Who's Online
1 registered (SaRaH) and 40 anonymous users online.
Newest Members
ari poetry, HArD_dAnCe, WebShqip, KOD, Xhena
6802 Registered Users
November
Su M Tu W Th F Sa
1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30
Shout Box

Top Posters
18734
pinkparadise
15196
Kondrapedali
13804
I
13655
TEDI
13076
USA
Forum Stats
6802 Members
70 Forums
17321 Topics
964918 Posts

Max Online: 371 @ 10/24/07 11:59 PM
Faqet e fundit
»Chat.al
»Arkiva Mediatike - Infoarkiv
»virtualbania
Page 1 of 2 12>
Topic Options
Rate This Topic
#663427 - 06/05/05 02:05 PM Ironi me sondazhin e “Mjaft”
eL Pais Offline
shqiptar
anetar aktiv


Registered: 12/07/04
Posts: 1924
Loc: Majtas
Marre nga gazeta "SHEKULLI" www.shekulli.com.al

Tė rinjtė e “Parlamentit” kanė nxjerrė nė shitje 100 paketa sondazhezh pėr partitė nė formėn e njė tenderi tė hapur

Parlamenti Rinor, ironi me sondazhin e “Mjaft”

A. Rama

TIRANE - Parlamenti Rinor ka ironizuar dje lėvizjen “Mjaft” dhe sondazhin e zhvilluar prej saj dhe tė publikuar disa ditė mė parė. Tė nxitur nga detati i fundit mbi sondazhin e publikuar nga lėvizja “Mjaft”, nė njė protestė origjinale tė organizuar nė Pazarin e Ri, pėrfaqėsues tė Parlamenti Rinor kanė nxjerrė nė shitje 100 paketa sondazhezh pėr partitė nė formėn e njė tenderi tė hapur. Sipas tyre, ata kanė ironizuar lojėrat e ndonjė organizate shqiptare pėr tė vendosur gjoba ndaj partive politike, duke nxjerrė nė shitje opinionin publik. Ironia e organizatorėve ėshtė dukur hapur edhe nė parrullat qė anėtarėt e saj mbanin nė duar. “Tender pėr pėrqindjet e sondazheve elektorale”, ndėrsa njė tjetėr shkruante “Tenderi pėrfundon nė 10 qershor, se pastaj do tė publikojmė rezultatet”. 100 paketat e pėrqindjeve tė sondazheve shkruanin “1% sondazh elektoral = 10 000 euro”, dhe pėrbėheshin nga paketa gjalpi qė ironizonin me markėn: “Lubrifikant aktivizmi”, duke ironizuar me abuzimin 2-vjeēar tė aktivizmit qytetar, me qėllim privatizimin e opinionit publik dhe nxjerrjen e tij nė shitje pėr pėrfitime personale”, thuhet nė deklaratėn e Parlamentit Rinor. Ndėrkohė kryetari i kėtij Parlamenti Rinor tha “qė prej mėse 2 vjetėsh organizata tė caktuara shqiptare kanė privatizuar ilegalisht opinionin publik dhe kanė filluar ta shesin atė si pronė tė tyre. Jemi kėtu pėr t’i thėnė mjaft kėtij fenomeni tė turpshėm dhe pėr t’i thėnė kėtyre manipulatorėve qė tė mos bėjnė mė tendera me pėrqindjet elektorale, duke ēorientuar opinionin publik”. Sipas organizatorėve tė protestės, kėto organizata nėpėrmjet spoteve publicitare qė ofrojnė nė disa media, po pėrpiqen tė bllokojnė punėn e organizatave tė tjera qyterare dhe pėr tė monopolizuar imazhin mediatik. Mė tej deklarata e Parlamentit Rinor ndalet nė faktin se kėto lloj organizatash kanė abuzuar me mbėshtetjen e institucioneve ndėrkombėtare, duke manipuluar pėrqindjet e rezultateve dhe me mungesė totale transparence. “Ndryshe nga tradita e performancave rinore qė i drejtohen institucioneve apo politikės, kėtė herė performanca e aplikuar ironizonte me vetė organizatat qė pretendojnė tė pėrfaqėsojnė opinionin publik. Tendenca e viteve tė fundit pėr tė monopolizuar dhe deri “privatizuar” aksionin apo aktivizmin qytetar dhe vetė “pronėsimin” e opinionit publik, ka krijuar njė pakėnaqėsi tė madhe nė organizatat e qytetarėve pėr rrezikun e manipulimit dhe abuzimit me interesat e publikut pėr qėllime pėrfitimi. Performanca synon tė ushtrojė njė presion ndaj kėtyre organizatave, tė cilat nė kėtė moment po abuzojnė me opinionin publik, duke organizuar spektakle mediatike pėr tendera tė fshehtė pėr shitjen e pėrqindjeve tė sondazheve, duke krijuar amulli dhe kaos nė fushatėn elektorale. Brenda 2 javėsh do tė jepen rezultatet e njė sondazhi tė dytė, i cili rrezikon tė krijojė njė konfuzion dhe mė tė madh dhe e gjitha kjo bėhet nė emėr tė shoqėrisė civile dhe natyrisht, pas publikimit, do tė synojė tė fshihet po pas saj”, - pėrfundon deklarata e Parlamentit Rinor.
_________________________
* Burrė i Dheut *

Top
#663428 - 06/06/05 11:31 PM Re: Ironi me sondazhin e “Mjaft”
Alibaba Offline
anetar i AF


Registered: 04/20/03
Posts: 540
Loc: Shqiperi
Do ta heqesh kete KRSH-isto

(Anti)deklarate
---------------

Levizja qytetare MJAFT, pershendet me entuziazem te jashtezakonshem
lindjen - ndonese te vonuar - te levizjes fshatare KRSH dhe shoqatezes
"Parlamenti rinor" e cila enderron te perfaqesoje te 72 mije nxenesit e te
gjitha shkollave te mesme te Shqiperise, edhe pse te vetmit qe e njohin
ekzistencen e kesaj shoqateze jane gjithsej 7 persona tek kafe
"Capriccio".

MJAFT e pershendet imitimin (pavaresisht se te paarrire) te protestes se
saj te majit te vitit 2003 me titull "Panairi i rruges",
nga ana e KRSH dy dite me pare tek tregu fshatar. Levizja fshatare KRSH
dhe fraksioni i saj "PR", organizuan prane tregut fshatar te Tiranes
kopjimin e shemtuar te protestes qe MJAFT kishte ezauruar tashme tek
Blloku, por pavaresisht nga kjo, MJAFT i inkurajon te dyja keto shoqata qe
te mos dorezohen por te vazhdojne te punojne me akoma me shume durim ne
rrugen e tyre te gjate per t'u shnderruar edhe ato nje dite ne dicka
serioze dhe origjinale.

MJAFT vlereson se perpjekjet e tyre jane te sinqerta, edhe pse rezultatet
e deritanishme jane fare te varfra dhe modeste. Ne kemi besim, se nje dite
- edhe pse vitet do te kene kaluar dhe lideri i saj do te jete tashme i
thinjur teresisht - sidoqofte levizja fshatare KRSH do te arrije te behet
dikur qytetare dhe te njejtin shembull do ta ndjeke edhe shtojca e saj
tumorale PR.

MJAFT e pershendet me po te njejtin ngazellim edhe kopjimin e perpikte qe
KRSH i beri brenda dites, aktit te shemtuar te thyerjes se xhamit te nje
qendre elektorale politike, duke thyer edhe ajo xhamin e kioskes se vet te
rekrutimit te monitoruesve te zgjedhesve (meqe ra fjala, edhe ky nje
projekt i kopjuar me vonese nga projekti origjinal i levizjes qytetare
MJAFT i cili ka nisur te aplikohet qysh para nje muaji).

Levizja MJAFT mesoi me shqetesim edhe per aktin vandal qe shefi i saj i
marrdhenieve me publikun ushtroi mbi bajraktarin e KRSH, i cili u dhunua
rende duke iu thene te heqe dore nga halucinacionet dhe teorite e
konspiracionit si dhe duke iu dhene per lemoshe disa keshilla te thjeshta
sesi te ndertoje nje Public Relation me efektiv.

MJAFT do ta ndeshkoje fajtorin duke e vene te lexoje dite per dite me
detyrim nga nje deklarate per shtyp te KRSH-se te cilat - sic dihet - per
shkak te gabimeve monstruoze gramatikore dhe morfologjike, jane nje
torture e vertete per cdo njeri me dy grame shkolle.
_________________________
Un“ n“dritare, ajo n“penxhere...
http://www.unevotoj.com

Top
#663429 - 06/07/05 03:07 PM Re: Ironi me sondazhin e “Mjaft”
eL Pais Offline
shqiptar
anetar aktiv


Registered: 12/07/04
Posts: 1924
Loc: Majtas
Flm shume per pershendetjen tuaj te sinqerte
_________________________
* Burrė i Dheut *

Top
#663430 - 06/07/05 03:21 PM Re: Ironi me sondazhin e “Mjaft”
Kondrapedali Offline
Vendosmėri



Registered: 05/14/04
Posts: 15196
Loc: atje ku ariu polar vret fokėn ...
Alibaba, unė jam dakort me antideklaratėn e Mjaft por nuk kuptoj se cila ėshtė e keqja e fshatarėve nė kėtė mes. Mjaft ka pėr qėllim qė tė merret vetėm me qendrat urbane (qytetare) apo me gjithė popullsinė shqiptare? Ėshtė skandal ky shkrim ku termi fshatar pėrdoret nga njė organizatė "qytetare" si term ofendues. Unė kujtoja se termi qytetar qė i bashkangjitej organizatės Mjaft kishte simbolikėn "pėrparimtar" por shoh qė qenka thjesht banor i qytetit.
Me kėtė shkrim kėtu lart Mjaft vazhdon humbjen e pikėve pėr mua.
_________________________
Vulgus vult decipi!


Top
#663431 - 06/07/05 05:51 PM Re: Ironi me sondazhin e “Mjaft”
Alibaba Offline
anetar i AF


Registered: 04/20/03
Posts: 540
Loc: Shqiperi
Fshatare sepse protesta unike (e para here qe nje organizate proteston ne rruge ndaj nje organizate tjeter) dhe "ironike" (a thua te kete qene e tille???) e ketyre bukurosheve u be tek tregu fshatar, kaq e thjeshte :sleep:
Pastaj mos e merr kaq personale, se nuk eshte deklarate per shtyp, eshte nje gje qe ka bere nje nga anetaret e mjaft...
_________________________
Un“ n“dritare, ajo n“penxhere...
http://www.unevotoj.com

Top
#663432 - 06/07/05 06:54 PM Re: Ironi me sondazhin e “Mjaft”
Rex Offline
anetar i AF


Registered: 11/04/02
Posts: 389
Loc: Behind you
Ahahahaha. E bukur kjo e Fshatarve Alibaba! Me pelqeu shume. Na mbyten keta te KRSH-se or burre. Tere kohen duke kopjuar ato qe beni ju te Mjaftit ngelen. Si s'i pame nje here te konceptojne nje proteste origjinale kunder qeverise apo opozites, por ama ta kene te tyren kete proteste, qe nga a-ja e deri tek zh-ja. Per sa kohe do vazhdojne keshtu, edhe une dakord jam. Mbeten fshatare dhe nga ata me F te madhe. Simbol obskurantizmi, injorance dhe koketrashesie.
Keni gjithe pershendetjet e mia. GO MJAFT! :wave: :thumbsup:

Top
#663433 - 06/07/05 07:01 PM Re: Ironi me sondazhin e “Mjaft”
Rex Offline
anetar i AF


Registered: 11/04/02
Posts: 389
Loc: Behind you

Top
#663434 - 06/07/05 07:07 PM Re: Ironi me sondazhin e “Mjaft”
Rex Offline
anetar i AF


Registered: 11/04/02
Posts: 389
Loc: Behind you
Per te kuptuar diferencen e thelle midis MJAFT dhe ketyre plehrave qe s'ua kemi pare kurre bojen e s'ua kemi degjuar emrin por qe tani dalin me etjen per te perfituar dicka nga lavdia e Levizjes se vetme te Shqiptareve, ja nje artikull i the Guardian per levizjet revolucionare te Europes Postkomuniste.
Hahahaha. KRSH ka aleat Koco Kokedhimen nga Myzeqeja, MJAFT-i The Guardian Foundation ne Londer. C'qyfyre.

----------------------------------
THE GUARDIAN, JUNE 6, 2005

Guerrilėt e rinj tė demokracisė bashkojnė forcat

Nga Beogradi nė Baku, aktivistėt u mblodhėn tė lidhin aleancėn pėr tė pėrmbysur diktaktorėt

Nga Ian Traynor, Tiranė

Razi Nurullayev u ndalua nga policia e azerbaixhanase tri javė mė parė afėr shtėpisė sė tij nė Baku, mw pasa i u zvarrit dhe u burgos pėr pesė ditė sepse ishtė njė demokrat i bezdisshėm. Njė javė pėrpara, nė njė rrugė kryesore tė Minskut, Yauhen Afnagel dhe 100 tė rinj guerrilas tė demokracisė nga Bjellorusia, organizuan njė shfaqje grotesku politik. Ata demonstruan pėr gjysmė ore, duke mbajtur fotografi tė politikanėve tė opozitės tė “zhkukur” dhe u shpėrndanė pėrpara se policia e presidentit Aleksandėr Lukashenko t’i arrestonte.
Ndėrkohė, nė Uzbekistan disa qindra studentė nga Tashkenti tė gjithė sėbashku fiknin dritat nė mėnyrė tė sinkronizuar nė shenjė proteste, diēka shumė e rrezikshme kjo, duke marrė parasysh regjimin kriminal tė presidentit Islam Karimov; kjo ishte mbase fillimi i njė nisme shumė tė madhe.
Aktivistėt e pėrfshirė nė kėto tri ngjarje u bashkuan dje nė Shqipėri pėr tė ndėrtuar njė rrjet luftėtarėsh tė demokracisė – njė Internacionale studentėsh me qėllimin pėr tė shembur diktatorėt.

Regjime tė Kalbura
Zoti Nurullayev, Zoti Afnagel dhe njė prej organizatoreve studentė nga Uzbekistani, emri i tė cilit nuk mund jepet pėr sigurinė e tij dhe tė shokėve tė tij, ishin ndėrmjet qindra revolucionarėve tė rinj qė u mblodhėn nė Tiranė kėtė fundjavė pėr tė festuar shembjen e disa regjimeve tė kalbura dhe pėr tė planifikuar rrėzimin e diktatorėve qė kanė mbetur.
“Kjo ėshtė hera e parė qė diēka si e tillė po ndodh — ėshtė e mrekullueshme” tha Ivan Maroviē nga Beogradi, njė veteran i OTPOR-it tė Serbisė, lėvizja e tė rinjve qė ndihmoi nė shembjen e Slobodan Milosheviēit pesė vjet mė parė.
Aktivistėt kėrcyen, pinė dhe u zgjuan nė mėngjes pėr tė diskutuar ēėshtje tė rėndėsishme rreth “pėrhapjes sė diturisė”, “protestave flash”, Foucault-sė, rėndėsisė sė imazhit dhe emrit tė markės, marketingut tė politikės, kuptimit tė politikės dhe si tė rrisėsh nė maksimum impaktin subversiv.
“Ne i vumė nė lojė pushtetarėt me aq sa kishim mundėsi” tha Alina Shpak nga Kievi, duke shpjeguar triumfin e lėvizjes Pora qė rrėzoi regjimin e vjetėr tė diktatorit Kuēma, dimrin qė shkoi gjatė Revolucionit Portokalli. “Nuk mund tė kesh frikė nga dikush tė cilin ti e vė nė lojė”, shtoi Alina.
Nga kufiri me Kinėn deri nė kufijtė e Bashkimit Europian, hapėsira e paanė e perandorisw post-sovjetike, ka qenė nėn ethe revolucionare kėto vitet e fundit – njė valė e dytė demokracie mbas revolucioneve tė viteve 1989-91, tė cilat u simbolizuan me shėmbjen e murit tė Berlinit.
Veteranėt dhe strategėt e rinj tė Revolucionit Portokalli, atij tė Trėndafiltė dhe tė Bredhit tė ardhur respektivisht nga Ukraina, Gjeorgjia dhe Libani, si dhe ata tė kryengritjes anti-Milosheviē, u mblodhėn nė Tiranė nga tė rinjtė shqiptarė, tė cilėt kanė kohė qė po organizohen pėr tė luftuar padrejtėsitė, qė nga hedhja e paligjshme e plehėrave tė italianėve, tek korrupsioni qeveritar dhe dhuna ndaj grave. Pranė tyre kishte liderw studentorw, tė cilėt shpresonin tė imitonin suksesin e moshatarėve tė tyre, kundėr diktatorėve nė Bjellorusi, Azerbajxhan dhe Uzbekistan, ku presidenti Karimov jo shumė kohė mė parė demonstroi dhunė tė egėr, duke masakruar qindra vetė.
“Ne i konsiderojmė prangat tuaja, si tė ishin prangat tona” deklaroi udhėheqėsi i tė rinjve shqiptarė, 25 vjeēari Erion Veliaj. “Ne shpresojmė qė tė gjithė ju tė arrini njė ditė nė njė demokraci tė pa modifikuar gjenetikisht”.
Nė qoftė se klasa e revolucionarėve tė vitit 1989 pėrmbante disidentė dhe intelektualė tė moshave tė pjekura, tė cilėt u diplomuan nėpėr klube letrare tė fshehta dhe nėpėr barrikada, klasa e mijėvjeēarit tė ri ėshtė njė pararojė revolucionare e ndėrgjegjshme pėr forcėn e mediave.
Mjetet e tyre tė luftės janė dhomat chat nė internet dhe mesazhet nė celular, logot dhe markat e njohura, posterat qė tė tėrheqin syrin dhe sloganet e pėrmbledhura nė pak fjalė. Kėto mjete janė jo-hierarkike, tė decentralizuara, pa udheheqės dhe tė organizuara me precizion tė lartė.
“Ideja jonė ishte pėr ta pėrdorur mėnyrėn si ngulitet njė produkt marke nė treg, edhe nė politikė” tha Ivan Maroviē nga OTPOR i Serbisė, lėvizja qė ėshtė bėrė model pėr lėvizjet e tjera nė tė githė rajonin. “Lėvizja duhet tė ketė njė departament marketingu. Ne morėm Coca Cola-n si model”.
Pėrveēse po shėrben si ambasador, duke trajnuar revolucionarė nė shtete tė ndryshme, ai gjithashtu po zhvillon edhe programimin e njė loje kompjuteri tė quajtur “Njė forcė mė e fuqishme”, me programues nga Amerika. Nė kėtė lojė, fiton ai qė tregon mė shumė zgjuarsi, duke shembur regjime me teknika tė gueriljes paqėsore.
Takimi i revolucionarwve tw rinj nė Tiranė i ngjante njė kampusi tw vwrtetw universiteti dhe kjo, nė sajė tė talentit dhe vendosmėrisė sė organizatorėve tė rinj shqiptarė. Tė ndihmuar nga kėshilla dhe fonde nga perėndimi, ata sw bashku kanė fituar disa beteja tė jashtėzakonshme – tre nė katėr vjet – nė Serbi nė vitin 2000, nė Gjeorgji nė vitin 2003 dhe nė Ukrainė nė vitin 2004. Protestues tė tjerė, kanė marrė pjesė nė protesta masive nė vende si Kirgizstani.
Ka pasur polemika nė lidhje me rolin e perėndimit dhe veēanėrisht tė Shteteve tė Bashkuara, nė financimin dhe drejtimin e revolucionareve pėr “ndryshim regjimi”.
Pėr shembull: ndėrkohė qė serbėt dhe ukrainasit, pėrfituan nga mbėshtetja dhe paratė e Shteteve tė Bashkuara, uzbeket dhe azerbaixhanasit e vlerėsojnė negativisht faktin qė Amerika nuk po i mbėshtet, nė kushtet e njė represioni tė jashtėzakonshėm. “Amerika po shtynte pėr ndryshim regjimi dhe ishte gati tė investonte miliona dollarė pėr kėtė”, tha Maroviē pėr skenarin serb. “Fondet ishin aty”.

Standarte tė dyfishta
Tė tjerė kanė akuzuar Uashingtonin pėr standarde tė dyfishta, pėr veēimin e Bjellorusisė dhe regjimit tė Aleksandėr Lukashenkos si njė shėnjestėr pėr t’u goditur, dhe nė tė njėjtėn kohė pėr tolerimin e regjimit tė Karimovit dhe tė Alijevit nė Uzbekistan dhe Azerbaixhan, sepse i pari ėshtė me vlerė pėr ushtrinė Amerikane nė Afganistan dhe tė dytėt janė tė rėndėsishem pėr naftėn nė detin Kaspik.
“Amerikanėt nuk duan revolucion nė Azerbaixhan, pas 13 vitesh diktaturė”, tha Nurullayev. Muajin qė kaloi ai u takua me ambasadorin amerikan nė Baku dhe i kėrkoi ndihmė pėr organizatėn e tij “Yokh”, qė do tė thotė “JO”. Ambasada amerikane ende nuk i ka kthyer pėrgjigje.
Yokh ėshtė njė lėvizje e re me 100 aktivistė, sipas stilit tė OTPOR-it tė Serbisė, PORA-s sė Ukrainės dhe KMARA-s sė Gjeorgjisė. “Nuk dalim dot nė rrugė tė shpėrndajmė fletėpalosje. Ėshtė shumė e rezikshme,” thotė Nurullayev. Por Baku ėshtė njė qytet ku fryn shumė erė. Yokh pėrgatiti njė milion fletėpalosje, ku deklaronte: “Jo korrupsionit, jo diktaturės.” Ato do tė hidhen nga vende tė larta nė qytet gjatė natės, qė era t’i marrė dhe t’i shpėrndajė nėpėr Baku.
Gjithashtu, nė Tashkent aksioni i fikjes sė dritave, i cili u zhvillua javės qė shkoi, ishte njė tentativė e parė nga gueriljet e demokracisė pėr tė sfiduar zotin Karimov, pėr tė luftuar frikėn dhe pėr tė mobilizuar tė rinjtė.
Mbledhja e Tiranės u bė edhe kumbare e lanēimit tė lėvizjes “Bolga” (ēekiēi), njė grup i vogėl studentėsh nga Uzbekistani dhe diaspora e kėtij vendi, tė frymėzuar nga gjeorgjanėt apo ukrainasit. Organizatorėt e Bolgės deklarojnė: “Cila ėshtė detyra jonė? Tė ndėrmarrim aksione pėr tė larguar frikėn dhe heshtjen nė shoqėrinė tonė. Cili ėshtė qėllimi ynė? Tė kemi votime tė lira dhe tė krijojmė njė shoqėri tė lirė. Cfarė ėshtė lėvizja Bolga? Ėshtė njė lėvizje tė rinjsh uzbekė, forcė demokratike, pa udhėheqės. Ne i hedhim tutje mbeturinat e sistemit totalitar nga mendja jonė. Ne jemi pastrues rrugėsh, prandaj edhe veshim rroba me ngjyrė portokalli.”
Tė mbushur me energji nga kjo eksperiencė e parė e krijimit tė rrjetit, liderėt e rinj deklaruan se do tė jenė tė gjithė pėr njė dhe njė pėr tė gjithė, duke imituar marrėveshjen e NATO-s, ku sulmi kundėr njė organizate do tė konsiderohet si sulm kundėr tė gjithave. I pėrngjante njė evangjelizimi tė njė kongregacioni tė rilindur. “Kthehuni nga personi pranė jush, shikojeni nė sy dhe thuajini: Nuk jeni vetėm”, i nxiti pjesėmarrėsit Z. Veliaj. Njė deklaratė qė u shkruajt dhe u firmos dje nga pėrfaqėsuesit e organizatave pjesėmarrėse, shpallte qė “ēdo betejė ėshtė e pėrbashkėt”.

Top
#663435 - 06/07/05 10:00 PM Re: Ironi me sondazhin e “Mjaft”
personazh Offline
anetar aktiv


Registered: 11/03/02
Posts: 7075
Loc: te dush ti!
mi imagjino pak kta lideret e dy grupeve antagoniste mas nja 20 vjetesh. tu i majt inot te lashte njoni tjetrit , tu thon njoni katnar e tjetri hajdut 20 vjet rrjesht.

jena popull rrush qafsha ijen. bej si them une mos bej si bej une.
_________________________
"it's a good day to be alive Sir, it's a good day to be alive" he said.

Top
#663436 - 06/08/05 10:26 AM Re: Ironi me sondazhin e “Mjaft”
elibubazheli Offline
anetar i AF


Registered: 11/26/03
Posts: 247
Loc: gjithkund e askund
Ne fund te fundit edhe Mjaft ra ne kurthin e "politikes" shqiptare me kete pergjigje. Kur ban gjana publike duhesh me prit kritikat e duhesh me dit me kene i matun. Edhe pse antar i Mjaft-it ky shpreh mendjemadhesine e organizates vete.
Po Mjaft si filloi ? Edhe ajo si organizate ne Kafe do te kete lind, se s'ka ma mbledhje te fshehta. Tashti i tall ajo "fshataret" se paska fillu me i pelqy vedja, po nqs neser, se te ardhmes si dihet kurre, keta fitojne te njejtin status ?
Mjaft-i s'u ba ne nji dite . E keta shembullin e tyre po ndjekun.
Mos ndoshta Mjaft s'e ka qef konkurrencen e don me kene "vete zot, vete shkop" :smash:

Top
#663437 - 06/08/05 01:16 PM Re: Ironi me sondazhin e “Mjaft”
Rex Offline
anetar i AF


Registered: 11/04/02
Posts: 389
Loc: Behind you
KJO ESHTE PERGJIGJA PER TE GJITHE ATA QE DUAN TE BARAZOJNE LEVIZJEN MJAFT ME CA ORGANIZATA QE S'I KEMI DEGJUAR KURRE DHE QE JANE PO AQ TE VJETRA (DHE TE NDOTURA NJEKOHESISHT) SA EDHE PS DHE PD.
MJAFT S'ESHTE HAJDUT. KESHTU DUAN TA QUAJNE ATA QE S'U PELQEN DHE QE MJAFT I BEZDIS.


(GAZETA SHQIPTARE, Qershor 8, 105)


Midis shpatės dhe parmendės

Nga Lėvizja MJAFT
--------------------------------------------
Njė mik mendimin e tė cilit e ēmojmė, na tregoi kėtė etyd: Burri pyet tė shoqen ėndėrrimtare por nevrastenike: "E dashur, ku janė fėmijėt?". "Nė anglisht", i ēirret ajo pa kthyer kokėn. "Ok then...", sikletoset burri qė mendon se ajo po i kėrkon tė flasė gjuhėn e huaj: "Darling, where are the children?". Seē ka njė gjė qė e gjithė kjo babėzia e ditėve tė fundit pėr tė ngritur stėrkala balte mbi autoritetin e lėvizjes MJAFT pėrmes diskreditimit tė sondazhit qė ajo porositi tė kryhet nga Gallup International, tė lė pikėrisht kėtė shije: atė tė njė dialogu surreal midis njėrės palė e cila lėshon njė sinjal, ndėrkohė qė pala tjetėr e ka mendjen kushediseku dhe flet pėr diēka krejt tjetėr. Janė nja dy gjėra qė do tė mundohemi t'i bėjmė tė qarta fėt e fėt.
Sė pari, tė jemi tė sinqertė: Lėvizja MJAFT ka bėrė dy gabime. Nė Shqipėrinė e zjarrllėkut elektoral ajo mendoi se do tė ishte e dobishme t'i shėrbehej opinionit pėrmes njė sondazhi, tė cilin partitė do ta kishin nė dispozicion lirshėm dhe nė mėnyrė tė pakufizuar pėr pėrdorim, vlerėsim, interpretim e pse jo, edhe pėr injorim. Gabimi i parė ėshtė se MJAFT nuk arriti tė kuptojė se klasa jonė politike vazhdon ende tė dominohet prej falangave tepėr agresive tė militantėve tė cilėt s'duan tė dėgjojnė asgjė qė s'u vjen atyre sipas dėshirės. Ujqit s'mund tė bėhen dot qingja. Poshtė maskave babaxhane tė stilit perėndimor, fshihen akoma tė njėjtat fytyra tė vrazhda. Hidhni njė ēast shikimin mbrapa mė 1997, mė 9 janar 2004, ose nė buzukun selanikas tė vjeshtės qė shkoi dhe mendoni pėr buzėqeshjet, ironitė e zeza, sarkazmėn e tyre, tanket nėpėr rrugė dhe milionat e tretura pa lėnė gjurmė. Si erdhėn punėt kėshtu qė xhelatėt t'i quajmė viktima? Si ndodhi vallė qė u bėnė befas tė ndershėm dhe tė besueshėm tė njėjtat prostituta politike qė mė se njė herė e kanė ēuar vendin drejt greminės, ndėrsa mashtrues dhe destruktivė na quajtėn ne qė e kemi hequr nė kurriz marrėzinė e tyre bashkė me gjithė tė tjerėt? Dhe kush qėndron nė burimin e gjithė kėsaj zhurme? Pikėrisht ata qė janė ende tė gatshėm tė pjekin nė turrėn e druve cilindo prej nesh qė nuk u cicėron tek veshi vetėm melodi tė ėmbla. A nuk ishin gjithė eksponentėt e PS-sė dhe PSD-sė ata qė i nisnin mallkime apokaliptike sondazhit tė NDI-sė, vetėm ngaqė ai i nxirrte humbės? A nuk ishte pikėrisht zėdhėnėsi politik i PS-sė, i cili me tė njėjtėn lehtėsi me tė cilėn mund tė gėlltiste njė tortė, tha se partia e tij s'para e vinte ujin nė zjarr pėr rezultatet e sondazheve tė pavarura pasi ajo kishte "sondazhet e veta"? A s'ėshtė kjo kuptimplote? A nuk ishte zoti Berisha i cili e shpėrndau pėrfundimisht ēdo iluzion qė mund tė ishte krijuar rreth reformimit dhe ndryshimit tė tij, kur nė rastin e parė qė njė sondazh i opinionit nuk i erdhi sipas avazit, e sulmoi atė egėrsisht - duke pėrfshirė brenda arsenalit tė tij edhe ndėrsimin e atyre militantėve tė cilėve pasaporta amerikane apo statusi i gazetarit, s'mund t'ua shpėlajė dot njollėn e turpshme tė ushtruesit tė shantazhit?
Pėrfundimisht, me sjelljen qė partitė politike dhe skifterėt e tyre treguan ndaj MJAFT dhe sondazhit tė financuar nga qeveritė britanike dhe hollandeze dhe tė kryer nė terren nga Gallup International, shqiptarėt mundėn ta marrin mesazhin fare tė qartė: Ata tė politikės (PS, PD, LSI, PSD, PR etj) pavarėsisht nga forma e tyre e re, nuk e kanė ndryshuar pėrmbajtjen e tyre tė vjetėr. Nėse mė 4 korrik KQZ-ja nuk shpall njė rezultat qė e nxjerr fitues secilin prej tyre, ata do tė jenė tė gatshėm tė djegin pėrsėri jo mė fletėt e sondazheve "mashtruese", por vetė Shqipėrinė. Kur ata nuk janė tė gatshėm tė pranojnė rezultatin e njė sondazhi duke u munduar tė gjejnė ēdo lloj artifici pėr tė treguar "se ndoshta ka diēka qė s'shkon me tė", pse duhet tė besojmė se ata do tė jenė tė gatshėm tė pranojnė edhe rezultatin zyrtar tė zgjedhjeve dhe nuk do ta dėrgojnė pėrsėri Shqipėrinė nė kronikat e Euronews-it dhe CNN-it? Ne gabimisht menduam se kishte ardhur koha pėr t'i kthyer shpatat nė parmenda dhe MJAFT po vuan tani i ēarmatosur ndėrkryerjen e atyre qė pėr dy vite me radhė i pėrqeshi, ngaqė mė kot besoi se rritja e presionit qytetar, ndoshta do t'i qytetėronte ndopak edhe ata vetė.
Ditėt e fundit po lexonim me kuriozitet dhe zbavitje ca artikuj ku skifterėt zellshumė mundoheshin kush e kush tė tregonte se sa i devotshėm ishte ndaj partisė qė simpatizon, duke hedhur baltė mbi MJAFT-in. Asnjė iluzion, megjithatė. S'jemi tė parėt qė po bėhen shėnjestėr e kėsaj specieje aq tė pėrdėlluar pėr demokracinė sa tė bėjnė tė tė duket vetja Millosheviē. Na thoshte njė mik, gazetar i njohur nga "The Independent" qė rastisi nė Tiranė kėto ditė kur MJAFT lidhi njė aleancė me lėvizjet qytetare qė kanė rrėzuar regjimet nė Serbi, Ukrainė, Gjeorgji etj: "Shqipėria ėshtė vendi i vetėm nė botė ku opozita lufton shoqėrinė civile". Dhe e gjithė kjo, vetėm sepse prapa ēdo tė vėrtete, nė kėtė vend ne na pėlqen tė zbulojmė nganjė komplot. Por pse jo, edhe sepse duam t'ua krasitim ca degėt qysh tani nė djep, atyre qė dje ishin opozita e vetme qytetare ndaj qeverisjes abuzive dhe qė sigurisht do tė jenė edhe nesėr tė tillė - ndonėse qeverisja mund tė jetė njė tjetėr. Por nėse pėr tė qenė tė paatakueshėm ne si MJAFT do tė na duhej tė ofronim rezultate "tė rregulluara" tė sondazhit, ne do tė zgjidhnim qė mė mirė tė mos e kryenim fare atė sondazh. Vlerat qė ne aspirojmė tė sjellim nė shoqėrinė tonė, nuk janė ato tė konspiracioneve, grupeve armiqėsore, apo manipulimeve tė sė vėrtetės - me tė cilat janė tė pėrlyera duart e atyre qė sot gjuajnė me gurė.
Gabimi i dytė ka tė bėjė me faktin se MJAFT nuk e mori aq seriozisht sa duhet rėndėsinė qė mund tė merrte nė Shqipėri beteja ndėrkombėtare pėr dominimin e trademark-ut midis Gallup Organization dhe Gallup International. Tė dyja kompanitė kanė njė konflikt tė vjetėr me njėra - tjetrėn, por kjo s'i pengon qė secila pėr hesap tė vet tė kryejė sondazhe korrekte anekėnd botės. Ekzistenca e dy Gallup-eve (ashtu si edhe e dy Miss Botė-ve, apo mė shumė se dy Festivaleve Ndėrkombėtare tė Kinematografisė), ėshtė njė ushqim shumė i preferuar pėr grupet mediatike, tė cilat nė Shqipėri operojnė nė kushtet e konkurrencės asgjėsuese dhe luftės pėr ekzistencė. Kushte kėto tė cilat - siē thoshte Darvini - "janė gjendja normale vetėm e botės shtazore". Mjerisht, kėshtu kanė ardhur punėt nė kėtė Shqipėrinė tonė dhe botėn e saj shtazoro-mediatike. Kėtu gjithēka tashmė e kemi dopio, ashtu si mutacionin gjenetik tė shqipes sonė me dy krena - ne kemi kėtu dy konkurse kombėtare pėr zgjedhjen e misseve tė atdheut; dy festivale tė muzikės sė lehtė ku secili ėshtė i vetmi; dy platforma dixhitale; dy kampionate tė ndryshme futbolli ku secili ėshtė mė i bukuri nė botė; dy spektakle reality show; si dhe dy exit polle qė pėr dy sekonda ta japin nė dorė rezultatin e zgjedhjeve tė 3 korrikut. Por nė kėtė botė realitetesh paralele, fatkeqėsisht realiteti i tjetrit papritur bėhet realiteti i hasmit. Realiteti i armikut, me tė cilin ti nuk mund tė bashkėjetosh paqėsisht, por duhet ta denigrosh madje nė paē mundėsi, ta shfarosėsh dhe pushka top t'u bėftė. E nė ndodhtė qė ndėrsa ti i bie me top hasmit pėrkundruall, merr pėrpara edhe gjithė tė lashtat e mbjella me mund nė fushėn ku ti je shtruar tė luftosh, s'ka gjė. Ruajtja e njė interesi mė tė madh se atij personal, s'ka qenė kurrė njė virtyt i yni.
Ne zgjodhėm t'i hyjmė kėsaj sfide sepse ne besuam nė tė. Ne besuam se Shqipėria meriton tė dijė cila ėshtė fytyra e vėrtetė e njerėzve tė cilėt kėtė 3 korrik po i kėrkojnė qė ajo t'i mbajė pėrsėri me pushtet, para, poste, makina dhe biznese. Ne deshėm tė ishim tė pamėshirshėm, pasqyrues besnikė tė kėsaj tė vėrtete sado tė shėmtuar, dhe kjo ėshtė arsyeja pse u goditėm dhe po goditemi kaq fort. Por ky ėshtė njė kryq qė ne e dinim se do ta mbartnim mbi shpinė dhe s'jemi penduar aspak qė pranuam ta bėjmė kėtė. Nė fund tė qershorit Shqipėria do tė mėsojė tė dhėnat e fazės sė dytė tė sondazhit tė Gallup International. Ndėrsa mė 4 korrik - nėse mė nė fund ferrat qė na kanė zėnė kryet prej 15 vjetėsh do tė na lėnė pėr herė tė parė tė dimė cilėn forcė politike kanė votuar realisht shqiptarėt - do tė mėsojmė edhe nėse ajo ēka Gallup International tha duke parė fatin nė dorėn e Shqipėrisė, ishte apo jo njė parashikim i saktė.
Televizionet, mediat e shkruara dhe miqtė tanė, punėtorė tė shtypit, opinionistė tė sofistikuar dhe gazetarė tė thjeshtė; tė gjithė ata me tė cilėt kemi qenė shpesh nė tė njėjtėn llogore kur pushteti i rrihte, i asfiksonte, u dylloste gojėn dhe mundohej t'i shkelte me kėmbė, e kanė pasur dhe vazhdojnė ta kenė njė dorė tė shtrirė si ftesė vėllazėrimi prej nesh. Lėvizja MJAFT nuk ka qenė asnjėherė pronė e ca ēunave aty tek Rruga e Elbasanit, numėr 77. Nė njė shoqėri e cila me njėmijė vėshtirėsi po rritet nė Shqipėrinė e viteve 2000 sė bashku me dhimbjet e kalimit nga obskurantizmi nė shtetin e sė drejtės, kjo lėvizje ėshtė rrekur tė bėhet zėri i tė gjithėve ne: njerėzve qė pėr tė jetuar punojnė, atyre tė tjerėve qė mbushin radhėt e rinisė studentore tok me aspiratat dhe idealizmin e saj pėr njė tė ardhme me mė shumė shpresė, intelektualėve qė kurrė s'e pranuan njė ēmim pėr dinjitetin e tyre, "partizanėve tė panjohur" tė konvertuar nė rreshta tė papunėsh, apo tė uriturve tė kėtij vendi qė s'figuruan ndonjėherė nė asnjė statistikė zyrtare apo fjalim elektoral. Ashtu si shtypi i lirė, edhe lėvizja MJAFT ishte njė fitore qė tė gjithė ne, me mundim e arritėm nė njė mjedis abuzimi tė rėndė me pushtetin, pas shumė vitesh errėsire, indiference, moskokėēarjeje, apatie dhe laissez faire-i ekonomik e shoqėror. Ajo ishte shpata qė u farkėtua midis zemėrimit tė pėrditshėm tė njerėzve qė s'i lidh asgjė me njėri tjetrin veē dėshirės pėr t'i zėnė pėr fyti tė gjithė ata qė ne i paguajmė tė na menaxhojnė nė dobinė tonė shtetin. Dhe si me ēdo armė qė rastėsia apo nevoja ia vė nė dorė njė populli, ėshtė pikėrisht dora e tij ajo qė mund tė vendosė nėse ka rėnė ora pėr ta pėrdorur, apo ajo pėr ta flakur atė.

Top
#663438 - 06/08/05 01:24 PM Re: Ironi me sondazhin e “Mjaft”
Rex Offline
anetar i AF


Registered: 11/04/02
Posts: 389
Loc: Behind you
[QUOTE]Fillimisht postuar nga hajduti hurmave:
[qb] mi imagjino pak kta lideret e dy grupeve antagoniste mas nja 20 vjetesh. tu i majt inot te lashte njoni tjetrit , tu thon njoni katnar e tjetri hajdut 20 vjet rrjesht.

jena popull rrush qafsha ijen. bej si them une mos bej si bej une. [/qb][/QUOTE]Jo Hajduto. Ke nje problem ne vleresim. Nese ky plaku i KRSH-se s'ben gje tjeter vecse rri ne kafe dhe gjuan topa balte mbi MJAFT-in ne menyre qe ishalla dikush te ktheje koken nga ai dhe ta marre nje here parasysh per ta nxjerre nga anonimati, ai tjetri i MJAFT-it perkundrazi thjesht sa e injoron plotesisht. Une s'kam pare e s'kam degjuar kurre qe MJAFT te beje dicka kunder KRSH-se. Do te ishte njelloj sikur Barcelona te konsideronte rivale Turbinen e Burrelit. Te duket se ka ndonje logjike?

Top
#663439 - 06/08/05 06:12 PM Re: Ironi me sondazhin e “Mjaft”
personazh Offline
anetar aktiv


Registered: 11/03/02
Posts: 7075
Loc: te dush ti!
lale, ideja eshte e ktyre deklarateve dhe kunderdeklaratave patetike qe i quajne ironi. nderkohe qe duket si sherr kalamojsh.
_________________________
"it's a good day to be alive Sir, it's a good day to be alive" he said.

Top
#663440 - 06/08/05 06:28 PM Re: Ironi me sondazhin e “Mjaft”
anti-spam Offline
anetar i AF


Registered: 03/03/05
Posts: 328
Loc: gjithanej
Armiku sa me besnikeri, krenari dhe afsh e citon prijesin tend Erjon Velian per punen e Barcelones dhe Burrelit (megjithese ai pat thene Shijakut). Behu me origjinale se keshtu s'ka lezet, se je i perdhunuar mentalisht.

Me deklaratat e juaja kaq te shpra kunder paraziteve te KRSH-se ju nuk tregoni gje tjeter vecse admironi politiken e ngritur mbi sharjet, te kryebashkiakut Rama.
Ah se ngjashmeri qe keni!
_________________________
Do te behet me mire!

Top
#663441 - 06/08/05 08:22 PM Re: Ironi me sondazhin e “Mjaft”
Kondrapedali Offline
Vendosmėri



Registered: 05/14/04
Posts: 15196
Loc: atje ku ariu polar vret fokėn ...
Ky shkrimi mė lart ėshtė shumė patetik dhe me tė njėjtėn frymė si dhe diskutimet elektorale tė partive politike (me njė nuancė ironie alla Nano apo Rama).
_________________________
Vulgus vult decipi!


Top
#663442 - 06/08/05 10:35 PM Re: Ironi me sondazhin e “Mjaft”
Rex Offline
anetar i AF


Registered: 11/04/02
Posts: 389
Loc: Behind you
[QUOTE]Fillimisht postuar nga Kondrapedali:
[qb] Ky shkrimi mė lart ėshtė shumė patetik dhe me tė njėjtėn frymė si dhe diskutimet elektorale tė partive politike (me njė nuancė ironie alla Nano apo Rama). [/qb][/QUOTE]Ky shkrimi me lart eshte e verteta. Gjej nje argument per te cilin te jesh kundra, mos u merr me "patetizmin" ose "ironizmin" dhe manierat stilisitikore nga te cilat duket qe s'nuhat kurrkund

Top
#663443 - 06/08/05 10:41 PM Re: Ironi me sondazhin e “Mjaft”
Kondrapedali Offline
Vendosmėri



Registered: 05/14/04
Posts: 15196
Loc: atje ku ariu polar vret fokėn ...
Thuhet mėnyrat e jo manierat . Kryekėput propagandė alla shqiptarēe or MIK. Shiko pėrgėnjeshtrimet e PS apo tė PD nė lidhje me njė akuzė dhe ja ku i ke argumentat qė kėrkon.
_________________________
Vulgus vult decipi!


Top
#663444 - 06/09/05 12:26 AM Re: Ironi me sondazhin e “Mjaft”
Rex Offline
anetar i AF


Registered: 11/04/02
Posts: 389
Loc: Behind you
[QUOTE]Fillimisht postuar nga Kondrapedali:
[qb] Thuhet mėnyrat e jo manierat . Kryekėput propagandė alla shqiptarēe or MIK. Shiko pėrgėnjeshtrimet e PS apo tė PD nė lidhje me njė akuzė dhe ja ku i ke argumentat qė kėrkon. [/qb][/QUOTE]"Menyra" eshte dicka tjeter dhe "Maniera" dicka tjeter. Shko hap fjalorin shqip shqip.

Top
#663445 - 06/09/05 02:26 AM Re: Ironi me sondazhin e “Mjaft”
Kondrapedali Offline
Vendosmėri



Registered: 05/14/04
Posts: 15196
Loc: atje ku ariu polar vret fokėn ...
O Shoku i Tosit, pėr ēfarė fjalori shqip-shqip e ke llafin ti ėre. Boll e keni bėrė shqipen sikur me qenė gjuhė ndėrkombėtare por tė paktėn kur ju korrigjojnė pranojeni me pėrulje se ėshtė nė tė mirėn tuaj.

Maniere (it) = mėnyrė (shq)
Maničre (fr) = mėnyrė (shq)
Manner (ang) = mėnyrė (shq)

Po deshe tė hapėsh fjalorin e Tosit do vėresh qė shqipja mungon tek lista e gjuhėve :tipsy: .
_________________________
Vulgus vult decipi!


Top
#663446 - 06/09/05 09:11 AM Re: Ironi me sondazhin e “Mjaft”
Gigo Offline
anetar i AF


Registered: 02/21/03
Posts: 456
Loc: U S A
Duhet bere ironi me ata qe s'bejne as sondazhe e as gje prej gjeje e jo me ata qe bejne sondazhe dhe punojne e besojne ne dicka.
Po me ke te flasesh, me shqipot kokedru? Dhi e zgjebosur dhe bishtin perpjete jane te tere ata qe shajne.
_________________________
Injorantet qe jane edhe arrogante, mendjemedhenj dhe prepotente e meritojne diktaturen!

Top
Page 1 of 2 12>


Hop to:
Advertisements
Vip dhe personalitete Shqiptare
Artikuj nga Shqiperia.com
Artikujt me te fundit:
Fadil Berisha: Te gjesh celesin e suksesit te fotografise!
Vlersimi qe bota e artit fotografik ka bere dhe ben per fotografin Fad ...
Ismeti njeh politikanėt e Shqipėrisė qė janė agjentė...
Zhdukja e Ismet Kryeziut ka alarmuar jo vetėm policinė, por edhe shėrb ...
Facebook: Burgu i 150 milionė vetėve
Nė fillim u shpikėn e-mail-et dhe menjėherė pas tyre ēatet, vėrtet mun ...
Dhjetė kafshėt mė tė pasura tė botės
Janė tė pasura e tė famshme, por e veēanta ėshtė se kanė katėr kėmbė.  ...
118 ditė pa zemėr, eksperienca e 14 vjeēares nga Carolina e Jugut
Kjo vajzė (qė shikoni nė foto) ka jetuar pėr rreth tre muaj falė njė m ...
Forumi i Politikes
Ilir Kokona: Rama mė ka kėrcėnuar
by LiPS
10/29/08 05:24 AM
Albania - Sport
»Debatik Curri: Ā“Goli ofsajd, gjyqtari e ktheu ndeshjen nĆ« komediĀ”
»Hidi: Ā“Nuk na lejuan te luanim normalishtĀ”
»Besart Berisha: Gjyqtari vrau ndeshjen
»Mediat: Gjykimi i gjeorgjianit skandaloz
»Ervin Skela: Arbitrimi pati shumĆ« gabime
»Shansi i humbur i Arie Haan
»Mario Cenolli: Ā“Han duhet guxonte me tĆ« rinjtë”
»ShqipĆ«ria e pathyer nĆ« Baku, Han krijon pikĆ«pyetjet e para
»Skela, kapiten e golin e 10-tĆ« pĆ«r ditĆ«lindje
»RF. Azebajxhan-Shqiperi 1-1

Generated in 0.032 seconds in which 0.003 seconds were spent on a total of 14 queries. Zlib compression disabled.