SONTE

Diskutime tek 'Ballkani, ky zjarr i fshehur' filluar nga lutficoka1, 10 Jun 2018.

  1. lutficoka1

    lutficoka1 Primus registratum



    SONTE

    Sonte gjumë unë nuk kam

    Sonte vargjet fund nuk kanë.

    Sonte zemra po mё gufon

    Sonte shpirti po më trazon.


    Sonte mendja nuk po lidhet

    Sonte trupi po më dridhet.

    Sonte frymëzimi po ndriçon

    Sonte pena po flakëron.



    Sonte nata është e gjatë

    Sonte nuk bëhem rehat.

    Sonte unë do rri i zgjuar

    Sonte kam për të shkruar.


    Kur këndoi gjeli nё agim

    U zgjova befas, me rrëmbim

    Kotur mbi kompjuterin tim

    Lodhur, mpirë,... trupi im.
     

Shpërndajeni këtë faqe