Turpi i Korridorit 8: Nga Gjergj Buzuku

Diskutime tek 'Ekonomia & Biznesi Shqiptar' filluar nga Albinos, 9 Sep 2003.

  1. Albinos

    Albinos Primus registratum

    Turpi i Korridorit 8: Nga Gjergj Buzuku

    Turpi i Korridorit 8

    Nga GJERGJ BUXHUKU

    Vendimi i pritur i Parlamentit për mosmiratimin e Korridorit 8 si projekt parësor i BE-së për të paktën 20 vitet e ardhshme në fakt është njohja de jure e faktit që Shqipëria është e përcaktuar ta shikojë Europën vetëm nëpërmjet Jugut dhe jo Perëndimit. Interesa të fuqishme politike dhe gjeostrategjike të Greqisë ndaj Shqipërisë dhe Ballkanit në përgjithësi shfrytëzuan me efektivitet të plotë kohën kur kryesonin BE-në për të vendosur në krye të listës së investimeve të parashikuara të BE-së ato korridore që u shkojnë për shtat aleatëve të saj sllavë, ku vend të priveligjuar zë Serbia. Çdo gjë u rregullua në mënyrë të tillë që edhe Italia, me gjithë përpjekjet e saj, shtuar edhe faktin se tashmë është në krye të BE-së, nuk pati mundësi të lëvizte asgjë nga projekti me emrin “Van Miert”, ku Korridori 8 përfundimisht praktikisht binte poshtë.
    Humbja e korridorit 8 është një nga goditjet më të forta që diplomacia, shteti shqiptar dhe interesat shqiptare kanë marrë deri më tash në të gjithë periudhën e pasviteve ‘90. Pasojat e një goditjeje të tillë do të ndihen më afatgjatë me humbjen e dhjetëra miliardë euro investimesh dhe zbehjen e rëndësisë strategjike të Shqipërisë si pikë e lidhjes së perëndimit me lindjen e Europës, që është një nga pasuritë më të mëdha tonat dhe që përcakton në një masë të madhe shanset e shqiptarëve për zhvillim në gjirin e popujve të tjerë europianë. Asgjë e mirë nuk tingëllon në përmbajtjen e këtij vendimi të Brukselit edhe për qëndrimin e BE-së kur të vijë momenti i zgjidhjes së çështjes së Kosovës asaj shqiptare në përgjithësi.
    Kambanat që po bien në Bruksel nuk paralajmërojnë asgjë të mirë për ne, por njëkohësisht janë edhe një kujtesë e mirë për të kuptuar se çfarë nuk shkon për t’u ndrequr sa më shpejt në ndërtimin e institucioneve të shtetit shqiptar.
    Së pari, duhet ta pranojmë se integrimi në Europën e bashkuar nuk është një fushë me lule, ku të tjerët mezi po presin duke u lutur për futjen tonë sa më të shpejtë atje. Të gjithë duhet ta kemi të qartë se në Europë nuk shkohet pa shtet kombëtar të fortë që do të dijë të paraqesë dhe të mbrojë interesat e qytetarëve të tij. Gara për integrim, por edhe për pasintegrim është dhe do të jetë shumë e fortë, ku secili shtet do të përpiqet të përfitojë në kurriz të të tjerëve.
    Së dyti, rasti i dështimit të Korridorit 8 na shtyn të kuptojmë se cilët janë aletët e vertetë të Shqipërisë dhe çfarë duhet të bëjmë për të ridimensionuar me veprime praktike brenda vendit politikën tonë të jashtme. Ekonomia shqiptare, që deri më sot është karakterizuar nga politika e portave të shqyera të Jugut, duhet të orientohet drejt Perëndimit të vërtetë, ku Italia është partneri i vërtetë në afatgjatë i shqiptarëve. Veprimet energjike të Italisë, që bëri gjithçka ishte e mundur, për të ndryshuar të pamundurën e vendosur paraprakisht në kohën e drejtimit të BE nga Greqia, janë shembull i qartë. Privatizimet strategjike të sektorit të telefonisë, sektorit bankar dhe sektorit të sigurimeve duhet me çdo kusht të orientohen drejt vendeve aleate të vërteta të Shqipërisë. Gabimet e telefonisë celulare të falur Greqisë, që në dritën edhe të dështimit të Korridorit 8 mbajnë jo vetëm erën, por kanë hapur edhe fytyrën e tradhtisë kombëtare, nuk mund dhe nuk duhet të përsëriten më.
    Mbi të gjitha dështimi i Korridorit 8 shpalosi hapur faktin se shteti shqiptar ka institucione që ekzistojnë dhe funksionojnë vetëm formalisht. Në mënyrën më të turpshme të mundshme zyrtarë, ambasada, ministrira etj. shqiptare, që paguhen nga qytetarë të këtij vendi, nuk bëjnë as përpjekjen më të vogël jo për të ndikuar në ndryshimin e vendimeve kundër interesave të vendit të tyre në afatgjata, por as edhe të sqarojnë së paku opinionin. Çdo gjë bëhet e ditur kur ka marrë fund dhe kur nuk mund të bëhet më asgjë. Dhe shtetit shqiptar nuk i mungojnë as Ambasada në Bruksel, as Ministria e Jashtme, as Ministria e Integrimit, as Kryeministria, as Presidenti dhe as Parlamenti. Nuk mungojnë as edhe lobet qesharake parlamentare dhe as edhe premtimet elektorale shumëvjeçare të politikës për çështjen në fjalë. Asnjë institucion i mësipërm nuk bëri asgjë për të bërë aq sa kemi ne në dorë për dështimin e projektit strategjik me rëndësi themelore për Shqipërinë dhe shqiptarët. Jo vetëm kaq, por në një vend ku duket se punon vetëm media, asnjë institucion nuk e merr mundimin t’u vërë veshin edhe paralajmërimeve të saj për dështimin e parapërgatitur të Korridorit 8. Kundërshtarët tanë punuan parreshtur, gjatë dhe hapur për të realizuar qëllimin e tyre edhe në kohën kur shteti dhe politika shqiptare shullëhej pa e turbulluar aspak në diellin e verës. Me siguri që vetë vendimarrësit tanë dështimin e Korridorit 8 do ta marrin vesh vetëm nëpërmjet medias për turpin e tyre dhe tonin! Të aftë vetëm për të mbushur copëra letrash dhe për të pozuar para kamerave, funksionarët shqiptarë në rastin më të mirë janë të paaftë dhe në rastin më të mundshëm as nuk dinë dhe as nuk dëshirojnë të mbrojnë interesat e shtetasve të tyre. Nëse, dashtë Zoti, nuk është kështu, atëherë le të marrin shkak nga dështimi i Korridorit 8 për të vërtetuar të kundërtën dhe të nxjerrin me emra përgjegjësit tanë të turpit më të fundit të shtetit shqiptar!
     
  2. fjorent

    fjorent Primus registratum

    Re: Turpi i Korridorit 8: Nga Gjergj Buzuku

    Ku eshte skandali ketu? Ajo dihej. Eshte tjeter pune nese shqiptaret kane ngelur akoma me mentalitetin e 100 vjeteve me pare dhe i besojne si femije politikaneve qe i genjejne gjithmone.
    Ose me keq ata i dine qe i genjejne, por vazhdojne t'i mbajne ne pushtet se keshtu mund te lepijne ndonje koske neper dogana, ose tatime. Sa popull driteshkurter jemi. Dhe besoj se keshtu do te vazhdojme per nje kohe te gjate.
     
  3. morava

    morava Primus registratum

    Re: Turpi i Korridorit 8: Nga Gjergj Buzuku

    me ka ardhur shume keq!!!
    duhet te ishte shfrytezuar ky invenstim me diplomaci per te mire te vendit.
    se pervec rruges ,do te perfitonin firmat e ndertimit,puntoret qe do punesoheshin dhe frytet e rruges mbasi te ishte mbaruar.

    mbase jane spekullime nga opozita,por dhe nqf se BE do te aprovonte ndertimin e ketij korridori,vecse nje gje duhet te nenvizoj me te madhe qe eshte shume e rendesishme per njerezit ne qe do punesohen....TE MOS JETE RROGA MUJORE E PUNTOREVE QE DO PUNESOHEN NE KETE PROJEKT NEN ME PAK SE 1000$ NU MUAJ...kjo te miratohet me ligj nga shteti kundrejt firmave qe do fitojn te drejten per kete projket.
     
  4. Admir

    Admir Forumium maestatis

    Re: Turpi i Korridorit 8: Nga Gjergj Buzuku

    Gazeta Shqiptare, 11 Shtator 2003.
    ----------------------

    FLET AMBASADORI SHQIPTAR NE BRUKSEL

    Kuko: E vërteta e Korridorit VIII
    "Lobi ynë në BE është Italia e Austria"


    --------------------------------------------------------------------------------

    e.m

    Ambasadori shqiptar në Bashkimin Europian, Artur Kuko deklaroi dje se Korridori VIII është ende një megaprojekt i rëndësishëm për institucionet e Brukselit. Ai e quajti absurde akuzën se Tirana zyrtare e ka fshehur dhe nuk e ka bërë publik këtë dokument të rëndësishëm.

    Zoti ambasador, media dhe opozita shqiptare kanë pretenduar ditët e fundit se Korridori VIII nuk është në planet e financimit të BE-së deri në vitin 2020. Sa është i vërtetë ky informacion?
    Pikë së pari, unë dua të theksoj se raporti voluminoz i hartuar nga Van Miert nuk është një projektvendim që do të shtrohet për miratim në strukturat e BE-së. Ky raport ngjan më tepër me një relacion mbi të cilin do të diskutohet më pas nga vendet anëtare të Bashkimit Europian, nga Komisioni Europian dhe më pas do të miratohet në Parlamentin Europian. Pra, dua të them që nuk kemi të bëjmë me një vendim të Bashkimit Europian, sepse është krijuar përshtypja sikur Korridori VIII është mënjanuar nga financimet.

    A është e vërtetë që në raportin e Van Miert, mënjanohet financimi i Korridorit VIII?
    Dua të theksoj se zëdhënësi i Komisionit Europian për transportet, Gantelet i mohoi këto zëra. Ai deklaroi se Korridori VIII mbetet ende tejet i rëndësishëm për Bashkimin Europian. Pastaj, raporti i Van Miert nuk ka para, por ai flet për prioritetet e financimeve të BE-së për vitet e ardhshme. Janë paraqitur 100 projekte dhe nga këto, 20 projekte janë futur në fazën e parë të financimeve.

    A i keni informuar ju institucionet tona, konkretisht Ministrinë e Jashtme për raportin e Van Miert?
    Unë mendoj se është absurde akuza se Tirana zyrtare nuk ka qenë e informuar apo ka fshehur raportin. Dokumenti ka qenë i botuar i plotë në internet, në sitin zyrtar të BE-së, pra askush nuk e ka fshehur dhe nuk bëhet fjalë për mungesë informimi.

    Nëse raporti i Van Miert do të miratohet në strukturat e BE-së, sa mund ta dëmtojë kjo Korridorin VIII dhe vendin tonë?
    Edhe një herë dua të them se raporti nuk do të miratohet sepse ai nuk është një projektvendim, por një studim që strukturat e BE-së i kanë kërkuar një grupi ekspertësh të nivelit të lartë ta hartojnë. Në bazë të këtij dokumenti voluminoz, do të realizohen diskutime të mëtejshme të vendeve anëtare dhe më pas do të vendoset. Megjithatë, unë dua të them se nuk është faji im që Shqipëria nuk është vend kandidat apo anëtar i Bashkimit Europian. Financimi i Korridorit VIII dhe projekteve që i interesojnë Shqipërisë do të varet gjithnjë nga statusi ynë dhe i vendeve fqinje që aspirojnë t'i bashkohen BE-së, si Maqedonia apo Bosnja dhe Hercegovina. Në këtë situatë, ne do të operojmë me vendet anëtare të BE-së me të cilat kemi interesa të përbashkëta dhe të cilat na mbështesin si Italia apo Austria.


    BE s'ka fonde për Korridorin VIII

    Nano takim me Berluskonin në Bari
    TIRANE - Projekti Essen i miratuar më 1994, por edhe raporti Van Miert, nuk përfshin fare Korridorin VIII. Ndërtimi i këtij korridori të rëndësishëm, i cili është ide amerikane, asnjëherë nuk është menduar që të financohet nga ana e Bashkimit Europian. Ekspertët shpjegojnë se ato pjesë rruge që janë duke u bërë nga Durrësi në drejtim të Qafë-Thanës nuk janë aspak Korridori VIII, por një rikonstruksion rrugësh. Bashkimi Europian në projektin Essen kishte planifikuar ndërtimin e 14 veprave të mëdha infrastrkturore. Në asnjë prej tyre nuk ka diçka që lidhet me Korridorin VIII. Raporti Van Miert që pritet të diskutohet, e mbase të miratohet në Komisionin Europian e më pas në Parlamentin Europian, nuk ka asnjë projekt për financimin e Korridorit VIII. Ky korridor, për të cilin është duke u folur shumë, përmendet për herë të parë në një konferencë paneuropiane të mbajtur në Kretë. Aty ai cilësohet prioritar. Pas kësaj, asnjë dokument tjetër i BE-së nuk parashikonte financime. Aq më pak raporti Van Miert, i cili pret radhën për tu miratuar dhe që përjashton financimet për këtë korridor deri në vitin 2020. Në një intervistë për agjencinë e lajmeve ANSA, zëvendëssekretari i Transporteve të Italisë thotë se vendi i tij është duke punuar që të bindë grupin "Van Miert" për ta futur këtë korridor si prioritar. Megjithatë, ai përmend vetëm përpjekje duke pranuar indirekt që raporti "Van Miert" ka anashkaluar ndërtimin e këtij korridori. Zëdhënësi i kryeministrit Nano, Aldrin Dalipi në një deklaratë për shtyp dje është shprehur se Shqipëria i ka paraqitur të gjitha projektet e saj për këtë korridor. Ekspertët që janë marrë me këtë korridor mundohen të sqarojnë se pjesët e rrugëve që janë duke u rikonstruktuar në disa zona të vendit nuk kanë lidhje me Korridorin VIII. E vetmja pjesë e këtij korridori që është ndërtuar është kablli optik. Pjesë e tij do jenë edhe naftë dhe gazsjellësi, hekurudha dhe autostrada e niveleve europiane, aspak e ngjashme me atë që shikohet nga ato që janë ndërtuar deri më tani. Çështja e Korridorit VIII, e cila po debatohet fort këto ditë në Tiranë, pritet të diskutohet edhe në një takim të pritshëm mes kryeministrit Nano dhe kryeministrit italian Berluskoni në panairin e Fiera Del Levante në Bari. Nano do të jetë në fundjavë në këtë panair ku do organizohet edhe një mbledhje e veçantë për Korridorin VIII për të cilin më të interesuarit në Itali janë drejtuesit dhe deputetët e rajonit të Pulias nga ku vjen edhe zëvendëssekretari për Transporetet italiane që tregoi dje se çfarë do bënte qeveria e Berluskonit për të rifutur në listën e prioriteteve Korridorin VIII.
     
  5. Leopardii

    Leopardii Primus registratum

    Re: Turpi i Korridorit 8: Nga Gjergj Buzuku

    gjithmone evropa ka qene kurve me shqiperine.
    e vetmja rruge per tja futur ketyre politikaneve te brukselit eshte ta bejme shqiperine pa taksa (si tip montecarlo) parajse fiscale ku te mbledhim te gjithe leket e tyre.
    po te presim finanzime nga evropa na ka mbire bari edhe ne te rinjeve
     
  6. Archi

    Archi Forumium praecox

    Re: Turpi i Korridorit 8: Nga Gjergj Buzuku

    fjalia tipike qe e kane ne maje te gjuhes te gjithe ata te paditur, qe nuk e njohin historine, ose me sakte qe njohin vetem historine e sajuar dhe te zbukuruar nga partia dhe te krijuar nga fantazia e tyre e semure.

    Pa mendohuni edhe njehere se ndoshta ju vjen ndermend, pasi nuk ka kaluar edhe shume kohe nga nenshkrimi i marreveshjes me USA ne lidhje me Gjykaten Nderkombetare.
    Megjithate shtyrja e afatit te investimeve ne Shqiperi nuk eshte nje ndeshkim per ate qe Shqiperia u nxitua te firmoste "me kenge ne goje" dhe "parulla heroike" nje marreveshje te dyshimte, por eshte thjesht nje kujtese per popullin tone se jemi shume larg ideve dhe vlerave mbi te cilat bazohet kjo Europe e Bashkuar dhe se Europes nuk i rruhet me leshi, se Shqiperia deshiron te eci pa e care koken ne rrugen e kalbur. Fundja sic e kam shkruar disa here jemi ne ata qe duam te integrohemi ne Europe dhe jo Europa ne Shqiperi.

    Prandaj para se te na cani loqet me termat stereotipe te mesuara permendsh si "Europa ka qene perhere kurve me ne" dhe "Shqiperia ka pozite gjeostrategjike", mesoni se cfare putaneje ka qene Shqiperia ndaj Europes (jo me larg, por qe nga shekulli i 17 e ketej) dhe se pozita gjeostrategjike eshte nje "******** " propagandistik i politikes foshnjore shqiptare, pasi po e shohim qe Shqiperia po rrezikon te mbetet nje ishull jashte Europes, dhe per kete as e can koken kerkush.
    Mjaftojme qe i bejme qejfin vetes (jo ne kuptimin e masturbimit) dhe te mos kemi frike se paskemi djemte ne Amerike.
     
  7. morava

    morava Primus registratum

    Re: Turpi i Korridorit 8: Nga Gjergj Buzuku

    mere qete o burr!
    europa eshte treguar dhe tregohet kurve me ne ,po ta perseris dhe une
    nuk eshte vetem korridori 8 qe po tregohet,por cdo aspekt kur ka lidhje me shqiperin at fillojn dhe gjykojn me nenvleftesim!

    fjalet e shumta fukarallek...ne kemi byth te bejme vet ,por pushta(taret) jane pa karakter jo nacionalist,hajdut dhe shkojne nga te fryj era nuk e di pse skane filluar akoma punimet Durres-Morine
     
  8. fjorent

    fjorent Primus registratum

    Re: Turpi i Korridorit 8: Nga Gjergj Buzuku

    Plotesisht dakord me Archin.
    Ngelem duke jau ngjitur fajin te tjereve. Eshte e thjeshte Shqiperia deri andej nga viti 2020 nuk hyn ne Evrope dhe raporti Van Miert perfshin korridoret e vendeve qe do te pranohen deri nga 2020. Ne vend qe te punojme vete e te paguajme taksat si cdo qytetar i Evropes ngelem duke gjetur kurverine e Evropes me Shqiperine.
    Gjithe te mirat
     
  9. komino

    komino Valoris scriptorum

    Re: Turpi i Korridorit 8: Nga Gjergj Buzuku

    dhe pervec kesaj, le te gjejme nje aspekt pozitiv te gjendjes jashte be

    psh- mund te ulim taxat fare, si tha dikush me lart, dhe te terheqim gjithe parate e tyre (ishte vetem nje propozim impulsiv dhe ka vend per kritika- po ishte nje propozom)
     
  10. Archi

    Archi Forumium praecox

    Re: Turpi i Korridorit 8: Nga Gjergj Buzuku

    gene, nuk jam fare dakort me ty. Ketyre lloj propozimeve dhe personave duhet qe ne fillese tu vihet kufiri tek thana.
    Ajo per te cilen duhet te luftoje nje patriot i mire shqiptar eshte ngritja e shtetit te se drejtes dhe jo nje republike bananesh te tipit te Amerikes Latine ose te Arabise Saudite. Shoqeria e verber shqiptare ben mire te hape syte dhe te shohe kush eshte miku i vertete i Shqiperise: eshte ai qe i mbyll syte para krimit dhe korrupsionit te klases politike shqiptare (pa dallim krahu), thjesht per hir te nje balance momentale, apo te atij, qe me veprimet e tij, i jep te kuptoje ketij populli bukeshkale qe kjo klase politike, qe ka mbi koke, nuk eshte ne terezi?

    Sot arrita te lexoj ne revisten "Klan" nje shkrim te Endri Xhafos "Ne dhe BE", per here te pare pas shume kohesh ne kete reviste nje shkrim me te vertete interesant dhe nje analize objektive te marredhenieve Shqiperi-Europe ne keto 13 vjetet e fundit, larg budallalleqeve dhe perrallave, te buruara nga nje fantazie te shthurur, produkt i nje izolimi here te detyruar e here te vetekrijuar.
     
  11. komino

    komino Valoris scriptorum

    Re: Turpi i Korridorit 8: Nga Gjergj Buzuku

    archi
    une jam kadort me ty kur thua se gabimet duhet ti gjejme tek vetja e jo tek europa

    me duhet te rritemi qe te pranohemi ne europe

    kjo do kohe

    nderkohe qe presim, ne nuk mund te dredhim zinxhirin

    ekonomikisht nuk mund te konkurojme be (ekonomi shkalle, politika etj)

    duhet te gjejme nje avantazh konkurues ne treg

    avantazhi jone i vetem MUND te jete fakti qe nuk jemi te detyruar ti nenshtrohemi politikes ekonomike te vendeve te BE (mund te kemi nje politike tonen)

    ata nuk i ulin dot taxat ndersa ne mundemi

    ky propozom nuk me pelqen as mua (si thashe me lart, ka vend per kritika) por jep qarte idene se mund te bejme dicka per te konkuruar

    ne do te hyjme ne be vetem kur ATA te kene interes dhe kjo eshte mese normale
     
  12. Archi

    Archi Forumium praecox

    Re: Turpi i Korridorit 8: Nga Gjergj Buzuku

    gene,
    nga shkrimet e tjera kam vene re qe njihesh me ekonomine, ke studiuar ekonomi. Une i perkas tjeter fushe dhe pikerisht arkitektures dhe kam te beje me ekonomine, per aq sa me nevojitet ne profesionin tim.
    Por dicka kam te qarte. Zhvillimi i Shqiperise varet se pari nga ndryshimi i mentalitetit te shoqerise shqiptare, nga krijimi i strukturave te shendosha ekonomike dhe mbi te gjitha zhdukja e atij tregu joformal, qe ia ka zene frymen ekonomise shqiptare dhe qe vetegjeneron korrupsion.
    1- Me ndryshim te mentalitetit une pikesepari kuptoj qe duhet te heqim dore nga ideja e te konkuruarit. Se pari duhet te fusim ne koke se zhvillimi eshte i mire, pasi na krijon kushte me te mira dhe na ndihmon edhe ne paqe shpirterore, dhe jo sepse do te konkurojme per te dale "te paret e klases". Pastaj sa per te konkurimin, jemi te bindur qe e kemi humbur kete beteje.

    2- Ndertimi i strukturave te shendosha ekonomike. Nuk eshte problemi per te ulur taksat, problemi me teper qendron se Shqiperia ka nje sistem taksash kaotik, ku askush nuk e di perse paguhen ato taksa, cfare justifikon masen e tyre dhe mbi c´baze ligjore bazohen keto taksa. Te gjithe ne ne perendim paguajme taksa, por te pakten e dime perse i pagujme (perjashto ata, qe nuk kane dashur kurre ta dine ose nuk paguajne) dhe jo si ne Shqiperi, ku p.sh. vendoset nje takse mbi makinen personale, per ta vene ne gatishmeri te Deges Ushtarake ne kohe lufte, d.m.th une paguaj cdo vit takse, ne menyre qe po plasi lufta "dikush" nga Dega Ushtarake te me "sekuestroje" kete makine!!!!! Mos qeshni, sepse te tilla gjera kane ndodhur ne ´97 nga gardistet e Sali Berishes.

    3- Une e kuptoj, qe tregu joformal eshte favorizues per disa (me teper per majen e nomenklatures dhe mafiozet), por ky lloj tregu mund te sjelle nje zhvillim pervers te ekonomise dhe si pasoje edhe tensione sociale, dhe te gjithe e dime se sa te prirur jane shqiptaret per te rrembyer armet.

    Per sa i perket futjes ne EU, pervec anes ekonomike, duhet te kemi parasysh qe EU eshte edhe nje bashkim shtetesh e bazuar mbi disa vlera demokratike, qe ne Shqiperi jane akoma fjale te huaja. Ne rradhe te pare kjo EU eshte e ngritur mbi parimin: "JO me lufte" dhe "Larg tensionit etnik", por kjo gje akoma nuk po arrihet te futet ne kokat e shqiptareve.

    Dhe per ta mbyllur duhet t´i bejme pyetjen vetes: a duam me te vertete te futemi ne gjirin e familjes europiane, aty ku duhet ta kishim vendin me kohe, apo duam te mbetemi si gjithmone "shkemb graniti" ne brigjet e Adriatikut?
    Per mendimin tim kemi perfitime me alternativen e pare.
     
  13. komino

    komino Valoris scriptorum

    Re: Turpi i Korridorit 8: Nga Gjergj Buzuku

    archi

    nuk kisha e nuk kam ndermend te hap nje diskutim per taxat

    ne te dy e shume te tjere kemi te njejtat objektiva - treg formal, zhvillim i shtetit, miqesi e mire, demokratizim, kulture, ndryshim i konceptimit te rolit te shtetit

    tani
    heqja e taxave ishte vetem nje shembull extrem per te treguar se kemi ne dore disa arme per te konkuruar ne tregun boteror nderkohe qe presim te hyjme ne be dhe duhet te perdorim keto arme (aq sa kemi)

    (ulja e taxave nuk do te thote zmadhim i tregut informal- perkundrazi- mund te jete nje menyre per te filluar formalizimim. Eshte me thjeshte te mbledhesh pak taxa e te formalizosh tregun e te fitosh experiencene organizimin e sistemit por e leme per nje teme tjeter)


    persa i perket korridorit tete, mendoj se mund te luftonim me teper duke patur parasysh intetesin e italise per te
     
  14. fjorent

    fjorent Primus registratum

    Re: Turpi i Korridorit 8: Nga Gjergj Buzuku

    Ulja e taksave e ndihmon fare pak ekonomine shqiptare ne kete moment. Ne Shqiper me shume se 60% e te ardhurave buxhetore vijne nga doganat . Me nenshkrimin e merreveshjeve te tregtise se lire edhe kjo shume do vije ne ulje. Nese ulen edhe taksat mendoj se shteti shqiptar nuk do jete ne gjendje te paguaje as rrogat e ministrave te tij.
    Problemi ne Shqiperi nuk jane taksat e larta, por baza e tatimit, d.m.th ligjin e ben maliqi dhe shume maliqe ne Shqiperi jo vetem nuk paguajne taksat por nuk paguajne as energjine elektrike.
    Ne mund t'i ulim taksat sa te duam dhe perseri investitoret do te vijne me veshtiresi ne Shqiperi, sepse nje investitor do sigurine per te investuar. Ne nje vend si i yni ku nje cope toke ka mbi 10 pronare nga gjykatat e korruptuara nuk ofron siguri per investim.
    Pastaj forca punetore ne Shqiperi nuk eshte me e kualifikuar se ajo ne Hungari apo rumani, prandaj me pare se te enderrojme per thithje investimesh te huaja, le te vendosim shtetin ligjor qe eshte baza e kapitalizmit.
    Fjorent
     
  15. TONY

    TONY Primus registratum

    Re: Turpi i Korridorit 8: Nga Gjergj Buzuku

    te them te drejten ambasadori yne ne bruksel z.kuko ja keput brockulla nga koka e tij ,pasi kuko eshte nje 0 me bisht ne bruksel por mire qe shfrytezojne poziten e tyre jashte per te vjedhur brenda ..........
    askush s`eshte i interesuar per korridorin 8 ne shqiperi nga europa pasi eshte diplomacia shqipetare qe ka bere te humbin besimin jo vetem te europianeve por edhe vete ne shqipetareve ,mua per vete ma shpifin kur i shoh duke deklaruar genjeshtra ne tv,
    ky ishte turpi i rradhes nga diplomacia shqipetare
     
  16. komino

    komino Valoris scriptorum

    Re: Turpi i Korridorit 8: Nga Gjergj Buzuku

    ne fiera del levante (bari)

    krijohet nje sekretariat (tip task force) per korridorin 8

    me sa mora vesh nga fjalimet e rastit, korridori 8 (nje pjese) eshte ne projektet e BE
     
  17. Olta

    Olta Forumium praecox

    Re: Turpi i Korridorit 8: Nga Gjergj Buzuku

     
  18. komino

    komino Valoris scriptorum

    Re: Turpi i Korridorit 8: Nga Gjergj Buzuku

    cfare te mirash do te sillte realisht korridori 8 per shqiperine (pervec taxave portuale)

    izolimi dhe mungesa e infrastruktures mbase na ka mbajtur deri tani te lire (dhe mbase te verfer)

    cfare fitimi do te kemi po te bejme shqiperine han me dy porta

    dikush do thote se do ndihmoje ekonomine per lehtesite ne exportim (aspekti transpotit), une ju kujtoj se do lehtesoje edhe importimim dhe nqs te dyja rriten me te njejti koeficent, ne do kemi humbje

    2*4=8(exopt) 2*15=30 (import)

    15-4=11 30-8=22

    humbja 11

    atehere perse e duam korridorin 8???????????

    (oh sa vend qe ka per kritika ndaj ketij arsyetimi!)
     
  19. Elsi

    Elsi Forumium praecox

    Re: Turpi i Korridorit 8: Nga Gjergj Buzuku

    Pse flet kot more Gene?! Pse do te hapesh debat per gjera te kota? Se sa vlera ka Korridori 8 dhe se a do te jete me fitime apo me humbje, kete gje e kane llogaritur specialiste te fushes me kohe; nuk ka dale asnjehere asnjeri qe te thote kete qe po e thua ti... C'jane keto qe thua ore... Ti perhere te cudit me keto arsyetimet e tua te palogjikshme e te pabazuara... :rolleyes:

    Me lart thua qe nga Fiera del Levante eshte formuar nje Task Force per Korr. 8. Ishalla po na ndihmojne italianet per ta ndertuar, sepse sipas Pocit, qe para ca ditesh thoshte qe nuk eshte e vertete qe raporti i atij komisionit do te shtyje ndertimin e Korridorit me 20 vjet, dhe qe Berisha ia fut kot, pra sipas tij, eshte e vertete qe ai raporti do ta shtyje ndertimin e korridorit per 20 vjet!!!
     
  20. Archi

    Archi Forumium praecox

    Re: Turpi i Korridorit 8: Nga Gjergj Buzuku

    Perseri me ato njohuri "te kufizuara", qe kam per ekonomine, doja te jepja nje pergjigje mbi pyetjen se cfare te mirash na sjell ndertimi i korridorit te 8.

    E kam vene re se sa here qe bie fjala mbi Korridorin e Tete, qe te gjithe me kembe e duar dhe sterkala peshtyme te argumentojne se pasi te ndertohet ai, ne "do te shpetojme" prej verferie dhe me duart lart e te ndenjurat perpjete bejme "ishallara" e lusim Zotin qe te na e ndertojne italianet. Por pa arritur te kuptojne dicka dhe pikerisht ate, qe fitimi me i madh prej Korridorit te Tete Shqiperise i vjen nga vete ndertimi i ketij Korridori. Kjo do te thote qe Shqiperia perfiton po qe se arrin te thithe fondet nga EU per kete korridor dhe ate ta ndertojne firmat shqiptare, pasi vetem ne kete menyre keto para te investuara do te mbeten ne Shqiperi.
    Po qe se ky korridor ndertohet nga firma maqedonase, turke, greke e italiane atehere Shqiperise i mbetet vetem rruga dhe ato kockat qe jane hedhur per te paguar punetoret e shkrete (biles edhe keto para mirren me njeqind siklete), kurse thelen e majme e marrin ato firma te huaja dhe shtetet respektive.

    Parate e mbledhura nga taksat e rrugeve per kamionat ose "qerate" e saracineskave te naftes jane edhe ato te rendesishme, por gjithesesi jane te ardhura qe vilen ne kohe. Kurse parate e investuara, ato jane, qe mund t´i japin nje shtyse ekonomise se pervuajtur shqiptare.
    Mbi keto baza "duhet" te llogjikohet dhe jo perralla me mbret.
    Mirepo kur te gjithe te cajne derrasat per patriotizem dhe duan te te mbushin mendjen se jane me nacionalistet, asnje nuk e ngre zerin per milionat qe i ikin Shqiperise dhe perfundojne neper xhepat e fqinjeve, pasi u eshte hequr ndonje thele, e cila ngroh xhepin e ndonje politikani barkderr.
    Ndoshta ka te beje edhe mentaliteti shume i njohur shqiptar, qe me mire ta marri i huaji, se ne te varfer jemi, por te pakten te mbetemi te gjithe njesoj.
     

Shpërndajeni këtë faqe