7614 Members
78 Forums
24426 Topics
931562 Posts
Max Online: 371 @ October 24, 2007, 11:59 pm
|
|
|
#617559 - November 17, 2004, 2:01 am
Re: Firefox-i nė Shqip
|
anetar
Registered: May 20, 2004, 12:00 am
Posts: 37
Loc: Kosove
|
Edhe une e shkarkova dhe menjeher e ndrrova me IE shume forte koka...
_________________________
Shkelzeni.tk
|
|
Top
|
|
|
|
#617560 - November 18, 2004, 9:03 am
Re: Firefox-i nė Shqip
|
anetar i AF
Registered: November 3, 2002, 11:00 pm
Posts: 514
Loc: Denmark
|
Besnik, ne rradhe te pare urime per punen e kryer deri tani, fillimi kuptohet qe ka veshtiresite e veta si dhe defektet e mundshme, e kam llafin per perdorimin e gjuhes shqipe, qe ne disa raste jane bere shqiperime qe nuk kane kuptim. Gjithsesi nuk jam ketu per te folur per "defekte gjuhesore" ne mund ti quajme keshtu.
Kam nje problem me Firefox, qe besoj se mund te me japesh nje ndihme:
Para se ti te hapje kete teme, pata instaluar Firefox ne anglisht. Pasi shkarkova Firefox ne shqip dhe e instalova, tek appleti Add Remove Programs me dolen 2 instanca te Firefox, 1 per versionin anglisht dhe 1 per versionin shqip. I bera deinstalim te Firefox, dhe me mbeti ne applet instanca e Firefox ne shqip, konkretisht 1.0RC1 (sq-AL). Aktualisht nuk e kam me Firefox 1.0RC1 (sq-Al), dhe nga ai link qe ke postuar ketu, nuk shkarkoj versionin qe me duhet. A ke ne ndonje cep te kompjuterit tend nje kopje te 1.0RC1 (sq-Al), nmq ta instaloj dhe njehere dhe ta deintaloj qe te heq ate instancen tek appleti i Add Remove Programs?
Kjo sepse me bezdis fakti qe te kem ne kompjuter pjese programesh qe mbesin, kur realisht ato nuk me te instaluara.
Respekte
Admirali
P.S. Mund ta besosh ose jo, por njehere me ndodhi qe Firefox beri crash. Fatkeqesisht nuk u kujtova te beja nje print screen.
_________________________
"Hakmarrja ėshtė njė pjatė qė konsumohet e ftohtė" - "La vengeance est un plat qui se mange froid" Les Liaisons Dangereuses
|
|
Top
|
|
|
|
#617561 - November 18, 2004, 12:26 pm
Re: Firefox-i nė Shqip
|
anetar i AF
Registered: November 4, 2002, 11:00 pm
Posts: 561
|
Pėr Windows prej kėsaj lidhjeje mund tė kesh versionin mė tė fundit pėr build-et (pėr Shqipen). Hidhi njė sy faqes qė pėrfaqėson kjo lidhje pėr gjuhė tė tjera apo OS tė tjerė. A bėhet fjalė pėr Windows, sė pari? Them se po, ngaqė nėn Linux mund tė instalosh sa instanca tė tė pėlqejė, dhe tė hapėsh njėkohėsisht... Nėse nuk arrin tė ēinstalosh x apo y program i bie tė jetė njė defekt i Windows-it. Mė shumė akoma po tė kemi parasysh qė FF nuk ėshtė menduar pėr tu ngulur me pahir nė disqet e pėrdoruesve. I njėjti hamendėsim vlen edhe pėr vithisjen (crash) tė FF, edhe pse askush, aq mė pak unė, pretendon qė funksionimi i FF, ėshtė 100% i garantuar nga defekte qė janė nė parim pjesė e ēdo softi. Pra nuk ėshtė ndonjė hata qė FF tė bllokohet. Shkruana prapė nėse nuk arrin zgjidhjen ose nėse unė nuk kuptova mirė pyetjen.
|
|
Top
|
|
|
|
#617563 - November 19, 2004, 12:08 pm
Re: Firefox-i nė Shqip
|
anetar i AF
Registered: November 3, 2002, 11:00 pm
Posts: 514
Loc: Denmark
|
Besnik, flm per gadishmerine tende, por e zgjidha problemin. Sa per reference per te tjeret, per te hequr nga appleti Add Remove Program, instanca te software qe keni c'instaluar por qe kane ngelur aty, veproni si me poshte:
Start-Run-Regedit tek HKey_Local_MAchineSoftwareMicrosoftWindowsCurrent VersionUninstall do te gjeni te renditura te gjithe programet qe ndodhen tek appleti Add Remove Programs. Nje pjese jane me emrin e tyre si psh DAP, kurse nje pjese tjeter jane me GUID si psh {01A4AEDE-F219-49A2-B855-16A016EAF9A4*
Mjaftoni te fshini emrin e programit (qe quhet Key ne Regedit) psh DAP ose {01A4AEDE-F219-49A2-B855-16A016EAF9A4* dhe ai program nuk do te jete me tek appleti Add Remove Programs.
Kujdes: Keshillohet te perdoret nga ata qe jane marre me Regedit, jo nga filestare, pasi nje gabim, ju kushton demtim te sistemit.
_________________________
"Hakmarrja ėshtė njė pjatė qė konsumohet e ftohtė" - "La vengeance est un plat qui se mange froid" Les Liaisons Dangereuses
|
|
Top
|
|
|
|
#617565 - December 2, 2004, 9:20 am
Re: Firefox-i nė Shqip
|
anetar i AF
Registered: September 20, 2004, 12:00 am
Posts: 223
Loc: rome
|
sepse nqs ke xp ka shume mundesi qe nuk ke instaluar IIS.
_________________________
Mė mirė vonė se kurrė!
|
|
Top
|
|
|
|
#617568 - December 23, 2004, 3:03 pm
Re: Firefox-i nė Shqip
|
anetar i AF
Registered: November 4, 2002, 11:00 pm
Posts: 561
|
Ndihma e Firefox-it, e pėrkthyer nė Shqip, ėshtė thuaj e pėrfunduar. Gjėrat qė mbeten pėr pėrfundimin: fotot duhen bėrė nga njė verions Shqip dhe qė xhiron nė njė mjedis XP. XP-ja ėshtė i nevojshėm qė fotot tė jenė tė ngjashme me ato tė pėrdorura nė pėrkthimet e tjerė apo edhe nė origjinal. Ka disa terma qė nė sisteme tė ndryshėm operativė janė tė ndryshėm dhe pėr ta ėshtė pėrdorur njė rrugė qė lejon pėrdorimin e termit tė duhur tė ppėrkthimit nė varėsi tė OS-it. Ndaj edhe shihen, kėshtu siē ėshtė, te ndihma gjėra si &pref. apo nndonjė tjetėr e ngjashme. Kjo vetėm pėrkohėsisht, ssepse kur ndihma tė jetė brenda programit pėr tu hapur normalisht brenda tij, (ajo qė hapet nė versionin Anglisht hėpėrhė), pėrdorimi i termit tė duhur do tė jetė automatik. Nėse haset vėshtirėsi nė leximin e faqeve tė ndihmės, kujtohuni qė kodimi i gėrmave pėr to ėshtė UTF-8 dhe programi me tė cilin pėrpiqeni ti lexoni duhet kaluar nė UTF-8. Fotot shfaqen nėse jeni tė lidhur nė Internet. Sikur dikush tė mė dėrgonte fotot pėrkatėse nga pėrkthimi Shqip nėn XP do ndihmonte jo pak.
|
|
Top
|
|
|
|
#617569 - January 14, 2005, 1:58 am
Re: Firefox-i nė Shqip
|
anetar i AF
Registered: November 4, 2002, 11:00 pm
Posts: 561
|
Ndihma pėr Firefox-in tani ėshtė e mundur tė kihet brenda programit, pra jo mė si dokumente tė jashtėm. Shkarkoni Ndihmėn pėr Firefox-in prej kėtej dhe pas kėsaj instalojeni si njė zgjerim tė zakonshėm. Nėse ju shfaqet njė mesazh gabimi, por qė ju kėrkon ripohim pėr tė vazhduar, jepjani dhe mandej rinisni Firefox-in. Pas hapjes duhet qė klikimi te Menuja pėr Ndihmėn tė shfaqė Ndihmėn tė pėrkthyer: [IMG]http://besnik.spymac.net/Pamje/Ndihma_e_Firefox-it.jpeg[/IMG]
|
|
Top
|
|
|
|
#617570 - January 14, 2005, 3:36 pm
Re: Firefox-i nė Shqip
|
anetar i ri
Registered: January 2, 2005, 11:00 pm
Posts: 17
Loc: Greqi
|
O besnik, meqė ti qeke i mirė pėr kto pėrkthimet, unė do filloj sė shpejti tė pėrkthej Operėn. Do ndihmosh?
|
|
Top
|
|
|
|
#617572 - January 26, 2005, 9:48 am
Re: Firefox-i nė Shqip
|
anetar i AF
Registered: July 21, 2003, 12:00 am
Posts: 454
Loc: Tirane
|
Po shkruaj ne kete teme, meqe ketu jemi ne shtepine e Firefox-it. Une kam kohe qe perdor kete program si shfletues interneti, dhe duhet te pranoj qe gjate gjithe kesaj kohe, e kam harruar se c'jane dritaret e shpifura pop-up qe shperthejne nga IE Mirepo, kam filluar te has nje "problem". Kam disa faqe interneti nga te cilat bej porosi online, ose marr informacion per porosite dhe faturat nga database-i i tyre online. Me ndodh qe disa nga link-et nuk punojne me Firefox nderkohe qe me IE punojne shume mire. Mos ndoshta kjo vjen ngaqe programuesit e ketyre portal-eve, programojne duke patur ne mendje IE dhe testojne programet e tyre vetem me IE? flm. te gjitheve per ēdo keshille. :wave:
_________________________
...MAKTUB...
|
|
Top
|
|
|
|
#617573 - January 26, 2005, 11:59 am
Re: Firefox-i nė Shqip
|
anetar i AF
Registered: November 4, 2002, 11:00 pm
Posts: 561
|
Njėri shkak ėshtė ai qė thua, pra hartimi i kėtyre faqeve duke patur parasysh protokolle tė MS dhe jo standarde gjithėpėrfshirės. Njė shkak tjetėr, qė duhej tė ish zhdukur tashmė, por duhet tė presim build-in tjetėr, krijuar pasi tė miratohen disa arnime qė i kam bėrė pėrkthimit: njė hapėsirė e tepėrt nė njė nga vargjet e pėrkthimit pengon procesin e mirėfilltėsimit midis FF-it dhe disa prej site-eve qė pėrdorin tė tillė (falemnderit h3lios-it pėr njoftimin)  . Nė rastin konkret, nėse ėshtė apo jo ky shkaku i vėshtirėsive mund ta provosh duke xhiruar FF-in nė origjinal dhe shih nėse vazhdon tė kesh problem. (Po hamendėsoj qė pėrdor FF-in nė Shqip...)
|
|
Top
|
|
|
|
#617574 - February 17, 2005, 2:05 pm
Re: Firefox-i nė Shqip
|
anetar i AF
Registered: November 4, 2002, 11:00 pm
Posts: 561
|
Build-et e fundit pėr Firefox 1.0.1 janė gati, mund tė shkarkohen prej Mozilla-s Ndryshimet me 1.0 duhet tė jenė pak, akoma nuk kam parė ēfarė konkretisht nga arnimet qė pata parashtruar janė zbatuar. Shpresoj qė tė jetė ndrequr njė bug qė nuk lejonte nė build-et e parė tė hyje nė faqe qė kėrkojnė mirėfilltėsim.
|
|
Top
|
|
|
|
#617575 - February 28, 2005, 9:44 pm
Re: Firefox-i nė Shqip
|
anetar i AF
Registered: November 4, 2002, 11:00 pm
Posts: 561
|
Versioni Shqip i Mozilla Europės ėshtė gati.
|
|
Top
|
|
|
|
#617576 - May 20, 2005, 8:46 pm
Re: Firefox-i nė Shqip
|
anetar i AF
Registered: November 4, 2002, 11:00 pm
Posts: 561
|
|
|
Top
|
|
|
|
#990670 - January 16, 2008, 3:43 pm
Re: Firefox-i nė Shqip
[Re: BB_ose_bb]
|
anetar i AF
Registered: November 4, 2002, 11:00 pm
Posts: 561
|
Paketa gjuhėsore pėr Shqipen ėshtė gati dhe mund tė shkarkohet prej kėsaj lidhjeje: http://l10n.mozilla.org/~buildslave/incubator/firefox-2.0.0.12pre.sq.langpack.xpiPaketa vlen pėr versionin 2.0.0.12 tė Firefox-it. Klikimi mbi tė duhet tė nisė praktikisht edhe instalimin e saj. Pasi tė jetė instaluar, hapeni Firefox-in dhe te dritarja e ku hidhen lidhjet pėr t'i hapur shkruani vetėm sa vijon: about:config Tek faqja qė hapet, gjeni vargun general.useragent.locale dhe jepni vlerėn sq. (Djathtasklikimi mbi parametrin general.useragent.locale do tė hapė njė menu, aty zgjidhni Change dhe te kutiza qė do tė hapet jepni vlerėn sq). Nisja pasuese e Firefox-it duhet t'ua shfaqė programin nė Shqip) Me po tė njėjtėn rrugė mund tė riktheni FF te gjuha qė kishit mė parė nė punė pėr ndėrfaqen UI. Pyetjet e rastit bėjini kėtu. Vazhdimi i projektit e ka tė domosdoshme provimin e kėsaj pakete gjuhėsore. Jo thjesht nė pikėpamjen e pėrkthimit, nuancave stilistike apo pajtimin mbi terma problematikė. Mė tepėr nga ana teknike, pra lypset dėshmia nga ana e pėrdoruesve qė FF, nėn pėrkthim, funksionon paq, njėsoj si nė origjinal. Dmth qė dritaret hapen pa shformim, menutė janė funksionale, nuk ka pjesė tė tėra tė papėrkthyera etj. Nėse dikush e provon dhe del me pėrshtypjen se funksionon nė rregull, do ishte i lutur tė raportonte me dy fjalė suksesin e provės kėtu, veēanėrisht nėn Mac, qė tė mund tė pėrdor dėshmitė si provė qė projekti ka kaluar testimet e rastit. Falemnderit paraprakisht kujtdo qė ofron ndihmėn.
|
|
Top
|
|
|
|
#992987 - February 19, 2008, 9:37 pm
Re: Firefox-i nė Shqip
[Re: BB_ose_bb]
|
anetar i AF
Registered: November 4, 2002, 11:00 pm
Posts: 561
|
Paketa gjuhėsore (nė formė paraprake) ėshtė gati pėr provė dhe mund ta shkarkoni prej kėtej Vlen pėr versionin 3.0b4, pra versioni beta i Firefox 3. Ka ende nevojė pėr ndreqje drejtshkrimi ndoshta, dhe pėrmirėsim tė tasteve tė caktuar pėr shkurtore tastiere. Sidoqoftė, e mira kėtė herė ėshtė qė mė nė fund kapėm ritmin e qarkullimit tė versionit zyrtar, nuk jemi muaj mbrapa si kemi qenė tėrė kėtė kohė qė nga versioni 1.5, i fundit qė pati njė version zyrtar nė Shqip.
|
|
Top
|
|
|
|
#994041 - March 9, 2008, 1:06 pm
Re: Firefox-i nė Shqip
[Re: BB_ose_bb]
|
http://shqypnija.blogspot.com/
anetar i AF
Registered: November 2, 2007, 7:26 pm
Posts: 410
Loc: Shqiperi
|
shume i mire si browser eshte edhe shqip!
_________________________
-------------------------- Sapo eshte rinovu, eshte 100% SHQIP dhe trajton kryesisht problemet Shqiptaro-Greke, be part, vizitoje, kliko dy here mbi: http://shqypnija.blogspot.com/ ------------------
|
|
Top
|
|
|
|
#994408 - March 14, 2008, 10:46 pm
Re: Firefox-i nė Shqip
[Re: CeljanFr_all]
|
anetar i AF
Registered: November 4, 2002, 11:00 pm
Posts: 561
|
Ja disa foto nga pėrkthimi nė punė e sipėr: Pamje ekrani nga Firefox-i nė Shqip Siē mund tė shihet nė njėrėn prej fotove, janė zhdukur shenjat parazite qė shiheshin te b4 atje ku duheshin parė Ctrl, Alt apo Shift. Ndreqjet e fundit janė pasqyruar nė kėto versione: Pėr LinuxPėr MacPėr Windows, .exePėr Windows, .zip
Edited by BB_ose_bb (March 14, 2008, 10:57 pm)
|
|
Top
|
|
|
|
#994674 - March 19, 2008, 10:00 am
Re: Firefox-i nė Shqip
[Re: BB_ose_bb]
|
anetar i AF
Registered: November 4, 2002, 11:00 pm
Posts: 561
|
Montimi i fundit eleminon edhe njė gabim qė shfaqej kur nuk gjendej njė faqe. Nė vend tė ankesės pėr netError.dtd dhe XML tani shfaqet, ashtu si duhet, njė dritare mesazhi gabimi. Provojeni duke dhėnjė njė vendndodhje gabim qėllimisht, p.sh.: http://www.algforumi.com/dhe nėse ju shfaq njė faqe ku flitet pėr netError.dtd i bie qė keni akoma montimin e vjetėr tė instaluar. Pėrndryshe, nėse shfaqet njė mesazh gabimi rreth faqes qė nuk gjendet dhe shkaqeve, jeni nė rregull.
|
|
Top
|
|
|
|
|
|