Torta di ricota

Diskutime tek 'Kuzhina dhe receta gatimi' filluar nga Ndricim Metka, 9 Feb 2003.

  1. Ndricim Metka

    Ndricim Metka Primus registratum

    Torta di ricota

    120 gr biskota digjestiv
    30 gr sheqer
    60 gr gjalp
    400 gr ricota(gjize pa kripe)
    4 veze
    4 luge gjelle sheqer
    ..........................................
    1) Ne nje ene shkrini ngadale gjalpin me sheqerin, nderkohe qe thermoni biskotat. Biskotat e thermuara perzien me gjalpin e shkrire, dhe kjo perzierje hidhet ne nje ene per torta me diameter rreth 20 cm,baza e se cilesh eshte e levizshme.Ngjisheni mire me dore dhe e fusni ne frigorifer.
    2)Rrihni mire te verdhen e vezes me sheqerin
    3)shtoni ricoten dhe e perzieni mire
    4)rrihni ne ene tjeter te bardhen e vezes dhe e hidhni te perzierja e te verdhes me ricoten dhe e perzieni mire
    5)nxirni nga frigoriferi bazen qe bete dhe hidhni ne te kete perzierje.
    6)futeni ne furre(180 grade celcius)per 20 min.
    ...........................................
    kjo torte sherbehet e ftohte.
     

Shpërndajeni këtë faqe