Thenie ( Fjale te urta popullore)

Diskutime tek 'Gjuhësia' filluar nga Diavolessa, 4 Nov 2002.

  1. the_teacher

    the_teacher Primus registratum

    Re: Thenie ( Fjale te urta popullore)

    Do te editojn mgjo mu /pf/images/graemlins/laugh.gif
     
  2. peson

    peson Primus registratum

    Re: Thenie ( Fjale te urta popullore)

    Flamuri permbledh kujtimet e shkuara te nje kombi dhe nje gjuhete pashkruar qe mund ta kuptoj syri dhe zemra e cdo njeriu mendjenja.


    Cilat jane kujtimet qe shfaq, duke valuar, Flamuri yne?
     
  3. peson

    peson Primus registratum

    Re: Thenie ( Fjale te urta popullore)

    Ai që ka turp, ai ka edhe ndërgjegje - Arabe.

    Nëse fyturërn e ki të shtrembër, nuk ke pse fajëson pasqyrën - Bullgare.

    Ai që përpiqet Zoti e ndihmon - Italiane.
    Zelli është nëna e suksesit - Amerikane.

    Tre gjëra provohen në tri raste: Qëndresa
    përpara rrezikut, mençuria gjatë zemërimit dhe miqësia në nevojë - Franceze.

    Gjëja më e shtrenjtë është ajo që e ke fituar me djerë - Bullgare.

    Budallëku dhe mençuria rritën në të njejtën pemë - Gjermane.

    Në shtëpinë e të verbërit edhe Çalamani është i fuqishëm - Etiopiane.
     
    abs likes this.
  4. jhghjkn

    jhghjkn Guest

     
  5. gangsterja

    gangsterja Primus registratum

    Ara ime varri im
    -Ardhin galat dhe prishin folene e bilbilit
    -A don e s'din,a din e s'don
    -Ai qe te kallezon te ben nder,ai qe te pyet te qete ne hall
    -Arin ku e njohin,atje e cmojne.
    Ay qe s'njeh lekun,mos i ler leke neper duar
    -C'do mesim e ke fitim,c'do pesim e ke fitim
    -C'i do opingat.
     
    Narkomane likes this.
  6. Narkomane

    Narkomane Valoris scriptorum

    Ku ka tym,ka edhe zjarr.
    - Hekuri lakohet sa është i nxehtë.
    - Gur gur behet mur.
    - Shkaut nuk i besohet as kur është i vdekur.
    - Fshati qe duket nuk do kallauz.
    - Këmbët e shpejta faqja e bardhë.
    - Moti i mirë duket që në mëngjes.
    - Kush nuk ka kokë ka këmbë.
    - I duruari i fituari.
    - Punën e sotme mos e lër për nesër.
    - Mendja e madhe e keqja e të zott.
    - Mos i shih gunën po punën.
    - Shqiptari kur jep fjalën ther djalën.
    - Pika pika mbushet pusi.
    - M'ka djeg tamli e i fryej Kosit.
    - Dita e mirë shihet në mëngjes.
    - Korbi korbit sytë s'ja nxjerr.
    - Ma mirë një zog n'grusht se njiqind n'hava.
    - Gjarprin godite në kokë.
    - Mos e nguc grajzin me krane se gjen t'zezën tande.
    - Muri ka vesh e gardhi ka sy.
    - Nata s'ka ispat (dëshmitar).
    - Lira e vogël por me vlerë.
    - Goja kapak ,trupi rahat.
    - Qeni dhe shkau nuk kan besë.
    - Qejf për njeri e tym për shpije.
    - Sa pata qura e qurana ,pata miq pata jarana.
    - Ara e zezë por buka e bardhë.
    - Bira e minit treqind grosh.
    - Pa hangër hudër nuk t'vie era.
    - Ku ka zë s'është pa as gjë.
    - Delja që ndahet prej bylyku e han ujku.
    - E din luga çka ka vekshi.
    - Ku thonë se ka dredhza shumë, merre shportën e vogël.
    - Udhës së rrehne ,e grues së krehne mos ju ndaj.
    - Mos e vet se t'kallxon vet.
    - Sërrëm me fol,e dukat me hesht.
    - Kush lufton e fiton.
    - Tri herë mendo një herë vepro.
    - Qeni që leh nuk të kafshon.
    - Kush qeshë veshë.
    - Jeto për të punuar puno për të jetuar.
    - Miku është mik e jo armik.
    - Mos ia mendo kujt të keqën se e gjen vet të zezën.
    - Mendo sot të kesh për nesër.
    - Ku prek plaku del gjaku.
    - Mos e qesh kojshin kur e ke të binë.
    - Mos fol pa të pyetur kush.
    - E drejta del ne shesh.
    - Mos ti ankohet fatit ai qe bjer rastin.
    - Peri i ngateruar nuk zgjidhet me nguti.
    - Sa ka njerez aq ka edhe rruge.
    - Mendimet e larta gjinden ne fjale te shkurtera.
    - Sa jeton aq meson.
    - Mos e kqyr doken po kqyrja koken.
    - Miku i mire shihet ne dite te veshtira.
    - Trimi nuk ik nga lufta,frikacaku ik prej një krisme.
    - Fshehtësia e bukurisë është Modestia.
    - Mos iu mbeshtet te nesermes,ku mund te dish se çka do te lind nata.
    - I menquri nuk i thote te birit mos gabo por,gabo sa me pak.
    - Ty u rrite ty u qorodite.
    - Tri gjera nuk kthehen mbrapa:fjala e thene,shigjeta e leshuar, koha e
    kaluar.
    - Vdekja eshte i vetmi vend ku nuk ka ikje.
    - Edhe muri ka vesh.
    - Guri rende peshon n'vend te vet.
    - Buke e kryp ne vatren tane.
    - Pasaniku koprac i ngjane miut qe flen ne tas te dukatit.
    - Fjala e mire i qel dyert e hekurit.
    - Mos ia bo askujt ate çka nuk don ty me ta bo.
    - Nese don qe te mos ndegjohet fjala qe do ta thuash mos e thuaj.
    - Goja e don te emblen,zemra e don te miren, mendja e don te mençuren.
    - Rrena i ka komte e shkurta.
    - Mos e ngofsh Nanen ngoe njerkën.
    - Në daç lyp, në daç lep pa punue kush s'të jep.
    - Lumi fle, armiku s'fle.
    Për një gozhdë shkon patkoi, për patkuan shkon edhe kali.
    - Kush punon, nuk mbetet untë.
    - Nuk u lodhe sot, do të mundohesh mot.
    - Bie një gur dhe shkoq një mur.
    - Një budallë e gjuan një gur e njëqind të menqur smund ta hjekin.
    - E bën bujku arën, s'e bën ara bujkun.
    - Nuk jep vreshta me urata, por me pun e lopata {kaci}.
    - Ujët që rri në një vend kelbet.
    - Pa pasur dituri,s'quhet njeriu njeri.
    - Gjella me kripe e kripa me karar.
    - Miqesia miqesi qesja te shkoje e te vije.
    - Miku i mire ne dite te veshtire.
    - Pyet njeqind vete e bej si di vete.
    - Budallait hapi rrugen.
    - Ujku qimen e nderron por zakonin s'e harron .
    - Fërterja në zjarr e peshku në det .
    - Unë fol për lisa e ai fol për fshisa.
    - Cka s'ka në det.
    - Mos e hidhëro ate që dhet ta lutsh .
    - Ujku vetëm qimen e nderron.
    - Ai që gënjen e gënjen vetën .
    - Nuk mbahet shtëpia me/në një shtyllë.
    - Njherë të vie nafaka kah dera.
    - Kush vjen pa ftuar, e gjën pa shtruar.
    - Më mirë një në tigan, se 100 në det.
    - Po më mashtrove një herë, e ke fajin ti,po më mashtrove për herë të
    dytë,
    e kam fajin vet.
    - Shtype mizorin, mos ki dhëmbshuri,se shtypja mbi shtypjen është
    drejtësi.
    - Mos i bëj tjetrit atë që s'do të ta bëjnë ty.
    - Ai që rrie ndër dardhë han dardha.
     
  7. Narkomane

    Narkomane Valoris scriptorum

    Agait i pjell edhe kau, jo vetëm lopa

    Ai që bëhet i urtë si delja, e hanë ujqët

    Ai që çdo ditë ka një dëshirë tjetër, asnjëherë nuk arrin ta plotësojë
    dëshirën e tij

    Ai që di të vjedhë, di edhe të fshijë gjurmët

    Ai që din me kuvenë, e hijeshon nejen në atë ven

    Ai që don me u ba zengin, niset më së pari me vjedhë

    Ai që është i pasur, jep nga teprica, ai që nuk është i pasur jep nga
    zemra

    Ai që është në fuqi bëhet se din çdo gjë

    Ai që han hudër nuk e ndien erën e vet, por ia ndijnë të tjerët

    Ai që i mbështetet pemës së madhe, gjen hijë gjithmonë

    Ai që ka frikë edhe kur ka të drejtë, nuk fiton

    Ai që ka, don edhe ma

    Ai që me indiferencë i shikon vuajtjet e të tjerëve është sadist

    Ai që kërcënohet, rralëherë hakmirret

    Ai që ngutet, çdoherë vonohet

    Ai që premton shumë, bën pak

    Ai që s'bindet, nuk din të komandojë

    Ai që nuk e don babanë dhe nënën, ai nuk e don askend

    Ai që s'durohet si njeri, s'durohet as si shok, as si kolegë, as si
    bashkëpunëtor e as si fqi
    Ai që nuk dëgjon miskojën, se dëgjon as tupanin

    Ai që s'punon si burrë, rrin e qan si grua

    Ai që shpejt dashurohet, shpejt dëshprohet

    Ai që shumë flet, gjë në dritë nuk çet

    Ai që ta ban rrafsh, ka qef me t'dalë kodër

    Ai që ta don të mirën, të flet, ai që s'ta don, vetëm të shikon

    Ai që thotë "unë jam unë", ai hup gjithkun

    Ai që vjedh një vezë, vjedh edhe një buall

    Ajo që s'arrihet, duket më e ëmbël

    Ajo që s'të pëlqen ty të ta bëjnë, mos ua bëj të tjerëve

    Amerika të jep një thele dhe të merr një pelë

    Ata që kërkojnë gjithnjë të kenë të drejtë, gati asnjëherë nuk kanë të
    drejtë

    Ara me viça s'lavrohet

    Ariu nuk rron duke lëpirë shputat

    Armiku i vjetër kurrë stë bëhet mik i mirë

    Armiku, kur mori pendën në dorë, si deshi shkroi

    Armikut mos ia trego të vërtetën

    Armiqtë e shumicës së njerëzve janë ata që nuk u japin gjë atyre

    As hasmin mos e pafsh pa punë

    As me miq e as me anmiq, gojën mos e fëlliq
    As ujë mos pi në krua të pushtetit

    Ashtu qoftë e sherr mos qoftë

    Asnjë shtëpi nuk të kënaq si e jotja

    Atë derë që s'e çel çelësi, e çel paraja

    Atë punë që s'e bën dot vetë, mos kërko t'i gjesh të metë

    Atë që nuk e don thuaji: "Të pafsha pa punë"

    Atje ku fle uji, është më i thellë

    Atje ku thonë se ka dredhëza më shumë, merre shportën e vogël

    Babai që len djalin e mirë pas, nuk vdes

    Babanë e mirë nderojë, babanë e keq duroje

    Bajrami i vogël s'falet para t'madhit

    Barrën e kalit mos ia ngarko gomarit

    Bashkii bën fuqinë, ndasia ligështinë

    Bëj gosti, që të provosh mikun

    Bëj shyqyr të paktës, që të vijë e shumta
    Bëje si ta bësh, pa e bërë mos e lësh

    Bëji nder qenit, që ai të kafshojë këmbën

    Bëni si them unë, mos bëni si bëj unë

    Bërtiti të bijës, që të dëgjojë nusja

    Bejlerët rrallë lindshin, e shpesh vdekshin

    Besnik bëhu, e besë mos zin

    Beu nuk i la bujkut as vend për në varr

    Bie guri mbi vorbë, e mjera vorbë; bie vorba mbi gurë, po e mjera vorbë

    Bie një fjalë e nxjerr një mijë të tjera

    Bylbyli njihet në këngë, njeriu në punë

    Bima e keqe rritet kudo

    Bisha më e rreptë është kur t'i sulmohen klyshtë

    Bisha tërbohet keq kur e sheh se i vjen fundi

    Bleta din si bëhet mjalta

    Borxhi i harruar, vjen në ditë të shtërnguar

    Bota është helm e mjaltë e përzier

    Brengat janë armiqtë e jetës

    Budallën mos e vet se t'kallxon vet
    Buka në bark, forca në shtat

    Buka s'ka turp

    Buka të mban fytyrën, yndyra të shkëlqen fytyrën

    Bukë e kripë e zemër

    Bukë e qepë dhe shëndet

    Buka prej qielli s'vjen

    Bukuria dhe pasuria s'janë përgjithminë

    Bukuria dhe mençuria nuk shkojnë bashkë

    Bukuria e gruas duket në mëngjes

    Bukuria një ditë, veprat një jetë

    Bukuria të habitë, bukuria të koritë

    Burgu është varr për së gjalli

    Burgu e ka derën e madhe për të hy, por të vogël për të dalë

    Burgu për burra është

    Burrat besojnë se bota është e krijuar vetëm për ta

    Burrë i mirë në sofër të huaj mos u bën

    Burri lidhet për fjalet, kau për brinjtë

    Burri me dy gra, këmishën pa la

    Burri në shtëpi, si kërcu i zi
    Burri një herë ka lindur, një herë edhe do të vdesë

    Burri për gruan është si çatia për shtëpinë

    Burri s'matet me pëllëmbë por me zemër

    Burri të mbytë ose ta falë, i ligu as të mytë as ta falë

    Butësia mund të fitojë gjithçka, përveç pasurisë

    Buza më gaz shëndeti pa masë
    Babai që len djalin e mirë pas, nuk vdes

    Babanë e mirë nderojë, babanë e keq duroje

    Bajrami i vogël s'falet para t'madhit

    Barrën e kalit mos ia ngarko gomarit

    Bashkii bën fuqinë, ndasia ligështinë

    Bëj gosti, që të provosh mikun

    Bëj shyqyr të paktës, që të vijë e shumta

    Bëje si ta bësh, pa e bërë mos e lësh

    Bëji nder qenit, që ai të kafshojë këmbën

    Bëni si them unë, mos bëni si bëj unë

    Bërtiti të bijës, që të dëgjojë nusja

    Bejlerët rrallë lindshin, e shpesh vdekshin

    Besnik bëhu, e besë mos zin

    Beu nuk i la bujkut as vend për në varr

    Bie guri mbi vorbë, e mjera vorbë; bie vorba mbi gurë, po e mjera vorbë
    Bie një fjalë e nxjerr një mijë të tjera

    Bylbyli njihet në këngë, njeriu në punë

    Bima e keqe rritet kudo

    Bisha më e rreptë është kur t'i sulmohen klyshtë

    Bisha tërbohet keq kur e sheh se i vjen fundi

    Bleta din si bëhet mjalta

    Borxhi i harruar, vjen në ditë të shtërnguar

    Bota është helm e mjaltë e përzier

    Brengat janë armiqtë e jetës

    Budallën mos e vet se t'kallxon vet

    Buka në bark, forca në shtat

    Buka s'ka turp

    Buka të mban fytyrën, yndyra të shkëlqen fytyrën

    Bukë e kripë e zemër

    Bukë e qepë dhe shëndet

    Buka prej qielli s'vjen

    Bukuria dhe pasuria s'janë përgjithminë

    Bukuria dhe mençuria nuk shkojnë bashkë

    Bukuria e gruas duket në mëngjes
    Bukuria një ditë, veprat një jetë

    Bukuria të habitë, bukuria të koritë

    Burgu është varr për së gjalli

    Burgu e ka derën e madhe për të hy, por të vogël për të dalë

    Burgu për burra është

    Burrat besojnë se bota është e krijuar vetëm për ta

    Burrë i mirë në sofër të huaj mos u bën

    Burri lidhet për fjalet, kau për brinjtë

    Burri me dy gra, këmishën pa la

    Burri në shtëpi, si kërcu i zi

    Burri një herë ka lindur, një herë edhe do të vdesë

    Burri për gruan është si çatia për shtëpinë

    Burri s'matet me pëllëmbë por me zemër

    Burri të mbytë ose ta falë, i ligu as të mytë as ta falë

    Butësia mund të fitojë gjithçka, përveç pasurisë

    Buza më gaz shëndeti pa masë
     
  8. Narkomane

    Narkomane Valoris scriptorum

    Nga Sami Frasheri

    Njeriun e bejn te perhershem veprat e tij
    Në vend që të shesësh dituri dhe zotësi, përpiqu t’i fitosh ato.
    Njerëzit janë të njejtë para natyrës, edukata i bën të dallohen.
    S’ka gjë më të keqe se të përqeshurit, sepse më shumë prek të mirët se të kqinjtë.
    Shoku më i pavlefshëm është ai, i cili, për një fjalë që ka dëgjuar për shokun e tij, nuk e do më atë.
    Ai që pëlqen veten e tij, nuk pëlqehet nga askush.
    Duhen shumë mend që të mund shoqërohesh me njerëz pa mend.
    Shpagimi më i ëmbël është të bësh mirë kundër të keqes që të është bërë.
    Po të përdoret mirë koha, do të mjaftojë për të kryer çdo punë.
    Bukuria e njeriut përbëhet nga bukuria e fjalës që flet.
    Njerzit e mirë janë të gjykuar të bëhen skllevër të të kqinjëve.
    Njeriu duhet të përpiqet të mësojë çdo gjë, jo të tregojë veten e tij.
    Më i forti i njerëzve është ai që është i Zoti të përmbajë vetveten.
    Shpata e grave është gjuha e tyre, prandaj nuk e lënë të ndryshket.
    Zbavitja më e bukur për njerinë është leximi, shoku më i mirë libri.
    Personi që do ti, s’ka asnjë të metë, fillo të mos e duash, pa shih sa të meta ka.
    S’ka lumturi më të madhe në botë se dashuria dhe harmonia.
    Thjeshtësia e një gruaje është më e vlefshme se stolitë (diamantet) e të gjitha grave të botës.
    Kush i shtrohet gjithkujt është kokëdele.
    Më i poshtri njeri është ai i cili kërkon mirësi nga një i poshtër.
    Vjehra nuk e kujton asnjëherë kohën e nusërisë.
    Qesja nuk zbrazet duke dhënë lëmoshë.
    Delen që ndahet nga tufa e ha ujku.
    Mos i thuaj gruas fjalën që s’mund ta thuash në rrugë.
    Dashuria është kripa e jetës, jeta pa dashuri s’ka asnjë shije.
    Biseda lindi nga mendimi ; biseda pa mendim nuk është bisedë, është grindje.
    Arma më e mirë për ta mposhtur armikun është zemra.
    Njeriu ka nevojë për arsim ashtu si bima për ujë.
    Trathtia, pa marrë parasysh shkakun, prapëseprapë trathti është.
    Të flasësh pa menduar, është si të zbrazësh pushkën pa e vënë në shenjë.
    Durimi është më e madhja trimëri.
    Dashuria është e ëmbël, por përfundimi është shumë i hidhur.
    Njeriu i pajisur me edukatë dhe me moral të mirë, në çdo gjendje që të ndodhet, prapseprapë njeri është.
    Mësimi më i madh në këtë botë është vështërsia ; s’ka sukses ai që nuk has në vështërsi.
    Çdo gabim i gruas së ndershme është i falur nga burri i saj.
    Thjeshtësia është bukuria kryesore e grave, se gjëndet shumë rrallë.
    Mirësia që pritet të bëhet për një kohë të gjatë, humbet vlerën kur realizohet.
    Thjeshtësia është stolia e atyre që janë të edukuar dhe të mësuar.
    Çdo njeri që të do nuk mund të numërohet mik i vërtet ; miq të vërtetë janë ata që - përveq dashurisë - janë të bashkuar edhe në mendim dhe princip.
    Për dashurin s’ka gjë më të ëmbël se lotët e syve që fshihen me dorën e së dashurës.
    Liria është thelbi i shpirtit dhe i mendjes, aty ku s’ka liri, mendja dhe shpirti thahen si bima pa ujë.
    Butësia bën njeriun gjithçka, përveç pasurisë.
    Vetnia është më e mirë se shoku i keq.
    Çdo mizor e ka ditën e vet të gjykimit.
    Ruaju nga miku që bisedon me armikun tënd.
    Pleqëria nuk është jetë.
    Guximi e bën njeriun të mundë luanin.
    Xhelozia është humnera e dashurisë.
    Mos iu afro atij që nuk të prêt mirë, ruaju të mos e mërzitësh atë që të nderon.
    Shumëherë njerëzit e bëjnë mik atë që u bën keq, e armik atë që u bën mirë.
    Njeriu i përsosur është ai i cili çka bën në sy të botës mund të bëjë në vetmi dhe çka bën në vetmi mund të bëjë në sy të botës.
    Mos iu gabo një të mire të atij që të ka bërë njëqind të këqija, mos iu hidhëro një të keqeje të atij që të ka bërë njëqind të mira.
    Mos kij besim në njeriun që s’ka besim në ty.
    Po dëshirove të duash një njeri, ose të dojë ai ty, shihu shpesh me atë.
    Duke mos e parë për shumë kohë atë që e do, njeriu fillon të mos e dojë, duke e parë shpesh njeriun që nuk e do, fillon ta do.
    Për çdo sy ka bukuri.
    Mendja e njeriut kuptohet me të folur dy tri fjalë, por zemra e tij s’mund të kuptohet as për disa vjet.
    Nuk është pasuria ajo që sjell lumturi dhe fatkeqësi, kryesishtë është morali.
    Ashtu sikundër mund të ndryshojë fytyra e njeriut, mund të ndryshojë edhe mendimi i tij, por zemra s’mund të ndryshojë.
    Këmbëngulja e qëndrimi bën të mundshme të pamundshmen.
    Njeriut të drejtë shumë rrallë i plotsohen dëshirat, por gjithmonë është i sigurt dhe i qetë.
    Kush dëshiron të duhet, le të dojë.
    Në qoftë se është lumturi të duhesh, është lumturi më e madhe të duash.
    Syri është një dritare e shpirtit.
    Shumica e njerëzve, sidomos gratë, nuk i donë ata që i donë por ata që i përbuzin.
    Fytyra e qeshur është kripa e bukurisë.
    Grueja duhet të ketë në dorën e djathtë gjilpërën e në të majtën librin.
    Burrat besojnë se bota është krijuar vetëm për ta.
     
  9. Narkomane

    Narkomane Valoris scriptorum

    1. Ai qe di me se shumti flet me se paku. ( populli)

    2. Buka po u thye s' ngjitet me nje te beshtyre. (populli)

    3.Burri eshte koka, kurse gruaja eshte qafa. (populli)

    4. C' ke bere do te ta bejne. (populli)

    5. Dardha bie nen dardhe. (populli)

    6. Dardha e ka bishtin mbrapa. (populli)

    7. Dielli duket qe ne sabah(mengjes). (populli)

    8. Dhelpra kur nuk e harrin rrushin, thote eshte i pa bere. (populli)

    9. Degjo shtate a tete dhe perseri bej si di vete. (populli)

    10. E dhena e tjeterit eshte si e krojtura e dhembit.á(populli)

    11. Edhe bari i njomeá digjet neper te thate. (populli)

    12. Fashati qe duket, s do kallauz.á(populli)

    13. Floke gjate mendje shkurter.á (populli)

    14. Fjalet jane gra, veprat burra. (populli)

    15. Gruaja fut shejtanin ne shishe. (populli)
     
  10. Narkomane

    Narkomane Valoris scriptorum

    16. Gjella me kripe dhe kripa me karar. (populli)

    17. Gjuha, vete ku dhemb dhembi. (populli)

    18. Gjuha kocka s' ka e kocka thyen. (populli)

    19.Gjithe gishtat dhembin njesoj. (populli)á

    20. I zoti e nxjerr gomarin nga balta. (populli)

    21. I talluri, te tall. (populli)

    22. Jeto sikur do vdesesh neser. dhe meso sikur do jetosh gjithmone. (populli)

    23. Kali i botes te le ne udhe, (rruge). (populli)

    24. Kalliri me buk e mban koken poshte, ai bosh... perpjete. (populli)

    25. Kur s' ke koke, ke kembe. (populli)

    26. Koka ben koka peson. (populli)

    27. Kush te do te shan. (populli)

    28. Kush mungon, bluan. (populli)

    29. Kush lyp shume, e humb dhe ate qe ka. (populli)

    30. Mat shtate here, e pri njehre. (populli)
     
  11. Narkomane

    Narkomane Valoris scriptorum

    31. Me mire nje veze sot, sesa nje pule mot.(populli)

    32. Me thuaj c' shoke ke , te te them se cili je. (populli)

    33. Me nje lule.., s' vjen beari. (populli)

    34. Me nje nuse.., nuk behen njeqind dhendurre. (populli)

    35. Mendje e shendoshe ne trup te shendoshe. (populli)

    36. Mendja e madhe.. e keqja e te zotit. (populli)

    37. Me mikun ha e pi, por tregeti mos bej. (populli)

    38. Mollen e mire, e ha derri. (populli)

    39. Mos u mundo teá nxjerresh dhjame nga pleshti. (populli)

    40. Mos shiko gunen, po shiko punen. (populli)

    41. Mos hiq petullat me duart e tjeterit. (populli)

    42. Mos bej te vesh vetulla, dhe nxjerr syte. (populli)

    43. Nga ferra del trendafili, ashtu si dhe nga trendafili del ferra. (populli)

    44. Nuk ngopet ariu me miza. (populli)

    45. Nuk I bihet fyellit gjithnje ne nje vrime. (populli)
     
  12. Narkomane

    Narkomane Valoris scriptorum

    46. Nje dru i shtrember, shtremberon gjith stiven. (populli)

    47. Nje dore lan tjeteren, te dyja fytyren. (populli)

    48. Nje mik i mire, duket ne kohe te veshtire. (populli)

    49. Nje gur s mban mur. (populli)

    50. Nje njeri qe ka shume fjale, edhe nje i shurdhet e mund. (populli)

    51. Peshku ne det, tigani ne zjarr. (populli)

    52. Peshku i madh e ha te voglin. (populli)

    53. Perse thirret gomari ne dasem...?!!!. (populli)

    54. Pi rakine, mos pi mente. (populli)

    55. Pune shume, e fjale pak. (populli)

    56. Punen e sotme mos e ler per neser. (populli)

    57. Qeni qe leh shume, nuk te ha. (populli)

    58. Qeifi ha dhe kumbulla te tharta.á(populli)

    59. Rrushi shih rrushin, dhe piqu. (populli)

    60. Rri shtrember e fol drejt. (populli)
    61. S' behen petullat me uje. (populli)

    62. S' bie rrufeja ne ... (lavaman). (populli)

    63. Shtri kembet, aq sa ke jorganin. (populli)

    64. S'mbahet shtepia me mjell hua. (populli)

    65. S' mbahen dy kunguj ne nje sqetull. ( populli)

    66. Te gjithe derrat nje fytyre kane. (populli)
    67. Te bente c do mize mjalte... haja dhe une. (populli)

    68. Ujku qimen e nderron por zakonin s' e harron.(populli)

    69.Agait i pjell edhe kau, jo vetëm lopa

    70.Ai që bëhet i urtë si delja, e hanë ujqët

    71.Ai që çdo ditë ka një dëshirë tjetër, asnjëherë nuk arrin ta plotësojë

    dëshirën e tij

    72.Ai që di të vjedhë, di edhe të fshijë gjurmët

    73.Ai që din me kuvenë, e hijeshon nejen në atë ven

    74.Ai që don me u ba zengin, niset më së pari me vjedhë

    75.Ai që është i pasur, jep nga teprica, ai që nuk është i pasur jep nga zemra
     
  13. Narkomane

    Narkomane Valoris scriptorum

    Proverba Shqiptare

    1: A rrohet me zemër të lepurit?
    2: Ai që ndërton me djersë, mbron me gjak.
    3:Ai që s'ka zemër, s'ka as thembër.
    4: Bujku i mirë, ia merr me zorr bukën tokës.
    5: Çelësi që punon, nuk ndryshket.
    6: Dera e përtimit, caku i mjerimit.
    7 : E vërteta rri si vaji mbi ujë.
    8: Gjarpëri ecën dhe fshin gjurmët me bisht.
    8: Ku ka zemër ka dhe krahë.
    9 : Më mirë "punë e mbarë", se "mirë se të gjej".
    10: Shpjere gojën te buka e jo bukën te goja.
     
  14. Narkomane

    Narkomane Valoris scriptorum

    Ushtria Eshte Si Nje Fushe Ku Kultivohet Nje Lloj Peme Qe Ajo Te Mos Jape Kurre Fruta.

    Fati I Mire Eshte I Verber, Por Fati I Keq Sheh Shume Mire, Madje Qellon Ne Shenje Edhe Ne Mes Te Erresires.

    Shume Gra I Perkushtohen Zotit Kur Nuk I Duhen Me Djallit.

    Kur E Vret Mushkonjen Qe Te Ka Pickuare,dhimbjen E Pickimit E Ndjen Me Pak.

    Paraja Te Jep Ushqimin Por Jo Oreksin.

    Ju Mund Te Jepni Pa Dashuri Por Ju Nuk Mund Te Dashuroni Pa Dhene.

    Vdekja Eshte Kapitulli I Fundit I Jetes Por Eshte Edhe Kapitulli I Pare I Perjetesise.

    Po Te Qe Gruaja E Mire Do Ta Kishte Edhe Zoti Nje.

    Nuk Eshte E Veshtire Te Behesh Baba,
    Me Qene Baba,kjo Eshte E Veshtire.

    Kur E Vret Mushkonjen Qe Te Ka Pickuare,dhimbjen E Pickimit E Ndjen Me Pak.

    Paraja Te Jep Ushqimin Por Jo Oreksin

    Ju Mund Te Jepni Pa Dashuri Por Ju Nuk Mund Te Dashuroni Pa Dhene.

    Vdekja Eshte Kapitulli I Fundit I Jetes Por Eshte Edhe Kapitulli I Pare I Perjetesise.

    Ndersa Mendohemi,shpesh Humbasin Rastin

    Per Te Kuptuare Se Qielli Eshte Gjithkund Blu Nk Eshte Nevoja Te Vertitemi Rreth Botes

    Nese Je I Ditur Ke Me Shume Per Te Mesuare

    Lumi Qe Eshte I Thelle Nuk Ben Shume Zhurme

    Per Nje Person Medioker Vetemia Eshte Burg Dhe Per Nje Te Ditur Ajo Eshte Mbreteri

    Per Te Genjyere Me Mire Gruaja Shpesh Qan Dhe Burri Qesh Kur Genjen Bukur
    Kur Nje I Zgjuare Tregon Me Gisht Henen Budallai Shikon Gishtin E Jo Henen

    Sdistet,te Pakten,nuk Jane Aspk Indiferente Ne Te Keqen Qe Provokojne.

    Paraja Eshte Si Plehu:nuk Sherben Po Qe Se Nuk Hidhet...

    Parajsen E Preferoj Per Klimen, Dhe Ferrin Per Shoqerine.

    Martesa Eshte Si Nje Eksperimet Kimik Ne Te Cilen Dy Substanca Te Ndryshme Ne Bashkeveprim Me Njera Tjetren Japin Nje Lloj Helmi Te Domosdoshem Per Jeten.

    Dashuria Qe Ushqehet Nga Dhuratat Ka Gjithmone Uri.

    Dashuria Eshte Nxitje Seksuale Per Te Rinjte, Shprehi Per Te Rriturit Dhe Ngushllim Per Pleqte.-dashuria Eshte Triumfi I Imagjinates Mbi Inteligjencen.

    -per Me Qene Vehtvehtja ,nevoitet Me Qene Dikushi.

    -e Vetemja Gje Qe Historia Meson Eshte Qe Nuk Meson Asgje.

    -ate Qe Vjen Prej Perendie,lerja Perendise Ta Gjykoje

    -martesa Eshte Gjeja Me E Bukur Ne Bote,sigurisht Pas Divorcit!

    -po Te Shtrydhesh Rrush Nxjerr Leng Dhe Po Te "shtrydhesh" Kete Leng Nxjerr Sekrete......dhe Mund Te Besh Nje Flirt...

    -nje Gram I Imagjinates Vlen Me Shume Se Nje Kilogram Rendiment.
     
  15. Narkomane

    Narkomane Valoris scriptorum

    Njerezit jane te njejte para natyres, edukata i ben te dallohen!

    - Neqoftese jeta nuk te ofron nje loje qe ja vlen ta luash, atehere krijo vet nje te tille.

    - Nese thua ate cka deshiron, duhet te degjosh edhe ate cka nuk deshiron.

    - Shpagimi me i embel eshte te besh mire kunder te keqes qe te eshte bere.

    - miqte e vjeter veshtire se behen armiq te rinj, ashtu sikurse armiqte e vjeter, miq te rinj!

    - Nese rrezikon mund te humbasesh, nese nuk rrezikon, ke humbur gjithsesi.

    - I dehuri gjithmone betohet se nuk eshte i pire.

    - Here me hiri e here pa hiri, disa here gabon edhe i miri.
     
  16. Narkomane

    Narkomane Valoris scriptorum

    Afati në verë floririn (lekët) asnjëherë...
    Ai ha kumbulla, botes i mpihen dhëmbët.
    Ai lidh macën për këmbë të magjes.
    Ai që di më së shumti flet më së paku. ( populli)
    Ai që do të lozë dhëmbët, duhet të lozë dhe këmbët.
    Ai që nuk do nënën, do njerkën.
    Ai që nuk mban macën, ushqen minjtë.
    Ai që pëlqen veten e tij, nuk pëlqehet nga askush.
    Ai që pyet, nuk humbet.
    Ai që vjedh, din ti fsheh gjurmët.
    Ai që asnjëherë s’ka kohë të bëj diç si duhet, gjithnjë ka kohë, ta përserisë!
    Ari me zjarr provohet, miku ne rrezik kuptohet.
    Arma më e mirë për ta mposhtur armikun është puna.
    Armiku të shikon në këmbet, miku të shikon në sy.
    As pula kemi, as dhelpra na i ha.
    Atë që ta bën gruaja, s'ta bën as perëndia.
    Atij i digjet mjekra , ai thote dale të ndez cigaren. (Nuk pyet për të tjerët, shikon vetëm interesin e tij)
    Atje ku ka, edhe derdhet.

    Ato ç´ka di një njeri në krahasim me ato ç´ka nuk di , janë kurrgjë.
    Babë e nënë, vëlla e motër, nuk të bëhet askush.
    Bark gunga, s'ja din bark petes.
    Barku është i vellaji i detit.
    Barku fire, s´kërcen mirë.
    Behari nuk vjen me nje lule.
    Bëj të mira në det, se i gjen në kripë.
    Beja ka rrufenë.
    Bëje te mirën e hidhe në det, në mos e ditë peshku, e di zoti vet.
    Bëri te pjellë, e dështoi.
    Bie një gur, e leviz nje mur.
    Biseda lindi nga mendimi; biseda pa mendim nuk është bisedë, është grindje.
    Bjen një fjalë e nxerr njëqind tjera.
    Bjeri pragut te degjoje dera.
    Bora eshte e bardhe, por e ndyjne qente.
    Borxhi i vone e gezon te zone.
    Buka po u thye s' ngjitet me nje te beshtyre. (populli)
    Buka të ze syte.
    Buke e hi ne shtepi.
    Bukuria e njeriut përbëhet nga bukuria e fjalës që flet.
    Bukuria nuk eshte me fis, por kush e di edhe e kullandris.
    Burrat besojnë se bota është krijuar vetëm për ta.
    Burre e grua si mish e thua.

    Burrëri është të bësh mirë, kundër të keqes që të është bërë.
    Burri eshte koka, kurse gruaja eshte qafa e shtëpisë. populli)
    Butësia bën njeriun gjithçka, përveç pasurisë.
    Çdo gabim i gruas së ndershme është i falur nga burri i saj.
    Çdo mizor e ka ditën e vet të gjykimit.
    Çdo pësim është dhe mësim.
    Ç'e do mallin , e ç'e do gjene, kur nuk ke burrë për të qenë.
    Çfarë bën i ati, e heq i biri.
    Çfarë e zë njeriun dhe nuk e heq?!
    Çfare sheh ne fqi, prite ne shtëpi.
    Çfare sjell nje ore, nuk e sjell nje vit.
    Çfare ta ben goja, nuk ta ben armiku.
    Cjapi mish e dhia tave.
    Çka mbjell korr. (populli)
    Ç'kerkoi e gjet, si shtroi fjet.
    Çohu o i vdekur e ha pule te pjekur.
    Dardha bie nen dardhe. (populli)
    Dardha e ka bishtin mbrapa. (populli)
    Dardha qe ka kokrra, qellohet me gure.
    Dashuria është e ëmbël, kur përfundon është shumë e hidhur.
    Dashuria është rrezja e jetës, jeta pa dashuri s’ka shije.
    Degjo shtate a tete dhe perseri bej si di vete. (populli)
    Delen që ndahet nga tufa e ha ujku.
     
  17. Narkomane

    Narkomane Valoris scriptorum

    Deles së qethur, nuk i ngjitet ferra.
    Dhe kur deti kos të bëhet, për të varfërin nuk gjendet lugë.
    Dhelpra kur nuk e mbërrin rrushin, thote është i thartë. (populli)
    Dhi e zgjebur e bishtin përpjetë.
    Dimri ha dhe kashten.
    Dita e mirë, duket që në mëngjes. (populli)
    Dita ka sy, nata ka veshe.
    Djal i djalërise, shkop i pleqërisë.
    Djali i pa nënë, si nata pa henë.

    Djali nga barku yt, e miell nga thesi jot që të ngopesh.
    Do dhe thele mbi bisht.
    Dora e huaj nuk te kruan dot si jotja.
    Dora jote, mëma jote.
    Dora që nuk kafshohet, puthet.
    Dru prej lisi, dhe grua prej fisi.
    Duaje mikun me gjithe kusuret (hallet) e tij.
    Duhen shumë mend që të mund shoqërohesh me njerëz pa mend.
    Durimi është më e madhja trimëri.
    Durimi ka dhe kufi.
    Dy atllar në një mullar.
    Dy duar për një kokë.
    Dy here flitet ne mulli.
    Dy mace, mundin një luan.
    E bleva sa frengu pulen. (kushtoi shume)
    E dhena e tjeterit është si e krojtura e dhembit. (populli)
    E dogji miza. (e goditi fjala)

    E hidh mbas krahëve. (harroje)
    E keqja të shpie deri tek dera e armikut.
    E kërkoi si breshka gozhdën.
    E përpjeta ka dhe te tatepjetë.
    E zure gjarprin? Shtypi kokën.
    Edhe bari i njome digjet nëpër të thatë. (populli)
    Edhe diell të bëhesh, të gjithë nuk i ngroh dot.
    Edhe shelgu i gjatë është, por s bën fruta.
    Era fryn detin, kurse fjala fryn njeriun.
    Është gacë e mbuluar.
    Është këthyer dera nga përroi.
    Është më afër dera se qilari.
    Është me të dhënë, nuk është me të thënë.
    Është njeri që as të ngroh, e as te ftoh.
    Është njeri që nuk le dy gurë bashkë.
    Është njeri që nuk turbullon ujë.
    Është qelbur peshku nga koka. (faji është tek i madhi)
    Është si mesalla me dy faqe.
    Fajet i bëjnë të mëdhenjtë, shkopinjtë i hanë të vegjlit.
    Ferra e nisi, ferra e grisi.
    Fitimi dhe humbja jane moter e vëlla.
    Fjale e keqe, rrezon malin.
    Fjale fjale niset davaja.
    Fjalët e keqëdashësit janë si qymyri, që edhe po s´të dogjën , të nxijnë.
    Fjalet jane gra, veprat burra. (populli)
    Floke gjate mendje shkurter. (populli)
    Folë pak, dëgjo shumë.

    Fshati që duket, s´do kallauz. (populli)
    Fytyra e qeshur është rrezja e bukurisë.
    Gabimet që harrohen, përsëriten.
    Grueja duhet të ketë në dorën e djathtë fëminë e në të majtën librin
    Guximi e bën njeriun të mundë luanin.
    Këmbëngulja e qëndrimi të pamundshmen bën të mundshme.
    Klloçka qe s'rri mbi veze, nuk nxjerr zogj.
    Kur te jesh ne dhe te huaj, dita te duket nje muaj.
    Kush dëshiron të duhet, le të dojë.
    Kush punon ne te ri, nuk vuan ne pleqeri.
    Kush punon, fiton.
    Liria vjen kur s'i druhesh vdekjes.
    Lumi fle, armiku s'fle.
     
  18. Narkomane

    Narkomane Valoris scriptorum

    Malet tunden, por nuk bien.
    Mali me mal nuk piqet, njeriu me njerine piqet.
    Më i poshtri njeri është ai i cili kërkon mirësi nga një i poshtër.
    Me mikun ha e pi e pazar mos bë.
    Me mire vdekur e me nder, se sa gjalle e i turperuar.
    Me mire nje dite ne liri, se njeqind vjet ne roberi.
    Mendja e njeriut kuptohet me të folur dy tri fjalë, por zemra e tij s’mund të kuptohet as për disa vjet.
    Mendja e zbukuron njeriun.
    Mëndjelehti bën mik atë që i bën keq, e armik atë që i bën mirë.
    Mendo dhjete here e fol nje here.
    Mirësia që pritet të bëhet për një kohë të gjatë, humbet vlerën kur realizohet.
    Mos i shiko gunen, por shikoje punen.

    Mos iu hidhëro një të keqeje të atij që të ka bërë njëqind të mira.
    Mos kij besim në njeriun që s’ka besim në ty.
    Në qoftë se është lumturi të duhesh, është lumturi më e madhe të duash
    Në vend që të shesësh dituri dhe zotësi, përpiqu t’i fitosh ato.
    Nje krimb thane nje lis.
    Nje pike ne çati, prish nje shtepi.
    Një punë e bukur është më e dobishme se njëmijë fjalë të bukura.
    Njerëzit janë të njejtë para natyrës, edukata i bën të dallohen.
    Njeri i zoti nuk është ai që s´ka të meta, po ai që i pranon të metat e tij.
    Njeriu duhet të përpiqet të mësojë çdo gjë, jo të tregojë veten e tij.
    Njeriu i pa mesuar si druri i papunuar.

    Njeriu ka nevojë për arsim ashtu si bima për ujë.
    Njeriu mëson më shumë nga pësimet, sesa nga sukseset (Henry Ford)
    Njeriu plaket duke nxene.
    Njeriu që të bëhet edhe me i zoti nuk duhet te harrojë edhe ato që ka mësuar.
    Njeriu qe vetem per vete punon, eshte si nje dru qe peme s'lëshon.
    Njeriun e bëjnë të përjetshëm veprat e tij.
    Njerzit e mirë janë të gjykuar të bëhen skllevër të të kqinjëve.
    Pema më e ëmbël është ajo që vjel me duart e tua.
    Për çdo sy ka bukuri.
    Për te qenë i lumtur nuk duhet vetëm të dish, por edhe të duash.
    Peri i ngatërruar nuk zgjidhet me nguti.
    Personi që do ti, s’ka asnjë të metë, fillo të mos e duash, pa shih sa të meta ka.

    Pleqëria në vetmi, nuk është jetë e plotë.
    Po dëshirove të duash një njeri, ose të dojë ai ty, takohu më shpesh me atë.
    Po të përdoret mirë koha, do të mjaftojë për të kryer çdo punë.
    Puna vjen me kembe te arta.
    Punen e sotme mos e ler per neser.
    Qente lehin, karvani shkon perpara.
    Qesja nuk zbrazet duke dhënë lëmoshë.
    Ruaju nga miku që bisedon me armikun tënd.
    S`duhet me i shti hunte e me marre ere gjithkun.
    S’ka lumturi më të madhe në botë se dashuria dhe harmonia.
    Shqiponja fluturon ne qiell, por folenë e bën ne tokë.
    S'tundet mali nga debora.
    Syri është një dritare e shpirtit.

    Të flasësh pa menduar, është si të zbrazësh pushkën pa e vënë në shenjë.
    Të gjitha qeniet e gjalla përveç njeriut janë të vetdijshme, që qellimi kryesor i jetës është që ajo të shijohet.(Samuel Butler)
    Thjeshtësia është bukuria kryesore e grave, se gjëndet shumë rrallë.
    Trathtia, pa marrë parasysh shkakun, prapëseprapë trathti është.
    Trimeria matet me zemer, jo me trup.
    Trimi i mire me shokë shumë.
    Trimi përmbahet, i ligu shpalon dobësitë.
    Vetmia është më e mirë se shoku i keq.
    Vjehra nuk e kujton asnjëherë kohën e nusërisë.
    Xhelozia është krimbi i dashurisë.
    Zbavitja më e bukur për njerinë është leximi, shoku më i mirë libri.
     
  19. Narkomane

    Narkomane Valoris scriptorum

    JETA

    *Jeta me turp eshte vdekje per se gjalli!

    *Jeta eshte beteje midis se mires (e cila ka epersi psi gjithmone vjen duke u forcuar) dhe se keqes, qe vjen duke u ligeshtuar.

    * Jeta perbehet vetem prej provimeve, ndaj ato nuk mund t'i kryeje vetem nje gjenerate. Brezi me fatlum eshte ai qe i jep provimet me te renda.


    KOHA

    * Dita qe nuk vjel asnje fitore, s'i perket asnje kohe.

    * Koha abnormale, urtakun e shpall te marre, kurse te marrin urtak!

    * Koha nuk ka as kembe as flatra. kembet dhe flatrat asaj ia jep njeriu, ose ia merr dhe e ben ulog.

    * Kohen e mire e sjellin njerezit e mire.


    LIRIA

    * Kush i jep vetes liri gjer ne pakufi, e keqperdor lirine e arsyeshme te natyres njerezore.

    * Rruget e idealeve te lirise, cilen gjate qasjeve, ndertohen gjate perkushtimeve te mundimshme, zoterohen gjate rrezimeve dhe ngritjeve burrerore.



    Marre nga doracaku "Vegime" - Profesor: Rahmi Tuda
     
    gurax likes this.
  20. Pr.Dr i fjaleve te urta

    Pr.Dr i fjaleve te urta Primus registratum

    Ujku qimën e ndërron, po zanatin nuk e harron.

    Gur, gur, behet mur.

    Atdheu, e nëna nuk harrohen.

    Kush guxon fiton.

    Punën për sot, mos e ler për nesër.

    Më mirë brënda, se jasht.

    Gënjeshtra, çdo herë kthehet.

    Më mirë te dënohesh nga i ati, se të përqafoj i huaji.
     

Shpërndajeni këtë faqe