World Trade Organization (WTO)

Diskutime tek 'Ekonomia & Biznesi Shqiptar' filluar nga dirty vegas, 6 Apr 2003.

  1. dirty vegas

    dirty vegas Primus registratum

    World Trade Organization (WTO)

    Pse gjithmon kur mblidhet WTO ka protesta te dhunshme? Ca te keqe ka zhvillimi kapitalist dhe globalizimi?
     
  2. jula

    jula Primus registratum

    Re: World Trade Organization (WTO)

    Ato protestat qe permend jane pjeserisht te drejta dhe pjeserisht fallco/te shtira/ pseudoprogresiste...
    Sikunder WTO eshte pjeserisht demokratike (lufta kunder barrierave proteksioniste, clauzola "most favourite country"...) dhe pjeserisht antidemokratike (mungesa e transparences e Appellate Body, supertaksimi i prodhimeve vertet kompetitive te botes se trete pra nje kundersens me liberizmin qe faktikisht deklaron te mbeshtese...)...

    Sa per pyetjen tuaj konkrete, per te qene po aq konkrete mendoj se duhen demaskuar ca tipa si puna e mustaqelliut prodhues te Rochefort...qe na del kunder WTO kur i preken interesat personale, per te kaluar nga nje supertaksim (i padrejte) ne nje proteksionizem ne sens te kundert po aq te padrejte.

    Nqs diskutimi merr nja rrjedhe me specifike mbi analizat e politikave te WTO do te ishte me i dobishem, mendoj. Se keshtu, ne ere, nuk di c'te them. /pf/images/graemlins/smile.gif
     
  3. komino

    komino Valoris scriptorum

    Re: World Trade Organization (WTO)

    mbase nuk u peqen qe botes se trete i ndalohet te prodhoje e te shese vete me cmime shume te uleta disa nga ilacet qe mund te lehtesonin shume semundje
    aktualisht keto ilace jane te brevetuar (nuk e di si i thone shqip) nga disa multinacionale qe me te drejte i shesin shtrenjte sepse kane shpenzuar shume ne RD (kerkim zhvillim)

    eshte si puna e te drejtave te autorit
     
  4. dirty vegas

    dirty vegas Primus registratum

    Re: World Trade Organization (WTO)

    Kush eshte "mustaqelliu prodhues te Rochefort?" Pastaj kush tha qe WTO vetem supertakson?? Ka nanjoni fakte per nai shtet te vogel qe ka pa vujtje nga supertaksimi i WTO???
     
  5. Darien

    Darien Primus registratum

    Re: World Trade Organization (WTO)

    në botë kemi akoma organizata komuniste, shiko publikimet e tyre se të thonë plot ç'të keqe ka kapitalizmi -- se sa do i besosh ato që thonë, punë për ty; unë s'u besoj gjë
    /pf/images/graemlins/smile.gif

    globalizmi ka të mirë dhe të këqija
    meqenëse pyetja ishte për të këqijat po përmend vetëm ato; mos të kujtojë njeri se nuk ia di të mirat, thjesht po kursej kohën

    një nga të këqijat është që përveç eksportimit të ideve të tregut të lirë, shumë shpesh globalizmi ka si efekt pasues imperializmin kulturor; kjo fjala imperializëm përdoret shpesh pa u kuptuar kuptimi bazë, "perandorllëku", d.m.th. krijimi i një perandorie që sjell me vete dëmtimin e variacionit kulturor

    një e keqe tjetër nuk është e metë e globalizmit në vetvete, po duket sikur është; shumë shpesh në emër të globalizmit krijohen projekte që ndihmojnë vetëm një elitë të vendit në zhvillim dhe jo gjithë popullsinë - gjatë këtij proçesi shkatërrohen ose shpërdorohen pasuri natyrore dhe ndërmerren veprime që nuk do të ishin marrë po të mendohej situata siç duhej (kjo është një nga pikat ku duhet punuar më shumë që globalizmi mos të jetë i shoqëruar nga këto ngjarje që nuk i duhen)

    një e keqe e globalizmit nuk mund t'i hiqet kurrë sepse është në thelb të kuptimit të globalizmit; ai shpesh dëmton sovranitetin ekonomik të një vendi dhe si rrjedhojë dhe atë politik - ai vend që dëshiron të jetë krejtësisht i pavarur duhet të izolohet; si rezultat mirëqenia individuale mund të ulet, prodhueshmëria do bjerë, shkenca do përparojë më pak, etj. --- ky cënim i pavarësisë është i pashmangshëm sepse nuk mund të përfitosh nga një vend tjetër pa përfituar edhe ata diçka (gjithë kuptimi i tregëtisë ai është, unë të jap diçka që e dua më pak sesa ajo që marr nga ty dhe ti e pranon tregëtinë sepse e do këtë që po të jap më shumë sesa atë që po të marr)

    në përfundim, historia po përsëritet një nivel më lart; qytet-shtetet kishin përfitime dhe humbje kur u formuan kombet; si çdo ide e re, globalizmi bie në kundërshtim me disa baza egzistuese të pushtetit (ato që i cënon) dhe ndihmohet nga baza të tjera (ato që i ndihmon); duhet të vendosim nëse i ka ardhur koha apo jo, dhe çfarë ndryshimesh janë të nevojshme për t'ia shtuar ose pakësuar hovin që të sjellë përfitimin maksimal për këtë botë
     
  6. a-alket

    a-alket Primus registratum

    Re: World Trade Organization (WTO)

    Duhet me sjell O'Reilly per te krijuar nje no-spin zone ktu /pf/images/graemlins/tongue.gif WTO eshte pikerisht kunder taksimit te padrejte, psh. WTO vendosi qe vendimi i USA per te rritur taksat ndaj prodhimeve te celikut te importuara me nja 30% ishte ne kundershtim me rregullat e WTO dhe ato taksa duhen hequr sa me shpejte. WTO lejon disa lloj "subsidizing" megjithate une di psh qe prodhuesit bujqesore mund te ndihmohen me pseudo-rroga nga qeveria, por jo tu blihen produktet me cmime me te larta se te tregut. (dicka e tille)
    Ndersa "Appellate Body" eshte nje praktike e marre nga bota e biznesit ku kompanite e medha shpeshhere menjanojne gjykatat dhe ja paraqisin ceshtjen nje tip procesi arbitrazhi i cili sugjeron nje zgjidhje por asnje dokument mbi arsyetimin e tij. Kjo behet thjesht sepse nese do te merresh me taktika legale, duhet te shkosh ne gjyq. Ne WTO nuk ka keshtu gjyqi keshtu qe nese procesi i arbitrazhit nuk e zgjidh konfliktin, atehere Appellate Body duhet te jape nje vendim perfundimtar i cili duhet zbatuar nga te dyja anet. Mirepo WTO nuk ka polici tatimore, apo financiare qe te konfiskoje pronat e Amerikes ne rastin mesiper, apo pronat e Europes ne ceshtjen e bananeve dhe te ushqimeve te modifikuara gjenetikisht. Prandaj, procedimet jane te mbyllura qe te menjanohen ferkimet publike, vendimi eshte perfundimtar.

    Darien,

    une mendoj qe teoria e relativitetit kulturor eshte nje cader per te mbuluar sistemin e kastave dhe shfrytezimit. Nuk ka relativitet kulturor, ka vetem nuanca kulturore. Demokracia, tregu i lire, te drejtat e njeriut ekzistojne (ndoshta ne forma primitive) ne cdo kulture ne bote.
     
  7. jula

    jula Primus registratum

    Re: World Trade Organization (WTO)

    Dokumentohu rreth mosmarreveshjes mbi sistemin preferencial qe EU ndermerrte me vendet karaibike mbi bananet, efektet mbi keto ekonomi te vendimeve WTO. Eshte vetem nje shembull, nuk dua ti mohoj asnje merite WTO-se, thjesht jane fakte qe askush s'i injoron dhe une shpresoja qe ne kete forum te ndodhte e njejta gje.
    Mustaqelliu... /pf/images/graemlins/laugh.gif natyrisht e kisha me zotin José Bové. :mad:

    p.s. Po i bie qylit nje cike tani duke nenshkruar ligjeraten e BSC... /pf/images/graemlins/tongue.gif
     
  8. Darien

    Darien Primus registratum

    Re: World Trade Organization (WTO)

    jam dakort për rastin kur relativiteti kulturor përdoret si argument kundër lirisë së njeriut në gjithë format që shprehet, si për shembull kur dikush thotë se është tradita e tij që motrës mund t'ia shohin fytyrën vetëm të afërmit

    e kisha fjalën më tepër për konformizmin e arteve dhe ideve që krijohet nga rrethanat ekonomike; për shembull, bashkë me idenë e lirisë personale Amerika eksporton një ideologji të të drejtave të tepruara (entitlement ideology) që bie në kundërshtim me iniciativën; s'besoj se të pëlqen të shohësh në gjithë botën situata si puna e atij që hodhi në gjyq McDonald's se e bëri ushqimi i tyre të shtonte peshë
    /pf/images/graemlins/smile.gif
     

Shpërndajeni këtë faqe