Turneu Masters I Parisit, Kualifikohen Djokovic Dhe Wawrinka

Diskutime tek 'Sporte te tjera - Basketboll- Atletike- Shah' filluar nga Agjenti_007, 5 Nov 2015.

  1. Agjenti_007

    Agjenti_007 Kujdes.Ceta.Plak.E.Mallakastres Anëtar i Shtabit

    1446635050djokovic-paris.jpg
    Novak Djokovic e nisi mjaft mirë aventurën e tij në turneun Masters të Parisit, ku do të kërkojë të fitojë për të tretin vit radhazi. Numri 1 i renditjes botërore të tenisit u kualifikua për në raundin e tretë të këtij aktiviteti pasi mposhti Tomaz Beluccin me rezultatin 2-0.

    Ishte një ndeshje ku tenisti serb në momente të caktuara e vuajti jo pak lojën e kundërshtarit të tij, sidomos në setin e parë, kur e pa veten të humbasë gejme me shërbimet e tij. Gjithsesi, në fund, Djokovic arriti të mbyllë në favorin e tij këtë përballje, duke i fituar setet e saj me rezultatin 7-5 dhe 6-3.

    U kualifikua për më tej edhe Stanislav Wawrinka, i cili eliminoi në raundin e dytë Bernard Tomic. Tenisti zviceran e fitoi pa shumë probleme setin e parë 6-3, ndërkohë që në të dytin vuajti më shumë, duke e fituar atë vetëm pas tajbrejkut.

    Fitore në turneun Masters të Parisit shënoi edhe David Ferrer, i cili mundi me shumë lehtësi ukrainasin Dolgopolov 2-0 (6-2 dhe 6-2).
     
    Albo4Ever likes this.

Shpërndajeni këtë faqe