Vetja në qendër

Diskutime tek 'Psikologjia' filluar nga Universal, 26 Apr 2015.

  1. Universal

    Universal AnonymouS

    [​IMG]

    Egocentrizmi dhe narcisizmi kanë arritur shkallën më të lartë – një studim thotë se janë kthyer në epidemi.
    Kjo do të thotë se tani ka shumë njerëz që mendojnë se bota sillet rreth tyre, mashtrojnë veten, dhe besojnë se janë më zgjuar, më të talentuar, më tërheqëse sesa në fakt janë. Nuk pranojnë as të kritikohen, madje ky është problemi më i madh, kaq shumë janë të zënë me veten.

    Narcisizmi është vetëkënaqësi dhe sundohet nga arroganca – studimet thonë se ka prova në rritje të epidemisë së vetes.

    Narcisizmi përgjithësisht fillon në shtëpi e shkollë, ku fëmijët mbivlerësohen tepër, dhe ku shpesh jepet mesazhi i pamëshirshëm se ata janë të veçantë.

    Psikologët analizuan studime me mbi 37.000 studentë

    30 për qind e tyre thanë se notat e mira u duheshin për t’u dukur mbi të tjerët, pavarësisht sa inteligjentë ishin. Kjo kulturë superioriteti vihet re në punë, miqësi, familje.

    Simptomat e narcisizmit përfshijnë: ndjenjën e madhërishme për veten; besimin e të qenit unik intelektualisht ose fizikisht; kërkimin e admirimit të tepruar; dëshirën për famë, pasuri, sukses, lumturi; të qenit ziliqar; mospranimin e asnjë gabimi; dhe sjelljen fodulle.
    Nuk ka asgjë të keqe për të patur shpresa të mëdha. Por, duke qenë delusional, edhe shpresat bëhen jo reale.

    Shkencëtarët besojnë se kultura e sotme e pranon sjelljen narcistike. Ata fajësojnë internetin (ku ‘fama’ është një klik larg), televizionin (ku joshja e famës pa talent është më e përhapur), kreditë e lehta (që mundësojnë njerëzit të blejnë përtej aftësisë për të paguar), dhe një brez prindërish që i rrisin fëmijët të mendojnë se janë të veçantë, e të përsosur.
    z.Amerikes
     
  2. Airbourne

    Airbourne Papirus rex

    Duke marre parasysh....perqafimet online.

    Për të përqafuar të gjithë botën, simbolizon një qasje shumë të hapur me mjedisin, këtu është apo kujdesi duhet ...PRIMAR.

    Nëse përqafoni njerëz që nuk ju pëlqejnë , kjo sugjeron një paralajmërim : kini kujdes nga mashtrimi. nga të tjerët, miqtë e rremë ose edhe mashtrime në çështje biznesi.

    Në ëndërr, ju në mënyrë të pandërgjegjshme theksoni se .....dashuria juaj është lënë pas dore dhe ju duhet të ndryshoni diçka në marrëdhëniet tuaja me personalitetin tuaj.

    Ju mund të përqafoni një person afër jush në një nivel shpirtëror, me të cilin jeni lidhur nga një lidhje e padukshme .

    FAZIT....Kërkimi për afërsinë duhet të fillojë brenda vetes.Nëse jeni veçanërisht të lumtur, do të dëshironit të përqafonit të gjithë botën.

    PS....Puthja e Judës është ................. një mishërim i tradhtisë.

    LG.
     
  3. Eléonoré

    Eléonoré Valoris scriptorum

    E vute Aki-n ne qender te Universit dhe e pate ku perfunduat!

    Kesaj i thone qe bota nuk u fut ne Universal por ne qender te saj, ku edhe Universi perfundoi i futur. Ne nje pike te vetme. Tek Aki!

    Enjoy!

    Adea
     

Shpërndajeni këtë faqe