7614 Members
78 Forums
24426 Topics
931562 Posts
Max Online: 371 @ October 24, 2007, 11:59 pm
|
|
|
#992520 - February 11, 2008, 7:19 pm
Re: Kendi i krijimeve te reja
   
[Re: McCik]
|
anetar i AF
Registered: July 9, 2006, 7:22 pm
Posts: 372
|
AJO QĖ S'IA RRĖMBEVA PUTHJEN
Tė shoh – mė duket e pabesuar! Lehtas buzėqesh, pėrballė mė rri. Them, ndoshta sytė mė bėjnė mua, por nuk gabohem, vėrtet je ti!
Po ato buzė, sy edhe flokė... Tė lenė gjurmė, vitet s'kanė mundur. Je sikur ishe njėher'-njė-kohė, veē mė e pjekur e mė e bukur.
Mė zgjat ngadalė dorėn qė dridhet. Fjalėt qė thua, s'mund t'i dėgjoj. Purpuri faqet t'i vesh plot hije, mua mė zgjohet koha qė shkoi...
Shokė klase ishim ti edhe unė, dy nxėnės shkolle si zogj pa faj. Sa herė tė lutesha: „M'i jep pak buzėt!“, qeshje, mė shtyje, ikje pastaj
dhe s'ktheje kokėn. Humbje sokakut. Ah, ta marė dreqi, qenė kohė tė tjera! Pse s'u kujtova njė herė sėpaku, vetėm njė puthje, pse s'ta rrėmbeva!?
Ē'shkoi, mė nuk kthehet, unė mirė e di. Shoh lakmitar burrin krah teje. S'kam pse ta fsheh, e kam zili. Them: „Ėshtė me fat, tė puth pa leje!“.
...
U ndamė. Ti s'ike si herė tė tjera. Pas ktheve kokėn, mė pe me droje. Puthjen qė kurrė nuk ta rrėmbeva, mos deshe, vallė, tė ma dhuroje?
|
|
Top
|
|
|
|
#992584 - February 12, 2008, 8:09 pm
Re: Kendi i krijimeve te reja
[Re: McCik]
|
anetar aktiv
Registered: July 9, 2003, 12:00 am
Posts: 3176
|
Vertet te ka mbetur ky pishmanlliku nga rinia  apo jane thjesht vargje.... Nostalgia is a seductive liar P.S Me kujtove nje poet tjeter te famshem, in his love poems hallakatej shpesh per te shkuaren ....por sdu ta bej krahasimin e tij me ty sepse gjithkush eshte i vecante sipas menyres se vet
_________________________
Fly HiGh.....
|
|
Top
|
|
|
|
#992838 - February 17, 2008, 7:45 pm
Re: Kendi i krijimeve te reja
[Re: ados]
|
anetar i ri
Registered: February 9, 2008, 12:45 am
Posts: 3
Loc: albania , Tirana
|
my rhyme Mbi reren e njome kam vizatuar nje zemer.Brenda saj kam shkruar nje emer . Dhe dallget e detit do doja t`i ndaloja qe emrin tend perhere aty ta shikoja
|
|
Top
|
|
|
|
#993213 - February 23, 2008, 2:56 pm
Re: Kendi i krijimeve te reja
[Re: rei pro elite]
|
anetar i AF
Registered: July 9, 2006, 7:22 pm
Posts: 372
|
DIKU LARG BIE BORĖ
Njė vajzė e bukur me sy tė qeshur, Me faqet zhytur nė pėllėmb' tė dorės, Vėshtron pėrhumbur si bien heshtur, Tė bardhė, tė bukur flokėt e borės.
Unė, mbetur vetėm si pėrherė, Dėgjoj si heq jasht' kėmbėt zvarrė, Njė stinė qė s'ėshtė vjesht'-as-pranverė, Njė dimėr homoseksual.
|
|
Top
|
|
|
|
#993282 - February 25, 2008, 1:48 pm
Re: Kendi i krijimeve te reja
[Re: McCik]
|
Mr
anetar i AF
Registered: January 2, 2006, 8:38 pm
Posts: 691
Loc: Angli
|
McCik,shume e bukur poezia ''Ajo qe s'ja rrembeva puthjen''. E ke shkruar me ndjenje.je treguar shume ''tolerant''.Nuk e ke ditur ate shprehjen qe thote:''kerkoja s'ta jep,merrja se s'thote gje''.Hahaha
_________________________
Tė penės e tė dyfekut ata trima kapedanė
|
|
Top
|
|
|
|
#993645 - March 3, 2008, 2:43 pm
Re: Kendi i krijimeve te reja
[Re: Elektricisti]
|
Fantazia
Unregistered
|
. . . . .
Me pelqen te largohem, sa te quhej qe kam shkuar, endur rrugeve te mbetem thjesht te quhem e harruar, bregut zbathur te shetis, te ndihem njehere vetmuar, te vuaja neteve per ty, te ndihesha, dashuruar. Me pelqen te largohem, si vale, rikthyer perseri, shtyre nga nje tjeter enderr, qe kurre s“me la, te vija tek ti.
|
|
Top
|
|
|
|
#994303 - March 12, 2008, 7:38 pm
Re: Kendi i krijimeve te reja
[Re: ]
|
anetar i AF
Registered: July 9, 2006, 7:22 pm
Posts: 372
|
Petalet e rėna pėrdhe
Bredh si e ēmendur vjeshta, me fshesė ere nė duar. Zverdhur frike gjethet s'dinė ku tė fshihen Veē nė njė cep kopshti, tė humbur, tė harruar Gjithēka duket e qetė dhe qeshj' e vjeshtės s'ndihet.
Atje njė trėndafil me gjethet gjith' tė gjelbra, (A thua kalendarin akoma s'e ka parė), Rri heshtur. Prej trishtimit i mbushen degėt gjemba. Petalet sheh, tė kuqe, mbi tokė shtrir'-e-shpėrndarė.
Nėse ju bie rruga dhe atė cep e shihni E nėse ju mahnit qilimi i kuq flakė, Mos thoni ju: „Sa bukur!“, se mėrzitet trėndafili - Vjeshta ia zu' lulet pa mundur kujt t'ia falė
Edited by McCik (March 12, 2008, 7:39 pm)
|
|
Top
|
|
|
|
#994829 - March 21, 2008, 5:25 pm
Re: Kendi i krijimeve te reja
[Re: McCik]
|
Fantazia
Unregistered
|
E bukur poezia me lart, Mc Cik. Suksese!
Ajo
nuk mesoi kurre se cfare humbi, dhe pse kerkoi perreth mos mungonte dicka, qe fajtor zbrazetie ta quante.
Ajo, s“arriti te kete as me te voglin dyshim, dhe fajtor, nuk gjeti askund, ndaj humburtere vuante.
|
|
Top
|
|
|
|
#995115 - March 26, 2008, 7:43 pm
Re: Kendi i krijimeve te reja
[Re: ]
|
anetar i AF
Registered: July 9, 2006, 7:22 pm
Posts: 372
|
Para se tė vdesėsh
Para se tė vdesėsh, ti e ndjen ndryshimin. Gjithēka rreth teje merr formė tjetėr. Harron inatin, qeshjen, gėzimin, Harron si u grinde me shokun e vjetėr...
...dhe harrohesh! Rrallė tė zihet emri nė gojė Dhe ajrin e shpojnė turlilloj fjalė. Bėhesh memec – tė keqkuptojnė. Tė flasėsh? Po kush, kush tė dėgjon vallė? Ndaj hesht Me njė gotė qė tė dridhet nė duar. Mbas xhamit era vajton e s'ndalet. Prej buzėsh shkėrrmoqet njė kėng' e pakėnduar. Pėrballė rri dera qė mė s'di tė hapet. Ti pret. Mė kot pret kaq vonė nė skaj tė botės! Ti e pe kur dha shpirt ajo qė quhej Dikur. Me grykėn e shishes i jep tė pijė gotės. „Gėzuar!“, i thua hijes nė mur... Dhe pi. Ti nuk pi si mė parė, s'pi pėr tė harruar, (Nėse tė harrojnė, s'harron gjith' jetėn), Ti pi se do, thjesht, tė kesh diēka nė duar Dhe jo qė tė dehesh, as t'ėmbėlsosh tė vėrtetėn.
Mban vesh. Papritmas, heshtin zogjt' e natės. Pėrjashta s'ndihet asnjė pip'timė Veē rrahjes sė flatrave tė kukuvajkės, Qė e trembur nxitimthi braktis ēatinė. Diē ndodh. Dritaret janė tė gjitha mbyllur, Por ballin dhe flokėt, ftohtė t'i rreh era. Ngadalė afrohen ca hapa tė mbytur, Errėsirė,... njė gėrrvimė,... hapet dera... Dhe njė fjalė do tė thuash, por tė flasėsh s'mund. Ndjen akull nė zverk – ėshtė Kosa e Vdekjes. Ē'ka mbetur nė gotė, e kthen me fund, Pastaj qetėsia ia zė vendin heshtjes.
|
|
Top
|
|
|
|
#995295 - March 28, 2008, 7:51 pm
Re: Kendi i krijimeve te reja
[Re: McCik]
|
anetar aktiv
Registered: November 6, 2006, 5:50 pm
Posts: 3744
Loc: otnorot
|
kete ma zune syte ne nje forum tjeter .. bravo poetit
Kėnga e njė dehėsi tė dehur...
Kur tė vdes do vdes pa frikė nė sy qė ti tė mos trembesh, vogėlushe... I dehur nga vdekja do tė tė pėshpėris psallme tė pakėnduar kufomash pėr tė gjallėt dhe ti shndrroji nė ninulla... Por mos ua mėso zogjve kėngėn time se dehin qiellin... qielli retė... dhe fluturimet rrėzohen... hapėsirat ngatėrrohen... dielli verbohet... hėnėn e ha ujku... ujqėrit njėri-tjetrin... e pastaj... kush do e ngrejė dollinė e fundit?
Mė deh vdekja po aq sa e deha unė kėtė jetė... E njėjta pije ngjyrė ėndrre... (gjumi i fundit mė mėsoi qė sytė e ėndrrės janė tė bukur vec kur janė tė mbyllur...)
E ke dėgjuar vdekjen tė flasė pėrcart? E di c'mė thotė nė vesh tani? "Krahėt nuk janė pėr fluturime, por pėr tė ruajtur ekuilibrin...kur nuk fluturon." Gostia e Fundit ėshtė gjithnjė e dehur...
|
|
Top
|
|
|
|
#995958 - April 12, 2008, 12:52 pm
Re: Kendi i krijimeve te reja
[Re: HaRaP]
|
anetar i AF
Registered: April 4, 2008, 9:42 am
Posts: 388
|
SA KEQ
Ra shi acidik ne ulcer Stomake u permbyten ne frike Dy drere shaluan ylbere E s'u moren me me politike.
Dielli doli nga mbledhja me shkresa boshe ne kurore U helmuan me tym perendite dhe pareshtur vollen debore
|
|
Top
|
|
|
|
#995959 - April 12, 2008, 1:02 pm
Re: Kendi i krijimeve te reja
[Re: HaRaP]
|
anetar i AF
Registered: April 4, 2008, 9:42 am
Posts: 388
|
CLODHJE
Me e kote se Jeta ishte Vdekja ngaqe asgje s'pipetinte ne dyert e saj te erreta Heshtje funerali ne boketimat pa tinguj ku une isha s'isha i humbur neper idhuj Kaloi kotesia pa kohen kur akrepat antike ngelen Muskujt e teresise u clodhen se kishin pushim te dielen.
|
|
Top
|
|
|
|
#995960 - April 12, 2008, 1:10 pm
Re: Kendi i krijimeve te reja
[Re: HaRaP]
|
anetar i AF
Registered: April 4, 2008, 9:42 am
Posts: 388
|
KESHTU E ASHTU
Pergjate lumenjsh thashethemesh shkumojne ethe qejfi e lajne ate qe pati kuleten e krimbur e trurin e nje peshku te majme
Dallaveret gerhasin ne goten e thyer qe une skermite me dhembe ciflat qe vozisin kuturu te enjtin kur mbesin ne kembe
* * * Anekdoda avarie thura me ca therrime te verteta i thashe te thote te me thuash pse s'jep doreheqje nga jeta.
|
|
Top
|
|
|
|
#995961 - April 12, 2008, 1:14 pm
Re: Kendi i krijimeve te reja
[Re: HaRaP]
|
anetar i AF
Registered: April 4, 2008, 9:42 am
Posts: 388
|
LUFTE
Kripen kohet komode Paqja proteston pabesisht krenohen krimet kolose plaget perterihen pafundesisht
|
|
Top
|
|
|
|
#996157 - April 19, 2008, 5:57 pm
Re: Kendi i krijimeve te reja
[Re: Per7-Shefki Meka]
|
anetar i AF
Registered: July 9, 2006, 7:22 pm
Posts: 372
|
Ti mė bėn mbret
Pranė meje rri e qetė, Paksa indiferente. Mendoj... nuk di as vetė Mendja se ku mė vete.
Mė dukesh aq e bukur, Ashtu e patrazuar E unė, krejt i pėrhumbur, Mezi pres tė tė marr nė duar.
Ta shoh buzėn e harkėt. Ballė s'mund t'i bėj tundimit. Ngadalė zgjat dorėn pakėz, Mbi buzė ta vendos gishtin.
E sjell mollzėn pėrqark... Ah, ē'prekje sa e ėmbėl! Ndjej gishtin si m'u lag. Mė duket jam nė ėndėrr.
Rrėshqasin gishtat poshtė... Ah, ē'linja ideale! S'rri mendja mė nė kokė E dora s'di tė ndalet.
S'pres mė! Puth buzėn tėnde. Ē'e ėmbėl njomėsi, Mbėshtjell gjuhėn me ėndje, Mė shtyn nė marrėzi!
Pastaj llavė vullkani Vėrshon nėpėr damarė. Mė vjen fuqi prej djali. Rreh zemra si e marrė.
Ma kthen gazin qė pata Njėherė e njė kohe, Ma bėn shpirtin me flatra Kjo Puthje Mbihyjnore.
Tė puth dhe ndjehem unė Mbret pėrmbi mbret nė botė, Ndaj nuk tė braktis kurrė. S'beson!?... ...God, Gott, o Gotė!
|
|
Top
|
|
|
|
#996181 - April 20, 2008, 9:53 am
Re: Kendi i krijimeve te reja
[Re: McCik]
|
anetar i AF
Registered: April 4, 2008, 9:42 am
Posts: 388
|
ATDHE
Dita pa diell me flakeron ne biruce ndjehem si gjethe e baltosur nen kepuce Nata kasape ther qiellin me rrufe Atdheu me perpin kam mall dhe s'fle Flirtoj nder lule si bleta por s'bej mjalte ne hoje Kur te lash,te qortova vrapova nga vetja Atdhe.
|
|
Top
|
|
|
|
#996331 - April 24, 2008, 3:29 pm
Re: Kendi i krijimeve te reja
[Re: Per7-Shefki Meka]
|
Fantazia
Unregistered
|
CLODHJE
Me e kote se Jeta ishte Vdekja ngaqe asgje s'pipetinte ne dyert e saj te erreta Heshtje funerali ne boketimat pa tinguj ku une isha s'isha i humbur neper idhuj Kaloi kotesia pa kohen kur akrepat antike ngelen Muskujt e teresise u clodhen se kishin pushim te dielen. E vecova pak nga cikli qe ke sjelle. Urime Perandoria7. Te bukura dhe te nje stili te vecante!
|
|
Top
|
|
|
|
#996419 - April 27, 2008, 11:31 am
Re: Kendi i krijimeve te reja
[Re: McCik]
|
anetar i AF
Registered: April 4, 2008, 9:42 am
Posts: 388
|
SHQIPETAR!
S'jam...me te huajt perreth shpesh shfaqet nje gur zalli, buzeqeshja e blerte zbardhon strukem nen dimer malli. Diteve...dekadave dergjem me shemton petku i territ, i shqas mallit nga kthetrat por bie ne fund te ferrit Mbi varrin tim do t'degjoj eren qe merr fryme neper bar e lodron tej me epitafin "Ringjallem se jam SHQIPETAR!"
|
|
Top
|
|
|
|
#996596 - May 3, 2008, 9:40 am
Re: Kendi i krijimeve te reja
[Re: Per7-Shefki Meka]
|
anetar i AF
Registered: April 4, 2008, 9:42 am
Posts: 388
|
NGANJEHERE...
Nje gote ka lezet e dyta hatermbetura te treten s'e shoh me ne te katerten fjeta U de endrra ime piu fjale zemre mbi pirgje pasionesh gota ne forme femre Ne klube harresash midis Mbreterise se Rumit e humbi toruan dhe Zoti shpenzoi planetin e fundit
|
|
Top
|
|
|
|
#996597 - May 3, 2008, 9:53 am
Re: Kendi i krijimeve te reja
[Re: Per7-Shefki Meka]
|
anetar i AF
Registered: April 4, 2008, 9:42 am
Posts: 388
|
NJEREZIT
Farat e luftes tutje ne diell mbollen eklipse groteske hapesirave brodhen Skllavi i rropatur lirine s'e pagoi lufta u nenshkrua paqen e ndeshkoi Ne cep te miresise mosmarreveshje linden u vrane me miliona miliarda s'u binden! Ujevara luftrash derdhin ushtare me medalje fitoresh Batica njerezore shushaten perdhosin varre diktatoresh.
|
|
Top
|
|
|
|
#997158 - May 25, 2008, 11:32 am
Re: Kendi i krijimeve te reja
[Re: Per7-Shefki Meka]
|
anetar i AF
Registered: July 9, 2006, 7:22 pm
Posts: 372
|
Pa rradhė
Po t'i pija gotat me rregull e rradhė, Ndoshta jeta ime do ishte ndryshe. S'do bėja kot sherr nėpėr mėhallė, S'do ankohej komshia tek ime gjyshe.
S'di pse, kur pi mė ngatrrohen nė kokė Gotat, fytyrat, mė vonė sokakėt. Ndonjė natė shkurti gdhij me maēokė. Mė dhimbsen si vajtojnė dashurinė e largėt.
Nganjėherė (besoni, s'mė ndodh gjithmonė!), Para se tė mbulohet gjithēka me mjegull dhe hije, Ēdo femėr mė duket si Sharon Stone, Ēdo mashkulli kam qejf t'ia ngjesh turinjve.
Ndodh qė s'di nė ėshtė fillimi i mbrėmjes, Apo fundi i natės, kur dal prej derės. Si tabaka mė duket disku i hėnės Dhe yjet si syēkat e kamerieres.
|
|
Top
|
|
|
|
#997189 - May 27, 2008, 9:51 am
Re: Kendi i krijimeve te reja
[Re: McCik]
|
anetar i AF
Registered: April 4, 2008, 9:42 am
Posts: 388
|
Dy vargjet e fundit jane per t'u pire ne kupe!
|
|
Top
|
|
|
|
|
|