Shqipėria, falė njė kryevepre samba tė Ervin Skelės nga goditja e lirė, triumfoi 1-0 ndaj Irlandės sė Veriut nė Qemal Stafa nė miqėsoren e parė tė vitit 2010, ndėrkohė qė trajneri Josip Kuzhe, vendosi njė rekord personal me katėr ndeshje pa humbje nė po aq testime ndėrkombėtare.
Njė fitore qė mban njė numėr simbolik tė plotė, pasi ishte e 50-ta pėr Shqipėrinė nė 238 ndeshje ndėrkombėtare, pėrfshirė dhe ato zyrtare. Pėr Shqipėrinė, qė ka arritur vetėm 2 fitore nė 9 pėrballje me irlandezoveriorėt, e dyta rresht pas asaj tė vitit 1997 (eliminatoret e Kampionatit Botėror 1998), ky ėshtė sinjal i mirė nė kuadėr tė fushatės kualifikuese tė Kampionatit Europian 2012.
Gjithsesi, djemtė e shumtė tė Kuzhes (aktivizoi 17 lojtarė nė kėtė takim, pėrveē portierit Beqaj), dhuruan njė ndeshje me dy pamje, njė pjesė tė parė virtuoze me shumė raste dhe njė tė dytė tepėr tė lodhur, kjo dhe pėr shkak tė terrenit tė rėnduar tė impiantit ndėrkombėtar kryeqytetas.
PJESA E PARĖ
Topi i parė u luajt nga Irlanda e Veriut, por momenti i parė i pėrket Shqipėrisė. Nė minutėn e dytė, Klodian Duro fitoi njė goditje tė lirė nė njė distancė prej 35 metra Skela mori pėrsipėr ekzekutimin, duke hedhur topin nė zonėn kundėrshtare, por irlandezoveriorėt e shmangin rrezikun.
Njė minutė mė pas, njė top nė zonė pėr Bogdanin nga Agolli, i cili stėrzagjet, por gjuajtje on air sulmuesit tė Kievos pėrfundon butėsisht nė duart e Tejlorit. Nė minutėn e 8-tė, mbrojtėsi i Tiranės, Andi Lila, dha njė krosim nė zonė pėr Bogdanin, por ky i fundit nuk arriti ta shfrytėzojė topin e bukur tė kavajasit.
Gjatė dhjetė minutave tė para, Shqipėria u pėrpoq mė shumė nga krahėt, ku u veēohen Agolli nė tė majtė dhe Lila nė tė djathtė dhe , por harkimet e tyre nė pėrfundim tė aksioneve ishin tė pasakta.
Ansi Agolli lėshoi njė silurė nga 20 metra nė minutėn e 13-tė, por sfera kaloi ngjitur me shtyllėn pingule tė portės sė mbrojtur nga Tejlor i Birmingamit. Bogdani kombinoi me Skelėn, ky i fundit me Duron, por gjuajtja e Klodit u devijua nga portieri kundėrshtar. Nė tė 17, Bogdani shėrbeu brenda zonės pėr Duron, por gjuajtja e kėtij tė fundit ishte e pasaktė.
Nė minutėn e 19-tė, Bogdani nė pozicion tė prirėt brensa zonės gjuajti fortė, topi u rikthye te Skela, por sėrish pa sukses. Goditja e parė e Irlandės sė Veriut u regjistrua nė minutėn e 19-tė, por pa problem pėr Isli Hidin.
Kulmi i 20 minutave tė para ėshtė ekzekutim i bukur i njė goditjeje tė lirė nga ana e Ervin Skėlės, por portieri dhe kapitemi i Irlandės sė Veriut, Majk Tejlor e devijoi nė goditje kėndi. Nė minutėn e 23-tė, Majkėll OKonor ndėrhyri keq ndaj kapitenit tė Shqipėrisė, Altin Lala, duke u ndėshkuar me karton tė verdhė nga gjyqtari boshnjak.
Ervin Skela tregoi klasin e tij ala Ronaldinjo, duke realizuar njė gol spektakolar falė njė gjuajtje tė kalibruar nga 25 metra, e qė la tė shtangur portieri Majk Tejlor nė minutėn e 25-tė. Shqipėri-Irlandė e Veriut 1-0. Goli i 12-tė i Skelės me Kombėtaren, duke barazuar Erjon Bogdanin, e duke qenė tė dy vetėm dy gola larg rekordmenit absolut, Alban Bushi (14 gola). Ervin Skela ėshtė lojtari i pestė qė i shėnon Irlandės sė Veriut, duke u bashkuar kėshtu me Robert Jasharin, Mehdin Zhegėn, Altin Rrakllin dhe Altin Haxhin.
Nė minutėn e 41-tė, njė nga mbrotėsit irlandezoveriorė i dhuroi gabimisht njė top Ansi Agollit, por mesfushori i Krivbasit nė Ukrainė nuk ia doli tė dyfishojė rezultatin pėr Shqipėrinė. Dy minuta pėrpara pėrfundimit tė fraksionit tė parė, Ervin Skela i dha njė asist Erjon Bogdanit, i cili po tė ishte treguar njė gjahtar i vėrtetė golash mund ta kishte shtyrė topin nė rrjetė.
PJESA E DYTĖ
Nisi me zėvendėsimin e Erjon Bogdanit nga ana e Hamdi Salihit tė Rapidit tė Vjenės nė vijėn e parė. Pesė minuta mė pas, MekGivėn dhe Lila pėrplasen midis tyre, por kartoni i verdhė ėshtė pėr lojtarin shqiptar.
Agolli goditi mbi traun e portės pas silurave tė tij tė zakonshme nė ndeshjet ndėrkombėtare.
Nė minutėn e 60-tė, MekGivėn ekzekutoi njė goditje kėndi dhe Krajg rrezikoi me kokė. Sfera pėr fat goditi shtyllėn horizontale tė portės sonė.
Trajneri Kuzhe e kuptoi qė loja jonė nuk pati ritėm nė njėzet minutat e parė tė pjesės sė dytė, dhe bėri dy zėvendėsime njėherėsh: Lala u zėvendėsua nga Hyka dhe Agolli nga Lorik Cana, kapiteni i Sandėrlendit.
Natyrisht qė jam kėnaqur. Kisha njė vit pa luajtur me kombėtaren. Terreni ėshtė i keq, por nė pjesėn e parė bėmė njė ndeshje vėrtet tė mirė, - tha Lala, pas zėvendėsimit.
Nė tė 68, Lorik Cana goditi bukur me kokė nga jashtė zone, por Tejlor reagoi mirė. Nė tė 70 Hidi u bė shpėtimtari i portės, kur Shils goditi me kokė, duke konfirmuar momentet mė tė mira tė kundėrshtarėve.
Tri minuta mė pas, ishte shtylla pingule ajo qė shpėtoi portėn tonė nga goli i barazimit, duke u shndėrruar nė lojtarin e 12-tė tė Kombėtares sonė. Littėl ekzekutoi nga rreth 30 metra njė goditje tė lirė, por sfera pėrfundoi ngjitur me shtyllėn horizontale. Shqipėria, e lodhur nė pjesėn e dytė. Hyka riktheu emocionet nė Qemal Stafa, duke rrezikuar nė minutėn e 78-tė.
Nė minutėn e 80-tė, Kuzheja hodhi nė fushė Emiljano Vilėn nė vend tė Ervin Skelės, i pėrcjellė nėn duartrokitjet e tifozėve.
Goli i shkėlqyer? Pjesėn e parė luajtėm njė futboll tė bukur. Fusha ishte shumė e keqe. Kundėrshtari na vuri nė presion. Bėmė njė lojė tė bukur, - tha Skela pas zėvndesimit. Kuzhe hodhi nė fushė edhe sulmuesin e fundit tė thirrur, Edmond Kapllanin (nė vend tė Bulkut), por vija e parė gjithsesi mbeti e zbehtė. Gjithsesi, njė fitore e bukur e Shqipėrisė qė nė katėr ndeshjet e miqėsore nėn drejtimin e Josip Kuzhesė ka njohur dy fitore dhe dy barazime.
SHQIPĖRI- IRLANDA E VERIUT 1-0
03.03.2010, Qemal Stafa, Tiranė
Shėnues: Ervin Skela 25
SHQIPĖRIA: Hidi, Lila, Dallku, Vangjeli, Angolli (63 Cana), Lala (63 Hyka), Curri, Bulku (84 Kapllani), Duro (74 Bakaj), Skela (80 Vila), Bogdani (46 Salihi). Trajner Josip Kuzhe. Nė stol, i papėrdorur: Beqaj.
IRLANDA E VERIUT: Taylor, Little, McGivern, McCartney, Craigan, O'Connor, McGinn, Davis, Healy, Lafferty, McCann. Trajner: Najxhėl Uorthington. Nė stol: Tuffey, Carson, Kirk, Shiels, Patterson, Evans.
NDESHJE NĖ TOTAL KOMBĖTARJA
Ndeshje Fitore Barazim Humbje Golat
238 50 50 138 209-417
BILANCI ME IRLANDĖN E VERIUT
07.05.1965, Belfast
Irlandė V.-Shqipėri 4-1
Trajner: Zyber Konēi
Shėnues: Robert Jashari
El.KB 1966
24.11.1965, Tiranė
Shqipėri-Irlandė V. 1-1
Trajner: Loro Boriēi
Shėnues: Mehdin Zhega
El.KB 1966
15.12.1982, Tiranė
Shqipėri-Irlandė V. 0-0
Trajner: Shyqyri Rreli
El.Euro 1984
27.04.1983, Belfast
Irlandė V.-Shqipėri 1-0
Trajner: Shyqyri Rreli
El.Euro 1984
09.09.1992, Belfast
Irlandė V.-Shqipėri 3-0
Trajner: Bejkush Birēe
El.KB 1994
17.02.1993, Tirana
Shqipėri-Irlandė V. 1-2
Trajner: Bejkush Birēe
Shėnues: Altin Rraklli
El.KB 1994
14.12.1996, Belfast
Irlandė V.-Shqipėri 2-0
Trajner: Astrit Hafizi
El.KB 1998
10.09.1997, Zyrih
Shqipėri-Irlandė V. 1-0
Trajner: Astrit Hafizi
Shėnues: Altin Haxhi
El.KB 1998
03.03.2010, Tiranė
Shqipėri-Irlandė V. 1-0
Trajner: Astrit Hafizi
Shėnues: Ervin Skela
Miqėsore
Bilanci: 9 ndeshje; 2 fitore, 2 barazime, 5 humbje. Golaverazhi: 5-13. Golashėnuesit e Shqipėrisė: Robert Jashari, Mehdin Zhega Altin Rraklli, Altin Haxhi, Ervin Skela.
SHQIPĖRIA ME KUZHENĖ
ZYRTARE
Shqipėri-Portugali 1-2
Shqipėri-Danimarkė 1-1
Suedi-Shqipėri 4-1
MIQĖSORE
Shqipėri-Gjeorgji 1-1
Shqipėri-Qipro 6-1
Estoni-Shqipėri 0-0
Shqipėri-Irlandė e Veriut 1-0
Bilanci: 7 ndeshje; 2 fitore, 3 barazime, 2 humbje. Golaverazhi: 11-9
Burimi: Albania-sport.com