Who's Online
0 registered and 32 anonymous users online.
Newest Members
ari poetry, HArD_dAnCe, WebShqip, KOD, Xhena
6802 Registered Users
November
Su M Tu W Th F Sa
1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30
Shout Box

Top Posters
18734
pinkparadise
15195
Kondrapedali
13804
I
13655
TEDI
13076
USA
Forum Stats
6802 Members
70 Forums
17351 Topics
974257 Posts

Max Online: 371 @ 10/24/07 11:59 PM
Faqet e fundit
»Chat.al
»Arkiva Mediatike - Infoarkiv
»virtualbania
Page 1 of 3 123>
Topic Options
Rate This Topic
#75681 - 09/01/03 08:59 PM Kampionati 2003
BENG Offline
anetar aktiv


Registered: 11/02/02
Posts: 2539
Si mendoni ju kush do te fitoje?!
Top
#75682 - 09/01/03 09:00 PM Re: Kampionati 2003
BENG Offline
anetar aktiv


Registered: 11/02/02
Posts: 2539
Tashi eshte e sigurt se per ke une votova

Urdheroni ju te tjeret!

Top
#75683 - 09/03/03 06:09 AM Re: Kampionati 2003
Alesio Offline
anetar i AF


Registered: 07/22/03
Posts: 984
Loc: Ne boten e zhvilluar.
BENG
ti qenke me Bmw dhe Montojen : perse e fsheh apo nuk te pelqen humbja qe do pesoni nga SHUMI & FERRARI.

Top
#75684 - 09/03/03 06:09 AM Re: Kampionati 2003
Alesio Offline
anetar i AF


Registered: 07/22/03
Posts: 984
Loc: Ne boten e zhvilluar.
Michael Schumacher caktohet ambassador i San Marinos
ROME - Kampioni i botes ne fuqi i Formula 1, Michael Schumacher, eshte caktuar si ambassador i San Marinos. Kete e ka bere te ditur dje Ferrari ne faqen e tij zyrtare. Gjermani, 34-vjecar, qe ka fituar 5 tituj kampione te botes, iu ofrua detyra nga republika e vogel e gadishullit apenin, si pasoje e punes se tij te meparshme humanitare per UNESCO-n dhe bamiresite. "Ndjehem i nderuar qe jam caktuar ambassador i Republikes se San Marinos, - tha Schumi, - ky emerim do jete nje shtyre e metejshme ne punen time. Per fat te keq, eshte fakt qe shume njerez kane nevoje per ndihmen tone".

Top
#75685 - 09/03/03 06:15 AM Re: Kampionati 2003
Alesio Offline
anetar i AF


Registered: 07/22/03
Posts: 984
Loc: Ne boten e zhvilluar.
Me fal se u gabova se nuk e paske sekret BMW se nuk e pashe qe ke hap teme .
thanx.

Top
#75686 - 09/03/03 05:41 PM Re: Kampionati 2003
Alesio Offline
anetar i AF


Registered: 07/22/03
Posts: 984
Loc: Ne boten e zhvilluar.
Dyshime pėr Ralfin, merr flakė makina

MONZA- Kanė filluar pėrgatitjet pėr ēmimin e madh tė Monzas, i cili do tė zhvillohet mė 14 shtator, por makina e Ralf Shumaker ka marrė flakė qė nė provėn e parė tė kolaudimit tė gomave. Dy javėt e mbetura do tė jenė tepėr intensive si pėr Williams tė Ralf Shumaker e Montoya ashtu dhe pėr Ferrarin, pėr tė cilin ėshtė prova e fundit pėr tė evituar krizėn e shumė pėrfolur nga mediat. Majkėll Shumaker ka 4 gara qė arrin rezultate tė dobėta duke iu larguar gjithnjė e mė tepėr podit.

'Tema'

Top
#75687 - 09/03/03 07:45 PM Re: Kampionati 2003
BENG Offline
anetar aktiv


Registered: 11/02/02
Posts: 2539
flasim pas Monzes mik i dashur, apo edhe pas kampionatit po deshe.
Top
#75688 - 09/03/03 09:42 PM Re: Kampionati 2003
Alesio Offline
anetar i AF


Registered: 07/22/03
Posts: 984
Loc: Ne boten e zhvilluar.
Ok
do te shohim por c'fare
sigurisht ngjyren e kuqe tek triumfon.
ciao.

Top
#75689 - 09/04/03 03:23 AM Re: Kampionati 2003
Alesio Offline
anetar i AF


Registered: 07/22/03
Posts: 984
Loc: Ne boten e zhvilluar.
Ralf Shumaher do te mungoje ne Grand Prix e Monzes
Piloti spanjol, Mark Zhene do te zevendesoje gjermanin Ralf Shumaher te skuadra e Uiliamsit, testet qe do te behen per Grand Priix e Monzes. Dhe kjo per shka se Shumaher i vogel e kaloi naten e mbremshme ne spital pas nje aksidenti qe ndodhi dje. "Ne do te kemi nje test tjeter kontrollues sot dhe ate do ta realizoje Mark Zhene, beri te ditur zedhenesi i skuadres se Uilimasit, qe kryeson per momentin renditjen e konstruktoreve ne Formula 1. Montoja dhe Mark do te kompletojne programin". Zedhenesi i Ralf Shumaher, Tomas Hofman theksoi se piloti gjerman 28-vjecar, ne vendin e katert ne renditjen e pergjithshme, 14 pike pas vellait te tij kryesues, Mikael Shumaher, kur kane mbetur dhe tre gara deri ne perfundim eshte keshilluar qe te pushoje deri te Henen. "Ai do te fluturoje sot per ne Salzburg, theksoi Hofman. Eshte shume mire, por ka pesuar disa kontuzione, kjo eshte e gjitha". Tre gara perpara perfundit te Formula 1, Shumaher i skuadres se Ferrarit, qe kerkon titullin e gjate boteror eshte nje dhe dy pike perpara Montojes dhe Kimi Raikonen (MekLaren).

'Korrieri'

Top
#75690 - 09/04/03 04:07 AM Re: Kampionati 2003
BENG Offline
anetar aktiv


Registered: 11/02/02
Posts: 2539
E ke gabim vllai, Ralfi do te mungoje vetem gjate testeve private por jo edhe ne Grand Prix Italiane. Ralfi ka marre nje jave pushim, por ne te tjeret mire e dime se Cmimi i Madh i Italise do te vozitet me date 14, pra 11 dite pas sotit.
Per reference: www.f1-live.com

Top
#75691 - 09/04/03 02:59 PM Re: Kampionati 2003
Alesio Offline
anetar i AF


Registered: 07/22/03
Posts: 984
Loc: Ne boten e zhvilluar.
Nese e kam gabim
nje gje te tille e thote gazeta per ate e kam vene emrin e saj ne fund.

Drejtori i 'Bridgestone' akuzon 'Michelin' se ka goma ilegale.

Drejtori i BRIDGESTONE MOTORSPORT Hiroshi Yasukawa akuzon kompanine MICHELIN se gomat e kasaj te fundit jane me te gjera sec duhet dhe ne kete menyre eshte me e lehte te fitosh garat.
Po ashtu dhe drejtuesit e FERRARIT akuzojne MC LAREN dhe BMW per nje gje te tille.
Urojme qe te jete e vertete dhe mos kene shans ato trapat si Raikinen apo Montoja.

Come on REDDDDDDDDDDDDDDDDD.

Top
#75692 - 09/04/03 04:20 PM Re: Kampionati 2003
BENG Offline
anetar aktiv


Registered: 11/02/02
Posts: 2539
hallall lali, po e tregon shpirtin e vertete sportiv te ferrarit. ishalla juve ju denojne qe ne te fitojme, dmth, pa u denuar bmw, ferrari nuk ka bole te fitoje apo jo?!
Top
#75693 - 09/04/03 11:59 PM Re: Kampionati 2003
Alesio Offline
anetar i AF


Registered: 07/22/03
Posts: 984
Loc: Ne boten e zhvilluar.
FERRARI po e fiton c'do vit dhe besoj se edhe kete here.
BMW-se i doli ngjyra tashme , ndersa FERRARI !!!!
s,me mbetet gje tjeter te them vetem se FERRARI mbetet Ferrar-i.
the one.

Top
#75694 - 09/05/03 01:29 PM Re: Kampionati 2003
Alesio Offline
anetar i AF


Registered: 07/22/03
Posts: 984
Loc: Ne boten e zhvilluar.
F1: “Michelin” reagon ndaj akuzave tė Ferrarit

Lufta e gomave nuk shuhet dhe pėrballė provave tė Ferrarit (tė kontrolleve tė FIA), “Michelin” duket e detyruar tė ndryshojė prodhimin e saj, qė nė fakt i ka dhėnė goxha shtytje Uilliamsit dhe McLarenit nė arritjen e rezultateve superiore nė krahasim me kundėrshtarėt. Pak i kėnaqur, natyrisht, Dupasquier, bosi i shtėpisė franceze nė cirkuitet e Formula 1. “Gomat tona janė tė njėjtat, tė paktėn si strukturė,me ata qė kemi filluar tė pėrdorim nė 2001-shin. Goma para pėr dorimit, ka thėnė francezi, ėshtė 270 milimetra e trashė, siē e kėrkon rregullorja. Por pas pėrdorimit sigurisht qė ajo do tė ndryshojė. Por interpretimi i ri i rregullores nga ana e FIA-s, na imponon tė reagojmė. Qė tė mėrkurėn e kaluar skuadra jonė punon 24 orė nė 24 dhe ka mundėsuar tė sjellė nė Monza goma tė reja, tė cilat janė testuar nga klientėt tanė”. Kontrollet, tre gara para fundit, krijonė megjithatė njė situatė jo tė kėndshme dhe shumė tė ēuditshme dhe tė dyshimtė. “Nė fakt, ka mbyllur bosi i gomave Michelin, Dupasquier, tre gara para fundit tė botėrorit lufta pėr titullin botėror tė kampionit tė Formula 1 ėshtė shumė e madhe dhe tabela e klasifikimi tė konstruktorėve ka njė tjetėr lider. Kush tė mundet do tė kėrkojė tė pėrfitojė nga kjo situatė e krijuar”. E megjithatė akoma nuk ėshtė pėrcaktuar asgjė e qartė nė lidhje me pėrplasjen e shoqėrisė sė mėsipėrme dhe akuzave tė Ferrarit, tė cilėt pretentojnė pėr truke nė garat e mėparshme. Gjithēka mendohet tė sqarohet pak para garės sė kėsaj jave.

'Shekulli'

Top
#75695 - 09/05/03 02:23 PM Re: Kampionati 2003
Alesio Offline
anetar i AF


Registered: 07/22/03
Posts: 984
Loc: Ne boten e zhvilluar.
Ralf vė nė dyshim pjesėmarrjen nė Monza

MONZA- Pas zjarrit qė shpėrtheu nė makinėn e Ralfit gjatė provave tė sė hėnės si pasojė e rrjedhjes sė vajrave, njė tjetėr incident ka ndodhur pas 24 orėve me makinėn e tij. Gjatė kėtyre provave ai ėshtė pėrplasur me murin mbrojtės tė pistės. Ralfi ėshtė shoqėruar pėr nė spitalin e Milanos dhe ndodhet nė gjendje tė mirė, megjithatė tė hėnėn ai do tė konfirmojė pjesėmarrjen pėr garėn e 14 shtatorit.

'TEMA'

Top
#75696 - 09/14/03 03:45 AM Re: Kampionati 2003
Alesio Offline
anetar i AF


Registered: 07/22/03
Posts: 984
Loc: Ne boten e zhvilluar.
Michael Schumacher, pole position ne Itali
Pese here kampioni i botes, Michael Schumacher i Ferrarit, doli i pari ne provat zyrtare te Cmimit te Madh te Italise, te zhvilluara dje ne Monza per Formula 1. Ne 1 ore gare, nga 14.00 deri ne 15.00, gjermani realizoi kohen 1'20"963, me shpejtesi mesatare prej 257.584 km/h. Fare prane tij u rendit rivali kolumbiani Juan Pablo Montoya me Williams-BMW qe dha kohen 1'21"014, pra vetem 51 te mijta me shume se Schumi. Ky ishte pole position i 55-te ne karriere per ferraristin nga Kerpen, qe kryeson renditjen e piloteve me 72 pike ndaj 71 te Montoyas dhe 70 te Raikkonen. Finlandezi i McLaren Mercedes u rendit i 4-i me kohen 1'21"466, i lene pas edhe nga ferraristi tjeter, Rubens Barrichello (1'21"242). Kohe shume te mira per Marc Gene me Williams-BMW (garon ne vend te Ralf Schumacher, te demtuar) dhe Jarno Trulli me Renault. Dobet Coulthard, McLaren Mercedes, ndersa fituesi i gares se Hungarise, spanjolli Alonso pati probleme dhe mbeti rreth 20 sekonda larg nga vendi i pare. Ai do niset nga vendi i 20-te, qe eshte edhe i fundit. Gara do nise sot ne ora 14.00 dhe eshte e parafundit per kampionatin boteror.

Top
#75697 - 09/15/03 04:04 PM Re: Kampionati 2003
Alesio Offline
anetar i AF


Registered: 07/22/03
Posts: 984
Loc: Ne boten e zhvilluar.
Shumi fiton duelin me Juan Pablo Montoyan

Formula 1, triumf i “kokėkuqes” nė Monza

Festa Ferrari nė GP tė Italisė, qė ėshtė zhvilluar nė cirkuitin e Monzės. Majkėll Shumaker ka dominuar garėn, duke u pėrfunduar atė 6 sekonda para Ullimasit tė Juan Pablo Montoya. Ky ėshtė suksesi i pestė sezonal i gjermanit, i 69-ti nė karrierė. Shumi rrit kėshtu distancėn nė tabelėn e klasifikimit tė pėrgjithshėm (82 kundrejt 79). I treti Rubens Barrichello, vetėm vendi i katėrt pėr Mclarenin e Kimi Raikonen, gati jashtė lojės pėr titull. Ndėrkohė qė nė zonėn e pikėve janė klasifikuar dhe Marc Zhene i pesti me Bmv-Uilliams, Jacques Villeneuve i gjashti me Bar-Honda, Mark Vebber i shtati me Jaguar dhe Fernando Alonso i teti Renault. Spanjolli ėshtė nisur nga vendi i fundit, nė xhiron e fundit ka mundur tė hyjė nė zonėn e pikėve, pasi ka fituar duelein me Nick Heidfeld (Sauber). Ka qenė njė garė e bukur kjo e Monzė, me njė Shumaker (siē ishte parashikuar) tė vėnė nėn presion nga Montoya: njė duel spektakolar deri nė fund tė garės, ku emocionet nuk kanė pasur tė mbaruar. Por fundi ka parė kampionin e botės tė triumfonte nė pistėn italiane.

Top
#75698 - 09/16/03 03:04 AM Re: Kampionati 2003
Alesio Offline
anetar i AF


Registered: 07/22/03
Posts: 984
Loc: Ne boten e zhvilluar.
Formula 1: Schumi fiton garen e Italise, 3 pike larg Montoyas
Rivalet e skuadres se Ferrarit, kane paralajmeruar pilotin gjerman, Michael Schumacher se do te perballet me nje sfide e veshtire, deri ne uljen e flamurit te fundit te Formula 1. Por Schumi i Ferrarit, e fitoi garen e Italise ne Monza duke lene ne vend te dyte Montoyan e Williams-BMW, te tretin Barrichello dhe te katertin, Raikkonen. Kane mbetur dhe dy gara dhe diferenca prej shtate pikesh, ndan Schumacher, Montoja e Raikkonen. Schumacher ka 82 pike, Montoya 79 e Raikonen 75. Nderkohe qe ne renditjen e skuadrave, Williams-BMW eshte kater pike, para Ferrarit. Gjermani kishte pa fituar qe nga qershori, duke arritur suksein e peste ne kete sezon. "Mendoj se gara eshte shume e hapur dhe ajo do te jete terheqese..., - tha ai, - problemi eshte se cila skuader do te shpreh me shume permiresuese se rivalet ne finalen e sezonit". Shefi i skuadres se Williams-BMW, Frank Williams thote: "Nese Ferrari mendon permiresime, kjo gje vlen dhe per ne.

Top
#75699 - 09/16/03 12:16 PM Re: Kampionati 2003
Miyuki Offline
anetar aktiv


Registered: 11/03/02
Posts: 1170
Loc: Belgium
[QUOTE]Fillimisht postuar nga Alesio:
[qb] Nese e kam gabim
nje gje te tille e thote gazeta per ate e kam vene emrin e saj ne fund.

Drejtori i 'Bridgestone' akuzon 'Michelin' se ka goma ilegale.

Drejtori i BRIDGESTONE MOTORSPORT Hiroshi Yasukawa akuzon kompanine MICHELIN se gomat e kasaj te fundit jane me te gjera sec duhet dhe ne kete menyre eshte me e lehte te fitosh garat.
Po ashtu dhe drejtuesit e FERRARIT akuzojne MC LAREN dhe BMW per nje gje te tille.
Urojme qe te jete e vertete dhe mos kene shans ato trapat si Raikinen apo Montoja.

Come on REDDDDDDDDDDDDDDDDD. [/qb][/QUOTE]Kur Bridgetstone mendon se permasat e gomave te Michelin jane me te favorshme per fitimin e nje gare, perse s'prodhon edhe vete te atilla?
Po thuaj dhelpra kur e pa qe s'e zinte dot rrushin, tha se ishte i pabere,
ashtu edhe puna e ferrarit tani.

pastaj bashkohem me mendimin e Beng,
Fitorja e Ferrarit varet vetem nga humbja e BMW ???!!!

Nejse,
Forca Montoya !!!!!!!!!
_________________________
it's nice to be important,
but it's more important to be nice...

Top
#75700 - 09/16/03 02:38 PM Re: Kampionati 2003
Alesio Offline
anetar i AF


Registered: 07/22/03
Posts: 984
Loc: Ne boten e zhvilluar.
Nuk eshte sipas qejfit te prodhohen gomat
ka rregullore
gjithsesi eshte mendimi yt !

Sa per fitoren e Ferrarit nuk besoj se varet nga BMW sepse ferrari ben ligjin , gje e cila eshte fakt dhe jo tifozellek.

Top
Page 1 of 3 123>


Moderator:  DuWSaKu, Juir 
Hop to:
Advertisements
Vip dhe personalitete Shqiptare
Artikuj nga Shqiperia.com
Artikujt me te fundit:
PD-PS, 112 vota pėr Kodin, Meta del nga greva e urisė
Drejtuesit e tre forcave politike, LSI, PDK e PS91, i dhanė fund mbrėm ...
Telenovela e TVSH: Dhimbja e Dashurisė
Tė shtunėn nė darkė, nė TVSH ka njė mbėrthim tė pazakontė pėrpara ekra ...
Moska, dorė tė lirė te sekretet e Perėndimit
Pėr vite tė tėra, njė qeveritar estonian ka gjetur mėnyrėn pėr tė pasu ...
Teherani censuron 5 milion website
TEHERAN- Pesė milion sajte interneti janė censuruar nė Iran. Lajmin e  ...
Dėshpėrimisht para ekranit tė televizorit
Tė ngulėsh sytė me orė tė tėra nė ekranit e televizorit, nuk do tė tho ...
Forumi i Politikes
Ilir Kokona: Rama mė ka kėrcėnuar
by LiPS
10/29/08 05:24 AM
Albania - Sport
»Shansi i humbur i Arie Haan
»Mario Cenolli: Ā“Han duhet guxonte me tĆ« rinjtë”
»ShqipĆ«ria e pathyer nĆ« Baku, Han krijon pikĆ«pyetjet e para
»Skela, kapiten e golin e 10-tĆ« pĆ«r ditĆ«lindje
»RF. Azebajxhan-Shqiperi 1-1
»47 ndeshjet miqĆ«sore tĆ« ShqipĆ«risĆ«
»Azerbajxhan-ShqipĆ«ri, 20 ndeshjet e fundit te ekipeve
»U-21, ShqipĆ«ria shkatĆ«rron 3-0 MaqedoninĆ«
»Han nĆ« kĆ«rkim tĆ« sulmuesit gol
»Historia e tre fitoreve me Azerbajxhanin

Generated in 0.027 seconds in which 0 seconds were spent on a total of 14 queries. Zlib compression disabled.