7579 Members
78 Forums
24394 Topics
931456 Posts
Max Online: 371 @ October 24, 2007, 11:59 pm
|
|
|
#927985 - March 19, 2007, 9:00 pm
Re: Formula 1 2007
 
[Re: USA]
|
AMERICA
anetar aktiv
Registered: November 3, 2002, 11:00 pm
Posts: 11159
Loc: Burg aktualisht
|
Alonso e Hemilton i dhurojne nje podium te dyfishte MekLarenit!
Fernando Alonso: Nje fillim fantastik i sezonit dhe karrieres sime me MekLaren Mercedesin. Sigurisht, eshte gjithnje me mire ta nisesh me nje fitore, por Kimi ishte pak me i shpejte se ne sot. Gjithsesi ne shenuam maksimumin e mundshem te pikeve, prandaj jam shume i kenaqur. Starti im ishte pak i cuditshem, pasi te dyja BMV-te ishin shume te shpejta, dhe une po mundohesha te mbrohesha nga Haidfeld, por nuk arrita ta mbaj pas. Por edhe Luisi me kaloi dhe per shume kohe qendrova pas tij, ndonjehere edhe duke ulur pak ritmin, sepse doja qe makina te ftohej sic duhej. Mora vendin e dyte pas ndaleses se dyte, pasi arrita te qendroj disa xhiro me shume se Luisi ne piste. Ne fillim ishim menduar qe ndalesa ime e dyte te behej vetem nje xhiro pas asaj te Luisit, por duke qendruar pas tij arrita te kursej pak benzine per nje xhiro me teper. Te dy tipet e gomave Brixhston ishin mjaft te mire, por tani duhet te punojme shume mire per te pasur nje shans per ta thyer Ferrarin ne garen e Malajzise.
Luis Hemilton: Jam absolutisht i emocionuar, sepse rezultati i sotem eshte me i mire sec kisha enderruar ndonjehere per garen time te pare ne Formula 1. Dua ti jap nje falenderim te madh skuadres qe punoi kaq shume gjate dimrit per tu siguruar qe une te isha gati per kete debutim. Bera nje start te mire, por BMV-te ishin shume te shpejta ne nisje dhe Kubika arriti te me kalonte. Keshtu, ne pjesen e brendshme nuk kishte hapesire, prandaj mendova te dal nga ana e jashtme, duke lene pas edhe Kubikan edhe Fernandon nen frenim, per vendin e trete. Gara ishte intensive dhe une po punoja shume fort. Bera edhe disa gabime te vogla, por u kenaqa pa mase. Ishte nje kenaqesi e vecante te udhehiqja garen per disa xhiro, para ndaleses se pare, por e dija se kjo ishte vetem dicka e perkoheshme. Fernando me kaloi pas ndaleses se dyte, sepse arriti te qendronte dy xhiro me shume se une ne piste dhe une humba pak kohe pas piloteve te dubluar. Tani kemi shume pune per te bere per garen e Malajzise dhe per pjesen tjeter te sezonit, por nuk ka asnje dyshim se mund te ndertojme mbi rezultatin qe morem sot.
Ron Denis: Sigurisht ne vijme gjithnje ne Australi per te fituar, por strategjia disi e cuditshme e aplikuar nga BMVja na e prishi disi garen. Pas ndaleses se pare te Haidfeld disavantazhi me Kimin ishte shume i madh per tu rikuperuar, prandaj strategjia jone nuk bente me pune. Sidoqofte, te dy pilotet tane zhvilluan nje gare te shkelyer, duke na dhene nje avantazh te lehte ne kampionatin e konstruktoreve. Dua te falenderoj vecanerisht skuadren e testimeve dhe pjesetaret tane ne Qendren Teknologjike te MekLarenit, qe kane punuar kaq shume gjate dimrit, duke kontribuar ne ate besueshmeri qe pame sot ne gare. Testimet e ardhshme ne Malajzi duhet te na japin nje mundesi te mire per ta permiresuar edhe me shume makinen, ne menyre qe te jemi te afte te luftojme me Ferrarin per fitoret.
Norbert Haug: Sezoni nisi mire me Fernandon dhe Luisin qe fituan 14 nga 18 piket e mundshme ne garen e tyre te pare me MekLarenMercedesin. Fernando vertetoi serish pse eshte dy here kampion bote ne fuqi, ndersa Luisi realizoi nje start perfekt te karrieres se tij ne Formula 1, duke vertetuar se besimi yne i madh tek ai per plot dhjete vjet nuk ka qene i kote. Dhe pse kemi ende pune per te bere per tu permiresuar nga ana teknologjike, sot treguam se gjate ketij dimri kemi bere shume perparime. Tani do te perqendrohemi ne testimet e Malajzise, duke u bere gati per garen e ardhshme. Dua te falenderoj edhe nje here te gjithe pjesetaret e skuadres sone, nga Anglia deri ne Gjermani, pasi kane bere nje pune te shkelqyer.
Haidfeld shperblen BMV-ne
Nik Haidfeld: U nisa mjaft mire, ndoshta me mire edhe se Kimi, duke parakaluar Fernandon. Sigurisht, shpresoja te qendroja para tij, por ne e dinim qe MekLareni ishte pak me e shpejte se ne. Jam shume i lumtur me formen e skuadres, por nuk duhet harruar se vjet ishim te tetet ne renditjen e konstruktoreve, prandaj duhet te jemi me kembe ne toke, megjithe kete vend te katert fantastik. Me vjen keq per terheqjen e Kubikas, sepse edhe ai ishte mjaft i shpejte. Strategjia ime e gomave, per te montuar ne fillim gomat e buta ishte me rrezik, sepse mund te mbesja ne trafik, dhe vertet keshtu ndodhi. Gara ishte argetuese, por ne xhirot e fundit mbeta vetem, duke menduar vetem per perfundimin, megjithate jam shume i lumtur.
Rosberg, pike Uilliamsit
Niko Rosberg: Nuk prisja qe sot te dilja kaq mire, por ne garen e vjetshme ketu ne Melburn isha nisur i 12-ti, duke u renditur i shtati, prandaj mendova qe mund ta perserisja ate paraqitje, duke pare vendin tim te nisjes. Mora maksimumin e makines time sot dhe jam shume i kenaqur qe parakalimi ndaj Ralfit ishte i suksesshem, sepse rrezikova pak, por po nuk e bere kete nuk mund te ngjitesh ne renditje. Sipas rregullores se re duhet ti perdorim te dy tipet e gomave Brixhston ne gare, por kjo nuk e influencoi fare garen time sot, sepse ne fund nuk kisha asnje pilot prane meje, prandaj gomat e buta nuk me sollen probleme. Tani duhet te permiresohemi edhe me shume ne testimet e Malajzise, sepse duhet te ngjitemi me shume.
Ralfi ngushellon Tojoten
Ralf Shumaker: Nga gara e sotme prisnim nje perfundim ne dhjete vendet e para, por vendi im i tete dhe i nenti i Jarnos jane pak me mire sec prisnim. Kushtet ne gare ishin shume te mira, por makina ndonjehere ishte pak e veshtire per tu pilotuar. Rreth fundit te gares patem nje problem me presionin e nje gome, por arritem ta perfundonim garen dhe une jam i kenaqur qe fitova nje pike sot. U beme me te shpejte ne fundin e gares dhe strategjia jone ishte e goditur, por tani duhet te shtojme patjeter shpejtesine tone. Kemi ende pune per te bere per te kapur rivalet qe mi perpara nesh, por une jam optimist, sepse i kemi te gjitha mundesite per te bere permiresime te metejshme, per te ecur me mire ne garat e tjera.
_________________________
ALTIN *1A*
|
|
Top
|
|
|
|
#927986 - March 19, 2007, 9:02 pm
Re: Formula 1 2007
[Re: USA]
|
AMERICA
anetar aktiv
Registered: November 3, 2002, 11:00 pm
Posts: 11159
Loc: Burg aktualisht
|
Ferrari niset me kemben e mbare!
Kimi Raikonen: Nje fitore fantastike! Jam shume i lumtur qe fitova serish, aq me teper me skuadren e re, te cilen dua ta falenderoj per makinen magjike. Gara nuk ishte aq e lehte sa dukej nga jashte, sidomos sepse pak pas startit, mu prish radioja, prandaj e kisha thuajse te pamundur te komunikoja me bokset. Ishim pergatitur mire per garen dhe une e dija se cduhet te beja, por patem serish disa caste te veshtira. Nuk pilotova ne maksimum gjate gjithe kohes, duke ia pershtatur ritmin tim ecurise se gares. Ishte e kendshme qe degjova serish himnin tim kombetar ne podium, pasi kishte kohe qe nuk e degjoja. Kjo eshte menyra me e mire per te nisur kampionatin. E dime se kemi nje pakete shume kompetitive, por duhet te punojme akoma me shume per ta bere ate sa me te besueshme ne cdo detaj.
Felipe Masa: Pas asaj qe ndodhi ne kualifikuese do te kishte qene e veshtire te arrija nje rezultat me te mire se vendi i gjashte ne gare. Arrita te xhiroja me nje ritem te mire dhe pse kisha shume benzine ne srebator, duke u perballur me nje gare ne malore, per te rikuperuar sa me shume vende te ishte e mundur. Makina jone F2007 ishte shume kompetitive, prandaj jam optimist per garat e ardhshme. Por nuk mund ta harroj zhgenjimin per defektin ne kualifikuese, qe me detyroi te nisesha nga vendi i fundit. Nese nuk do te kishte ndodhur kjo, do te kisha luftuar me siguri per fitoren. Megjithate, jam serish i kenaqur per rezultatin e pergjithshem, sepse ai eshte shume i rendesishem per skuadren dhe per Kimin ne debutimin me ne. Luka Baldiseri: Ky eshte nje rezultat shume i rendesishem per te gjithe skuadren, sepse eshte fryti i punes se palodhur qe kane bere te gjithe gjate dimrit. Ne kemi bere nje ristrukturim themelor ne skuadren tone dhe duke pare frytet e tij frymezohemi edhe me shume per te vazhduar ne kete rruge. Fituam 13 pike fale paraqitjeve shume te mira te piloteve tane. Kimi, duke u nisur nga pole, arriti ta kontrollonte garen pa proleme, ndersa Felipe, duke u nisur nga vendi i fundit, arriti te ngjitej plot 16 vende, duke shkuar deri ne vendin e gjashte. Makinat tona F2007 ishin shume kompetitive dhe problemi i vetem erdhi me radion e Kimit, qe u prish pas nisjes. Tani duhet te punojme edhe me fort per tu permiresuar me shume si dhe per te fituar ate besueshmeri maksimale, qe ende na mungon.
Zhan Todt: Ishte nje gare mjaft emocionuese! Pilotet tane u nisen nga vendi i pare dhe i fundit, por te dy dhuruan paraqitje magjike. Kimi e ruajti vendin e pare pas startit dhe me pas e kontrolloi shume mire garen, ndersa Felipe realizoi nje rikuperim madheshtor,duke u ngjitur deri ne vendin e gjashte. Pra, mund te themi me plot gojen se nje kapitull i ri ne historine e Ferrarit ka nisur me se miri. Paketa jone ishte shume kompetitive, skuadra punoi me shume profesionalizem dhe pilotet ishin teper te sakte. E gjitha kjo do te thote se mund te shohim nga pjesa tjeter e kampionatit me nje optimizem, por edhe me kujdes, sepse konkurrenca nuk rri duke na pare ne, por punon po aq shume sa ne per te na u afruar dhe per te na mundur. Jemi te gjithe shume te lumtur per kete rezultat, qe shpresojme se do te jete paranteza e nje sezoni te suksesshem.
Shumi, pergezime me telefon Kimit
Skena, e kapur nga kamerat televizive, kishte ngjallur kureshtje: menjehere pas perfundimit te gares, teksa Kimi, Alonso e Hemilton pergatiteshin per ceremonine e cmimeve, Zhan Todt, administratori i deleguar i Ferrarit, iu afrua finlandezit duke i kaluar telefonin e tij. Kimi e ngriti degjoi per disa sekonda, foli per pak sekonda, e me pas ia ktheu Todtit me nje gjest elokuent: Degjohej dobet. Kureshtja ishte natyrisht per identitetin e personit ne anen tjeter te telefonit: kush deshi ti bente komplimentat Kimit me ane te telefonit te Todtit? Me siguri ndonje peshe e rende, por kush? Dhe pergjigjen e rebusit e solli vete Kimi, pas ore me vone: behej fjale per Mikael Shumakerin. Mikaeli me telefonoi per te me bere komplimentat, u shpreh Raikonen. Todti me kaloi telefonin, por linja nuk ishte shume e mire dhe nuk kuptova shume se cfare u tha, megjithate jam shume i kenaqur per kete gjest nga ana e tij.
Kampionia Reno nuk mban ritmin e rivaleve
Xhankarlo Fizikela: Gara ishte me e veshtire sec e prisnim. E dinim mire se nuk kishim ritmin e kryesuesve, por shpresonim te fitonim pak terren. Tani e kuptuam shume mire se kemi shume per te bere per te qene prane tyre. Nga pikepamja personale une mora me te miren e paketes sime sot, por pata veshtiresi me kapjen me asfaltin qe ne fillim. Makina ishte e manovrueshme dhe besueshmeria ishte ajo e perhereshmja, por po keshtu ishin edhe makint qe kishim para nesh, prandaj kjo nuk na avantazhoi. Shpresojme vetem qe te bejme permiresime te metejshme per tu afruar me kreun ne garen tjeter.
Heiki Kovalainen: Kjo ishte gara ime e pare ne Formula 1 por, per te qene i sinqerte, kam shume pak per te kujtuar dhe shume per te harruar nga ajo. Nuk zhvillova nje gare te mire, me shume gabime, dhe paraqitja ime nuk ishte aq e kontrolluar sa duhej. Shpresoja te ngjitesha nga vendi i nisjes, duke fituar disa pozicione, por menjehere pas startit kisha probleme edhe per te mbajtur pas vete makinat qe kisha pas. Jam i zhgenjyer per garen e sotme, aq sa mendoj se ne garen e ardhshme gjerat nuk kane se si te shkojne me keq se kaq. Por une do te ruaj optimizmin, do te punoj fort dhe do te perpiqem qe ne Malajzi te kaloj nje fundjave me te mire se kjo. Tani do te zhvillojme nje testim ne Sepang, qe do te me ndihmoje per te mesuar me mire pisten dhe do te me jape nje pikenisje te mire per fundjaven. Me pas, objektivi im do te jete permiresimi ne cdo detaj per garen e dyte. Sot pasdite kuptuam se jemi ende shume larg nivelit tone me te mire, sepse e gjithe skuadra pati probleme. Xhankarlo pilotoi shume fort per te mbrojtur pozicionin e tij ne fund, por te pakten ai fitoi disa pike te rendesishme per ekipin.
Flavio Briatore: Kovalainen zhvilloi nje gare shume te keqe, per tu hedhur ne plehra. Ndoshta sot nuk pilotonte ai, mbase ne makine ishte vellai i tij. Nese do te thoja se eci mire, do te isha nje idiot i vertete. Por te pakten, nese nisesh keshtu i ke te gjitha mundesite per tu permiresuar. Ne e njohim mire Heikin dhe dime se ai eshte nje pilot shuume i shpejte. Por sot nuk e di se cfare i ndodhi. Ndersa Xhankarlo zhvilloi nje gare te mire, duke mbrojtur me fanatizem vendin e gjashte ne trekater xhirot e fundit ndaj Felipe Mases, qe kishte dukshem nje makine me te shpejte se ne.
Pat Simonds: Gara e sotme reflekton trendin qe kemi pare ne testimet dimerore por, ndryshe nga parashikimet tona, paraqitja jone ishte edhe me e dobet. Si skuader, duket qarte qe kemi shume pune per te bere para se te luftojme me kryesueset per fitoret. Gara e Xhankarlos ishte mjaft e mire dhe ai i rezistoi shume mire betejes me Masen ne fund. Ndersa Heiki kaloi shumicen e gares se tij ne trafik, por ai shtyu fort gjate gjithe kohes, dhe pse beri disa gabime qe ndoshta erdhen edhe prej presionit te gares se pare ne Formula 1. Tani kemi ide te qarta per paraqitjen e makines sone dhe tre ditet e testimeve ne Malajzi duhet te na sherbejne per ta permiresuar ate ne prag te gares se ardhshme. Por ne kemi besim ne potencialin e skuadres sone dhe jemi te bindur se shume shpejt do te kthehemi ne nivelet tone me te mira, duke luftuar per kreun.
_________________________
ALTIN *1A*
|
|
Top
|
|
|
|
#927987 - March 24, 2007, 2:31 pm
Re: Formula 1 2007
[Re: USA]
|
AMERICA
anetar aktiv
Registered: November 3, 2002, 11:00 pm
Posts: 11159
Loc: Burg aktualisht
|
Masa: Do kisha luftuar me Kimin!
Nese do isha nisur nga vendet e para, jam i bindur se Raikonen nuk do ta kishte pasur aq te lehte fitoren, sepse une isha i shpejte
Per Felipe Masen sezoni i ri i Formula 1 nuk nisi sipas deshires se tij. Braziliani pati probleme ne makine gjate kualifikueses dhe garen e se dieles e nisi nga vendi i fundit, por e perfundoi i gjashti. Gara ne vetvete ishte e mire, edhe pse une nuk jam shume i kenaqur me te, tha Masa. Por, perfundimisht mund te thuhet se ai e shijoi garen ne Albert Park te Melburnit, pavaresisht nga problemet qe pati. Ishte pa dyshim nje gare e mire. Nuk ka asnje dyshim ne lidhje me faktin se te premten une isha nje konkurent i forte. Te gjitha te dhenat e mia tregonin se une isha kisha shume premisa per te patur sukses. Tani, nuk me mbetet gje tjeter vetem te shpresoj per me shume shanse ne Sepang per te siguruar nje pozicion me te mire, tha nder te tjera braziliani.
Makina e sigurise,
do te me ndihmonte
Gara e pare e sezonit te ri i ka bere pershtypje Mases ne dy aspekte: Se pari me habiti fakti se nje pjese e madhe e piloteve e perfunduan garen, e them kete duke pasur parasysh se kjo ishte hera e pare. Se dyti nuk pati asnje faze per makinen e sigurise, gje qe eshte disi tipike per kete piste. Nje e tille do te kishte qene me siguri shume pozitive, jo per ata qe kryesonin, por per mua! Fakti qe ai u nis nga vendi i fundit e kushtezoi mjaft Masen qe ne fillim te gares. Nese do te isha nisur nga vendet e para, atehere do te ishte krijuar pa dyshim nje gare mes meje dhe Kimit, ku une do te kisha shume shanse. Une jam i sigurt se kjo do te ishte bere nje gare shume e mire per mua. Por nga ana tjeter une mendoj edhe per shfaqjet e nje sezoni me pare, ku ne shume gara jane falur shume pike. Por kete here, edhe sikur te kishim dale keq ne kualifikuese, do te ishin gjithsesi ne gjendje per te arritur qellimin tone e per te grumbulluar pike. Fakti qe ia dolem mbane besoj se eshte me pozitivi i kesaj fundjave, duke lene menjane edhe fitoren e Kimit edhe disfaten time, tha nder te tjera Masa duke pershkruar ecurine dhe rendesine e gares se pare te sezonit.
Me benzine te plote
nuk pilotohej kollaj
Makina e 25-vjecarit gjate gares, ishte e veshtire nga te gjitha anet per tu drejtuar. Kjo vjen sepse ne te gjitha testet para fillimit te sezonit, pra gjate dimrit, ne nuk kemi perdorur asnjehere shume benzine per distanca te gjata, si ne rastin e gares ne Melburn. Kjo mua ma veshtiresoi edhe me shume paraqitjen, pohoi 25?vjecari me tej. Analiza e fundjaves se pare te ketij sezoni ka dale pikerisht ashtu sic parashikohej qe nga testet dimerore. MekLareni eshte pak me mire se te tjerat, or njekohesisht pas Ferrarit. Radhen e pason BMV-ja. Te pakten une keshtu e shoh renditjen. Une shpresoj qe ajo te qendroje keshtu edhe ne javet ne vazhdim, ka thene nder te tjera Masa. Ne javet e ardhshme, Ferrari do te kryeje tre dite prova ne pisten e Sepangut, ku dhe do te zhvillohte gara e dyte e sezonit, ajo e Malajzise. Ne keto teste, Raikonen do te pilotoje per dy dite, ndersa Masa vetem per nje dite. Nese ne do te shkojme me vone ne Barcelone, atehere une do te testoj dy dite dhe Kimi nje, tha ai. Per momentin Masa ndodhet ne Brazil, por jo ne shtepine e tij ne Sao Paolo, por ne nje ferme te nje shokut te tij ne fshat. Atje eshte shume nxehte, dhe mua me intereson te ambjentohem me kushtet e nje temperature te larte, pasi keshtu parashikohet te jete gara e Malajzise. Trajneri im eshte me mua dhe po pergatit nje program me te cilin une duhet te mesohem me nxehtesine. Prej ketej do te largohem te dielen, me pas do te qendroj nje dite te vetme ne Europe dhe me tej do te nisem drejt Kuala Lumpurit per tu pergatitur per testet, te cilat besoj se do ti mbyllim me sukses, perfundoi Masa, duke shpresuar per nje tjeter fundjave pozitive te Ferrarit ne kete sezon.
_________________________
ALTIN *1A*
|
|
Top
|
|
|
|
#927988 - March 24, 2007, 2:32 pm
Re: Formula 1 2007
[Re: USA]
|
AMERICA
anetar aktiv
Registered: November 3, 2002, 11:00 pm
Posts: 11159
Loc: Burg aktualisht
|
Kimi: Per pak desh me zuri gjumi!
Tre dite kane kaluar qe nga fitorja e Kimi Raikonenit ne Melburn, finlandezi edhe tani i gezohet emocioneve qe perjetoi kur ishte ne krye te podiumit. Qe nga dita e pare qe kam ardhur ne Maranelo une nuk e kam fshehur asnjehere gezimin tim, u shpreh filandezi. Pas suksesit ne garen e pare me skuadren e Ferrarit, jam akoma dhe me i kenaqur se me pare. Kur nenshkrova kontraten, mendova se do te ishte shume bukur sikur te fitoja sa me shpejt te ishte e mundur, por ne Melburn fitorja ne fakt erdhi me shpejt nga ce prisja. Ishte fitorja ime e pare per Kokekuqen, shtoi ai duke qeshur.
Premiere dyfishe per finlandezin
Ne gjithe karrieren time nuk e kisha fituar asnjehere garen e pare te sezonit dhe kjo arritje ishte dicka qe me solli nje gezim shume me te madh ne krahasim me fitoret e tjera. Kur nis te pilotosh per nje skuader te re, atehere perpiqesh te gjesh suksesin sa me shpejt te jete e mundur. Por tia dalesh mbane per te gjitha keto qe ne diten e pare te debutimin, kjo eshte fantastike, tha 27-vjecari me tej. Ne nje fare menyre eshte bere realitet endrra e dimrit te kaluar. Une dhe Ferrari dhame maksimumin tone ne fillim te sezonit, kete gje e tregon edhe bilanci, fitorja, pole positioni dhe xhiroja me shpejte, pohoi Raikonen, teper i kenaqur me rezultatin ne total te fundjaves se pare te ketij sezoni. Fitorja e tij e fundit daton ne 9 tetor 2005, ne Japoni, kur pilotonte per MekLaren Mercedesin.
Melburni nuk ishte nje shetitje
Gara ne Albert Park te Melburnit, ndryshe nga pamjet televizive, per pilotin nga Espo nuk shkoi gjate gjithe kohes si ne vaj, kjo per shkak se radioja e tij nuk funksiononte. Gjithcka nisi kur une startova garen. Qe nga ai cast nuk mund te komunikoja me skuadren ne bokse. Per fat te mire ne e kishim planifikuar qe me pare garen deri ne detaj dhe kishim folur per cdo minute, keshtu qe une u perqendrova ne 58 xhirot e mia deri sa perfundova programin, tha Raikonen duke pershkruar defektin, i cili ne kushte te tjera do te ishte nje dem i madh per te dhe skuadren. Ai e dinte se starti ishte vendimtar, prandaj u perqendrua vetem tek mbrojtja e vendit te pare. Me pas gara per mua u be disi me e lehte, edhe pse nuk munda te komunikoj asnjehere me inxhinierin tim Kris Dajer, tha me tej Raikoneni.
Mund te kishim qene me te shpejte
Ne e dinim se me ritmin qe kishim ne gare do te ishim teper te afte perballe konkurences. Nuk mu desh te shkoja deri ne limite, por, nese radioja do te kishte funksionuar, atehere do te kisha ecur me siguri edhe me shpejt, shtoi finlandezi. Me pas, Rakonen i tregoi drejtueseve te skuadres dhe tifozeve te Ferrarit per momentin e tmerrit ne kete gare: Ne nje cast, rreth dhjete xhiro para perfundimit te gares, mua sa sme zuri gjumi! U trullosa, niveli i perqendrimit ra disi dhe ne kthesen e trete bllokova gomat, aq sa per pak sa nuk dola jashte. Por, edhe pse pa radio, une e di se ata te gjithe me thoshin Kimi, zgjohu!...
Emocionet per nje fitore magjike
Meqe radioja e makines se tij nuk funksiononte, skuadra iu rikthye edhe nje here metodes se vjeter me tabelen ne bokse, e cila gjithsesi i tregohet piloteve ne start dhe ne finish te cdo gare. Disa here nuk munda ti shihja ata, sepse eshte e veshtire ti dallosh nga skuadrat e tjera, tha Raikonen. Finlandezi ne ato caste e kishte humbur qetesine e tij tipike pasi kaloi i pari vijen e finishit. Ai ishte me te vertete momenti me emocional i gares dhe ishte fantastike te festoje me te gjithe djemte e tjere ne murin e bokseve. Ishte nje moment, te cilin une nuk do te lejoja te me kalonte kurrsesi.
Keqardhje per fatin e keq te Mases
Fitorja ne fillim te sezonit eshte shume e rendesishme per ekipin, por: Problemi qe pati Felipe gjate kualifikueses ishte vertet per te ardhur keq. Keshtu ne nuk mundem te arrinim rezultatin me te mire te mundshem, sic mund te kishte ndodhur nese kualifikuesja per te do te kishte qene e rregullt. Me tej finalndezi, duke iu referuar serish gares se pare te sezonit, shtoi: Shpresoj qe tifozet tane te jene kenaqur dhe ta kene ndare bashke me ne gezimin per fitoren ne Melburn. Kete fitore une dua tia dedikoj te gjithe tifozeve te Ferrarit ne te gjithe boten, vecanerisht italianeve dhe atyre ne vendlindjen time, ne Finlande. te shpresojme qe keto emocione do ti perjetojme perseri, perfundoi 27-vjecari.
_________________________
ALTIN *1A*
|
|
Top
|
|
|
|
#927992 - March 29, 2007, 2:51 pm
Re: Formula 1 2007
[Re: USA]
|
AMERICA
anetar aktiv
Registered: November 3, 2002, 11:00 pm
Posts: 11159
Loc: Burg aktualisht
|
Xhordan: Ferrari, mos e ndrysho Kimin
Ferrari duhet ta lejoje Kimi Raikonenin te jete vetvetja megjithe aventurat e tij te ralla me alkoolin, sipas ish pronarit te skuadres me te njejtin emer ne F.1, Edi Xhordan. Ylli finlandez dihet se ka qejf te ktheje nje ose dy gota vodke dhe festime e tij te shpeshta ne publik kane zene shpesh faqjet e para te gazetave, duke sjelle edhe ankesa nga punedhenesit e tij. Por Xhordan e ka keshilluar Ferrarin te mos perpiqet ta ndryshoje stilin e jetes se Kimit, duke pretenduar se ai nuk ka asnje influence ne formen e tij te pilotimit ne piste. Dihet nga te gjithe se Kimit i pelqen te pije ndonje gote, madje ai mund te konsumoje sasi te medha alkooli, por Kimi thjesht po ndjek nje tradite te patrioteve te tij, tha Xhordan ne nje interviste per revisten The People. Irlandezet pijne shume kriklla birre Guinness, por finlandezet e bejne nje gje te tille me sasi te medha vodke. Ai eshte kapur thuajse tape ne disa raste, por kjo mund te pritej. Kimi eshte 27 vjec, thuajse sa femijet e mi dhe une e di se cfare kenaqesie eshte per ta nje nate me miqte. Por pse nuk duhet te pijne? Nese kjo nuk ndodh gjate nje fundjave gare apo gjate testimeve, mendoj se Kimi ka te drejte te pije sa te doje. Edhe finlandezeve te tjere Keke Rosberg dhe Mika Hakinen u pelqente te pinin alkool dhe duhan me dyer te mbyllura, por ata nuk paten asnje pasoje nga kjo, duke u shpallur te dy kampione bote ne Formula 1". Xhordan beson se perpjekjet per te ndryshuar stilin e jeteses se Kimit, duke e kthyer ate ne nje punonjes model korporate, do te rezultonin teresisht te deshtuara. Nese tenton ta ndryshosh dike, atehere ai nuk do te jape kurre maksimumin, vazhdoi irlandezi. Kur nenshkruan me nje pilot te talentuar si Kimi, duhet te pranosh menyren se si e shijon ai jeten. Kur njerezit jane perpjekur ti kthejne fenomenet ne punonjes normale korporatash ata kane deshtuar gjithnje.
_________________________
ALTIN *1A*
|
|
Top
|
|
|
|
#927994 - March 30, 2007, 2:44 pm
Re: Formula 1 2007
[Re: USA]
|
AMERICA
anetar aktiv
Registered: November 3, 2002, 11:00 pm
Posts: 11159
Loc: Burg aktualisht
|
Raikonen, pluhur rivalėve nė Sepang
Njė tjetėr shenjė qė flet pėr suksesin e Ferrarit nė Formula 1: Kimi Raikonen, dje nė testet nė Malajzi ishte njė gjysmė sekonde mė i shpejtė se pasuesi i tij, duke kaluar kėshtu edhe potencialin e llogaritur nga F2007. Punėn e programit tė ngarkuar tė ditėve tė fundit ai e pėrshkroi me fjalė mjaft tė mira. Kėtu provuam disa pjesė tė reja, konkretisht pjesė aerodinamike dhe po vazhdojmė pėrgatitjet pėr garėn. Deri atėherė do tė provojomė gjėra tė ndryshme, pėr tė parė se si funksionojnė gomat. Deri tani ēdo gjė ka shkuar mirė. Janė dhe dy javė deri nė fillimin e garės, kėshtu qė ka kohė pėr tė ndryshuar edhe disa gjėra, bėri tė ditur Raikonen. Sipas tij, F2007 ėshtė nė formė shumė tė mirė, ashtu si nė garėn e fundit, megjithatė, asnjėherė nuk i dihet. Si skuadėr ne nuk patėm fat nė Australi. Gjithēka mund tė ndodhė, tha ai duke pasur parasysh defektin teknik tė Felipe Masės nė kualifikuese. Por, pikėrisht braziliani nė fjalė ėshtė kundėshtari kryesor i finlandezit pėr garėn e radhės. Ai dėshiron tė jetė i fortė si gjithmonė, dhe kjo ėshtė mėse normale, tha Masa mė tej. Vapa ekstreme nė Malajzi, ku gjatė ditės sė djeshme temperaturat kanė qenė mbi 30 gradė celcius, nuk i bėjnė pėrshtypje Njeriut tė Akullt. Ndonėse ai bėn tė dtur se do tė donte mė shumė qė gara tė zhvillohej nė tempertura mė tė normalizuara. Ėshtė tmerrėsisht vapė kėtu. Jo vetėm pėr ne pilotėt, por edhe pėr njerėzit qė punojnė pėr ne. Kėtu ėshtė mė e vėshtirė se kudo tjetėr pėr tė punuar, tha ai. Pėr mė tepėr, stafi i Ferrarit duhet tė jetė sa mė i pėrqendruar pėr tė punuar pėr defektin nė motorin e makinės sė Masės nė Australi. Ne patėm njė bllokim tė ujit, pėr kėtė arsye motori u nxeh shumė dhe kėshtu na duhej qė ta ftohnim rreth fundit tė garės. Tė shpresojmė se me kaq ka marrė fund tersi ynė. E kemi provuar disa herė tė tjera motorin, gjėrat janė nė rregull. Tė premten ose tė shtunėn do tė merret vendimi pėrfundimtar nėse ai duhet tė ndėrrohet apo jo, pėrfundoi piloti finlandez i Ferrarit.
_________________________
ALTIN *1A*
|
|
Top
|
|
|
|
#927995 - April 6, 2007, 2:11 pm
Re: Formula 1 2007
[Re: USA]
|
AMERICA
anetar aktiv
Registered: November 3, 2002, 11:00 pm
Posts: 11159
Loc: Burg aktualisht
|
Masa: Malajzia do te jete e jona! Kimi: Zemreku nuk do te pushoje! Ekleston: Yje si Sena dhe Shumi mund te krijohen edhe ditet e sotme! Masa: Nuk do te fleme mbi dafina!
_________________________
ALTIN *1A*
|
|
Top
|
|
|
|
#927997 - April 11, 2007, 2:36 am
Re: Formula 1 2007
[Re: kuklla..]
|
www.edsh.org-ZOGIST
anetar i AF
Registered: March 7, 2007, 11:06 am
Posts: 752
|
|
|
Top
|
|
|
|
#927998 - April 11, 2007, 2:40 am
Re: Formula 1 2007
[Re: 0000000000000000]
|
www.edsh.org-ZOGIST
anetar i AF
Registered: March 7, 2007, 11:06 am
Posts: 752
|
Hamilton dhe Alonso jane fitues apsolut Ferrari eshte shume mbrapa,po ate shenjen(logon) qe ka ferrari si barcode cfare eshte?duke pare nga bluzen te McLaren ishin nja 8-9 reklama tek ferrari 1-2 vetem kush e di nga financohet?
|
|
Top
|
|
|
|
#927999 - April 15, 2007, 1:29 am
Re: Formula 1 2007
[Re: 0000000000000000]
|
www.edsh.org-ZOGIST
anetar i AF
Registered: March 7, 2007, 11:06 am
Posts: 752
|
Neser fito Hamilton dhe ne vend te dyte Masa i treti Hiedfild dhe i katerti Alonso ose Raikonen
|
|
Top
|
|
|
|
#928000 - April 19, 2007, 3:27 am
Re: Formula 1 2007
[Re: USA]
|
Albanian_Boy_In_Hell
anetar i ri
Registered: April 18, 2007, 1:51 am
Posts: 10
Loc: London (UK)
|
Shpresoj Kimi Raikonen Te Vazhdoje Formen e Mire Ne Forumula 1 Edhe Pse Jo Te Shpallet Kampion Bote Ne F1
_________________________
Albanian_Boy_In_Hell
|
|
Top
|
|
|
|
#928001 - April 19, 2007, 8:50 pm
Re: Formula 1 2007
[Re: Bruno_UK]
|
www.edsh.org-ZOGIST
anetar i AF
Registered: March 7, 2007, 11:06 am
Posts: 752
|
E bukur ajo qe ke shkruar me refugjatin bruno. Raikonen nuk besoj te fitoj ndonje gare jo me titullin kampion jane te masa,hamilton,alonso qe mbase nuk kane eksperiencen e tij por jane te etur per te fituar shiko hamilton se cbene
|
|
Top
|
|
|
|
#928002 - April 21, 2007, 4:34 am
Re: Formula 1 2007
[Re: 0000000000000000]
|
anetar aktiv
Registered: January 7, 2007, 9:49 am
Posts: 1985
|
|
|
Top
|
|
|
|
#951706 - April 23, 2007, 6:48 pm
Re: Formula 1 2007
[Re: USA]
|
AMERICA
anetar aktiv
Registered: November 3, 2002, 11:00 pm
Posts: 11159
Loc: Burg aktualisht
|
1 Fernando Alonso 22 1= Kimi Räikkönen 22 1= Lewis Hamilton 22 4 Felipe Massa 17 5 Nick Heidfeld 15 6 Giancarlo Fisichella 8 7 Jarno Trulli 4 8 Robert Kubica 3 9 Nico Rosberg 2 10 Heikki Kovalainen 1 10= Ralf Schumacher 1
1 McLaren-Mercedes 44 2 Ferrari 39 3 BMW 18 4 Renault 9 5 Toyota 5 6 Williams-Toyota 2 7 Red Bull-Renault 0 7= Honda 0 7= Super Aguri-Honda 0 7= STR-Ferrari 0 7= Spyker-Ferrari 0
_________________________
ALTIN *1A*
|
|
Top
|
|
|
|
#952096 - April 24, 2007, 7:51 pm
Re: Formula 1 2007
[Re: USA]
|
AMERICA
anetar aktiv
Registered: November 3, 2002, 11:00 pm
Posts: 11159
Loc: Burg aktualisht
|
Hemilton, me i miri pas Shumit!
Ish-ylli i MekLarenit, Xhon Uotson, beson se Luis Hemilton eshte gjeja me e mire qe ka ndodhur ne Formula 1 qe nga koha e Mikael Shumakerit. Hemilton ka mahnitur padokun e F.1 qe kur debutoi ne Australi, ne fillim te sezonit 2007. Debutuesi i MekLarenit fitoi vendin e trete ne ate gare dhe e shoqeroi ate me dy vende te dyta ne Malajzi dhe Bahrein. Me keto rezultate 22-vjecari eshte ngjitur ne krye te renditjes se boterorit bashke me shokun e tij te ekipit, Fernando Alonso si dhe me ferraristin Kimi Raikonen. Megjithate, i vetmi vend ku Hemilton eshte para rivaleve te tij, eshte jehona ne shtyp, qe ka qene e pabesueshme, pasi Britania e Madhe ka gjetur me ne fund heroin e saj te ri. Dhe nje nga tifozet e shume te Luisit eshte edhe ish-piloti i MekLarenit, Uotson. Hemilton eshte gjeja me e mire qe ka ndodhur ne Formula 1 qe pas Mikael Shumakerit, tha ai per gazeten The People. Rezultatet e tij i kane mahnitur te gjithe, se bashku me menyren se si sillet ai ne piste dhe jashte saj. Ai eshte je yll i vertete. Sidoqofte, Uotson e paralajmeroi Hemiltonin se nuk duhet te bjere ne gracken e britanikut tjeter, Xhenson Baton, duke bere nje jete prej pleiboi. Nuk mendoj se ai do te marre te njejtin drejtim si Xhensoni, dhe shpresoj qe te mos ta beje kete, sepse per nga menyra se si po piloton me siguri do te fitoje titullin boteror, vazhdoi Uotson. Dhe Uotson beson se ylli i ri i MekLarenit mund ta beje kete qe ne sezonin 2007. Me duket e pabesueshme per ta thene, por keshtu si po piloton Luisi besoj se ai mund te sfidoje per titullin deri ne fund te sezonit, perfundoi Xhon. Ai ka punuar gjithe jeten per te qene kampioni i pare me ngjyre ne Formula 1 dhe jam i sigurt se shpejt do tia dale mbane.
_________________________
ALTIN *1A*
|
|
Top
|
|
|
|
#952550 - April 25, 2007, 8:13 pm
Re: Formula 1 2007
[Re: USA]
|
www.edsh.org-ZOGIST
anetar i AF
Registered: March 7, 2007, 11:06 am
Posts: 752
|
HAMILTON ESHTE ME I MIRI KJO NUK DO MEND AI E BENE SHUME TERHEQESE F1
|
|
Top
|
|
|
|
#954526 - May 2, 2007, 7:18 pm
Re: Formula 1 2007
[Re: USA]
|
AMERICA
anetar aktiv
Registered: November 3, 2002, 11:00 pm
Posts: 11159
Loc: Burg aktualisht
|
Hemilton: Ne Barcelone, fitoren!
Luis Hemilton eshte shprehur te dielen se fitorja e tij e pare ne Formula 1 nuk eshte me thjesht nje enderr, por nje objektiv i qarte per Cmimin e Madh te Spanjes, pas dy javesh ne Barcelona. Piloti 22-vjecar britanik ka kryer nje fillim sensacional te karrieres se tij, duke rishkruar librat e historise se Formula 1, pasi eshte ngjitur ne podium ne te tre garat e tij te para ne kete sport te veshtire. Por tani Hemilton beson se fitorja e tij e pare eshte shume prane, ndoshta duke u bere tramplina per arritje edhe me te medha ne vitet e ardhshme. Une nuk enderroj te fitoj ne Spanje, tani une mendoj per te fituar atje, u shpreh britaniku i ri ne nje interviste. Te gjithe e kane nga nje enderr dhe, edhe pse une jam duke e jetuar endrren time, kam edhe me shume endrra dhe ambicie qe do te me shtyjne te jap maksimumin ne Formula 1 edhe ne vitet qe do te vijne. Dhe pse vetebesimi i tij eshte rritur ne maksimum, Luis insiston se fillimi i shkelqyer i karrieres ne Formula 1 ka qene nje mahnitje edhe per ate vete. Une jam thjesht nje njeri normal, vazhdoi me tej Hemilton. Jam nga nje qytet i vogel. Seriozisht, me pelqen thesht te bej ate qe po bej aktualisht. E dua me gjithe shpirt kete sport. Kjo eshte ajo qe kam dashur te bej prej shume vitesh. Te garosh per 13 vjet dhe me ne fund te hysh ne Formula 1, te jesh me ne fund ne kete bote, eshte thjesht nje fakt sureal per mua. Prandaj per te qendruar me kembet ne toke, duhet qe here pas here ti kujtoj vetes se ku kam lindur dhe nga kam ardhur ketu.
_________________________
ALTIN *1A*
|
|
Top
|
|
|
|
|
|