Vbulletin vs Xenforo

Diskutime tek 'Webmastera - Faqe - Domaining - Hosting' filluar nga Artin, 29 Mar 2017.

  1. Artin

    Artin Valoris scriptorum

    shoh se kohet e fundit shum po rekomandojn xenforo.
    disa thojn qi xenforo asht ma i mir se vbulletin.
    A muj me na than dikush qfar perparsish ka xenforo kundrejt vbulletin?
     
  2. Lazo

    Lazo Forumium praecox

    Xenforo me i lehte per cdo vizitor. :)
     
  3. Artin

    Artin Valoris scriptorum

    Teknikisht Xenforo është më i mirë, por ka nevojë për pak punë dhe përshtatje.
    Për shembull, një problem që shikoj unë, është se fotot shfaqen të vogla, duhet të shfaqen në format 1024 horizontalisht.
    Vërtet që fotot hapen kur godet mbi to, por prishet struktura e postimit.
     
    SiL3nT likes this.
  4. Poshnjari

    Poshnjari Forumium praecox

    Mua personalisht me pelqen vBulletin. por ata qe perferojne Xenforo mendoj per faktin se kushton me pak.
     
  5. miku-yt

    miku-yt www.chatoshqip.com

    [​IMG]
    Kur bëhet fjala për një forum, shumica do të zgjedhe vBulletin për shkak të komunitetit të gjerë të përdoruesve të gatshëm për të ndihmuar mbështetjen tuaj. Është e lehtë të gjesh artikuj, udhëzime dhe video për veçoritë e vBulletin-it. XenForo dhe IPB nuk kanë të njëjtin komunitet të madh për të mbështetur softuerin, por të dyja ofrojnë mbështetjen e tyre.

    Shumë nga përdoruesit e IPB-së betohen se është më e mira. Për përdoruesit e avancuar funksionimi dhe ambientimi do jetë më i lehte sesa nga vBulletin apo XenForo

    XenForo ka humbur disi, sepse nuk është zhvilluar në të njëjtin nivel si IPB ose vBulletin. Vetëm duke kërkuar në veçoritë, vBulletin përshtatet më mirë për fillestaret, ndërsa XenForo përpiqet të synojë të gjithë përdoruesit dhe IPB është zgjidhja më e mirë për përdoruesin e avancuar.

    Zgjedhja e forumit të duhur me siguri nuk është e lehtë dhe secili ka përparësitë e tyre. Në përgjithësi, IPB është zgjidhja më e mirë për shumicën, por vBulletin vjen një sekondë më afër. XenForo thjesht nuk ka të njëjtën mbështetje dhe nuk është plotësisht i përditësuar me dy të tjerët, por është ende një sistem i madh.
     
    Al-Punk likes this.
  6. MrCool

    MrCool Oldschool

    Jam i regjistruar ne disa forume dhe mendoj se me i lehte dhe me i bukur per syrin eshte Xenforo... VBulletin eshte nje cik me i ngaterruar..
     
    Al-Punk likes this.
  7. Artin

    Artin Valoris scriptorum

    Unë mendoj që është dhe më i shpejtë.
    Temat në Xenforo më hapen më shpejt se në Bulletin.
    Por kjo mund të varet dhe nga shërbimet (serverat).
     
    MrCool likes this.
  8. tupac.al

    tupac.al Primus registratum

    Teme interesante po asnje pergjigje ske marre me detaje!
    XenForo eshte rritur shum shpejt dhe kryeson cdo platforme Forumesh.
    Perparesite jane:
    SEO Ready.
    - Renditet shum shpejt ne google dhe mund konkurencen me lehtesi (sic jane vbulletin. IPBB etj..)
    Responsive 100%
    - Renditet si me i miri per pershtatjen me cdolloj paisje (me probleme minimale qe perdoruesit e thjeshte nuk i ven re)
    Siguria eshte Maksimale.
    Menaxhimi eshte shumhere me i thjeshte
    Dhe per ne fund po te le
    Shpejtesine Ekstreme qe e karakterizon !
     
    MrCool likes this.
  9. Artin

    Artin Valoris scriptorum

    Me sa kam lexuar, ata qe kane krijuar Xenforon, më parë kanë punuar te Buletini, por më vonë u shkeputen dhe krijuan programin e tyre. Kjo do te thotë se ata i dinë pikat e forta dhe te dobeta te Buletinit.

    Por me gjithë avantazhet teknike qe mund te ketë Xenforo, prapëseprapë Buletini mbetet një program shumë i mirë. Ana më e fortë e Buletinit për mendimin tim, është pamja dhe thjeshtësia në paraqitje.

    Albforumi përdor Xenforo 1, por versioni i ri 2 më duket më i mirë. I riu do t'i jepte forumit një pamje të re dhe më të mirë.
     
    Rockstar likes this.
  10. Rockstar

    Rockstar Primus registratum

    Pervec skriptit xenforo cfare skriptesh ke perdorur tjeter ? se e shikoj qe paske mangesi ne kete fush.

    Sic e thote dhe me siper antari Artin, ekipi i xenforo ishin disa punojes te vbulletin, se ata dolen me vete sdo te thot qe ti beje ata me te miret.

    Versionet e fundit te vbulletin si 5.4.1 jane akoma me te avancuar se xenforo, jane 100% Responsive , kane motoret e kerkimit shume te shpejt, kane style qe xenforo as do ti kete ndonjehere etje etje.

    Me pak fjale kur hyje ne forume xenforo me duket vetja si ne forume kalamajsh te moshave 7 - 10 vjec

    Pamja te len per te deshiruar, nuk kane piken e serjozitetit.

    Hajde tung
     
  11. Eléonoré

    Eléonoré Valoris scriptorum

    Une nuk marr vesh nga keto gjera por formati i ketij forumi me pelqen me teper se ai i nje forumi tjeter ku mbledhen shqiptare dhe ku me vune fshesen... (A ka gje lidhje me keto termat tuaja?)

    EK
     
  12. tupac.al

    tupac.al Primus registratum

    Ne pergjithsi nuk merrem me scripte, por me nje shok vendosem te bejme nje forum online dhe provova te gjith me rradhe!
    Ngeca pikerisht tek xenforo, e nisa me versionin e pare dhe tashme me upgraden jam tek latest.

    Un Kam perdor shum pak script forumi dhe shum here Wordpresin
    Edhe pse di ti perdor shum mire jo nga zotesia por se jane Well Documented.

    Un programoj vete, dhe preferoj te ble 1 Template ne themeforest e 2 3 muaj programim sesa gjys ore instalim dhe vuajtje per ngadalesim mbrapa!
     
  13. tupac.al

    tupac.al Primus registratum

    Ne shumicen e rasteve shkon ajo shprehja: "Me i mire nxenesi se mesuesi!"
    Kjo eshte dhe puna me vBulletin & XenForo :)
     

Shpërndajeni këtë faqe