6802 Members
70 Forums
17321 Topics
964911 Posts
Max Online: 371 @ 10/24/07 11:59 PM
|
|
|
#928683 - 01/17/07 07:56 AM
Re: Futbollistet Shqiptare ne Europe
[Re: BAB_LYMI]
|
USA
AMERICA
anetar aktiv
Registered: 11/03/02
Posts: 13076
Loc: Burg aktualisht
|
Lazio i ben shenje Tares qe te largohet
Trajneri Delio Rossi duket se i ka dhene nje sinjal te qarte sulmuesit shqiptar, Igli Tare, per largim ne drejtim te nje klubi tjeter, pasi nuk e grumbulloi per ndeshjen ndaj Siena-s. Kete e thekson gazeta Il Tempo, qe shton se shqiptari po kerkohet shume nga Genoa dhe Brescia, te dy klube te Serise B. Gazeta sqaron se kembengulja e gjenovezeve dhe e breshaneve eshte e madhe, por Tare nuk eshte krejtesisht i bindur per ti thene mirupafshim Serise A, te pakten per kete sezon. Por, - shton Il Tempo, - Lazio do te ishte e kenaqur me largimin e tij per te ulur disi malin e rrogave, por edhe per te zvogeluar nje organike qe cilesohet extralarge. Besohet se Tare fiton te Lazio, te pakten 500 mije euro ne sezon, por kjo nuk eshte konfirmuar asnjehere zyrtarisht. Kartoni i shqiptarit mbetet ne kuota te larta, aktualisht vlen 1.2 milione euro.
_________________________
ALTIN *1A*
|
|
Top
|
|
|
|
#928684 - 01/18/07 10:01 PM
Re: Futbollistet Shqiptare ne Europe
[Re: USA]
|
USA
AMERICA
anetar aktiv
Registered: 11/03/02
Posts: 13076
Loc: Burg aktualisht
|
Bogun 'luan' edhe i dėnuar Trajneri ishte gati ta fuste nė fushėn e lojės dje kundėr Sampdorias, por nė momentin e fundit Bogdani e ka njoftuar se ishte i skualifikuar nė ndeshjet e Kupės sė Italisė kur ishte te Siena dhe pėr kėtė arsye nuk do tė mund tė luante. Delneri nė fakt kishte bėrė tė ditur se nuk do ta aktivizonte Bogdanin nė Kupė, nė mėnyrė qė t'u linte mė tepėr hapėsira tė rinjve, por pėr shkak tė disa dėmtimeve ka menduar nė momentet e fundit qė tė aktivizonte shqiptarin. Kjo ide e ka shoqėruar teknikun deri tė martėn nė mbrėmje, por mė pas i ėshtė dashur tė ndryshojė gjithēka. "Jam i skualifikuar nė Kupė. Nuk mund tė luaj pėr shkak tė kartonave qė kam marrė te Siena", i ka thėnė futbollisti teknikut. Njė lajm qė e bėri teknikun e verdhebluve tė projektonte njė tjetėr skemė, atė pa shqiptarin. Kievo humbi 1-2 nė ndeshjen me Sampdorian dje dhe u eliminua.
Xhenova, seriozisht pėr Taren Xhenova i ka bėrė ofertė konkrete Lacios dje pėr tė marrė Igli Taren. Drejtuesit e kėsaj skuadre dėshtuan nė blerjen e argjentinasit Pavone dhe pasi i ka ikur nga duart edhe Erjon Bogdani, krerėt e klubit kuqeblu janė detyruar t'i bėjnė ofertė konkrete Lacios, pėr tė marrrė shėrbimet e qendėrsulmuesit kuqezi. Sipas artikullit tė sė pėrditshmes italiane "Il Giorno", Xhenova vazhdon tė kėmbėngulė pėr biondin, pasi momentalisht ėshtė i vetmi lojtar qė pėr nga karakteristikat qė ka, pėrmbush kėrkesat e skuadrės qė dėshiron me ēdo kusht tė ngjitet nė Serinė A. Bėhet fjalė pėr lojėn pėrfundimtare tė lojtarit dhe jo pėr njė transferim tė tij. Futbollisti ka thėnė se nuk do tė largohet, madje kjo ėshtė njė dėshirė e presidentit tė klubit, Klaudio Lotito, por trajneri Delio Rosi pak ditė mė parė ka dhėnė OK-in pėr shitjen e tij.
Ervin Skela del nga spitali Ervin Skela do tė dalė sot nga klinika ku ėshtė shtruar pėr t'u kuruar, pasi rezultoi se ishte me verdhėz. Lajmin e ka bėrė tė ditur klubi nėpėrmejt ubesajtit tė tij, ku thuhej se mesfushori shqiptar do tė dalė sot nga klinika. "Gjatė ditėve qė Skela nuk do tė stėrvitet, unė do tė diskutoj mė tė pėr pjesėn teorike. Megjithatė nga aq sa mė thanė mjekėt, ai mund tė fillojė stėrvitjet e lehta qė javėn e ardhshme", ka thėnė trajneri i skuadrės Patrik Sander. Futbollisti iu nėnshtrua njė kurimi intensiv pak ditė mė parė pėr shkak se ishte me verdhėz. Kjo gjė u zbulua nė kohėn qė fantazisti ishte nė Turqi me skuadrėn. Menjėherė klubi e ka dėrguar shqiptarin nė njė klinikė tė specializuar nė Esen qė ai tė kurohej. Ervin Skela do tė vazhdojė tė marrė ilaēe edhe pėr disa ditė. "Ai do tė jetė nėn urdhrat e mi, pasi unė tė marr OK-in nga mjekėt", ka thėnė tekniku.
_________________________
ALTIN *1A*
|
|
Top
|
|
|
|
#928686 - 01/19/07 01:06 PM
Re: Futbollistet Shqiptare ne Europe
[Re: USA]
|
USA
AMERICA
anetar aktiv
Registered: 11/03/02
Posts: 13076
Loc: Burg aktualisht
|
Ēėshtja Nini: Pirro Dhima po punon kundėr Shqipėrisė
Familja Nini nga Himara vazhdon tė qėndrojė mes Greqisė dhe Shqipėrisė, teksa nuk ka vendosur ende se cilin vend do tė pėrfaqėsojė talenti 16-vjeēar i futbollit nė tė ardhmen.
Sotir Nini, fenomeni qė ka habitur tė gjithė Greqinė me talentin e tij nė futboll vazhdon tė mbajė hapur njė polemikė mes dy vendeve. Lojtari i ri ka refuzuar ftesėn e parė tė bėrė nga tekniku i kombėtares shqiptare U-21, Artan Bushati pėr miqėsoren me Turqinė. Ndėrkaq, lojtari do tė marrė pas pak ditėsh edhe njė tjetėr ftesė pėr miqėsoren qė pėr ironi tė fatit do tė luhet nė nė Greqi ndaj vendasve. Megjithatė, aktualisht sipas teknikut Bushati shpresat qė Sotir Nini tė luajė me Shqipėrinė janė ende, pasi lojtari nuk ka bėrė njė zgjedhje pėrfundimtare. Pėrveē kėsaj, tekniku ka dalė kundėr ish-peshėngritėsit Pirro Dhima, qė po ndikon negativisht nė kėtė ēėshtje duke bėrė propagandė nė media qė Nini tė luajė me Greqinė. Kam kontaktuar me familjen e tij, duke qenė se ai ėshtė vetėm 16 vjeē dhe normalisht janė prindėrit ata qė vendosin, thotė tekniku i kombėtares Shpresa nė lidhje me kėtė ēėshtje. Herėn e parė e refuzuan ftesėn, duke qenė se bėhej fjalė pėr njė ndeshje tė caktuar nė datė jozyrtare. Nuk mė vjen mirė edhe pėr faktin qė njė njeri si Pirro Dhima tė bėjė propagandė kundėr Shqipėrisė dhe tq quajė lojtarin njė grek. Nė bisedat e fundit, Bushati nuk ka marrė njė pėrgjigje negative pėrfundimtare, teksa familja e Sotir Ninit ka kėrkuar kohė qė tė marrė njė vendim tė drejtė pėr djalin e tyre. Herėn e fundit qė folėm, atė mė bėnė tė ditur se nuk e kishin marrė ende njė vendim dhe se do tu duhej pak kohė. Me kėtė u nėnkuptua se ata nuk e kishin marrė ende njė vendim dhe und tė thuhet se Nini ėshtė midis Greqisė dhe Shqipėrisė, deklaroi tekniku shkodran. Talenti do tė marrė brenda pak ditėsh edhe ftesėn pėr tu grumbulluar nė miqėsoren e datės 6 shkurt dhe kėtė e konfirmon edhe trajneri i pėrfaqėsueses U-21. Do ti dėrgojmė njė ftesė pėr ndeshjen e Greqisė dhe pastaj tė shohim e ēfarė do tė vendosė. Kėtė herė bėhet fjalė pėr njė ndeshje qė luhet nė njė datė zyrtare dhe klubi i Panathinaikosit nuk mund ta pengojė, deklaron trajneri i kombėtares Shpresa, Artan Bushati.
* Kush ėshtė Futollisti Sotir Nini ka lindur mė datė 3 prill 1990 nė Himarė tė Vlorės dhe ėshtė transferuar nė Zakintho tė Greqisė bashkė me prindėrit e tij. Nė vazhdimėsi erdhi nė Athinė, nė Nea Jonia, dhe vazhdoi nė Akademinė e Apollonit tė Athinės. Mė 2003-in u pranua nga Panathinaikosi. * Ēmimi Nini u zgjodh lojtari mė i mirė i javės sė 16-tė tė kampionatit tė Superligės nė Greqi. Nė debutimin e tij futbollisti i talentuar 16-vjeēar i Panathinaikosit u votua nga mediat si lojtari mė i vlefshėm i kėsaj jave, duke marrė 72,8% tė votave nė total. * Refuzimi Talenti 16-vjeēar i Panathinaikosit, Sotir Nini ka refuzuar ftesėn e bėrė nga trajneri i kombėtares U-21 pėr ndeshjen me Turqinė. Ai ishte i detyruar ti pėrgjigje thirrjes pozitivisht, por fakti qė ndeshja me Turqinė nuk ėshtė nė njė datė zyrtare, bėn qė ai tė mos e pranojė ftesėn.
_________________________
ALTIN *1A*
|
|
Top
|
|
|
|
#928687 - 01/24/07 11:41 AM
Re: Futbollistet Shqiptare ne Europe
[Re: USA]
|
USA
AMERICA
anetar aktiv
Registered: 11/03/02
Posts: 13076
Loc: Burg aktualisht
|
Fatmir Vata Ndėrkaq, rikthimi i Fatmir Vatės ėshtė njė nga ngjarjet e gėzuara te Arminia Bielefeld. Takimi hapės i fazės sė dytė tė Bundesligės 1 do tė pėrballė dy shqiptarė: ish-lojtarin e Kombėtares, 35-vjeēarin Vata (Arminia Bielefeld) me njė nga shpresat mė tė mėdha tė sulmit shqiptar, Besart Berisha (Hamburg). Trajner Thomas von Hesen citohet nga sport1.ch: Unė jam i kėnaqur me tė dy ndeshjet testuese, nga mėnyra se si luajtėm. Veēanėrisht i kėnaqur Hesen ėshtė me rikthimin e Vatės pas njė periudhe tė gjatė kohore. Fatmir Vata ėshtė njė element shumė jetėsor pas dy sulmuesėve. Nėse ai do tė jetė nė gjendje tė mirė trupore ai mund tė bėhet akoma mė i vlefshėm.
Elozhe pėr Lorik Canėn Nė prag tė ndeshjes Marsejė-Okser, e cila do tė luhet sot nė orėn 21.00, mesfushori i Okserit, Benua Pedreti ka folur me superlativa pėr Lorik Canėn, tė cilin do ta ketė kundėrshtar nė sfidėn e sotme. Cana ėshtė padyshim njė nga shkatėrruesit mė tė mirė tė kampionatit tonė, ka thėnė lojtari pėr uebsajtin francez omplanet.com. Ai ėshtė njė lojtar shumė energjik dhe ka njė temperament luftarak nė fushėn e lojės, ēka e bėn atė tė pazėvendėsueshėm tek Marseja. Pedreti ka luajtur nė sezonin 2004/05 me Marsejėn dhe ka thėnė se trajneri aktual i kėsaj skuadre Albert Emon bėn gabim qė e lė njė si Nasri tė tėrhequr.
Bogdani, Siena e zėvendėson Do tė jetė Masimo Makarone zėvendėsuesi i Erjon Bogdanit tek skuadra e Sienės. Pritet vetėm njoftimi zyrtar i klubit toskan, tė cilėt dje kanė mbyllur me sukses tratativat me lojtarin qė ėshtė nė pronėsi tė anglezėve tė Midėllsboro. Sipas tė gjitha gjasave italiani do tė transferohet me parametra zero tek Siena, sepse deri tani nuk ka mundur tė luajė thuajse fare nė Premier Ligė gjatė fazės sė parė tė sezonit. Kjo lėvizje mund tu kursejė bardhezinjve paratė pėr tė gjetur zėvendėsuesin e shqiptarit, i cili u transferua dy javė mė parė tek Kievo. Bomberi shqiptar u shit 3 milionė euro, para tė cilat do tė pėrdoren pėr klubin.
Breshia sulm pėr Igli Taren Igli Tare vazhdon tė jetė njė ėndėrr pėr skuadrėn e Breshias, e cila po bėn tė pamundurėn qė ta kthejė nė realitet atė. Drejtuesit e dallandyshkave janė hedhur sėrish nė sulm pėr shqiptarin, madje sipas tė pėrditėshmes italiane, Il Tirreno krerėt e klubit bardheblu i kanė bėrė ofertė serioze Lacios pėr tė marrė shėrbimet e shqiptarit. Problem mbetet dėshira e vetė futbollistit, i cili e ka pėrsėritur vazhdimisht se nuk ka ndėrmend tė luajė nė Serinė B. Ndėrkaq pista Xhenoa duket se u sfumua pėrfundimisht, pasi klubi kuqeblu thuajse ka blerė kartonin e Marko Di Vaios.
_________________________
ALTIN *1A*
|
|
Top
|
|
|
|
#966192 - 06/24/07 03:25 PM
Re: Futbollistet Shqiptare ne Europe
[Re: Ujku81]
|
0000000000000000
www.edsh.org-ZOGIST
anetar i AF
Registered: 03/07/07
Posts: 812
|
ne greqi njehere jemi me te miret pasi ne tre skuadrat me te mira kemi lojtaret me mire me numrin 10.Tiranasin Gjergj Kone-AEK-me shtetesi greke,Vlonjatin Sotir Nini-PANATHINAIKOS-me shtetesi greke,Tiranasin JAHMIR HYKA(edhe me i miri nga te gjithe)-OLYMPIAKOS- me shtetesi shqiptare.
|
|
Top
|
|
|
|
#976434 - 08/22/07 11:42 PM
Re: Futbollistet Shqiptare ne Europe
[Re: 0000000000000000]
|
BAB_LYMI
TirOns-Pa-ToKe
anetar aktiv
Registered: 04/09/05
Posts: 2378
Loc: TeK ZemrA Saj
|
Ne prag te miqesores se sotme ndaj Maltes ne Qemal Stafa 20:45 dy nga futbollistet tane qe aktivizohen jashte Shqiperise kane shenuar behet fjale per E. Skelen Energie Cotbus dhe H. Salihi qe shenoi golin e pare per Ried ne fitoren 5-3 ndat SH. Grac
Nje lajm i mire per Otto Baric qe ti kete ne forme lojtaret e tij. Pritet nje fitore e kuqezinjve sot ne Qemal Stafa , per te qene te gatshem ne Shtator ne sfidene e forte ndaj Tulipaneve te Van Basten , Hollandes.
Formacioni i sotem do te jete , 4-1-3-2 Beqaj,Dallku,Dede,Curri,Haxhi,Lala,K Duro, Muka,Berisha, Kapllani-Bogdani ne pjesene dyte do te aktivizohen te gjithe lojtaret e stolit.
_________________________
Ata qe pijne kane nje problem Kur kane gezim pijne per te festuar Kur kane hidherim pijne per te hequr mendjen Kur s'ndodh asgje pijne qe te ndodhe dicka.
|
|
Top
|
|
|
|
#976992 - 08/27/07 11:46 PM
Re: Futbollistet Shqiptare ne Europe
[Re: BAB_LYMI]
|
0000000000000000
www.edsh.org-ZOGIST
anetar i AF
Registered: 03/07/07
Posts: 812
|
ska mundesi edhe te dyja bab_lymi ose salv njera i blen te drejtat edhe te drejtat per ne tirane TVSH nuk i shet cdo shqiptar qe ne shtepine e tij ka kanalin e TVSH kudo ne evrope do ta shikoj falas ndeshjen me hollanden si edhe cdo ndeshje te kombetares ne tirane
|
|
Top
|
|
|
|
#977712 - 09/05/07 01:58 AM
Re: Futbollistet Shqiptare ne Europe
[Re: Ujku81]
|
0000000000000000
www.edsh.org-ZOGIST
anetar i AF
Registered: 03/07/07
Posts: 812
|
elini dhimucu shqiptari qe sapo morri pasaporte greke dhe po luan me kombetaren
|
|
Top
|
|
|
|
Moderator: X-Ray, BAB_LYMI
|
|