7579 Members
78 Forums
24394 Topics
931456 Posts
Max Online: 371 @ October 24, 2007, 11:59 pm
|
|
|
#1008669 - October 13, 2009, 10:16 pm
Re: Firmosni peticionin kundra ndryshimit te kufijve detare me Greqine
[Re: s2008]
|
anetar i ri
Registered: June 25, 2008, 4:17 pm
Posts: 9
|
Ja edhe teksti i peticionit: Petition: Drejtuar: 1. Presidentit te Republikės sė Shqipėrisė 2. Kuvendit tė Republikės sė Shqipėrisė... 3. Kryeministrit tė Republikės sė Shqipėrisė 4. Kryetarit tė Kontrollit tė Lartė tė Shtetit
Pėr dijeni: Gjykata Kushtetuese e Republikės sė Shqipėrisė Kryetarit tė Kuvendit Konferencės sė Kryetarėve tė Kuvendit Byrosė sė Kuvendit
Baza Ligjore: Nenet 48 i Kushtetutės dhe neni 11 i Konventės Europiane pėr Mbrojtjen e tė Drejtave dhe Lirive Themelore tė Njeriut. Ne, shtetas e Republikės sė Shqipėrisė, tė indinjuar thellėsisht nga projektligji qė pritet tė ratifikoje marrėveshjen ndėrkombėtare midis Republikės sė Shqipėrisė dhe Republikės sė Greqisė pėr pėrcaktimin e kufijve detar midis dy vendeve, kemi ndėrmarrė kėtė iniciativė qytetare pėr tiu drejtuar kėrkesa tė caktuara nėpėrmjet kėtij peticioni. Duke pasur parasysh, kritikat e mėdha qė i janė bėrė kėsaj marrėveshjeje nga ekspertė tė mirėnjohur; mungesėn e theksuar tė transparencės pėrgjatė negocimit tė kėsaj marrėveshjeje dypalėshe; shpejtėsinė e pashpjegueshme tė procedurave administrative dhe parlamentare nėpėr tė cilėn ka kaluar ky projektligj; mungesėn e debatit nė komisionin e ligjeve dhe kalimin e saj menjėherė pėr votim dhe pėr nė seancė plenare; afrimin e frikshėm tė datės sė diskutimit dhe miratimit nė seancė plenare; nenin 131 tė Kushtetutės ku shprehet se kushtetutshmėria e marrėveshjeve ndėrkombėtare mund tė shikohet vetėm para ratifikimit tė saj nga Kuvendi, e vlerėsojmė tepėr tė rėndėsishme pėrfshirjen e sa mė shumė institucioneve kushtetuese nė kėtė lloj vendimmarrjeje, nė mėnyrė qė tė respektohet integriteti territorial i Republikės sonė, sovratiteti i shtetit dhe Kushtetuta e tij. Arsyeja e kėtij peticioni ėshtė fakti qė NE NUK JEMI TĖ BARABARTĖ NĖ KĖTĖ MARRĖVESHJE EDHE PSE E KEMI FIRMOSUR ATĖ.
UJDHESA OTHONOI ėshtė konsideruar si fillim pėr llogaritjen e DSH tė Greqisė, si nė drejtim tė perėndimit ashtu dhe atė veriperėndimor, duke mos marrė parasysh veēoritė dhe kėrkesat qė jep UNCLOS. Kjo i ka dhėne njė pėrparėsi shumė tė madhe Republikės sė Greqisė, duke cėnuar hapėsirat ujore tradicionale tė Shqipėrisė. Kėshtu, kėrkojmė interesin mė tė madh pėr kėtė ēėshtje me pėrmasa kombėtare tė institucioneve tė cilave u drejtohet ky peticion. Nė pėrputhje tė plotė me nenin 134 tė Kushtetutės pika 1, gėrma a, b, c, ē; nė pėrputhje me nenin 131 gėrma b tė Kushtetutės, nenit 49 tė ligjit nr. 8577, datė 10.02.2000 Pėr Organizimin dhe Funksionimin e Gjykatės Kushtetuese tė Republikės sė Shqipėrisė, kėrkojmė nga:
1. Presidenti i Republikės, qė tė marrė tė gjitha masat e nevojshme, nė pėrputhje me autoritetin, kompetencat dhe mundėsitė qė i njeh Kushtetuta dhe Ligji pėr tė inicuar njė gjykim kushtetues paraprak me qėllim qė Gjykata Kushtetuese tė shprehet pėrfundimisht pėr pajtueshmėrinė e kėsaj projektmarrėveshjeje me Kushtetutėn; 2. Kuvendit tė Republikės, qė nė pėrputhje me Kushtetutėn dhe me Ligjin ti kėrkojė Gjykatės Kushtetuese tė shprehet mbi kushtetutshmėrinė e kėsaj marrėveshjeje, duke pasur parasysh qė kėrkesa tė vijė nga minimalisht 25 deputetė tė kėtij Kuvendi; 3. Kryeministrit tė Republikės, qė nė pėrputhje me Kushtetutėn dhe Ligjin ti kėrkojė Gjykatės Kushtetuese tė shprehet mbi kėtė marrėveshje, mėnyrė qė tė shtohet edhe njė filter mė shumė nė kėtė vendimarrje tė rėndėsishme dhe kjo nismė tė pėrmbushė standartet e transparencės sė funksionimit tė administratės shtetėrore nė njė shtet tė sė drejtės. 4. Kryetarit tė Kontrollit tė Lartė tė Shtetit, qė nė pėrputhje me Kushtetutėn tė rakordojė punėn me autoritetet e lartpėrmendura pėr tė inicuar sakaq njė gjykim kushtetues paraprak mbi kėtė ēėshtje. Gjithashtu kėrkojmė vėmėndjen e veēantė e Gjykatės Kushtetuese mbi kėtė ēėshtje; vėmėndjen e veēantė tė Kryetarit tė Kuvendit Znj. Jozefina Topalli, Konferencės sė Kryetarėve dhe Byrosė sė Kuvendit qė tė kenė parasysh kėrkesen tonė nė punėn organizative, funksionale dhe administrative te institucionit, nė planifikimin e kalendarit tė punės dhe tė votimit tė projektligjeve. Duke mbetur me shpresėn e madhe se kėrkesa jonė do merret parasysh ju urojmė punė tė mbarė!
FIRMETARET:
|
|
Top
|
|
|
|
#1008714 - October 14, 2009, 7:12 am
Re: Firmosni peticionin kundra ndryshimit te kufijve detare me Greqine
[Re: StillM]
|
anetar i ri
Registered: June 25, 2008, 4:17 pm
Posts: 9
|
Une jam dakort me parimin e peticionit, por cfare ndodh me nje peticion online qe nuk ka vlere mediatike apo te ngjashme? Nenshkrimi i ketij peticioni online ka vleren e votes te bere online,pa u lodhur per te firmosur tek organizata atdhetare qe organizon kete peticion kundra veprimeve antishqiptare te kesaj qeverie te papergjegjeshme.
|
|
Top
|
|
|
|
#1008732 - October 14, 2009, 8:05 pm
Re: Firmosni peticionin kundra ndryshimit te kufijve detare me Greqine
[Re: s2008]
|
anetar aktiv
Registered: January 13, 2003, 11:00 pm
Posts: 1340
Loc: Korēa
|
Besoj se asnje shqiptar nuk duhet te kete ngurrime ne kete rast. Eshte teresia tokesore e vendit ne loje.
_________________________
qenia virtuale
|
|
Top
|
|
|
|
|
|