Turp! Ballisti Nuk Do Të Lejohet Të Shikojë Ndeshjen Shqipëri-Serbi

Diskutime tek 'Portali i AlbForumit' filluar nga Agjenti_007, 1 Oct 2015.

  1. Agjenti_007

    Agjenti_007 Kujdes.Ceta.Plak.E.Mallakastres Anëtar i Shtabit

    f449ac2f1ba6ee7b6bcba358fdae3d0bc5514d06ea9c2278fa26cb6cffbb99a5_large.jpg

    Turp! Ballisti nuk do të lejohet të shikojë ndeshjen Shqipëri-Serbi


    Tifozi që ngriti fluturaken me flamurin Autochthonous, ku shihet harta e Shqipërisë Natyrale dhe dy figurat historike, Ismajl Qemajli dhe Isa Boletini, nuk do të ketë mundësi ta shoh kombëtaren nga së afërmi.Ismaj Morina, i njohur më mirë si Ballist Morina, zyrtarisht nuk do të lejohet të jetë i pranishëm në Elbasan Arena për ndeshjen Shqipëri-Serbi, transmeton Telegrafi. Kështu ka vendosur policia shqiptare për shkaqe sigurie, e cila beson se prania e Ballistit në shkallët e stadiumit mund të shkaktojë probleme për tifozët. Kujtojmë se kombëtarja shqiptare në futboll do të takohet më 8 tetor me Serbinë në kuadër të kualifikueseve për Evropiain “France 2016”.
     
    MeKaNiKu likes this.
  2. Lisa

    Lisa Moderator Anëtar i Shtabit

    E mo mire kane bere!! Cdo bejme ne lufte ne stadium !!:D
     
    gurax likes this.
  3. Lisa

    Lisa Moderator Anëtar i Shtabit

    Dhe mendoj qe kjo ndeshje ... Vetem ndeshje qe nuk eshte !:D
    Do hyjne ne loje shume faktor politik e ngjarje historike per keta dy popuj !:D
     
  4. Mirabel

    Mirabel Locus omnem

    edhe une sjam dakort te jete ky ballisti apo fashisti....nuk kemi nevoje per me shume tension
     
    gurax likes this.
  5. Al-Punk

    Al-Punk Still here

    Ne fakt kur mendohej qe ata lane Bogdanovicin, nje njeri me precedente ligjore pikerisht ne situata te tilla eshte pak e rende te mos lejohen tifoze paqesore :)

    Ne fund te fundit, ky vendosi te ngreje nje flamur ne kushtet e nje presioni frustues per te mos shfaqur asnje simbol tonin ne ate ndeshje. Ndeshja degjeneroi jo prej tij, po prej serbeve qe moren per kot.
     
  6. Lisa

    Lisa Moderator Anëtar i Shtabit

    O cmon!!
    Tani pse duhet te bejme rolin e naivit?? Jo nuk ishte provikim ect ect.. Qe ishte provokim ishte patjeter!!
    Tani si mua e gjithe shqiptareve na pelqen ai veprim se del pjesa e nacionalizmit e normal ndihemi disi te 'shfajsuar' per vet faktin se nuk na u la mundesi te kemi qofte dhe nje simbol apo tifozeri ne stadium pervec nje 'elite' te zgjedhur nfa federata!:D
     
  7. gurax

    gurax Pan ignoramus

    Ky mendjecekti, ne fakt vetem ngriti nje flamur me nje simbol te panjohur, nje simbol inekzistent, i cili pervecse ne menyre jo-zyrtare perdoret nga disa 'wishful thinkers' si identifikues i nje shteti imagjinar inekzistent. Nuk ka asnje arsye, as edhe nje arsye te vetme, se pse duhet te kishte rreagime nga shqiptaret - ciletdoqofshin keta, lojtare apo tifoze - ne relacion me ate simbol qe permbahej ne ate flamur fiktiv. Ndeshja degjeneroi prej shqiptareve, te cilet si ne shume raste te tjera treguan se nuk dine te mendojne as sa per te percaktuar se cfare eshte e mire per ta.
    Sadly.
     
  8. Al-Punk

    Al-Punk Still here

    Ky eshte nje opinion Gurax. Dhe eshte i ndryshem nga shume opinione te tjera. Ai eshte flamur qe thoshte Autokton.. Eshte njesoj sikur ca indiane ne USA te ngrene nje flamur e nje turm t'u sulet persiper...
     
  9. gurax

    gurax Pan ignoramus

    Yeh. Ne stadium iket per te pare ndeshje, jo per te ngritur flamure dhe per te fluturuar drone. Keto behen tjeterkund. Si dhe, ngjarjet rrodhen disi ndryshe, me aq sa mbaj mend une.

    kronologji:
    * Nje qyqar ngre nje drone ku ka vene nje flamur fiktiv.
    * Loja nderpritet sepse objekte fluturues ne fushe nuk lejohen.
    * Objektin me flamurin fiktiv e merr i pari nje lojtar serb.
    * Lojtari serb me shume mllef fillon te mbeshtjelle ne nje bohce te vetme flamurin fiktiv, dronin dhe litaret ku ishte varur flamuri ne dron.
    * Agresion i lojtareve shqiptare ndaj lojtarit serb (?? pse ?? kur simboli ne fjale eshte dicka pa lidhje?).
    * Sherr ne fushe ku literalisht jane shqiptaret qe e nisen.
    * Turma ne stadium del nga kontrolli.
    * Etj, etj.

    Me mire se me opinione, per gjera te tilla duhet te flitet me fakte dhe ngjarje.
     
  10. Solaris

    Solaris Suadade... Anëtar i Shtabit

    Unë mendoj që kjo ndeshje që në fillim nuk duhej zhvilluar fare , kur hamendësohej dhe ishte e pritshme që do kishte konflikte emocionale dhe trysni për më tepër nga të dyja palët meqë kemi një të kaluar historike.
    Gjithsesi , jam dakord që pjesmarrja e Ballist Morinës të evitohet , në mënyre që të mos ketë ndonjë ndodhi të pazakontë por edhe mos të shërbeje si "nxitës". (Megjithëse dyshoj që asgjë nuk do të ndodhe por e bëjne kot mediat gjëmen e madhe)!

    Nuk jam dakord me ty Gurax.
    Ato simbole në flamur janë të vërteta dhe përfaqesojnë Shqipërine Etnike , ato troje të copëtuara pikërisht nga kjo Evropë që me të drejtë Gjergj Fishta e cilësonte "Kurva e motit"! Eshtë pjesë e të parëve tanë , historisë, do apo nuk do ta pranojë bota apo skizofrenia e barbarëve serbë.
    Psikika e tyre është e "ndotur" nga urrejtja!

    Më lart se ata jemi , por në dallim prej tyre , ne kemi problemin që i nënshtrohemi tepër inferioritetit!

    Duhet të presim shtypin serb kur të shkruajë sërisht "Provokacjat" e rradhës se i shkruajnë bukur fabulat imagjinare ata!
     
  11. Al-Punk

    Al-Punk Still here

    Kronologji:
    1. Ne nje ndeshje perfaqesuesesh kombesh, Shteti A ndalon cdo lloj shprehje identiteti te shtetit B , nje gjest i papare ne boten e futbollit!
    2. Shteti A nuk ndalon asnje simpatizant te Shtetit B ne stadiumin e tij, kur historikisht nuk ka pasur asnje problem me simpatizantet e Shtetit B - Stadiumi eshte i mbushur me thirrje raciste dhe kercenuese per jeten e lojtareve te Shtetit B
    3. Deri ne minuten e 27, shteti A eshte ne sulm
    4. Ne Reagimin e pare te Shtetit B prane portes, fillojne problemet ne stadium, ndeshja ndalet per pak caste. Tifozeria nuk pranon kercenimin e portes se tyre
    5. Nje tifoz i Shtetit B nxjerr nje simbol jo racist, por ironizues. Gjest jo i bukur! - Mllef ndaj frustrimit te mungeses se tifozerise!
    6. Simboli terhiqet me inat, me urrjejtje ose ne rastin me te mire, pa asnje respekt nga lojtare te Skuadres A. Simboli kuptohet nga te gjithe qe ishte flamuri i Shtetit B, ose identiteti i skuadres. Duke qene se simboli duket si flamur, veprimi eshte i shemtuar. Politikisht flamuri i shtetit tjeter nuk duhet percudnuar kurre.
    7. Lojtar i Shtetit B shkon te marre ate qe e mendonte si flamur i shqetesuar per percudnimin e simbolit te identitetit te tij nga Lojtari i skuadres A.
    8. Siguria e Stadiumit bie, stuard futen ne fushe e godasin lojtare te Skuadres B. Kercenohet jeta e lojtareve te Shtetit B nga turma raciste.



    Fakte dhe ngjarje nga ky kendveshtrimi tjeter...

    Eshte shume e lehte te krijosh kende veshtrimi, megjithate fajtore eshte federata serbe qe nuk diti qe nje mundesi per te promovuar mirekuptim e ktheu ne nje Frustration. Ne vend qe te pranohej flamuri shqiptar atje, filluan perralla me terroriste te UCK qe do shkonin ne stadium, me kriminele qe hane femije e budalliqe te tjera qe i gjen akoma sa here lexon ndonje lajm sportiv qe vjen nga Serbia. Kendveshtrime...
    Historikisht ne Europe, Gjermanet dhe Hollandezet jane urryer. Ne sport, cdo vit pas luftes se dyte boterore dy federatat kane planifikuar miqesore te kombetareve dhe tashme perballjet ne sport nuk kane asnje gje te vecante mes ketyre kombetareve pervec sportit!
     
    Last edited: 2 Oct 2015
    Dreamer likes this.
  12. gurax

    gurax Pan ignoramus

    Te tera pikat me lart perpara kesaj jane vertet dicka qe nuk duhet te kishte ndodhur, por ne te njejten kohe jane edhe fjale dhe gjeste pa veprim konkret. Per te tilla gjeste dhe veprime dhe procedura te parregullta jane te tjera menyrat e protestes, e jo me sherr te ulet lojtaresh sikur po luhet ndonje ndeshje e kategorise se shtate ne futboll lagjesh. Mund te argumentohen shume fjale (dicka e tille ndodh rendom ne politike dhe neper lajme) por ne princip kjo nuk realizon "dy te keqia bejne nje te mire". Ajo cfare ngelet ne cdo rast eshte e verteta se copa e pelhures qe u keqkuptua (me mire te themi qe me vetedije u adoptua si nje simbolike identiteti, ndonese po me vetedije, bogus) si nje flamur i perdhosur, ishte vetem aq, nje cope pelhure. Lojtari qe mendon gjera te gabuara dhe keqkupton simbolikat duhet te verifikoje edhe nje here cfare i shohin syte dhe cfare i prek dora perpara se bindjen e tij te pavertete ta shndrroje ne shkendijen e nje konflikti te nderlikuar diplomatik. Lojtaret nuk jane atje per te menduar, por per te luajtur.

    Une nuk interesohem per UCK, por per nje loje futboll. Ketu po flitet per "Turpin qe nuk eshte lejuar te shohe nje loje futboll nje X person qe nuk shkon ne stadium per te pare futboll", e jo per atdhedashurine e tij gjate konfliktit etnik.
    Ajo cfare eshte e rendesishme ne tere kete qe po them eshte se ka shume e shume shkelje te vogla dhe dytesore ne pozicionin e aktivitetit provokativ ndaj shqiptareve. Si edhe, ka nje shkelje te vetme te madhe ne pozicionin e vandalizmit dhe kafsherise prej shqiptareve. Ata qe nuk mund t'i ndajne keto nocione, eshte e sigurt se do bien menjehere pre e karremit provokues dhe do levizin vetem si gure te devotshem shahu ne planin e shahistit qe luan.
     
  13. Al-Punk

    Al-Punk Still here

    Thjesht merre kete dhe aplikoje tek lojtari serb, i pari qe preku ate cope pelhure dhe ndryshon kendveshtrimi.
    @gurax, ne nje bote inteligjente nuk do kishte fare ndeshje mes kombetareve, nje nocion qe duhet te zhduket, te tejkalohet e te mos jete ekzistoje. Nuk po diskutojme per ate gje ne kete cast.
    Po diskutojme qe cdo degradim i asaj ndeshje kishte per fillim dhe fund federaten serbe qe nuk diti te promovoje dicka me shume (pervec tolerimit te nje urrjejtje te vazhdueshme). Ajo ndeshje nuk u nderpre nga Droni, as nuk u prish ngaqe nje lojtar 22 vjecar vendosi qe dhunimi i nje cope pelhure ishte dhunim i identitetit te tij. Ajo ndeshje u prish shume me pare de juro, dhe do prishej de facto nga tifozeria serbe ne cdo rast.

    Nuk jam dakort ta tregojme gishtin nga vetja ne cdo rast, e te ulim koken "per te mos promovuar dhune", kur dhunen e promovon tjeterkush. Gabimi eshte qe nuk dime ta mbrojme mire veten kur behemi pre e propogandes, apo kur vet-bindemi nga ky dikush tjeter qe jemi ne fajtore...
     
    Balahk likes this.
  14. gurax

    gurax Pan ignoramus

    Prandaj duhet t'i veme me shume perparesi shkollave dhe edukimit, mbi perparesine e nje loje futboll apo emocioneve nga lajmet politike. Jane argetuese vertet ne menyren e tyre, por ne fund te bejne tuhaf te vullnetshem. Dhunen e promovon tjeterkush, por ne e ushtrojme. Se si edhe te tjeret do e kishin bere kete gje, perhere ngelet nje "do te mund...". Ne post-analize ka ngelur cfare ndodhi, jo cfare do te mund te kishte ndodhur. Mbrojtja e vetvetes nuk eshte me perplasje per te pare kush e ka ballin me te forte, por me kush e perdor me mire materialin qe ka brenda kafkes.

    hermetica, ajo simbolike eshte fiktive, nuk ekziston. Koncepti i Shqiperise etnike eshte dicka e paqarte, e sfumuar, pa ndonje domethenie te vertete te mirefillte, nje fantazem vijash ne nje harte te se shkuares, ne nje harte te bere nga e njejta Europe, si atehere ashtu edhe sot. Nga po e njejta Europe qe te kujton jo vetem prezencen, por edhe lejen per ekzistence ne formen e flamurit te Kosoves, po e njejta Europe drejt te ciles ne menyre te dukshme teresia shqiptare aspiron me padurim qe te jete pjese. Nuk ka shume alternativa ne kete mes, pervecse te ulim koken e te bejme cfare na thone.
     
    Last edited: 2 Oct 2015
  15. Balahk

    Balahk Locus omnem

    Nese drejtesia apsolutu nuk do ishte ne anen tone,asesi nuk do i kishim marr ato tre pike.

    edhe droni i hedhur ishte komplet per fajin e federates Serbe qe nuk diti te menaxhoje situaten si duhet.
    qe i la hapsiren ballistit te leshoj nje dron.

    Per mendimin tim shume mire qe nuk e kane lejuar Ballistin,sepse ajo ndeshje eshte teper delikate.
    ajo ndeshje,nese nuk trajtohet me kujdesin e duhur,rrezikon te na fundos.
     

Shpërndajeni këtë faqe