Who's Online
1 registered (SaRaH) and 54 anonymous users online.
Newest Members
ari poetry, HArD_dAnCe, WebShqip, KOD, Xhena
6802 Registered Users
November
Su M Tu W Th F Sa
1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30
Shout Box

Top Posters
18734
pinkparadise
15196
Kondrapedali
13804
I
13655
TEDI
13076
USA
Forum Stats
6802 Members
70 Forums
17321 Topics
964912 Posts

Max Online: 371 @ 10/24/07 11:59 PM
Faqet e fundit
»Chat.al
»Arkiva Mediatike - Infoarkiv
»virtualbania
Page 1 of 23 12345>Last »
Topic Options
Rate This Topic
#462459 - 06/09/03 08:29 PM Pjese nga Ditari qe nuk mbaj...
Nelka Offline
anetar aktiv


Registered: 11/03/02
Posts: 3403
A Day like any other, Year 2XXX

Pra ca ditesh pashe dentistin tim ne enderr. Ishte ulur me gjunje ne toke duart duke valvitur ne ajer, me nje gote uzo ne maje te hundes. Rreth e perqark i vertiteshin ca bebe veshur vetem me pampers qe tundnin bythkat nen ritmin e nje kenge te George Dalaras. Ne mengjes kontrollova dhembet, ishin ne rregull, pervec nje baby tooth qe duhej hequr qe 13 vjec po qe une kisha bere be me mire te dukesha si nje rinoceront dhembedale se sa te shkoja te Vasili qe ti shkulte dhembet me pincat qe rregullonte bicikleten. Sot mora vesh qe Gruaja e dentistit tim qe eshte edhe e zonja e zyres se Real estate me te cilen bejme biznes eshte shtatezane PRAPE. Sic thote sekretarja e zyres, Dentisti dhe gruaja kane bere pakt qe do vazhdojne procesin e prodhimit te kalamajeve derisa te lindin nje goce ose deri sa te vdesin qe te dy. Cila nga keto te me lartmet te vije e para. Halli eshte se dentisti im ka 5 djem i fundi i te cileve lindi vetem para 3 muajsh. Kam frike se dentisti do me vdese para se ti rregulloj dhembet, dhe hajt te gjesh nje dentist tjeter qe merr persiper te beje "medical fraud".
_________________________
I feel charming, Oh, so charming It's alarming how charming I feel! And so pretty That I hardly can believe I'm real.

Top
#462461 - 06/10/03 11:50 AM Re: Pjese nga Ditari qe nuk mbaj...
TEA Offline
anetar aktiv


Registered: 11/03/02
Posts: 4139
Loc: ItSi
...vap shume vap hap driten e ambazhurit dhe shoh qe ora eshte vetem 4 am , mu dukte sikur kisha fjetur ter diten pi pak uje dhe mundohem te flej perseri...
Nuk ka gje me te bukur kur zgjohesh ne mengjes me cicerimat e zogjve... Papritur degjohen te trokituren tek dera dhomes dhe motra ime qe thote: teaaaaa e do tani kafen ? ....
_________________________
Siamo attrati dall'occulto...! Da quello che non riusciamoa spiegare ... vogliamo aprire quella finestra e respirare forte.

Top
#462462 - 06/10/03 11:31 PM Re: Pjese nga Ditari qe nuk mbaj...
Anonymous
Unregistered



i dashur ditar jam ne armoni te plote me veten time dhe me ate qe me rrethon
iluzionet e humbura ne shoqeri pffffffff hajde hajde se cvete vjen nje dite dhe te thone perralla nga e kaluara ....

Top
#462463 - 06/11/03 04:24 AM Re: Pjese nga Ditari qe nuk mbaj...
Anonymous
Unregistered



noten
Top
#462464 - 06/11/03 09:44 PM Re: Pjese nga Ditari qe nuk mbaj...
smile Offline
anetar aktiv


Registered: 11/19/02
Posts: 1250
Loc: Alto Adige
Oh, sa e lodhur jam! Pse kto gjermanet e dreqit i kane ba fjalet kaq te gjata "Parteisachverstąndigen" .. e che ***** .. ,me lodhen nga gishtat.
ne tv po japin nje film, zeri i embel i aktores me beri te kthej koken..eshte e bukur, e zgjuar, e guximshme, ben detective...jam e sigurt qe kjo detective guximtare dhe e bukur se shpejti do jete ne rrezik jete, ne momentin me kulminant kur nje psikopat a ku ta di une do tia ve pistoleten ne lule te ballit, do te vije kolegu i saj qe eshte troppo figo dhe do ta shpetoj. Dhe pas disa qurravitjesh do perfundojne ne krevat tu ba seks. E vissero felici e contenti...
Du te shof ndonje film turk, t'i ballancoj iēik gjanat, kaq shume optimizem saē ka ne filmat perendimor s'bo mire
Eh, si qenkam sonte per tu honger thate

Naten te gjitheve
_________________________
Un sorriso non costa nulla e produce molto; arricchisce chi lo riceve senza impoverire chi lo dona.Se incontrerai chi il sorriso a te non dona,sii generoso e da il tuo perchč nessuno ha tanto bisogno di un sorriso come chi non sa darlo!

Top
#462465 - 06/12/03 01:53 PM Re: Pjese nga Ditari qe nuk mbaj...
G_money Offline
anetar aktiv


Registered: 11/03/02
Posts: 4218
Loc: WUSTAAA
Day by day
Heart to Heart
I hope that we will ever be, together

Will it be
Me and you
I dream that our love will last forever

Hold me tight
In your arms
I know we have the strength to stay together

Walk with me
Hand in hand
I promise to be there forever
Forever


DEE-DEE - FOREVER (to download right click / Save target as) :wub: :thumbsup:
_________________________
IT is illegal to run out of gaz on the autobahn!!!!!!!

Top
#462466 - 06/13/03 05:24 PM Re: Pjese nga Ditari qe nuk mbaj...
Dua Offline
anetar i AF


Registered: 11/03/02
Posts: 818
Loc: Toka
Edhe zhurma me e vogel nuk me le te flej.
Keshtu me tha nje i saponjohur, dhe per cudi replika ime ishte:
Edhe une nuk mund te fle, por jo nga te tjeret, kam zhurmen time te brendshme qe s'me le rehat
Cudi! Se si me erdhi. Per me teper qe sapo njohtova bashkebiseduesin. :confused:


Sot u zhgenjeva. Ishte rast mjaft i rende, i poshter...gjithcka te pamoralshme kishte brenda. Me preku thelle, por kete rradhe e harrova shpejt, mbase po mesohem me keto. Vetem nje gje s'do ta harroj! Pamundesine e personazhit kryesor te dites se sotme per te me shikuar ne sy, mosperballimin e syve te mij e verejta mire. Ikjen e tij nga e verteta. Shpresoj te pakten qe ikja e tij te jete e vertete.

Vape. Vape. Vape.


Femrat dine te jene te poshtra, te te marrin ne qafe kur mashkulli qellon gomar! Dhe e shfrytezojne ate situate gomarlleku, hajvanlleku! Pppfffff...sa gjera qe pashe edhe une sot ne syte e te tjereve. Shkatarim familjeje, perdhunosje identiteti, turp, ikje nga e verteta, mashtrime, lufte per interesa vetjake, genjeshtra....dhe te gjitha me shume pak fjale. Vetem me pak gjeste dhe permes syve i thane te gjitha. Ishte nje moment qe m'u duk sikur ngjarja kishte arritur aty kah mesi i filmit, pjesen kur konflikti arrin ne ekstrem, dhe vendosa te nderroj rolin. Do luaj antagonisten.


Erdhi dhe koha e drekes.


....nga Dua
_________________________
~Imagine there's no countries
It isn't hard to do
Nothing to kill or die for
No religion too
Imagine all the people living life in peace...

You may say I'm a dreamer
But I'm not the only one...~

Top
#462467 - 09/17/03 04:35 PM Re: Pjese nga Ditari qe nuk mbaj...
Dhe Offline
anetar i ri


Registered: 07/28/03
Posts: 8
Duart i kam akull!Edhe kembet!
Kam ftohte vec ne ekstremitete kurse kraherori eshte shume i ngrohte(lum ata qe strehohen ne te).Nuk kam asnje lidhje me kete sallen ku jam ne keto momente,nuk njoh asnjeri nga ata qe me jane ulur prane dhe as keshtu virtualisht nuk dua te kem gjurme.
Atje ne cep qendroka nje vajze me kapele te bardhe.Provova edhe nje vete para ca kohesh,me dukej vetja si ndonje llastice po pak rendesi ka.Tani po bej cudi me ato qe po shkruaj,as nuk arrij te kap arsyet e shkrimit.U mpime nga mend e kokes!
_________________________
Emusftdmmkh!

Top
#462468 - 09/18/03 04:44 PM Re: Pjese nga Ditari qe nuk mbaj...
iren Offline
anetar i AF


Registered: 04/16/03
Posts: 833
Loc: tr
sot u zgjova bosh,
pa mendime, pa memorie, pa dhimbje koke, as gjymtyret nuk i ndjeva me te me rendonin, dhe me ne fund u zgjova pa stomak, pa peshat e tij, pa hidhesine e tij...
sot do ta le kohen te me kaloje neper hunde dhe as do e vras fare per te, sot s dua te ekzistoj
sot jam asgje...
_________________________
l don't care ...

Top
#462469 - 09/19/03 09:00 AM Re: Pjese nga Ditari qe nuk mbaj...
smile Offline
anetar aktiv


Registered: 11/19/02
Posts: 1250
Loc: Alto Adige
Sot eshte e premte, pra dita e fundit e punes :rockband: .
Mbreme pas nje jave perpelitjesh kam bere gjume te rehatshem. U ēova nja 2-3 here me pa yjet dhe henen por bente ftohte dhe hyra shpejt brenda. Me kujtohet si nje mjegull nje nate ne Pogradec, dal ne ballkon dhe ē'te shoh nje qiell i kthjellet plot me yje. S'kisha pare kurre ne jeten time yje qe shkelqenin aq shume. S'mbaj mend per sa kohe i kam kundruar.
_________________________
Un sorriso non costa nulla e produce molto; arricchisce chi lo riceve senza impoverire chi lo dona.Se incontrerai chi il sorriso a te non dona,sii generoso e da il tuo perchč nessuno ha tanto bisogno di un sorriso come chi non sa darlo!

Top
#462470 - 09/19/03 05:14 PM Re: Pjese nga Ditari qe nuk mbaj...
Nushi Offline
anetar aktiv


Registered: 11/03/02
Posts: 2081
Nje mengjes me diell por era vershellin sa andej kendej dhe shume mendime brenda vetes mi merr ne krahet e saj e percojne mallin , ndjenjat qe ndjej pertej oqeanit.... S'vonon shume dhe telefoni bie, je ti ..... Me vjen te uleras, bertas, marrazi tashme ka marr udhe eshte kthyer ne nje pritje te padeshirueshme, mallkoj oret, ditet si nuk shkojne qe mos ndihet fare tamam si nje hapje mbyllje qepallash.... Sot ne telefon serish nisa zenken e perditshme... te merzis ty me gjera te kota, te paqena vetem, e vetem qe mos nxjerre te vertet, ate mall qe po me grryen dhe trasnmetohet krejt tjeter ne dicka qe as mendohet....Hesht por dua te flas, dua te flas por heshtja me mban me prane zemrens time qe mos dorezohem perpara kesaj prove, prijes se tmerrshme qe me ndjek pas si nje hije pa gezuar dicka qe me se fundi me takon dhe e meritoj.... por realiteti nje monedhe shume e hidhur aq dhe metalike... shikon vezullimin e saj por ste ofron gjithe boten.....
I miss you baby.....
O zot te afroj ajo dite qe mos rri ketu duke thurrur ditarin tim qe riperseritet e perfundon ne nje pike, mallin tim per ty....

Top
#462471 - 09/19/03 05:22 PM Re: Pjese nga Ditari qe nuk mbaj...
iren Offline
anetar i AF


Registered: 04/16/03
Posts: 833
Loc: tr
te pakten sot arrij ti shquaj ngjyrat, sa shume bardh e zi rreth e rrotull, kam nevoje per lapsa me ngjyra

kush mi jep borxh ??? :confused:
_________________________
l don't care ...

Top
#462472 - 09/24/03 07:00 PM Re: Pjese nga Ditari qe nuk mbaj...
smile Offline
anetar aktiv


Registered: 11/19/02
Posts: 1250
Loc: Alto Adige
I dashur ditar,
nuk e di pse me ka kapur nje ndjejne e tille pesimizmi sot..ndoshta nga fakti qe per te disaten here zbulova qe s'jam shtatzene. Ndonjehere zemra merr superxhiro dhe mposht arsyen por kur pergjigja eshte negative atehere eshte arsyeja qe del siper ndjenjes … ē'do te gjeje ajo qenie e pafajshme po te vije ne jete..
Nje planet qe po shkon drejt shkaterrimit, eshte bere si kosh pleherash: skorje nucleare, eksperiemente nukleare, ushqime te modifikuara, ujera te ndotura, pyje te prera… njerez te pandergjegjshem qe si qellim te jetes se tyre kane: konsumin, defrimin, parane dhe mos vrarjen e mendjes..nje bote ku demokracia e vertete nuk ekziston dhe ku drejtesia dhe barazia jane ca iluzione. Si do ndjehet ?? Si do i rezistoj une atyre syēkave te pafajshem kur te me thone "pse bota shkon keshtu"? Nuk e di..
Ēdo mengjes dalim prej shtepie dhe i bashkohemi atij lumi te madh trafiku: makina, motora, scooter, bori qe bijne papushim..nje kaos i vertete. ēdo dite ne rrezikojme jeten tone ne kte trafik duke thithur ajrin e ndotur dhe si idiote qe jemi as nuk e ēojme ndermend qe ka edhe nje alternative tjeter: makina qe punon me energjine diellore….Jo, po s'qe e bukur dhe e fuqishme jane para te harxhuara kot! Pas gjithe atij lavazhi te trurit qe na kane bere mediat ku te mos gjykojme keshtu?! Politikanet e shkencetaret e botes, per te ruajtur pozicionin e ca bastardeve (qe nuk jane as shume!) kane bere qe nafta te jete i vetmi burim energjie… ne si konsumator u jemi me te vertete shume mirenjohes ketyre zoterinjve qe e nxjerrin e na sjellin tek dera e shpise (ē'paradoks!). ah, po harrova qe per te lare tek –tuk ndergjegjet e tyre (apo per ta bere sa me te besueshme kte genjeshter!) mendjet e tyre te ndritura kane pjelle "ditet kur ndalohet trafiku".
Me habit dhe me nevrikos jashte mase pasiviteti i njerezve. Reflektohet shume mire tek keto katnaret qe jetojne ketu: per to bota mbaron aty ku jane kufijte e Alto Adiges. Kujt i rr… se ne Afrike femijet vdesin urie, apo se kompanite multinacionale shfrytezojne paturpesisht njeriun dhe natyren ne Amerike Latine, ne Azi apo ne Afrike! Pikerisht me njerez te tille eshte i mbushur me shume perendimi me ca injorante dhe egoiste, prandaj dhe ne fuqi hipin ato qe dine ti prishin mendjen me ato reklamat shumengjyreshe apo me ato programet partiake te tipit "secili per vete Zoti per te gjithe". Te vjen per te qare kur sheh qe timonin po e mbajne keto lloj njerezish, qe po e shkaterrojne racen njerezore. Marrezia e tyre ka arritur deri aty sa te mendojne te klonojne njerez per ti marre organet, te krijojne ushqime gjenetikisht te modifikuara (gjoja per ti mbushur barkun atyre qe vdesin urie ne Boten e trete).

Do te ishte mekat te te sillja ne kete bote!
:wub: :mad: :cry:
_________________________
Un sorriso non costa nulla e produce molto; arricchisce chi lo riceve senza impoverire chi lo dona.Se incontrerai chi il sorriso a te non dona,sii generoso e da il tuo perchč nessuno ha tanto bisogno di un sorriso come chi non sa darlo!

Top
#462473 - 09/27/03 11:32 AM Re: Pjese nga Ditari qe nuk mbaj...
meri popins Offline
ne boten e endrrave.....
anetar i AF


Registered: 03/23/03
Posts: 359
Sot,e shtune!!

Ditari im i dashur.qenka nje dite e kote,bosh,...
jam e merzitur,pa shkak.Qysh kur u zgjova kisha nje dhimbje koke te bezdisshme.Erdha dhe sot ne pune,e shtuna ime kjo,tjetren pushim...S'kam bere asgje sot,vetem kam shfletuar internetin kot me kot,pa kerkuar asgje te vecante dhe pa gjetur asgje interesante,pervec fleteve te tua.Tani po qaj,se di perse,me vjen te qaj,jo gjithmone duhet te kete nje shkak per te qare...Ai kthehet sot pas nje jave mungese,dhe pasneser niset perseri per nje tjeter jave...Puna,patjeter,shyqyr qe eshte.Por cuditerisht jam mberthyer para kompjuterit me xhup,paskam ftohte,dhe ndjehem kaq vetem sot...

Top
#462474 - 09/28/03 04:41 AM Re: Pjese nga Ditari qe nuk mbaj...
NakedFairy Offline
anetar aktiv


Registered: 11/05/02
Posts: 2599
Loc: rruga e pyllit
Sot, e dini ju vete se cfare dite e date eshte...

Eshte 10 e 30 dhe me flihet gjum. Kete jave nuk ka fjetur hic, por nuk me ben me dhe aq pershtypje, u mesova. Vot ne mengjes vajta tek Starbucks per nje double express. Nuk e di pse, por sikur me ngeli ne gryke deri ne dreke. Ne spital sot erdhi nje vajze 8 vjecare. Kishte rene nga bicikleta dhe kishte thyer doren. E jema i bertiste, nje ze i larte, i cjerur si ere e thate. Me vinte ta kapja ne dru, ta shtrija pertoke dhe ti fusja nje corape ne goje, ta qepte se me erdhi ne maje te hundes. Vajza e shifte me sy te perlotur dhe nuk thoshte as edhte nje fjale, vetem rinte aty dhe shifte... shifte pa mare fryme... dhe une kisha deshire ta vdisja kete shtrige...
_________________________
hope grows greener than grass stains

Top
#462475 - 09/30/03 07:46 PM Re: Pjese nga Ditari qe nuk mbaj...
Krijesė Offline
irrational?
anetar aktiv


Registered: 09/22/05
Posts: 3780
Loc: perballe Lanes
30 shtator 2003

I dashur ditar qe nuk mbaj sot eshte fund shtatori, neser fillim tetori. I bera gati lapsat, stilolapsat, fletoret dhe fletat. Jam gati, ose me sakte pothuaj gati...
S'kam vendosur ende c'do te vesh! Nje mendje me thote ate fustanin e holle me menge te gjata me pantallona bezhe prapa. Shpresoj te shkojne si ne imagjinaten time! Me ate rast do mbuloj i cik tulet. Hihihihiih. Tule u thencin se sipas sime meje vetem une i shof.
Shume ide, shume plane, shume projekte ne mendje. 2003 viti i dhise po i afrohet fundit, kshu qe shpresojme qe gjerat do ecin me shume me kalimin e muajve. Nejse, se kur ben plane shume nuk para dalin, por kete rradhe dicka duhet te dale, nga kjo mori gjerash.
Heh shkolla, lyer, pastruar me lule te ngulura ne dheun e zi, shkolle me! Klubet plot, cunat vare ke dritaret, gocat maje takave, profesoret mbuluar nga tymi, zyshat me dhembe te verdheme nga kafja, cdo gje ne vend, ose pothuajse...
Te gjithe vine si per dite feste, por te gjithe vine pa pike vizioni. Pse vine?
S'kane ku te shkojne. Disa dhe per ate fare rroge, dhe per nje entuziazem te zbardhelyer nga koha dhe tranzicioni i pafundme...
Ne sfond degjohet vec nje kenge:
Hey, Teachers! Let us Kids alone!!!

...mos duhet ta shkruaja tek Ironic?! Well, njelloj si ketu si atje, s'e lexon kush! :shrug:
_________________________

Che sara, sara!
Whatever will be, will be!

Top
#462476 - 10/01/03 12:32 PM Re: Pjese nga Ditari qe nuk mbaj...
meri popins Offline
ne boten e endrrave.....
anetar i AF


Registered: 03/23/03
Posts: 359
1 tetori sot...
Jam akoma ne pune megjithese ora ka kaluar 12-en.Desha te shkruaja dicka ketu.kush e ka hapur kete faqe ka bere sh.mire,fundja diku duhet te rrefehemi plotesisht ose te bejme sikur.me vjen ne mendje nje poezi e Nerudes:Sonte mund te shkruaj vargje nga me te trishtuarat... dhe une sot vetem keshtu.Ti je larg,se mora vesh pse ishe me nerva,shefi bertet a thua se vetem une do i marr persiper pergjefjesite e kesaj zyre qe nganjehere ma sjell ne maje te hundes,si sot...
Asgje nuk ecen si duhet,as makina llogaritese qe punon sh.mire kur duhet dicka urgjente nje cmim a dicka tjeter per dreq ngec,ngec po duket sikur jam une qe s'di te bej llogari...
Ah sikur te isha ne shkolle,do ishte mrekullia vete.
Shet,rri urte- eshte bebi im qe me shkelmon nga brenda a thua do te me pyese pse jam e merzitur.U be kaq kohe dhe kam nje dileme tepr te madhe per te zgjidhur,me mire nje zgjedhje per te bere,dhe po me mundon kaq shume sa s'di c'te them.Do doja te ndodhte nje mrekulli qe gjerat te rrijne keshtu sic jane pa qene nevoja te sforcohemi qe te dy per kete zgjidhje,apo zgjedhje...Nejse sot mund te shkruaj vetem vargje te trishtuara...ndoshta dhe pa kuptim...mund te shkruaj asgje...kot.Prape se prape me duhet te iki ora po shkon e gjysem dhe ne 2 duhet te kthehem prape,tek telefoni,faturat,uffa...

Top
#462477 - 10/01/03 12:52 PM Re: Pjese nga Ditari qe nuk mbaj...
Calipso Administrator Offline
anetar aktiv


Registered: 11/03/02
Posts: 8173
Loc: gjume
JU lexova ju dy shkrueset e fundit,ne kunderti me parashikimin e se pares dhe ndjeva atmosferen e gjimnazit qe e kam ahrruar qe kur jam ketu.
Ketu sillemi si hije,shkolle i thencin se shkojme ne shkolle vetem per provimet.
Shkrueses se dyte i them te jete e lumtur:Ajo jete qe mban brenda vetes ndan ndjesite e tua,krijohet me trishtimet dhe lumturie qe mban ti ne stomak.So,beje per te,duaje fort!

:kiss: te dyjave!
_________________________
Eu nćo sei parar de te olhar.





www.shqiperia.com

Top
#462478 - 10/01/03 03:30 PM Re: Pjese nga Ditari qe nuk mbaj...
Nelka Offline
anetar aktiv


Registered: 11/03/02
Posts: 3403
Mjaft ti me lart se na hape barkun, me kete vizionin optimist te sapogjetur :tipsy:
_________________________
I feel charming, Oh, so charming It's alarming how charming I feel! And so pretty That I hardly can believe I'm real.

Top
#462479 - 10/01/03 06:31 PM Re: Pjese nga Ditari qe nuk mbaj...
Krijesė Offline
irrational?
anetar aktiv


Registered: 09/22/05
Posts: 3780
Loc: perballe Lanes
I bashkohem mendimit te shkrueses me siper!!!

Memories are always better than the actual experience of the past. We tend to "forget" the negative :wink:
_________________________

Che sara, sara!
Whatever will be, will be!

Top
Page 1 of 23 12345>Last »


Moderator:  Dirty Magic, JeanPaul 
Hop to:
Advertisements
Vip dhe personalitete Shqiptare
Artikuj nga Shqiperia.com
Artikujt me te fundit:
Fadil Berisha: Te gjesh celesin e suksesit te fotografise!
Vlersimi qe bota e artit fotografik ka bere dhe ben per fotografin Fad ...
Ismeti njeh politikanėt e Shqipėrisė qė janė agjentė...
Zhdukja e Ismet Kryeziut ka alarmuar jo vetėm policinė, por edhe shėrb ...
Facebook: Burgu i 150 milionė vetėve
Nė fillim u shpikėn e-mail-et dhe menjėherė pas tyre ēatet, vėrtet mun ...
Dhjetė kafshėt mė tė pasura tė botės
Janė tė pasura e tė famshme, por e veēanta ėshtė se kanė katėr kėmbė.  ...
118 ditė pa zemėr, eksperienca e 14 vjeēares nga Carolina e Jugut
Kjo vajzė (qė shikoni nė foto) ka jetuar pėr rreth tre muaj falė njė m ...
Forumi i Politikes
Ilir Kokona: Rama mė ka kėrcėnuar
by LiPS
10/29/08 05:24 AM
Albania - Sport
»Debatik Curri: Ā“Goli ofsajd, gjyqtari e ktheu ndeshjen nĆ« komediĀ”
»Hidi: Ā“Nuk na lejuan te luanim normalishtĀ”
»Besart Berisha: Gjyqtari vrau ndeshjen
»Mediat: Gjykimi i gjeorgjianit skandaloz
»Ervin Skela: Arbitrimi pati shumĆ« gabime
»Shansi i humbur i Arie Haan
»Mario Cenolli: Ā“Han duhet guxonte me tĆ« rinjtë”
»ShqipĆ«ria e pathyer nĆ« Baku, Han krijon pikĆ«pyetjet e para
»Skela, kapiten e golin e 10-tĆ« pĆ«r ditĆ«lindje
»RF. Azebajxhan-Shqiperi 1-1

Generated in 0.041 seconds in which 0.01 seconds were spent on a total of 14 queries. Zlib compression disabled.