0 registered
and 32 anonymous users online.
|
|
6802 Members
70 Forums
17351 Topics
974257 Posts
Max Online: 371 @ 10/24/07 11:59 PM
|
|
|
#845298 - 04/16/06 11:28 PM
Elbasani Kampion!!!
|
I
anetar aktiv
Registered: 07/09/04
Posts: 13804
Loc: ->
|
Kur dhe 4 ndeshje kane mbetur nga perfundimi i kampionatit shqiptar Elbasani kryeson renditjen me 6 pike para Tiranes se vendit te dyte. 
16 Prill Elbasani zgjeron hendekun me Tiranen dhe festa e Pashkeve eshte teresisht me ngjyra verdheblu. Kur laku po ngushtohet, diferenca arrinne +6. Ne stadiumin Roza Haxhiu, skuadra e Dajes ka triumfuar me nje poker golash, duke rrezuar zyrtarisht verdhjeshilet vendas nje kategori me poshte, te cilet ne kete ndeshje shenuan vetem dy here. Ne fillimloje ka ardhur nje dygolesh i shpejte i verdhebluve, me Qorrin dhe Bejzaden, permes aksioneve te stisura mire nga kembet e K.Dalipit. Kur u duk se ndeshja u mbyll pa filluar mire, Kuli ngushton distaancen dhe tek pretendentet per kampione eshte pare ndjenja e frikes. Lushnja ka marre zemer dhe i eshte afruar barazimit, por pa sukses. Ne pjesen e dyte, Elbasani ka dale ne fushe me bindes se kurre dhe loja e mire e djemve te Dajes eshte shperblyer serish me Bejzaden. Vendasit hapin ndeshjen me nje gol spektakolar te kapitenit Cela ne pjesen e fundit te lojes, por, pa marre fryme mire, Bejzade ka shenuar serish, kete here duke vulosur perfundimisht fitoren e verdhebluve. Per syte e 1000 shikuesve fitorja e Elbasanit ka qene e dallueshme, sic ka qene e cuditshme berja fakt i kryer i nje tjeter trepikeshi javen e ardhshme, ne Shkoder. Ne formacionin e Elbasanit ka munguar Vrapi, i skualifikuar, dhe Nora, i demtuar, keshtu qe pozicionet e tyre Daja i ka mbushur me Stojkun dhe K.Dalipin. Mbrojtja treshe, me Deden ne qender, ndersa mesi i fushes mjaft harmonik me levizjet e studiuara, nga ku dhe dolen furia e golave dhe kundersulmeve. Ne sulm kane qene te mirefillte Qorri e K.Dalipi, por me veprimet e Bejzades vija e pare behej me tre. Lushnja ka konfirmuar nje 3 5 2 te paster, ku Byzhyti ka mbuluar vendin bosh te Lamajt, i skualifikuar. Problemi me i madh i ndeshjes ka qene renia e nivelit te lojes ne pjesen e dyte, persa i perket anes fizike. Keshtu dhe mbulimet nuk kane patur sukses. Lojtaret kishin kohe te merrnin topin, te rrotulloheshin dhe te benin cte donin. Me shume ka qene nje ndeshje me goditje sporadike dhe venia e pikeve ne plan te pare ka sjelle dhe nivelin jo te kenaqshem. Emocioni real i ndeshjes ka qene fundloja, kur tifozeria elbasanase ka thirrur Urime ekipit kampion.
Marre nga gazeta "Sporti Ekspres"
Elbasani 66 Tirana 60 Partizani 55 Dinamo 52 Besa 43 Vllaznia 39 Skenderbeu 39 Shkumbini 36 Teuta 32 Lushnja 21

|
|
Top
|
|
|
|
#845301 - 04/17/06 05:50 PM
Re: Elbasani Kampion!!!
[Re: I]
|
Poseidon
anetar i AF
Registered: 10/26/03
Posts: 486
|
ouuu kur u bot ju kampion pa honger dhe njeher dajak ronshem nga dora e Tirones nuk boheni kampion, mo u gzoni para kohe po he ... megjithse ja keni marr doren mesa duket duke ble ndeshje si ajo e kavajes dhe me vllaznine
_________________________
be bad to be .....
|
|
Top
|
|
|
|
#845303 - 04/17/06 05:59 PM
Re: Elbasani Kampion!!!
[Re: I]
|
Poseidon
anetar i AF
Registered: 10/26/03
Posts: 486
|
|
|
Top
|
|
|
|
#845305 - 04/17/06 06:08 PM
Re: Elbasani Kampion!!!
[Re: I]
|
Poseidon
anetar i AF
Registered: 10/26/03
Posts: 486
|
|
|
Top
|
|
|
|
#845309 - 04/17/06 07:56 PM
Re: Elbasani Kampion!!!
[Re: I]
|
Hartini
anetar aktiv
Registered: 07/02/04
Posts: 4019
Loc: aty ku duhet
|
Qelbasani nuk duhet te nxitohet,se po humbi me Tiranen, plus qe ka nje ndeshje te humbur pa u luajtur me Partizanin (historia tregon kete,tre ndeshje tre humbje) dhe del me pike te barabarta me Tr nqs kjo fiton te gjitha ndeshjet,kuptohet(Gje e cila eshte e veshtire,por plotesisht e mundur).
Duhet te shpresoni ne fitore kunder Partizanit, pasi demat e kuq nuk kane motivacionin e duhur,per fitore,dhe ka mundesi t'ua lene ndeshjen per inat te Tr,gjithesesi beni gati parate.
_________________________
Jetojme ne shekullin e 21-te,
pretendojme te shkelim ne planetin mars.
|
|
Top
|
|
|
|
#845311 - 05/06/06 08:25 PM
Re: Elbasani Kampion!!!
[Re: Sintetiku]
|
fanta
anetar aktiv
Registered: 09/09/04
Posts: 7674
|
Rri amon, se mu ka merzit Babi 
S“i flitet me goje, per nja nji jave
|
|
Top
|
|
|
|
Moderator: X-Ray, BAB_LYMI
|
|