1 registered
(1 invisible)
and 25 anonymous users online.
|
|
6538 Members
69 Forums
17185 Topics
970814 Posts
Max Online: 371 @ 10/24/07 04:59 PM
|
|
|
#76907 - 01/19/06 11:38 AM
Re: Krijimet tona!
   
[Re: Satin_Yearn]
|
ILIA
Registered: 11/24/03
Posts: 3256
Loc: NEW YORK
|
Citim:
Brinjet i shpove vazhdove lexove me nuk kerkove  sec me erdhi qorri vajta ke doktori nuk ma vari fare nuk i dhash as pare  ai me deboi nuk me vizitoi nukk me dha ilace ik me tha ha pace 
doktorri horri hic s'te tha cilen pace ha?
pace kembesh? koke? te la ne medyshje ai kelysh foke
po me c'u be s'na the ca pe
nga vajte ku shkove na thuaj c'degjove 
po fillon te me pelqeje shume kjo teme  pergezime te tereve per shpirtin tuaj poetik
|
|
Top
|
|
|
|
#76910 - 01/19/06 11:50 AM
Re: Krijimet tona!
[Re: Satin_Yearn]
|
ILIA
Registered: 11/24/03
Posts: 3256
Loc: NEW YORK
|
s'ishte lope ish gomar me samar
doktorri qorri horri ra nga motorri
teta milingona, dheun, e ngrente vete ty, te bej une omelete
geshtenjezes po ia them prape pergenjeshtroj meriten qe do te me jape
|
|
Top
|
|
|
|
#76911 - 01/19/06 11:51 AM
Post deleted by alinos
[Re: Satin_Yearn]
|
Anonymous
Anonymous
Unregistered
|
|
|
Top
|
|
|
|
#76912 - 01/19/06 12:00 PM
Re: Krijimet tona!
|
ILIA
Registered: 11/24/03
Posts: 3256
Loc: NEW YORK
|
per tu lare dakort por,  golemi ka nam te keq thone, qe ka ca vende qe lahesh me rroba krejt heq
|
|
Top
|
|
|
|
#76913 - 01/19/06 12:07 PM
Re: Krijimet tona!
|
ILIA
Registered: 11/24/03
Posts: 3256
Loc: NEW YORK
|
Citim:
AMSTEL sepse keshtu me pelqen...
 kronenbourg  kudo kryeson 
e mban mend njeri kete reklamen? nga te parat ne televizion?   tonce
|
|
Top
|
|
|
|
#76914 - 01/19/06 12:10 PM
Re: Krijimet tona!
[Re: ILIA]
|
Opium
anetar i AF
Registered: 11/03/02
Posts: 5701
Loc: St. Petersburg
|
|
|
Top
|
|
|
|
#76915 - 01/19/06 12:14 PM
Post deleted by alinos
[Re: ILIA]
|
Anonymous
Anonymous
Unregistered
|
|
|
Top
|
|
|
|
#76916 - 01/20/06 12:59 AM
Dedikuar nje mikut tim...
[Re: ADRIA]
|
jestersworld
Registered: 01/19/06
Posts: 11
|
Ju nuk me thate asgje per jeten Nuk me treguat kurre per kurthet e saj Ne kurrizin tim duhet te mesoja dhembjet Dashurine, poezine, gezim dhe vaj
Varferia hapi plage Qe mbase nuk do te mbyllen kurre Tani po shkruaj nga nje vend i larget Per ju te dashurit e mi qe sme njohet burre
Te njoma ishin duart e mia ne punen e pare ne ndertim Nuk kisha shpi, sdija te gatuaja Askund nuk figuronte Emri im
Me thoshe baba kur isha femi: Shiko shkollen djali im Kishe mbaruar shkolle te larte per inxhinieri Po pa pune ishe dhe rrije i pim
E cvlere ka shkolla mendoja une Tek te shihja te vije verdalle Me kepuce te shpuara dhe pa pune Vertiteshe ti me kostum ne mehalle
Cigare vodha heren e pare Gje pa zarar per shoket e mi Kerkova te dukesha pak trim, jo i marre Dhe perfundova duke shitur droge neper femi
Me leke ne xhep shpejt u mesova Ty o nene tek qaje te dhurova fustane Per ty baba ne pune shkova Ti me shave rrugac dhe me rrahe
Nga shtepia ika si femi Te putha ty nene e vella lamtumire Dhe rruget morra per Itali Te behesha i pasur shpejt kisha deshire
Ne rrugen e krimit u rrita Dhe zura shoke bera dhe miqesi Bera leke se ne rruge droge shita Isha akoma i ri e snjihja ligesi
Ju dergova disa here para Baba shpresoj mos ti kesh grisur Ti kesh perdorur per vella e mama Se shpirtin une per to pata shitur
Shoqeria ne balte me la Dhe ato miq u zhduken, me shpejtesi Kur ne deren time u shfaq policia Ne qeli kuptova qe nuk isha me njeri
Per ne angli u nisa sa dola nga qelia Doja te behesha njeri i ri Ne burg per mua mbaroi femijria Isha bere burre ne nje jete plot ligesi
si ilegal erdha ne kete vend Por jetoja i heshtur dhe i thjeshte Nuk jam me horr kam zene mend Dhe shpresoj se shpejti ta thoni vete
Kam punuar ne cdo zanat Dhe ha e pi vec hakun tim Kam pasur dite te kqija dhe dite me fat Por nuk jetoj me mbi krim
Baba, nene, kam qene me fat Tani kam dokumente dhe lokalin tim Punoj ne fundjave ne kishe ketu lart Dhe ndihmoj te tjeret mos hyjne ne krim
Do te kthehem baba nje dite, jo larg Por duhet te pres dhe pak ketu Nuk kam ndonje hall mos kini merak Se shpejti behem baba dhe une
..
|
|
Top
|
|
|
|
#76918 - 01/25/06 07:21 PM
Re: Kendi i krijimeve te reja
[Re: ADRIA]
|
AJO
Registered: 01/25/06
Posts: 4
|
Nese pas dritares sheh hijen time Ajo nuk jam une Eshte dashuria qe trishtimi e ka zene
Nese pas dyerve te shpirtit Trokitjet zbehur do te jene
Mos harro se dashuria ka pesuar infarct
.
|
|
Top
|
|
|
|
#76919 - 01/25/06 07:23 PM
Re: Kendi i krijimeve te reja
[Re: AJO]
|
AJO
Registered: 01/25/06
Posts: 4
|
Me vret
.
Pastaj zgerdhihesh ne vuajtjen time Pastaj vallezon ne trishtimin tim Pastaj qesh sikur te kesh fituar kupen..
Me vret pa plumb,e gjak nuk del Me vret e ti kerkon dhimbjen time Por se gjen dot
. Ndersa perplitesh te gjesh ofshamen Une iki ne pafundesi e ti ti vazhdon te Vrasesh!
|
|
Top
|
|
|
|
#76920 - 01/25/06 07:26 PM
Re: Kendi i krijimeve te reja
[Re: AJO]
|
AJO
Registered: 01/25/06
Posts: 4
|
NESE
Nese ne deren tende trokitur do te kem Mos ia ve dryrin se te hyj nuk dua
Te kam sjellur veq ato lule Lulet qe kurre nuk mi kishe dhuruar
Gjethet e tyre nje nga nje rane ne mes rruges qe asnjeher nuk shkela
Sa keq qe luleve aromen su mora Luleve qe ende si qeli pranvera
|
|
Top
|
|
|
|
#76921 - 01/25/06 07:31 PM
Re: Kendi i krijimeve te reja
[Re: AJO]
|
AJO
Registered: 01/25/06
Posts: 4
|
Sa e gjatė ėshtė sonte kjo natė ,sa vetmi mė ka sjellur ,cdo gjymtyrė e shpirtit mė ėshtė shkėputur,nė mijėra copėza qė si kapi dot,nė mijėra skaje qė slidhen.... Kam jetuar kėtė ditė vetminė time mė tė madhe ,kam jetuar sot dhimbjen e njė shpirti qė nuk e gjeti qetėsinė asnjėherė....ti sonte je diku afėr meje ...ndoshta metra na ndajnė por unė ndjehem e vetme pa ty....me mungon njė fjalė e jotja mė mungon njė buzėqeshje qe vetėm ti din tia falėsh shpirtit tim... Ēdo ditė them, vallė ku ėshtė ai qė e dua e kurrė se pata afėr dhe syte me lot me mbushen lexova sonte gjith ato fjale te nje dashurie qe ska per ta pare askush pos neve te nje dashurie qe nuk din te shuhet dhe sdo te shuhet kurreeeeeee te nje dashurie qe dita dites rritet si bonjake njė dashuri e lazdruar dashuri qe s'pati afer atė qe duhet unė sonte jam diku larg teje diku e heshtur e perqafuar me jastekun dhe duke qare ne shpirt e duke thene: Zot, me mundeso mos me shume me mundeso qe kur te vdese i dashuri im bile nje grusht dhe tė ma hedh por jo shpirt jo se dashuria nuk len te vdesim ajo na mban ne jete ajo na mban gjalle ajo na mban si bonjak dhe do te na mbaje na mban larg njeri tjetrit te dashur ne nje bote ku te tjeret sdo dinin te jetonin ne boten e cmendur po e mallkoj veten pse kurre spata mundesi te vij e te te fal gjith kete dashuri gjith kete zjarr por gezohu gezohu se nje e "huaj" diku larg ne heshtje ne boten e te panjohurve te don cmendurisht ne boten e te huajve ajo te ka vec per vete gezohu se ndokush per ty qan per ty qesh
per ty shkruan e vuan gezohu se ndokush per ty vec per ty mendon sa shume mendon sa shpesh sa gjate ah shpirt dhe nje bote me fjale te me jape Zoti serish jan pak per gjithe ate qe kam per ta thene andaj po te them me fjalet me te varfura: Te dua E ti hesht dhe me duaj me duaj e nxjerr lot nga syte qaj e buzeqesh e me duaj me duaj nga larg ska dert me hėnėn i marr gjitha ato qe don te mi thuash
dhe do tė ndjej nė mbrendėsinė time
|
|
Top
|
|
|
|
#76922 - 01/27/06 04:59 AM
Re: Kendi i krijimeve te reja
[Re: AJO]
|
Djep
Registered: 11/03/02
Posts: 1101
Loc: Ndėr ėndrra pėrkundur...
|
Piedestali
Dale... Prit... S'ka me kuptim... Oh sa gjate qe kam vrapuar! Kesaj udhe pa mbarim asnjehere nuk kam ndaluar.
Jam rrezuar gjate rruges, gjunje e brryla kam derrmuar. Dhimbjen kurre s'ia fsheha turmes, me gjithe shpirt kam renkuar.
Perseri ne kembe u cova rraskapitur, sakatuar. Sfilitjen me dhembe e blova, etjen me djerse e kam shuar.
Asnjehere ama s'qendrova te mbledh forcat, te pushoj. Me revansh, vetem vershova pa e ditur ku po shkoj.
E pse renda? Cfare fitova? Me kaq ngut, ku kam arritur? Ke lashe pas? A triumfova? C'piedestal me kane ngritur?
Lashe pas lojra e gezime, shoqeri e miqesi, shpresa, endrra e zhgenjime, flirte, zenka e dashuri.
Lashe pas njerez e zakone, rruge, rrugica e shtepi. Lashe deshira e pasione, kenge motive e poezi.
Lashe nje jete te pajetuar ku hapat hidhen ngadale te peshuar, te shijuar, pa harbuar si i marre... ..... Kete vetes s'mund t'ia fal, e nje lot s'ma fsheh dot helmin... Ku dreq eshte ai piedestal t'i hidhem e t'i ve shkelmin!
|
|
Top
|
|
|
|
#76924 - 03/22/06 09:25 AM
Post deleted by alinos
[Re: moonlight]
|
Anonymous
Anonymous
Unregistered
|
|
|
Top
|
|
|
|
#76925 - 03/23/06 03:15 AM
Re: Kendi i krijimeve te reja
|
great .1
anetar i AF
Registered: 07/06/04
Posts: 3567
Loc: it
|
largohet aty pertej kthehet sapak veshtron diku dike qe nuk eshte me
vrapon pa fryme ndalet, rishtazi shikon perseri hije hije hije
obobobobo
Edited by great .1 (03/23/06 03:16 AM)
|
|
Top
|
|
|
|
#76926 - 03/24/06 09:12 AM
Re: Kendi i krijimeve te reja
[Re: Djep]
|
Diabolis Dassaretis
anetar i AF
Registered: 11/04/02
Posts: 1090
Loc: NY
|
Citim:
Piedestali
Dale... Prit... S'ka me kuptim... Oh sa gjate qe kam vrapuar! Kesaj udhe pa mbarim asnjehere nuk kam ndaluar.
Jam rrezuar gjate rruges, gjunje e brryla kam derrmuar. Dhimbjen kurre s'ia fsheha turmes, me gjithe shpirt kam renkuar.
Perseri ne kembe u cova rraskapitur, sakatuar. Sfilitjen me dhembe e blova, etjen me djerse e kam shuar.
Asnjehere ama s'qendrova te mbledh forcat, te pushoj. Me revansh, vetem vershova pa e ditur ku po shkoj.
E pse renda? Cfare fitova? Me kaq ngut, ku kam arritur? Ke lashe pas? A triumfova? C'piedestal me kane ngritur?
Lashe pas lojra e gezime, shoqeri e miqesi, shpresa, endrra e zhgenjime, flirte, zenka e dashuri.
Lashe pas njerez e zakone, rruge, rrugica e shtepi. Lashe deshira e pasione, kenge motive e poezi.
Lashe nje jete te pajetuar ku hapat hidhen ngadale te peshuar, te shijuar, pa harbuar si i marre... ..... Kete vetes s'mund t'ia fal, e nje lot s'ma fsheh dot helmin... Ku dreq eshte ai piedestal t'i hidhem e t'i ve shkelmin!
E mrekullueshme!
|
|
Top
|
|
|
|
Moderator: Mirror
|
|