0 registered
and 32 anonymous users online.
|
|
6802 Members
70 Forums
17351 Topics
974257 Posts
Max Online: 371 @ 10/24/07 11:59 PM
|
|
|
#928121 - 01/08/07 11:46 AM
Lajme ekonomike!
|
EBM
anetar aktiv
Registered: 06/06/05
Posts: 10701
Loc: Tirane
|
4.1 miliardė bono, interesi mesatar 6.45% Ditėn e martė, Banka e Shqipėrisė do tė organizojė ankandin e radhės nė sportelet e saj, ku do tė nxirren nė shitje 4.1 miliardė bono thesari tremujore me njė interes mesatar prej 6.45 pėr qind. Kėto bono janė tė destinuara pėr individėt dhe aktualisht ėshtė momenti ideal pėr ti blerė. Nė rast se ke para pėr tė depozituar, atėherė ėshtė momenti mė i mirė pėr tė blerė bono thesari. Interesat janė deri nė 2 pėr qind mė tė larta se bankat private, pėr tė gjitha maturimet si tre, gjashtė ashtu edhe njėvjeēare. Blerja e bonove, krahas interesave mė tė larta se bankat ka edhe risk zero, pasi mundėsia pėr tė humbur investimin ėshtė pothuaj zero. Investimi do tė humbiste vetėm nė rast se dėshton i gjithė sistemi financiar i shtetit gjė qė nuk e lejon kush. Nė kėto momente ka edhe mėnyra pėr tė zgjedhur nė kėtė investim pėr tė depozituar para. Ministria e Financave ka emetuar bono thesari edhe nė euro. Nė rast se nuk keni besim nė monedhėn shqiptare, atėherė mund tė zgjidhni euron. Nė rast se dėshironi tė keni investim afatgjatė, atėherė keni edhe bono thesari, tė cilat kanė maturim deri nė 5 vjet. Ka disa rregulla nė investim pėr individėt. Shuma qė duhet, pėr tė marrė pjesė nė ankand njė individ ėshtė nga 300 mijė deri nė 30 milion lekė. Pėr bankat apo institucionet financiare nuk ėshtė pėrcaktuar ndonjė kufi. Interesat pėrcaktohen nga tregu, kėrkesa dhe oferta pėr bono. Bonot e thesarit janė instrumente huamarrės me pėrdorim tė gjerė. Nėpėrmjet shitjeve tė tyre mundėsohet mbulimi i deficitit buxhetor. Shitja e bonove tė thesarit mundėsohet nėpėrmjet organizimit tė ankandeve. Qeveria, nėpėrmjet Ministrisė sė Financave shet nė ankand bonot, i cili organizohet nga Banka e Shqipėrisė. Blerja e bonove kontribuon edhe nė rritjen financiare tė qeverise. Paratė e marra nga bonot, Qeveria i investon nė shėrbime publike etj. Kėtė vit, Qeveria emetoi edhe bonot nė euro, tė cilat do tė rrisin nga kapaciteti kėtė treg dhe do ta beje mė tė frekuentueshėm si nga bankat, ashtu edhe individėt
|
|
Top
|
|
|
|
#928122 - 01/08/07 11:55 AM
Re: Lajme ekonomike!
[Re: EBM]
|
EBM
anetar aktiv
Registered: 06/06/05
Posts: 10701
Loc: Tirane
|
Pronat: Qeveria cakton ēmimet Nė mbledhjen e fundit, Kėshilli i Ministrave miratoi hartėn e tokave tė zonave tė Tiranės dhe tė Kavajės. Ēmimi maksimal i cili i pėrket zonės sė Bllokut, e cilėsuar 5/1 dhe qė pėrfshin Bllokun dhe pallatet Agimi shkon nė 76150 lekė/m2. Zona qė ka ēmimin mė tė ulėt ėshtė ajo 1/2, tek Uzina e Autotraktorėve me 18286 lekė/m2. Agjencia e Kthimit tė Pronave ka miratuar gjithashtu dhe hartėn e vlerės sė tokės pėr zonėn e Kavajės, qytet dhe nė zonėn e bregdetit. Kjo zonė ėshtė e ndarė nė pesė rajone gjithsej, duke pėrfshirė qytetin e Kavajės, komunat Golem, Helmės, Lekaj, Sinaballaj, Gosė, Kryevidh, Synej dhe Luz. Zona numėr katėr e qytetit tė Kavajės ka shifrėn maksimale tė ēmimit tė trojeve qė shkon nė 17814 lekė pėr metėr katror. Ndėrsa nė zonat turistike pėrfshihen Spilleja, e cila varion me ēmimet 10733 lekė/m2, mbi 500-800 metėr me 8348 lekė/m2 dhe mbi 800 metėr katror me 5963 lekė/m2. Zona turistike e Golemit e ka ēmimin maksimal me 16655 lekė/m2. Me miratimin e kėtyre ēmimeve Agjencisė i lind e drejta tė realizojė ndarjen e 3 milion USD pėr ish-pronarėt e Tiranės dhe tė Kavajės.
|
|
Top
|
|
|
|
#928123 - 01/08/07 01:10 PM
Re: Lajme ekonomike!
[Re: EBM]
|
clear
anetar i AF
Registered: 10/04/06
Posts: 580
|
Citim:
Shuma qė duhet, pėr tė marrė pjesė nė ankand njė individ ėshtė nga 300 mijė deri nė 30 milion lekė.
Me te vjetra flet per keto shumat?
|
|
Top
|
|
|
|
#928124 - 01/08/07 01:16 PM
Re: Lajme ekonomike!
[Re: clear]
|
EBM
anetar aktiv
Registered: 06/06/05
Posts: 10701
Loc: Tirane
|
|
|
Top
|
|
|
|
#928126 - 01/09/07 03:11 PM
Re: Lajme ekonomike!
[Re: clear]
|
EBM
anetar aktiv
Registered: 06/06/05
Posts: 10701
Loc: Tirane
|
Qeveria ka rritur borxhin nėpėrmjet bonove tė thesarit Gazeta Metropol
Nė ndryshim me pjesėn e parė tė vitit 2006, Qeveria ka rritur kėrkesėn pėr financim nėpėrmjet letrave me vlerė si dhe tėrheqjen e njė pjese tė parave nė sistemin bankar nėpėrmjet marrėveshjeve tė anasjella. Kjo gjė ėshtė bėrė nga Qeveria pėr ė gjetur mė shumė para pėr tė investuar nė shpenzime publike. Gjatė tremujorit tė tretė tė vitit 2006, sistemi bankar vazhdoi tė karakterizohet nga teprica e likuiditetit, tepricė kjo nė rėnie, nė krahasim me gjashtėmujorin e parė tė vitit. Edhe gjatė tremujorit tė tretė tė kėtij viti Banka e Shqipėrisė ka qenė e pranishme nė tregun e brendshėm valutor. Gjatė tremujorit tė tretė 2006, Banka e Shqipėrisė ka blerė nga bankat e nivelit tė dytė 9.61 milionė dollarė me njė kurs mesatar prej 95.68 lekė dhe 28.70 milionė euro me njė kurs mesatar prej 122.30 lekė. Shkak pėr uljen e tepricės sė likuiditetit ishte kryesisht dalja sezonale e cash-it nė periudhėn e verės. Likuiditeti i nevojshėm pėr maturimin e marrėveshjeve tė anasjella tė riblerjes me qeverinė u sigurua nga sistemi bankar nėpėrmjet maturimit tė bonove tė thesarit nė tregun primar, ēka pengoi rritjen e financimit tė brendshėm tė qeverisė. Duke parashikuar rritjen e kėrkesės sė qeverisė pėr financim tė brendshėm dhe pėr tė stimuluar plotėsimin e kėsaj kėrkese nėpėrmjet sistemit bankar, Banka e Shqipėrisė filloi injektimin e likuiditetit nėpėrmjet operacioneve tė pėrhershme, blerjes me tė drejta tė plota tė bonove tė thesarit. Likuiditeti i injektuar nėpėrmjet kėtyre operacioneve ishte 1.5 miliardė lekė. Kėto operacione janė nė kah tė kundėrt me operacionet e pėrhershme, tė kryera gjatė gjashtėmujorit tė parė tė vitit nė kushtet e mungesės sė kėrkesės sė qeverisė pėr likuiditet. Nė mbėshtetje tė ndėrhyrjeve me instrumentet e tregut tė hapur, pėr investimin e likuiditeteve tė lira, bankat pėrdorėn edhe depozitėn njėditore, niveli mesatar ditor i tė cilės ishte 616 milionė lekė nė krahasim me 307 milionė lekė nė tremujorin e kaluar. Nė kushtet e tepricės sė likuiditetit dhe plotėsimit tė nevojave nė tregun ndėrbankar, instrumenti i kredisė njėditore gjeti pėrdorim minimal gjatė tremujorit tė tretė tė vitit 2006.
|
|
Top
|
|
|
|
#928127 - 01/11/07 12:46 PM
Re: Lajme ekonomike!
[Re: EBM]
|
EBM
anetar aktiv
Registered: 06/06/05
Posts: 10701
Loc: Tirane
|
Tatimi mbi ndėrtesat do shtrihet mė shumė Viti 2007 do tė shtojė kontrollet mė shumė tek ndėrtesat, pėr tė rritur tė ardhurat nga taksa e caktuar, tatimi mbi ndėrtesat. Aktualisht, financat mbledhin nga kjo taksė, 1.4 miliardė lekė dhe presin qė pėr kėtė vit tė rrisin tė ardhurat nga kjo taksė mė 0.4 miliardė lekė. Krijimi i Inspektoratit tė Ndėrtimit, nė vend tė Policisė Ndėrtimore pritet tė rrisė mė shumė kontrollet me ndihmėn edhe tė legalizimit tė ndėrtimeve pa leje. Ministria e Financave pranon sot qė ka njė performancė tė dobėt, nė lidhje me kėtė tatim. Arsyeja kryesore ėshtė se ka njė mungesė tė plotė tė tė dhėnave mbi ndėrtesat e reja qė po ndėrtohen, pėr shkak tė informalitetit. Me futjen nė lojė tė Inspektoratit tė Ndėrtimit, me kompetenca mė tė plota dhe tė pavarura, pritet qė edhe informaliteti nė pagimin e taksave nė ndėrtim tė ulet me 17 pėr qind.
Tatimi mbi pasurinė(ndėrtesat)
Nė rast se ke ndėrtuar njė shtėpi tė re, do tė trokasė nė derė inspektori tatimor pėr tė caktuar taksėn mbi pasurinė e familjes suaj, shtėpinė. Tė ndėrtosh njė shtėpi tė re, njihet si pasuri dhe pėr kėtė duhet tė tatohesh. Tatimi varion nė varėsi tė sipėrfaqes sė ndėrtimit, por afėrsisht, pėr njė shtėpi normale pėr njė familje, paguhet nga 2 mijė deri nė 3 mijė lekė nė muaj tatim. Kjo taksė ėshtė shumė pak e mbledhur nga tatimet, pėr shkak se mungojnė tė dhėnat pėr ndėrtimet e reja dhe qė duhet tė tatohen. Procesi i Legalizimit, do tė krijojė edhe tė dhėnat e plota, tė cilat do ti japin mundėsi tatimorėve tė mbledhin mė shumė pėr kėtė taksė. Kėtė vit, Ministria e Financave ka parashikuar qė rriten tė ardhurat nga kjo taksė me 0.43 miliardė lek ose afėrsisht 5 milionė dollarė. Kjo do tė thotė qė do tė rriten kontrollet mė shumė dhe do tė ulet evazioni me 17 pėr qind, nė lidhje me kėtė taksė. Ministria e Financave ka parashikuar edhe njė progresion tė rritjes sė tė ardhurave nga kjo taksė. Kėshtu pėr vitin 2006 u mblodhėn 1.4 miliardė lekė dhe pėr vitin 2007 parashikohen 1.83 miliardė, pėr 2008 parashikohen 2.3 miliardė dhe nė vitin 2009 kur pėrfundon edhe plani afatmesėm buxhetor i qeverisė, do tė mblidhen 2.8 miliardė lekė, dyfishi i tė ardhurave qė janė sot.
Kontrollet
Krahas tatimorėve do tė jetė nė lojė edhe institucioni qė do tė krijohet sė shpejti, Inspektorati i Ndėrtimit. Ky inspektorat do tė krijohet nga shkrirja e Policisė Ndėrtimore. Aktualisht Qeveria ka gati strukturėn e kėtij inspektorati, qė do tė jetė nėn varėsinė e Pushtetit Lokal. Duke qenė se kompetencat e tij do tė jenė mė tė mėdha dhe mė tė pavarura, pritet qė kontrollet tė jenė mė efikase. Krijimi i inspektoratit do tė sjelli, sipas qeverisė edhe uljen e korrupsionit dhe evazionit fiskal. Ky parashikim ka si synim parėsor rritjen e kontrolleve.
Tatimi mbi pasurinė (ndėrtesat)
1 Perfomancė e dobėt nė mbledhjen e kėtij tatimi 2 Mungesė e databaseve tė domosdoshme nė identifikimin e pasurive tė ēdo personi 3 Tė ardhurat nga taksa mbi pasurinė nė vitin 2009 do tė jenė 2.8 miliard lekė nga 1.4 miliard lekė pėr vitin 2006 4 Dyfishimi i tė ardhurave do tė vijė nga rritja e kontrolleve dhe legalizimeve 5 Ulja e evazionit nė kėtė sektor me 17 % 6 Krijimi i Inspektoratit tė Ndėrtimit, nė vend tė Policisė Ndėrtimore
|
|
Top
|
|
|
|
#928128 - 01/13/07 11:50 AM
Re: Lajme ekonomike!
[Re: EBM]
|
EBM
anetar aktiv
Registered: 06/06/05
Posts: 10701
Loc: Tirane
|
Milionat e energjisė, zhvlerėsojnė lekun
Julian Llupo - Shekulli Leku ėshtė ndjerė i dobėt ndaj euros dhe dollarit, gjatė 10 ditėve tė para tė kėtij viti. Gjatė ditės sė djeshme, sipas kursit zyrtar tė Bankės sė Shqipėrisė, njė dollar ėshtė shkėmbyer me 96.8 lekė, ndėrsa njė euro me 125.4 lekė. Njė javė mė parė, nė datėn 4 janar, kur ka filluar edhe aktiviteti i sistemit bankar, dollari amerikan ka pasur njė kurs shkėmbimi prej 94.5 lekėsh, ndėrsa euro njė kurs prej 123.8 lekėsh. Dollari ka pėsuar njė rritje prej 2.43% krahasuar me lekun, nė harkun kohor tė njė jave, ndėrsa euro ėshtė rritur me 1.3 nė kursin e kėmbimit kundrejt lekut, gjatė 7 ditėve tė fundit. Leku ėshtė zhvlerėsuar edhe ndaj valutave tė tjera, duke nxjerrė nė pah se njė situatė e tillė ėshtė favorizuar, nė radhė tė parė, nga kriza energjetike nė vend. Hedhja nė treg e njė sasie tė madhe leku, nė disa transaksione tė ndodhura brenda harkut tė njė muaji dhe blerja e valutės, duket se ka qenė njė tjetėr arsye, qė monedha vendėse tė ndjehet e dobėt nė fillimin e kėtij viti. Sipas llogarive tė bėra nga ana e ekspertėve tė energjisė, aktualisht, nėse importet janė vėrtet 10 milionė kWh nė ditė, me njė ēmim qė tashmė ka shkuar nė 80 euro kWh, fatura shkon nė 800 mijė euro. Nėse kėsaj shume do t'i shtojmė edhe koston e transmetimit qė ka kėrkuar Greqia dhe pala shqiptare ėshtė detyruar ta paguajė, fatura mbėrrin nė 1 milionė euro. Blerja e njė sasie tė madhe valutė nė treg dhe rritja e ofertės sė lekut, ka bėrė qė monedha vendėse tė pėrjetojė njė javė tė keqe, duke lėshuar ēdo ditė terren, njė sjellje qė nuk ka qenė e pranishme gjatė vitit 2006.
Ndėrhyrjet nė treg
Blerja e vazhdueshme e valutės nė treg nga ana e Bankės sė Shqipėrisė, si edhe emetimi i bonove tė thesarit pėr herė tė parė nė euro, duket se janė edhe faktorėt e tjerė qė kanė ndikuar nė zhvlerėsimin e lekut. Banka e Shqipėrisė ka blerė valutė deri nė ditėt e fundit tė vitit 2006, duke u munduar qė tė zbusė efektet e ardhjes sė valutės nga ana e emigrantėve pėr festa. Megjithėse, nuk bėhet e ditur nga ana e Autoritetit Qendror Monetar, sasia e valutės sė blerė gjatė muajve tė fundit tė vitit 2006, BSH ka bėrė publike ndėrhyrjet nė tremujorin e tretė tė vitit tė kaluar. Gjatė tremujorit tė tretė, Banka e Shqipėrisė ka blerė nga bankat e nivelit tė dytė 9.61 milionė USD, me njė kurs mesatar prej 95.68 lekė dhe 28.70 milionė euro, me njė kurs mesatar prej 122.30 lekė. Ndėrsa, pėrsa i pėrket emetimit tė bonove tė thesarit, qeveria me anė tė njė ankandi ka blerė 45 milionė euro nė treg, pėr njė afat 5-vjeēar.
|
|
Top
|
|
|
|
#928129 - 01/16/07 01:11 PM
Re: Lajme ekonomike!
[Re: EBM]
|
EBM
anetar aktiv
Registered: 06/06/05
Posts: 10701
Loc: Tirane
|
Nafta, grosistėt mbajnė me kokėfortėsi ēmimin e lartė
Gazeta ABC
Ēmimi i naftės nė bursė po pėson rėnie tė njėpasnjėshme. Sipas tė dhėnave nga Financial Times, ēmimi i njė ton naftė, qė importohet nga grosistėt shqiptarė, nė tregun ndėrkombėtar ka mbėrritur nė 477$. Por ndėrsa, ky ēmimi pėr importuesit bie nė tregun ndėrkombėtar, ata vazhdojnė tia shesin konsumatorėve shqiptarė me ēmime tė larta. Prej kohėsh, ky ēmim ėshtė fiksuar nė 125 lekė pėr litėr, nga ky sigurisht importuesit po pėrfitojnė padrejtėsisht nė kurriz tė konsumatorėve, pasi kėtė ēmim ata e kanė vendosur qė nė kohėn e krizės sė naftės, nė gushtin e kaluar. Aktualisht, ēmimi nė bursėn ndėrkombėtare ka rėnė me 23.5 $ pėr ton krahasuar me njė javė mė parė, duke shėnuar njė rėnie mjaft tė lartė tė ēmimit tė importit me shumicė. Ndėrkohė qė sipas tė dhėnave nga Financial Times, nė janarin e vitit qė shkoi ēmimi i njė ton naftė, ishte 501.5 dollarė.
Llogaritjet Sipas llogaritjeve tė bėra, importuesit tashmė e marrin njė litėr naftė, nė tregun ndėrkombėtar me 0.98 cent dollarė, dhe e shesin nė treg me 1.25 $. Ndėrkohė qė pikat me pakicė llogaritet qė tė marrin vetėm 0.5 lekė pėr litėr fitimi kryesor i shkon importuesve. Pas ndryshimit tė ēmimit tė importit nė bursat ndėrkombėtare, norma e fitimit tė grosistėve ka mbėrritur nė 21.7%, nga 4% qė deklarojnė ata. Sipas specialistėve, edhe pse nė vend operojnė disa kompani nė importin e karburanteve, ky treg ėshtė i deformuar. Ata shprehen se fakti qė ēmimi nė tregun shqiptar nuk ndikohet sa herė qė ulet ēmimin ndėrkombėtar i naftės, tregon qė nuk ka konkurrencė. Nė fakt, kur ndodh rritja e ēmimit nė bursat ndėrkombėtare, grosistes vendės nxitojnė ta pasqyrojė kėtė rritje menjėherė. OPEC ka vendosur qė nga prodhimi ditor i naftės bruto prej 1.2 milion fuēi nė nėntor, tė ulė prodhimin me 500,000 fuēi nė ditė qė nga 1 shkurti i kėtij viti. Por sipas specialistėve ndėrkombėtarė, ēmimi i naftės do mbahet i lartė me kokėfortėsi, pasi grupi i vendeve tė OPEC po pėrpiqet tė mbajė njė ēmim dysheme prej 55 dollarėsh pėr fuēi. Ata parashikojnė qė nafta bruto do tė tregtohet me njė mesatare 60-65 dollarė pėr fuēi, edhe pėr kėtė vit.
|
|
Top
|
|
|
|
#928130 - 01/17/07 10:06 AM
Re: Lajme ekonomike!
[Re: EBM]
|
EBM
anetar aktiv
Registered: 06/06/05
Posts: 10701
Loc: Tirane
|
Bankat mashtrojnė pėr interesat
Nuk rriten interesat e depozitave. Individėt kėrkojnė bono thesari me 7.9 pėr qind
G.Osmani-Gazeta ABC
Bankat e nivelit tė dytė nuk kanė rritur normat e interesit pėr muajin e parė tė vitit ashtu siē kishin njoftuar. Kur po pėrfundon java e tretė e muajit, asnjė nga bankat e nivelit tė dytė nuk ka njoftuar rritje interesash teksa depozituesit prisnin njė rritje tė interesave pėr kursimet nė lekė dhe euro. Njė vendim i tillė pritej pas vendimit tė Bankės sė Shqipėrisė pėr rritjen e normės bazė tė interesit tė lekut nė 5.5 pėr qind dhe rritjes sė interesit tė euros nga Banka qendrore Evropiane nė 3.5 pėr qind. Por tė dhėnat nga sistemi bankar njoftojnė se rritja e interesave ka prekur vetėm kreditė ndėrsa interesat e depozitave mbeten tė pandryshuara.
Investoni nė bono Sipas tė dhėnave nga bankat e nivelit tė dytė, pėr depozita me afat 12 mujor interesi ėshtė 5.3 pėr qind ndėrkohė qė pėr tė njėjtėn periudhė kohore interesi po tė blesh bono thesari ėshtė 7.86 pėr qind, pra 2.56 pėr qind mė shumė. Pėr depozita 3 mujore interesi ėshtė vetėm 3.8 pėr qind ose 2.5 pėr qind mė i ulėt se interesi i bonove tė thesarit pėr tė njėjtėn periudhė kohore. Edhe pėr depozitat me afat 6 mujor me mė shumė interes ėshtė tė investosh nė bono thesari ku interesi ėshtė 7.17 pėr qind ndėrsa pėr depozitat me kėtė afat interesi nė banka ėshtė 4.5 pėr qind. Nė fakt individėt mund ti blejnė bonot e thesarit vetėm nė sportelet e bankave tė nivelit tė dytė pasi Banka e Shqipėrisė nuk e ofron mė kėtė shėrbim. Por bankat tė paguajnė interesa mė tė ulta pėr bonot dhe mbajnė diferencėr pėr vete. Kėshtu nėse banka merr njė interes prej 7.86 pėr qind pėr bonot me afat maturimi 6 mujore, interesi qė tė jep nėse ia shet bonot bankės vetėm njė javė pasi i ke blerė ėshtė vetėm 5.21 pėr qind.
Interesi fiksohet te 7.86 % Banka e Shqipėrisė nė bashkėpunim me Ministrinė e Financave zhvilloi dje ankandin e rradhės pėr shitjen e bonove tė thesarit, qė ndryshe quhet borxhi qė Qeveria mer te bankat, institucionet financiare dhe individėt. Sipas Departamentit tė Operacioneve Monetare pranė kėsaj banke, nė kėtė ankand Ministria e Financave ofroi pėr shitje bono thesari me maturim 3 mujor, 6 mujor dhe 12 mujor me njė total prej 22.3 miliardė lekėsh, tė cilat do tė pėrdoren pėr Bankėn e Shqipėrisė dhe pėr bankat e nivelit tė dytė. Sipas rezultateve tė ankandit interesat pėr bonot me afat maturimi njė vit rezultuan 7.86 pėr qind, tė afėrta me ankandin e fundit tė muajit dhjetor kur interesi ishte 7.85 pėr qind. Interesat kanė rezultuar tė pandryshuar edhe pėr bonot me afat maturimi 3 mujhor dhe 6 mujor, respektivisht 6.38 dhe 7.19 pėr qind.
|
|
Top
|
|
|
|
#928131 - 01/17/07 10:18 AM
Re: Lajme ekonomike!
[Re: EBM]
|
EBM
anetar aktiv
Registered: 06/06/05
Posts: 10701
Loc: Tirane
|
Liria ekonomike, Shqipėria renditet e 66-ta Julian Llupo- Shekulli
Sipas njė klasifikimi pėr vitin 2007, tė publikuar ditėn e sotme nga Fondacioni Amerikan "Heritage", Shqipėria renditet vendi i 66-tė nė botė pėr nga liria ekonomike, me 61.4 pikė. Nė kėtė studim janė pėrfshirė 157 vende nga e gjithė bota. Shqipėria renditet nė vendin e 30, mes 41 shteteve evropiane qė gjendet nė listėn e Fondacionit Amerikan. Megjithėse ndodhet njė vend mė para krahasuar me vitin 2005, sipas raportit, niveli e lirisė ekonomike ka pėsuar njė rėnie me 0.6 pėr qind gjatė vitit tė kaluar, duke e lėnė kėshtu vendin tonė, pas mesatares sė rajonit. Kalimi njė vend mė parė se viti 2005, ka ardhur pėr shkak tė ndryshimeve mė tė mėdha negative qė kanė pasur vendet e tjera, nė vlerėsimin e kėtij treguesi. Sipas tė pėrditshmes ekonomike amerikane "Wall Street Journal", Shqipėria ėshtė renditur kėtė vit nė vend tė 66-tė pėr treguesin e lirisė ekonomike, ndėrsa zhvillimin mė tė madh pozitiv vendi, sipas kėtij treguesi, e ka pasur gjatė 2005. Nga viti 2004 deri nė vitin 2005, Shqipėria ėshtė ngjitur 14 pozicione mė sipėr. Niveli i lirisė ekonomike sė Shqipėrisė, sipas vlerėsimit, ėshtė i pėrafėrt me fqinjėt e saj nė Ballkan, si Kroacia apo Maqedonia, dhe disa herė mė i lartė se Greqia, shtet i cili ėshtė anėtarėsuar edhe nė Bashkimin Evropian. Liria fiskale, liria nga ana e qeverisė dhe liria monetare pozicionohen shumė mirė, por pikėt nė total pėr Shqipėrinė bien nga performanca e dobėt nė fushėn e tė drejtave tė pronės dhe korrupsionit. Dobėsia nė tė drejtėn e pronės, vjen si rezultat i ndėrhyrjes politike nė sistemin gjyqėsor, i cili ēon nė njė dhunimin tė ligjeve tė vendit. Por niveli i lirisė ekonomike nė Shqipėri mbetet nė nivele tė larta, krahasuar me vendet fqinje, ku ndarja shtetėrore dhe paqėndrueshmėria ėshtė e theksuar dhe ka ardhur nė rritje gjatė 7 viteve tė fundit. Nėse Shqipėria vazhdon tė mbajė tė ulėt nivelin e taksave dhe shton luftėn ndaj korrupsionit, niveli i lirisė ekonomike do tė rritet mė tej, sqaron raporti i bėrė nga Fondacioni Amerikan "Heritage".
Liria e biznesit, 56.1% Sipas studimit tė bėrė nga Fondacioni Amerikan "Heritage", hapja e njė biznesi tė ri nė Shqipėri kėrkon 39 ditė, krahasuar me 48 ditė qė ėshtė mesatarja nė shumicėn e shteteve tė marra nė kėtė renditje. Ndėrkohė qė marrja e njė licence pėr biznes, ėshtė mė e vėshtirė pėr shkak tė procedurave ligjore. Gjithashtu edhe mbyllja e njė biznesi ėshtė tepėr e vėshtirė, nėse krahasohet me vendet e rajonit.
Liria Fiskale, 91.5% Shqipėria aplikon taksa tė ulėta, ēka rrisin interesin, si pėr punėdhėnėsit ashtu dhe pėr punonjėsit. Sipas studimit, Tatimi mbi tė Ardhurat ėshtė 20 pėr qind. Nė janar 2006 qeveria ia uli taksėn korporatave me 3 pėr qind, nė 20 pėr qind, duke bėrė tė mundur renditjen disa vende mė lart pėr kėtė tregues.
Liria nga qeveria, 77.7% Shpenzimet qeveritare nė total janė nė nivele mesatare. Studimi sqaron se gjatė viteve tė fundit, qeveria shpenzoi 28.8 pėr qind tė GDP, ndėrkohė qė mblodhi 8.8 pėr qind tė tė ardhurave tė saj nga ndėrmarrjet shtetėrore. Maqedonia e 71-a, sipas listės sė "Heritage" Foundation, pėr lirinė ekonomike Ekonomia maqedonase, sipas pėrqindjes sė lirive nė sferėn ekonomike nė rang botėror, ndodhet nė vendin e 71-tė, theksohet nė raportin vjetor tė "Heritage" Foundation. Sipas dokumentit, Maqedonia ka njė indeks tė lirisė nė sferėn e ekonomisė prej 60,8 pėr qind, me njė pėrmirėsim pėr 0,2 pėr qind nė krahasim me vitin 2006, qė do tė thotė se shteti ėshtė zhvendosur nė grupin e shteteve me liri-biznesi tė matur. Maqedonia e mori vendin e 32-tė nga 41 shtete evropiane, me rezultat tė pėrgjithshėm mė tė ulėt nga mesatarja evropiane, shtohet nė raportin vjetor "Indeksi i Lirive Ekonomike". Vlerėsimet nga raporti tregojnė nivel tė lartė tė lirisė fiskale dhe monetare nė Maqedoni, me inflacion tė vogėl tė nivelit vjetor. Tatimet personale dhe korporative janė mjaft tė ulėta, me vėrejtje se tė ardhurat e pėrgjithshme tė tatimit kanė rol tė madh nė GDP-nė e vendit. Fondacioni me renome vlerėson se qeveria e Maqedonisė po synon ta ulė ndikimin e vet ndaj tregut tė tė mirave, edhe pse nė sfera tė caktuara, ekonomia e tregut ėshtė shkelur pėr shkak tė pranisė sė kompanive qė ende janė nėn kontrollin e shtetit.
Hong Kongu, kryeson botėn pėr nga liria ekonomike Hong Kongu ėshtė renditur si vendi me lirinė mė tė madhe ekonomike nė botė, pėr tė 13-in vit rresht, sipas "Indeksit tė Lirisė" tė publikuar nga fondacioni amerikan "Heritage". Ndėrkohė qė nė vendin e dytė gjendet qyteti kinez me taksat mė tė ulėta nė botė, Singapori. Indeksi vjetori i lirisė ekonomike i publikuar nga fondacioni me qendėr nė Uashington, nė bashkėpunim me gazetėn "Wall Street Journal" ka marrė pėr bazė 10 faktorėt mė tė gjerė tė lirisė, nė 157 shtete tė botės. Nė vendin e tretė tė listės me 157 shtete, renditet Australia, e pasuar nga Shtetet e Bashkuara tė Amerikės dhe Zelanda e Re. Kina renditet nė vendin e 119 pėr nga liria ekonomike, me 61.6 pikė.
|
|
Top
|
|
|
|
#928132 - 01/17/07 02:31 PM
Re: Lajme ekonomike!
[Re: EBM]
|
.....
anetar aktiv
Registered: 07/07/04
Posts: 2875
|
E lexova dhe une ekte artikullin sot ne mengjes, por nuk mora vesh ke vend linim prapa dhe kush na e kalonte ne Europe! Po pati njeri ndonej link me ate renditjen perfundimtare, mund ta vendose ketu!
|
|
Top
|
|
|
|
#928133 - 01/17/07 02:58 PM
Re: Lajme ekonomike!
[Re: .....]
|
EBM
anetar aktiv
Registered: 06/06/05
Posts: 10701
Loc: Tirane
|
|
|
Top
|
|
|
|
#928134 - 01/17/07 04:17 PM
Re: Lajme ekonomike!
[Re: EBM]
|
.....
anetar aktiv
Registered: 07/07/04
Posts: 2875
|
Hapet, hapet! I kalokemi Rumanise! Qenkemi per ne BE ne, pse s'thua!
|
|
Top
|
|
|
|
#928135 - 01/18/07 01:25 PM
Re: Lajme ekonomike!
[Re: .....]
|
EBM
anetar aktiv
Registered: 06/06/05
Posts: 10701
Loc: Tirane
|
Miratohet puna pėr 2007, do krijohen monedha tė reja
Kėshilli Mbikėqyrės i Bankės sė Shqipėrisė, nė mbledhjen e parė tė tij pėr kėtė vit ka miratuar planin e punės pėr 2007. Nė kėtė plan janė specifikuar objektivat parėsore si inflacioni dhe krijimi i njė transparence mė tė gjerė me publikun. Njėkohėsish, pjesė e vendimeve ishte edhe krijimi i monedhės me vlerė 2 000 lekė, heqja nga qarkullimi i monedhave tė prodhuara para vitit 2006, si dhe heqja nga tregu tė monedhės 100 lekėshe. Nė ndryshim nga vitet e mėparshme, Kėshilli Mbikėqyrės i Bankės sė Shqipėrisė kėtė vit do tė zhvillojė mbledhje tė veēanta tė kushtuara tėrėsisht vlerėsimit tė politikės monetare tė ndjekur si dhe vendimmarrjes pėr ardhmėrinė e saj. Ky zhvillim i ri ėshtė nė pėrputhje me konkluzionet e dala gjatė 2 viteve tė fundit, periudhė gjatė sė cilės, Banka e Shqipėrisė ėshtė pėrfshirė nė njė proces intensiv tė vlerėsimit tė gjithanshėm tė kuadrit tė politikės monetare me synim rritjen e mėtejshme tė efektivitetit tė saj. Ky ndryshim sė bashku me disa ndryshime tė tjera, tė cilat janė bėrė prezentė nė dokumentet e publikuara tashmė, do tė pėrsosė mė tej transparencėn e Bankės sė Shqipėrisė. Nga ana tjetėr, kjo do tė ndihmojė nė orientimin mė tė mirė tė tregut dhe publikut nė pėrgjithėsi jo vetėm pėr sa i takon tė shkuarės, por edhe pėr pritshmėritė qė ata kanė pėr tė ardhmen e afėrt dhe atė tė largėt. Ky ndryshim pėrmbush edhe njė prej elementeve tė rėndėsishėm tė regjimit tė inflacionit tė shėnjestruar, njė kuadėr politik, i cili prej dy vitesh po studiohet nė detaje prej Bankės sė Shqipėrisė, si njė nga regjimet e synuara tė politikės monetare. Nė kėtė mbledhje nga Kėshillit Mbikėqyrės i Bankės sė Shqipėrisė u miratuan dhe: udhėzimi Mbi procedurat e shtypjes, tė rishtypjes dhe tė emetimit tė monedhave metalike dhe kartėmonedhave pėr qėllime numizmatike nga Banka e Shqipėrisė, njė ndryshim nė rregulloren Mbi procedurat e ndėrhyrjes sė Bankės sė Shqipėrisė nė tregun e brendshėm valutor, si dhe u shqyrtuan disa materiale tė tjera, qė kanė tė bėjnė me aktivitetin e brendshėm tė Bankės sė Shqipėrisė.
|
|
Top
|
|
|
|
#928136 - 01/18/07 01:26 PM
Re: Lajme ekonomike!
[Re: EBM]
|
EBM
anetar aktiv
Registered: 06/06/05
Posts: 10701
Loc: Tirane
|
Gati ngritja e njėsisė pėr koncesionet
Ministria e Ekonomisė, nė mbėshtetje tė zbatimit tė ligjit tė ri tė koncesioneve, ka nisur punėn pėr ngritjen e Njėsisė sė re tė koncesioneve. Tashmė janė shpallur kriteret pėr punėsimin e specialistėve pranė njėsisė mė tė re, qė do tė menaxhojė tė gjithė procesin e koncesioneve nė sektorėt publikė. Kryesisht specialistėt do tė jenė juristė, ekonomistė, inxhinierė tė profileve tė ndryshme, qė do tė punėsohen pranė kėsaj njėsie publike pas njė gare tė hapur konkurruese pėr kapacitetet profilizuese qė duhet tė kenė. Rritja e fluksit tė Investimeve tė Huaja Direkte, vlerėsohen mjaft tė rėndėsishme nė politikat e zhvillimit ekonomik tė qeverisė pėr vitet 2006-2009. Brenda viteve 2007-2008, objektiv i rėndėsishėm vlerėsohet fluksi i investimeve private pėrmes koncesioneve nė sektorėt strategjikė tė elektroenergjetikės, nė sektorin e naftės dhe gazit, nė transport si dhe nė zhvillimin e SME-ve. Identifikimi i tregjeve dhe mundėsive tė investimeve tė huaja direkte nė sektorėt mė potencialė si ata tė elektroenergjetikės, minierat, gazi, nafta, agrobiznesit dhe te turizmit. Ligji i ri krijon hapėsira pėr konkurrim on line, duke shkurtuar ndjeshėm kostot e procesit. Nė tė njėjtėn kohė, nė kėtė ligj janė tė rregulluar me nene tė veēanta jo vetėm marrėdhėniet mes shtetit e subjektit privat, por edhe marrėdhėniet mes kontraktorit e nėnkontraktorėve. Po ashtu, me ligjin e ri merr fund praktika e ofertave mė tė lira. Nė plan tė parė do tė jetė projekti mė konkurrues dhe cilėsia e punimeve brenda limiteve tė caktuara financiare.
|
|
Top
|
|
|
|
#928137 - 01/19/07 03:01 PM
Re: Lajme ekonomike!
[Re: EBM]
|
EBM
anetar aktiv
Registered: 06/06/05
Posts: 10701
Loc: Tirane
|
TEC-i i Vlorės, nė shkurt fillojnė punimet ADI DARSI - Metropol
Ėshtė caktuar qė TEC-i, me fuqi 100 MW tė ndėrtohet nė afėrsi tė Pyllit tė Sodės.
Mė nė fund ėshtė pėrcaktuar edhe afati i nisjes sė punimeve pėr ndėrtimin e TEC-it tė Vlorės. KESH dhe firma ndėrtuese i kanė pėrfunduar tė gjitha marrėveshjet ndėrmjet tyre dhe tani, sapo tė lėvrohen paratė nga kreditorėt e projektit do tė nisė puna nė terren. Ndėrtimi i veprės do tė zgjasė pėr 2 vjet, por ajo mund tė futet nė prodhim menjėherė pas pėrfundimit tė fazės sė parė, nė shkurt 2008. Umberto Franzi, Drejtor i Pėrgjithshėm i shoqėrisė italiane, qė do tė zbatojė projektin e TEC-it tė Vlorės, Mayer Engenering tha se ka pėrfunduar prej kohėsh firmosja e dokumenteve tė kontratės me KESH-in dhe se tashmė, kjo kompani ėshtė nė pritje tė dritės jeshile nga bankat financuese, pėr tė filluar nė datėn e nisjes sė punimeve tė impiantit. Koha e implementimit tė impiantit ėshtė 2 vjet dhe shoqėria ndėrtuese po vlerėson njė zgjidhje teknike, qė mund tė lejojė qė tė ketė fuqinė e vėnė nė dispozicion tė impiantit, nė njė kohė mė tė shkurtėr se sa ajo qė ėshtė e nevojshme pėr pėrfundimin e impiantit. Ekziston mundėsia, qė nė TEC-in e Vlorės tė prodhohet energji pėrpara pėrfundimit tė projektit. Duke pasur parasysh qė TEC-i ka njė kohėzgjatje ndėrtimi prej 24 muajsh, mbetet hipotezė qė ka njė probabilitet jo tė vogėl dhe teknikisht tė realizueshme, qė gjysmėn e kohės, pra afro 12 muaj nga fillimi i projektit, mund tė ketė gjenerim.
|
|
Top
|
|
|
|
#928138 - 01/20/07 12:21 PM
Re: Lajme ekonomike!
[Re: EBM]
|
EBM
anetar aktiv
Registered: 06/06/05
Posts: 10701
Loc: Tirane
|
KESH pretendon 1 milion euro nga kontratat e parespektuara
Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka hartuar tė gjithė dokumentacionin e mundshėm pėr hedhjen nė gjyq tė kompanive qė nuk respektuan kontratat e importit. Pėr kėtė KESH-i pretendon njė dėmshpėrblim prej 1 milion eurosh, vlerė qė ėshtė minimale nė krahasim mė dėmin qė kėto kompani i shkaktuan furnizimit tė Shqipėrisė me energji elektrike. Lajmin e ka bėrė tė ditur nė njė konferencė pėr shtyp drejtori i Pėrgjithshėm i Korporatės Elektroenergjetike, Andi Beli. "Po ju rikonfirmoj, dy kanė qenė kompanitė qė nuk performuan kontratat e tyre. Nuk ėshtė absolutisht normale qė tė mos procedohen dhe pėr kėtė unė kam dy ditė qė kam nėnshkruar dokumentet e nevojshme juridike qė tė mbahet garancia e performancės sė tyre dhe ky ėshtė vetėm hapi i parė i njė procedimi legal kundrejt kėtyre kompanive", ėshtė shprehur Beli, lidhur me ēėshtjen. Sipas tij, janė rreth 1 milion euro dėmshpėrblim pėr KESH-in pėr mos performimin e kontratės nga ana e kompanive nė fjalė. "Pėrveē kėsaj ka edhe penalitete tė tjera, tė cilat do tė aplikohen nė vazhdimėsi tė procedurave juridike qė do tė hapen pikėrisht pėr kėtė qėllim. Jemi tė vendosur tė vazhdojmė kėtė ēėshtje me anė tė procedurave ligjore si nė nivel kombėtar ashtu edhe ndėrkombėtar", ka theksuar Beli. Nga emrat kryesore tė kompanive importuese mbeten kompania ATEL, EGL Zvicėr, EFT qė jep mbi 50% tė fuqisė qė marrim sot, korporata sllovene, kompania austriake "Verbund" dhe ajo e Milanos AEM Group.
|
|
Top
|
|
|
|
#928139 - 01/22/07 10:04 AM
Re: Lajme ekonomike!
[Re: EBM]
|
EBM
anetar aktiv
Registered: 06/06/05
Posts: 10701
Loc: Tirane
|
"Intesa" blen BIA-n, nuk ka rrezik konkurrence
J.Llupo Shekulli/22-01-2007 Banka "San Paolo IMI", e cila ka blerė nė fillim tė kėtij viti 80% tė Bankės Italo-Shqiptare, ėshtė duke u bashkuar me bankėn tjetėr italiane, "Intesa S.p.a". Pėr kėtė bashkim. Autoriteti i Konkurrencės ka bėrė vlerėsimin qė mund tė ketė ky pėrqendrim, nė konkurrencėn bankare shqiptare. Komisioni i Konkurrencės, pas shqyrtimit tė njoftimit tė pėrqendrimit, vėren se "Intesa Group" ushtron veprimtari nėpėrmjet filialeve tė saj nė Itali dhe nė Evropėn Qendrore dhe Lindore, dhe nuk ka veprimtari ekonomike nė Shqipėri. Ndėrsa "San Paolo IMI" S.p.a., ushtron veprimtari nė Shqipėri nėpėrmjet Bankės Italo0Shqiptare Sh.A., ku zotėron 80% tė aksioneve tė kėsaj banke. Transaksioni i njoftuar konsiston nė bashkimin me anė tė pėrthithjes tė paketės sė aksioneve tė "San Paolo IMI" S.p.a., tek Banka Intesa S.p.a., dhe pėr rrjedhojė dhe tė pjesės prej 80% tė aksioneve qė "San Paolo IMI" S.p.a., zotėron tek BIA. Ky transaksion, nuk sjell asnjė ndryshim nė strukturėn e pėrgjithshme tė tregut bankar shqiptar. "Transaksioni konsiston nė bashkimin, sipas procedurės sė pėrthithjes sė "San Paolo IMI" nga "Intesa". Si pasojė, "San Paolo" pushon sė ekzistuari si person juridik dhe tė gjitha asetet, detyrimet dhe tė gjitha marrėveshjet e marrėdhėniet ku ajo ėshtė palė, do transferohen sipas ligjit, tek "Intesa". Si rrjedhim, ky bashkim pėrthithės, qė nė tregun bankar shqiptar ėshtė njė zėvendėsim pronėsie tė "San Palo IMI" S.p.a., nga "Intesa" nė BIA, pėrgjithėsisht nuk shkakton ndryshime strukturale nė tregun bankar dhe nė veēanti as strukturėn brenda Bankės Italo-Shqiptare, ēka do tė thotė qė nuk krijon apo forcon njė pozicion dominues. Transaksioni i njoftuar konsiston nė zėvendėsimin e pronėsisė tė pjesės sė kapitalit prej 80% tė aksioneve tė "San Paolo IMI" nė BIA nga "Intesa" dhe nuk ka efekte negative nė lidhje me konkurrencėn nė tregun e produktit pėrkatės, apo nė tregun gjeografik",- thuhet nė deklaratėn e Autoritetit tė Konkurrencės.
|
|
Top
|
|
|
|
#928140 - 01/22/07 10:08 AM
Re: Lajme ekonomike!
[Re: EBM]
|
EBM
anetar aktiv
Registered: 06/06/05
Posts: 10701
Loc: Tirane
|
BSH arrin qėllimin, shtrenjtohen kreditė dhe depozitat
Julian Llupo Normat e interesit nė tregjet financiare njohėn rritje tė tjera gjatė muajve tė fundvitit, ndėrsa Autoriteti Qendror Monetar, pret qė kjo rritje tė vazhdojė edhe gjatė vitit 2007. Gjatė kėsaj periudhe, janė vėrejtur tendenca tė rritjes sė normave tė interesit nė tregun e depozitave, tė kredive nė lekė, si dhe nė tregun e letrave me vlerė tė qeverisė. Rritje tė interesave ka pasur edhe pėr valutat, pasi frika nga inflacioni tashmė ėshtė kthyer nė njė problem ndėrkombėtar. Banka e Shqipėrisė, bėn tė ditur se normat e interesit nė tregun e depozitave nė lekė, janė rritur thuajse nė tė gjitha afatet, gjatė muajve tė fundit tė vitit. Megjithatė, rritja e interesave ka qenė mė e theksuar tek kreditė gjatė fundit tė vitit, duke sjellė rritje tė kostos sė ndėrmjetėsimit. Ndėrkohė, rritja e normės bazė tė interesit nė fund tė muajit nėntor, pritet tė japė ndikimin e vet nė muajt e ardhshėm. Nė tregun primar ėshtė vėnė re njė rritje e interesave tė bonove tė thesarit, kryesisht atyre me afat 6 dhe 12-mujor. Nė fund tė muajit nėntor, yield-et e bonove tė thesarit arritėn nė 6.24 pėr qind, 6.87 pėr qind, 7.54 pėr qind pėrkatėsisht pėr bonot e thesarit 3, 6 dhe 12-mujore. Nė kėto nivele interesat e bonove tė thesarit, kanė qenė edhe pėr ankandet e para tė zhvilluara gjatė vitit 2007. Gjithashtu, hedhja nė treg e obligacioneve 5-vjeēare nė muajin nėntor tė vitit 2006, ėshtė realizuar me njė normė tė yield-it prej 9.68 pėr qind. Rritja e yield-it tė bonove tė thesarit, ka ardhur nė kushtet e rritjes sė kėrkesės sė qeverisė pėr financim. Interesat pėr kreditė dhe depozitat nė valutė
Shtrėngimi i politikės monetare nga Banka Qendrore Evropiane, vlerėsohet tė ketė ndikuar nė rritjen e interesave tė depozitave nė euro, nė afatet 1, 3, 6 dhe 24-mujore nė muajin tetor. Gjithashtu, politika neutrale e Rezervės Federale dhe pritshmėritė pėr uljen e normės bazė tė interesit nė muajt e ardhshėm, kanė nisur tė reflektohen nė tregun e depozitave nė dollarė, ku janė vėrejtur ulje tė interesave nė dollarė. Nė muajin tetor tė vitit tė kaluar, ka pasur ulje tė interesave tė depozitave pa afat dhe tė depozitave me afat 3, 6, 24 dhe 36-mujore, 2-vjeēare, 3-vjeēare, 5-vjeēare. Ndėrsa nė tregun e kredive ka pasur rritje tė kredive me afat nė dollarė pėr afate deri nė 3 vjet dhe ulje tė interesave tė kredive afatgjata pėr afate mbi 3 vjet. Njė situatė e tillė pėr monedhėn amerikane, pėrputhet me pritshmėritė pėr uljen e normės bazė tė interesit nga Rezerva Federale. Ndėrkohė, janė rritur interesat e kredive nė euro pėr afate tė shkurtra deri nė njė vit dhe janė ulur interesat e kredive afatgjata. Nė muajin tetor, interesat e kredive nė euro arritėn nė nivel mesatar nė 7.39 pėr qind, kundrejt 8.06 pėr qind njė muaj mė parė. Ndėrkohė, interesat e kredive nė dollarė kanė qėndruar nė nivele mė tė larta se ato nė euro. Niveli mesatar i kredive nė dollarė nė tetor, arriti nė 10.29 pėr qind, nga 9.55 pėr qind tė njė muaji mė parė. Nė muajin tetor, ndryshimi i diferencės sė interesave tė depozitave lekė-valutė, pėr afatet 3, 6 dhe 12-mujore, ka qenė rritės pėr kėto afate. Rritja ka qenė mė e madhe nė diferencėn e interesave lek-euro, krahasuar me diferencėn lek-usd, pėrkatėsisht mbi 1.08 pėr qind dhe nėn 0.74 pėr qind. Kjo, pasi interesat depozitave nė euro, qėndrojnė nė nivele mė tė ulėta se depozitat nė dollarė, tė orientuara nga normat bazė tė interesit tė vendeve pėrkatėse.
|
|
Top
|
|
|
|
Moderator: Isabelle, EBM, Dimir
|
|