Who's Online
2 registered (onlinealbania, shkodrani), 150 Guests and 61 Spiders online.
Key: Admin, Global Mod, Mod
Newest Members
onlinealbania, seit seiti, mandi little, blorenta, lies
7615 Registered Users
Shout Box

Top Posters
pinkparadise 18338
HELEN OF TROY 15909
Kordelja 15543
HOTGIRL 15352
Kondrapedali 15051
Forum Stats
7614 Members
78 Forums
24426 Topics
931562 Posts

Max Online: 371 @ October 24, 2007, 11:59 pm
Topic Options
Rate This Topic
#927861 - January 7, 2007, 12:07 pm Gjenetika dhe Biologjia Molekulare
Wii Offline
anetar i AF

Registered: November 3, 2002, 11:00 pm
Posts: 969
Loc: Racoon city
ok,ate temen qe andej nuk po e terheq dot per momentin kshu qe po hap nje teme ketu
po i perfshij te dyja,si gjenetiken edhe biologjine molekulare duke qene se kane tematika qe ne shume raste i trajtojne te dyja...po ashtu mund te anohet edhe me gjera te tjera qe ka brenda qelizes qe jane me shume ne kompetencat e biologjise si psh receptoret e ndryshem,mitokondrite,organelet etj etj
une kam disa shkrime te parapergatitura (kryesisht te gjenetikes) qe permbajne disa nocione baze dhe do ti hedh pak e nga pak,sa per te formuar edhe bazat mbi te cilat mund te lindin pyetjet ose ku mund te kerkohen informacione me teper,korregjime te ndryshme,etj etj...

pergatituni per tu mahnitur me gjera te dimensioneve te mikrometrit dhe nanometrit...per kete gje te jeni te sigurte
_________________________
Think Again!

Top
#927862 - January 7, 2007, 12:12 pm hyrje tek gjenetika [Re: Wii]
Wii Offline
anetar i AF

Registered: November 3, 2002, 11:00 pm
Posts: 969
Loc: Racoon city

ok,shkrimi i pare sa me "hap oreksin":
gjenetika eshte nje shkence qe nuk ka me shume se 100 vjet qe i ka nisjet e veta po edhe pse kaq e re ka zene nje vend mjaft te rendesishem ne jeten tone te perditshme duke filluar qe nga ana mjeksore si psh terapite e semundjeve te ndryshme e deri te perdorimi i gjenetikes ne raste te ndryshme kriminalistike.ta marresh holle holle gjenetika eshte nje shkence microscopike sepse merret pak a shume me materialin qe ndodhet ne berthamat e qelizave permasat e te cilave shkojne ne te dhjetrat e micronit(10^-7).secili nga ne e ka degjuar se ne berthamat e qelizave ka material gjenetik i cili kryen funksione te shumta ne trupin e njeriut.me miliona operacione cdo sekond kane nevoje per materialin gjenetik.
ne qofte se do te japim disa numra per trupin e njeriut mund te themi se jemi te perbere nga rreth 65 mije miliarde qeliza dhe secila prej ketyre ka ne berthamat e tyre 1.8 meter ADN.kjo ADN (mesohuni ta shihni keshtu dhe kur ta mendoni te keni parasysh qe mund ti referohem me te njejtin term te gjithe ADN-s qelizore) ka rreth 3 miliard nukleotide.ky material perdoret nga cdo qelize per te jetuar ose te themi me mire per te mbijetuar.qelizat e kuqe te gjakur qe e heqin berthamen qe te kene sa me shume hapesire per te ushtruar funksionet e tyre kane nje jetegjatesi rreth 120 dite nga paaftesija per te rinovuar strukturat e veta te brendshme.dhe cdo qelize qe jeton duhet te kete te njejtin material gjenetik qe te mund te ece perpara.edhe vdekja e nje qelize me ane te procedurave te ndryshme sic eshte apoptoze ose ndryshe sic quhet ndryshe "vdekje e programuar" ka nevoje per materialin gjenetik.

nese marrim parasysh qe cdo sekond trupi i njeriut prodhon rreth 2 milion qeliza gjaku dhe se po kaq qeliza shkaterrohen,ose qe jetegjatesia e qelizave te bardha eshte shume i shkurter dhe se here pas here duhet te zevendesohen dhe se cdo sekond trupi i njeriut duhet te jete ne gjendje ti beje balle mikroorganizmave te ndryshem qe mund ta sulmojne dhe se sa dhjetra lloje hormonesh qe duhet te prodhohen cdo sekond qe ta mbajne trupin ne nje ekuiliber te mahnitshem do ta kuptonim me mire se sa rendesi ka ajo strukture e vogel brenda cdo qelize.ka raste qe mjafton nje gabim ne ato 3 miliard baza,sic ndodh ne disa semundje gjenetike dhe trupi i njeriut mund te shkoje drejt vdekjes.keto jane si tip hyrjeje per sa i perket gjerave qe eshte ne gjendje te beje materiali gjenetik ne trupin e njeriut.ky material gjenetik qe quhet adn(acidi deoksiribonukleik)ose arn(acid ribonukleik).keto dy forma ndryshojne njeri nga tjetri per llojin e sheqerit ose me mire te themi per nga grupi qe eshte i vendosur te karboni 2 i sheqerit dhe per nga llojet e bazave te azotuara(tek arn ka uracil ne vend te timines)...detajet do vijojne kshu qe mos u merzisni nese gjerat ju duken te ngaterrueshme...eshte vetem fillimi


Attachments
412987701-dna_02.jpg (191 downloads)

_________________________
Think Again!

Top
#927863 - January 7, 2007, 12:20 pm pak histori mbi kerkimet kryesore ne gjenetike [Re: Wii]
Wii Offline
anetar i AF

Registered: November 3, 2002, 11:00 pm
Posts: 969
Loc: Racoon city
ok,po hedh edhe nje postim te dyte...pastaj me ngadale :

ketu ka pak nga historia e ADN qe ka qene nje konkurence e vertete ndermjet shkencetaresh te asaj kohe por ku ne fund triumfuan ata qe diten te perdornin informacionet e mbledhura:

ne fund te shekullit te 19 nje biokimist gjerman gjeti acidet nukleike,polimere nukleotidesh te gjate te formuar nga sheqer,acid fosforik dhe disa lloj bazash qe permbanin azot.me vone u gjet qe sheqeri i acideve nukleik mund te ishte ose riboza ose deoksiriboza dhe keshtu acidet nukleik ishin ne 2 forma:arn dhe adn.
ne vitin 1943 oswald avery gjeti qe adn mbante materialin gjenetik dhe mendoi se ajo mund te ishte gjeni.njerezit akoma mendonin se nje gjen duhet te ishte nje proteine por me vone u pranua ideja qe adn ishte nje molekule gjenetike.

ne 1932 nese nuk gabohem griffith u mundua i pari te gjente dicka rreth molekules se adn kur beri eksperimentet e para per te provuar qe dna eshte pergjegjes per trashgimine.i pari u be nga griffith i cili perdori 2 tipe bakteriesh IIR dhe IIIS(r qendron per rough=i ashper per sa i perket siperfaqes ndersa s=smooth= i bute).eksperimente nuk eshte qe tregoi ndonje gje te madhe po sherbeu per ato te me vonshmet.sipar ketij eksperimenti bakteriet IIIS ishin te demshem ne trupin e miut qe u perdor ndersa IIR jo.u vrane bakteriet IIIS me nxehtesi dhe u pa qe miu nuk vdiste.kur i vendosen bakterie s te vrara dhe r te gjalla dhe u pa qe ne trupin e miut kishte bakterie s te gjalla.ky ne fakt ishte principi trasformues qe behet tek bakteries ,nje nga 3 mekanizmat qe perdorin bakteriet per te levizur dna e tyre.

ne vitin 1948 linus pauling gjeti qe proteinat mund te merrnin format e helikes(helika alfa).ne 1950 erwin chargaff gjeti qe vendosjet e bazave te azotuata ishte te ndryshme por kishin nje proporcionalitet 1-1.keto gjetje ishin shume te rendesishme per gjetjen e struktures.

ne vitet '50 gara per te gjetur strukturen ishte akoma e hapur.ne universitetin e kembrixhit Francis Crick dhe James Watson ishin terhequr shume nga puna e pauling-ut.nderkohe ne King's College te londres Maurice Wilkins dhe Rosalind Franklin ishin duke studiuar edhe keta adn.grupi i kembrixhit kishte si qellim te bente modele te ndryshme fizike dhe te ulnin sa me shume mundesite e gjetjes se struktures.nderkohe grupi i king college arriti ti afrohej edhe me shume duke i pare molekulat e adn me ane te rrezeve x.

ne 1951,watson qe prezent ne nje fjalim te fraklin rreth punes se saj.ajo kishte gjetur se adn ekzistonte ne 2 forma dhe keto forma vareshin nga lageshtia e ambientit rreth e qark.kjo nxirrte si perfundim qe grupet fosfat duhet te ishin nga pjese e jashtme e struktures.nje eksperiment i kryer me pare ku u perdoren viruse qe infektonin e.coli nje lloj bakteri nxorre ne pah disa karakteristika te tjera.duke perdorur principin qe dna permban fosfor dhe proteinat sulfur u perdoren izitope te sulfurit dhe fosforit.koka e virusit permbante izotopin e sulfurit dhe dna virale ate te fosforit.kur u infektua bakteri u pa qe brenda bakterit mund te identifikohej izotopi i fosforit ndersa ai i squfurit ishte jashte.kjo tregonte qe vetem dna futej ne bakter dhe se ajo ishte pergjegjes per trasmetimin e virusit.

watson u kthye me nje grup informacionesh dhe u mundua me shokun e tij te bente nje model qe doli i deshtuar.pas kesaj qene pothuajse gati te linin kerkimet e adn por ata vazhduan me ngulm.

franklin duke punuar vetem me rrezet x gjeti qe forma a adn ne ambientin me te lagesht kishte te gjitha karakteristikat per me qene nje helike.ajo mendoi se gjithe adn duhet te ishte nje helike por nuk desh ta tregonte kete gje derisa te kishte prova te mjaftueshme per formen tjeter gjithashtu.wilkins ishte i bezdisur.ne janar,1953,ai i tregoi gjetjet e bera nga franklin,watsonit,pa pasur lejen e saj.

Watson dhe Crick moren nje hap te rendesishem ,duke sugjeruar se molekula ishte e bere nga 2 zinxhire nukleotidesh,secili ne forme helike sic e kishte gjetur franklin por njeri shkonte per siper tjetri per pshte.gjithashtu crick kishte marre vesh per gjetjet e chargaffit per bazat ne veren e '52.ai ia shtoi kete tipar struktures keshtu qe bazat te lidheshin ne qender te helikes dhe te mbanin largesine ndermjet helikes te njejte.

watson dhe krik treguan se cdo zinxhir i adn ishte komplementare e tjetres.gjate ndarjes se qelizes,2 zinxhiret ndaheshin nga njeri tjetri dhe formoheshin zinxhire te tjere.
(informacione e mesipermet bazohen ne shkrime te marra nga interneti dhe nga libri "principet e gjenetikes"(snustad))
_________________________
Think Again!

Top
#927864 - January 7, 2007, 9:32 pm Re: pak histori mbi kerkimet kryesore ne gjenetike [Re: Wii]
SeXxXx_oN_SaXxXx Offline
anetar i AF

Registered: December 19, 2005, 9:05 pm
Posts: 704
Loc: ke kolonat e reja :D
Acidi dezoksiribo nukleik e njohur ndryshe si ADN u zbulua nga Francis Crick dhe James Watson.U zbulua forma origjinale e saj e cila eshte nje forme helikoidale dopjo.ADN-ja eshte e perbere nga baza te azotuara,nga sheqerna dhe baze fosfatesh.Sheqeri dhe fosfati formon konturet e modelit te ADN-se,nderkohe qe kembet e shkalles te ADN-se jane te formuara nga 4 baza te azotuara.Per te qendruar kjo lloj forme e ADN-se eshte nje rregull i cili eshte treguar me poshte.
4 lidhjet,Cytosine,Guanine,Adenine dhe Thymine nuk nderthuren plotesisht.Vetem citozina lidhet me guaninen,dhe vetem adenina lidhet me timinen.A-T,G-C
Ndersa fosfati dhe sheqeri jane te lidhur ne kete rend
S-P-S-P-S-P-S etj...
Ne perberje te ADN-se,kodonet jane 3 cifte rendesh,te cilat percaktojne tipe te ndryshme te aminoacideve.Ka 20 lloje te ndryshme aminoacidesh te ciles i duhen qelizes per te prodhuar proteina,te cilat jane te domosdoshme per funksionimin e brendshem te organizmit.Levizja me e vogel e tyre mund te shkaktoje crregullime te renda gjenetike deri ne vdekje.
ADN-ja kopjohet duke u ndare ose unzipping itsslef like a zipper(jepet nje shembull).
Nje here e ndare,pjesa e shkeputur e shkalles permban ne menyre te lira nukleotidet (C,T,A dhe ciftet e bazave G).Me pas ato lidhen sipas rregullit baze qe eshte A-T,G-C
kaq per tashi sepse ngordha per buke .


Attachments
412987762-dna.gif (169 downloads)

_________________________
lol edvin ladeni ne foto

Top
#927865 - January 7, 2007, 9:33 pm Re: pak histori mbi kerkimet kryesore ne gjenetike [Re: SeXxXx_oN_SaXxXx]
SeXxXx_oN_SaXxXx Offline
anetar i AF

Registered: December 19, 2005, 9:05 pm
Posts: 704
Loc: ke kolonat e reja :D
p.s ke shkrimi siper keni dhe nje foto.klikoni ku thote lidhje dhe shikojeni nqs doni .thnx
_________________________
lol edvin ladeni ne foto

Top
#927866 - January 7, 2007, 10:58 pm Re: pak histori mbi kerkimet kryesore ne gjenetike [Re: SeXxXx_oN_SaXxXx]
Wii Offline
anetar i AF

Registered: November 3, 2002, 11:00 pm
Posts: 969
Loc: Racoon city

shume te lezetshme si shkrimi edhe foto ...do me lejosh te shtoj disa gjera me teper se shpejti qe ta tregojne detajisht lidhjet e cdo atomi karbon te nje nukleotidi...si dhe strukturen e secilit nukleotid...

p.s: mund te te tregoj nje metode qe fotot qe vendos ne lidhje te dalin ne faqe te temes direkt.atehere e vendos foton si lidhje iher.pastaj e poston mesazhin.pastaj e hap ate qe ke bere lidhje dhe me te djathten e con tek properties te fotos ku eshte linku.e kopjon linkun.
pastaj rithehesh tek mesazhi qe sapo ke hedh dhe i ben "Ndrysho" dhe pastaj shtyp tek "Imazh" ku te nxjerr URL-in.aty vendos ate qe kopjove nga figura dhe ne fund ruaj modifikimet dhe do ta shofesh qe do dale ne faqe direkt
kete metode kam perdor per foton e pare tek kjo teme
_________________________
Think Again!

Top
#927867 - January 8, 2007, 11:24 pm Re: pak histori mbi kerkimet kryesore ne gjenetike [Re: Wii]
SeXxXx_oN_SaXxXx Offline
anetar i AF

Registered: December 19, 2005, 9:05 pm
Posts: 704
Loc: ke kolonat e reja :D
Qelizat,nepermjet mejozes dhe mitozes shkembejne informacionin e tyre gjenetik me kromozomet.Kromozomet jane paketat e ADN-se dhe gjeneve.Nje organizem i gjalle ka aferisht 5 feet ose 1.5 meter ADN bashke me berthamat.vazhdoj neser se sot jomi lodh
_________________________
lol edvin ladeni ne foto

Top
#927868 - January 8, 2007, 11:39 pm Re: pak histori mbi kerkimet kryesore ne gjenetike [Re: SeXxXx_oN_SaXxXx]
SeXxXx_oN_SaXxXx Offline
anetar i AF

Registered: December 19, 2005, 9:05 pm
Posts: 704
Loc: ke kolonat e reja :D
kam 1 provim pasneser dhe po hedh nja 2 pytje,nqs mi jepni dot pergjigje se pertoj me i msu .
dallimi midis ciftit litik dhe lizogjenik:D
cjane plasmidet dhe funksioni i tyre
dallimi i ADN rekombinante (natyrale dhe artificiale)
ckuptojme me enzima te renstriksionit
ckuptojme me klon dhe klonim te adn
ceshte bioteknologjia
amniocinteza dhe elektroforeza
ndertimi i antitrupave
dallimi i antitrupave normal dhe te monoklonuar
sonda berthamore(SIDA)ckuptojme me chibridizim
nga dallojne vaksinat me ane te bioteknologjise dhe ate te zakonshme.
si realizohet bioteknologjia ne blegtori dhe bujqesi...
do doja pls pergjigje direkt te shkurtra dhe koncize..flm per mirkuptimin...nemeso mi hudh i cik nqs i di si pytje se vallai jom tu pertu me i shiku plsss
_________________________
lol edvin ladeni ne foto

Top
#927869 - January 9, 2007, 1:19 pm Re: pak histori mbi kerkimet kryesore ne gjenetike [Re: SeXxXx_oN_SaXxXx]
Wii Offline
anetar i AF

Registered: November 3, 2002, 11:00 pm
Posts: 969
Loc: Racoon city
e bojm ma mire kshu!po vi ta jap une provimin...amon vetem mos u lodh ti
pyetjet qe ke bere jane bioteknologji me sa shof,dhe nese studjon per bioteknologji (europ europ ) nuk ma do mendja se fjala "pertese" duhet te ekzistoje ne fjalorin tend...kshu qe veji forca dhe mesoji...perderisa kerkon pergjigje koncize,mund ti gjesh ne liber me 2-3 rreshta per secilen ...ose prit kur te arrijme tek ato terma,jepe provimin atehere ...ose ose te jap nje mendim tjeter...se di sa kushton provimi andej ku je por mund te marresh kredi nga bankat dhe ta paguash...gjo ma te thjeshte nuk ka

gjithsesi,te uroj suksese neser ne provim

ku e lame muhabetin?
_________________________
Think Again!

Top
#927870 - January 9, 2007, 3:31 pm Re: pak histori mbi kerkimet kryesore ne gjenetike [Re: Wii]
SeXxXx_oN_SaXxXx Offline
anetar i AF

Registered: December 19, 2005, 9:05 pm
Posts: 704
Loc: ke kolonat e reja :D
jam gjimnaz mer nemesis?
_________________________
lol edvin ladeni ne foto

Top
#927871 - January 10, 2007, 12:00 am Re: pak histori mbi kerkimet kryesore ne gjenetike [Re: SeXxXx_oN_SaXxXx]
Wii Offline
anetar i AF

Registered: November 3, 2002, 11:00 pm
Posts: 969
Loc: Racoon city
hmmm...te kerkoj te falur atehere sepse mendoja qe ishe ne universitet...me cudit fakti qe te duhet te mesosh te gjitha ato lloj termash ne gjimnaz...

do ishte mire te mos pertoje se shikuari librat,e sidomos kur thua qe ke dhe provim!gjithsesi,kjo eshte ceshtje qe te perket ty!nuk mund te te jem ne ndihme ne kete pike!pergjigjet i ke
_________________________
Think Again!

Top
#927872 - January 10, 2007, 2:50 am Re: pak histori mbi kerkimet kryesore ne gjenetike [Re: SeXxXx_oN_SaXxXx]
ORGANZA Offline
anetar i AF
*****

Registered: November 9, 2002, 11:00 pm
Posts: 869
Loc: नाग
Citim:

kam 1 provim pasneser dhe po hedh nja 2 pytje,nqs mi jepni dot pergjigje se pertoj me i msu .
dallimi midis ciftit litik dhe lizogjenik:D
cjane plasmidet dhe funksioni i tyre
dallimi i ADN rekombinante (natyrale dhe artificiale)
ckuptojme me enzima te renstriksionit
ckuptojme me klon dhe klonim te adn
ceshte bioteknologjia
amniocinteza dhe elektroforeza
ndertimi i antitrupave
dallimi i antitrupave normal dhe te monoklonuar
sonda berthamore(SIDA)ckuptojme me chibridizim
nga dallojne vaksinat me ane te bioteknologjise dhe ate te zakonshme.
si realizohet bioteknologjia ne blegtori dhe bujqesi...
do doja pls pergjigje direkt te shkurtra dhe koncize..flm per mirkuptimin...nemeso mi hudh i cik nqs i di si pytje se vallai jom tu pertu me i shiku plsss




KLON nga ana gjenetike nenkupton dy individe identik, nga ana biomolekulare do te thote: nje numer i madh kopiesh te nje molekule ADN.
Qellimi i klonimit eshte te fusesh nje molekule ADN-je mbrenda nje qelize bakteriane (pa gjenom) ne menyre qe kjo molekule te amplifikohet, shumohet, ne shume kopje te tjera.Per te futur molekulen e ADN-se mbrenda qelizes bakteriane perdoren vektore, plasmide, kromozome artificiale, kosmide etc..
VECTORI eshte nje molekule ADN-je me aftesi autoreplikuese ( ADN viral) ne te cilin do shtojme ADN te huaj, dhe me pas e perdorim per te shtier mbrenda nje qelize X kete Informacion Gjenetik.
Plasmidi eshte nje fragmet ADN-je qarkullor qe gjendet ne qelizat bakteriane. Qeliza prokariote permban 1 kromozom + plasmide bakteriane ADN-ja e te cileve eshte extrakromozomike,dhe me nje replikacion te pavarur nga ai i gjenomit bakterian.Plasmidet jane rezistent ndaj antibiotikeve, dhe kane nje gjatesi prej 2 deri 5 kb (kilobaza)

ENZIMA eshte nje kompleks multipeptidik, qe pret ose krijon nje lidhje ekivalente. Enzimat e restriksionit jane pra enzime qe presin ADN mbi nivelin e bazava te njohura nga keto te fundit; psh EcoRI eshte nje enzime restrikcioni i cili kur njef sekuencen G-AATTC tek njeri nga zinxhiret e ADN-se do e presi ate midis G- dhe A)
Hibridizem Molekular quhet bashkimi i acideve nuklieike te zinchirve te ADN-se, ose te 1 zinxhiri me nje sonde, etc (chibridizmi eshte e kunderta)
SONDA ne gjenetike eshte nje sekuence acidesh nukleike e shkruter ( prej 15 nukleotide) homologe e nje sekuence te ADn-se ose ARN-se me te cilen hibridohet ne menyre stabel dhe komplementare.Zakonisht sondat jane radioaktive ( duke i fut P32 mbrenda)per te detektuar fragmentet e ADN-se te kerkuar.
Elekroforeza tregon se si migrojne acidet nukleike te ADN-se te ngarkuara negativisht mbi xhelin e agarozes,duke ushtruar mbi to nje fushe elekrike (fragmentet me mase te vogel migrojne me shpjet dhe qendrojne poshte xhelit)

Tjera kerkoi vete.
_________________________
[ My Shadow, in mourning of Myself ]


Top
#927873 - January 10, 2007, 10:56 pm Re: pak histori mbi kerkimet kryesore ne gjenetike [Re: ORGANZA]
SeXxXx_oN_SaXxXx Offline
anetar i AF

Registered: December 19, 2005, 9:05 pm
Posts: 704
Loc: ke kolonat e reja :D
ORGANZA thnx
_________________________
lol edvin ladeni ne foto

Top
#1013358 - January 28, 2010, 8:41 pm Gjenetika dhe biologjia molekulare [Re: SeXxXx_oN_SaXxXx]
Gurax Offline

anetar aktiv
*****

Registered: November 2, 2002, 11:00 pm
Posts: 3222
Shkencetare ne Itali po perpiqen dhe shpresojne te risjellin ne jete nje kafshe te zhdukur qe ne 1627. Kafsha ne fjale eshte ne te njejten familje sic eshte lopa dhe bualli, bizoni, jaku. Flitet per Aurokun.


Auroku ne nje liber te Sigismund von Herberstein, 1556



Piktura te vjetra ku shfaqet Auroku

Gjate kohes kur jetonin, auroket kane qene kafshe me peshe rreth nje ton dhe me lartesi shpatullash rreth 1.8 m dhe jetonin ne pjesen me te madhe te Azise dhe Afrikes se veriut. Nje anetar i Konsorciumit te Bioteknologjise Eksperimentale u shpreh se mund te perftohet deri ne 99% e materialit gjenetik te aurokut duke perdorur kocka te gjetura prej tyre ende ne forme te 'gjalle'.
Ne menyre te pavarur nga ekipi italian, edhe polaket po bejne perpjekje per te njejten gje.

Artikullin e plote te ketij lajmi mund ta lexoni ketu .
_________________________
Before we are wise. After we are wise. In between we are otherwise.

Top
#1013361 - January 29, 2010, 10:21 am Re: Gjenetika dhe biologjia molekulare [Re: Gurax]
StillM Offline

Legacy Version
anetar aktiv
***

Registered: November 2, 2002, 11:00 pm
Posts: 2435
Loc: Karlsruhe
Kelo,
Tek fotografia e pare, ne mbishkrim shkruan Bisontis dhe nuk shkruan Aurok !?
_________________________
I would love to change the world, but they won't give me the source code

http://www.shqiperia.com
ShqiperiaCom Programim
Profili im tek Miqte

Top
#1013387 - January 31, 2010, 8:36 pm Re: Gjenetika dhe biologjia molekulare [Re: StillM]
Gurax Offline

anetar aktiv
*****

Registered: November 2, 2002, 11:00 pm
Posts: 3222
Jo mo, "Germanis Avrox" sikur ka ne rrjeshtin e pare. Eshte dhe "Bisontis" poshte po s'di ca te te them, duhet ndokush qe di latinisht per me shume. Une nga Wikipedia e mora foton.
Po ne fakt duhet te kene qene shume te ngjashme si kafshe, sapo pashe qe quhej dhe "Urus", shume e ngjashme me "Taurus".
_________________________
Before we are wise. After we are wise. In between we are otherwise.

Top


Artikuj te ndryshem
» Tema Shoqėrore
» Arti
» Shkenca Natyrore
» Kultura Kombėtare & Boterore
» Aktualitet
» Tema te tjera
» Forume tė tjerė
» Sporti
» Biseda mbi Web-in
» Teknologjia dhe Informatika
» Chat ne Serverin Shqiptar AlbNetwork
» Programming Languages
» Rrjeti i Studenteve Shqiptare ne Bote
» Zonat e Argėtimit
Faqe partnere shqiptare
Lajme, Gazeta, Shtypi i Dites
Shqiperia
Kombi Im
Chat #shqiperia
Forumi i Politikes
Vizat, KE: Shqipėria i ka pėrmbushur kushtet
by StillM
September 3, 2010, 1:44 pm