Vin Diesel këndon live për mikun e tij… Paul Walker

Diskutime tek 'VIPat me famë botëore, klubi i Fansave' filluar nga Universal, 23 May 2015.

  1. Universal

    Universal AnonymouS




    Vin Diesel e vuan ende humbjen e mikut të tij të ngushtë, Paul Walker. Aktori i Furious 7, 47 vjeç, ka postuar në profilin e tij një muzikal që ia dedikon mikut të tij, i cili ndërroi jetë në një aksident me makinë në nëntor të 2013.

    Në një klip prej afërsisht katër minuta e gjysmë, aktori këndon këngën e Tove Lo “Habits (Stay High)”, para një fotomontazhi të tij bashkë me Walker, dhe zërat në sfond.

    “Kjo është për ty vëlla”, thotë Diesel para se të nisë të këndojë këngën. Dallohet zëri i tij karakteristik, që herë pas here dridhet e përlotet. Diesel ka shkruar gjithashtu në Facebook “ Procesi i vazhdueshëm i shërimit… me shumë dashuri”.

    / Top Channel

    [​IMG]
     
    Thamina likes this.
  2. Thamina

    Thamina Papirus rex

     
    Dreamer likes this.

Shpërndajeni këtë faqe