0 registered
and 39 anonymous users online.
|
|
6802 Members
70 Forums
17321 Topics
964911 Posts
Max Online: 371 @ 10/24/07 11:59 PM
|
|
|
#736656 - 10/17/05 06:56 PM
Re: Vendi i fundit ku kam qene: te pritura e te papritura
[Re: Albforumi]
|
SHIRAZ
Flavor & Complexity
anetar aktiv
Registered: 09/26/05
Posts: 5390
Loc: BOTTLE
|
Nje nga vendet e fundit ku kam qene eshte nje qyteze/fshat jashte qytetit te New York-ut. Eshte krejt ndryshe nga qyteti i madh. Ka shpirtin e fashtit tone, ku te gjithe e njohin njeri-tjetrin e i thone mirmengjes te gjitheve ne rruge, ashensor, kafene, etj etj COLD SPRING quhet. Eshte i ulet e me shtepi te bardha. Shume me i paster se qyteti i madh, me i organizuar dhe me mikprites. Them mikprites se nuk e ka ate agresivitetin e qytetit te madh, ku te perplasin njerezit neper trena a stacione autobuzi e nuk te thone as "me fal". Kur merr trenin e linjes per te shkuar atje (nese nuk shkon me makine dmth), po te zbresesh nje stacion me larg, ne nje tjeter qyteze qe quhet Nelsonville, ka nje mal shkembor qe nje faqe e ka nga Henry Hudson River dhe nje faqe ne Cold Spring, te cilin shume njerez e kalojne ne kembe, thjesht per kenaqesine e "hiking" ecje/alpinizem/eksplorim. Merr rreth 6 ore te kalosh nga nje ane tek tjetra, dhe pamjet jane te mrekullueshme. Neper pyllin qe kalon per te dale ne Cold Spring, natyra eshte krejt e virgjer. Mund te shikosh lloj-lloj kafshesh te cuditshme qe nuk tremeben aspak nga prania e njerezve, por kurioze ndalojne e te ndjekin me sy Gjithcka ruhet me shume fanatizem aty. Burimet e vogla natyrore, kafshet (jo te rrezikshme) qe popullojne pyllin, dhe tere shenjat e vogla qe te ndihmojne te orientohesh me lehtesi per te gjetur rrugen e duhur gjate alpinizmit nga nje ane e malit ne tjetren. Nese dikush nga ju do mund t'a beje kete kalim, i keshilloj te marre uje e ushqim me vete e te jete sadopak i pregatitur fizikisht, se perndryshe...me shume se nje jave dhimbje muskujsh ju pret
_________________________
KINDNESS IN WORDS CREATES CONFIDENCE KINDNESS IN THINKING CREATES PROFOUNDNESS KINDNESS IN GIVING CREATES LOVE _________________________________________ Silence is Golden!
|
|
Top
|
|
|
|
#736657 - 10/18/05 08:52 PM
Re: Vendi i fundit ku kam qene: te pritura e te papritura
[Re: SHIRAZ]
|
Krijesė
irrational?
anetar aktiv
Registered: 09/22/05
Posts: 3780
Loc: perballe Lanes
|
Gjermania
Kur kam qene adoleshente e adhuroja, ndoshta per faktin se te gjitha grupet e mia ne fillim shkonin ne Gjermani per te promovuar kenget e tyre dhe, me pas, nese kishin sukses atje, dilnin ne gjithe tregjet boterore.
Te pritura Prisja mot te ngrohte, meqe ishte mesi i veres; prisja ushqim te keq, laker e mish derri ; prisja njerez te ftohte.
Te papritura Moti ishte shume i ftohte dhe kam marre nje plevit, sa diten qe u ktheva me tmerroi vapa. Ushqimi nuk ishte i keq, m'u dha mundesia te shikoja/shijoja Muzeun e Cokollates se Kėlnit. Shetita me aftobuz te vogel neper qytet, pashe katedralen e famshme, ku Papa Benedikti kremtoi javen e rinise katolike. Me pas u ula buze lumit dhe kundrova panoramen (Ketu Kėlni me kujtoi shume Zyrihun) dhe shetita ne nje rruge lagjeje, ku pashe plot shitesa ambulante, dy koncerte 'live' dhe ushqim e birre, nga te cilat perfitova per te kaluar nje mbremje te kendshme. Njerezit nga ana e tyre te thjeshte e te kendshem. Kjo vertet me beri pershtypje. Nje miresjellje e jashtezakonshme, qe bente kontrast te madh me vrazhdesine e njerezve ne Shqiperi. Dhe e bukura e gjithe kesaj eksperience ishte se isha vetem, por e shijova aq shume pas nje viti pune te sterlodhshme, sa e di qe s'keni per te me besuar. It was a wonderfully peaceful week.
Edited by ENIAD (10/19/05 11:58 AM)
_________________________
Che sara, sara! Whatever will be, will be!
|
|
Top
|
|
|
|
#736658 - 10/26/05 07:01 AM
Re: Vendi i fundit ku kam qene: te pritura e te papritura
[Re: Krijesė]
|
SHIRAZ
Flavor & Complexity
anetar aktiv
Registered: 09/26/05
Posts: 5390
Loc: BOTTLE
|
Akoma nuk jane bere 24 ore qe jam kthyer nga Los Angeles. Koha ishte si te ishte Qershor, dmth te merrte malli per pak diell. Ne pergjithesi ne Qershor dielli eshte i turpshem e fshihet pas reve. Njesoj ishte dhe tani ne Tetor, qe zakonisht eshte si te qe pranvere. Gloomy June came back per mua besoj  Los Angeles eshte krejt ndryshe nga New York city. Eshte shume i ulet nga ndertesat, por dhe ka shume kodra, qe nuk i gjen ne New York city. E vetmja lagje me ndertesa te larta, qiellgervishtese dmth, eshte pjesa e poshtme e LA, ku eshte dhe qendra e biznesit. Pastaj vijne "royal palm trees", palmat e mrekullueshme qe jane shume te larta e kane nje xhufke degesh ne maje. Jane shume gracioze dhe delikate. E papritura ishte nje termet i fuqise 3.5, qe ra te shtunen e na shkundi mire, aq sa menduam se s'na kishte dale pija e nje nate me pare E pritura ishte qe takova te njetet miq me shume deshire e kenaqesi dhe kaluam edhe me mire se zakonisht. Nese ju qellon te shkonin ne Los Angeles eshte e pamundur te mos flasesh te pakten nje here ne dite per ushqimin e mire te ketij ose atij restoranti. Pastaj konversacioni qe vazhdon, eshte termeti i fundit, kur ra dhe sa i fuqishem ishte. E me pas, patjeter qe do perfundohet ne stare kinematografie, qe i gjen duke bere pazar si gjithe te tjeret neper dyqanet me te papritura ushqimore ose kinkalerie . Meqe ne na jane dukur gjithmone irreale e te paprekshem, na terheqin vemendjen e me shume skuqemi ne (publiku dmth) nga eksitimi dhe ideja qe pame filanin apo filnanen, se sa vete personi, qe duket qarte eshte mesuar te jete qender e vemendjes  Ja vlen te vizitosh Rodeo Drive, thjesht nga filmi "Pretty Woman", qe na ka lene gojehapur ne europianeve. Gjithashtu Beverly Drive dhe Beverly Hills (lagjia) e filmit te famshem. Pastaj Plazhi i Santa Monica ose Malibu ku xhirohej "Bay Watch", dhe patjeter Teatri i vjeter Kinez, ku jane trotuaret te shtruar me pllaka ne forme yjesh me emrat e aktoreve qe kane bere histori. Nje here tjeter, ju flas per restorantet me interesante e vertete jo te shtrenjte ku ja vlen te hash ne Beverly Hills Jam e sigurte qe dhe ne Tirane haet me shtrenjte, per jo te njejten cilesi. Por...para se te shkoj te bej nani, doja te thoja qe "Chateau Marmont" http://www.chateaumarmont.com/chateau4.html eshte vendi ku duhet shkuar per nje pije te pakten nje here, vetem per kenaqesine e te parit te artisteve qe e frekuentojne rregullisht...dhe nese nuk ka asnje, eshte kaq kendshem, sa ja vlen mundimin.
Naten e mire 
P.S. Udhetimi NY-LA eshte gjeja me shokuese dhe mbreselenese. Relievi dhe hapesira e pafund e tokes se pabanuar, jane aq te bukur sa edhe te frikshem. Do sjell foto neser. Dhe Kanionin e Madh
Edited by SHIRAZ (10/26/05 07:26 AM)
_________________________
KINDNESS IN WORDS CREATES CONFIDENCE KINDNESS IN THINKING CREATES PROFOUNDNESS KINDNESS IN GIVING CREATES LOVE _________________________________________ Silence is Golden!
|
|
Top
|
|
|
|
#736659 - 10/26/05 12:37 PM
Re: Vendi i fundit ku kam qene: te pritura e te papritura
[Re: SHIRAZ]
|
abstract
anetar aktiv
Registered: 11/03/02
Posts: 1972
|
ShiraZ , qenkeni knaq . Gjate leximit, mu duk sikur sapo u ktheva dhe une,u bane pak vite qe e kam vizituar. Pervec gjithe vendeve qe paskeni(mi) pare, kam qene dhe ne hollywood.
Sic e permende,mban nje individualitet dhe atmosfere komplet tjeter nga NY 
Fotot schnell please
|
|
Top
|
|
|
|
#736661 - 10/28/05 04:32 PM
Re: Vendi i fundit ku kam qene: te pritura e te papritura
[Re: OROSHI]
|
SHIRAZ
Flavor & Complexity
anetar aktiv
Registered: 09/26/05
Posts: 5390
Loc: BOTTLE
|
|
|
Top
|
|
|
|
#736664 - 11/02/05 01:18 AM
Re: Vendi i fundit ku kam qene: te pritura e te papritura
[Re: pinkparadise]
|
fanta
anetar aktiv
Registered: 09/09/04
Posts: 7674
|
Ne Prill te ketij viti, isha ne France. Hera e pare, qe pash Parisin dhe mbresat ishin te vecanta. Ne qershor isha ne Shqiperi, ku s“diskutohet kenaqesia eshte e dyfishte pasi njehkohesisht, nxjerr dhe mallin. Ne Gusht, isha ne Venezia. Nje mrekulli. Fjalet jane te teperta, per ta pershkruar. Deshire kam, te shkoj ne Spanje.

P.s Foto (qe kam bere), thjesht per simbolizim.
|
|
Top
|
|
|
|
#736665 - 12/29/05 06:14 AM
Re: Vendi i fundit ku kam qene: te pritura e te papritura
[Re: fanta]
|
SHIRAZ
Flavor & Complexity
anetar aktiv
Registered: 09/26/05
Posts: 5390
Loc: BOTTLE
|
Vendi i fundit ku kam qene eshte TIRANA ime e dashur, me ato rruget qe dhe gati 10 vjet me pas ishin cope-cope, por s'te ben shume pershtypje se cdo 50 hapa do takosh nje komshi ose shok qe se ke pare prej shume vitesh. Balta njesoj e embel, me dhimbset t'a laj nga kepucet. Malli me ben ti rikthehem pas disa javesh udhetimit teper te gjate 13 oresh, por gjithcka ja vlen. E papritur ne Tirane Eh, sa shume te papritura... Le te them qe ajo qe me beri pershtypje eshte bukuria e rraces tone se e kisha harru pak. E pritur besoj se mund te quhet e ndjera tamam ne shtepine tende  Do preferoja t'a kisha me te lehte te orientohesha ne qytetin ku jam rritur, por dhe pse me pak veshtiresi, ja mora doren rruges nga shtepia per tek blloku e per tek QTU-ja  Tirana ka gjithcka per tu argetuar e shijuar kohen e lire dhe nje muaj pushime, s'dalin... Deshira e madhe per tu kthyer te jetoj aty, me ben te besoj ate thenien "mos ngaterro turizmin me emigracionin" se pas kaq kohesh e konsideroj veten cik si te huaj ne vendin tim  Ah, nje e papritur tjeter shume e kendshme shoqeri te reja interesante...fale albforumit 
_________________________
KINDNESS IN WORDS CREATES CONFIDENCE KINDNESS IN THINKING CREATES PROFOUNDNESS KINDNESS IN GIVING CREATES LOVE _________________________________________ Silence is Golden!
|
|
Top
|
|
|
|
#736669 - 01/04/06 03:26 AM
Re: Vendi i fundit ku kam qene: te pritura e te papritura
[Re: jox]
|
d8el
anetar i AF
Registered: 02/20/03
Posts: 413
Loc: <AlBoy>
|
|
|
Top
|
|
|
|
#736670 - 01/04/06 07:00 PM
Re: Vendi i fundit ku kam qene: te pritura e te papritura
[Re: d8el]
|
Legjioni
anetar aktiv
Registered: 11/19/05
Posts: 2519
|
para 2 oreve u ktheva nga Parisi.
|
|
Top
|
|
|
|
#736671 - 01/28/06 07:03 AM
Re: Vendi i fundit ku kam qene: te pritura e te papritura
[Re: Legjioni]
|
Odea
anetar i AF
Registered: 04/03/03
Posts: 907
Loc: atje ku qielli eshte blu...
|
Hmmm...vendi i fundit qe kam qene? Well, patem nje ekskursion ne Niagara anej nga fillimi i janarit, si me festu fillimin e ferrit mo...lol
Ikem, prisnim te ishte kohe i mire ate dite dhe sigurisht, doli berrnut, ndoshta dita me me fortune e gjithe janarit. Prisnim te harxhonim gjithe ato pare ne kasino e jo te paguheshim $15 me lujt, prisnim te blishim ushqim per pak pare e jo te pagushim ato pare qe fitum ne kasino per ushqimin e nje mengjesi, si dhe prisnim ta shijonim ujevaren me te madhe ne bote ne dimer e jo te boheshim qulle e te ktheheshim gjysem akull ne autobus.
Pritshim shume gjona, nuk morem asgje nga ajo qe donim dhe gjithcka nga ajo qe duhej...:)
All in all, it was a fun trip, sidomos kur rame te gjithe me radhe me Øte pasmeØ pertoke gjate rreshqitjes tone neper rruge:D
Anyway, I had fun...
_________________________
Last night I dreamt I ate a ten-pound marshmallow and when I woke up, the pillow was gone. Khawuleza mama....Hurry mama, dont let them catch you... http://www.youtube.com/watch?v=ure2RdTZm8c
|
|
Top
|
|
|
|
#736673 - 01/28/06 10:20 PM
Re: Vendi i fundit ku kam qene: te pritura e te papritura
[Re: ]
|
MLK
anetar aktiv
Registered: 01/20/05
Posts: 8577
Loc: EU
|
|
|
Top
|
|
|
|
#736675 - 02/03/06 12:30 AM
Re: Vendi i fundit ku kam qene: te pritura e te pa
[Re: Triny]
|
Blendi@
anetar aktiv
Registered: 03/05/03
Posts: 6844
Loc: Pays-Bas
|
Amsterdami. Ajo qe me ka bere me shume pershtypje, ishin njerzit. C'do rrace, c'do moshe, c'do ngjyre dhe te gjithe me te buzeqeshjen karakteristike ne fytyre. Femrat dallohen per gjymtyret e medhenj, floket bjonde dhe rozen ne te kuqe ne fytyre. Ndersa meshkujt, bukuria femerore.
Per jete nate nuk behej fjale, sepse dhe ne fundjave ne oren 3AM, nuk gjeje asgje hapur. Gjate dites mund te bredhesh ne nje nga ato varkat/restorante dhe ti biesh perqark qytetit. Muzeumet e Rmbrandit, Van Gogh dhe ate te Tortures nuk duhet ti humbisni. Per Madame Tussauds, me kane thene qe ne Angli eshte shume here me interesante, por nuk ja vlen rradha e gjate qe duhet te mbash per tu futur brenda. Red Light district dhe Koffie Shop-et, hmmmmmmm, lodhesh  China Town, nuk ja vlen ti afrohesh! Per te ngrene mire duhet te kerkosh shume.(po kush shkon per te ngrene ne Amsterdam?)  Cmimet jane shume te 'kripura' sidomos ne qender. (mos harroni te beni foto ne Groote Markt) Me pak shanc mund t'ju mbaje kohe e mire , dhe nese keni ndermend qe nje dite do shkoni, bejeni prenotimin e hotelit me perpara!
|
|
Top
|
|
|
|
Moderator: Satin_Yearn, Odea
|
|