Volvo S60, publikohen fotot e para

Diskutime tek 'Makina e Motorra - Formula 1 - Moto GP' filluar nga Albforumi, 11 Nov 2009.

1. Albforumi

Albforumi Primus registratum

Volvo S60, publikohen fotot e para

[​IMG]Shtëpia e automjeteve Volvo ka publikuar fotot e para të vetures së re Volvo S60, ku  është dashur që premierën e vet ta ketë në panairin e mbajtur pak kohë më parë në Frankfurt, por ka bërë të ditur se megjithatë do të paraqitet pranverën e ardhshme, në atë të Gjenevës.

Megjithatë, qysh tani mund të shohim se si do të duket atuja e re suedeze, i cili në shitje del në verën e vitit 2010.

Në pjesën e përparme shohim ngjashmëri të qartë me modelet C30 e C70, edhe pse është vështirë të mos vërehet ngjashmëria e madhe e dritave të përparme me ato tek Mercedes E-class dhe tek seria 7 e BMW-së

Volvo i ri S60, shikuar në përgjithësi, ka pamje mjaft sportive, në të cilin ndjehet shpirti i të ashtuquajturit dizajn kinetik të Fordit.

Në mesin e sistemeve të avancuara, S60 bëhet edhe me sistemin e detektimit të këmbësorëve, i cili është në gjendje të ngadalësojë vetvetiu automjetin në situata kritike apo të parandalojë ose zbus aksidentin. Me shpejtësi deri në 25 kilometra në orë automjeti do të ndaloj vet nëse vozitësi nuk reagon.

Ky artikull eshte marre nga: http://www.autolajme.com/?p=1133. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.autolajme.com/?p=1133

Shpërndajeni këtë faqe