Vetėm gratė gjakojnė
Nga ARBĖR SHTĖMBARI
Nė Shqipėri gratė rrihen! Natyrisht, kėtu nuk kemi thėnė ndonjė gjė tė re. E vėrteta ėshtė se rrihen. Ky ėshtė njė fakt qė konfirmohet ēdo vit edhe prej raporteve tė shumta qė pėrgatiten prej organizmave shtetėrore apo prej OJQ ve. Nga kėto raporte mėsojmė pėrqindjet e rasteve tė grave tė dhunuara, nivelin e perceptimit tė shoqėrisė shqiptare ndaj dhunės mbi gratė, sikundėr mėsojmė edhe kategoritė e dhunės sė ushtruar, (kryesisht) nė formėn e dhunės fizike, seksuale, verbale, psikologjike etj. Pak a shumė dukuria trajtohet nga njė kėndvėshtrim i pastėr juridist, ku tė akuzuarit janė (kryesisht) burrat, ndėrsa viktimat janė gratė. Edhe trajtimi i kėsaj dukurie realizohet pėrmes njė forme tė humanizmit naiv: mė tepėr pėrkulemi te pasojat, sesa te dinamika e zhvillimit tė kėsaj dhune.
Ndėrkohė qė pėrmendim kategoritė e njohura tė dhunės, ato qė diktohen nė mėnyrė empirike, dhunėn simbolike, atė qė e kemi tė pranishme nė mėnyrė tė pėrorshme nė ēdo institucion social, gati – gati nuk e pėrmendim fare. Dhe shkon e bėhet mė shqetėsuese si dukuri kjo, kur si e tillė, domethėnė si dhunė simbolike, nuk pėrfshihet fare nė raportet zyrtare tė organizmave shtetėrore dhe nė ato tė OJQ-ve! Po pėrse ngjet kėshtu, kur dihet qė kjo dhunė simbolike, krejt e padukshme (pasi na jepet e natyralizuar), por aq shumė e pranishme nė jetė?! A nuk jemi tė tėrė faktorė objektivė, por edhe subjektivė, nė shoqėri, duke realizuar, si nė njė formė tė pavetėdijshme bazėn e ri(de)gjenerimit tė dhunės mashkullore nė ēdo aspekt tė jetės nė vendin tonė?!
Siē jemi tė gjithė dėshmitarė, problemi i dhunės ndaj grave ka qenė pėrherė njė tabu. Ka qėnė njė problem intim. Ka qėnė dhe, ēuditėrisht, ka mbetur njė ēėshtje personale e pakėz mė shumė se personale, domethėnė familjare! Edhe pse ka kode tė shkruara qė e mbrojnė gruan, kėto nuk pėrfillen, sepse, pse tė mos e pranojmė, mbi kėto kode veprojnė kodet e pashkruara! Kodet qė dhunojnė gruan. Kėshtu, para disa ditėsh, teksa vizitoja njė mik, ende pa u ulur mirė e shoqja e tij u ngrit sikur ti ishte dhėnė njė urdhėr prej dikujt qė nuk kishte emėr (por qė asaj i kish mbėrritur nė bazėn mendore) dhe nisi tė ekzekutonte ritualin normal tė tė bėrit tė kafesė!
Mirėpo ēasti psikologjik nuk mbaroi kėtu. Sėrish pa ia kėrkuar kush, por nisur nga normaliteti femėror, ajo kėrkoi tė mėsojė masėn e dhunės simbolike, duke pyetur me pafajsi: A ta kam bėrė tė mirė kafen?. Dhe, me tabaka nė duar, qėndroi thuajse gatitu mė kėmbė, derisa mori pohimin tim, qė, natyrisht, i shkaktoi njė farė kėnaqėsie.
Raportet sociale tė kėsaj natyre burrė grua zbulojnė lojėn simbolike midis dominuesve dhe tė dominuarėve. Kjo lojė, tashmė tepėr e zakonshme, ėshtė jetėsuar nė komunitet, duke u trupzuar natyrshėm te tė gjithė. Aktualisht shikohet njė e vėrtetė e pakundėrshtueshme: sillemi sikur grave tu pėlqente apriori gatimi, pastrimi i shtėpisė, kujdesi pėr fėmijėt Kėto dhe mjaft punė tė tjera shtėpiake tė seksuara, funksione tė atribuara arbitrarisht vetėm grave, ardhur natyrshėm deri sot prej socializimeve tė hershme, kanė bėrė qė edhe vet gratė – viktima, megjithė tensionet e pėrkohshme nėn ēatinė e pėrbashkėt, i pranojnė si tė tyret!
Dhuna simbolike, njė formė e veēantė si e tillė, krijon jo vetėm sisteme tė reja klasifikimi, por formon edhe hapėsira fizike specifike tė dhunės; nė shtėpi, nė punė a gjetiu. Ndėrkohė, kjo lloj dhune krijon edhe njė lloj kalendari tė saj. Kėshtu, pėr shembull, gjatė javės nė kėtė tė ashtuquajtur kalendar dhune asaj i duhet tė mbajė parasysh detyrime tė tilla, gjatė ditėve – pėrveshja e mėngėve pasi vjen nga puna; gjatė fundjavės – pėrkushtimi tėrėsisht ndaj pastrimit tė shtėpisė, tė shkallės, tė oborrit
Tė dominuarat, (gratė), tė mikluara edhe prej disa miteve fars, si atij qė lidhet me bukurinė femėrore dhe kujdesin pėr trupin, kujdes qė shkon gati – gati nė njė fashizėm tė bukurisė, qendrojnė nė pritje tė reagimit tė burrave. Ndėrkohė qė shumė prej kėtyre tė fundit janė gati tė japin edhe jetėn pėr njė ofendim qė do tė mund tu prekte nderin nėnave a bashkėshorteve tė tyre, ndėrkohė qė brėnda shtėpisė janė po kėta qė shndėrrohen nė dhunues potencialė! Nga ana tjetėr, gratė kanė pranuar e pėrqafuar vizionin e dominuesve dhe, kėshtu, janė bėrė bashkėpunėtore tė pavullnetshme nė principium ordinem social ekzistues.
Pėr tė kuptuar dhunėn mashkullore te ne do tė duhej, pra, tė tejkalohej kėndvėshtrimi juridist, qė merret thjesht me pasojat, apo vetėm me fajtorėt e dhunės direkte, asaj tė dukshme, dhe tė gėrmohej mė thellė, porsi arkeologė, pėr tė zbuluar atė sarkofag qė e kemi groposur sė bashku dhe ku ruhet e vėrteta e kėsaj dhune. Pa rėnė nė teza qesharake komplotesh tė burrave ndaj grave, nė kėtė arkeologji tė dijes, siē thoshte filozofi francez, Fuko, ndoshta do tė duheshin tė shmangeshin edhe analizat marksiste, qė e vendosin theksin te diferencat (materiale) qė krijohen midis sekseve nė raport me prodhimin dhe me format e prodhimit. Engelsi pat thėnė, se martesa ėshtė njė formė prostitucioni, duke aluduar kėtu mbi pėrfitimet materiale prej riprodhimit tė raporteve tė dominimit.
Analiza materialiste, qė shmangte studimin simbolik e kulturor nė raportet burra – gra, u vu nė pikėpyetje nga disa lėvizje radikale feministe, ku njė nga sloganet mė tė njohura ka qėnė Proletarė tė tė gjitha vendeve, kush jua lanė ēorapet! Qė prej viteve 70 pėrpjekjet feministe kanė ardhur duke u zbehur, pasi, duke u fokusuar vetėm te rolet dhe statuset, siē thoshte Simone dė Bovuar, nuk lindesh grua, por bėhesh e tillė. Sot mekanizmat e dhunės mashkullore tentojnė tė fshihen, tė bėhen mė tė padukshme. Ndaj analiza e duhur pėr tė kuptuar dhunėn ndaj grave do tė ishte ajo qė do tė integronte edhe studimin empirik tė tė mirave simbolike nė raportet sociale midis burrave e grave. Pikėrisht kjo analizė do tė zbulonte mekanizmin e ndėrtimit nė kohė dhe tė strukturimit tė brendshėm tė gjinive nė vendin tonė.
Dhe kjo analizė, natyrisht, do tė hapte fusha tė reja aksioni pėr tė zbutur e, pse jo, edhe pėr tė zgjidhur konfliktet dhe tensionet midis sekseve nė vendin tonė. Jeta e ka brėnda tė vėrtetėn e saj: fytyra e veprimit emancipues duhet mbajtur e kthyer drejt grave. Se vetėm gratė gjakojnė.
Shpėrndaje.
Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://saktivista.com/?p=1306