ne nje vend tjeter qe nuk besoj se ty do te te interesonte minimalisht...i vetmi filter qe besoj do ishte i drejte per tu perdorur nga ty apo nga cilido "klan" prezent ne forum, do ishte INJORIMI, EVITIMI, MOS-ZGJEDHJA.Sepse per sa kohe forumi eshte i lire e per sa kohe nuk jane vene kritere te tjere per te shkruar ne forum, kushdo ka te drejte te shkruaje, me te vetmet limite (per momentin keto jane, vetem nqs admin-et kane ndermend te shtojne te tjere ne ditet ne vazhdim) sensit etik ne lidhje me temat qe hapen apo trajtohen (buon costume do thonin italianet), te perdorimit te nje fjalori jo ne ekstremet e tolerances se vesheve (syve) te anetareve te tjere, te ndalimit te publikimt te materialeve pornografike...keto pak a shume.
Nuk eshte e drejte te behet selektimi ne baze te aftesise mendore apo kultures se pergjithshme qe ka anetari (duke hequr rastet ku keto tipare te karakterit do sillnin mosrespektimin e limiteve me lart).
Dhe si perfundim, do me pelqente (shume subjektive gjeja) qe kur te percillje fortesisht dhe bindshem nje mendim tendin, te perdorje nje fjalor me te thjeshte...thjeshtesia eshte nje tipar per tu adhuruar.I ben njerezit me te kapshem e me te afert, e jo per faktin se arrijne te te kuptojne me mire, por per faktin se ti nuk do vije barriera selektuese per tu bere i kuptueshem, e kjo do ishte me pak agresive gjithashtu.Mi stai pure simpatico se kam vene re qe ke sens humori te lezetshem (kur nuk shkruan ne kete menyre kuptohet ), ndaj ti them keto.
Ciao ciao
_________________________
Specie ne zhdukje!
|
|
Top
|
|
|
|
#933841 - 01/27/07 02:18 PM
Re: Gjuetia e Rishtarėve
[Re: mishu]
|
Satin_Yearn
Metamorphosis
anetar aktiv
Registered: 06/01/05
Posts: 5459
Loc: Inner disguise...
|
Ore, duam s'duam, ato qe jane shkruar me siper jane te verteta. Eshte e natyrshme qe ky eshte forum, jete virtuale, ndaj nuk prek jeten reale te askujt prej nesh. Ajo (jeta reale) nuk ndryshon nga ajo qe shkruajme ne forum, mbetet e njejta (per mire ose per keq), ne varesi te asaj cka secili prej nesh ka ndertuar. Megjithate, ketu kemi te bejme me natyre njerezore, pasi jane njerezit qe shkruajne. Per mendimin tim, selektivizmi (perzgjedhja) duhet te ekzistoje, nese vertet ky vend duhet te kete njefare cilesie. Nuk eshte ceshtje klanesh (ne kuptimin qe e kane disa), eshte ceshtje niveli diskutimi e debati e, natyrisht, edhe marredheniesh virtuale qe, per nga tiparet, nuk jane te ndryshme nga ato reale. Vertet, mund te mos dime c'eshte realisht nje anetar, por ana qe ai/ajo shfaq ketu eshte pasqyrimi i nje qenieje njerezore me te cilin/te cilen kemi te bejme. Gjithekush prej nesh ka menyrat e veta te perjashtimit; disa injorojne, disa ironizojne, te tjere e thone harbutshe, por, ne fund, kjo eshte natyra njerezore me te gjitha nderlikimet e veta. Eshte thene edhe me siper, e drejta e gjithesecilit per t'u shprehur nuk mund te justifikoje cenimin e te tjereve per t'i hasur keto "shprehje" ne forum. Edhe liria per dicka e ka nje kufi, perndryshe do te ishte anarki (me duket se kjo e fundit s'ka dhene ndonje rezultat pozitiv qe ne ta dime). Per rrjedhoje, edhe keto vetepersekutime te disave (nuk paragjykoj aspak) nuk kane vlere dhe nuk sherbejne per asgje. Secili i jep vendin e vet vetes, per mire apo per keq. Varet, me pas, sesa i intereson vertet ky pozicion.
_________________________
You call God's greatest gift-ourselves, our yearning, our need to love-you call it filth and sin and heresy... (Dangerous Beauty)
|
|
Top
|
|
|
|
#933843 - 01/27/07 02:43 PM
Re: Gjuetia e Rishtarėve
[Re: I]
|
Krijesė
irrational?
anetar aktiv
Registered: 09/22/05
Posts: 3780
Loc: perballe Lanes
|
Diferenca e moshave, intelektit, gjinia, vendlindja, modestia e secilit prej nesh, mendjemadhesia, vjetersia, statusi ne Forum etj etj... ndikojne ne cilesi dhe ne mbarevajtje
jam dakord me ty. Por kjo kundershton ato qe ke thene me lart, si edhe Lubardhin i cili kerkon qe pavaresisht nga cilesia, kushdo te kepuse c'i do gishti i madh i dores!
Ku ka pabarazi, ka pakenaqesi.
po i dashur. Por ketu nuk ka pabarazi. Anetaret kane te njejtat aksese dhe te drejta. Nese nje anetar tjeter te thote ty gomar, eshte e drejte e tij te mos e pelqejne ate qe shkruan ti! E megjithate ne kete forum, fyerjet fshihen sepse nuk lejohen. Nese ti fyhesh nga fakti se une e kam mbaruar shkollen dhe flas per stratifikimin e shoqerise shqiptare, gje qe ti s'e kupton fare, s'eshte faji im dhe duke shkruar ne ate teme, une nuk perpiqem te te fyej ty. Je ti qe fyen veten duke thene se s'kuptove asgje aty brenda, ku 10 persona te tjere po debatojne dhe po merren vesh.
Jam i mendimit se Moderatore dhe Administratoret nqs do hynin me shpesh, do vendosnin pak ekuilibrin.
ti je shume kontradiktor. Moderatoret hyjne ne intervale te caktuara, dhe sa here qe nderhyjne ti ankohesh se mbajne me hater. Pse? Sepse te pelqen te viktimizohesh, edhe pse ashtu si Lubardhi me lart ke pohuar se me shume se nje here i ke demtuar temat me chitchat-et e tua!
Pastaj kujt si pelqen deren te hapur e ka...
kjo vlen per te gjithe! Atehere ti pse ankohesh?
S'keni faj jo! Jeni mesuar ne komunizem, ku mediokri te hiqte nga puna nga e drejta e tij per te qene medioker dhe kete fryme perpiqeni ta mbani gjalle, ashtu sic ju kane mesuar prinderit tuaj. Me vjen keq t'ju them se komunizmi deshtoi dhe se perzgjedhja eshte natyrore! Albforumi ka plot hapesira, dhe nese ti ndihesh i poshteruar tek Diapazoni qe eshte kategoria ime e preferuar, mos u fut! As une nuk futem tek kategorite e tua te preferuara dhe nuk ankohem se pse nuk merren me mua tifozet e sportit, ircsop-et e gjera te tjera si keto, te cilat ne forum i kane kategorizuar!
Secili i ben vete vend vetes dhe me kete i thash te gjitha.
_________________________
Che sara, sara! Whatever will be, will be!
|
|
Top
|
|
|
|
#933844 - 01/27/07 04:05 PM
Re: Gjuetia e Rishtarėve
[Re: Krijesė]
|
Lubardhi
Elusive
anetar aktiv
Registered: 02/23/04
Posts: 4402
Loc: N41°19'13" E19°47'29"
|
Citim:
si edhe Lubardhin i cili kerkon qe pavaresisht nga cilesia, kushdo te kepuse c'i do gishti i madh i dores!
Jo moj moter e ke kuptuar gabim. Une jam pro cilesise por jam kunder menyres se si kerkohet te arrihet cilesia ne kete forum. Fakti eshte se shume anetare, qe e mbiquajne veten "me te drejta te plota" e ndiejne veten "pronare forumi" dhe cdo rishtar qe perpiqet te shkruaje dicka kryqezohet, pasi konsiderohet si ēeēen-bathorist qe zapton tokat ne veriperendim te Tiranes. Nese do cilesi sipas standarteve te mendjes tende atehere hap nje forum tendin ku te jesh i plotfuqishmi Peradministrator dhe i vetmi Minister Rendi (moderator).
|
|
Top
|
|
|
|
#933845 - 01/27/07 04:33 PM
Re: Gjuetia e Rishtarėve
[Re: Lubardhi]
|
Anonymous
Anonymous
Unregistered
|
Disa persona familiriazohen shumė me internetin dhe e kanė tė vėshtire tė heqin dorė prej tij. Ndaj dhe mos u vini faj nėqoftėse nxjerrin mllef dhe qurraviten, nuk kanė gjė tjetėr, vetem Albforumin e tyre tė dashur.
Nė kėtė forum duket qartė urretja dhe diskriminimi qe u behet shqiptarėve tė Maqedonis, Kosovės e kudo ndodhur. E kėta na marrin pėr syleshė.
Njė oleeeee pėr rikthimin e Crudelia Demon!
Rroftė hipokrizia!
|
|
Top
|
|
|
|
#933846 - 01/27/07 05:11 PM
Re: Gjuetia e Rishtarėve
|
LiPS
La vida estį loca
anetar aktiv
Registered: 01/22/04
Posts: 9585
Loc: Ne Jete
|
E kush i percakton kto karakteristikat qe duhet me pas ,per te shkruajtur ne tema te ndryshme te forumit??? Kush jeni ju iher me tregu se cduhet shkruash ktu apo aty.Po ju pelqeu lexojini shkrimet e anetareve,po sju pelqeu futi nje injorim dhe je ne rregull.Jo po tashi te krijojme dhe nendarjet me klasa per te lejuar te shkruajme vetem aq sa kemi kapacitetin tone mendor dhe intelektual.
Po ata qe futen ne forum me tall Byt*hen ??? Ku e dini ju qe ne jete reale sjane aq te zgjuar dhe Pipsoma sa me ju sjell verdalle neper shoqeri. Shkruani per filtrim...filtroni ca te doni dhe ke te doni,por beheni ne menyre individuale ,e jo duke kaluar ne tallje,sharje dhe ofendime ne grup.Ne jete reale nuk ndodh aspak keshtu,sepse kur filtron dike nuk nisesh nga budalliqet qe mund te thote ne ndonje moment ,apo situate,por nisesh nga shume kritere,gje qe ketu ne forum nuk duken aspak sepse ndaj kemi nje nickname per te ruajtur identitetin tone me te cilat mund te themi cna shkrepet. A jemi demokraci...e pra kush jeni ju qe na tregoni se ku duam dhe si duhet te shkruajme!!!! Ketu ka moderatore,administratore qe ruajne mbarevajtjen e forumit dhe te shkrimeve te anetareve.Sa per cilesi,ata qe mendojne se ka rene cilesia e forumit,eccc paraaaa ,hapeni gjithe secili nga nje forum dhe mbani cilesine qe kerkoni.Kush e do cilesine di ku e gjen dhe me ke e gjen ,ska pse bier ne nivele diskriminuese ndaj anetareve te tjere qe jane modeste dhe thjesht duan te shkruajne.
_________________________
Jesus to a child...
|
|
Top
|
|
|
|
#933847 - 01/27/07 05:18 PM
Re: Gjuetia e Rishtarėve
|
zog
anetar aktiv
Registered: 11/02/02
Posts: 5487
|
ne jete reale apo virtuale eshte njelloj goce. ai me mend ne koke duket s'ka nevoje per ligje te ajnshtajtnit me e kuptu sa vlen. sidhe po te kerkoni cilesi duhet te kuptoni qe sasia me cilesine nuk rrijne bashke.
forumet popullore si ky ose te tjere domosdoshmerisht nuk do jene me cilesi, ngaqe e pamundur kjo.
kur flas per cilesi e kam fjalen per cilesi te shkrimit/shkrimeve (interesin qe keto paraqesin apo te rejat qe sjellin ne veshin tone) e jo tjeter.
PRA nje forum (qe te jete) popullor ka nevoje per tellalle jo per cilesi.
|
|
Top
|
|
|
|
#933849 - 01/27/07 05:26 PM
Re: Gjuetia e Rishtarėve
[Re: LiPS]
|
zog
anetar aktiv
Registered: 11/02/02
Posts: 5487
|
fshati qe shihet s'ka nevoje per kallauz thot popllsi o lips.
|
|
Top
|
|
|
|
|
|