Wheelsandmore Aston Martin DB9

Diskutime tek 'Makina e Motorra - Formula 1 - Moto GP' filluar nga Albforumi, 15 Nov 2009.

  1. Albforumi

    Albforumi Primus registratum

    Wheelsandmore Aston Martin DB9

    [​IMG]Tuneri gjerman Wheelsandmore ka shpalosur disa prej ideve të veta rreth Aston Martin DB9 Converbile.</p>


    Në rend të parë është avancimi i performancës me motorin 6.0 litërsh V12 me 476 kuaj fuqi dhe 600 Nm moment rrotullues që arrin me versionin prodhues. Wheelsandmore sjellë 60 kuaj fuqi shtesë dhe 68 Nm tjerë në moment rrotullues.</p>


    Ata kanë arritur këtë duke modifikuar ECU-në dhe duke shtuar sistem auspuhësh nga çeliku si dhe katalizator sportiv 200-cell dhe valvul kontrolluese të vëllimit të zërit.
    Ulja e amortizimit është gjithashtu pjesë e pakos avancuese të DB9-it që qëndron 25 mm më ulët.
    DB9 gjithashtu ka pranuar një pako të re të karoserisë të punuar nga poliuretani së bashku edhe me spojlerë anësorë, ndarje të përparme dhe të prapme si dhe spojler në bisht. Fellnet në këtë kabriolet janë Kahn RS-V 20 inç me goma të performancës maksimale Dunlop Sport Maxx 255/35/20 para dhe fellne 9.0 x 20, ndërsa 285/30/20 prapa së bashku me fellne 11.0 x 20.
    Çmimet për bashkësi të rrotës janë prej 5.999 euro, 9.000 euro për pakon e karoserisë, 8.800 për sistemin e auspuhëve, 3.400 euro për përditësimin e ECU-së dhe 1.150 euro për uljen e amortizatorëve./ infopress.com</p>




    </p>
    Ky artikull eshte marre nga: http://www.autolajme.com/?p=1164. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.autolajme.com/?p=1164
     

Shpërndajeni këtë faqe