Vetem per mua...

Diskutime tek 'Letërsia' filluar nga Ema, 4 Nov 2002.

  1. Ema

    Ema Goddes

    Vetem per mua...

    [​IMG]

    Vaje per veten!

    Kam mbetur vetem...

    Ne shpirt,kujat shtypin me patkonj kujtimet dhe oret me persheshin.
    Arsyet varen me litarin e dashurise sime.Une pres naten,endrrat,kujtimet.
    Eshte cudi si te dua.Si dua qenien tende te pikelluar,si te kam,si te humb...

    Dritat e qytetit ndizen varg si xixellonjat,aroma e ajrit te lagesht lulezon mendimin tend.Dashurine tende.Ate qe me vret,me cjerr,me mbyt.Ajo qe iken dhe vjen si i do qefi.ajo qe lind diellin,henen,ajo qe haet pas dritares sime,lotet e pendimit qe lajne rrugen...
    Kam nevoje per ty.Kam mall!
    Hm,malli!Kjo mungese e madhe e heshtjes tende,ky lemsh i ngaterruar,zeri yt i humbur...Nevoja...per te te pare,per te rene ne krahet e tu si mbi nje shtart te madh,te bardhe.

    Vendosa te te harroj.
    Te mos shkruaj letra,te mbyll dyert e nje shprese idiote,te trembur nga qurravitjet e mia.Te zhduk nga kujtesa dosjet qe te perkasin ty,te te fshij emrin me gelqere te bardhe,te te hedh ne greminen me te thelle,te te mbys ne fundin e detit me te larget.
    E te vdes!
    Une mbes dhe ty te kam ne duar,si njollat e Lady Makbeth,si era qe me perkedhel floket.
    Mbes,me vajet per veten.

    Per ate qe desha...sa do doja te mos doja!

    P.s:......
    u know I love u so!
     
  2. Ema

    Ema Goddes

    Re: Vetem per mua...

    Per Jeten...

    -Kam kohe qe jam nisur per tek ti
    por ne detin tend ka shtrengate
    e une nuk mundem te hipi ne bord...
    nuk jam pirat.

    Anonime
     
  3. Ema

    Ema Goddes

    Re: Vetem per mua...

    Dot s'e shijoj une
    t'emblin mendim
    se mund te me doje,
    kur s'te desha nje grime.

    Dreiser

    Te desha dikur,dhe...
    te dua pa fund
    sikur bota te behet therrime
    mbi germadhat e saj
    do ngrihen gjithkund
    flaket e dashurise sime...
    Hajne
     
  4. Ema

    Ema Goddes

    Re: Vetem per mua...

    Shpjere gjetke jeten time,
    ti qe jeta ime je,
    derdhe gjetke ate thesar,
    per mua,e vetmja pasuri.
    Shko kerko te tjera vende,
    ti qe te kisha atdhe,
    Shko lulezo,dielli im,
    o e shtrenjta dashuri,
    Nje tjeter dashuri gezo,
    po kurre timen mos e harro!

    Franz List|Re: Vetem per mua...|Ema|Lullaby|Mon Nov 4 17:25:00 2002|137.204.118.154|1|0|0|0
    0007000015000004|0007000015000000|7|150|ema ema ema---dritat e qytetit ndizen si xixellonja edhe kur ti je mire edhe kur ti qan. Nuk te pelqen ajo qe s'ke. je sentimentaliste-endrrimtare etj etj. ciao|Re: Vetem per mua...|morgut|Morgut plaG|Mon Nov 4 17:31:00 2002|151.100.23.2|1|0|0|0
    0007000015000005|0007000015000000|7|94|Dua nje djale...
    Mendimet mpihen para tingujve qe perzjejne kujtimet e tij.
    Digjet drita e nje stine te larget,shpirti im fle mbi buzeqeshje.
    Une kthehem tek une.
    Tek trishtimet dhe ditet qe me kalun para syve me ty perdore.
    Afrohem tek qenia jote e vendosur ne piedestal.
    S'ja dal dot.Kohet ngaterrohen me njera-tjetren.
    Me vjen te qaj !

    Nder mend me sillen vetem copa endrrash,te lidhura me njera-tjetren si arnat e nje shpirti gjigand.
    Endrra qe perseriten te njejta.Endrra qe realizojne deshirat e mbetura pezull.
    Mbi krahet e mbremjes flene yje.
    Une zgjoj kujtimin e tij.Po te ish nje rruge e zbrazet ne trurin tim...do mund te kalonte universi.
    Sikur...
    te isha ndryshe.Te ndjeja ato qe te tjeret flasin.
    Do doja te isha ndryshe.
    S'eshte e mundur!Asnje dashuri s'mund te jete kaq fatkeqe,asnje mendim kaq turbull...
    Dhe agimi vjen i zbrazet.
    Gjithcka eshte nje zgjim i hidhur,nje harrese qe ngre krye cdo cast.Nje humbje,nje gremine pa fund dhe fillim.
    Dhoma ime,si nje varr i stermadh e i akullt.
    Zgjimi...
    pa ty...

    Mjaftohem me endrrat.I kap prej flokesh,u thyej kockat,mbaj...driten qe perphap dashuria jote e shpikur...
    Dashuria qe nuk eshte...

    Cfare idesh ngushelluese.
    Dashuria qe me ka mbetur ketu, prane stomakut,si gur i rende,si mish i huaj...

    Dashuria qe dua!
    ...Dhe mungesat,

    Do doja...
    te vdisja,
    te mos shihja asgje qe te perket.Cdo detaj pas te cilit mrekullohem,cdo veshtrim.
    Te harroja...
    Ate qe desha.
    Qe s'di ku shpirtin tim te trembur e ka fshehur.
    Rruget dremisin mbi jastekun tim ne forme skute.
    Une fle...
    Sikur te fle
    perjetesisht...
    duke te dashur....!

    P.s:Lumi i dashurise tende...|Re: Vetem per mua...|Ema|Lullaby|Tue Nov 5 11:22:00 2002|137.204.118.157|1|0|0|0
    0007000015000006|0007000015000000|7|94|Pas ikjes tende,
    mbeta syperlotur
    si nje makine me xhama te thyer
    pas nje atentati

    Ora eshte 09.43
    Mungesat e tua mbushin hapsiren,rruget perqafojne shiun e ftohte dhe mjegulla bredh neper mendimet e mia.
    Sot kam fjetur keq.
    Asgje s'me mbante ne krevat,as ajri i ngrohte,as ideja per ty,as deshira per te te enderruar.

    Gjithmone sa vjen mengjesi ti iken...
    Sa mire do ish te ikje me Perendimin.
    Une pres naten per te te dashur...
    Gerric nervat e mia dhe shtrihem mbi dashurine tende...sikur...

    Ora mbetet aty,
    ne 09.43...

    Une cohem,laj fytyren,shpelaj mendimet...dhe ti s'je me...
    Kohet ngaterrohen me njera-tjetren...

    Ne 09.43.

    Mungesa e dashurise tende,sa nje planet,sa tere detrat bashke...
    Edhe nje...
    cast,
    enderr... !
     
  5. Ema

    Ema Goddes

    Re: Vetem per mua...

    [​IMG]
     
  6. Katja

    Katja Primus registratum

    Re: Vetem per mua...

    Ema sa sadness qe kane keto shkrimet e tua. Cheer up mi goce se na bone dhe neve me qajt . Jane vertet te bukura por shume sad . Lucky guy sa shume e dashke .
     
  7. Ema

    Ema Goddes

    Re: Vetem per mua...

    Lucky mos e pyt ai mo /pf/images/graemlins/smile.gif !
     
  8. fallen angel

    fallen angel Primus registratum

    Re: Vetem per mua...

    o jete,herdha une herdhaaaa.....deri ath,qaj e plas po deshe!
     
  9. Ema

    Ema Goddes

    Re: Vetem per mua...

    lexo pm se do t'vras!
     
  10. Ema

    Ema Goddes

    Re: Vetem per mua...

    Te vjetra...

    Kujtimet e nje te cmendure 1
    Quando avro finito io perche non tu(J.F.K)

    Shkoni te gjithe!
    Me lini vetem me mallin,me naten dhe argjendin e henes qe ndricon floke grash te huaja.Me lini te kap me shkelma te gjitha endrrat dhe krahet t’ja kepus fatit.Gabime,mekate,faje....
    Te humbesh dashurine!Kur te shtohet nje rrudhe poshte syve,kur arsyet nuk sherbejne me per asgje.Kur do doja te mbysja qiellin dhe frymen ta mbaja ne jastekun ku ai ka vene koken.Grimcat e nje jete imagjinare.Stuhite qe shtrihen ne dhomen time te vogel,veshtrimet e permalluara te kujtimeve te tua.
    Desha te te shkruaja nje kenge(si ajo e Vascos).nje kenge te madhe,te palindur,te pafjale,nje kenge te pabesueshme,me drita qe ndizen ne genjeshtra qe ja mbathin prej shpirtrave.Carçafe te bardhe,dyer te bardha ,fytyra...sa e urrej te bardhen.
    (S’po ta them kengen).

    Ne fund te fundit syte e qyetit u perloten se vazhdoja ti flisja per ty.S’di me prej gezimit,dhimbjes apo merzise se te degjuarit serishmi,per te njemilionten here te njejten histori idiote se ciles une i vura emrin Dashuri.Dhe prape te ndjej me mua kur me prek shiu,kur me ngroh aroma e nje vjeshte te budallepsur me nostalgji.Neper korridore levizin xheloze peshperimat,fushat e erreta te dashurive te mia te braktisura.Kraherori i madherishem i pikellimit,mrekullite e kuptimeve te pasherueshme,kushtet e rrepta te nje ikjeje.Te gjitha tek ti...Sikur fryme te kisha e te mos mbetesha si lot ne tryezen e prillit.
    S’te kam me...ose mbase s’te kam patur kurre.S’kam me iluzionet,altaret e premtimeve,fjalet e nje qetesie te pafundme.
    Kam mbetur pa ty,pa asgje tenden pa asgje qe kisha,pa asgje qe desha.Dhe koka ime perplaset pas tingujve.Nje valle e leqendisur çerdhesh te rena prej eres me shkelmon udhet qe te sjellin drejt teje.Jam e brishte si duart e nje femije,si e tejdukshmja e nje te mos pasure te perjetshme,si erresira e nje nate me hene te plote.

    Tani jeta ime e trembur eshte kapur me thonj pas kujtimeve te asaj,te paemertes,vendimet e mia te pafuqishme permblidhen ne te shkruarit e letrave,gjer ne nje ylber qe s’del kurre mbi nje shkretetire.
    Rrezikova.U hodha.Rashe.Trupi mu be copash,syte-gropa varresh,rete e mia mu bene shtrate ku dergjem e pakallur.Vaje me dalin prej karherorit,sy te cuditshem me ofrojne melodi engjesh.Po pres qe te bie ne dashuri me nje dashuri tjeter qe te me shqitesh prej buzeqeshjeve me çipin e buzeve.S’ka dashuri te rreme.S’ka dashuri te verteta.Ka nje kerkim te gjate ne nje kohe qe s’ka limite,ne nje bashkim fjalesh qe kuptim s’kane aspak,po qe me duken mrekullisht te bukura.

    Me gishtat e casteve lemoj hapsirat qe mbeten pas teje hapesirat qe mbeten pas teje,pas asaj qe s’di pse i vura ate emer te cuditshem.Asaj qe s’i mjafton emri dashuri,asaj qe s’e nxinin hapsirat,asja qe mbyste qiellin me kaltersi.Asaj te habishmes,te qenurit prane teje qe s’duhej te mbaronte kurre.Te madherishmit ves ...Rruga ime,fjalet e mia,tingellimat e nje fluturimi te panisur.Gjithçka ti!Nuk ekziston as perfektja,as harmonia,ashtu sic nuk ekzistojne humbjet e lumtura.
    Pa asgje,vec me engjejt dhe boten tjeter.Pa asgje,me lamtumirat e pathena prej frikes se per tu urryer do kishim.Te urresh eshte me mire se dashuria!
    Flasim me zilet e telefonit qe s’di se si i njoh se jane te tuat(edhe pse bien njelloj).Nuk di sa here jam vdekur prej atyre qe ti je,prej pershtypjeve qe le pas te thenit "te dua".Te dalurat ne mesin e nje nate si kjo,me shi.Me duket sikur te kam ketu,pas nje besimi te keputur ne mes.Mua qe bej vec c’do ti,qe s’di me ne ben mire a keq.Por di qe kur te kujtoj buzeqeshjen bota me duket kaq e vogel.Di qe kur zeri yt me pushton llogjiken cdo gje humb arsyet dhe nocionet praktike te mospranimeve kthehen ne puthje.
    Desha te te them se s’ka rendesi se s’ka rendesi c’me jep,se c’dashuri mban brenda.Di qe ndjehem keq pas shpines tende te kerrusur nen nje koke te anuar qe e desha kaq shume.
    Kurre e vetme,kurre e sigurt,rigjendem brenda teje,i bukur gjer ne vdekje,i dashur pertej humbjeve...
    Me ka marre malli...
     
  11. Ema

    Ema Goddes

    Re: Vetem per mua...

    Kujtimet e nje te cmendure 2.

    "O i humbur,o i humbur njeheresh!E shkurter eshte puthja e perendive,tjetersuar eshte koha dhe afti i rritur per nje ball qe te qan e ngushellon."
    Rainer Maria Rilke
    ...Pastaj shikoje vetem ata portike te mallkuar,te çoroditur prej loteve te mi te felliqur dhe hapat e veshura me pantallona te zeza e nje koke te levizshme qe me jepte "kurajo".Oh,sa shume qe qesha...Une s’e njoh kurajon,dhe aq me teper atehere,kur me godisje atje ku me dhimbte me dhimbshem,te verdhat e mureve qe ishin bere mallkime,mallkime,mallkime!!!(Si shkalla siperore e nje epiteiti hebraik).Shikoja veten,hijen time,sikur te isha jashte,sikur te isha e vdekur.Shihja veten time qe leshonte duhma te çmendura,shikoja syte e mi te çakerritur prej asaj qe quhet Ndarje.
    Rruga ecte perpara meje dhe dyert hapeshin me dhimbje te peròudnuara prej levizjeve te vrullshme te dorezave te shtypura nen pellembet e mia.Klithma ime,çirrjet,perplasjet pas fjaleve te thena prej nje dashurie,perçudnimet e nje fytyre me te shemtuar se kurre,si kujtimet e nje te çmendure...
    Dridhjet ne sirtaret te tejmbushur me qetesues,ere ilacesh dhe veshtrime te shqyera prej nje vire ne mur,te kembes se thyer te nje elefanti fatndjelles.
    Pastaj erdhi ...rileximi i mijera fleteve,kolona zanore e nje radjoje te injektuar me muzike te sheqerosur prej dashurish te shpikura.Gishtat e mi te keputur nen nje enderr te lene kaq keq ne gjysem,te nje shpirti te vrare,te dhunuar,te krisur.Pafundesisht ti,ne biseda,ne filxhane te pafund kafesh,ne ore te sterzgjatura te nje gjumi te humbur.
    Sa me shume nuk je,aq me shumete ndjej.Sa do me duhej nje perjetesi tjeter per te te ridashur atehere kur e dija se do me mungoje.Dhe une te humbja!Cdo dite binte nje cope prej diellit tend te skalitur ne zemren time,çuditerisht fort.Fshehja e telefonit nen batanije,fshirja e deshperuar e emrit tend prej fleteve,djegia e premtimeve.Zhdukja jote!
    Edhe s’di si u gdhi,si u be dite,si ra shi;diell,hene,mengjese...S’di as si folem serish,si te shtypa,putha,peshtyva.Me mungonte fryma,shtirja e diteve te ngrohta,deshira per te te pasur prane.
    Tradhetia e gjate e neteve qe s’i fjeta kurre,paradokset e fjalimeve qe i rilexoja gjersa vdisja ne buze,buze,buze...
    Mora flake,u dogja,u shtriva mbi nje dashuri te madhe mbi largesa.Ika...detyrat e atyre qe quhen krahe ledhash u bene te padetyrueshme.

    Tani qe humba gjithcka,tani qe hodha tutje qindra gjysma zemrash bota me sheh si foshnje.Ti e di sa t’i doja buzeqeshjet,dashurite qe s’dije me i kishe;ata qe s’te donin dhe i deshe.Shen Meria nen nje kryq te madh ku i kryqezonin te vetmin bir,kemba e thyer e karikes ku uleshe,mbulesat e ndotura te nje shtrati te veshur me dashurite me te cilat te desha.
    Ato per te cilat qendrova,dhimbjet per te cilat te humba...Dhe sot...Te rigjej,ngre krye ti sot,pas nje kenge te dehur prej mallit.
    Shkaterrimi im,Troja ime e rigjetur.Tere jeten do rrija mes gishtave te tu,tere zgjimet e mia do vdisja duke te te perkedhelur.
    Edhe tani qe humbur te kisha ende pa te gjetur,kaq prane parajses sime,kaq prane nje deti ku per nje jete do roj pa ty.
    Dhe ngrita koken me nje buzeqeshje te shtirur para tabakase me ilace...
    Infermiere!
    Ajo ul ne lartesine ebuzeve te mia nje veshtrim te peshtirosur:
    -Bota s’eshte e denje per mua....E dije????
    Pashe deren qe u mbyll pas
     
  12. Neptune's Daughter

    Neptune's Daughter Primus registratum

    Re: Vetem per mua...

    Ah si sillet rrotull bota,
    Si nje disk i madh muzike.
    Si nuk behet copa-copa
    Nga acar i kesaj dite.

    Oh si fryne kjo ere e ftohte,
    Neper sy e neper zemra,
    Na ka thare, na ka bere kocke
    Sy pa gjak, e gjak pa endra.

    Po do te vije nje dite PENDIMI
    Ne mekate do te jete bota,
    Si nje disk i keq muzike
    Do te behet copa-copa!

    Si feniksi do te rritet
    Nga germadhat serish bota
    Le te vije pra ai mengjes
    Kur do behemi copa-copa...
     
  13. ana karenina

    ana karenina Primus registratum

    Re: Vetem per mua...

    -------------------Per Emen--------------------

    Une te therras nga kjo zbrazeti e cmendur,
    per te te thene ato qe askush nuk duhet ti degjoje,
    te therras per ta zene per fyti heshtjen,
    per ti perplasur deren ne fytyre trishtimit,
    per te harruar poshterimin,
    per te vrare vetmine...
    kurse ti nuk pergjigjesh...
    Edhe pse e degjon klithmen time te mbytur
    ti trembesh nga emri im, zeri im,
    me premton te jesh i mire
    duke me kthyer krahet,
    duke me detyruar te ulerij pa ze,
    e me kyc ne vetmine time si ne nje dhome gazi.
    Ti po me than si thatesira lulet ne kopesht
    e une ndjej etje per shi...
    etja ime - mall i perbuzur,
    dallge qe me mbyt je ti!
     
  14. ana karenina

    ana karenina Primus registratum

    Re: Vetem per mua...

    -----------per mos e lene Emen vetem-----------

    Ndjej se si ngrica nen carcafe
    me deperton neper damare,
    gjaku mpikset i lodhur nen tensionin e kujtimeve,
    nje imazh i humbur me zhgarravit syte,
    me tendos fort gishtat,
    me shkul floket...
    dhe une perpiqem te ve rregull, te bej paqe me veten.
    Kam ftohte,
    nen carcafe ajri merr fryme i lodhur,
    syte dhembin,
    qepallat luftojne te prehen mbi lote...
    me buze prek aromen tende
    duke tu lutur te mos qash!
    dhe luftoj te rri zgjuar edhe pak
    per te mos te te lene vetem
    aty
    nen carcafet e akullt...
     
  15. Ema

    Ema Goddes

    Re: Vetem per mua...

    /pf/images/graemlins/frown.gif
     
  16. TheLaw

    TheLaw Primus registratum

    Re: Vetem per mua...

    E nderuar Ema!
    Rreshtat e tu me pelqejne. Dhe eshte shume interesante kur te pelqen merzitja, mallengjimi, vuajtja.... nuk jam shpirtkeq por me siguri e ka fajin menyra se si ke germezuar ndjenjen. Uroj qe kapitulli tjeter te jete pranvera.
     
  17. Ema

    Ema Goddes

    Re: Vetem per mua...

    /pf/images/graemlins/smile.gif
    Faleminderit...
    (Ke te drejte plotesisht)....

    Duke pritur pranveren(germezuar)...
     
  18. nyctophilia

    nyctophilia Primus registratum

    Re: Vetem per mua...

    Ema mbylle kete teme te lutem se po me duket sikur po lexoj fjalet e ish te dashures sime.
    Lena aman ne hallet e kapitalizmit
    Ej, se po beja shaka.
    per mua shkruaj c'te duash, vetem me paralajmero kur te besh vetevrasje, n.q.s. ke ndermend, ... te pergatis ca vargje lamtumire, per kete "Xhuliete" te zhgenjyer nga jeta.

    P.S. mire e kishte im vella kur thonte se femrat i ka bere zoti me nje perdorim dhe pa garanci!!!
    Ej, perseri bera shaka.
    Vura re se s'me mbeshtete se fundi. Ki mendjen Gloria!!!
     
  19. Ema

    Ema Goddes

    Re: Vetem per mua...

    Te mbeshteta se fundi si gjithmone /pf/images/graemlins/smile.gif

    Po s'di pse kam patur pershtypjen se ishe vajze /pf/images/graemlins/smile.gif ,s'e imagjinoja nje djale alla-romantikce.
    Vetvrasje s'kam ne mend te bej fare,po deshi njeri per hir tim le ta beje /pf/images/graemlins/laugh.gif !
    Gjithe te mirat,Ema /pf/images/graemlins/wink.gif
     
  20. nyctophilia

    nyctophilia Primus registratum

    Re: Vetem per mua...

    alla romantikce e ke gabim?!
    e ke gabim.
    cdo gje perfshihet ne nje fjale "FJUTURIZEM"
    e ke lexuar Majakovskin, "Rre me pantallona"
    Lexoje n.q.s. s'ke arritur aq larg.
    Edhe Jim Morrisonin e kane krahasuar me Majakovskin.
     

Shpërndajeni këtë faqe