Who's Online
0 registered and 31 anonymous users online.
Newest Members
ari poetry, HArD_dAnCe, WebShqip, KOD, Xhena
6802 Registered Users
November
Su M Tu W Th F Sa
1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30
Shout Box

Top Posters
18734
pinkparadise
15195
Kondrapedali
13804
I
13655
TEDI
13076
USA
Forum Stats
6802 Members
70 Forums
17351 Topics
974257 Posts

Max Online: 371 @ 10/24/07 11:59 PM
Faqet e fundit
»Chat.al
»Arkiva Mediatike - Infoarkiv
»virtualbania
Page 1 of 10 12345>Last »
Topic Options
Rate This Topic
#925269 - 12/10/06 02:59 PM Harta e territ, kufizimet deri ne 19 ore ne dite *****
MLK Offline
anetar aktiv


Registered: 01/20/05
Posts: 8577
Loc: EU
Harta e territ, kufizimet deri ne 19 ore ne dite
E Shtune, 09 Dhjetor 2006
Korporata Elektroenergjetike Shqiptare beri publike dje grafikun e nderprerjeve te energjise ne rang vendi. Oraret e reja do te variojne nga 4 deri ne 19 ore ne dite. Serish zonat me te penalizuara jane ato te veriut te vendit, ku kufizimet arrijne maksimumin

Fatjon Ferko

Kufizimet e energjise elektrike ne qytet dhe ne fshatra u rikthehen oreve te gjata. Dje, Korporata Elektroenergjetike Shqiptare beri publike oraret e nderprerjes se energjise elektrike per te gjithe vendin, qe variojne nga 4 deri ne 19 ore ne dite. Tashme vendi i eshte rikthyer krizes energjetike, duke iu nenshtruar oreve te gjata te kufizimeve te energjise. Kryesisht qytetet do te vuajne 4 ore ne dite mungesen e energjise elektrike, ndersa fshatrat do te jene me te penalizuarit. Ashtu si edhe vitin e kaluar, zona e veriut te vendit do te kete kufizimet me te thella, qe arrijne ne 19 ore ne dite. Megjithese nuk eshte deklaruar, duket se edhe kete vit kriteri perzgjedhes eshte niveli i arketimeve. Ndryshe nga vitet e tjera, gjate ketij dimri, Tirana do te jete nje nder qytetet qe do te vuaje rreth 4 ore ne dite mungesen e energjise. Sipas njoftimit per shtyp te KESH-it, mesohet se keto kufizime do te jene provizore, pasi pritet te rritet sasia e energjise se importuar. Megjithate, oraret e kufizimeve kane pak gjasa te ndryshojne, duke pare situaten e prodhimit te energjise ne vend.

Qytetet qe jane permendur nga KESH-i, si qytetet me te rregullta te pagesave te energjise elektrike kane vetem 2 ore kufizime ne dite, ndersa rrethet e veriut arrijne ne rreth 19 ore. Gjithashtu, faktor tjeter qe ndikon ne percaktimin e orareve te kufizimeve eshte edhe niveli i humbjeve ne rrjet te energjise.

Rrethet e veriut te Shqiperise do te vuajne me teper mungesen e energjise elektrike. Sipas vendimit te Korporates Elektroenergjetike Shqiptare, rrethet veriore te vendit si Tropoje, Kukes, Has dhe Shkoder do te kene nga 6 deri ne 9 ore kufizime te energjise elektrike. Per te rritur oraret e furnizimit me energji, KESH-i vuri si kusht pagimin e faturave, por ne shume pak rrethe u vu re rritje e arketimeve, ndersa ne veri pagimi i faturave qendron ne nivelet me minimale.

Alternimi i orarit te kufizimit te energjise eshte bere nje pjese paradite dhe nje pjese pasdite, por ka edhe zona qe nuk do te kene fare energji gjate oreve te nates. Nuk dihet ende se sa do te ndryshojne keto orare gjate diteve te ardhshme, por gjithcka mbetet ne varesi te importeve, pasi prodhimi vendas varet vetem nga reshjet e shiut.
_________________________
L'homme est le seul animal qui prend sur son temps de sommeil pour se reproduire.

Top
#925270 - 12/10/06 06:16 PM Re: Harta e territ, kufizimet deri ne 19 ore ne dite [Re: MLK]
BAB_LYMI Offline
TirOns-Pa-ToKe
anetar aktiv


Registered: 04/09/05
Posts: 2378
Loc: TeK ZemrA Saj
Mua me habit fakti se gjirokastra ka 24/24 !!
_________________________
Ata qe pijne kane nje problem
Kur kane gezim pijne per te festuar
Kur kane hidherim pijne per te hequr mendjen
Kur s'ndodh asgje pijne qe te ndodhe dicka.



Top
#925271 - 12/10/06 06:22 PM Re: Harta e territ, kufizimet deri ne 19 ore ne dite [Re: BAB_LYMI]
DAHLIA Offline
Reaksionare
anetar aktiv


Registered: 12/19/05
Posts: 9819
Loc: Under the bridge
pse te habit ky fakt ty? nese shteti yt nuk eshte i zoti te te furnizoje me energji...shtetet kufitare mund ta bejne shume mire...edhe Tropojen le ta marr ne dore Kosova a Mali i Zi...ose ose le te shkojne gjithe popullsia e vendit ne Gjirokaster...per te kaluar dimrin me drita dhe ngrohje...
_________________________
do me good






Top
#925272 - 12/11/06 01:05 PM Re: Harta e territ, kufizimet deri ne 19 ore ne dite [Re: DAHLIA]
MLK Offline
anetar aktiv


Registered: 01/20/05
Posts: 8577
Loc: EU
Ajo qe me habit mua eshte fakti se kur ne qeveri ishte e majta, veriu ngrihej e thoshte qe po na presin dritat e persekutojne se jemi demokrate Po tani qe e ka PD-ja si do thone, kush u a ka fajin!

Qe nga koha qe PD-ja ka mare pushtetin, gjeja e pare qe beri ishte nderrimi i drejtorit te pergjithshem te KESH-it, te stafit te tij, te drejtorave....ne nje kohe qe Kesh kishte arritur sadopak stabilitet.
C'fare po ndodh sot pas nje viti nga emerimi i njerezve te PD-se?!
Gjendja eshte me te vertete katastrofike, pasi nuk eshte ber asgje, perveē vjedhjeve disa milioneshe per blerjen e energjise e cila u denoncua hapur dhe ne media (ne veēanti nje emision te Vizion Plus nga Artur Cani).

Perse Berisha pengon te ndertohen Hidrocentrale me koncesion, ne nje kohe qe vendi eshte ne krize te plote energjitike?!
Perse ministria e Ekonomise dhe Energjitikes ka bllokuar prej me shume se nje vit negociatat per fillimin e punumeve per Kalivaēin, Bratilen, Skavicen?!
Si do ti pergjigjet biznesit shqiptar per demet qe do ti shkaktoje Berisha dhe qeveria e tij, po te semureve neper spitale, po femijeve qe duhet te mesojne ne shpi e sdo kene drita e sdo ngrohen dot ne mes te dimrit?
Si do ti pergjigjet investitoreve te huaj qe u shiti moton "Shqiperia 1 euro" qe u a shita kaq lire pasi nuk ka drita?
_________________________
L'homme est le seul animal qui prend sur son temps de sommeil pour se reproduire.

Top
#925273 - 12/11/06 04:31 PM Re: Harta e territ, kufizimet deri ne 19 ore ne dite [Re: MLK]
PUTRAKU Offline
anetar aktiv


Registered: 11/04/02
Posts: 4922
Loc: KOPSHTI 31...
O zot sa turp kur nigjo gjona te tilla....hajt mesjet hajde..akoma diskutohen dritat..gjeja me elementare.....ene ju rrota ankoheni pse greqia na jep nenshtetesine..
_________________________
PUTRAKU MORRACAKU

Top
#925274 - 12/13/06 09:39 PM Re: Harta e territ, kufizimet deri ne 19 ore ne dite [Re: PUTRAKU]
MLK Offline
anetar aktiv


Registered: 01/20/05
Posts: 8577
Loc: EU
Kesh bleu energji dje me prokurim te drejtperdjrjte
Per te njetin veprim, vete Berisha nje vit me pare, ngrinte parlamentin shqiptar ne kembe duke akuzuar per korrupsion, mafje, pastrim parashe....
Ka disa pjesemarres ketu ne forum qe i dalin ne krah per ēdo gje Berishes te cilet do te na mund te shpjegojne se ē'fare po ndodh me te vertete aktualisht ne Shqiperi Ku shkuan premtimet qe sdo te kete me prokurime publike pa tender? Ku shkoi premtimi drita 24 ore
_________________________
L'homme est le seul animal qui prend sur son temps de sommeil pour se reproduire.

Top
#925275 - 12/13/06 09:41 PM Re: Harta e territ, kufizimet deri ne 19 ore ne di [Re: MLK]
LLAPAQENI Offline
anetar aktiv


Registered: 11/04/02
Posts: 1294
Loc: TIRANE
mlk une se mor vesh vallai si pretendon ti 24 ore energji nga cdo lloj qeverie kur ne jemi kafshet e vetes son..

e shperderojm energjin.e vjedhim.pastaj cdo qeveri te vij..Berisha.Rama.ose edhe skendergjinushi po ato punonjes kemi dhe po ato probleme do kemi..kshu qe kemi 18 vjet qe jetojm me kete gjendje pse habiteni akoma
_________________________
jam shqiptar zot e krenar se kete dhe e kam si fe e permbi fe. Se jam ketu kur skish njeri as kish kufi as fqinjeri vec ILIRI

Top
#925276 - 12/15/06 08:25 PM Re: Harta e territ, kufizimet deri ne 19 ore ne di [Re: LLAPAQENI]
MLK Offline
anetar aktiv


Registered: 01/20/05
Posts: 8577
Loc: EU
Lllapaqeni, me vjen keq po une per vete se fus veten te "ne" qe sjell ti si shembull!
Nuk njof ndonji ka fisi im, nga te afremit e mij te mos paguaj energji, as te vjedhi energji, por e paguajne prej dhjetra vjeēaresh
Keshtu qe pretendoj qe ēke me te te kem energji, dhe ai qe genjen ne mes te dites duke premtuar se do te kete drita 24 ore, duhet te mbaj pergjegjesi per kete, pasi nuk e detyroi njeri te genjete, e mashtrimi ka dhe pasoja me duket
_________________________
L'homme est le seul animal qui prend sur son temps de sommeil pour se reproduire.

Top
#925277 - 12/16/06 07:36 PM Re: Harta e territ, kufizimet deri ne 19 ore ne di [Re: MLK]
Gysi Administrator Offline
anetar aktiv


Registered: 03/14/03
Posts: 1627
Loc: Tirane
Problemi i energjise eshte me i mprehte se kaq.
Problemi i energjise eshte jo vetem ne shqiperi por gjithkund dhe eshte nje prej problemeve kryesore sot ne bote.
Sigurisht qe ne Shqiperi eshte me i mprehte per vete faktin se ketu diskutohet per energjine thjesht per banoret, nderkohe qe bota e ka problemin per industrine.
Megjithate, te pakten per kete vit ka patur probleme serioze per energjine ne te gjithe rajonin.

Problemi i shqiperise eshte disi i vecante per disa arsye.
Se pari rreth gjysma e energjise se prodhuar humb rruges ne rrjet si pasoje e amortizimit te rrjetit, por edhe si pasoje e faktit qe hidrocentralet kryesore ndodhen ne veri dhe energjise i duhet te pershkoje gjithe ate rruge per te zbritur ne jug, ku normalisht nje pjese e mire konsumohet ne tela, te cilet luajne rolin e rezistences.
Se dyti eshte problemi me energjine e papaguar dhe sidomos me energjine e vjedhur
Se treti eshte problemi me mungesen e prodhimit te energjise me mjete te tjera pervec atyre hidrike, gje qe na le ne meshire te shiut dhe te importit.
Se katerti vete fakti qe Shqiperia ka perqindjen me te larte te perdorimit te energjise elektrike per ngrohje dhe gatim ne te gjithe Evropen. Franca e cila mban vendin e dyte ne Evrope (pas nesh) dhe qe per me teper prodhon energji nga burime berthamore, e ka shume me te ulet perqindjen e perdorimit te energjise elektrike per ngrohje dhe gatim sesa shqiperia. Pra perdorimi i mjeteve te tjera si gazi eshte thuajse minimal ne Shqiperi.

Si konkluzion per zgjidhje nevojiten disa gjera:
Se pari ndertimi i nje TEC-i te madhe dhe i disa te tjereve te vegjel.
Se dyti ndertimi i disa HEC-eve te vegjel, sidomos ne jug te vendit.
Se treti zhfrytezimi i burimeve te tjera energjitike nga popullisia si p.sh. gazi.
Se katerti, permiresimi i rrjetit te shperndarjes.
Se pesti, rritja e eficences ne faturimin e energjise si dhe ne pengimin e vjedhjes.
Ka edhe disa masa te tjera qe jane duke u shqyrtuar si shfrytezimi i burimeve alternative energjitike si era, dielli etj., por keto me duken enderra te largeta.

Mjetet.
Mjetet per arritjen e ketyre zgjidhjeve jane disa por po permend shkurtimisht ato qe me vijne ne mendje tani:
se pari privatizimi i KESH-it
Se dyti dhenia me koncension e HEC-eve te vegjel si dhe tec-eve.
etj..
_________________________
Njih vetveten [url] www.vizion-islam.com [/url] [url] www.erasmusi.org [/url]

Top
#925278 - 01/05/07 01:26 PM Shqipėria pranė errėsirės [Re: Gysi]
EBM Offline
anetar aktiv


Registered: 06/06/05
Posts: 10701
Loc: Tirane
Nderkohe qe kriza e zgjedhjeve po arrin kulmin duket se kriza energjetike ka ngel disi me ne hije. Se behet kjo lufte politike me qellim per te harruar kete qe po na pret nuk e di, por faktet tregojne qe jemi ne prag te nje krize qe vetem Zoti i bie te jete shpetimi yne.
Me poshte eshte nje artikull i Gazetes Shqip i cili paraqet situaten ne te cilen ndodhemi.

Shqipėria pranė errėsirės

Nuk ka mė energji nga importi. KESH harxhoi tė gjithė 17 milionė eurot


Vendi po pėrjeton metastazat e para tė njė kolapsi tė pritshėm energjetik, i cili duket se do tė zgjasė tė paktėn pėr tre muajt e parė tė kėtij viti. Edhe pse po mbyllet java e parė e janarit, Korporata Elektroenergjetike ka nėnshkruar vetėm njė prej pesė kontratave tė importit, nė bazė tė tenderit tė hapur tė zhvilluar nė muajin dhjetor. Kontrata ėshtė nėnshkruar vetėm me kompaninė ATEL, e cila ka ofruar pėr tre muajt e parė tė vitit 2007 njė sasi prej 21,6 milionė kW/h ose afėrsisht 240 mijė kilovat orė nė ditė, me njė ēmim mesatar prej 73 euro pėr mW/h. Kjo sasi energjie ėshtė pothuaj e papėrfillshme nė krahasim me nevojat e konsumit ditor tė energjisė, tė cilat kanė arritur nė 21 milionė kW/h nė ditė, nga tė cilat vetėm 8,2 milionė sigurohen nga prodhimi i brendshėm. Ajo qė ka arritur tė shpėtojė vendin deri mė tani nga errėsira e plotė ėshtė importi i siguruar nga prokurimi i drejtpėrdrejtė, sasi e cila ėshtė e kushtėzuar nė kohė dhe nė ēmim. Nga tė dhėnat zyrtare tė KESH-it, nė vend aktualisht prodhohet 12,9 milionė kW/h nė ditė, nga tė cilat 37 pėr qind humbasin gjatė shpėrndarjes nė rrjet, duke u katandisur nė 8,2 milionė kW/h, ndėrkohė qė importi ėshtė nė limitet e 6.507 milionė kW/h nė ditė. Kjo sasi energjie e importuar ėshtė siguruar nga prokurimi i drejtpėrdrejtė, e cila nė total ka kapur vlerėn e 278 milionė kW/h. KESH-i ka shpenzuar pothuaj tė gjitha paratė e dhėna nga qeveria pėr blerjen e energjisė me prokurim tė drejtpėrdrejtė, duke arritur nė shifrat e 17 milionė eurove, energji e cila mjafton vetėm pėr muajin janar. Kjo do tė thotė se shpresa e vetme pėr ruajtjen e importit nė nivelet 6-7 milionė kW/h ėshtė nėnshkrimi i kontratave tė tenderit tė dhjetorit, ku janė pėrzgjedhur pesė kompani fituese, si dhe rėnia dakord me Greqinė pėr lejimin e linjave tė transitimit.


Importi i energjisė


Tabela e fituesve pėr tenderin e energjisė tė shpallur nga Korporata Elektroenergjetikė Shqiptare tregoi se pėr tremujorin e parė tė vitit qė vjen, vendi i kishte tė gjitha shanset pėr tė ripėrsėritur kriza e rėndė tė dimrit tė kaluar. KESH-i arriti qė nė fillim tė dimrit tė kishte nė tavolinė njė sasi energjie tė pagarantuar prej rreth 1,4 milionė mW/h energji, afro 800 milionė kW/h mė pak nga ēfarė kishte kėrkuar. Nga kjo sasi energjie qė parashikohet tė vinte nga importi, vetėm 270 milionė kW/h (sasi e pagarantuar) ishte pėr tre muajt e parė tė vitit, tė cilėt konsiderohen edhe mė kritikėt pėr shkak tė temperaturave tė ulėta dhe konsumit maksimal. Vlen tė theksohet se nga kjo sasi KESH-i ka arritur tė garantojė vetėm 21,6 milionė kW/h nėpėrmjet nėnshkrimit tė kontratės me kompaninė ATEL, ndėrkohė qė janė nė pikėpyetje kontratat me katėr firmat e tjera. Kėshtu, nė muajin e parė tė vitit ose nė janar tė 2007-ės, KESH-i duhet tė sigurojė nga importi rreth 90 milionė kW/h, (sasi e pagarantuar sipas kushteve tė kontratės), ndėrkohė qė nga prodhimi vendas do tė ketė nė dispozicion afro 8 milionė kW/h nė ditė qė sė bashkė bėjnė njė sasi energjie prej 11 milionė kW/h pėr njė ditė konsum. Nėse do tė kemi parasysh se konsumi ditor nė vend ėshtė afėrsisht 22 milion kW/h atėherė llogaritet qė pėr 12 orė tė mos kemi furnizim me energji elektrike. Kėtė orar mund ta zbusė, garantimi i energjisė nga shkėmbimi me fqinjėt, qė nė rastin mė tė mirė mund tė shkojė nė 2 milionė kW/h energji nė ditė. Kjo do tė reduktonte kohėn e kufizimeve nga 12 orė nė 9 deri 10 orė nė ditė, gjė qė duket se do tė jetė e pamundur pėr shkak tė situatės sė pritshme nga mbyllja e dy reaktorėve bėrthamorė nė Kozloudi tė Bullgarisė. Tė gjithė skenarėt e mundshėm tė ēojnė drejt pėrfundimit se nė tre muajt e parė tė vitit nuk do tė mund tė shmangim tė paktėn gjatė ditės kufizime mesatarisht 8-9 orė nė ditė.
_________________________
AlbMozaik
Albania Realty

Top
#925279 - 01/05/07 01:59 PM Re: Shqipėria pranė errėsirės [Re: EBM]
mOsTwAnTeD Offline
KD
anetar aktiv


Registered: 07/08/06
Posts: 5596
Loc: Walk of Fame
Shume ironike hapja e postimit tend : Nderkohe qe kriza e zgjedhjeve po arrin kulmin duket se kriza energjetike ka ngel disi me ne hije


_________________________
Amstel...

Top
#925280 - 01/05/07 02:20 PM Re: Shqipėria pranė errėsirės [Re: mOsTwAnTeD]
EBM Offline
anetar aktiv


Registered: 06/06/05
Posts: 10701
Loc: Tirane
Po c'mos te besh ironi. Tek Politika robt po shahen me nene dhe moter, nderkohe qe per kete teme qe eshte jetike nuk e ēan njeri koken te shkruaj.
_________________________
AlbMozaik
Albania Realty

Top
#925281 - 01/05/07 04:57 PM Re: Shqipėria pranė errėsirės [Re: EBM]
Blendi Administrator Offline
anetar aktiv


Registered: 11/02/02
Posts: 7898
Loc: Massachusetts
Nje grafike bluze nga peshkupauje.com

_________________________
...mir' e?
Ca mir' e?
http://www.peshkupauje.com
http://www.flickr.com/photos/blendi Fotot e mia nė Flickr

Top
#925282 - 01/05/07 05:38 PM Re: Shqipėria pranė errėsirės [Re: Blendi]
MLK Offline
anetar aktiv


Registered: 01/20/05
Posts: 8577
Loc: EU
Kjo gjendje ishte mese e parashikueshme (fatkeqesisht per popullin) qe do te vinte .
Kur nderron stafin e kompanise me te madhe e strategjike ne vend, duke filluar nga drejtori i pergjithshem e kabineti i tij, dhe kete kompani ja le ne dore dikujt qe ska drejtuar ne jeten e tij nje mikrobiznes e jo me nje korporate prej 10 mije vetesh, nuk ke si pret ēudira e te rregullohet gjendja!

Cilat jane reformat qe jane ndermare ne KESH qe prej ardhjes ne drejtim te Abdi Beli-t?!
Ku jane projektet e ndertimit me koncesion te hidorcentraleve te reja qe Ministria e Energjitikes dhe Ekonomise ka ne tryezen e saj qe kur ka filluar punen?!
Pse bllokohen keto projekte te cilat presin vetem negocimin e kontratave?
Per kete gjendje te shkaktuar, duhet te dale vete Kryeministri te shpjegohet perpara popullit qe e zgjodhi me premtimin per zgjidhjen e ketij problemi.
Fajet e gjithe krizes nuk duhet ti hidhen qeverise aktuale, pasi ajo trashegoi nje gjendje kritike energjitike, por ajo duhet te pergjigjet per pjesen e gabimeve te veta.
_________________________
L'homme est le seul animal qui prend sur son temps de sommeil pour se reproduire.

Top
#925283 - 01/05/07 06:37 PM Re: Shqipėria pranė errėsirės [Re: MLK]
..... Offline
anetar aktiv


Registered: 07/07/04
Posts: 2875
Edhe pse komunistet po na lene pa drita, ne do te votojme me qirinj

Kush e mban mend kete parrulle te 1991-it?

Top
#925284 - 01/05/07 06:40 PM Re: Shqipėria pranė errėsirės [Re: .....]
..... Offline
anetar aktiv


Registered: 07/07/04
Posts: 2875
Se harrova: Ai Tec-i gjigand qe do perfundonte per nej vit te Fier, nuk ka mbaruar akoma, apo as ai nuk po i ben balle gjendjes!
Top
#925285 - 01/05/07 08:09 PM Re: Shqipėria pranė errėsirės [Re: .....]
EBM Offline
anetar aktiv


Registered: 06/06/05
Posts: 10701
Loc: Tirane
Projekti i TEC-it mor te keqen vellai po endet dyerve te ministrive dhe ende s'eshte marre vendimi per fillimin e punimeve. Shteti yne eshte i cofur me kohe e me vakt, leviz si breshke ne procedura. Le pastaj qe kane rene ne vorbullen e lobeve te ndryshme.
_________________________
AlbMozaik
Albania Realty

Top
#925286 - 01/05/07 08:38 PM Re: Shqipėria pranė errėsirės [Re: EBM]
MLK Offline
anetar aktiv


Registered: 01/20/05
Posts: 8577
Loc: EU
Deri sa Moni te mos ket shkuar te dera ku duhetn ne Shqiperi s'ka per te fillu asnji projekt per energjine
Pse si kujtoni se nga momenti qe je i djathte (apo i PD-se me mire te themi se s'ka politika te djathta apo te majta ne Shqiperi) nuk ke shance me qen i korruptuar!!

Vetem te ne egziston kjo teori, ēa ishin ne qeveri, iishin te korruptuar, keta qe erdhenjane kundra korrupsionit
Edhe ne kopesht te kallzosh keshtu gjonash fillojne qeshin kalamojt e jo me ti japesh neper lajme
_________________________
L'homme est le seul animal qui prend sur son temps de sommeil pour se reproduire.

Top
#925287 - 01/05/07 08:41 PM Re: Shqipėria pranė errėsirės [Re: EBM]
..... Offline
anetar aktiv


Registered: 07/07/04
Posts: 2875
E kam parasysh! Kur u hap kjo tema tek ekonomia dhe u perpoqa te shpjegoja realitetin e nje teci te tille, ca specialiste qeshen! Nejse, ne dhe me qirinj do votojme
Top
#925288 - 01/05/07 09:00 PM Re: Shqipėria pranė errėsirės [Re: .....]
mOsTwAnTeD Offline
KD
anetar aktiv


Registered: 07/08/06
Posts: 5596
Loc: Walk of Fame
Nje memec i vetekenaqur pohoi ne lajme : Une votoj me [ndaluar]... me [ndaluar] ... me [ndaluar] ...meqi ri m'shpi se le... se leket mi jep e dashura Parti.
_________________________
Amstel...

Top
Page 1 of 10 12345>Last »


Moderator:  I, Isi 
Hop to:
Advertisements
Vip dhe personalitete Shqiptare
Artikuj nga Shqiperia.com
Artikujt me te fundit:
PD-PS, 112 vota pėr Kodin, Meta del nga greva e urisė
Drejtuesit e tre forcave politike, LSI, PDK e PS91, i dhanė fund mbrėm ...
Telenovela e TVSH: Dhimbja e Dashurisė
Tė shtunėn nė darkė, nė TVSH ka njė mbėrthim tė pazakontė pėrpara ekra ...
Moska, dorė tė lirė te sekretet e Perėndimit
Pėr vite tė tėra, njė qeveritar estonian ka gjetur mėnyrėn pėr tė pasu ...
Teherani censuron 5 milion website
TEHERAN- Pesė milion sajte interneti janė censuruar nė Iran. Lajmin e  ...
Dėshpėrimisht para ekranit tė televizorit
Tė ngulėsh sytė me orė tė tėra nė ekranit e televizorit, nuk do tė tho ...
Forumi i Politikes
Ilir Kokona: Rama mė ka kėrcėnuar
by LiPS
10/29/08 05:24 AM
Albania - Sport
»Shansi i humbur i Arie Haan
»Mario Cenolli: Ā“Han duhet guxonte me tĆ« rinjtë”
»ShqipĆ«ria e pathyer nĆ« Baku, Han krijon pikĆ«pyetjet e para
»Skela, kapiten e golin e 10-tĆ« pĆ«r ditĆ«lindje
»RF. Azebajxhan-Shqiperi 1-1
»47 ndeshjet miqĆ«sore tĆ« ShqipĆ«risĆ«
»Azerbajxhan-ShqipĆ«ri, 20 ndeshjet e fundit te ekipeve
»U-21, ShqipĆ«ria shkatĆ«rron 3-0 MaqedoninĆ«
»Han nĆ« kĆ«rkim tĆ« sulmuesit gol
»Historia e tre fitoreve me Azerbajxhanin

Generated in 0.034 seconds in which 0.005 seconds were spent on a total of 15 queries. Zlib compression disabled.