Who's Online
1 registered (homerS), 91 Guests and 65 Spiders online.
Key: Admin, Global Mod, Mod
Newest Members
cCulLi!., erona, bledar28, Moonlight_girl, onlinealbania
7619 Registered Users
Shout Box

Top Posters
pinkparadise 18338
HELEN OF TROY 15909
Kordelja 15543
HOTGIRL 15352
Kondrapedali 15052
Forum Stats
7619 Members
78 Forums
24428 Topics
931569 Posts

Max Online: 371 @ October 24, 2007, 11:59 pm
Page 1 of 5 1 2 3 4 5 >
Topic Options
Rate This Topic
#858412 - June 1, 2006, 11:15 am "Back for a Better Future" *****
ErSI Offline
eLektron I zgidHur
anetar aktiv

Registered: November 3, 2002, 11:00 pm
Posts: 4312
Loc: okSIdEntI

Internship_2006

Vitet e fundit, numri i studenteve shqiptare qe studiojne jashte shtetit Atdheut eshte rritur ne menyre te konsiderueshme. Cdo vit rreth 3000 studente shqiptare vendosin te vazhdojne studimet jashte Shqiperise. Numri i pergjithshem i studenteve shqiptare qe studiojne jashte shtetit mendohet te jete rreth 25000, te shperndare kryesisht ne Europen Perendimore dhe Amerike.

Ne baze te statistikave te mbledhura nga Rrjeti Internacional i Shoqatave Studentore Shqiptare “Albstudent”, vetem 28% e tyre mendojne te rikthehen ne Shqiperi pas studimeve. Ky fenomen perben edhe nje nder shkaqet e gjendjes aktuale te vendit. Rikthimi masiv dhe aplikimi i dijeve te tyre ne vendin e origjines, do t’i jepte padyshim nje shtyse te jashtezakonshme zhvillimit ekonomik, politik e social ne Shqiperi, si dhe futjes se nje mentaliteti te ri, perendimor ne shoqerine shqiptare.

Per kete arsye, Rrjeti Internacional i Shoqatave Studentore Shqiptare “Albstudent” organizon projektin “Kthim per nje te ardhme me te mire” (“Back for a Better Future”). Ky projekt organizohet pas suksesit te vitit te kaluar te projekteve “Praktika 2005” dhe workshop-it “Kthimi ne Shqiperi, nje sfide per te gjithe ata qe studiojne jashte”. Projekti i ketij viti, duke ndjekur vazhdimesine e vitit te kaluar, synon t’u jape mundesine me shume se 50 studenteve shqiptare qe studiojne jashte Shqiperise, te kryejne praktike nje apo disa mujore prane institucioneve shteterore e kompanive me te medha private ne vend. Kjo praktike do t’u sherbeje atyre per t’u njohur nga afer me realitetin e kushtet e punes ne Shqiperi, si dhe per krijimin e kontakteve me punedhenesit, per nje rikthim te mundshem pas perfundimit te studimeve. Synim paresor i ketij projekti si dhe i aktiviteteve te tjera te ALBSTUDENT eshte pikerisht nxitja e kthimit dhe riintegrimi ne shoqerine shqiptare te studenteve jashte Atdheut.

Per kete iniciative duhen falenderuar edhe institucionet shteterore e kompanite private per mbeshtetjen dhe gatishmerine e ofruar per zhvillimin e. ketij projekti. Vlen te theksohet se ky eshte nje fakt tjeter qe tregon mundesite e medha per kthim te studenteve shqiptare ne Shqiperi pas mbarimit te studimeve.

Per cdo informacion te metejshem mund te vizitoni faqet e internetit www.praktika-online.com dhe www.albstudent.net
_________________________
BalkanWeb
Voxaquila

kadhauz

Top
#858413 - June 1, 2006, 11:26 am Re: "Back for a Better Future" [Re: ErSI]
ErSI Offline
eLektron I zgidHur
anetar aktiv

Registered: November 3, 2002, 11:00 pm
Posts: 4312
Loc: okSIdEntI
Dy praktika tek Co-Plan: Instituti per Zhvillimin e Habitatit
30.05.06

Emri i institucionit/firmės:

Co-plan Instituti per Zhvillimin e Habitatit

Pėrshkrimi i institucionit/firmės:

Co-plan eshte nje organizate jo fitimprurese teper aktive ne fushen e zhvillimit urban. Kjo organizate promovon zhvillimin dhe krijimin e nje vizioni te ri te shoqerise civile ne Shqiperi.

Lloji i praktikės (full time/part time):

Me kohe te plote (40 ore/jave)

Vendi ku zhvillohet praktika:

Zyrat e Co-plan, Tirane

Pėrshkrimi i punės sė praktikantit:

Puna e praktikantėve do tė pėrqėndrohet nė ndihmėn ndaj stafit dhe punonjėsve te Co-Plan ne Tirane ne projektet e tyre te ndryshme.

Periudha e praktikės:

shtator

Pagesa:

s'ka

Afati i fundit i aplikimit:

20 gusht

Kushtet e nevojshme qė duhet tė pėrmbushin aplikantėt

Dega e studimit:
Administrim Publik, Planifikim Urban, Planifikim Urban rajonal, Zhvillim Ekonomik Lokal, Zhvillimi i komunitetit, Mjedis, Transport.

Pėrvoja e mėparshme nė kėtė fushė:

Studentet duhet te jene ne vitin e fundit ose te kene mbaruar studimet ne nje nga deget e mesiperme.

Gjuhėt e huaja:
anglisht

Gjinia (f/m):
m/f

Tė tjera:
I pėrkushtuar nė punė.

Apliko
_________________________
BalkanWeb
Voxaquila

kadhauz

Top
#858414 - June 1, 2006, 3:17 pm Re: "Back for a Better Future" [Re: ErSI]
ErSI Offline
eLektron I zgidHur
anetar aktiv

Registered: November 3, 2002, 11:00 pm
Posts: 4312
Loc: okSIdEntI
Praktika tek Bashkia e Tiranes per Shkenca Sociale dhe Politike
31.05.06

Emri i institucionit/firmės:

Bashkia e Tiranes

Pėrshkrimi i institucionit/firmės:

Bashkia e Tiranes

Lloji i praktikės (full time/part time):

Me kohe te plote (40 ore/jave)

Vendi ku zhvillohet praktika:

Tirane

Pėrshkrimi i punės sė praktikantit:

Bashkia e Tiranes kerkon 3 praktikante te degeve Shkenca Sociale ose Shkenca Politike. Puna e praktikantėve do tė pėrqėndrohet nė ndihmėn ndaj stafit dhe punonjėsve te Bashkise se Tiranes ne projektet e tyre te ndryshme.

Periudha e praktikės:

gusht - shtator

Pagesa:

s'ka

Afati i fundit i aplikimit:

30/09

Kushtet e nevojshme qė duhet tė pėrmbushin aplikantėt

Dega e studimit:
Shkenca Sociale, Shkenca Politike, te ngjashme

Pėrvoja e mėparshme nė kėtė fushė:

Jo e domosdoshme. Aplikantja/aplikanti duhet tė ketė mbaruar gjithsesi me sukses dy vitet e para tė studimit.

Gjuhėt e huaja:
anglisht

Gjinia (f/m):
m/f

Tė tjera:
Bashkia Tirane mundeson dhe praktika dy deri tre mujore. Nese keni deshire te kryeni nje praktike me kohezgjatje te tille ju lutemi te plotesoni ne menyren perkatese formularin e aplikimit

Apliko
_________________________
BalkanWeb
Voxaquila

kadhauz

Top
#858415 - June 2, 2006, 8:52 pm Re: "Back for a Better Future" [Re: ErSI]
gene Offline
anetar aktiv

Registered: January 31, 2003, 11:00 pm
Posts: 4715
po me pagese a ka ndonje?

Top
#858416 - June 5, 2006, 1:47 pm Re: "Back for a Better Future" [Re: gene]
ErSI Offline
eLektron I zgidHur
anetar aktiv

Registered: November 3, 2002, 11:00 pm
Posts: 4312
Loc: okSIdEntI
Jo te gjitha, por ka dhe nga ato me pagese te cilat shenohen ne ofertat.
_________________________
BalkanWeb
Voxaquila

kadhauz

Top
#858417 - June 5, 2006, 1:52 pm Re: "Back for a Better Future" [Re: ErSI]
ErSI Offline
eLektron I zgidHur
anetar aktiv

Registered: November 3, 2002, 11:00 pm
Posts: 4312
Loc: okSIdEntI
Praktika tek GTZ per Arkitekture
01.06.06

Emri i institucionit/firmės:

GTZ (Gesellschaft fürTechniche Zusammen Arbeit)

Pėrshkrimi i institucionit/firmės:

Against the economic backdrop, German Development Cooperation focuses on the following areas: •Economic reform and development of the market system •Drinking water supply and sewage disposal •Energy

Lloji i praktikės (full time/part time):

Me kohe te plote (40 ore/jave)

Vendi ku zhvillohet praktika:

Tirane

Pėrshkrimi i punės sė praktikantit:

GTZ kerkon praktikante te deges Arkitekture. Puna e praktikantėve do tė pėrqėndrohet nė ndihmėn ndaj stafit dhe punonjėsve te GTZ ne projektet e tyre te ndryshme.

Periudha e praktikės:

korrik - tetor

Afati i fundit i aplikimit:

30/09

Kushtet e nevojshme qė duhet tė pėrmbushin aplikantėt

Dega e studimit:
Arkitekture

Pėrvoja e mėparshme nė kėtė fushė:

Pervoja ne kete fushe ose fusha te ngjashme shihet me perparesi megjithate nuk eshte e domosdoshme.

Gjuhėt e huaja:
Gjermanisht

Gjinia (f/m):
m/f

Tė tjera:
Ne do te mireprisnim studente per praktika me preference njohje te gjuhes gjermane, por jo vetem.
_________________________
BalkanWeb
Voxaquila

kadhauz

Top
#858418 - June 6, 2006, 10:55 am Re: "Back for a Better Future" [Re: ErSI]
Adonis Offline
anetar

Registered: November 12, 2002, 11:00 pm
Posts: 103
Loc: UK
vazhdoni te enderroni o njerez se enderrat gjithmone realizohen.

inisjative te tilla kan 10 vjet qe merren dhe asgje spo del ne drite. dhe une kur isha ne universitet degjova per insjativa te tilla dhe me zor prisja qe te diplomohesha dhe tu ktheja ne shqiperi te kontriboja ne ndertimin e shtetit ame.

por realitetit ishte kejt ndryshe si fillim mesova se shteti shqiptare nuk i njihte diplomat e huaja pak rendesi kishte qe isha diplomuar nga nje universitet teper prestigjoz ne angli dhe me fame botrore. duke mos permendur zyrat, ambasadat, e ministrite qe me duhet te shkoja per te tjera vertetime.

qe keshtu te dashur miq per ju qe keni diploma e keni leje qendrimi ne vende ku jetoni mos ju genjej mendja per ideale te tilla. po gjeni ndonje pune neper firma prestigjoze dhe bene leke e ndertoni jeten tuaj

ndersa per ju te tjeret qe e keni te detyruar qe te ktheheni ne shqiperi pas studimeve duhet ta kapni nje shanc te tille prej flokesh se nuk ju jepet me. gjithsesi do ju sugjeroja te benit ca pare para se te niseni drejt shqiperise se si i thone nje llafi

shqipetaret korruptojne dhe krishtin

Top
#858419 - June 6, 2006, 1:31 pm Re: "Back for a Better Future" [Re: Adonis]
ErSI Offline
eLektron I zgidHur
anetar aktiv

Registered: November 3, 2002, 11:00 pm
Posts: 4312
Loc: okSIdEntI
Vjet, si "Albstudent" patem nje takim me ministrine e Jashteme dhe te Arsimit, te cilet na siguruan qe te gjitha diplomat e huja njihen ne Shqiperi. Diplomat kalojne ne nje komision verifikimi dhe me pas behet njohja.

Ndersa firmave private, ju intereson vetem diploma origjinale, shpesh here edhe pa formalizimin e komisionit.
_________________________
BalkanWeb
Voxaquila

kadhauz

Top
#858420 - June 6, 2006, 1:40 pm Re: "Back for a Better Future" [Re: ErSI]
ErSI Offline
eLektron I zgidHur
anetar aktiv

Registered: November 3, 2002, 11:00 pm
Posts: 4312
Loc: okSIdEntI
Praktike prane Raiffeisen Bank sh.a per Ekonomi, Administrim Bisnes dhe Finance
06.06.06

Emri i institucionit/firmės:

Raiffeisen Bank sh.a

Pėrshkrimi i institucionit/firmės:

Pėrshkrimi i institucionit/firmės: Banka e Kursimeve sh.a u rregjistrua si subjekt juridik me 11 Dhjetor 1992, qe te operoje si banke ne Republiken e Shqiperise. Ne Janar 1997, aktivet dhe pasivet e 22 degeve te Bankes Kombetare Tregtare dhe 24 dege te Bankes Tregtare Bujqesore te Shqiperise u transferuan tek Banka e Kursimeve. Ne Korrik 1997, Banka e Kursimeve u ristrukturua si shoqeri aksionere me emrin "Banka e Kursimeve e Shqiperise", me kapital te nenshkruar 700 milion leke. Ne 15 Prill 2004, Raiffeisen Zentralbank Österreich AG (RZB) dhe Qeveria Shqiptare nenshkruan fazen e pare te blerjes se Bankes se Kursimeve te Shqipėrisė (BK). Tani Raiffeisen Bank ne Shqiperi udheheq rrjetin me te madh bankar ne vend me 89 njesi dhe rreth 1100 punonjes.

Lloji i praktikės (full time/part time):

Me kohe te plote (40 ore/jave)

Vendi ku zhvillohet praktika:

Zyrat Qendrore te Raiffeisen Bank sh.a Tirane

Pėrshkrimi i punės sė praktikantit:

Raiffeisen Bank kerkon 1 praktikant/e te deges Ekonomik. Puna e praktikantit do tė pėrqėndrohet nė ndihmėn ndaj stafit dhe punonjėsve te Raiffeisen Bank ne projektet e tyre.

Periudha e praktikės:

Praktike nje mujore ne nje nga muajt midis korrik - shtator

Pagesa:

150 Euro nga e cila do te zbritet 10% tatim mbi te ardhurat bazuar ne legjislacionin Shqipetar

Afati i fundit i aplikimit:

30/09

Kushtet e nevojshme qė duhet tė pėrmbushin aplikantėt

Dega e studimit:
Ekonomi, Administrim Bisnes, Finance

Pėrvoja e mėparshme nė kėtė fushė:

Pervoja ne kete fushe ose fusha te ngjashme shihet me perparesi megjithate nuk eshte e domosdoshme.

Gjuhėt e huaja:
Anglisht

Gjinia (f/m):
m/f

Tė tjera:
Kandidatet duhet te kene njohuri te shkelqyera te programit Microsoft Access

Apliko
_________________________
BalkanWeb
Voxaquila

kadhauz

Top
#858421 - June 7, 2006, 10:06 am Re: "Back for a Better Future" [Re: ErSI]
gene Offline
anetar aktiv

Registered: January 31, 2003, 11:00 pm
Posts: 4715
Citim:

Vjet, si "Albstudent" patem nje takim me ministrine e Jashteme dhe te Arsimit, te cilet na siguruan qe te gjitha diplomat e huja njihen ne Shqiperi. Diplomat kalojne ne nje komision verifikimi dhe me pas behet njohja.

Ndersa firmave private, ju intereson vetem diploma origjinale, shpesh here edhe pa formalizimin e komisionit.

mos ia fut kot ersi
informohu pak me mire perpara se te krijosh shpresa te kota.

diploma njihet automatikisht per te vazhduar studimet (sic njehet jashte ajo shqipetare), per punesimin privat nuk i behet vone askujt per njohjen e diplomes ndersa per punesimin ne administraten publike duhet bere konvertimi ne sistemin shqipetar (procedura zgjat realisht rreth nje vit, duhen paguar ca para, diskrecionaliteti i komisionit mund te te detyroje te kthehesh ne vendin ku je diplomuar per ca dokumenta te kota - duan ne shohin programet a jane te mjaftueshme). Problemi kryesor eshte per ata qe duan te jene profesioniste te lire (experte kontabel, inxhiniere etj) pervec juristeve te cilece i konvertohet automatikisht (absurditeti maximal - ligjet ndryshojme, fizika e matematika jo).

Ndryshimi me i fundit i ligjit thote se derri mac i mbetet atij qe e konverton i pari se te gjithe te tjeret te te njejtit kurs studimi perfitojne automatikisht (veshtire se do te ndodhe)

Top
#858422 - June 7, 2006, 10:16 am Re: "Back for a Better Future" [Re: Adonis]
gene Offline
anetar aktiv

Registered: January 31, 2003, 11:00 pm
Posts: 4715
Citim:

vazhdoni te enderroni o njerez se enderrat gjithmone realizohen.

inisjative te tilla kan 10 vjet qe merren dhe asgje spo del ne drite. dhe une kur isha ne universitet degjova per insjativa te tilla dhe me zor prisja qe te diplomohesha dhe tu ktheja ne shqiperi te kontriboja ne ndertimin e shtetit ame.

por realitetit ishte kejt ndryshe si fillim mesova se shteti shqiptare nuk i njihte diplomat e huaja pak rendesi kishte qe isha diplomuar nga nje universitet teper prestigjoz ne angli dhe me fame botrore. duke mos permendur zyrat, ambasadat, e ministrite qe me duhet te shkoja per te tjera vertetime.

qe keshtu te dashur miq per ju qe keni diploma e keni leje qendrimi ne vende ku jetoni mos ju genjej mendja per ideale te tilla. po gjeni ndonje pune neper firma prestigjoze dhe bene leke e ndertoni jeten tuaj

ndersa per ju te tjeret qe e keni te detyruar qe te ktheheni ne shqiperi pas studimeve duhet ta kapni nje shanc te tille prej flokesh se nuk ju jepet me. gjithsesi do ju sugjeroja te benit ca pare para se te niseni drejt shqiperise se si i thone nje llafi

shqipetaret korruptojne dhe krishtin

shembull i gjalle i shqipetarit te deshperuar.

Kthimi eshte nje zgjedhje personale dhe stazhi ne shqiperi eshte nje ndihme e madhe ne kete proces vendimmarrje.

Une bera vjet nje stazh 3 mujor ne tirane dhe te them te drejten mbeta shume i kenaqur.
Mos beni stazhe si qellim ne vetvete, mendoheni mire qe te mos e konsideroni si kohe te humur ne fund

Psh: ai stazhi i mesiperm tek raifaissen duket si "data entry" (meqenese kerkonin njohje te shkelqyer te acses). Nje stazh te tille mund ta beni fare mire aty ku jeni. Zgjithni nje experience te tu lejoje te njihni realitetin shqipetar dhe ta krahasoni me experiencen e marre aty ku po studioni.

Top
#858423 - June 7, 2006, 10:29 am Re: "Back for a Better Future" [Re: gene]
ados Offline
anetar aktiv

Registered: October 7, 2004, 12:00 am
Posts: 2092
Loc: Berlin-tiergarten www.myspace....
Edhe edhe une bera nje stazh 3 mujor si ....pimp...:D
eksperienca qe kalova ishte dicka tjeter..
Home where you make it..thojne amerikanet..
Keshtu, cdo njeri sipas hesapit te vet. Packa se vendi quhet Shqiperi apo Afganistan!!
Lerini filozofet ne vendin e tyre te hajne gazeta cdo dite!!
_________________________
Joe le taxi Vanessa Paradis www.myspace.com/dostia

Top
#858424 - June 7, 2006, 2:44 pm Re: "Back for a Better Future" [Re: ados]
gene Offline
anetar aktiv

Registered: January 31, 2003, 11:00 pm
Posts: 4715
pikerisht per kete arsye une thashe se kthimi eshte nje zgjedhje personale. Jo kushdo ka interes te kthehet, shumica as qe nuk e mendon por ata qe duan ne marrin kete vendim (apo i ka shkuar mendja) duhet te shfrytezojne mundesite qe te jep nje periudhe praktike per te kuptuar nese i pelqen jeta ne shqiperi dhe nese ka mundesi zhvillimi (personale).

Ti ben shume gabim qe kritikon punen e bere nga te rinjte qe moren mundimin te mbledhin lart e poshte ofertat per praktika pune ne shqiperi.

Top
#858425 - June 7, 2006, 2:58 pm Re: "Back for a Better Future" [Re: ErSI]
alinos Offline

irrational?
anetar aktiv

Registered: September 22, 2005, 1:56 pm
Posts: 11258
Loc: perballe Lanes
Citim:

Vjet, si "Albstudent" patem nje takim me ministrine e Jashteme dhe te Arsimit, te cilet na siguruan qe te gjitha diplomat e huja njihen ne Shqiperi. Diplomat kalojne ne nje komision verifikimi dhe me pas behet njohja.

Ndersa firmave private, ju intereson vetem diploma origjinale, shpesh here edhe pa formalizimin e komisionit.

Dukesh ti qe s'je perpjekur ta njohesh diplomen tende! Kater vjet une qe verdallosem dhe qe me njihet ne menyre joformale ne baza individuale!

Nejse...
_________________________

Che sara, sara!
Whatever will be, will be!

Top
#858426 - June 7, 2006, 8:58 pm Re: "Back for a Better Future" [Re: alinos]
iren' Offline
4 fun
anetar aktiv

Registered: March 6, 2005, 11:00 pm
Posts: 2873
Loc: tr
come on, diplomat e huaja jo vetem qe njihen ne shqiperi por dhe favorizohen ato qe kane diplome te huaj, qofte te privati qofte ne shtet me perjashtim te ndonje diplomimim ne fusha te pashkelura ne shqiperi

nejse se s du me dal me nga tema
_________________________
I'don't care...

Top
#858427 - June 7, 2006, 9:04 pm Re: "Back for a Better Future" [Re: gene]
Adonis Offline
anetar

Registered: November 12, 2002, 11:00 pm
Posts: 103
Loc: UK
Citim:

Citim:

vazhdoni te enderroni o njerez se enderrat gjithmone realizohen.

inisjative te tilla kan 10 vjet qe merren dhe asgje spo del ne drite. dhe une kur isha ne universitet degjova per insjativa te tilla dhe me zor prisja qe te diplomohesha dhe tu ktheja ne shqiperi te kontriboja ne ndertimin e shtetit ame.

por realitetit ishte kejt ndryshe si fillim mesova se shteti shqiptare nuk i njihte diplomat e huaja pak rendesi kishte qe isha diplomuar nga nje universitet teper prestigjoz ne angli dhe me fame botrore. duke mos permendur zyrat, ambasadat, e ministrite qe me duhet te shkoja per te tjera vertetime.

qe keshtu te dashur miq per ju qe keni diploma e keni leje qendrimi ne vende ku jetoni mos ju genjej mendja per ideale te tilla. po gjeni ndonje pune neper firma prestigjoze dhe bene leke e ndertoni jeten tuaj

ndersa per ju te tjeret qe e keni te detyruar qe te ktheheni ne shqiperi pas studimeve duhet ta kapni nje shanc te tille prej flokesh se nuk ju jepet me. gjithsesi do ju sugjeroja te benit ca pare para se te niseni drejt shqiperise se si i thone nje llafi

shqipetaret korruptojne dhe krishtin

shembull i gjalle i shqipetarit te deshperuar.

Kthimi eshte nje zgjedhje personale dhe stazhi ne shqiperi eshte nje ndihme e madhe ne kete proces vendimmarrje.

Une bera vjet nje stazh 3 mujor ne tirane dhe te them te drejten mbeta shume i kenaqur.
Mos beni stazhe si qellim ne vetvete, mendoheni mire qe te mos e konsideroni si kohe te humur ne fund

Psh: ai stazhi i mesiperm tek raifaissen duket si "data entry" (meqenese kerkonin njohje te shkelqyer te acses). Nje stazh te tille mund ta beni fare mire aty ku jeni. Zgjithni nje experience te tu lejoje te njihni realitetin shqipetar dhe ta krahasoni me experiencen e marre aty ku po studioni.

E po mire ku e shtron ashtu debatin athere une do preferoja te isha nje shqipetarit i deshperuar, se sa nje shqiptar i zhgenjyer e tallur nga nje shtrese (politika & administrata shqiptare)idjote dhe inkomentente.

aftesite dhe meritat e mija me jepet shanci ti shpalos ne nje vend ku konkurenca eshte me e larte dhe experjenca punes 100 here me e mire.

ndersa ti paske zgjedhur raifaissen bank per stazh une zjodha UBS bank(united banks of swiss)ndersa ty lane te beje Data Entry mua me dhane nje portofol klientesh me kapacitet investime qe i kalonte 10 milion pound. he pra i dashur miku/mikja ime kush eshte me deshperuar.o se harrova te thoja qe nuk mu desh fare ti tregoja diplomen apo vertetim nga universitete thjesht vetem i permenda emrin e universitetit.

kur bera komentin tim ne kete teme isha me se i vetditur qe do u kritkoja sepse ne shqiptaret jemi te tmerrshem per te fillozofi por realitetit eshet krejt dryshe.

nuk besoj se ka ndonje shqiptare vecanerisht studente qe nuk duan te kthehen mbrapsh ne shqiperi por nuk besoj te kete injorim ma te madh sa nje shteti i korroptuar, e inkompetent nuk te njeh diplomen apo kerkon vertetime e perkthime. ne gjithe vendet e botes ehste obligime/ deturimi i punedhensit qe te vertetoje diploment tende ti vetem duhet ti japesh nje kopje po ta kerkoje dhe kaq. dhe jam mese i sigurte qe shqiperia nuk ka per ta hequr nje praktike te tille sepse me nje gje te tille punesohen dhe marrin milliona leke njerzit atje.

ai student qe e ndjene si obligim apo ka deshire qe te kthehet ne shqiperi me situaten e sotme ja behte zoti mbare do i uroja teper fat e vetmja keshille qe do ju jepja do ishte mos ngri shume shpresat, prit te paprituren dhe shume pacjence dhe po nuk doli gje fillo korruptohu dhe ti.

Top
#858428 - June 7, 2006, 11:32 pm Re: "Back for a Better Future" [Re: alinos]
ErSI Offline
eLektron I zgidHur
anetar aktiv

Registered: November 3, 2002, 11:00 pm
Posts: 4312
Loc: okSIdEntI
Citim:

Dukesh ti qe s'je perpjekur ta njohesh diplomen tende! Kater vjet une qe verdallosem dhe qe me njihet ne menyre joformale ne baza individuale!

Nejse...

Kush e mohoj burokracine?!

Vura ne dukje institucionet dhe mundesine e njohjes se diplomes per siper folesin.
_________________________
BalkanWeb
Voxaquila

kadhauz

Top
#858429 - June 8, 2006, 9:23 am Re: "Back for a Better Future" [Re: Adonis]

duhet te te kishin cuar edhe ne nje kurs leximi ty

Nga e nxorre idene se une paskam bere stazh ne banke??????!!!!!!!!!!!!!!!

Lexoi temat perpara se te diskutosh!

Dhe boll me idiotesirat e kthimit per patriotizem ne shqiperi. Sic te thashe eshte nje ZGJEDHJE PERSONALE dhe ata qe te ofrojne mundesi stazhi te ndihmojne ne kete vendim.

Nuk di sa here e ne cfare gjuhe duhet te ti them gjerat.

Top
#858430 - June 8, 2006, 9:25 am Re: "Back for a Better Future" [Re: ErSI]
gene Offline
anetar aktiv

Registered: January 31, 2003, 11:00 pm
Posts: 4715
Citim:

Citim:

Dukesh ti qe s'je perpjekur ta njohesh diplomen tende! Kater vjet une qe verdallosem dhe qe me njihet ne menyre joformale ne baza individuale!

Nejse...

Kush e mohoj burokracine?!

Vura ne dukje institucionet dhe mundesine e njohjes se diplomes per siper folesin.

veri ne dukje edhe veshtiresite nese i njeh pra.

Ne fund te fundit nuk po shet gje dhe nuk ke interes te bindesh asken me cdo kusht

Top
#858431 - June 8, 2006, 2:33 pm Re: "Back for a Better Future" [Re: gene]
ErSI Offline
eLektron I zgidHur
anetar aktiv

Registered: November 3, 2002, 11:00 pm
Posts: 4312
Loc: okSIdEntI
-, shkrimi ishte pergjigje "informative" e kesaj fjalie
por realitetit ishte kejt ndryshe si fillim mesova se shteti shqiptare nuk i njihte diplomat e huaja

Burokracia ne shqiper eshte terkuz ne menyre te pergjithshme, pra nuk ka c'te shtosh ne kete rast!
_________________________
BalkanWeb
Voxaquila

kadhauz

Top
#858432 - June 8, 2006, 4:26 pm Re: "Back for a Better Future" [Re: ErSI]
Anonymous
Unregistered

E keni vene re veten kur ktheheni ne shqip? Sapo arrini ne rinas ju duket nje vend germadhe...shikoni prinderit te plakur dhe qe ketu demoralizoheni.rruges per ne shtepi nuk i veni rendesi asgjeje. Degjoni se duhet te degjoni dhe pergjigjeni. jeni shuuume te shokur nga cdo gje. Diten e pare flisni vetem kur ju pyesin. Diten e dyte te gjithe ju degjojne me shume vemendje. Diten e trete ju hedhin surratit cdo gje qe keni thene diten me pare. Cdo gje qe ke thene eshte mburrje. Sepse ata njerez dine shume me mire se ty se si behen gjerat.
Diten e katert edhe ti behesh si ata dhe cdo enderr merr fudn...fillon frekuenton lokalet dhe nga mengjesi e ne darke ke pire aq shume kafe sa te dridhen duart.

Une shpresoj qe nje dite te kthehem dhe te kem edhe kolege te tjere. Ambjenti ku pretendoj te punoj esht enje nga me te korruptuarit. Kam provuar te integrohem qe tani dhe me kane treguar deren.
Ama kjo gje sduhet te me pengoj te shpresoj qe femijet e mi sdo vuajne me si une per te marre nje vize apo skane pse ta kene problem se vendelindja e tyre eshte shqiperia. Per mua do ishte me lehte te integrohesha ne boten ku po formohem por deshira ma ka te ve nje tulle ne vendin tim. Ama nuk mund te behet me nje tull duhet qe secili nga ne te sjelli frymen e re. Mbi te gjitha mos e bejne sikur jashte shtetit i kane cdo gje u serviret me pjate argjendi..te tregojne edhe sakrificat qe bejne per ti arritur.

Top
#858433 - June 8, 2006, 5:43 pm Re: "Back for a Better Future"
gene Offline
anetar aktiv

Registered: January 31, 2003, 11:00 pm
Posts: 4715
Citim:

...Une shpresoj qe nje dite te kthehem dhe te kem edhe kolege te tjere. ...duhet qe secili nga ne te sjelli frymen e re. Mbi te gjitha mos e bejne sikur jashte shtetit i kane cdo gje u serviret me pjate argjendi..te tregojne edhe sakrificat qe bejne per ti arritur.

I ke rene kokes problemit

faktikisht studentet shqipetare jashte jane fermentim, cdo dite krijohen shoqata e organizata studentore me qellim krijimin e nje grupi presioni dhe koordinimin e kthimit ne atdhe si grup i fuqishem.

Nese aty ku ndodhesh nuk ka shoqata studentore te shqipetareve (apo nuk te pelqejne) formo ti nje te tille fillo informohu mbi problemet e zgjidhjet, nese nuk ke mundesi vizito nje nga www.asan.net.al apo www.albstudent.org . Dhe jo shoqata per hir te shoqatave por shoqata per hir te organizimit per zgjidhjen e problemeve.

Ps: mos u demoralizo nga prolbemet

Top
#858434 - June 10, 2006, 7:46 am Re: "Back for a Better Future" [Re: gene]
Matan_Detit Offline
anetar i ri

Registered: April 29, 2006, 7:17 pm
Posts: 10
S'eshte cudi qe kjo pyetje te jete shtruar me pare prandaj kerkoj falje paraprakisht. C'hapa duhen ndjekur qe te njihet nje diplome e huaj nga shteti Shqiptar? A mund te behen pa qene vete ne Shqiperi, dmth duke cuar dike tjeter ne vend tend?

Faleminderit,

Top
#858435 - June 11, 2006, 10:32 am Re: "Back for a Better Future" [Re: Matan_Detit]
gene Offline
anetar aktiv

Registered: January 31, 2003, 11:00 pm
Posts: 4715
shko tek www.mash.gov.al

aty i ke te gjitha informacionet

Top
#858436 - June 12, 2006, 4:47 pm Re: "Back for a Better Future" [Re: gene]
ErSI Offline
eLektron I zgidHur
anetar aktiv

Registered: November 3, 2002, 11:00 pm
Posts: 4312
Loc: okSIdEntI
Informacionet qe kerkon, i gjen tek siti qe ka sjellur "-" si nen menu tek "arsimi larte" dhe "njohja diplomes".
_________________________
BalkanWeb
Voxaquila

kadhauz

Top
Page 1 of 5 1 2 3 4 5 >

Moderator:  AlbStudent, alinos 
Artikuj te ndryshem
» Tema Shoqėrore
» Arti
» Shkenca Natyrore
» Kultura Kombėtare & Boterore
» Aktualitet
» Tema te tjera
» Forume tė tjerė
» Sporti
» Biseda mbi Web-in
» Teknologjia dhe Informatika
» Chat ne Serverin Shqiptar AlbNetwork
» Programming Languages
» Rrjeti i Studenteve Shqiptare ne Bote
» Zonat e Argėtimit
Faqe partnere shqiptare
Lajme, Gazeta, Shtypi i Dites
Shqiperia
Kombi Im
Chat #shqiperia
Forumi i Politikes
Vizat, KE: Shqipėria i ka pėrmbushur kushtet
by StillM
September 3, 2010, 1:44 pm