0 registered
and 38 anonymous users online.
|
|
6802 Members
70 Forums
17321 Topics
964918 Posts
Max Online: 371 @ 10/24/07 11:59 PM
|
|
|
#643849 - 09/02/03 12:52 PM
Re: shqipetaret e anglise
|
migen
anetar
Registered: 04/10/03
Posts: 111
|
[QUOTE]Fillimisht postuar nga uji*ftohte: [qb] pershendetje te gjithe shqipetareve qe jetone ketu ne angli, pak me documenta she shume te tjere pa dokumenta "kjo eshte sec c'eshte" njerzit ne shqiperi mendoje se ne ketej na anglia jemi si do ZOTI, po mund te jemi sic do ZOTI mire keshtu me shendet jemi top fare ne por ce do qe nuk kemi dokumenta, dhe thoni you tani qe jemi ne ANGLI, ca anglie eshte kjo, po nuk u mor TONY BLAIR peng s'ka documenta "e moret vesh, e morem thuaj" ky eshte ligji ri qe ka dal ne parlamentin shqipetar eshte ne sygjerim dhe siper... [/qb][/QUOTE]Aman Anglia eshte kot fare nuk rrihet,te gjithe mendojne qe eshte flori,dhe mendojne qe ketu eshte mire,rehat,ketu o vellahall te jesh me letra hall pa letra.Nejse te gjithe mendojne qe eshte lule por me kot se eshte nuk,per mendimin tim nuk ka si vendet e Europes.
_________________________
Kur me pikon loti nga syte me qan dhe zemra.
Sa te kam dasht mor te shtifsha ne dhe!
|
|
Top
|
|
|
|
#643851 - 09/28/03 09:32 PM
Re: shqipetaret e anglise
|
E.r.a.
anetar
Registered: 09/05/03
Posts: 156
Loc: uk
|
Une ndjehem shume mire ketu. Personalisht po arrij shume nga synimet e mia per edukimin, arsimimin dhe punen qe bej ne kohen e lire. Nuk me duket se dokumentat jane zgjidhja apo mbajtja peng e mbaresise per te arritur synimet tuaja. Nese dini si ti arrini ato, as qe do te keni kohe te mendoni per dokumentat. Ato jane vetem letra identifikuese qe nuk te hyjne ne pune nese nuk ke aftesi t'i perdoresh. Me vjen keq per stresin dhe deformimin mendor qe po pesojne disa nga familjet qe kam ketu afer, se Anglia i ka bere si kohen e vet; te mjegullt dhe te akullt edhe ndaj vetes. Mundohuni t'i merrni anen e mire dhe te njihni anet e verteta te anglezeve. Nuk do te zhgenjeheni!
_________________________
Something we were withholding made us weak, until we found it was ourselves.
|
|
Top
|
|
|
|
#643852 - 10/07/03 01:32 PM
Re: shqipetaret e anglise
|
uji*ftohte
anetar i AF
Registered: 01/29/03
Posts: 236
Loc: uk
|
goxha mendim i mire per sa i perket MEGIT & ALBERTIT... tani Erolina-Heroinna mire ne disa pika, por jo ne te gjitha ama, po si moj xhan nuk ty hyjne dokomentat ne pune (moj vajze, please mos ja fut kot tani), vajze e dashur shoku jot ketu i ka bere nja 3-vjet te mira qe jetoj ketu ne kete shtet te degjeneruar dhe pak a shume e di se kush apo cilet jan keta, por nejse ca ti besh thuaj qe jemi ketu per ndonje cik "lek" se per ta ber jeten sa me mire, ha, ha e di une ku ta bej, e bej ne VLORE une zemra si ta dua (my way), edhe une gjithashtu punoj, dhe dikur kam qene edhe ne shkolle po prap se prapi letrat te duhen, jo per ID por per te shkuar njeher ne shqiperi si njeri dhe kur te vish prap te vish tamam i saket dhe jo me gomone, me trena dhe pastaj te perfundosh me maune, I mean, c'mon girl...<<<, thuaj hallall ata qe i kan fituar kurse ne te tjeret te fryjme syte, s'ke ca i ben e dashur kete fat kemi, me fatin s'haesh dot..., apo jam gabim???
_________________________
neper bote, neper det dhe neper brigje 1 shqiptar si une i pret armiqt neper shtigje krenaria dhe shqiptaria nuk pyet per ligje...
|
|
Top
|
|
|
|
#643853 - 10/11/03 01:00 PM
Re: shqipetaret e anglise
|
migen
anetar
Registered: 04/10/03
Posts: 111
|
[QUOTE]Fillimisht postuar nga Erolina: [qb] Une ndjehem shume mire ketu. Personalisht po arrij shume nga synimet e mia per edukimin, arsimimin dhe punen qe bej ne kohen e lire. Nuk me duket se dokumentat jane zgjidhja apo mbajtja peng e mbaresise per te arritur synimet tuaja. Nese dini si ti arrini ato, as qe do te keni kohe te mendoni per dokumentat. Ato jane vetem letra identifikuese qe nuk te hyjne ne pune nese nuk ke aftesi t'i perdoresh. Me vjen keq per stresin dhe deformimin mendor qe po pesojne disa nga familjet qe kam ketu afer, se Anglia i ka bere si kohen e vet; te mjegullt dhe te akullt edhe ndaj vetes. Mundohuni t'i merrni anen e mire dhe te njihni anet e verteta te anglezeve. Nuk do te zhgenjeheni! [/qb][/QUOTE]Ti mendon qe nuk eshte stres per shqiptaret une mendoj qe eshte me te vertete nje stres sespse ti nese nuk ke dokumentat, ja per shembull bere shkollen dhe te gjitha mbarove nje degree dhe me ne fund perfundove ne shqiperi. perfundove ne shqiperi dhe cfare i nxorre ti kesaj shkolle asgje,pfffff dhe atehere eshte me te vertete stres sepse une kam dhe nje shoqe qe mbaroj shkollen e larte per juridik dhe ja tani nuk ka as dokumenta as asgje asaj nuk i lejohet te futet ne zanatin e vet sepse nuk ka dokumenta,prandaj ka njerez qe stresohen me te vertete,dhe nje gje te them une i kam dokumentat dhe me te vertete ndjehem teper e lire ne kete shtet nuk pres he se po me vjen nje Home office dhe te me kthej ne Shqiperi por po keta qe jane pa dokumenta fshihen si lepuri ne ferre, presin me padurim per nje leter qe tju vi tek dera, nejse ,por per mendimin eshte teper stres sepse prandaj kane ardhur te tere ne Angli,shumica per dokumenta.
_________________________
Kur me pikon loti nga syte me qan dhe zemra.
Sa te kam dasht mor te shtifsha ne dhe!
|
|
Top
|
|
|
|
#643854 - 10/11/03 03:06 PM
Re: shqipetaret e anglise
|
uji*ftohte
anetar i AF
Registered: 01/29/03
Posts: 236
Loc: uk
|
Megi ke te drejte... po disa shqipetare te tjere, qe jan pa pune fare, rrine me shpresa ose shkojne ne shkolle se do fitojne dokumentat po ce do qe as kan bere as edhe leket e rrugess "leket e gomones, leket maunes, etj, etj) qe arriten ketu ne kete shtet kaq te degjeneruar, me shpresat qe ooooooooo buuuurrrrraaaaaaaaa se u hapen depot andej nga anglia dhe do mos do, do fitojme njdonje gje, po do fitojme, do fitojme gorrica ne shendre, s'ka me... ai qe i mori i mori, hallall ia befte ZOTI, ne qe jem keshtu ketej te bejme ndonje POUND keshu fet-fet, se si dihet plus andej nga shqiperia eshte bere cik si keq per ca si lek..., qe kur iken firmat, iken hajt te trashegohen...
_________________________
neper bote, neper det dhe neper brigje 1 shqiptar si une i pret armiqt neper shtigje krenaria dhe shqiptaria nuk pyet per ligje...
|
|
Top
|
|
|
|
#643855 - 10/11/03 09:14 PM
Re: shqipetaret e anglise
|
migen
anetar
Registered: 04/10/03
Posts: 111
|
Ehu uji ftohte cdo gje ka marr fund tani,Anglia qe dikur per dokumenta por tani nuk ka me,sic the dhe vete te bejme ndonje lek fet-fet sepse mbaroi cdo gje,nuk ka me qe ju vjen keq Anglezeve si dikur sepse jane mesuar tani dhe i dine te gjitha. Dhe ke shume te drejte mendojne qe vazhdojne shkollen dhe mendojne qe do fitojne letrat eshte e kote sepse ky shtet nuk pyet me per asgje.
_________________________
Kur me pikon loti nga syte me qan dhe zemra.
Sa te kam dasht mor te shtifsha ne dhe!
|
|
Top
|
|
|
|
#643856 - 10/18/03 12:58 PM
Re: shqipetaret e anglise
|
ritjana
anetar i ri
Registered: 10/17/03
Posts: 13
Loc: londer
|
pershendetje te gjitheve
bie dakort me shumicen prej jush per punen e dokumenteve. megjithate bie dakort edhe me erlinden qe thote qe duhet ti shohesh gjerat me nje sy me pozitiv. personalisht, une kam mbaruar universitetin dhe masterin ne angli dhe kam nje pune shume shume te mire dhe lejen e punes, work permit si e konsiderojne keto ketu ma ka nxjerre kompania, megjithate ishte nje rruge e gjate dhe e lodhshme,
por po te kerkosh do gjesh, por dokumentet apo leja e qendrimit eshte shume e rendesishme pasi pa ate, nuk ke te drejte pune ne kete shtet, por erlinda si duket nuk ka deshire te qendroje ketu
persa i perket jetes ketu, varet se ku jeton dhe cfare jete ben, eshte jete e shtrenjte, por personalisht, jeton ne south kensington qe eshte vend shume i mire ne nje apartament lluksoz dhe nuk ndihem aspak si e huaj dhe kjo eshte ana pozitive qe e gjen vetem ne londer,
persa i perket angleze, pas 6 vjet studimi, pune dhe jetese ketu, nuk kam arritur per asnje moment ti shoh anen pozitive, dhe ky eshte mendimi im, por ka shume te huaj dhe shqiptare te tjere qe mendojne si une.
anyway, shfrytezoni shanset qe ju jepen ne jeten dhe ju uroj me te vertete shume shume fat
|
|
Top
|
|
|
|
#643857 - 10/19/03 06:48 AM
Re: shqipetaret e anglise
|
anabella-me
anetar
Registered: 10/16/03
Posts: 32
Loc: USA - Philadelphia
|
Pershendetje te gjitheve, Me te vertete rruga e emigrantit qenka e gjate, e lodhshme dhe e veshtire. Dhe shqiptari e ka ne gjak sakrificen dhe sakrifikohet edhe njehere me teper per te arritur ate pak standart evropian. Kur ju degjoj te flisni per punerat e rendomta te shqiptarit pa dokumenta, shikoj shqiptaret ketu ne Amerike. Njesoj eshte edhe ketu, te gjithe shqiptaret jane te zhgenjyer per cfare kane gjetur ketu...e megjithate...ulin koken, dhe punojne te rrisin femijet. Jane ndare ne kategori, dhe te vjen keq kur zihen per nje llaf goje. Te pakten keta ketej jane shumica me lloto dhe fillojne pak e nga pak te ngrene koken. Ja pershembull, daja im, nuk erdhi ne dasmen e nipit, "se sa eshte zene ca me para" dhe tra-la -la zura nje gale...Nejse, qe te mos dal nga tema, une per vete nuk do rrija kurre ketu apo kudo ne bote te punoja, nese nuk do kisha green-card dhe qe te marr me nder ate pashaporte. E di qe me mire jam yzmeqare ne shtepine time, sesa te komshiu. Dhe do vija ne pune ato dy pare mend e dy duar te punoja dhe te jetoja ne Shqiperi. Nuk do doja qe te rris femijet neper bote pa ditur ata kush eshte familja e tyre. E pse? Se Amerika ka dhe ne jo!!! Jo, Jo...edhe ne kemi, pikerisht(edhe ne kemi WC per te lare, apo restorante ma shume lluksoze se kudo, kemi plaka shume here me te pastra se keto per t`jua bere yzmetin...POR NUK KEMI minimalen e kultures per ti bere dhe per ti kuptuar me ne thelb gjerat. Jeten e ben ne ate standart qe e kerkon!Nuk e them per tu dekurajuar, por nese kenu kohe dhe nuk po merrni ato letrat, nuk e marr vesh...pse rrini aty? Dhe nuk e besoj kurre se mund ta gjesh veten tende me ato letra....nuk konvertohemi dot ne shqiptaret. Ta them me shqiptarce..guri peshon ne vend te vet!!
|
|
Top
|
|
|
|
#643859 - 12/19/03 04:04 AM
Re: shqipetaret e anglise
|
FIRED
anetar
Registered: 12/16/03
Posts: 82
Loc: Amerike
|
O ju shqipetaret qe ndodheni ne Angli po perse rini me endra per dokumenta po kush i mori i mori dhe ata qe nuk i kane mare deri tashi, dhe ata qe nuk i kap amistija me vjen keq qe po ju a them por kot po e vrisni mendjen per dokumenta se i keni ditet e numuruara per ndonje kethim .Une qe po shkruaj kam qene vete nja 5 vjet ne angli dhe me kane kethyer dhe e di une se sa pyke marin ata kur te te fusin ne dore per te te kethyer. ME RESPEKT NGA AMERIKA <DETROIT MI>. :rockband:
_________________________
dy pika shiu rane mbi xham dhe une per ty se cndjeva mall
|
|
Top
|
|
|
|
#643861 - 12/23/03 03:33 AM
Re: shqipetaret e anglise
|
FIRED
anetar
Registered: 12/16/03
Posts: 82
Loc: Amerike
|
Mir mor grup mie ti na qenke nje nga ata qe e luake lojen mire po ta dish ti une jam nje nga ata qe as nuk jetoja ne shtepi socjali qe prisnja policine te vinte te me merte dhe as nga ata qe i kam shkuar vete ne dore po me kane kapur ne ruge duke ecur ne zone te pare he ti ne qofte se je nje nga ata qe nuk del perjashta dhe ri vetem brenda si ne burk atehere mire jam dakort se ti ke per tu plakur ne Angli dhe nuk ka per te te kapur njeri po ate lloj jete une nuk e pelqej,mgjth une te huroj te maresh ndo nje dokument se ashtu si qenke kam frike se do te perfundosh ne spital. :lol:
_________________________
dy pika shiu rane mbi xham dhe une per ty se cndjeva mall
|
|
Top
|
|
|
|
#643863 - 12/24/03 01:48 AM
Re: shqipetaret e anglise
|
FIRED
anetar
Registered: 12/16/03
Posts: 82
Loc: Amerike
|
Ne fillim postuar nga ALBERTI ore leonardo degjo se ate qe e ka shkruajte zoti per ne s`ka qeveri qe te na ndaloje,prandaj une per vete te behet c`te behet se humb besimin per nje te ardhme me te mire per te gjithe ,pra mendoj se gjithseicili e ka nje rrisk te shkruar keshtu qe po te besosh zoti te ndihmon e do te fitosh ,hajde te jeni mire me shendet te gjithe ,kjo eshte kryesorja pastaj te tjerat vijne ngadale.........
OK me thene te drejten ti ke folur tamam :wink: se zoti i ka te gjitha ne dore,une besoj tek zoti me gjith zemer ndoshta kjo ka qene dhe arsyeja qe zoti me hoqi nje gje dmth Angline dhe tashi me dha Ameriken kur me kethyen me thene te drejten u merzita shume po aman risha me shprese duke themne ec se u mbyll nje dere dhe do hapet nje dritare dhe keshtu u be tashi me thene te drejten jam shume mire bereqavers gjynaf me u qajt,Hajd te keni shendet te gjithe bye.
_________________________
dy pika shiu rane mbi xham dhe une per ty se cndjeva mall
|
|
Top
|
|
|
|
#643864 - 12/28/03 10:05 PM
Re: shqipetaret e anglise
|
Adami
anetar i AF
Registered: 11/03/02
Posts: 833
Loc: United Kingdom
|
ja pra edhe nje tjeter shqiptar qe jeton ne Angli. Ohhh Englad, the best country in Europe . Dmth eshte per mua pasi ja morem doren tani.I love DSS, i love Social Services too 8 vite ne Angli dhe pa letra , e une nuk ja pertoj te ik cdo dite ne zyra te socialeve per te paguar nje bill me shume.Ne sna duan, as ne nuk i duam.Ne duam Pounden qe kane se per te dashur anglezet as qe behet fjale.Ne nuk duam njeri tjetrin e lere me te huajt. 8 vite ne Angli dhe asnjehere (deri muajin qe kaloi) nuk i jam ndare socialit.Rrofte Anglija me ligjet qe kishte deri tani se na kenaqi vallahi.Shtepi po, leke neper duar po,mundesisht edhe ndonje holiday ne vit po,billat na i paguan po, cduam me shume neve qe ankohemi? E kuptoj qe per studentet nuk eshte edhe aq e lehte, por te pakten ata i kane te llogaritura punet dhe nuk jane si ne qe erdhem tafti bafti
|
|
Top
|
|
|
|
#643865 - 01/03/04 03:52 AM
Re: shqipetaret e anglise
|
Zemer Tingulli
anetar i AF
Registered: 11/03/02
Posts: 284
Loc: ketu.. atje.
|
Nje grup emigrantesh shqiptare ne Londer kane vendosur te organizojne nje takim pune per te parapergatitur strategjine e nje proteste sa me te organizuar para zyrave qendrore te BBC ne ditet ne vazhdim. Takimi do te zhvillohet te Dielen 4 Janar 2004 ne restoranitin shqiptar DARDANIA ne Green Lane ORA 14.00. Stacioni me i afert i metrose me Piccadilly Lane, eshte TURNPIKE LANE.(kur del nga stacioni ecen 100 metra majtas dhe DARDANIJA eshte ne fillim te Green Lane ne te djathte,)
Me date 4 janar, tė dielėn, organizohet njė takim me intelektuale shqiptarė me banim nė Mbretėri tė Bashkuar(Angli). Takimi do tė mbahet ne Bar/Restorant "Dardania", pranė Turnpike Lane Station (North London) nga ora 14.30 deri nė orėn 17.00. Pjesemarrja juaj eshte e rendesishme per te siguruar nje takim te frytshem. Vendet jane te rezervuara, nėse do tė merrni pjesė ju lutem kontaktoni nė adresat mė poshtė.
Miqesisht dhe Festa te Mbara, lterziu@albanianmail.co.uk redaksia@albanianmail.co.uk webmaster@albanianmail.co.uk
_________________________
...out there:
Hello.. A/s/l? Aha.. Im.. trying.. too.. know you a bit.. better, Help me. Oh.. Ok.., I quit!
Horizonti varet nga pikpamja...
|
|
Top
|
|
|
|
#643867 - 01/16/04 05:32 PM
Re: shqipetaret e anglise
|
E.r.a.
anetar
Registered: 09/05/03
Posts: 156
Loc: uk
|
Sa shume te fiksuar jeni pas dokumentave! Ne Shqiperi nuk shkohet vetem me "Travel document" for "Granted asylum seekers,Exceptional leave to remain" dhe me emer, moshe dhe kombesi fallso; shkohet per bukuri te Zotit edhe me Pasaporte shqiptare, me emrin tend te vertete, moshen dhe kombesine per te cilin stresohesh perse e ke fshehur. Mjafton nje Diplome e shkelqyen nga Universiteti i Tiranes, zoterimi i anglishtes ne menyre te kenaqshme, buxhet i mjaftueshem per te paguar nje kurs studimi pasuniversitar ne cilindo nga qytetet e Mbreterise se Bashkruar; nje deklarate me te dhenat e llogarise tedne baknare ose te personit qe merr persiper te te financoje masterin, marreveshje e firmosur per shtepine ku do te rrish dhe qe do ta paguash vete ne Angli; paketoji te gjitha, coji vete ne ambasaden angleze ne Tirane ku te lene nje takim dhe .... pas nje jave, une e kisha vizen e studentes ne dore!
Me vjen keq qe shqiptaret ketu jane shnderruar ne skllever te sherbimeve sociale, te nje pagese qesharake prej £30 ne jave prej tyre dhe £150 ne jave duke punuar neper fabrika me identitet fallso, me friken se edhe ne gjume do t'i kapin apo zbulojne genjeshtrat! Anyway, kjo eshte ceshtje e komplikuar kendveshtrimesh! Nuk pres miratim!(duke njohur rrethanta dhe perberesit qe mbyten dyert e DSS) :wave:
_________________________
Something we were withholding made us weak, until we found it was ourselves.
|
|
Top
|
|
|
|
Moderator: Isi, FloBo
|
|