Who's Online
2 registered (run lela, HArD_dAnCe) and 51 anonymous users online.
Newest Members
ari poetry, HArD_dAnCe, WebShqip, KOD, Xhena
6802 Registered Users
November
Su M Tu W Th F Sa
1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30
Shout Box

Top Posters
18734
pinkparadise
15195
Kondrapedali
13804
I
13655
TEDI
13076
USA
Forum Stats
6803 Members
70 Forums
17351 Topics
974259 Posts

Max Online: 371 @ 10/24/07 11:59 PM
Faqet e fundit
»Chat.al
»Arkiva Mediatike - Infoarkiv
»virtualbania
Page 1 of 9 12345>Last »
Topic Options
Rate This Topic
#848735 - 04/22/06 09:02 PM TEC i ri ne Fier. Me ne fund lajme te mira *****
Blendi Administrator Offline
anetar aktiv


Registered: 11/02/02
Posts: 7898
Loc: Massachusetts
nga www.peshkupauje.com

Tė strukur nė pjesėt e fundit tė gazetave Shqiptare dhe tė paraqitur vetėm nė disa pak gazeta e revista tė huaja mund tė gjeni sot lajmin mbase mė tė rėndėsishėm tė vitit pėr Shqipėrinė; atė tė ndėrtimit tė njė TEC-i tė ri nė Fier. Nė Mars Qeveria Shqiptare ka firmosur njė dokument mirėkuptimi me ASG Power, SA, njė firmė e bazuar nė Lugano tė Zvicrės dhe e zotėruar nga firma e prodhimit tė energjisė AET Swiss dhe investitorė tė tjerė Europianė dhe Amerikanė, pėr tė ndėrtuar njė TEC tė fuqishėm nė Fier qė pritet tė prodhojė energji pėr tregun Shqiptar dhe atė tė huaj.

Deri tani pak dihet pėr projektin, pėrveēse pėrfitimive qė duhet tė sjelli. Do tė jetė gjigand, pėr tė do tė shpenzohen 1.9 miliard Dollarė Amerikanė, do tė jetė gati nė 2009-tėn, do tė ndėrtohet nė tre pjesė secila prej tė cilave do tė prodhojė 400 MW energji. Pėrveēse TEC-it nė Fier do tė ndėrtohet edhe njė stacion rigazimi i gazit natyror pėr pėrdorim tė TEC-it dhe pėr eksportim drejt Italisė me anė tė njė tubacioni nėnujor. Gjithsej stacioni do tė presė rreth 10 miliard metra kub gaz natyror nė vit, 2 miliard do tė pėrdoren nga TEC-i dhe 8 miliard do tė eksportohen. Gjatė ndėrtimit tė veprės aty do tė punėsohen 3,500 (sipas BusinessWeek) deri nė 4,000 punėtorė (sipas Kryeministrit tonė) ndėrsa pas saj aty do tė punėsohen 300 (BusinessWeek) deri nė 400 (sipas Kryeministrit) punėtorė. Rreth 600 milionė Dollarė Amerikanė nga ēmimi i projektit do tė financohen nga Banka Import-Export e ShBA, njė organizatė kjo qė mbėshtet investimet Amerikanė nė botė. Parlamenti pritet ta miratojė ndėrtimin e veprės brenda muajit qershor.

Tė gjitha kėto janė gjėra tė mira. Mė nė fund po ndėrtohet njė vepėr e madhe e prodhimit tė energjisė nė Shqipėri qė ti japi fund ndėrprerjeve tė vazhdueshme. Mė nė fund po arrihet tė tėrhiqen investorė tė mėdhenj nė Shqipėri pas gafave me AMBOn dhe GE. Mė nė fund po hapen ca vende pune tė qėndrushme.

Lajmi mund tė kish qėnė akoma mė i mirė ama sikur dikush tė ish kujtuar tė pyeste edhe pėr anėt problematike tė projektit. Sė pari, kryesorja, nga do tė vijė gazi natyror qė do tė pėrdoret pėr TEC-in? Nga Rusia nėpėrmjet tubacioneve tė Gazprom-it? Prandaj zyrtarėt Shqptarė po pėrpiqen aq ethshėm muajt e fundit pėr tu lidhur me Rusėt? Sė dyti, a ėshtė ndėrtimi i kėsaj vepre vdekja e AMBOs? Nqs pėr transportimin e gazit nė Itali do tė pėrdoren tubacione nėnujore siē kėrkuan grupet e qytetarėve tė Vlorės, a do tė thotė kjo qė Vlora do tė ngelet njė qendėr turistike dhe nuk do tė ndėrtohen aty vepra tė prodhimit tė energjisė? Sė treti, cilat do tė jenė detyrimet nė kontratė pėr ēmimin e energjisė qė duhet tė blejė qeveria Shqiptare? Vite mė parė firma, tashmė e falimentuar, Amerikane Enron filloi tė ndėrtonte njė vepėr tė ngjashme gjigande nė Indi por pas pėrfundimit tė pjesshėm ndėrtimi u ndalua pėr shkak tė ēmimit tė lartė tė energjisė qė prodhohej aty. Indianėt s’ishin nė gjendje tė paguanin, po Shqiptarėt do tė jenė nė gjendje tė paguajnė?

Pikpyetje mund tė ketė shumė, por kjo s’do tė thotė qė projekti ėshtė i mirė apo i keq. E rėndėsishme ėshtė qė nė ditėt nė vazhdim qeveria tė kalojė euforinė e ditėve tė para dhe tė tregojė hollėsitė e marrveshjes. Vetėm atėherė mund tė jepet njė gjykim i plotė.

Llukan Tako
_________________________
...mir' e?
Ca mir' e?
http://www.peshkupauje.com
http://www.flickr.com/photos/blendi Fotot e mia nė Flickr

Top
#848736 - 04/22/06 11:00 PM Re: TEC i ri ne Fier. Me ne fund lajme te mira [Re: Blendi]
MLK Offline
anetar aktiv


Registered: 01/20/05
Posts: 8577
Loc: EU
Fatleqesisht mendoj se jane perseri llafe gazetash apo deklarata euforike!
Ka 3 vite qe ka filluar shqyrtimi i marveshjes me qeverine shqiptare per Kalivaēin dhe Bratilen e sot e kesaj dite nuk eshte mar asnje vendim. Si mund te vendosi parlamenti per 3 muaj per nje investim 1.8 milliard dollare!
Flitet ketu per vepren me te madhe te ndertuar ne historine Shqiptare e ne gazete thuhet se per 3 muaj vendos parlamenti!:D
Pastaj ne ē'fare forme do te behet ky projekt, BOT, BOO, me kredi!!
75$/barila shkoi te premten ne New York, mbaj mend qe per projektin e Vlores llogarite ishin bere me nje kurs barile 42$ et mendohej te shitej me 46cents/Kwh me ēmim shumice.
Me sa e paskan llogarit me e shit KWh me ēmimet e sotme te petrolit?
_________________________
L'homme est le seul animal qui prend sur son temps de sommeil pour se reproduire.

Top
#848737 - 04/23/06 02:47 AM Re: TEC i ri ne Fier. Me ne fund lajme te mira [Re: MLK]
..... Offline
anetar aktiv


Registered: 07/07/04
Posts: 2875
Tec-i ekzistues i Fierit, qe eshte edhe me i madhi ne vend, ka nje fuqi prej 120 mega dhe per arsye te amortizimit dhe mundesive prodhuese nuk arrin asnjehere te prodhoje ne kapacitet! Normalja eshte rreth 8 mega, por arrihet deri ne 60 mega! E thene me shifra te tjera, per 8 mega, i duhet 200 tone nafte ne dite dhe per 60 mega i duhen 1200 tone nafte ne dite! Atehere, bejini vete llogari se sa tone do t'i duhen nje teci si ky i riu! Duke patur parasush qe teknologjia do te jete me e perparuar, besoj se do te perdoret gazoili, te cilin ne duhet ta importojme pothuajse te gjithin dhe te behet nje investim i tille duke mos patur mundesine te sigurosh ne vend as bazen materiale, me duket shume e veshtire! Investimi do te jete komplet privat, nga nje firme zviceriane dhe mendohet se tec-i i ri te ndertohet aty ku eshte dhe tec-i i vjeter, pra, shume afer qytetit, duke shkaktuar dhe thelluar me tejen tragjedine ekologjike te Fierit! Mos harroni, se nje filter per nje oxhak te vetem te tec-it ekzistues kushton 1 milion dollare...

Per mendimin tim, ky eshte nje lajm thjesht elektoral dhe pa mundesi reale realizimi, megjithate koha do te tregoje se te gjitha projektet e deri me sotme energjitike, te premtuara nga te gjithe kryeministrat shqiptare jane petulla me uje!

Top
#848738 - 04/23/06 04:51 AM Re: TEC i ri ne Fier. Me ne fund lajme te mira [Re: .....]
Kondrapedali Offline
Vendosmėri



Registered: 05/14/04
Posts: 15195
Loc: atje ku ariu polar vret fokėn ...
Po kur do i vijnė mendt qeverive shqiptare qė TEC-et janė pėr tė huajt e HEC-et pėr neve? BB e FMN vdiqėn qė tė vjelin edhe ca para nafte ktu tek ne duke injoruar potencialin hidrik tė Shqipėrisė e madje duke penguar edhe zhvillimin energjetik hidrik tė vendit.

Qeveria bėn mirė tė mos pjerdhi njeri nė kėtė punė por tė angazhohet nė mbarimin e projekteve hidrike tė cilat janė mė rentablit sot pėr sot e qė kėrkojnė investime mė tė ulta se 1,8 miliardė dollarė. Mund tė kooperojnė me kompani qė kanė ekspertizė nė kėtė fushė siē ėshtė Hydro Québec, prodhuesi e tregtuesi mė i madh i hidro-energjisė nė botė. Kostoja e elektricitetit nė provincėn e Kebekut nė Kanada ėshtė mė e ulta e Amerikės.

Ja dhe tarifat e energjisė qė paguan njė banor i Kebekut.

Redevance d’abonnement par jour
Redevance par jour 40,64 ¢
Énergie (¢/kWh)
30 kWh e parė nė ditė 5,22 ¢/kWh
Pjesa tjetėr e energjisė mbi 30 kWh 6,83 ¢/kWh
Ēmimi i fuqisė? ($/kW/mois)
Shtesa mbi 50 kW nė periudhė dimri (nga 1 dhjetori deri mė 31 mars) 4,71$/kW
_________________________
Vulgus vult decipi!


Top
#848739 - 04/23/06 05:00 AM Re: TEC i ri ne Fier. Me ne fund lajme te mira [Re: Kondrapedali]
..... Offline
anetar aktiv


Registered: 07/07/04
Posts: 2875
E drejte! Hidrocentrali i Bushatit, i nisur nga kinezet, ai i Banjes dhe shume projekte te tjera, per te cilat jane paguar qindra mijra dollare nga takspaguesit shqiptare jane hedhur ne plehra, ashtu sic u hodhen miliona per tec-in e Vlores!

Kondra, me mire te mos ngaterrohen me Hydro-Quebec-un keta tanet, se jo per gje, por nuk kemi indiane qe t'i zhvendosim ne veri ne

Sa per kuriozitet, raportet energjitike te Kanadase me Shqiperine jane 300 me 1.2 (d.m.th 300 000 mega fuqi e instaluar ndaj 1 200 qe ka Shqiperia) prandaj, le te merren me ndonje vend me te afert e qe mund te kete interes per nje pike uji ne boten energjitike sic eshte Shqiperia!

Top
#848740 - 04/23/06 10:30 AM Re: TEC i ri ne Fier. Me ne fund lajme te mira [Re: .....]
zog Offline
anetar aktiv


Registered: 11/02/02
Posts: 5487
mos i ngaterroni gjerat, veē per tu duk te kohes (ekollogjista) ose symprehte qe s'ua ha qeni shkopin.

nuk eshte njesoj shqiperia me indine, e as ndertimet ne kohen e partise punes e ato te sotmet.

edhe po s'pati lek shqiptari ta bleje energjine e prodhuar shtrenjte nga ky teci fierak, do te kete greku ose italiani qe jane shume prane nesh. kjo gje psh nuk mund te behet ne indi, apo jo.

tjeter ne hohe te xhaxhit nuk ishin kinezet qe i benin studimet ne terren, as shfrytezimin e vepres. pra nuk ishte INVESTIM prej tyre, por vetem BORXH ose siē quhej atehere "ndihme internacionaliste e popullit vella kinez".
ishte partia me pllanet pese vjeēare qe vendoste per gjithēka. prandaj edhe megjithese gjithe ato vepra gjigande hidroenergjitike shqiperia eshte gjithnje pa korrent te mjaftueshem.
si dhe borxhin kinez taksapaguesi shqiptar akoma nuk e ka paguar e as ka per ta paguar ndonjehere.

ndersa sot me duket qe gjerat kane ndryshuar, nuk eshte shteti shqiptar qe harton planet ose rentabilitetin e nje projekti, por investuesit e huaj. shqiperia ofron vetem terrenin dhe njerezit, pra krahun e punes.

si dhe s'ka lidhje rritja e ēmimit te naftes me tecin e fierit, artikulli fliste per perdorim te gazit rus. e ky pra pra s'vjen prej gjirit persik.

ps; ne fakt une po te isha i huaj e doja te fitoja lek, pa tjeter do te investoja ne korrent ne shqiperi. ky atje eshte me i kerkuar nga buka ose ari.
_________________________
Forumi dhe ditaret Kendveshtrim

Top
#848741 - 04/23/06 01:17 PM Re: TEC i ri ne Fier. Me ne fund lajme te mira [Re: zog]
Sintetiku Offline
anetar i AF


Registered: 02/28/04
Posts: 783
Loc: Tirana
Lerini te qete investitoret e huaj, ne Fier, Vlore e kudoqofte. Na duhet balancimi i energjise hidrike me ate termike. Nqs bejme balancim do ishim faktor per energjine ne Ballkan, dhe HEC e tjera do i ndertonim thjesht per p.ordh.e (cioe fitim)
_________________________
Yeahh!

Top
#848742 - 04/23/06 02:23 PM Re: TEC i ri ne Fier. Me ne fund lajme te mira [Re: Sintetiku]
MLK Offline
anetar aktiv


Registered: 01/20/05
Posts: 8577
Loc: EU
Nganjehere per fusha qe nuk " i njofim" bejme mire te heshtim se te nxjerrim budalliqe nga goja
Se pari, deri ne vitet 90-te Shqiperia ka ps nje studim tregu per konsumin dhe nevojat e energjise perfekt, pasi deri atehere po te shihni shifrat ( qe asnjeri nuk i shef para se te shkruaje ketu) Shqiperia ka qen eksportuese e energjise elektrike e jo importuese
Se dyti, Shqiperia nese vuan sot per energji nuk vuan nga planet e qeverise komuniste po nga studimi i kryer nga kompania konsulente Lamahyer (gjermane) e cila me porosi te Bankes Boterore kreu nje studim ne 1994(me kredi te Bankes Boterore qe sot paguhet nga Shqiptaret) e ne baze ketij studimi dilte se Shqiperia nuk do te kishte nevoje te ndertonte burime te reja prodhimi te energjise elektrike deri ne vitin 2005.

Per sa i perket gazit rus, ai ka te njetin ēmim sa ēdo liter gazi ne bote pasi rregullator eshte tregu (nepermjet burses). Ruset nuk jane me budallenj se sa p)jesa tjeter e botes te shesin nje lend te pare aq te kerkuar ne bote me ēmim poshte tregut, kjo me duket qesharake (perveē Ukraines qe kane marveshje e mardhenie teper komplekse bilaterale e gazi i shitet 3-4 here me lire se sa ēmimi i tregut).

Ndersa per punen e ambjentit, komanite prodhuese ne Evrope proēedojne nepermjet kuotash ēlirimi te Co2, deri tani kontrolli ka qene korrekt per keto kuota por pa sanksione per kompanite qe tejkalonin kuotat ne baze te marveshjes se Kyoto-s.
Ne baze te nje raporti te KE, duke filluar nga vera, kompanite qe tejkalojne kuotat e ēlirimit te Co2 ne atmosfere ose do te kene sanksione te renda financiare, ose duhet te blejne me ēmimin e tregut kuota te pashfrytezuara te kompanite e tjera qe nuk i kane tejkaluar ato.
Kjo menyre ka influence direkte te kostoja e prodhimit te energjise elektrike.
E ardhmja e prodhimit te energjise elektrike eshte ajo nukleare ose hidrike.
Mjafton te shohesh sot ne Evrope kush ka koston me te ulet e prodhimit te energjise e eshte e thjeshte te kuptohet rruga qe duhet ndjekur per investimet.
EDF eshte prodhuesi me nje nga kostot me te lire ne bote pasi 85% te parkut e ka nukleare e 12% hidrike.
_________________________
L'homme est le seul animal qui prend sur son temps de sommeil pour se reproduire.

Top
#848743 - 04/23/06 03:12 PM Re: TEC i ri ne Fier. Me ne fund lajme te mira [Re: MLK]
Blendi Administrator Offline
anetar aktiv


Registered: 11/02/02
Posts: 7898
Loc: Massachusetts
Ky me poshte eshte shkrimi sic eshte shperndare nga Associate Press dhe botuar ne "Business Week". Shkrimi eshte naglisht, por ca nga detajet qe sqaron jane keto:

Projekti do te furnizohet 100% me Gaz. Si duket flitet per tubin e Gazpromit, ndoshta kjo shpjegon edhe perqendrimin e Qeverise me ruset javet e fundit.

Linja e gazit do te importoje 10 miljone metra kub ne vit. 2 miljone m kub do perdoren nga TECi dhe konsumi i brendshem i gazit, 8 miljonet e tjere do te kalojne ne Itali me tuba nenujore.

TECi do te kete fuqi te atille sa te furnizoje 100% tregun shqiptar te energjise elektrike. *Theksohet ne artikull se Shqiperia do te kete te drejte ta bleje kete energji nen cimimin e tregut. jo vetem kaq por nje firme gjermane do te kryeje bashkimin me rrjetin elektrik grek dhe maqedonas duke kryer keshtu bashkimin e Shqiperise me rrjetin e BE.

Sipas artikullit, Shqiperia do te jete pas kesaj njeri nga prodhuesit me te medhenj te Energjise elektrike ne EUROPE. "...turning Albania one of the biggest producers and exporters of gas and power in Europe, the consortium said...."


April 22, 2006, 8:48AM
Consortium to Build Albania Power Plant


By LLAZAR SEMINI Associated Press Writer
© 2006 The Associated Press

TIRANA, Albania — The international consortium ASG Power SA said Saturday that it would build a US$1.9 billion (euro1.54 billion) power plant and regasification terminal in southwestern Albania in the next three years to provide power and gas to the region.

The Lugano-based (Switzerland) consortium, made up of the AET Swiss public utility company and other European and U.S. investors, signed a memorandum of understanding with the Albanian government in March, according to the consortium's statement.

The Albanian Parliament was expected to approve the project in June.

The project, to be built in the Fieri district, 100 kilometers (62 miles) southwest of capital Tirana, would consist of an LNG regasification plant with an annual capacity of 10 billion cubic meters and a combined cycle power plant to be constructed in three phases of 400 MW each.

Liquefied natural gas is transported by being cooled and condensed into a liquid form. It is "regasified" at receiving terminals, where it is stored until it can be converted back into a gaseous form and delivered via pipeline to customers.

The project, expected to be completed in 2009, is to provide Albania with all of its power, as well as providing gas and power through international connections to the European grid, turning Albania one of the biggest producers and exporters of gas and power in Europe, the consortium said.

The tiny Balkan country, which has suffered power cuts during post-communist period since 1990, would have the right to purchase gas and power at below market rates in order to meet its domestic energy needs.

A significant portion of the project, in excess of US$600 million (euro487 million) is to be financed by the U.S. Import Export Bank.

ASG Power SA has signed agreements for the LNG regasification, power plant and undersea pipeline construction with the Italian-U.S. joint venture of SAIPEM and Black & Veatch, and also with the German company ABB for all electrical interconnections and high voltage DC line construction, according to the statement.

Power grids linking Albania to Italy and Greece would comply with the European Union technical requirements, allowing for connection to the European grid, according to the statement, which added that "Europe will have access through this connection, to additional inexpensive and renewable energy sources."

Albania was expected to use 2 billion cubic meters of gas for the power plant and other industry, and the remaining 8 billion cubic meters of gas would be transported via an undersea gas transmission pipeline to Italy, the consortium said.

It said the project would stimulate economic development in southern Albania with as many as 3,500 jobs during construction and 300 during operation.

In the next two months there would be completed the project's technical and legal terms would be completed and the approval by the Albanian Parliament of the final contract was expected by June.


Edited by Blendi (04/23/06 03:16 PM)
_________________________
...mir' e?
Ca mir' e?
http://www.peshkupauje.com
http://www.flickr.com/photos/blendi Fotot e mia nė Flickr

Top
#848744 - 04/23/06 03:47 PM Re: TEC i ri ne Fier. Me ne fund lajme te mira [Re: Blendi]
MLK Offline
anetar aktiv


Registered: 01/20/05
Posts: 8577
Loc: EU


TECi do te kete fuqi te atille sa te furnizoje 100% tregun shqiptar te energjise elektrike. *Theksohet ne artikull se Shqiperia do te kete te drejte ta bleje kete energji nen cimimin e tregut. jo vetem kaq por nje firme gjermane do te kryeje bashkimin me rrjetin elektrik grek dhe maqedonas duke kryer keshtu bashkimin e Shqiperise me rrjetin e BE.

Sipas artikullit, Shqiperia do te jete pas kesaj njeri nga prodhuesit me te medhenj te Energjise elektrike ne EUROPE. "...turning Albania one of the biggest producers and exporters of gas and power in Europe, the consortium said...."





Ben mire qe e thekson Blendi "sipas artikullit" pasi kur lexon budalliqe te tilla te vje me qesh
Si mundet te pohoet qe Shqiperia do jete nga prodhuesit dhe eksportuesit me te medhenj te Evropes pas ketij projekti!!
Ky projekt, nese i referohemi shifrave te artikullit do te kontriboje ne dyfishimin e prodhimit te energjise elektrike ne Shqiperi. Aktualisht, Shqiperia eshte e parafundit ne ballkan per prodhim energjie, e imagjinoni ēdo te thote nje here te jesh me i madhi ne ballkan!! Pa fol per Evropen ku flitet me TerraKWh jo me GKwh
Artikulli eshte thjesht politik e asgje me shume, e ka per zakon kete menyre komunikimi politika me elektoratin, jo per gjo po zgjedhjet lokale po afrojne
_________________________
L'homme est le seul animal qui prend sur son temps de sommeil pour se reproduire.

Top
#848745 - 04/23/06 03:48 PM Re: TEC i ri ne Fier. Me ne fund lajme te mira [Re: MLK]
zog Offline
anetar aktiv


Registered: 11/02/02
Posts: 5487
Citim:

Nganjehere per fusha qe nuk " i njofim" bejme mire te heshtim se te nxjerrim budalliqe nga goja
Se pari, deri ne vitet 90-te Shqiperia ka ps nje studim tregu per konsumin dhe nevojat e energjise perfekt, pasi deri atehere po te shihni shifrat ( qe asnjeri nuk i shef para se te shkruaje ketu) Shqiperia ka qen eksportuese e energjise elektrike e jo importuese
Se dyti, Shqiperia nese vuan sot per energji nuk vuan nga planet e qeverise komuniste po nga studimi i kryer nga kompania konsulente Lamahyer (gjermane) e cila me porosi te Bankes Boterore kreu nje studim ne 1994(me kredi te Bankes Boterore qe sot paguhet nga Shqiptaret) e ne baze ketij studimi dilte se Shqiperia nuk do te kishte nevoje te ndertonte burime te reja prodhimi te energjise elektrike deri ne vitin 2005.

Per sa i perket gazit rus, ai ka te njetin ēmim sa ēdo liter gazi ne bote pasi rregullator eshte tregu (nepermjet burses). Ruset nuk jane me budallenj se sa p)jesa tjeter e botes te shesin nje lend te pare aq te kerkuar ne bote me ēmim poshte tregut, kjo me duket qesharake (perveē Ukraines qe kane marveshje e mardhenie teper komplekse bilaterale e gazi i shitet 3-4 here me lire se sa ēmimi i tregut).

Ndersa per punen e ambjentit, komanite prodhuese ne Evrope proēedojne nepermjet kuotash ēlirimi te Co2, deri tani kontrolli ka qene korrekt per keto kuota por pa sanksione per kompanite qe tejkalonin kuotat ne baze te marveshjes se Kyoto-s.
Ne baze te nje raporti te KE, duke filluar nga vera, kompanite qe tejkalojne kuotat e ēlirimit te Co2 ne atmosfere ose do te kene sanksione te renda financiare, ose duhet te blejne me ēmimin e tregut kuota te pashfrytezuara te kompanite e tjera qe nuk i kane tejkaluar ato.
Kjo menyre ka influence direkte te kostoja e prodhimit te energjise elektrike.
E ardhmja e prodhimit te energjise elektrike eshte ajo nukleare ose hidrike.
Mjafton te shohesh sot ne Evrope kush ka koston me te ulet e prodhimit te energjise e eshte e thjeshte te kuptohet rruga qe duhet ndjekur per investimet.
EDF eshte prodhuesi me nje nga kostot me te lire ne bote pasi 85% te parkut e ka nukleare e 12% hidrike.





lexoi me mire shkrimet e te tjereve e mos shkruj te njejtat gjera mijera here.

si dhe shkrimet bazoi ne realitet e jo enderat e tua.

a thua po i prozojne shqiperise te zgjedhe midis nukleares, detares ose kozmikes, e ajo po do mend nga ne ketu.

jane te huajt qe INVESTOJNE, (ata edhe propozojne) or taj. qeveris tone nuk i ngelet shume me zgjedh, ajo veē per drite ka nevoje.
_________________________
Forumi dhe ditaret Kendveshtrim

Top
#848746 - 04/23/06 03:53 PM Re: TEC i ri ne Fier. Me ne fund lajme te mira [Re: zog]
MLK Offline
anetar aktiv


Registered: 01/20/05
Posts: 8577
Loc: EU
zog, kur nuk eshte fusha jote mos jep men kot se je out komplet!
Meso i her ēdo me thene enregji e strategji zhvillim ienergjitike e masnej hajde me jep men ketu, jo per gjo po u bo nja 15 vjet qe merrem me ket pune
Nejse ty te kena gjeni ne pa u mor me ate pune hiē, ta morem doren tani.
_________________________
L'homme est le seul animal qui prend sur son temps de sommeil pour se reproduire.

Top
#848747 - 04/23/06 04:30 PM Re: TEC i ri ne Fier. Me ne fund lajme te mira [Re: MLK]
Sintetiku Offline
anetar i AF


Registered: 02/28/04
Posts: 783
Loc: Tirana
MLK ka te drejte. Artikulli duket qe eshte politik. Do trumbetohet si arritja me e madhe e Shqiperise...
_________________________
Yeahh!

Top
#848748 - 04/23/06 05:49 PM Re: TEC i ri ne Fier. Me ne fund lajme te mira [Re: Sintetiku]
Kondrapedali Offline
Vendosmėri



Registered: 05/14/04
Posts: 15195
Loc: atje ku ariu polar vret fokėn ...
Kėto projekte mė shumė se fitimin e Shqipėrisė shohin fitimin e investuesve (normale kjo) qė do tė thotė qė Shqipėria duhet tė paguajė diku qė tė pėrfitojė shumė pak (furnizimin me energji tė vendit). Kalimi i gazit nėpėr Shqipėri nuk pėrbėn aspak problem, pėrkundrazi ka leverdi ekonomike. Pėrsa i pėrket prodhimit tė energjisė, leverdia pėr Shqipėrinė ėshtė shfrytėzimi i burimeve tė saj qė i bie tė jenė uji dhe era (jo pėr efekte ekologjike por thjesht ekonomike). Faktikisht, prodhimi i energjisė elektrike nga HEC ėshtė mė i liri pas energjisė nukleare. Meqenėse Shqipėria nuk i futet dot nukleares, atėherė mbetet ujti e era (me kosto tė ngjashme). Atėherė pėrse duhet qė Shqipėria tė paguajė pėr lėndėn e parė ndėrkohė qė e ka falas? Ēėshtja ėshtė mė pak e komplikuar seē shtrohet kėtu.

E vėrtetė ėshtė qė janė investitorėt qė diktojnė investimet por besoj se nė botė ka shumė lloje investitorėsh e mjafton tė dish t'i afrosh.

Pajtohem me idenė qė ky projekt ka mė shumė shtysa politike se ekonomike pėr momentin (nga pala shqiptare).
_________________________
Vulgus vult decipi!


Top
#848749 - 04/23/06 09:41 PM Re: TEC i ri ne Fier. Me ne fund lajme te mira [Re: Kondrapedali]
MLK Offline
anetar aktiv


Registered: 01/20/05
Posts: 8577
Loc: EU
Kalivaēi, Bushati, Skavica, Banja, Bratila jane projekte hidrocentralesh qe studimet i kane te kryera me kohe, jan rentabel mbi mesataren, jane ofruar kompanite perendimore ne menyre qe ti realizojne me formen e koncesionit qe prej disa vitesh dhe asnjeri prej ketyre projekteve nuk po fillon!
Perse duhet shpikur nje projekt i ri, i cili sjell ndotje ambjenti, ka kosto me te larte prodhimi per Kwh, nuk eshte bere akoma studimi, qe eshte i lidhur me ndertimin e nje gazesjellesi (pra nje varesi te lendes se pare ne burim i cili nuk ndodhet ne Shqiperi)?!
Nese ka vullnet politik per te stabilizuar gjendjen dhe te ardhmen energjitike te Shqiperise le te lejohen koncesionet se popullit me premtime boshe elektorale i ka ardh ne maj te hundes.
_________________________
L'homme est le seul animal qui prend sur son temps de sommeil pour se reproduire.

Top
#848750 - 04/24/06 09:52 AM Re: TEC i ri ne Fier. Me ne fund lajme te mira [Re: Blendi]
AIPR Offline
anetar


Registered: 12/09/05
Posts: 28
Loc: Tirana
Citim:

Tė strukur nė pjesėt e fundit tė gazetave Shqiptare dhe tė paraqitur vetėm nė disa pak gazeta e revista tė huaja mund tė gjeni sot lajmin mbase mė tė rėndėsishėm tė vitit pėr Shqipėrinė; atė tė ndėrtimit tė njė TEC-i tė ri nė Fier.




Sa per te te bere nje sqarim Blendi, mqse jam pjese ISHMP dhe agjencise se marketingut dhe marredhenieve publike, Comport ( www.albcomport.com ) qe ishin perfaqesuesit lokal te ASG Power ne tratative me Qeverine dhe qe njekohesisht u morren edhe me procesin e mbulimit mediatik te ketij eventi, do te thosha qe si lajm ka zene vend ne te gjitha Gazetat e dites si dhe ne te gjithe edicionet e lajmeve te televizioneve. Une i kam perpara meje te gjitha gazetat dhe do te thosha qe edhe Zeri i Popullit shkroi mbi kete marreveshje te qeverise me ASG Power. Ky projekt kishte 2 vjet qe vinte verdalle neper duart e Ministrave dhe me ne fund duket sikur ka marre jete.

Poshte keni dhe nje ekspoze me te zgjeruar te projektit dhe te realizuesve te tij.

ASG Power SA ofron investimin me te madh energjitik ne Ballkan
Nga Alban Bala

Ajo qe shume vende enderrojne eshte te jene te pavarur ne burimet e tyre te energjise, per t’i pergjigjur jo vetem nevojave, por edhe kerkesave per rritje ekonomike dhe investime. Qeveria e Shqiperise eshte prane arritjes se ketij suksesi.

Kompania ASG Power SA nenshkroi disa jave me pare me Ministrine e Ekonomise, Tregetise dhe Energjitikes nje Memorandum Mirekuptimi, per realizimin e nje investimi total prej 1,9 miljard dollare amerikane, me i madhi investim i huaj i ofruar ndonjehere ne Shqiperi. Njekohesisht ky eshte investimi me i madh nderkombetar ne Ballkan dhe permban nje komponente te fuqishme amerikane, qofte ne produktin strategjik qe synon te realizoje ashtu edhe ne nivel komercial.

Ky investim i pergjigjet strategjive tashme te definuara shteterore per diversifikimin e burimeve te energjise, ne perputhje me standartet e mbrojtjes se mjedisit.

Ne nje event qe u mbajt kete jave ne hotel Sheraton ne Tirane, Kryeministri i Shqiperise z.Sali Berisha, perkrah ambasadores amerikane Marsi Ries, ambasadorit zviceran dhe perfaqesuesve te organizatave kryesore te biznesit, mirepriten projektin, duke shprehur mbeshtetje te pakursyer ndaj tij.


Ēfare permban ky projekt?

Projekti eshte i thjeshte ne koncept, thote me buzeqeshje drejtori i tij, z.Agim Gjinali.

“Projekti perbehet nga nje stacion i ri-gazifikimit te gazit te lengshem natyror (LNG) me nje kapacitet vjetor prej 10 miljard metrash kub dhe nje TEC-i me cikel te kombinuar, te ndertuar ne tre faza nga 400 MW seicila- pikerisht ne perputhje me strategjine kombetare te Shqiperise per Energjine”. Po ashtu ne projekt ben pjese nje tubacion nendetar per transportin e gazit qe do te lidhi Shqiperine me Italine e Jugut si dhe nje linje nendetare e interkonjeksionit.

Sipas z.Gjinali gazi do te sillet ne impjant me anije-tankera, do te perpunohet ne nje platforme lundruese ose mol te posatshem, ne varesi te kushteve natyrore te vend-vendodhjes dhe me pas do te trajtohet brenda impjantit ne perputhje me procesin teknologjik.

“Por Gazi Natyror i Lengshem (LNG) eshte lenda djegese me e paster ne natyre” - sakteson ai duke bere dallimin mes tij dhe LPG-se (gazit te lengshem me origjine nga nafta). Investimi eshte parashikuar te vendoset ne zonen prane lumit Seman, ku aktualisht derdhen edhe ujrat e sektorit naftenxjerres te Marinzes.

Rreth 2 miljard metra kub gaz natyror do te shfrytezohen ne ciklin e prodhimit per vendin, ndersa pjesa tjeter e prodhimit do te transportohet ne tregjet europiane permes Italise apo Ballkanit. Afersisht 8 miljard metra kub gaz do te transportohen nepermjet tubacionit nendetar dhe pjesa tjeter e elektro-energjise do te transportohet permes nje Linje te rinovuar te tensionit te larte brenda vendit si dhe nje linje te re kabllore nenujore per ne Itali, me kapacitet transmetimi prej 1000 MW.

z.Gjinali garanton se “Teknologjia qe do te instalohet ne Shqiperi ploteson standartet e BE-se ne fushen e energjise, gje qe do te krijoje mundesine per lidhjen e vendit me tregun Europian. Per me teper, si rezultat i kapaciteteve te reja hidro-energjitike qe do te zhvillohen ne Shqiperi, Europa mund te kete akses permes kesaj lidhjeje per te marre energji nga burime energjitike te rinovueshme dhe me kosto te lire”- thote drejtori i ASG Power SA.

Per te maksimalizuar efektivitetin e tij, projekti i ASG Power parashikon nje seri investimesh rehabilituese te rrjeteve te transmetimit te rrymes dhe gazit, qe do te jene gjithsesi nje perfitim direkt per sistemin energjitik shqiptar.

Krejt projekti parashikohet te realizohet brenda vitit 2009.


Me te zgjeruar mund ta lexoni ne faqen e newsletterit te Institutit Shqiptar te Marredhenieve Publike:
http://www.albpr.org/g-news/modules.php?name=News&file=article&sid=154
_________________________
www.albpr.org

Top
#848751 - 04/24/06 10:27 AM Re: TEC i ri ne Fier. Me ne fund lajme te mira [Re: AIPR]
EBM Moderator Offline
anetar aktiv


Registered: 06/06/05
Posts: 10701
Loc: Tirane
Do te thosha qe Shqiperia vetem perfitime ka nga keto investime. Me gjithe interesimin e madh investitoreve te huaj dhe vendas per te investuar ne sektorin energjetik, shume pak kane mundur te konkretizohen me projekte reale.
Sipas gjykimit tim kane qene disa faktore qe kane ndaluar keto investime ku me e rendesishmja mund te them qe kane qene politikat keqdashese te institucioneve nderkombetare qe operojne ne Shqiperi per ta mbajtur vendin tone thjesht si nje importues te tepricave energjetike te shteteve fqinje.
E dyta kane qene procedurat burokratike te Qeverieve tona te cilat ca te papergatitura per t'i pritur keto investime, (me sa di nuk ekziston nje strategji kombetare per investimet ne sektorin energjetik)dhe tjetra ata qe kane pas te drejten e firmes kane dashur pjesen e tyre, kane bere qe investitoret te sorrollaten lart e poshte deri sa kane marre vendimin per ta flakur perfundimisht tutje keto projekte e te largohen.

Top
#848752 - 04/24/06 06:55 PM Re: TEC i ri ne Fier. Me ne fund lajme te mira [Re: EBM]
preator Offline
anetar


Registered: 09/07/05
Posts: 127
Se pari shumekush ketu duhet te heqe nga koka mitin se cdo "investim" eshte ne favor te ekonomise shqiptare!
Kete paten rast ta kuptojne mire indianet me "investimet" amerikane ne Bhopal dhe nga Enroni!
Ju bej thirrje (eshte ne formen e lutjes) qe ata anetare forumi qe nuk e kane haberin per c'flasin te lexojne postimet e MLK dhe Kondrapedalit se kane rastin qe te perftojne pa paguar gje......
Te mos perserisim debatin e konsumuar te Vlores ne Fier tani.
Ne te ardhmen e afert dhe te mesme nuk do shume mend e kalem qe burimi kryesor energjitik i vendit duhet te jete ai hidrik dhe eolitik. Sic e tha dhe Kondra me perpara, pse te luajme rolin e Nastradinave qe ta nxjerrim energjine nga burime me pagese (nafta e gazi) kur kemi shume hapesire te pashfrytezuar tek burimet hidrike (70-75%) dhe eolitike (eres - 100%)!
Per detaje ekonomiko-financiare lexoni me mire MLK qe i di me mire se shumekush keto se sa te flisni me llogje gazetash duke ekspozuar dhe injorancen tuaj ketu!
Personalisht, bile do ti kaloja ne vrimen e gjilperes edhe keto te ashtuquajturave nderim me metoda koncesionesh te TEC-eve, se me sa kam degjuar eksperienca 16 vjecare eshte e mjeruar.....

Top
#848753 - 04/24/06 11:10 PM Re: TEC i ri ne Fier. Me ne fund lajme te mira [Re: preator]
Sintetiku Offline
anetar i AF


Registered: 02/28/04
Posts: 783
Loc: Tirana
Ky investim hipotetik ndoshta ka si qellim kryesor justifikimin e ardhjes e Gasprom ne Shqiperi e shoqeruar me anashkalimin e AMBO-s. Njekohesisht do hidhet dhe si tumuese per zgjehdjet lokale qe po afrojne se shpejti
_________________________
Yeahh!

Top
#848754 - 04/25/06 10:19 AM Re: TEC i ri ne Fier. Me ne fund lajme te mira [Re: Sintetiku]
Ujku81 Administrator Offline
anetar aktiv


Registered: 11/04/02
Posts: 3152
Loc: Tirane
Te mbash TEC-e sot me duket budallallek, megjithate sic u tha me siper nuk jemi ne qe vendosim. Qeveria nga ana e saj keto raste "i gjuan", qofte per fushate, qofte sepse eshte gjithmone dikush qe do te perfitoje ndonje llokme.
Nese ka ndonje perfitim per Shqiperine ketu une shoh vetem mundesine e lidhjes me rrjetin nderkombetar (nese behet ne kuadrin e ketij projekti).
_________________________
The Oracle of Delphi gave forecasts but no probabilities

Top
Page 1 of 9 12345>Last »


Moderator:  Isabelle, EBM, Dimir 
Hop to:
Advertisements
Vip dhe personalitete Shqiptare
Artikuj nga Shqiperia.com
Artikujt me te fundit:
PD-PS, 112 vota pėr Kodin, Meta del nga greva e urisė
Drejtuesit e tre forcave politike, LSI, PDK e PS91, i dhanė fund mbrėm ...
Telenovela e TVSH: Dhimbja e Dashurisė
Tė shtunėn nė darkė, nė TVSH ka njė mbėrthim tė pazakontė pėrpara ekra ...
Moska, dorė tė lirė te sekretet e Perėndimit
Pėr vite tė tėra, njė qeveritar estonian ka gjetur mėnyrėn pėr tė pasu ...
Teherani censuron 5 milion website
TEHERAN- Pesė milion sajte interneti janė censuruar nė Iran. Lajmin e  ...
Dėshpėrimisht para ekranit tė televizorit
Tė ngulėsh sytė me orė tė tėra nė ekranit e televizorit, nuk do tė tho ...
Forumi i Politikes
Ilir Kokona: Rama mė ka kėrcėnuar
by LiPS
10/29/08 05:24 AM
Albania - Sport
»Shansi i humbur i Arie Haan
»Mario Cenolli: Ā“Han duhet guxonte me tĆ« rinjtë”
»ShqipĆ«ria e pathyer nĆ« Baku, Han krijon pikĆ«pyetjet e para
»Skela, kapiten e golin e 10-tĆ« pĆ«r ditĆ«lindje
»RF. Azebajxhan-Shqiperi 1-1
»47 ndeshjet miqĆ«sore tĆ« ShqipĆ«risĆ«
»Azerbajxhan-ShqipĆ«ri, 20 ndeshjet e fundit te ekipeve
»U-21, ShqipĆ«ria shkatĆ«rron 3-0 MaqedoninĆ«
»Han nĆ« kĆ«rkim tĆ« sulmuesit gol
»Historia e tre fitoreve me Azerbajxhanin

Generated in 0.039 seconds in which 0.007 seconds were spent on a total of 15 queries. Zlib compression disabled.