Turpi i Korridorit 8: Nga Gjergj Buzuku

Diskutime tek 'Ekonomia & Biznesi Shqiptar' filluar nga Albinos, 9 Sep 2003.

  1. komino

    komino Valoris scriptorum

    Re: Turpi i Korridorit 8: Nga Gjergj Buzuku

    1- pjesemarrja ne diskutim nuk eshte e detyraur per asnje
    2- po deshe, dhe meqe i njeh absolutisht te gjitha analizat ekonomike, politike e sociale te bera mbi rolin e korridorit 8 ne shqiperi (sepse e ditke qe nuk ka asnje kundershtim) na sill ketu ndjonje qe ti gjykon te vlefshem.
    3- ka gjithmone nje here te pare - edhe per te kundershtuar nje projekt /pf/images/graemlins/wink.gif
    4- kujt i plasi se u cudite Ti nga diskutimet e mia (qe nuk hyjne ne logjiken Tende e ne bazat e njohurive te Tua)
     
  2. komino

    komino Valoris scriptorum

    Re: Turpi i Korridorit 8: Nga Gjergj Buzuku

    archi

    -rruget ne shqiperi, aktualisht po ndertohen, ne shumicen e rasteve, nga firma te huaja (qe, me sa kam pare, punojne vertet shume me mire se tonat)

    -rruget ne te gjithe vendet e europes po ndertohen nga rreth 5 multinacionale te medha qe arrijne te fitojne tenderat e BE

    -akoma nuk e kam te qarte se kush do paguaje token ku do kalojne rruget (nese do behet me shpronesim apo do blihet nga BE me cmim tregu)

    -aktualisht, rroga e nje punetori te thjeshte ne firmat e huaja qe bejne rruget fillon nga 300,000 leke (neto) deri ne 900,000 per drejtuesit e makinerive te renda me experience (sa per informacion kjo)

    - megjithate une jam dakort se nuk eshte pa fitim kalimi i korridorit 8

    problemi qe shtrova ishte:
    - a do humbim disi lirine tone per te vetevendosur kur interesat e BE do te jene qe rruga te jete gjithmone ne dore te tyre????????
    A do jete ne iteres te BE qe populli shqipetar te mos ngreje asnjehere koke kunder nje qeverie (eventualisht) diktatoriale por qe garanton plotesisht ineresat e BE ne lidhje me kete korridor???????????

    marrim nje shembull

    sikur nano te kthehet ne nje diktator dhe, per te patur mbeshtetjen e BE, Amerikes, etj, garanton shpronesimin e pronareve ku do te kaloje rruga, nuk do te kerkoje qe korridori te lidhe detyrimisht edhe te gjitha qendrat urbane shqipetare (duke ofruar ulje te shpenzimeve, te trafikut e rrjedhimisht ulje te axidenteve ne favor te te huajve), dhe te beje nje sere leshimesh ne favor te BE e ne dem te shqipetareve.
    atehere BE do te kishte interes te mbeshteste (qofte ne menyre pasive) politiken e nanos (apo kujtdo tjeter)

    nuk eshte e thene qe kjo situate te verifikohet detyrimisht por do rriteshin mundesite per tu verifikuar dhe nuk besoj se do ishte rasti i pare(mendo diktaturat e lindjes se mesme - perfshi sadamin para ca kohesh).

    i gjithe ky diskutim, nuk do te ishte i kote por, duke gjetur te gjithe disavantazhet qe na sjell korridori 8, do i lejojme perfaqesuesve tane te rrisin cmimin (cfare do kerkojme nga BE) pa patur frike se si do te justifikohen ne popull

    mos harrojme
    korridori behet ne favor te vendeve te industrializuara (BE faktikisht) dhe ne kemi dicka per te shitur qe ata do duan (territorin dhe fuqine punetore)
     
  3. Elsi

    Elsi Forumium praecox

    Re: Turpi i Korridorit 8: Nga Gjergj Buzuku

    Gene, diskutimi yt eshte:
    Shqiperia nuk i kapi dot rrushte, dhe Gene tha qe ishin te papjekur :lol: :lol:
     
  4. komino

    komino Valoris scriptorum

    Re: Turpi i Korridorit 8: Nga Gjergj Buzuku

    :thumbsup: po, bravo, ke te drejte :thumbsup:


    nuk prisja qe Ti te kuptoje me teper se kaq /pf/images/graemlins/wink.gif
     
  5. Archi

    Archi Forumium praecox

    Re: Turpi i Korridorit 8: Nga Gjergj Buzuku

    gene,
    ndoshta arsyetimi im per sa i perket kesaj ceshtjeje u duket shume vetave paksa naiv, shume i pakomplikuar. Dhe ne thelb kjo ceshtje eshte shume me e thjeshte sac perpiqen ta paraqisin ne Shqiperi.
    E keqja eshte se ceshtja e Korridorit te Tete eshte aq e fryre nga politikanet (per efekt votash, si pasoje e paditurise se shqiptareve), saqe te gjitheve, po tu permendesh Korridorin e Tete, u shkrepetijne syte nga shpresa e shpetimit prej vuajtjeve, dhe qe te gjithe kujtojne se ne Europe nuk flitet per gje tjeter, por vetem per Korridorin e Tete.
    ne situaten e krijuar (kam parasysh ketu dhenien e vistos per te ndertuar korridoret e tjera) nuk mbetet ndonje interes i EU per kete Korridor te Tete, dhe kesisoj Shqiperia rrezikon nje tjeter vetizolim ndaj Europes.
    Ka vdekur ideja e hapjes se dyerve per Shqiperine, pasi ajo na paska nje situate gjeostrategjike. Ne Europe nuk na pranon njeri per "syte e bukur". Edhe sikur, prape nuk i kemi "syte e bukur".
     
  6. Klinton

    Klinton Primus registratum

    Re: Turpi i Korridorit 8: Nga Gjergj Buzuku

    Ceshtja e koridoreve i ka bere shqipetaret si ata "qente kur presin tu hedhin nga nje kocke" per te shuajtur urine.
    Pra kocka kocke ngelet se mishin e ha i !"Zoti".
    Cfare koridoresh mund te permenden sot ne Shqiperi?
    Besoj koridoret e Majkove jane me me baze dhe me te realizueshme ne parim se sa koridoret historike dhe ato aktuale.
    Kur Evropa percaktoi nje vit te perafert te negociatave te saj me Shqiperine, jo me kot percaktoi edhe vitin 2020 si vit shprese per tu anetaresuar ne BE.
    Qeveritaret shqipetare me mendimin e tyre, me veprimet e tyre e dine se sa koridore mund te ndertohen.
    Gjithesesi qeveria shqiptare eshte e paafte te negocioje per te ardhmen e vendit te tij qe ne pak vite ose per nje gjysme shekulli, nuk ka per te eksistuar me.
    Kush eshte ai investitor qe vjen ne Shqiperi te investoje ose te realizoje ndonje plan marshall per rimekembjen e ekonomise, infrastruktures shqiptare?
    Besoj asnje nga ata qe kane parate, ndoshta e lene per me vone se kane ca vende te tjera me interesante aktualisht per te "rregulluar"
    Gjithesesi deri me ate dite qe do na marin ne dore, besoj edhe kockat do ti a hame njeri tjetrit.
    Koridori tete nuk eshte ndonje koridor qe na lidh me parajsen por te pakten zhvillon disa pjese te vendit, leviz ingranazhet pozitive te ekonomise, hap perspektive te re per ardhmeri dhe krijon ldhje me shtete te tjera ballkanike.
    Shqiperia se pari nuk ka infrastrukture.
    Rruget shqiptare jane aktualisht rruget e ndertuara qe ne shekullin e kaluar perjashto disa rruge nacionale qe sot hy fadroma dhe e sheshon te nesermen i hedhin ziftin dhe bejne inagurimin.
    Pra pa rruge te ndertuara brenda per brenda Shqiperise ne menyre qe te bejne lidhjen e territoreve te ndryshme, pa nje kualitet te ketyre rrugeve nuk mund te pretendojme te marim persiper ndertimin e rrugeve nderkombetare qe lidhin shtete te ndryshme te Ballkanit.
    Minimumi viti 2020 mund te jete viti kur disa rruge nacionale mbarojne se perfunduari dhe atehere BE-se i terheqim vemendjen per koridoret qe lidhin shtete te ndryshme.
    Nuk mendoj, nuk besoj, nuk pretendoj se ne Shqiperi do te shohim ndryshime ne infrastrukture neqoftese nuk do kete reforma politike, ekonomike dhe mardhenie te stabilizuara ndermjet shteteve te ndryshme te rajonit.
    Shqiperia do te jete "pengu"i ardhmerise shqipetare ne Ballkan sepse Shqiperia eshte shteti meme dhe eshte shteti pergjegjes per te gjithe problemet e ndryshme qe lindin dhe mund te lindin ne Ballkan.
    Ne Shqiperine e viteve 2050, do te ndiejme ndryshimin e vertete te Shqiperise dhe shqipetareve.
    Qe te arrijme deri atje, duhet te kalojme edhe 40 vite te tjera, aktualish shume te merzitshme por jo te paarritshme.
     
  7. komino

    komino Valoris scriptorum

    Re: Turpi i Korridorit 8: Nga Gjergj Buzuku

    pikerisht archi

    aktualisht europa dhe amerika po mbajne ne shqiperi nje qendrim antidiktatorial (edhe per ti thene elektoratit te vet se "nuk mbeshtesin diktaturat") dhe kjo gjendje duhet ruajtur ne interesin tone

    por altualish europa apo amerika nuk kane ndonje interes te madh ne shqiperi e i lejojne vetes te jene parimore (te mbeshtesin demokracine)

    tani
    me ndertimin e korridorit 8 (me sa di une rruga egnatia e ndertuat nga roma per te kontrolluar provincat), a ka mundesi qe europa ti lere menjane parimet (te mbylle nje sy) dhe te lejoje ndonje diktature (prirje natyrale e shqiperise) e cila u garanton interesat mbi korridorin ???????????

    shembuj ka sa te duash dhe i pari qe me vjen ne mend eshte iraku me sadamin qe i kenaqte interesat amerikes dhe ajo mbylli te gjitha syte per diktaturen

    PS. nuk mendoj se asnje nga firmat shqipetare eshte ne gjendje te fitoje nje tender per ndertimin e nje rruge kaq te rendesishme (mendo vetem vitet e experiences dhe fuqine per te korruptuar)
     
  8. komino

    komino Valoris scriptorum

    Re: Turpi i Korridorit 8: Nga Gjergj Buzuku

    CORRIDOIO 8: DISAPPUNTO ALBANIA PER RITARDI
    (ANSA) - BARI, 18 SET - Il governo albanese e' ''perplesso'' ed esprime ''disappunto'' sui ritardi che si stanno accumulando per la realizzazione del Corridoio 8. Una posizione che e' stata chiaramente illustrata dal ministro albanese dei Trasporti e Telecomunicazioni, Spartak Poci, nella riunione dei ministri dei Trasporti dei Paesi del Corridoio 8 che si e' tenuta stamani nel quartiere della Fiera del Levante di Bari.
    Il ministro albanese ha subordinato la firma del documento, che e' poi stato siglato da tutti al termine dell' incontro, all' inserimento di alcuni punti. In particolare, ha chiesto al ministro italiano Lunardi ''la ragione del perche' la dichiarazione dei ministri dei Paesi del Corridoio 8 debba riferirsi al rapporto Van Miert, che prende in considerazione la problematica delle reti del trasporto in generale e che - si sottolinea in un documento che Poci ha consegnato a Lunardi - non e' favorevole al Corridoio 8''. ''E' passato piu' di un anno - ha detto Poci nel suo intervento - dal memorandum di intesa del Corridoio 8 e con disappunto vedo che non si sono registrati passi in avanti''. ''C' e' un rapporto Van Miert - ha continuato nell' intervento - che da un lato ci invita a lavorare ma dall' altro ci fa riposare fino al 2020''.
    Il ministro albanese ha successivamente chiarito all' Ansa: ''Il problema e' che fino ad ora i nostri sforzi per cominciare i progetti del Corridoio 8 non hanno avuto un progresso tangibile''. ''Anche nei rapporti preparatori al programma con gli esperti della Ue - ha proseguito - il Corridoio 8 non e' rappresentato tra le priorita'. La complessita' dei problemi che il Corridoio 8 risolvera' nei Balcani - ha detto ancora - ci obbliga ad intervenire per cambiare la sequenza delle priorita' che devono essere riviste''.
    Poci ha insistito sulla necessita' che ''il Corridoio 8 diventi per tutta l' Europa una priorita'''. ''Questa - ha aggiunto - e' la preoccupazione dell' Albania e dell' opinione pubblica''. Dopo la presa di posizione e le titubanze iniziali, il ministro ha comunque firmato il documento: ''C' e' qualcosa che ci convince nelle assicurazioni che ci ha dato Lunardi'', ha poi detto all' Ansa. ''Il ministro italiano - ha aggiunto - e' il rappresentante della Presidenza della Comunita' Europea e ci ha detto che esiste un pacchetto di progetti dove sono inserite tutte le priorita' e che tra queste vi e' sicuramente quella relativa al Corridoio 8''. (ANSA). AME-CHA/CIO 18-SET-03 13:33 NNNN
    18/09/2003 15:22
     
  9. komino

    komino Valoris scriptorum

    Re: Turpi i Korridorit 8: Nga Gjergj Buzuku

    Istituito a Bari il segretariato del Corridoio 8 (19-09-2003)
    Secondo il ministro alle Infrastrutture Pietro Lunardi l'opera potrebbe essere completata entro il 2014.

    Ieri è stato istituito a Bari il segretariato del Corridoio 8, che ha sede ufficiale presso la Fiera del Levante. Alla cerimonia organizzata per l'occasione hanno partecipato il ministro alle Infrastrutture Pietro Lunardi e i suoi colleghi dei Paesi interessati dall'opera e cioè Albania, Bulgaria, Grecia e Macedonia, al termine di una riunione in cui si è fatto il punto sullo stato di avanzamento del Corridoio.
    Lunardi ha riferito che "alcuni tratti del Corridoio 8 sono già fatti, sia in Macedonia, sia in Albania, sia in Bulgaria. Dobbiamo completare i tratti mancanti con la progettazione e i finanziamenti ed io credo che nel 2013-2014 il sistema potrebbe essere terminato se si comincia a lavorare subito". Il ministro ha anche annunciato che gli interventi previsti dal Corridoio 8 saranno inclusi "in una lista unica che verrà fatta il 9-10 ottobre prossimi a Bruxelles".

    Il Corridoio 8 è un sistema multimodale di trasporto che prevede un tracciato stradale di circa 960 chilometri e uno ferroviario di 1.270. Il percorso principale si sviluppa sulla direttrice Bari-Brindisi, Durazzo e Tirana (Albania), Skopje (Macedonia), Sofia, Bargas e Varna (Bulgaria), e prevede bretelle di collegamento con la Grecia e con la Turchia (tramite l'interconnessione con il Corridoio 4). (Fonte. Ansa)
     
  10. Archi

    Archi Forumium praecox

    Re: Turpi i Korridorit 8: Nga Gjergj Buzuku
     
  11. Archi

    Archi Forumium praecox

    Re: Turpi i Korridorit 8: Nga Gjergj Buzuku

    Harta e meposhtme eshte marre nga nje artikull i Financial Times Deutschland dhe paraqet projektet e miratuara nga komisioni i Karel van Miert ne kuadrin e TEN (Trans-Europian-Net).

    Shikohet fare mire pozicioni i "favorshem" gjeo-strategjik i Shqiperise

    [​IMG]
     
  12. palaccio

    palaccio Primus registratum

    Re: Turpi i Korridorit 8: Nga Gjergj Buzuku

    Me sa duket BE-ja e ka si synim zhvillimin e Evropes Lindore persa i perket vendeve qe kane nje infrastrukture me te perparuar se Shqiperia. Megjithate ata harrojne se Shqiperia ne te ardhmen do te kete mundesine e zhvillimit ekonomik dhe shoqeror aq sa mund t'ia kaloje edhe shtetit Grek. Korridori 8 eshte ne te vertete ide Amrikane, bile Amerika e solli perpara kete ide me veshtrim ne te ardhmen, persa i perket lehtesimit te sjelljes se naftes nga Euroasia ne Evropen Perendimore. Ketu qendron e keqja, sepse sjellja e mallrave dhe naftes -sipas Korridorit 8- do te pasuroje me shume Shqiperine sesa Greqine dhe Serbine.
     
  13. komino

    komino Valoris scriptorum

    Re: Turpi i Korridorit 8: Nga Gjergj Buzuku

    e paskan nxjerre jashte loje fare italine keta

    aty kemi nje aleat te fuqishem qe duhet shfrytezuar
     
  14. komino

    komino Valoris scriptorum

    Re: Turpi i Korridorit 8: Nga Gjergj Buzuku

    pasi te lexoni kete, mendoni se sa do te ndikoheshim nga te huajt po te kishim edhe korridorin 8


    Presionet e ardhura nga institucionet e Brukselit, të përforcuara nga FMN-ja dhe të pakundërshtuara nga qeveria, heqin taksën e posaçme të lindur për financimin e rrugës Durrës-Kukës





    Genti Xhaferraj / Data (31-10-2003)


    Një ndër objektivat e përcaktuar nga qeveria dhe të miratuar nga FMN-ja për vitin 2004 është heqja e taksës së rrugës Durrës-Kukës. Një gjë e tillë është kërkuar nga Bashkimi Europian dhe është mbështetur nga Fondi Monetar Ndërkombëtar në kuadër të fillimit të negociatave për tregtinë e lirë me BE-në. Kjo taksë është doganore dhe aplikohet mbi gjithë importet, dhe pikërisht një gjë e tillë ka rënë ndesh me kushtin për uljen e tarifave doganore që duhet plotësuar për tregtinë e lirë me BE-në. Ka qenë qeveria shqiptare ajo që ka përcaktuar si objektiv për vitin 2004 heqjen e taksave me destinacion, ku e vetmja e këtij lloji në Shqipëri është ajo e rrugës Durrës-Kukës. Ky veprim, i ndërmarrë me “bekimin” dhe mbështetjen e FMN-së, nuk është frymëzuar aspak nga meraku i qeverisë apo i FMN-së për barrën fiskale që rëndon bizneset shqiptare, pasi një merak të tillë ato e treguan hapur para dy ditësh që nuk e kanë. Argumentet për heqjen e kësaj takse specifike si rezultat i presioneve të ndërkombëtarëve, nuk mund të qëndrojnë po të kihet parasysh morali i vendosjes së saj. Ajo taksë u caktua e posaçme për të siguruar paprekshmërinë e financimit të kësaj rruge, të cilësuar si shumë e rëndësishme për të gjithë faktorët e jetës politike-ekonomike-sociale shqiptare. Ndërkohë, FMN-ja ka thënë para ca kohësh se, në rast se qeveria do me të vërtetë ta ndërtojë këtë rrugë, mund të hapë një zë të veçantë në buxhetin e shtetit për financimin e saj, gjë që nuk duket aspak të ketë ndodhur. Sidoqoftë, nëse do t’i besohej qeverisë menaxhimi i fondeve të kësaj rruge, taksa nuk do të ishte vendosur e posaçme. “Mënyra e financimit të rrugës Durrës-Kukës si zë i veçantë nga buxheti i shtetit, është zgjedhur e tillë për të qenë sa më e qëndrueshme nga vendimmarrjet politike të kabineteve qeveritare, që ndryshojnë shpesh,” thotë Gjergj Buxhuku, analist ekonomik dhe drejtor i Institutit Shqiptar të Politikave Antidumping. Madje, nuk janë të rrallë zërat që akuzojnë qeverinë se i ka përdorur edhe paratë e mbledhura nga kjo taksë për mbushjen e boshllëqeve në buxhetin e shtetit. Sipas Edmond Spahos, ekonomist dhe funksionar i Partisë Demokratike, arsyeja e heqjes së taksës së rrugës Durrës-Kukës është vetëm një pretekst për të mbuluar keqpërdorimet e kësaj takse. “Vitin e kaluar ajo ka shërbyer për financimin e deficitit buxhetor,” u shpreh ai. “Taksa speciale e rrugës Durrës –Morinë nuk paguhet nga biznesi shqiptar, - thotë Gjergj Buxhuku, - ajo merret përsipër dhe përballohet nga qytetarët shqiptarë, që paguajnë gjithçka”.

    Taksa përbëhet nga:
    a. mbitaksa në masën 1 për qind të vlerës doganore dhe aplikohet mbi të gjitha mallrat e taksueshme të importit
    b. taksa mbi karburantet e importuara (si gazoil, benzinë dhe benzol) dhe të prodhuara në vend në masën 3 lekë/litër (këto produkte taksohen dyfish nga kjo taksë, 1 për qind në doganë dhe 3 lekë/litër në shitje.
    c. taksa vjetore prej 30 mijë lekësh mbi tatimpaguesit e TVSH-së

    Ndërtimi i rrugës: kompanitë shqiptare apo të huajat?
    Sipërmarrësit shqiptarë të ndërtimit prej kohësh pengohen për të marrë pjesë në tenderat ndërkombëtarë që organizon shteti shqiptar për ndërtimin e rrugëve nacionale, të cilat financohen nga Banka Botërore e donatorë të tjerë. Ky shqetësim është ngritur edhe nga Bardhyl Çeku, inxhinier rrugësh dhe specialist tunelesh, në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Rrugëve, mbledhje ku u miratua varianti përfundimtar i ndërtimit të rrugës Durrës-Kukës. Çeku shprehu pakënaqësi për faktin se për problemet teknike dhe profesionale mendimi i specialistëve shqiptarë pothuajse nuk është marrë fare parasysh nga konsulentët e huaj që kanë bërë studimin e fizibilitetit. “Kjo është një rrugë që do t’i përkasë kombit shqiptar, dhe si e tillë, duhet ndërtuar po nga ekspertë dhe specialistë të këtij kombi,” tha Çeku. Sipas tij, shteti shqiptar duhet të ndërpresë diskriminimin ekonomik si ndaj kompanive tregtare, ashtu edhe ndaj kompanive të ndërtimit. Ndërkohë, kryeministri Nano është shprehur se qeveria po i heq barrierat diskriminuese dhe se askush nuk i ka penguar kompanitë shqiptare të marrin pjesë në projektimin e kësaj rruge. “Kombin e kemi futur në tregje, dhe në tregje ka konkurrencë,” tha kryeministri në lidhje me kërkesën e inxhinierit për ndërtimin e rrugës nga kompanitë vendase.

    Komuniteti i biznesit: ”Durrës-Kukës-Morinë, efekt të madh në ekonominë e rajonit”

    Flet Koço Kokëdhima, kryetar i BOBSH-it

    Heqja e taksës Durrës-Kukës-Morinë ka vetëm një qëllim: sabotimin e ndërtimit të kësaj rruge që lidh Shqipërinë me Kosovën. Kjo rrugë përbën një shqetësim të madh për të gjithë armiqtë e zhvillimit të interesave shqiptare në Ballkan dhe veprimi i qeverisë shqiptare është thjesht një shërbim që u bëhet këtyre armiqve. Teoria për të financuar me paratë e buxhetit të shtetit është një mashtrim i pastër që bën Fatos Nano dhe Kastriot Islami, të cilët dëshirojnë që kjo rrugë të mos ndërtohet kurrë. Deputetët e parlamentit shqiptar, të mazhorancës dhe opozitës, duhet të hedhin poshtë këtë përpjekje antishqiptare që bëhet nën ombrellën e FMN-së. Dhe paratë që janë mbledhur gjatë dy vjetëve nga taksa “Majko”, janë harxhuar që të gjitha për të mbyllur vrimat e zeza që bënë Nano e Islami në buxhetin e shtetit, përmes kontrabandës në dogana, evazionit fiskal dhe politikave të shkatërrimit të ekonomisë kombëtare. Fatos Nano dhe Kastriot Islami, së bashku me plaçkitësit e huaj të vendit tonë, përpiqen të mashtrojnë shqiptarët, duke u thënë se do ta ndërtojnë rrugën Durrës-Kukës-Morinë me fadromat e xhenios dhe me paratë e buxhetit të shtetit të tyre. Në qoftë se kjo mazhorancë do të sabotojë këtë vepër të bashkimit tonë kombëtar, ajo do të marrë të gjitha përgjegjësitë dhe përgjigjet e duhura nga elektorati shqiptar në një kohë shumë të shpejtë.


    Agim Rrapaj: ”Jemi kundër çdo veprimi për heqjen e kësaj takse”

    Komuniteti i biznesit kundërshton me forcë heqjen e taksës së rrugës Durrës-Kukës-Morinë, pjesë e Korridorit 5. Heqja e kësaj takse, e njohur ndryshe si taksa “Majko”, është ndër objektivat e përcaktuar nga qeveria për vitin 2004 edhe me sugjerimet e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Bashkimit Europian. Agim Rrapaj, kryetar i Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar (KASH), shprehet për “Biznesin” se “ne jemi dakord që kjo taksë të vazhdojë të vilet dhe ne si komunitet kemi qenë iniciues të vendosjes së saj”. “Ne jemi kundër çdo veprimi për heqjen e kësaj takse,” shprehet ai. Për sa i përket rëndësisë së ndërtimit të kësaj rruge, Rrapaj tregon se realizimi i saj do të ketë efekt shumë të madh si në Shqipëri, ashtu edhe në rajon. Hajri Elezi, pronar i stabilimentit të ujit “Lajthiza”, thotë se “kjo rrugë është më e vlefshme se çdo aks tjetër, pasi ajo u shërben 50 milionë banorëve në Bullgari, Serbi, Kosovë, Maqedoni dhe Shqipëri”. Sipas tij, ky është aksi më i përshtatshëm për importin dhe eksportin e mallrave dhe janë interesat e disave ato që e kanë lënë në harresë ndërtimin e saj. “Me anën e kësaj rruge, të gjitha këto shtete kanë mundësinë e daljes në det, që është një gjë shumë e rëndësishme,” përfundon Elezi. Këtij mendimi i bashkohet edhe drejtori i “Birra Tiranës” Enea Janko. Ai shprehet: ”Kjo rrugë nuk është e rëndësishme vetëm për ne, pasi zgjerohet tregu, por edhe për të gjithë komunitetin e biznesit. Ky është një investim strategjik dhe qeveria ka mundësi që në zërin ku parashikohen këto shpenzime, të krijojë fonde për financimin në një nivel të kënaqshëm të kësaj rruge”. Sipas tij, duhet që buxheti i shtetit të menaxhohet sa më mirë.
     
  15. Olta

    Olta Forumium praecox

    Re: Turpi i Korridorit 8: Nga Gjergj Buzuku

    gene,
    kur thua qe ne do te ndikoheshim edhe me nenkupton qe ne Shqiperi ka akoma fusha ekonomike apo politike te pandikuara plotesisht nga shtete te huaja (pa dashur tani te permend ndonje ne vecanti).
    Te lutem me permend vetem nje nga keto fusha.
     
  16. komino

    komino Valoris scriptorum

    Re: Turpi i Korridorit 8: Nga Gjergj Buzuku

    olta, ne fakt une i referohesha ketij mendimi qe kisha shprehur me pare por harrova ta shpreh lidhjen

    per pyetjen tende:
    asnje fushe nuk ka te pa ndikuar, por tani e bejne thjesht per te kaluar kohen /pf/images/graemlins/laugh.gif e na lene edhe te vendosim ndonje gje vete :angel:
     
  17. komino

    komino Valoris scriptorum

    Re: Turpi i Korridorit 8: Nga Gjergj Buzuku

    Sipërmarrës italinë ofrojnë bashkëpunim në transporte dhe energjitike

    Korridori 8-të ka qenë në vëmendjen e sipërmarrësve italianë të cilët kanë propozuar rikonstruksionin e linjës hekurudhore






    Data (4-11-2003)


    Ditën e djeshme në ambientet e ministrisë së Transportit e Telekomunikacionit, ministri Spartak Poçi ka zhvilluar një takim me një grup sipërmarrësish italianë. Të përfaqësuar nga Guidalberto Guidi sipërmarrësit italinë të cilët janë grupur në një bashkim oraganizatash të quajtur “Confindustria”, kanë shfaqur interesin e tyre për të bashkëpunuar në fushën e transportit hekurudhor dhe atij rrugor, si dhe në prodhimit të energjisë elektrike. Guidalbero Guidi ka deklaruar para Poçit se Confindustria vepron në sektorin e prodhimit dhe kontrollit të energjisë elektrike dhe atë të linjave hekurudhore. Më tej ai ka thënë se sipërmarrësit italinë kanë dëshirë që të hyjnë në tregun shqiptar në fushat e sipërpërmendura. Në veçanti Guidi ka shprehur interes në ndërhyrjen e ndërmarrjeve të ndryshme italine në ndërtimin e Korridorit 8-të. Në emër të Confindustria, Guidi ka propozuar që italianët të bëjnë rikonstruksionin e linjës hekurudhorë të Korridorit 8-të, duke filluar që nga porti i Durrësit. Në takim ministri Poçi falanderur sipërmarrësit italianë dhe ka përmendur bashkëpunimet që ka qeveria shqiptare me kompani italiane, si ai fushën e transportit detar, ku ka pasur bashkëpunime të fuqishme për rikonstruksionit të Durrësit, si dhe modernizimin e portit të Vlorës që po bëhet me ndihmën e “Cooperazzione Italiana”.

    Confindustria
    Confindustria është themeluar me qëllim që të nxisë sipërmarrjen e lirë të veprimtarisë ekonomike në kontekstet e ekonomisë së tregut. Kjo sipërmarrje është krijuar në vitin 1990 dhe përfshin organizata prodhuese dhe shërbimesh në Itali. Sipas të dhënave të saj, në të përfshihen (në shkallë vullnetare) më shumë se 113.000 ndërrmarrje të të gjithë përmasave me rreth 4.200.000 të punësuar. Në këtë kuadër Confindustria përfaqëson nevojat e sistemit ekonomik italian përballë institucioneve politike dhe administrative, përfshirë këtu parlamentin, organizatat sindikaliste dhe forca të tjera shoqërore. Nëpërmjet degëve të saj, është shtrirë në të gjithë rajonet e Italisë dukë përmbledhur në vetvete 13 shoqata në bazë të sektorëve të ndryshëm të ekonomisë italiane.
    Në takimin e sotshëm me ministrin e transportit dhe telekomunikacionit përfaqësuesit e Confindustria kanë nënvizuar se sistemi hekurudhor shqiptar aktualisht është me tregues të ulët teknike dhe shfrtytëzues.

    Sistemi hekurudhor
    Guidalberto Guidi, përfaqësuesi i Confindustria ka theksuar se sipërmarrrësit italianë me projektet e tyre synojnë përmirësimin gradual të gjendjes së inventarit të vagonëve të udhëtarëve dhe rikonstruksionit të rrjetit hekurudhor shqiptar. Konkretisht italianët e “Confindustria” kanë një inventar të vagonëve të udhëtarëve dhe kanë programuar që për një periudhë afat shkurtër të rinovojnë atë nëpërmjet importit të vagonëve të përdorur në gjendje pune.
     
  18. komino

    komino Valoris scriptorum

    Re: Turpi i Korridorit 8: Nga Gjergj Buzuku

    Infrastruktura
    Të shpronësuarit pa tapi pengojnë punimet në Koridorin 8

    Sipas statistikave të drejtuesve të Këshillit të Qarkut të Elbasanit, janë 40 për qind e të shpronësuarve të papajisur me tapi që po pengojnë vazhdimin e punës nga ndërtuesit






    Data (7-11-2003)


    Elbasan - Pronarët e papajisur ende me dokumentin shtetëror të pronësisë (tapitë) nga zyrat përkatëse të regjistrimit të pasurisë jo vetëm nuk mund të tërheqin në banka shumat përkatëse të miratuara me vendimin e qeverisë para një viti për pronat që u dëmtohen, por janë bërë pengesë për vazhdimin normal të punimeve nga firma zbatuese e segmentit të Korridorit të 8-të Elbasan-Librazhd. Sipas statistikave që drejtues të Këshillit të Qarkut të Elbasanit kanë bërë të njohura për gazetën "Biznesi", janë 40 për qind e të shpronësuarve të papajisur me tapi dhe që po pengojnë vazhdimin e punës nga ndërtuesit deri në konflikte fizike me këtë të fundit. Shqetësimi i firmës turke "Mapa Compy", siç pohon A. Mjeshtri, një nga titullarët e Këshillit të Qarkut Elbasan, ka ardhur prej kohësh në pushtetin vendor dhe po ndërhyhet që të zgjidhet sa më shpejt ky problem i mprehtë. “Edhe pse nga qeveria shqiptare dhe drejtuesit lokalë u morën masa paraprake për shpronësimin në kohë të të prekurve nga ky aks rrugor (u bënë verifikimet në vend nga specialistët, u hartuan listat së bashku me kuotën financiare për çdo pronar dhe gjithçka u realizua brenda vitit 2002, më shumë se 4 muaj nga fillimi i punimeve), një numër i pronarëve pretendentë nuk kanë arritur ende që të sigurojnë dokumentet zyrtare të pronësisë dhe janë bërë aktualisht pengesë për punimet”, shton drejtuesi vendor Mjeshtri.
    Sipas vendimit të qeverisë, në distancën prej 30.5 km të këtij aksi rrugor preken pronat (tokë, objekte apo shtëpi banimi, troje, dru frutor) dhe do të kompensohen gjithsej 518 pronarë, që janë banorë të bashkisë Elbasan, komunave Labinot, Polis, Qendër dhe bashkisë Librazhd, ndërsa vlera totale e kompensimit është 91 milionë e 312 mijë lekë të reja. Vlerën më të madhe të kompensimit e zënë tokat-arë të fermerëve, me rreth 62.3 milionë, kompensimi i objekteve zë 18.5 milionë lekë, ndërsa vlera e mbetur është për kompensimin e drurëve frutorë që shkulen apo dëmtohen në këtë aks të Korridorit të 8-të.
    Por jo të gjithë të shpronësuarit kanë marrë vlerat përkatëse në banka, pasi nuk janë të pajisur me tapitë e pronësisë. Dokumentet e pronësisë, sipas drejtuesve të Zyrës së Kadastrës dhe asaj të Pronësisë, kanë pohuar për gazetën "Biznesi" se në disa raste nuk janë dhënë, pasi për të njëjtën sipërfaqe toke ka pretendim pronësie të dyfishtë, ka konflikte midis disa të tjerëve, ka procese civile të pronësisë ende pa përfunduar. Gjithashtu, neglizhenca e pronarëve për të siguruar gjithë dokumentin ligjor për të njohur pronësinë, bën që ata të mos njihen si pronarë të ligjshëm.
    Gjithsesi, sipas burimeve për "Biznesi", edhe pse firma ndërtuese e rrugës ka "mëkatet" e saj (shkelje të parametrave teknikë në punime, ndotje të mjedisit, bllokim rruge e vështirësi të pamotivuara në qarkullimin e automjeteve), bllokimi i punimeve nga pronarët pa tapi evidentohet si një pengesë e radhës dhe me pasoja (pse jo dhe si preteks për mosdorëzim në kohë të objektit nga firma) e që kërkon zgjidhje të shpejtë.


    DISA STATISTIKA:

    - Në gjithë gjatësinë e segmentit rrugor prej 30.5 km, vendimi përkatës i qeverisë shqiptare përcakton 518 pronarë që do të kompensohen në të holla për sipërfaqe tokë-arë, objekte, pemë dhe troje nën kufijtë administrativë të
    bashkisë Elbasan, komunat Labinot, Polis, Qendër dhe bashkia Librazhd.
    - Vlera e përgjithshme e kompensimeve është 91 milionë e 312 mijë lekë të
    reja. Nga këto 62.3 milionë janë për kompensimin e tokës arë, 18.5 milionë
    për kompensim objektesh, 5.5 milionë për trojet, ndërsa pjesa tjetër për
    kompensim të drurëve frutorë që dëmtohen nga ky aks rrugor.
    - Që në fillim të vitit në vazhdim, shumat përkatëse janë lëvruar në banka së bashku me listat përkatëse, por rreth 40% e pronarëve, për shkak
    të mungesës së dokumentit zyrtar të pronësisë (tapive), nuk i kanë marrë
    paratë dhe pengojnë firmën ndërtuese të vazhdojë punën sipas projektit.
     
  19. komino

    komino Valoris scriptorum

    Re: Turpi i Korridorit 8: Nga Gjergj Buzuku

    Transporti
    Korridori i 8-të: Punëtorët shqiptarë nuk paguhen nga kompanitë e huaja

    Tri firma të huaja, përkatësisht ajo turke "BE-HA-SE", ajo maqedonase "Mavrovo" dhe firma tjetër turke "Mak-Yol", u detyrohen punëtorëve shqiptarë miliona lekë






    Kujtim Boriçi / Data (25-11-2003)


    Kompanitë e huaja të ndërtimit vazhdojnë të jenë ndër më të preferuarat nga donatorët e huaj dhe strukturat përgjegjëse të shtetit shqiptar për ndërtimin e rrugëve në vendin tonë, por ndërkohë një pjesë e mirë prej tyre jo vetëm abuzojnë me të punësuarit shqiptar në këto projekte, por ikin nga Shqipëria pa u dhënë shuma të konsiderueshme parashë për mundin dhe djersën e derdhur.
    Sipas statistikave të ofruara për "Biznesin", në tri segmente të Korridorit të 8-të, nga pesë të tilla që janë gjithsej, në gjatësinë Durrës-Qafëthanë, punimet kanë përfunduar. Drejtuesit e dy prej kompanive pjesëmarrëse në punime kanë ikur dhe ata të një tjetre janë në prag të ikjes, ndërsa dhjetëra punëtorë shqiptarë të punësuar në këto firma nuk kanë marrë paratë, e për më tepër, hapësirat drejt kësaj shprese po ngushtohen nga dita në ditë. Kështu, firma maqedonase "Mavrovo" ka mbi 2 vjet që ka përfunduar segmentin e Korridorit të 8-të Librazhd-Qukës (21 km) dhe është larguar nga Shqipëria.
    Ndërsa rreth 100 punëtorë, specialistë dhe shoferë shqiptarë (nga Përrenjasi, Elbasani e Librazhdi), të punësuar pranë 7 firmave nënkontraktuese shqiptare nuk kanë marrë një shumë prej 45 milionë lekësh. Prej më se dy vjetësh punëtoret përplasen tek drejtuesit e kompanive shqiptare, me të cilat kanë kontratat, ku këta të fundit pas dhjetëra shkresash dhe takimesh me drejtuesit e firmës së larguar dhe të ministrisë janë detyruar të hapin një proces gjyqësor. ”Punëtorët kanë të drejtë, por ne ende nuk po mundemi t'i marrim firmës maqedonase detyrimet që ajo ka ndaj nesh dhe në këto kushte kemi hapur proces gjyqësor ndaj saj”, - pohon për "Biznesin” Hamza Gjini, president i firmës shqiptare "Dibra", një prej 7 firmave nënkontraktuese tek "Mavrovo".
    Një proces gjyqësor kanë hapur edhe rreth 40 punëtorë shqiptarë, shumica e të cilëve janë shoferë të mashtruar nga firma turke "BE-HA-SE", që braktisi para 16 muajsh punimet e papërfunduara në segmentin e Korridorit të 8-të Rrogozhinë-Elbasan, 32 kilometra i gjatë. Njëkohësisht, ata po mbajnë peng me vendim ligjor të strukturave përkatëse të shtetit shqiptar një numër të konsiderueshëm të makinerive të rënda në Pajovë të Peqinit, si dhe një fabrikë asfalto-betoni të saj. “Problemi i mosdhënies së parave, - ka pohuar rreth këtij problemi para disa ditësh për "Biznesin" ministri Spartak Poçi, - është problem kontraktual midis punëtorëve dhe punëdhënësit, problem i cili kërkon zgjidhje ligjore”.
    Edhe 60 punëtorë që kanë punuar në periudha të ndryshme pranë firmës tjetër "Mak-Yol" në segmentin e Korridorit të 8-të Qukës-Qafëthanë (20.6 km) prej një jave janë në protestë para kampingut të firmës në Përrenjas duke bllokuar rrugën, pasi nuk u janë dhënë shuma nga 100 deri në 500 mijë lekë për punën e bërë jashtë orarit, ditëve të pushimit dhe lejeve të zakonshme në bazë të kontratave dypalëshe. Këta punëtorë para dy ditësh kanë hapur një proces gjyqësor për firmën turke, e cila sipas tyre pritet të ikë nga momenti në moment dhe shpresat për marrjen e parave janë të pakta.
    Punëtorët shqiptarë të punësuar tek firmat e huaja që punojnë në rrugët shqiptare ndihen të mashtruar nga punëdhënësi, por njëkohësisht edhe "jetimë" e të vetëm përballë pamundësisë për të marrrë paratë për punën e bërë.

    Kompanitë debitore
    - Firma maqedonase "Mavrovo" përfundoi para rreth dy vjetësh segmentin e Korridorit të 8-të Librazhd-Qukës, por është larguar nga Shqipëria pa paguar mbi 45 milionë lekë të reja punëtorëve (rreth 100) shqiptarë të inkuadruar në 7 firma nënkontraktuese shqiptare që punuan për llogari të maqedonasve. Drejtuesit e firmave nënkontraktuese kanë hapur proces gjyqësor ndaj firmës "Mavrovo", por shpresa e punëtorëve për të marrë paratë duket tepër e largët.
    - Firma turke "BE-HA-SE", që braktisi punimet në segmentin e Korridorit të 8-të Rrogozhinë-Elbasan para rreth 18 muajsh nuk ka paguar në shumat në 5 milionë lekë të vjetra për secilin nga 40 punëtorët shqiptarë. Protestat e shumta të punëtorëve shqiptarë çuan në bllokimin para ikjes së firmës
    të makinerive të rënda të turqve në kampingun e Pajovës në Peqin, ku vazhdojnë të jenë ende peng.
    Por paratë nuk dihet nëse do t’i marrin edhe pse presin prej kohësh ndërhyrjen e strukturave të shtetit shqiptar.
    - Firma "Mak-Yol" ka përfunduar prej 6 muajsh segmentin e Korridorit të 8-të Qukës- Qafëthanë dhe ikja pritet për punë orësh. Por 60 të punësuar në 'të me kontrata direkte kanë për të marrë nga 1 deri në 5 milionë lekë të vjetra secili që punëdhënësi ua mohon. Vazhdojnë të jenë në protestë,
    kanë bllokuar rrugën e kampingut turk në Përrenjas dhe kanë hapur një proces gjyqësor.



    www.biznesi.com.al
     

Shpërndajeni këtë faqe