Registered: September 4, 2003, 12:00 am
Posts: 11
Loc: ne prish te tines
Pėr tė kuptuar realitetin e jetės, ashtu siē na revelohet nga Biologjia Molekulare, do tė na duhej ta zmadhonim qelizėn njė miliard herė, derisa diametri i saj tė bėhet 20 km dhe tė jetė e ngjashme me njė aeroplanmbajtėse gjigande. Ajo qė do tė shohim ėshtė njė kompleksitet i pakrahasueshėm dhe njė ndėrtim i papėrsėritshėm. Nė sipėrfaqen e qelizės do tė gjejmė miliona vrima tė ngjashme me dyert e njė anijeje tė madhe kozmike, tė cilat hapen dhe mbyllen pėr tė lejuar hyrjen dhe daljen e njė rryme tė vazhdueshme materialesh. Nėse do tė kishim mundėsi tė hynim brenda nė njė prej kėtyre vrimave, do ta gjenim veten nė njė botė me njė super-teknologji dhe me njė kompleksitet tė habitshėm, i cili nuk mund tė arrihet nga kapaciteti ynė krijues. Ky realitet ėshtė nė antitezė me rastėsinė dhe lė shumė prapa ēdo gjė tė prodhuar nga inteligjenca e njeriut. A ju mer mendja?
#1012004 - November 24, 2009, 5:12 pmRe: the cell?
[Re: kuri]
Gurax
anetar aktiv
Registered: November 2, 2002, 11:00 pm
Posts: 3214
Kushdo qe thote se mekanizmat jetesore qe vezhgohen sot jane produkt i rastesise, ose nuk di asgje ne kete fushe ose i ka kuptuar shume gabim te tera. Ekziston nje mekanizem shume i percaktuar, i studiuar dhe njohur deri ne ate pike sa eshte ne gjendje te beje parashikime te sakta. Ky mekanizem quhet Seleksionim Natyror.
Per te kuptuar realitetin e jetes, nuk kerkohet shume "ma merr mendja" por kerkohet jashtezakonisht shume "vezhgoj dhe studioj". Me kete menyre eshte hedhur drite se si rregullat rigoroze te Seleksionimit Natyror ndertojne nje nga pjeset perberese te qelizes, flaxhelen notuese (kamzhiku notues) qe eshte menyra de facto standard e zhvendosjes se baktereve.
Procesi i ndertimit dhe funksionimi i flaxheles bakteriale eshte i njohur plotesisht dhe nuk perben ne asnje moment ndonje enigme, perfshire dhe rrugen se si ky mekanizem eshte rafinuar ne qindra miliona vjet (per te mos thene miliarda) deri ne nivelin e paraqitur ne video. Cdo pjese perberese, bllok formues, qe paraqitet ne video gjate konstruksionit te flaxheles, eshte nje proteine.
Enjoy. Flaxhela Bakteriale
_________________________
Before we are wise. After we are wise. In between we are otherwise.